JA SE CFARE BERI PLAKU ME KUR'AN

Ky plak nė tė 80-tatė filloi ta mėsonte Kur'anin pėrmendėsh. Tregimi i tij fillon me shkuarjen e tij nė Xhaminė e Pejgamberit, alejhi's selam me kėrkesėn: Dua ta mėsoj Kur'anin pėrmendėsh! Njė mėsues nė xhami, i ngarkuar me kėtė detyre iu drejtua me butėsi dhe respekt pėr moshėn e tij: O prindi im, ti je i shtyrė nė moshė dhe nuk mund ta mbash mend atė por ulu dhe dėgjoje.
Unė dua te mėsoj pėrmendėsh- insistoi plaku.
Atėherė lexo- tha mėsuesi i Kur'anit.
Unė nuk di te lexoj por fillo se pari e m'i mėso shkronjat- tha plaku.
Mėsuesi filloi t'ia mėsonte shkronjat nga e para dhe, siē rrėfen autori i tregimit, ai mėsonte shkronjat sikur fėmija ne klasėn e pare por cili ishte rezultati? Pas pese vitesh pune te palodhshme plaku 85 vjeēar mėsoi tėrė Kur'anin pėrmendėsh.
Ja kėshtu kur dashuria pėr adhurim ta pėrshkojė zemrėn e muslimanit atėherė zhduken tė gjitha pengesat nė rrugėn e tij. Ky plak jo vetėm qė ua dha njė mėsim pleqve tė kohės sė tij por ua dha edhe tė rinjve se mėsimi pėrmendėsh i Kur'anit i lehtėsohet ēdokujt qė i qaset kėsaj pune, dhe: A ka kush qė garon kėtė plak bujar?
Sultan el-Umerijj,
Burimi: www.denana.com
Pėrshtati ne shqip: Sedat G. ISLAMI
20-7-2007, e xhuma
Vushtrri, Kosovė

Tregime