UDHËZIME
PROFETIKE PËR MORAL
Falėnderimi dhe madhėrimi i takojnė vetėm Allahut, Subhanehu ve teala
ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi te dėrguarin tone, Muhammedin, Alejhi selam,
familjen, shokėt dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim, me pas:
Allahu, subhanehu ve teala, te dėrguarin e tij, Muhammedin, Alejhi selam e
pėrshkroi ne Kur'an si mėshirė pėr mbare botėrat e tha:
"E Ne tė dėrguam ty (Muhammed) vetėm si mėshirė pėr tė gjitha
krijesat".(Enbija, 107)
"Vėrtet, ti je nė njė shkallė tė lartė tė moralit!".(Kalem
4).
Pastaj duke e sqaruar edhe me se ai ėshtė mostėr dhe model jete pėr ne tha:
" Ju e kishit shembullin mė tė lartė nė tė dėrguarin e All-llahut,
kuptohet, ai qė shpreson nė shpėrblimin e All-llahut nė botėn jetėr, ai qė atė
shpresė e shoqėron duke e pėrmendur shumė shpesh All-llahun ".(Ahzab,
21)
Pastaj, pėr t'i shėruar shpirtrat tanė se te folurit e tij ėshtė te vėrtet
tha:
" Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. 53:4. Ai (Kurani) nuk ėshtė
tjetėr pos shpallje qė i shpallet".(Nexhm, 3-4)
Pėr ta vėrtetuar edhe me kėtė thotė:
"Cka tju japė Pejgamberi, atė merrnie, e ēka tju ndalojė,
pėrmbanju
". (Hashr, 7)
Si te mos thotė Allahu, subhanehu ve teala, kėshtu kur Pejgamberi Alejhi
selam ishte njeri pėrplot moral. Aisheja kur ishte pyetur pėr moralin e tij
kishte thėnė:
"Morali i tij ishte Kur'ani"([1]).
Nisur nga fakt, nuk ka ndonjė ēudi qe tere programi-platforma e tij
te jete moral, i cili njėherit pėrbėn edhe bazėn e shoqėrisė se themeluar e
ndėrtuar prej tij. Ishte kureshtar pėr edukimin e gjeneratave ne baza morale te
mirėfillta, madje si rezultat i kėsaj strategjie, ai, pėr njė periudhe jo te
gjate kishte arritur qe ta edukoje popullin me te paedukuar me njė edukate, qe
thjeshte ishte shembull pėr te tjerėt.
Nėpėrmjet programit te tij ta pastėr kishte arritur ta eliminonte dukurinė
e prostitucionit, konsumimit te rakisė, marrjes se kamatės e ryshfetit (mitos),
pasi qe kėto dukuri njė kohe bukur te gjate kishin qene pjese e pandare e jetės
se arabeve. Pejgamberi, Alejhi selam i anuloi kėto vese negative duke mos patur
nevoje pėr asfarė force te mobilizuar; ai force te vetme kishte besimin dhe
moralin.
Ne, nė jetėn e pėrditshme jemi dėshmitarė te shume iniciativave te
dėshtuara te shteteve te mėdha pėr ndaljen dhe pengimin e shtrirjes se kėtyre
dukurive negative, madje, si shprehje te dobėsisė se tyre ato kane ligjėsuar
kėto gjera. Nuk ka dyshim se sekreti i dėshtimit kėtu qėndron pikėrisht tek
hartuesit apo vėnėsit" e kėtyre ligjeve, te cilėt nuk i zbatojnė kėto
ligje dhe siē thotė populli "Kah shkon rrota e pare edhe e mbrama".
Mu pėr kėtė, disa dijetare perėndimore, dashamires te se vėrtetės, kane
pohuar pa hezituar fare se bota asnjėherė, ne historinė e saj, nuk ka njohur
ndonjė njeri qe, njerėzit kane pasuar atė dhe kane zbatuar fjalėt dhe porosite
e tij sikurse kane vepruar me Muhammedin, Alejhi selam
Paqa, mėshira dhe begatia e Allahut, Subhanehu ve teala qofshin mbi ty o i
dėrguari i Allahut, Subhanehu ve teala se vėrtet na e ke pėrshkruar rrugėn e
lumturisė, na e ke sqaruar te vėrtetėn si te vėrtet dhe te koten si te kote,
nuk ke lėnė gjė, e cila na ofron tek Allahu, subhanehu ve teala, e te mos na e
ke thėnė, poashtu nuk ke lėnė gjė, e cila na largon prej Allahut, subhanehu ve
teala, e te mos na ke ndaluar prej saj.
Ne dėshmojmė se ti e ke kryer amanetin, ke kumtuar shpalljen dhe na ke
kėshilluar. Shpresojmė qe Allahu, subhanehu ve teala, tė bėj ndėrmjetėsues pėr
ne nė atė dite, kur nuk te bėn dobi as paraja e a fėmiu,pėrveē atij qe i ka
shkuar Allahut, subhanehu ve teala, me zemėr te pastėr.
Punimin tone e
kemi ndare ne pikat vijuese:
1- Definicioni i moralit
2- Nxitja e Pejgamberit pėr :
§ Sinqeritet (ne te folur)
§ Shoqėri te ndėrsjellė
§ Ihlas (Sinqeritet shpirtėrorė)
§ Turp
§ Fisnikėri,dhe
§ Ruajtje te gjuhės
3- Shėrimi profetik pėr:
§ Gėnjeshtrėn
§ Tradhtinė
§ Koprracinė
§ Pėrgojimin
§ Shkėputjen e marrėdhėnieve familjare
§ Padrejtėsinė
Sedat Gani Islami
23 maj 2005, e
hėnė, Vushtrri, Kosove
1.
Definicioni I Moralit
Dijetaret e kėsaj lėmie nuk janė dakorduar rreth ndonjė definicioni
te pėrbashkėt, i cili do te mund te merrej si bazė ne kėtė fushe. Siē duket
shkaku i mospajtimit qėndron ne faktin se tere ata,qe kane objekt studimi kėtė
fushe kane dhėnė definicione sipas domethėnieve, qėllimeve dhe kalibrit te tyre
shkencor nė kėtė fushe.
Ahmed Emini mendon se Shkenca e Moralit ėshtė" Shkence, e cila
sqaron te mirėn dhe te keqen si dhe sqaron bazėn mbi te cilėn duhet te
ndėrtohen raportet ndėrmjet njerėzve. Kjo shkence sipas Eminit sqaron
poashtu edhe qėllimin apo synimin, te cilin e synojnė njerėzit ne veprat e tyre
si dhe ndriēon rrugėt e asaj, te cilen duhet bere"([2]).
Shkrimtari francez, Paskali, Shkencėn e Moralit e kishte definuar siē vijon
"Shkenca e njeriut" (ose shkenca qe studion njeriun).
Natyrisht se ky definicion ėshtė pak me i gjere sesa horizonti i kėsaj shkence,
sepse njeriun nuk e pėrfshin vetėm njė shkence por edhe shume shkenca tjera,
p.sh: mjekėsia, psikologjia, etj.
Disa te tjerė e kane definuar si "Shkenca e se mirės dhe keqes"
por ky definicion ėshtė i mangėt sepse roli i shkencės se moralit nuk ndalet
vetėm ne njohjen e se mirės dhe se keqes por krahas kėsaj nxit ne veprimin e se
mirės dhe shmangien e se keqes".
Si definicion i pranueshėm tek disa dijetare merret definicioni i dhėnė nga
Besaniu, i cili ėshtė siē vijon: "Njohja (Shkenca) e vlerave dhe formės
se vjeljes se tyre, ne mėnyrė qe te pajiset njeriu me to dhe njohja e se keqes
dhe forma e pengimit te saj ne mėnyrė qe te zhvishet njeriu prej saj"([3]).
2. Nxitja e Pejgamberit,
alejhi selam, pėr:
A- Sinqeritet (ne te folur)
B- Shoqėri te ndėrsjellė
C- Ihlas (sinqeritet shpirtėrorė)
D- Turp
E- Bujari dhe Fisnikėri, dhe
F- Ruajtje te gjuhės
A- Sinqeritet (nė tė folur). Islami ėshtė fe, e cila
pėrmban te gjitha domethėniet e burrėrisė dhe devotshmėrisė, ėshtė fe qe nuk ka
shoqe
Nuk ka diē pėr t'u ēuditur kur e themi kėtė sepse burim i pare i kėsaj
feje ėshtė Krijuesi i qiejve dhe tokės, Krijuesi i njeriut dhe i do gjėje
tjetėr, detra, male, kodra apo fusha qofshin. Mu pėr kėtė Islami ėshtė fe e
plote dhe gjithperfshirese pėr tere atė qe ka nevoje njeriu. Ne vazhdėn e
porosive hyjnore kushtuar njeriut gjejmė edhe porosinė pėr kėrkimin e
Sinqeritetit, sepse te zbukuruarit me kėtė cilėsi do te thotė te pėrshkruar me
nder dhe guximėri. Sinqeriteti nuk mjafton vetėm me kaq, por njeriut ia
pėrshkruan edhe rrugėn e Xhennetit.
Ibni Mes'udi thotė se Pejgamberi ka thėnė:
"Sinqeriteti ėshtė bamirėsi ndėrsa bamirėsia shpie ne Xhennet.
Vėrtet njeriu do te vazhdoje te flasė drejt (te jete i sinqerte ne te folur)
derisa te shkruhet tek Allahu i sinqerte. Gėnjeshtra ėshtė marrėzi ndėrsa
marrėzia shpie ne zjarre (xhehennem). Njeriu do te vazhdoje te gėnjejė
derisa te shkruhet tek Allahu, subhanehu ve teala, si gėnjeshtar"([4]).
Ja kėshtu Pejgamberi Alejhi selam ua mėsonte ummetit te tij sinqeritetin
duke iu treguar se kush ėshtė i sinqerte ne kėtė dunja ai do te jete i tille
edhe ne ahiret dhe me kėtė do ta arrije shpėtimin ne te dy botėrat.
Sinqeriteti ne te folur njeherit ėshtė qetėsi shpirtėrore derisa
gėnjeshtra ėshtė frike, ankth dhe padrejtėsi. Thotė Pejgamberi Alejhi selam
" Lere atė qe ke dyshim ne te e ēasju asaj qe nuk ke dyshim ne te sepse
sinqeriteti (ne te folur) ėshtė qetėsi shpirtėrore ndėrsa gėnjeshtra
ėshtė dyshim"([5]). Pejgamberi Alejhi selam na i
mėsoi virtytet e larta me domethėniet e tyre te vėrteta.
Ne te gjithė e dimė se edukatori patjetėr duhet te jete i sinqerte dhe
edukativisht i formuar mire, sepse nėse fjala e tij bie ndesh me veprėn e
tij atėherė nuk ka hajr ne te. Mu pėr kėtė,te dashurit e mi pėr Allahun,
Pejgamberi ynė, para dhe pas dėrgimit ishte i sinqerte dhe i devotshėm; fliste
drejte, mbante lidhjet familjare dhe iu epte lėmoshė te ngratėve. Kėtė argument
e kishin vėrtetuar apo pohuar edhe vet pabesimtaret ne kohen e Pejgamberit. Ebu
Sufjani para se te behej musliman kishte shkuar tek Herakli, i cili e kishte
pyetur: "Me ēka iu urdhėron (Pejgamberi juaj) ? Tha Ebu Sufjani:
Thashė: Thotė" Adhurojeni Allahun e vetėm dhe mos i pėrshkruani shok ne
asgjė dhe braktisni atė qe thonė baballarėt tuaj, na urdhėron me namaz, me
sinqeritet, me ndershmėri dhe me mbajtje te lidhjeve familjare"([6]).
B- Shoqėri tė ndėrsjellė. Nuk ka dyshim se njeriu nuk ka mundėsi
te jetoje i vetėm apo i ndare nga bota. Ai patjetėr duhet t'i shoqėrojė te
tjerėt qe ta ndėrtojė se bashku me ta lumturinė dhe harmoninė mes tyre. Ndonjė
njeri sigurisht se do te pyeste: Ku qėndron sekreti i dėshtimit te disa nismave
dhe lėvizjeve, te cilat ftojnė ne kėtė virtyt te larte? Them: Shkaku kryesor i
mosrealizimit te kėtij parimi ne jetėn praktike qėndron pikėrisht ne
mosdashurinė pėr hire te Allahut, Subhanehu ve teala, sepse pas perdeve te
qėllimeve te tyre ose fshihen paratė ose posti. Pejgamberi ynė nuk ishte i
tille, ai ishte shembull dhe mostėr pėr ne. Nuk thoshte diē e pastaj ta bėnte
te kundėrtėn.
Pejgamberi kėtė shoqėri e kushtėzoi me besim-iman. Po me imanin tėnd vėlla. Enesi
transmeton se Pejgamberi ka thėnė" Nuk ka besuar askush derisa t'ia dėshirojė vėllait atė
qe e dėshiron pėr vete"([7]). A thua valle a gjendet
ky kusht ne mesin e parimeve te atyre qe kinse pėr hire te vėllazėrimit
themeluan shoqata dhe derdhen para te mėdha. Jo dhe njėmijė here jo, sepse
qėllimi i tyre fund e krye ėshtė vetėm material. Pejgamberi Alejhi selam ua
tėrhoqi vėrejtjen muslimaneve qe te mos jene viktima te kurtheve te tilla dhe i
udhėzoi pėr butėsi, mėshirė dhe respekt ndėrmjet vete.
Muslimani, nen hijen e shkollės profetike, nuk e urren vėllain, nuk e
braktise dhe nuk e tradhton. Nderi, pasuria dhe gjaku i muslimanit i janė te
ndaluara muslimanit, madje muslimani i teri ėshtė i ndaluar pėr muslimanin. Ebu
Hurejre thotė se Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė"Muslimani ėshtė vėlla
i muslimanit; nuk e tradhton, nuk e gėnjen dhe nuk e braktise. Çdo
mysliman ėshtė i ndaluar pėr muslimanin; nderi dhe pasuria e tij. Muslimanit i
mjafton si e keqe ta nėnēmoje te vėllain e tij musliman"([8]).
Ne transmetimin e Ebu Musait nga Pejgamberi qėndron:
"Besimtari ne raport me besimtarin i ngjan njė fortese, pjesėt e
secilės e mbajnė njėra tjetrėn" dhe i gėrshetoi gishtėrinjtė"([9]).
Pejgamberi nuk i kishte nxitur shokėt e vet qe t'iu ndihmojnė vėllezėrve te
tyre pėr pagese ose shpėrblim material, por i kishte nxitur duke ua cekur
faktin se ai, i cili ėshtė ne shėrbim te vėllait te vet, Allahu, subhanehu
ve teala, ėshtė ne shėrbim te tij. Salimi rrėfen nga babai i tij e ky i
fundit nga Pejgamberi se"
e kush ėshtė ne shėrbim te (pėrmbushje te
kėrkesės sė) vėllait te tij, Allahu ėshtė ne shėrbim (pėrmbushje te
kėrkesės se tij)
"([10]).
Pejgamberi na tėrhoqi vėrejtjen prej shoqėrimit te keq duke na lajmėruar se nėse
njeriu do te shoqėronte njerezit me moral te ulte, sigurisht se morali i tyre
do te reflektohet ne ta, deshi a nuk deshi. Ebu Hurejre rrėfen se Pejgamberi ka
thėnė" Njeriu vlerėsohet sipas moralit te shokut te tij andaj le te
shikoje ndokush prej jush se ke e shoqėron"([11]).
Pejgamberi na nxiti pėr shoqėri, me shprese se do ta shijojmė njė fryt, qe
nuk ka me te ėmbėl se ai, e ai ėshtė: Dashuria e Allahut pėr atė qe donė
vėllain e vet pėr hire te Tij. Ebu Hurejre rrėfen se Pejgamberi ka
thėnė" Allahu i Lartėsuar, ne Ditėn e Kiametit, thotė: Ku janė ata qe
janė dashur pėr hire te Madhėrisė Sime, sot, kur nuk ka hije pėrveē hijes Sime,
do t'iu bej (fus nėn) hije"([12]). Nisur nga
parimi i dashurisė dhe mirėkuptimit, neve nuk na u lejohen supozimet dhe
paragjykimet. Pejgamberi ka thėnė" Keni kujdes nga supozimet, sepse
supozimet janė biseda me e rrejshme"([13]).
Shėnim:
Ka thėnė Abdul Melik Bin Haxh-xhaxhi: Ke kujdes te shoqėrosh budallain
(mendjelehtin-ahmakun), sepse ai, ndoshta ka qellim tė tė beje mire, e te bėn
keq dhe se shoku i keq ėshtė pjese e zjarrit (xhehennemit)([14]).
Ndėrsa Aisheja, nena e besimtareve, ka thėnė: ĢČįŹ ĒįŽįęČ Śįģ ĶČ ćä ĆĶÓä ÅįķåĒ ę ČŪÖ
ćä ĆÓĒĮ ÅįķåĒ Zemrat janė te krijuara qe ta done atė, qe iu bėn mire dhe ta urrejnė atė,
qe iu bėn keq"([15]).
C- Sinqeritet (shpirtėrorė). Ne, ne boten e
cila na rrethon, thuajse nuk mund te gjejmė shoqėri, ne te cilėn nuk ka ndarje
shtresore ne mes anėtarėve te saj, te cilat ose janė te bazuara ne baza
materiale, pozite shoqėrore, duke mos qare kokėn askush pėr aspektin
shpirtėrorė dhe nevojėn e tij (shpirtit) te madhe pėr pastrimin nga njollat e
hipokrizisė, mėkateve, etj. Mu pėr kėtė, shumica e problemeve ne boten
perėndimore, janė si shkak i dėshtimit te edukimit ne kėtė aspekt.
Ndėrsa sa i pėrket Pejgamberit tone, ai udhėzoi dhe kėshilloi ummetin e tij
se dallimi ne mes tyre ėshtė ne baze te devotshmėrisė se tyre e jo ne
baze te pasurisė, trupit, racės, ngjyrės, etj. Ebu Hurejre merfuan
transmeton se Pejgamberi Alejhi selam ka thėnė" Vėrtet Allahu nuk
shikon ne figurat dhe pasuritė tuaja, por shikon ne veprat dhe zemrat tuaja"([16]).
Rrėfehet se ne kohen e Pejgamberit, Alejhi selam, derisa sahabet ishin ulur
sebashku me Pejgamberin kaloi pranė tyre njė njeri i pasur, pėr te cilin i
pyeti Pejgamberi se nėse e njohin? Thane: Nėse ndėrmjetėson i pranohet
ndėrmjetėsimi, nėse kėrkon nuse, i epet (martohet) dhe nėse flet i dėgjohet
fjala. Pas pak kohe kaloi pranė tyre njė njeri i varfėr, pėr te cilin i pyeti
Pejgamberi se nėse e njohin? Thane: Nuk i dėgjohet fjala, nuk martohet (nuk i
epet nuse te tillit) dhe nuk pranohet ndėrmjetėsimi i tij. Atėbotė Pejgamberi
tha:... (Jo nuk ėshtė kėshtu sepse) Sa i pėrket kėtij te dytit,
ėshtė shume me i mire (se i pari, njeriu i pasur)
".
Sinqeriteti ne peshoren profetike nuk kushtėzohet me pėrmbushjen e kushteve, siē jemi mėsuar te themi
ne"Ah po ta kisha kėtė do te luftoja e do ta beja kėtė e kėtė"
ndėrsa ne zemėr ndien diē tjetėr. Ose thotė" Jam i sėmurė dhe nuk kam
mundėsi te shkoj ne xhihad". Kjo nuk ėshtė e vėrtet sepse sinqeriteti
nuk kushtėzohet me shėndet e shanse ngase sinqeriteti mund te arrihet edhe nėse
sėmundja e ka shtrire njeriun ne shtrat. Pejgamberi ka thėnė"Kush e lut
Allahun pėr te rene dėshmor me plot sinqeritet, Allahu do t'ia mundėsojė
arritjen e saj edhe nėse vdes ne shtratin e tij"([17]).
Sikur Pejgamberi nėpėrmjet kėtij hadithi po thotė "Nuk ka ndonjė pengese
te jesh i sinqerte edhe nėse nuk ke mundėsi te shkosh ne xhihad ose te jesh
bamirės ndaj te ngratėve".
Pejgamberi i kishte nxitur sahabet dhe ummetin e tij pėr kėtė cilėsi
fisnike, duke iu premtuar se kush behet i sinqerte pėr Allahun, Allahu do te
ndahet i kėnaqur prej tij, e unė te pyes: A ka ndonjė begati me te madhe se
sa te jete Allahu i kėnaqur me ty? Natyrisht se jo, nuk ka begati me te madhe.
Pejgamberi ka thėnė" Kush ndahet nga dunjaja duke qene i sinqerte ne
Allahun e Vetėm, duke mos i bere shok, duke falur namazin dhe duke dhėnė
zekatin, ai do te ndahet nga dunjaja duke qene Allahu i kėnaqur me te"([18]).
Pejgamberi Alejhi selam na e tėrhoqi vėrejtjen nga josinqeriteti, duke na kėshilluar qe te
stolisemi me kėtė virtyt te larte dhe t'iu shmangemi te gjithė atyre, qe
sinqeriteti zė vend ne fjalėt e tyre a jo edhe ne zemrat e tyre. Pejgamberi,
Alejhi selam na e sqaroi se ne kohen e fundit (Ahiri zemanin), njerėzit do te
ndahen ne tri grupe: grup, qe e adhurojnė sinqerisht Allahun, subhanehu ve teala,
grup, qe e adhurojnė syefaqesisht Allahun, subhanehu ve teala, dhe grup qe e
adhurojnė Allahun, subhanehu ve teala, pėr te kėrkuar nga njerėzit pėr te
ngrėnė. Ne Ditėn e Kiametit, kur Allahu, subhanehu ve teala, do ti
tuboje-ringjalle kėta njerėz do t'iu drejtohet: Pashė Krenarinė dhe
Madhėrinė Time! Çfarė synove me adhurimin Tim? Thotė: Pasha Krenarinė
dhe Madhėrinė Tėnde, (asgjė pėrveē qe) Kėrkoja nga njerėzit te ha. Allahu,
subhanehu ve teala, i drejtohet: Nuk te ka bere dobi ajo qe ke punuar. Nisuni e
te kah zjarri (pėr ta hedhur ne te). Pastaj i drejtohet atij, qe e adhuronte
pėr syefaqesi: Pashė Krenarinė dhe Madhėrinė Time! Çfarė synove me
adhurimin Tim? Thotė: Pasha Krenarinė dhe Madhėrinė Tėnde, (asgjė pėrveē qe) te
me shikojnė njerėzit. Thotė: Tek Unė, prej ibadetit tėnd nuk ka arritur asgjė.
Nisuni me te drejt e ne zjarr. Pastaj i drejtohet atij qe e adhuronte
sinqerisht: Pashė Krenarinė dhe Madhėrinė Time! Çfarė synove me
adhurimin Tim? Thotė: Pasha Krenarinė dhe Madhėrinė Tėnde, Ti (edhe pse ) e din
se ke kam patur pėr qellim, (te them se) pėr qellim kam patur pėrmendjen dhe
kenaqesine Tende. Thotė Allahu: Robi Im po e thotė te vėrtetėn; nisuni e te
drejt e ne Xhenet!"([19]).
Ne kėtė hadith te ndershėm profetik, shohim se Muhammedi, Alejhi selam ka
pėrdorur metodėn e "Nxitjes dhe Tėrheqjes vėrejtje", duke
nxitur here pėr kėtė e duke tėrhequr vėrejtjen herėn tjetėr pėr atė. Nxiti atė,
qe e adhuron Allahun sinqerisht pėr vazhdimin ne kėtė pune, duke e pėrgėzuar me
Xhennet ndėrsa ia tėrhoqi vėrejtjen atij, qe bėn ibadet pėr ta pare njerėzit e
jo pse njė gjė te tille e kėrkon Allahu prej nesh, ose pėr te fituar ndonjė te
mire ne kėtė bote, materiale apo tjetėr qofte, duke i frikėsuar me zjarrė.
Metoda e "Nxitjes dhe Tėrheqjes vėrejtje" ėshtė prej metodave
me efikase pėr te ndikuar ne shpirtrat njerėzor, dhe ndoshta ky ėshtė sekreti,
i cili i ka bere pedagoget modern ta pėrdorin dita ditės me shume kėtė
metodologji.
Pejgamberi na sqaroi se sinqeriteti ėshtė peshore pėr veprat tona
dhe mu pėr kėtė na kėshilloi qe te jemi te sinqerte ne veprat tona sepse
Allahut nuk i fshihet asgjė, as ne toke e as ne qiej dhe se Allahu shpėrblen
pėr veprėn konform nijjeteve (vendosjes) ne zemra. Thotė Pejgamberi ne hadithin
e vėrtet, te cilin e kane transmetuar Buhariu dhe te tjerėt, "Vėrtet,
veprat shpėrblehen sipas nijjeteve
". Sikurse Pejgamberi ne kėtė
hadith po e kėrcėnon atė, qe vepra e tij ėshtė ne kundėrshtim ne nijjetin e
tij, duke i treguar se Allahun nuk mund ta tradhtosh
Pastaj Pejgamberi Alejhi selam na sqaroi se sinqeriteti ngrit njeriun ne
pozitėn e shehidit, edhe nėse vdes ne shtėpinė e vet. Xhabiri rrėfen: Ishim me
Pejgamberin, Alejhi selam, ne njė beteje e tha: Vėrtetė, ne Medine, janė njė
grup njerėzish, te cilėt, sa here keni bere ndonjė udhėtim apo keni kaluar
ndonjė lugine, nuk iu kane ndare asnjėherė; (kjo pėr faktin se) ata i ka
penguar sėmundja"([20]). Pra ata edhe pse
drejtpėrdrejt nuk ishin ne beteja me ushtaret, megjithatė ishin shpėrblyer
sepse ata ishin te sinqerte dhe se me arsye te justifikueshme nuk i kishin
shoqėruar ushtaret. Te gjithė ne e dimė se heroi ka respekt ne popull, saqė pas
rėnies se tij ne lufte (shehid qofte apo pėr fame) i ndėrtojnė pėrmendore, duke
i vene lule, ndėrtuar parqe rreth varrit te tij, etj, edhe pse nuk e dine se
ai, a ka vdekur pėr hire atdheut, famės apo fesė.
Pejgamberi deshi qe t'i pastroj shpirtrat e besimtareve duke i mėsuar se
shehid (dėshmor) nuk llogaritet tek Allahu, pėrveē atij qe ka rene i tille pėr
Tė, andaj nėse nuk keni kėtė qellim, mos humbni kot jetėn tuaj. Ebu Musai
rrėfen se njė njeri kishte ardhur tek Pejgamberi dhe i kishte thėnė: O i
dėrguari i Allahut! Ç'ėshtė lufta ne rrugėn e Allahut?, sepse dikush
prej nesh lufton nga hidhėrimi, ruajtja (e pasurisė apo diē tjetėr). E ngriti
kokėn, jo pėr tjetėr por pėr shkak se ai (pyetėsi) ishte ne kėmbė (ndėrsa
Pejgamberi Alejhi selam ulur) dhe (i) tha: Kush lufton qe fjala e
Allahut te jete (me) e larta, ai ėshtė (duke luftuar) ne rrugėn e
Allahut, Subhanehu ve teala"([21]). Ne njė version
tjetėr, poashtu nga Ebu Musai, qėndron se Pejgamberi Alejhi selam ishte pyetur
pėr njeriun, i cili lufton pėr trimėri, ruajtje dhe syefaqesi; cili prej tyre
ishte (duke luftuar) ne rrugėn e Allahut,Subhanehu ve teala ? Tha: Kush
lufton qe fjala e Allahut te jete (me) e larta, ai ėshtė (duke
luftuar) ne rrugėn e Allahut, Subhanehu ve teala"([22]).
D- Turp. Kur Pejgamberi, Alejhi selam
deshi ta mbjellė turpin, si cilėsi fisnike, ne zemrat e myslimaneve, i
lajmėroi se ai ėshtė moto e kėtij ummeti e tha" Vėrtetė, ēdo fe ka
moral (me te cilin veēohet), ndėrsa morali i Islamit ėshtė turpi"([23]).
Me pare pėrmenda se Pejgamberi Alejhi selam ishte shembull dhe model pėr
ne nė ēdo gjė e padyshim se edhe ne kėtė aspekt. Ebu Seid El Hudrijj
transmeton se: Pejgamberi Alejhi selam ishte me i turpshėm se sa
beqaresha ne gjerdekun e saj (dhomėn e nusėrisė). Ndėrsa kur urrente
diē, kėtė e vėrenim ne fytyrėn e tij"([24]).
Pejgamberi nuk mjaftoi me kaq, por, lajmėroi umetin se kush ka humbur
turpin ai ka humbur njė hise te madhe te fesė se tij, sepse turpi, ėshtė
dege, prej degėve te imanit. Ebu Hurejre rrėfen se Pejgamberi ka thėnė Imani ėshtė 60([25])
e ca dege
Edhe turpi edhe dege e imanit"([26]).
Salimi rrėfen nga babai i tij se Pejgamberin, Alejhi selam, e paska dėgjuar njė
njeri duke e kėshilluar vėllain e tij pėr turp e ka thėnė: Turpi ėshtė
(pjese) prej besimit"([27]), andaj braktisja e
turpit d.t.th se ti e ke humbur nje pjese-dege te imanit, sipas
haditheve.
Ne njė version nga Hakimi, vihet ne pah se Imani dhe turpi nuk mund te
paramendohen njeri pa tjetrėn. Me konkretisht kishte thėnė: Turpi dhe
besimi (imani) janė shoke (te pandare). Kur te humb njeri, humb
edhe tjetri".
Turpin ne peshoren profetike ėshtė peshore pėr vlerėsimin ose
pėrmirėsimin e veprave. Thotė Pejgamberi" Fahshi (te folurit e
keq), nuk ndodhe te jete prezent ne diē e te mos e nėnvlerėsoj ndėrsa turpi
nuk ndodhe te jete prezent ne diē e te mos e peshoje (zbukuroje)"([28]).
Madje Pejgamberi Alejhi selam aq shume e kishte ngritur ēėshtjen e turpit saqė
kishte thėnė " Po te ishte turpi njeri (burrė), do te ishte
burrė i mire, ndėrsa po te ishte fahshi (te folurit e keq) burrė, do te
ishte burrė i keq"([29]).
Pejgamberi, Alejhi selam ummetit te vet ia mėsoi turpin e vėrtet. Njė here pate thėnė" Turpėrohuni
prej Allahut,subhanehu ve teala, me turp te vėrtet! Thamė: O i dėrguari i
Allahut! Ne, falėnderimi i qofte Allahut, turpėrohemi prej Allahut. Tha: Nuk
ėshtė kjo (ēka unė e kam pėr qellim), por te turpėrohesh prej Allahut me
turp te vėrtetė dtth: Ta ruash kokėn dhe atė qe kupton, Barkun dhe atė qe
pėrmban, Ta pėrkujtosh vdekjen dhe belanė, Ai qe e donė Ahiretin do ta lere
stolinė e dunjase dhe do ta preferoje Ahiretin ndaj se pares (dunjase).
Kush bėn kėshtu ai veē ėshtė turpėruar prej Allahut me trup te vėrtet"[30].
Pėr te nxitur muslimanet pėr turpin si moral te shquar kishte thėnė" Tere
turpi ėshtė i mire"([31]), dhe" Turpi nuk te
sjell pėrveē se te mira"([32]).
E- Bujari dhe Fisnikėri. Vėrtetė, ēėshtja e bujarisė
dhe fisnikėrisė ėshtė ēėshtje e madhe, sepse te qenurit ne rregull te kėtij
organizmi, nėse mund ta quaj kėshtu, do te thotė qe tere shoqėria te jete ne
rregull, sepse kėshtu i ndihmohet fukarasė,.
Pejgamberi Alejhi selam na i mėsoi kėtė virtyte te larta ashtu siē ėshtė me
se miri. Na njoftoi se bujaria ėshtė ne favor tonin derisa koprracia ėshtė
ne dem tonin. Me konkretisht ka thėnė"O Njeri! Ti nėse e jep
tepricėn (e pasurisė nga nevojat e pėrditshme) ėshtė mire pėr ty ndėrsa
nėse e mban ėshtė keq pėr ty, dhe ti nuk akuzohesh pėr atė qe te mjafton prej
ushqimit. Fillo se pari me ata, qe i ke nė e dore (i mban) dhe (dije
se) dora e larte (dhėnia) ėshtė me e mire sesa dora e ulte (koprracia)"([33]).
d.t.th: kjo cilėsi ėshtė me e mire pėr ty dhe dije vėlla se atė qe e ke
shpenzuar pėr hire te Allahut, Subhanehu ve teala.
Pastaj Pejgamberi nxiti pėr te por edhe kėrcėnoi ata, qe nuk e marrin
seriozisht kėtė pune. Ebu Hurejre rrėfen se Pejgamberi ka thėnė" Zemėrgjeri ėshtė
afėr Allahut, afėr Xhennetit dhe afėr njerėzve ndėrsa ėshtė larg zjarrit (xhehennemit).
Kurse sa i pėrket koprracit, ai ėshtė larg Allahut, larg njerėzve dhe afėr
zjarrit dhe se njė zemėrgjerė injorant ėshtė me i dashur sesa adhuruesi koprrac"([34]).
Madje Pejgamberi Alejhi selam na garanton se shpenzimi ne rrugėn e
Allahut,Subhanehu ve teala nuk e pakėson pasurinė, pėrkundrazi e shton atė.
Me konkretisht kishte thėnė"Mbroni pasuritė tuaja me dhėnien e zekatit,
shėroni te sėmurit tuaj me lėmoshė dhe pėr fatkeqėsi pėrgatituni me dua"([35]).
Ndėrsa ne versionin e Ebu Davudit qėndron: Mbroni pasuritė tuaja me dhėnien
e zekatit, shėroni te sėmurit tuaj me lėmoshė dhe pritni valėt e belave
me dua dhe pėrulshmėri".
Pejgamberi Alejhi selam nuk ndalet me kaq, por kėtė premtim e vėrteton
me betim, edhe pse ai nuk ka nevoje te betohet sepse ai nuk flet pėrveē te
vėrtetės. " Pėr tri gjera u betohem: Pasuria e njeriut nuk pakėsohet
nga dhėnia e zekatit, nuk ndodhe te pėrballet njeriu me ndonjė padrejtėsi, ne
te cilėn bėn durim e te mos ia shtoje Allahu krenarinė dhe nuk ndodhe qe njeriu
ta hap derėn e lypjes e te mos ia hap Allahu derėn e varfėrisė"([36]).
Pejgamberi Alejhi selam na mėsoi se pasuria e shpenzuar ne realitet ajo
ėshtė e deponuara, jo ne depo por tek Allahu, subhanehu ve teala,. Mu pėr
kėtė, ai ishte prej njerėzve me mė kėrshėri pėr te shpenzuar ne rrugėn e
Allahut, Subhanehu ve teala, edhe pse nuk ishte i pasur. Aisheja rrėfen se ata
kishin therur njė dele ndėrsa Pejgamberi Alejhi selam e kishte pyetur: Çfarė
ka mbetur prej saj? Tha: Nuk ka mbetur prej saj pėrveē njė kofsheje. Tha:
Ka mbetur e tera([37]) me pėrjashtim te asaj kofshėje([38])".
Pastaj Pejgamberi Alejhi selam shfrytėzon rastin dhe na lajmėron se shpenzimi
ne rrugėn e Allahut, Subhanehu ve teala ėshtė garancion pėr mos fundosjen e
pasurisė, vjedhjen apo djegien e saj. Ne hadithin kudsijj,
Pejgamberi,Alejhi selam transmeton nga Zoti i tij se"O njeri! Zbraze
thesarin tėnd (shpenzo pėr Allahun) ndėrsa tek Unė te garantoj se nuk ke
djegie, fundosje dhe as vjedhje, te cilėn do te ta kompensoje kur te jesh me se
ngushti"([39]).
Pastaj na lajmėroi se ai qe shpenzon ne rrugėn e Allahut,Subhanehu ve
teala, do te shpenzohet pėr te nga Ai, ne duart e te Cilit janė depot e qiejve
dhe tokės. Ne hadithin kudsijj nga Ebu Hurejre rrėfehet se Pejgamberi ka
thėnė: Thotė Allahu:"O robi Im! Shpenzo qe te shpenzoj pėr ty. Dora e
Allahut ėshtė pėrplot (me te mira); shpenzimi i te mirave ditėn e natėn
nuk e pakėson aspak. A nuk shihni sa ka shpenzuar qysh prej krijimit te qiellit
dhe tokės dhe (kjo) aspak nuk ka pakėsuar atė qe ka ne dore, ndėrsa
Arshi i Tij ishte mbi ujė dhe ne dorėn e Tij ėshtė mizani (peshorja); e ule dhe
ngrite"([40]).
Pejgamberi Alejhi selam kishte nxitur pasaniket qe se pari te shpenzojnė
pėr familjet dhe shtėpitė e tyre. Kishte thėnė" (pėr) Dinarin qe e
shpenzon ne rrugėn e Allahut, dinarin qe e shpenzon ne lirimin e robit dhe
dinarin, te cilin e shpenzon pėr familjen tende (ke shpėrblim por)
shpėrblimin me te madh e ke pėr dinarin, te cilin e shpenzon pėr familjen tende"([41]).
Jo vetėm kaq, por krahas kėtyre te mirave Pejgamberi Alejhi selam na ka
mėsuar se shpenzimi pėr te afėrmit ėshtė shkak pėr ripėrtrirjen e
marrėdhėnieve familjare dhe fisnore. Thotė" Sadakaja, te cilėn e shpenzon pėr
skamnorin, ėshtė (vetėm) sadaka, ndėrsa pėr ta afėrmin konsiderohet dy: sadaka
dhe mbajtje te lidhjeve familjare"([42]).
F- Ruajtja e gjuhės. Ruajtja e gjuhės ėshtė prej
ēėshtjeve mė me rėndėsi, te cilat duhet t'i mėsojmė. Kjo pėr faktin se e
kundėrta e kėsaj d.t.th. parapėrgatitje pėr sėmundje te mėdha, si: shqetėsimi
njerėzit, turpi i pakte, etj.
Pejgamberi Alejhi selam e shėroi kėtė sėmundje me nje metode te bukur,
respektivisht duke na sqaruar se mosruajtja e gjuhės d.t.th ngecje dhe
dobėsi ne besim. Enes Ibni Maliku ka thėnė: Ka thėnė Pejgamberi Alejhi
selam " Besimi
i njeriut nuk mund te jete i drejte derisa te drejtohet (pėrmirėsohet)
zemra e tij. Zemra e tij nuk pėrmirėsohet derisa te drejtohet (pėrmirėsohet)
gjuha e tij, dhe njeriu nuk mund te hyje ne Xhennet pėrderisa fqiu i tij nuk
ėshtė i sigurte nga problemet e tij"([43]).
Pejgamberi Alejhi selam ne porosinė e tij lėnė Ebu Dherrit sqaron se prej
rezultateve pozitive te heshtjes dhe ruajtjes se gjuhės ėshtė largimi i
shejtanit dhe lehtėsimi ne praktikimin e fesė. Kėtė porosi e ka transmetuar
Imam Ahmedi, ku thuhet tekstualisht: Mbahu pėr heshtjen e gjate sepse ajo
largon shejtanin dhe ėshtė ndihmese pėr fenė tende".
Gjuha ka rėndėsi te madhe dhe mu pėr kėtė Pejgamberi Alejhi selam na e
tėrhoqi vėrejtjen duke na treguar se gjuha ėshtė prej gjerave qe muslimani
patjetėr duhet te pėrkujdeset shume pėr to. Abdullah Bin Sufjan Eth
Thekafiu transmeton nga babai i tij se njė njeri i kishte thėnė Pejgamberit,
Alejhi selam,: Me urdhėro pėr njė ēėshtje ne Islam qe te mos kam
nevoje ta pyes askėnd tjetėr pas teje? Tha: Thuaj: Kam besuar ne Allahun pastaj
pėrqendrohu! Tha: Thashė: E kujt t'ia kam friken? Bėri me shenje kah gjuha"([44]).
Ruajtja e gjuhės ne traditėn e Pejgamberit, Alejhi selam, konsiderohet
shpėtim, ose mjet shpėtimi. Ebu Umame rrėfen nga Ukbe Bin Amir, i cili e kishte
pyetur Pejgamberi Alejhi selam: Ç'ėshtė shpėtimi? Tha: Mbaje (kontrolloje)
gjuhen tende, le tė tė mjaftoje shtėpia jote dhe qaj pėr (merru me)
mėkatin tėnd"([45]).
Ruajtja e gjuhės, sipas asaj qe parasheh programi profetik ėshtė shkak pėr
hyrje ne Xhennet. Sehl Bin Sa'di ka thėnė: Ka thėnė Pejgamberi Alejhi selam: Kush me
garanton (se do t'i ruaje) ēka ka ne mes dy mjekrave (gojės dhe
organit seksual), ia garantoj Xhennetin?"([46]).
Ruajtja e gjuhės nuk ruan veten individin, por nėse ajo behet veti e
shoqėrisė, ajo ruan edhe shoqėrinė. Abdullah Bin Amri thotė se Pejgamberi Alejhi selam ka
thėnė" Musliman ėshtė ai, prej te cilit janė te sigurte muslimanet,
ndėrsa muhaxhir ėshtė ai, i cili largohet nga ndalesat e Allahut"([47]).
3. SHËRIMI PROFETIK
PËR:
A- Gėnjeshtrėn,
B- Tradhtinė
C- Koprracinė
D- Pėrgojimin
E- Shkėputjen e marrėdhėnieve familjare
F- Padrejtėsinė
A- Gėnjeshtrėn. Nuk ka dyshim se gėnjeshtra ėshtė prej
cilėsive te urryera, te cilėn Pejgamberi Alejhi selam e kishte urryer shume.
Thotė Aisheja, Allahu, qofte i kėnaqur me te,: Nuk ka patur diē me te urryer
tek Pejgamberi Alejhi selam sesa gėnjeshtra dhe nuk ka ndodhur ta dije pėr
ndokėnd se gėnjen e te mos i dal prej zemre. (Kėshtu ka vazhduar) derisa
ta dije se ai ėshtė penduar"([48]).
Gėnjeshtra ėshtė mjet i hipokriteve pėr realizimin e qėllimeve te tyre. Pejgamberi Alejhi selam
tėrhoqi vėrejtjen nga kjo, e ne veēanti pėr krijesat e muslimaneve, e
tha" Tre veta nuk hyjnė ne Xhenet: Plaku lavir, prijėsi
gėnjeshtar dhe i varfėri mendjemadh"([49]).
Meqė gėnjeshtra ėshtė lloj lloj dhe ngjyra ngjyra, atėherė edhe ndėshkimi
pėr te gjitha nuk ėshtė i njėjtė. P.sh: gėnjeshtra apo shpifja ndaj Muhammedit nuk ėshtė
sikur gėnjeshtra ndaj ndonjė njeriu te thjeshte. Aliu thotė se Pejgamberi,
Alejhi selam ka thėnė" Kush gėnjen me qellim ndaj meje, le ta marre (pėrgatis
pėr vete) ulėsen prej zjarri"([50]), ndėrsa ne
njė version tjetėr qėndron" Vėrtet gėnjeshtra ndaj meje nuk ėshtė
sikurse gėnjeshtra ndaj jush, sepse kush gėnjen pėr mua le ta marre ulėsen prej
zjarri"([51]).
Pejgamberi Alejhi selam pėrkujdesej pėr sinqeritet, drejtėsi dhe burrėri,
dhe mu pėr kėtė ai urrente gėnjeshtrėn, madje edhe qofte shaka. Abdullah
Bin Amir tregon se nena e tij e kishte thirrur njė dite, derisa Pejgamberi
Alejhi selam kishte qene ne vizite tek ata, dhe i kishte: Ja (kėtė), eja se
do ta jap. Pejgamberi Alejhi selam i tha: Sa te pėrket ty; po te
mos i epje asgjė do te shkruhej (se ke bere) njė gėnjeshtėr"([52]).
Ndėrsa ne versionin e Ebu Hurejres qėndron se Pejgamberi Alejhi selam ka
thėnė" Kush i thotė ndonjė fėmiu: "Eja! Ja merre kėtė!",
pastaj nuk ia jep, ajo (llogaritet se) ėshtė gėnjeshtėr"([53]).
Pejgamberi, Alejhi selam, kishte dėshirė ta pastroj ummetin e tij nga
ēdo njolle e hipokrizisė, gėnjeshtrės, keshtuqe ndonjėherė e shohim t'i
kėtė nxitur shokėt e tij pėr braktisjen e kėtyre gjerave te urrejtura duke ua
premtuar njė shtėpi ne Xhennet, siē cekem me pare, por ndonjėherė kėrcėnonte me
zjarre ne Xhehennem atė qe gėnjente qofte edhe vetėm shaka, siē cekem me pare
dhe siq do te cekim tani, inshaAllahu! Xhedijj-u thote se ka dėgjuar
Pejgamberin, Alejhi selam, duke thėnė" Mjere pėr atė qe flet ndonjė
bisede qe te qeshin njerėzit me te ndėrsa ai gėnjen. Mjere pėr te! Mjere pėr te!"([54]).
Ne njė transmetim te Ebu Hurejres qėndron se Pejgamberi, Alejhi selam, ka
thėnė" Njeriu do ta flet ndonjė fjale duke menduar se nuk ka te keqe ne
te ndėrsa ajo behet shkak qe ai te hyje ne zjarre pėr 70 vjeshta (vite)".
Pejgamberi, Alejhi selam, na ka lajmėruar se ai i cili e bėn shprehi
rrenėn, tek Allahu, subhanehu ve teala, do te shkruhet si gėnjeshtar, andaj
mjere pėr te! Thotė Pejgamberi, Alejhi selam," Keni kujdes nga
gėnjeshtra, sepse gėnjeshtra te udhėzon pėr ne paturpėsi, ndėrsa paturpėsia te
shpie ne zjarr, dhe njeriu vazhdon te gėnjejė dhe ta kėrkojė genjeshtren derisa
te shkruhet tek Allahu, subhanehu ve teala, genjeshtra"([55]).
Ne versionin e Imam Malikut nga Ibni Mes'udi qėndron se Pejgamberi, Alejhi
selam, ka thėnė"Njeriu vazhdon te gėnjejė dhe ta kėrkojė gėnjeshtrėn
derisa t'i figuroje njė pike e zeze ne zemėr, e cila ia bėn te zeze tere zemrėn
dhe kėshtu shkruhet tek Allahu, subhanehu ve teala, si gėnjeshtar".
Pejgamberi, Alejhi selam, na kėshilloi pėr braktisjen e gėnjeshtrės duke ne
treguar se ajo ėshtė veēori e hipokriteve dhe se njeriu nuk ka mundėsi
ne te njėjtėn kohe te jete musliman i sinqerte dhe te gėnjejė. Ebu Hurejre
rrėfen se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thėnė"Shenjat e hipokritit janė
tri: Kur te flet gėnjen, kur premton e thyen premtimin dhe kur te merre diē ne
amanet te tradhton"([56]).
Shėnim:
Ummu Derda transmeton nga Ebu Derda se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thėnė"
Nuk ka diē me te rende ne peshore se sa morali i mire".
B- Tradhtia. Tradhtia ėshtė prej cilėsive te
hipokriteve. Thotė Pejgamberi, Alejhi selam,:"Kush i ka katėr
cilėsi, ai ėshtė hipokrit pas asfar dyshimi, ndėrsa kush ka njė cilėsi prej
tyre, atėherė ai ka njė cilėsi hipokriti derisa ta braktise atė: Kur t'i lihet
diē ne bese tradhton, kur te flet gėnjen, kur te bėn marrėveshje, e thyen atė
dhe kur te armiqėsohet i kalon kufijtė"([57]).
Pejgamberi, Alejhi selam, e shėroi kėtė sėmundje me njė metode te mire,
duke na treguar se tradhtia ėshtė shkak ose mjet pėr fatkeqėsi te mėdha,
ne mesin e te cilave edhe mbizotėrimi i armikut mbi popullin, ne mesin e te
cilit ėshtė pėrhapur tradhtia. Thotė Pejgamberi, Alejhi selam,:"
dhe
nuk ndodhe ta thyejnė besėn e Allahut dhe as besėn e te dėrguarit te Tij e te
mos ua nėnshtrojė Allahu njė armik prej tjetėrkujt,
"([58]),
e ku ka tradhti me te madhe se sa ta tradhtosh Allahun, subhanehu ve teala, dhe
te dėrguarin e Tij (e te besh mėkate)?!
Pejgamberi, Alejhi selam, kėrcėnoi tradhtaret se ne Ditėn e Kiametit do te
zbulohen para te gjitha krijesave. Ibni Omeri transmeton s Pejgamberi, Alejhi selam, ka
thėnė:
"Kur Allahu t'i bashkoje te paret dhe te mbramėt ne Ditėn e
Kiametit, ēdo tradhtari ia ngrit njė flamur: Tradhtia e Filanit, te birit te
filanit"([59]).
C- Koprracia. Koprracia ėshtė prej shkaqeve te
humbjes se pasurisė dhe mu pėr kėtė, Pejgamberi, Alejhi selam, nxiti pėr
dhėnie dhe tėrhoqi vėrejtjen nga koprracia. Fatimeja pėrcjell nga Esmaja se
Pejgamberi, Alejhi selam, i kishte thėnė:"Shpenzo e mos llogarit qe tė
tė llogaris Allahu dhe mos tubo ne ndonjė ene (e te besh koprraci) qe tė
sillet edhe Allahu me ty ashtu (e te mos furnizoje mė)"([60]).
Koprracia nuk ėshtė e pėrkufizuar vetėm ne pasuri, por mund te jete edhe ne
dituri. Ebu
Hurjre rrėfen se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thėnė:" Kush pyetet
pėr ndonjė dituri ndėrsa ai e fsheh, Ditėn e Kiametit do te lidhet me njė fre
zjarri (ne goje)"([61]).
Pastaj Pejgamberi, Alejhi selam, kėrcėnoi pasaniket, te cilėt nuk e
japin zekatin e pasurive te tyre me njė ndėshkim te frikshėm dhe te
tmerrshėm ne varr. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka
thėnė:"Ke e begaton Allahu me pasuri ndėrsa ai nuk e jep zekatin e saj,
ne Ditėn e Kiametit, pasuria do t'i formėsohet me formė gjarpri tullac, i cili
mbi sy (ose buze gojės) ka dy vija te zeza dhe i cili ne Ditėn e Kiametit e
shtrėngon pastaj e thumbon dhe i thotė: Unė jam pasuria jote, unė jam thesari
yt, pastaj lexoi kėtė ajet: Ata, tė cilėt bėjnė koprraci me atė qė
nga tė mirat e veta u dha All-llahu, tė mos mendojnė kurrsesi se ajo ėshtė nė
dobi tė tyre. Jo, ajo ėshtė nė dėm tė tyre. Ajo e mirė me ēka bėnė koprraci, nė
ditėn e kijametit do tu mbėshtillet nė qafėn e tyre. All-llahut i mbesin
trashėgim qiejt dhe toka, All-llahu ėshtė i njohur mirė mė atė qė veproni.(Ali
Imran, 180)"([62]).
D- Pėrgojimi. Definicioni i pėrgojimit:
Pėrgojimin e ka definuar Pejgamberi, Alejhi selam, ne njė hadith te vetin, te
cilin na e pėrcjell Ebu Hurejre, ku thuhet:" A e dini se ēka ėshtė
gibeti? Thane: Allahu dhe i dėrguari i Tij e dine! Tha: T'ia pėrmendėsh vėllait
tėnd atė qe ai e urren. Thane: Po ēka nėse vėllai im e ka kėtė? Tha: Nėse e ka
atė qe ti e thua i ke bere pėrgojim ndėrsa nėse nuk e ka ti ke shpifur pėr te"([63]).
Pejgamberi, Alejhi selam, na mėsoi se pėrgojimi ose gibeti siē quhet ne
fjalorin fetar, njeriut i sjell vetėm te liga; e para dobėsi shpirtėrore
ndėrsa e fundit zjarre ne Xhehennem. Enes Bin Maliku rrėfen se
Pejgamberi, Alejhi selam, ka thėnė:"Kur shkova ne Miraxh (u ngrita
ne qiej), kalova pranė njė grupi njerėzish me thonj bakri, te cilėt ējerrnin
me thonj (gėrvishtnin) fytyrat dhe gjokset e tyre. Thashė: Kush janė kėta o
Xhibrli? Tha: Ata janė qe hane pasuritė e njerėzve dhe ua shkelin nderin e tyre"([64]).
Ndėrsa sa i pėrket rėndėsisė se lėnies se gibetit-pėrgojimit ne Islam,
gjejmė se Pejgamberi, Alejhi selam, kishte porositur pėr lėnien dhe
braktisjen e saj edhe ne Haxhin e Fundit te tij, Haxhin Lamtumirės, dhe po
te mos kishte rėndėsi te madhe, natyrisht se nuk do ta cekte atė. Transmetohet
se Pejgamberi, Alejhi selam, ne Haxhin Lamtumirės kishte ligjėruar dhe kishte
thėnė:" O
ju njerėz! Çfarė vendi ėshtė ky? Thane: Ky ėshtė vendi i shenjte. Tha:
Cili muaj ėshtė ky? Thane: Muaji i shenjte. Tha: Çfarė dite ėshtė kjo?
Thane: Dite e shenjte. Tha: Veni re! Gjaqet tuaja, pasuritė tuaja dhe nderet (morali)
juaj janė te shenjte ne mes jush (te ndalur te neperkemben) sikurse
shenjtėria e ditės, muajit dhe vendit tuaj kėtij, andaj le t'ia kumtoje
prezantuesi atij qe ka munguar. Pas vdekjes sime mos o ktheni (e te bėheni)
pabesimtare; t'ia godet njeri tjetrit qafat (me shpate, te luftoni ndėrmjet
vete)
"([65]). Ne njė hadith tjetėr, si vėrtetim
dhe pėrforcim i kėtij argumenti, Ebu Hurejre rrėfen se Pejgamberi,Alejhi selam
ka thėnė:" Mos keni zili ndaj njeri tjetrit, mos bėni nexhesh([66])
ndėrmjet vete, mos e urreni njeri tjetrin dhe mos ia ktheni njeri tjetrit
shpinėn. Le te mos beje askush blerje mbi blerjen e tjetrit (ndėrhyrje ne
blerje) dhe bėhuni robėr te Allahut vėllezėr. Muslimani ėshtė vėlla i
muslimanit; nuk i bėn padrejtėsi, nuk e le te paperkrahur dhe nuk e nėnēmon.
Takvaja (devotshmėria) ėshtė kėtu, duke aluduar ne gjoksin e tij tri
here. I mjafton njeriut si vepėr e keqe ta nėnēmoje vėllain e tij musliman.
Çdo musliman ndaj muslimanit e ka te ndaluar gjakun, pasurinė dhe nderin
e tij"([67]).
E- Shkėputja e marrėdhėnieve familjare. Pejgamberi, Alejhi selam,
tėrhoqi vėrejtjen nga kjo cilėsi dhe tipar i ulet duke thėnė:" T'ia
keni friken Allahut dhe mbani lidhjet tuaja familjare".
Derisa ne kėtė ane na tėrhoqi vėrejtjen pėr mosshkėputjen e lidhjeve
familjare, ne anėn tjetėr na nxiti pėr mbajtjen e tyre duke na treguar se kjo
ėshtė prej veprave me te mira, madje e ka radhitur pas besimit ne Allahun,
subhanehu ve teala,. Thotė:"Veprat me te dashura tek Allahu janė besimi
ne Allahun, mbajtja e lidhjeve familjare, urdhėrimi pėr te mire dhe ndalimi nga
e keqja, ndėrsa veprat me te urrejtura tek Allahu janė politeizmi (shirku),
pastaj shkėputja e lidhjeve familjare".
Pastaj Pejgamberi, Alejhi selam, na tregoi se mbajtja e lidhjeve familjare
ėshtė kusht pėr plotėsimin e imanit-besimit. Thotė:"Kush beson
ne Allahun dhe ne Ditėn e Fundit le ta nderoje mysafirin. Kush beson ne Allahun
dhe ne Ditėn e Fundit le t'i mbaje lidhjet familjare dhe kush beson ne Allahun
dhe ne Ditėn e Fundit le te flet mire ose le te heshte!"([68]).
Mbajtja e lidhjeve familjare ne Islam konsiderohet prej shkaqeve qe ta
shtojnė jetėn. Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,:"Vėrtet me
lėmoshė dhe mbajtje te lidhjeve familjare, Allahu zgjat jetėn (e besimtarit)
si dhe ia largon me to vdekjen e padėshiruar dhe te frikshme".
Poashtu thotė:"Kush ka dėshirė t'i shtohet pasuria dhe t'i mbesin
gjurmėt pėr kohe te gjate, le t'i mbaje lidhjet familjare"([69]).
Poashtu ka thėnė:"
dhe mbajtja e lidhjeve familjare, morali i mire dhe
fqinjėsia e mire, ndėrtojnė shtėpitė dhe shtojnė jetėrat"([70]).
Pastaj Pejgamberi, Alejhi selam, njeriut, i cili mban lidhjet familjare ia
ka garantuar Xhennetin. Ne njė hadith qėndron:"Fol bukur, pėrhape
selamin, mbaji lidhjet familjare dhe falu natėn kur njerėzit janė fjetur, te
fut Allahu ne Xhennet me paqe"([71]).
Mosmbajtja e lidhjeve familjare ėshtė shkak per mospranimin e veprave.
Ka thėnė Pejgamberi, Alejhi selam,:"Vėrtet veprat e bijve te Ademit (njerėzimit)
prezantohen (para Allahut, subhanehu ve teala) ēdo dite te enjte dhe
natė tė premte ndėrsa Ai nuk pranon veprat e atij qe ka shkėputur lidhjet
familjare"([72]). Pejgamberi, Alejhi selam, pėrveē
kėsaj na ka nxitur qe t'i mbajmė lidhjet edhe me te dashurit ose miqtė e
baballarėve tanė. Ibni Omeri e kishte takuar njė fshatar dhe kur mėsoi se
ai kishte qene shok i babait te tij, ia dha mushkėn dhe fesin e tij (me te
cilin mbėshtillte kokėn). T'ia japim Ibni Omerit fjalėn e te na rrėfejė pėr
kėtė mė mirė. "Ibni Omeri rrėfen se njė fshatar ose beduin kaloi pranė
tij gjersa kėta ishin ne rruge pėr ne Haxh (Mekke). Ibni Omeri i tha: A nuk je
filani, i biri filanit? Tha: Po. Ibni Omeri shkoi tek mushka, ne te cilėn
pushonte (kur lodhje se ecuri) dhe mori imamen (fesin e kokės) dhe ia dha
beduinit. Thane disa njerėz: Si ia dhe mushkėn, ne te cilėn pushoje dhe imamen,
me te cilėn mbėshtillje kokėn ndėrsa ky ėshtė beduin dhe do te kėnaqej me njė
dėrhem?! Tha: Unė e kam ndier Pejgamberin, Alejhi selam, duke thėnė:"Vėrtetė
bamirėsia me bamirėse (me e mira) ėshtė kur njeriu mban lidhjet me te
dashurit e babait te vet pas vdekjes se tij"([73]).
F- Padrejtėsia. Padrejtėsia ėshtė tipar i tiranėve,
te cilėt nuk ia kane friken Zotit te tyre. Pejgamberi, Alejhi selam, kur e
shėroi kėtė tipar te ndyre dhe antinjerėzor, iu tregoi njerėzve se nėse Allahu,
subhanehu ve teala, si Krijues i te gjitha krijesave ia ka ndaluar Vetes se Tij
padrejtėsinė atėherė si ka mundėsi qe njeriu ta ushtroje atė ndaj krijesave te
Tij, Allahut, subhanehu ve teala. Ebu Dherr-rri transmeton se Pejgamberi,
Alejhi selam, ne njė hadith kudsijj ka thėnė se Allahu ka thėnė: ... O
robėrit e Mi! Unė ia kam ndaluar Vetes Sime padrejtėsinė andaj edhe ndėrmjet
jush e kam bere te ndaluar
"([74]).
Pejgamberi, Alejhi selam, na tėrheq vėrejtjen qe te largohemi nga
padrejtėsia sepse ajo nuk te sjell te mira, si jo kur "ai qe mbjell
ferra, nuk vjele rrush". Xhabir Bin Abdil-lahu transmeton se
Pejgamberi, Alejhi selam, ka thėnė:" T'ia keni friken padrejtėsisė
sepse padrejtėsia ne Ditėn e Kiametit do te kėtė errėsira dhe keni kujdes nga
lakmia, sepse ajo shkatėrroi ata qe ishin para jush, (te cilėt) i shtyri t'i
derdhnin gjaqet e tyre dhe t'i lejojnė ndalesat e tyre"([75]).
Pejgamberi, Alejhi selam, na kėshilloi te largohemi prej padrejtėsisė sepse
nėse ti bėn padrejtėsi, atėherė do ti besh vėllait tėnd musliman. Salimi
transmeton nga babai i tij se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thėnė:" Muslimani
ėshtė vėlla i muslimanit; nuk i bėn padrejtėsi dhe nuk e dorėzon. Kush ėshtė ne
shėrbim te vėllait te vet, Allahu ėshtė ne shėrbim te kėrkesės se tij. Kush
largon nga muslimani ndonjė brenge, Allahu do t'ia largoje atij ndonjė brenge
prej brengave te Ditės se Kiametit dhe kush ia mbulon muslimanit (ndonjė te
mete), Allahu do t'ia mbuloje atij ne Ditėn e Kiametit"([76]).
Ndėrsa ne njė version nga Abdullah Bin Amri qėndron se Pejgamberi, Alejhi
selam, ka thėnė:"
Musliman ėshtė ai, prej gjuhės dhe dorės se te cilit janė te sigurte
muslimanet, ndėrsa muhaxhir ėshtė ai, i cili largohet nga ajo qe ia ka ndaluar
Allahu"([77]).
Ne programin profetik, fundi i tiranėve ėshtė Xhehennemi. Havle El
Ensarijje rrėfen se ajo e kishte dėgjuar Pejgamberin, Alejhi selam, duke
thėnė:" Vėrtet disa njerėz janė duke ndėrhyrė ne pasurinė e Allahut pa
te drejte, andaj pėr ata ne Ditėn e Kiametit (shpėrblimi) do te jete
Xhehennemi"([78]).
Pejgamberi, Alejhi selam, na ka mėsuar se mosndėshkimi i tiranit nga
Allahu, subhanehu ve teala, ne kėtė dunja nuk do te thotė se ai ka shpėtuar,
jo, por kjo d.t.th te mbushet sa me shume mėkate ne mėnyrė qe kur ta ndėshkojė,
ta ndėshkojė dhembshėm. Ebu Musai transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka
thėnė:" Allahu e afatizon tiranin (te padrejtin) ndėrsa kur ta kap
(ndėshkojė) nuk e lėshon dot", pastaj lexoi (ajetin):" Ja,
kėshtu ėshtė ndėshkimi i Zotit tėnd, kur dėnon vendet qė janė zullumqare.
Vėrtet, ndėshkimi i Tij ėshtė i dhembshėm, e i ashpėr.(Hud, 102)"([79]).
Pejgamberi, Alejhi selam, na keshilloi te largohemi prej padrejtesise,
sepse ajo ėshtė gjeja e pare, e cila gjykohet ne Diten e Kijametit.
Thotė:" Gjaqet janė gjeja e pare qe gjykohet ne mes njerėzve"([80]).
Pastaj na ka porositur qe atyre qe iu kemi bere zullum t'ua kėrkojmė hallallin
para se ta lėshoj/mė kėtė bote. Ebu Hurejre rrėfen se Pejgamberi, Alejhi selam,
ka thėnė:" Kush ia ka bere ndonjė padrejtėsi vėllait, le t'ia kėrkojė
hallallin pėr te sepse atje (ne ahiret) nuk te vlen as dinari dhe as
dėrhemi, (kėrkojuani hallallin) para se t'i merren njeriut te mirat dhe
t'i epen vėllait te tij (qe i ka bere padrejtėsi), e nėse nuk ka te
mira, atėherė i merren te kėqijat e vėllait te tij dhe i hidhen atij"([81]).
Ndėrsa ne njė version nga Ebu Mutevekkil En Naxhiu, i cili transmeton nga Ebu
Seid El Hudriu, Allahu qofte i kėnaqur me te, se Pejgamberi, Alejhi selam, ka
thėnė: Shpėtojnė (largohen) besimtaret prej zjarri ndėrsa ndalohen para
urės, e cila ėshtė ne mes Xhennetit dhe Xhehennemit, duke shpaguar njėrin prej
tjetrit (marre hakun) pėr padrejtesite qe kane qene ne me tyre ne dunja. E kur
te pastrohen dhe dėliren (prej tyre) iu lejohet te hyjnė ne Xhenet, dhe pasha
Atė, ne dorėn e te cilit ėshtė shpirti i Muhammedit!, njeriu prej tyre me mire
do ta dije banesėn e tij ne Xhennet se sa banesėn e tij ne dunja"([82]).
Pasthėnie
Nuk ka dyshim se njeriu ne kėtė dunja nuk ka mundėsi te jetoje i vetėm ose
te mos kėtė nevoje pėr te tjerėt, andaj mu pėr kėtė, ai ka nevoje te pajiset me
virtyte dhe tipare, me te cilat pėrfiton zemrėn e te tjerėve, duke mos harruar
kėtu se qėllimi final duhet te jete vetėm pėr Allahun, subhanehu ve teala,.
Kjo njeherit do te mund te na shėrbente edhe si koment i thėnies se nėnės
sonė, Aishes, gruas se Pejgamberit, Alejhi selam,: " Shpirtrat janė te
krijuar pėr t'i dashur ata qe iu bėjnė mire dhe pėr t'i urryer ata qe iu bėjnė
keq". Nisur nga ky parim dhe te ngjashėm, themi se njeriu ne
pėrgjithėsi ndėrsa muslimani ne veēanti, duhet te stoliset me virtyte dhe
tipare, te cilat i sigurojnė qetėsi, rahati dhe siguri ne shoqėri.
Ne si muslimane duhet ta falėnderojmė Allahun, subhanehu ve teala, ēdoherė
pėr begatinė me te madhe qe na e ka dhėnė, dėrgimin e Pejgamberit, Alejhi
selam, i cili na e sqaroi rrugėn e lumturisė dhe i cili bazat e shoqėrisė se
tij i vėri mbi themele te moralit te larte dhe te lėvduar.
E lus Allahun, subhanehu ve teala, qe kjo vepėr e imja te jete vetėm pėr Tė
dhe ta vendos kėtė vepėr timen ne peshoren e te mirave te mia ne ditėn kur nuk
bėn dobi as pasuria dhe as fėmijėt, me pėrjashtim te atij qe shkon tek Allahu,
subhanehu ve teala, me zemėr te pastėr!
Pėrshėndetjet
qofshin mbi Muhammedin, Alejhi selam, familjen, shokėt dhe tere pasuesit e tij
gjer ne amshim!
14-2-2004, e
shtune,
Brunei Darussalam
(Pėrkthyer me 27
nėntor 2005, e diele([83]))
Referencat:
1. Muhammed El
Gazali, Huluku-l-Muslimi, Darul kalem, Damask, botimi i shtate, 1971, Damask,
Siri
2. Dr. Abdul Hamid Mahmud
Mutevel-la, Ruhul Emaneti Vel Adaleti Fil Kur'ani Kerim es Sunneti Ve
Ehemmijjetuha Fi Salahi El Insani Vel Xhemaati, Darul Mearif, Kajro, Egjipt,
3. Ibni Ebi Dunja,
Es Samtu Ve Hifdhul Lisani, Darul i'tisam, botimi i dyte, 1988, Kajro, Egipt,
4. Ahmed Emin,
Kitabul Ahlak, Mektebetu En Nehdati El Misrijjeti, botimi i dhjete, 1985,
Kajro, Egjipt,
5. Muhammed Bin
Salih El Uthejmin, Sherhu Rijadis Salihine Min Kelami Sejjidi El Murseline,
Mektebetu Et Tevfikijje, Egjipt,
6. Mahmud Misrijj,
Ve Bil Validjeni Ihsanen, Mektebetu El Buharijj Ve Muslim, botimi i dyte,
Egjipt,
7. Es Sejjid Sakar,
Ihdheril Buhle,
8. Libra te
haditheve me komentet e tyre, si 9-tė librat me e njohura te hadithet, pastaj
libra te tjera, te cilat mund t'i hasni ne fusnota.
9. Dr. Mustafa
Hilmi, El Ahlaku Bejnel Felasifeti Ve Ulemai El Islam, botimi i pare, 2004,
Darul Kutub El Ilmijje, Bjerut, Lubnan.
------------------------------------------------------------------------------------------------------
[1] Ahmedi, ndėrsa ngjashėm me
kėtė transmetojnė edhe Muslimi, Ebu Davudi, Ibni Maxhe, Nesaiu
[2] Kitabul Ahlak, Ahmed Emin,
Mektebetu En Nehdati El Misrijjeti, bot: i 10-te,1985, Kajro, Egjipt, f:2