POROSITË E MUHAMMEDIT a.s.

Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë, dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtjen e All-llahut nga të këqijat e shpirtrave tanë dhe nga të ligat e punëve tona. Atë që All-llahu e udhëzon, s’ka kush që mund ta fusë në humnerë, dhe atë që All-llahu e humb, nuk ka kush që mund ta udhëzojë. Dëshmojmë se askush nuk meriton të adhurohet përveç All-llahut, Të Vetmit, i Cili nuk ka shok, dhe dëshmojmë se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij.
O All-llah i Gjithmëshirshëm derdhi bekimet Tuaj mbi Muhamedin a.s., familjen e tij dhe mbi ata që e trasojnë rrugën e tij deri në ditën e Gjykimit. 
Vëllezër të nderuar në hytbet e kaluara kemi folur ..... ndërsa në hytben e sotme do të flasim për disa nga porosit e Muhamedit a.s.
Porosit e tija janë të shumta por ne sot  këtu do t’i theksojmë disa prej tyre. Porosia kryesore që ai e la është, që asnjëherë ne të mos largohemi nga rruga e vërtetë dhe e drejtë e që është besimi në Zotin xh.sh., ai thekson:
Mos i shoqëro All-llahut askënd, edhe nëse vritesh dhe digjesh. All-llahu xh. sh., thotë në Kur’an:
إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ...
“S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do...”{Nisa, 48}.
Dhe kurrsesi mos u bë i padëgjueshëm ndaj prindërve tu, dhe nëse të urdhërojnë të ndahesh nga familja dhe pasuria e jote.
Dhe asesi mos e le me qëllim pa e falur  namazin e detyrueshëm, ngase ai që  e lënë me qëllim namazin që e ka farz, mbrojtja e All-llahut ndaj tij do të largohet. All-llahu i Lartësuar thotë:

وَأَقِمْ الصَّلَاةَ إِنَّ الصَّلَاةَ تَنْهَى عَنْ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنْكَرِ وَلَذِكْرُ اللَّهِ أَكْبَرُ وَاللَّهُ يَعْلَمُ مَا تَصْنَعُونَ.
“…fale namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç'punoni ju.”{Ankebut, 45}.
Porosi tjetër e Muhammedit a.s., është që të largohemi nga ushqimet dhe pijet e ndaluara, sepse ato janë burim i të gjitha të këqijave. Thotë All-llahu xh.sh., në Kur’an:

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّمَا الْخَمْرُ وَالْمَيْسِرُ وَالْأَنصَابُ وَالْأَزْلَامُ رِجْسٌ مِنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ فَاجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ.
“O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.”{El-Maide, 90}.
Është porosi e Muhamedit a.s., që të ruhemi nga mëkatet, sepse mbi mëkatin lëshohet hidhërimi i All-llahut. Ai thotë:”Të gjithë bijët e Ademit janë gjynahqarë, e më të mirët nga gjynahqaret janë atë që pendohen”. All-llahu i Madhërueshëm e ka favorizuar këtë ymet nga ymetet e mëparshme duke thënë:
كُنْتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنْ الْمُنكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ
 “Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun….”{Ali Imran, 110}.

E nuk ka gjë të cilën All-llahu xh.sh., e ka bërë haram e që ajo të mos jetë shkatërrim për shoqërin dhe ymmetin dhe që në ndalesën e saj të mos ketë urtësi të shumta. All-llahu e ka ndaluar zinanë për ta ruajtur moralin dhe për ta pastruar shoqërin nga amoraliteti, e ka ndaluar akuzimin e grave të ndershme me amoralitet për ta ruajtur  nderin e tyre; e ka ndaluar përqeshjen dhe ofendimin, ironin dhe dalljen, për ta ruajtur dinjitetin e njeriut kështu që shoqëria të mbes e pastërt, gjithashtu e ka ndaluart ngrënjen e pasurisë së njerëzve pa të drejtë, kamaten, kumoren etj.
Prej porosive të Muhammedit a.s., është çdoherë njeriu ta thotë të vërtetën edhepse e vërteta nganjëherë është e hidhur, ai thotë:”Më e mirë është një orë drejtësi e një sundimtari se sa shtadhjetë vite namazi nafile”. 
Edhe fjalim i tij i njohur ndër muslimanët në Haxhin lamtumirës përmban në vete përplotë këshilla, urtësi dhe porosi madhështore, ndër të tjera ai patë theksuarë.
O njerëz! Kini frikë Zotin dhe respektojeni Atë. Bëhuni të njerëzishëm ndaj vetës dhe ndaj të tjerëve. 
Ruajeni, respektojeni dhe nderojeni vlerën e përsonalitetit dhe dinjitetit njerëzor.
Njeriu është vepër madhështore e All-llahut dhe mjerë ai që e nënçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së All-llahut. 
Ju, o njerëz, pashmangshëm dhe pakthyeshëm do t’i ktheheni All-llahut të Amshueshëm dhe Ai do t’ju marrë në përgjegjësi për veprat dhe punën tuaj.
O ju njerëz! Frikësojuni asaj dite që me siguri do të vijë, kur të gjithë do të paraqiteni para All-llahut, Gjykatësit të Vetëm Suprem, kur ju pret drejtësia absolute.
O ju njerëz. Ta dini dhe të mos harroni se të gjithë muslimanët janë vëllezër. Ju të gjithë jeni plotësisht të barabartë në të drejta dhe detyra. Nuk ka kurrfarë përparësie arabi ndaj joarabit, e as joarabit ndaj arabit, as i ziu ndaj të kuqit, e as i kuqi ndaj të ziut përveç me devotshmëri. Të gjithë jeni pasardhësit e Ademit, ndërsa Ademi është prej dheut.
O muslimanë! Duhet të kujdeseni, të duheni dhe të ndihmoheni ndërmjet vete. Nuk guxoni ta ofendoni njëri-tjetrin, e as t’i merrni me dhunë njëri-tjetrit diçka. Këto janë mëkate të rënda. Merreni vetëm atë që me vetëdëshirë ju jepet. Respektoni pacenueshmërinë e pasurive tuaja derisa janë në frymën e ligjeve te Zotit.
Në punën tuaj Islami dhe interesi i përgjithshëm le të jenë mbi ju dhe interesin tuaj personal.
O ju njerëz, dëgjoni çka po ju them dhe mbajeni mend mirë. Unë po ju lë dy gjëra, Kur’anini që është libër i shenjtë, vepër e vërtetë e All-llahut, dhe pas vetës e keni tërë jetën time, fjalët dhe veprat e mia. Gjithçka që kam folur dhe punuar, jam përpjekur që të jetë në pajtim të plotë me urdhrat e All-llahut.
Ju vërtet nuk do të gjendeni në lajthitje përderisa t’i përmbaheni Kur’anit dhe Sunnetit tim.

اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ.


Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.