PORTRETI I MUHAMMEDIT a.s

Falënderimet i takojnë vetëm All-llahut xh.sh. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Dëshmoj se nuk ka zot tjeter përveç All-llahut xh.sh., dhe dëshmoj se Muhamedi a.s., është Pejgamberi i fundit.
Në hytben e kaluar kemi folur rreth jetës dhe veprës së Pejgamberi a.s., ndërsa në këtë hytbe do ta paraqesim portretin e Muhammedit a.s., dhe disa nga vyrtytet, sjelljet dhe moralin e tij.
Muhammedi a.s., ka qenë njeriu më i përsosur, si në aspektin moral poashtu dhe fizik (trupor). Krahas asaj se ka poseduar cilësi të larta morale, ai ka qenë edhe njeriu me veti më të përsosura trupore. Që në shikim të parë syri e ka dashur, pasi në fizionominë  e tij nuk ka pasur mëngesi. Deri te ne nuk ka arritur fotografi që ta shohim Pejgamberi a.s., se si ka qenë, por këtë e kuptojmë prej transmetimeve të shokëve të tij besnik, të cilët, me përshkrimet e tyre, na kanë dhënë një pasqyrë komplete për pamjen trupore të Pejgamberit a.s.
Buhariu transmeton prej Beraes se ka thënë:”Pejgamberi a.s. ishte njeriu më fytyrë më të bukur, me moral më të mirë, nuk ishte as i gjatë, e as i shkurtër”.
Aliu r.a., e përshkruan Pejgamberin a.s., kështu:”Ai nuk ka qenë as shumë i gjatë, as shumë i shkurtër, por me trup mesatar ndërmjet njerëzve. Flokët nuk i kishte krejtë të dredhura e as shumë kaçurrela, por ndërmjet të dredhurave dhe kaçurrelave: ka pasur fytyrë të rrumbullakët me lëkur të bardhë pak në të kuqe, sy të mëdhenj me qërpikë të lëshuar. Kur ecte dukej sikur ulej nga lartë dhe ecte me të gjithë trupin e vet. Ndërmjet shpatullave e kishte vulën e Pejgamberisë.
Prej cilësive të dalluara të tij është pastërtia ai ka qenë i pastërt si në fytyrë ashtu edhe në trupin e tij, ai nuk është parë kurrë me rroba të papastërta me flokë të pakrehura dhe me mustaqe të paprera.
Muslimi citohet të ketë thënë se Pejgamberi a.s., ka thënë:”Pastërtia është pjesë e besimit”. Falënderimi All-llahun e mbush peshojën. Lavdimi dhe falënderimi All-llahun e përmbush hapësirën ndërmjet qiellit dhe tokës. Namazi është dritë. Sadakaja është dëshmi. Durimi është shkëlqim”.
Mendjemprehtësia dhe vigjilenca e Pejgamberit a.s., ishte njeri i cili i zgjidhte problemet dhe konfliktet në mënyrën më të munshme të mirë, kjo u pa me rastin e rindërtimit të Qabës, ishte çdo herë serioz. Nuk fliste pa nëvoj, fliste shkurtë por fjalët e tij kishin kuptim të madh. Fliste aq sa kuptohej, dhe nuk e tepronte. 
Kurrë në jetën e tij nuk përdorte fjalë të liga e sa që rëndonte apo ofendonte dikën me fjalë.
Pejgamberi a.s., ka thënë:”Dora e lartë është më e vlefshme se dora e poshtme (qëllimi është: Ai që jep është më i mirë se ai që lyp, kush shpikë në fe diçka që nuk është prej saj ajo është e refuzuar” (çfardo bidati  është i refuzuar në fe).
All-llahu i Madhërueshëm e dalloi Pejgamberin e Tij nga të tjerët me oratori të përsosur. 
Nga cilësitë e moralit të tij kemi shumë, All-llahu xh.sh., me urtësitë e Tij të pakufishme e bëri këtë njeri që të jetë shembull nëpër të gjitha epokat historike për urtësi, drejtësi, modesti, përultësi dhe sinqeritet. Për moralin e tij dëshmojnë shumë fakte mbi të gjitha është fjala e All-llahut në Kur’anin famëlartë, i cili thotë:
وَإِنَّكَ لَعَلى خُلُقٍ عَظِيمٍ
“Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!”{El-Kalem, 4}.
Poashtu për moralin e tij dëshmuan edhe shokët e tij të cilët e ndoqën hap pas hapi jetën dhe sjelljet e tij, dhe në fund edhe armiqët më të tërbuar të tij dëshmuan se ai asnjëherë nuk bëri diçka të pamoralshme.  
Mëshira dhe sensibiliteti i Pejgamberit a.s.,  të vogla janë fjalët tona që të përfshijmë virtytet e tija të larta me të cilat e pajisi All-llahu xh.sh. Prej cilësive me të cilat e qëndisi figurën e tij, ishte edhe mëshira dhe dhimbja e tij për ymetin. Për këtë cilësi të lartë dëshmoj edhe All-llahu xh.sh., i cili në Kur’an e cilësoi, REUFUN RRAHIM (i mëshirshëm dhe i ndieshëm). All-llahu xh.sh., thotë:

لَقَدْ جَاءَكُمْ رَسُولٌ مِنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُمْ بِالْمُؤْمِنِينَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ
“Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.”{Tevbe, 128}.
Është i njohur ndër muslimanët rasti i Pejgamberit a.s., me banorët e Taifit të cilët e ndoqën dhe e plagosën, e All-llahu xh.sh., dërgoi melekun ta pyes Pejgamberin a.s., se me qfarë dënimi don t’i shkatërroj këta njerëz, e ai nga mëshira e tij tha:”Leni ata, shpresoj se All-llahu xh.sh., do të nxjerr prej brezave të tyre adhurues të denjët të tij”. Gjaku i rridhte nga trupi, por goja e tij nuk i mallkonte, përkundrazi ai bëri lutje që të udhëzohen. 
Sa herë që dërgonte misionar i këshillonte të mos rëndojnë popullin e të dukej feja e pamundshme. Kur e dërgoi Muadhin misionar në jemen i tha:”Lehtësoni e mos rëndoni, përgëzoni e mos shtini tmerr.”
Pejgamberi a.s., ishte i mëshirshëm ndaj çdo gjëje. Nuk bënte dallim në gjini, racë, qenje e besim. Kët sjellje e kishte edhe me jobesimtarët. Nuk bënte dallim në mes të mëdhenjëve dhe të vegjëlve. 
Pejgamberi a.s., ishte falës i butë këtë e dëshmon All-llahu xh.sh., ku thotë në Kur’an:

خُذِ الْعَفْوَ وَأْمُرْ بِالْعُرْفِ وَأَعْرِضْ عَنْ الْجَاهِلِينَ
”Ti (Muhamedi) merre të lehtën (faljen), urdhëro për të mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.”{El-Araf, 199}.
Transmetohet se Pejgamberi a.s., kur i zbrit ky ajet, e pyeti Xhibrilin për domethënien e tij. Xhibrili i tha: Prit sa ta pyes të Gjithdijshmin. Pastaj u kthye dhe tha: O Muhammed, All-llahu xh.sh., të urdhëron të lidhësh marrëdhënie me ata të cilët i kanë këputur ato me ty, t’i japish atij cili s’të jep dhe t’ua falësh atyre që bëjnë padrejtësi”.
Shembuj që flasin për butësin e tij janë të shumtë por mjafton dëshmia e All-llahut xh.sh., që tha për të se është i butë dhe falës.
E lusim All-llahun xh.sh., që edhe ne të jem prej atyre njerëzve që e marrin model të jetës së tyre jetën dhe vepren e Muhamedit a.s. Do të vazhdojmë ne xhumanë e ardhshme të flasim për disa nga porositë e Pejgamberit tonë.
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ.


Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.