Hadithe
HADITHI P?R PUTHJEN E DOR?S

Teksti i hadithit:
"ÅäćĒ ķŻŚį åŠĒ (ķŚäķ ŹŽČķį ĒįķĻ) ĒįĆŚĒĢć ČćįęßåĒ ” ę Åäķ įÓŹ Čćįß ” ÅäćĒ ĆäĒ ŃĢį ćäßć
Kėtė, puthjen e dorės, e bėjnė t; huajt me mbretėrit e tyre. Unė nuk jam mbret, unė jam njeri sikurse ju".

Recensuesi: Nasiruddin Albani

Teksti: Ky hadith, siē qėndron nė es-Silsiletu'd daifeh ve'l meuduah, 2/44, ėshtė apokrif, i shpifur dhe i fabrikuar. ?shtė vėrtetuar nė hadithe tė vėrteta se disa njerėz Muhammedit, alejhi's selam ia puthnin dorėn dhe ai nuk ua mohonte kėtė gjė, gjė e cila dėshmon pėr lejimin e puthjes sė dorės sė dijetarit.
Kėtė gjė e praktikonin edhe tė parėt, selefi, me burrat e mirė tė tyre...Por kjo, assesi, nuk do tė thotė qė dijetarėt ta bėjnė shprehi apo zakon qė njerėzit tua puthin dorėn. Kjo bie ndesh me udhėzimet e Muhammedit, alejhi's selam ngase kėtė gjė vetėm disa nga shokėt e tij e bėnin, tė cilėt nuk e dinin se ēfarė tradite me rastin e takimit ishte mė e dashur pėr tė, e qė ishte pėrshėndetja dorė pėr dore. Mu pėr kėtė, nuk ėshtė rrėfyer qė ndonjė prej shokėve tė tij tė afėrt, qė kanė njohur traditėn e tij mirė, ta kenė bėrė kėtė gjė. As Ebu Bekri dhe asnjėri prej 10 tė pėrgėzuarve me Xhennet nuk kanė bėrė njė gjė tė tillė. Kjo, mjerisht, ndeshet me traditėn e disa mėsuesve, tė cilėt, sikur asgjė tė mos bėnin me pėrjashtim tė zbehjes sė imazhit tė kėsaj tradite profetike, pra pėrshėndetjes dorė pėr dore, do tė mjaftonte.
?'ėshtė mė e keqja se disave po nuk ua puthe dorėn hidhėrohen. Ata hidhėrohen pėr kėtė qė vetėm ėshtė e lejuar ndėrsa nuk hidhėrohen, absolutisht, nėse lihet anash pėrshėndetja dorė pėr dore, e cila ėshtė e preferuar dhe me shpėrblim mė tė madh. Kjo nuk bėhet pėr tjetėr pėrveēse si pasojė e dashurisė sė nefsit (vetvetes) dhe pasimit tė epsheve. Allahu na ruajt e shpėtoftė!

Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
26-12-2007, e mėrkurė
Vushtrri, Kosovė