MOTRES, E CILA E PERJETOI EDHE KETE RAMAZAN!
ABDU'L MELIK EL KASIM
Falėnderimi i takon Allahut, I Cili na e solli kėtė muaj te madh dhe te Cilin e lusim te na mundėsojė ta agjėrojmė ashtu siē duhet, ndėrsa pėrshėndetjet tona qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe mbi tere neve pasuesit e tij gjer ne amshim!
Motėr e nderuar! Kjo ėshtė shkrese e shkurtėr, te cilėn e shkrova pak ne nguti, ne te cilėn pėrmblodha disa gjera me rėndėsi pėrkitazi me Ramazanin, duke e lutur Allahun e Lartėsuar qe te na bekoje pėr kėtė muaj te ndershėm dhe fisnik, muaj, ne te cilin shpėrblimi pėr te mirėn ėshtė shumėfish mė i madh.
I
Motėr fisnike! Ta pėrkujtoj se pari qėllimin e krijimit dhe ekzistencės sonė. Thotė Allahu:
Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė". (Dharijat, 56)
Ka thėnė Imam Neveviu: "Ne mėnyrė direkte ėshtė potencuar kėtu se ata, njerėzit dhe xhinėt janė krijuar pėr adhurim, kėshtu qe iu mbetet obligim t'i kushtojnė rėndėsi qėllimit te krijimit te tyre dhe te largohen nga formalitetet e dunjase ngase ajo ėshtė vatėr kalimtare dhe assesi e pėrjetshme, ajo ėshtė anije pėr kalim e assesi vend pėr qėndrim, ėshtė vend ndarje e jo vend pėr vazhdim".
Motėr! Mendoje te mirėn e madhe te Allahut qe ta ka dhėnė ty. Thotė Allahu:
Po edhe nėse pėrpiqeni t'i numėroni dhuntitė (tė mirat) e All-llahut, nuk do tė mund tė arrini t'i pėrcaktoni ato". (Nahl, 18)
Prej begative me te mira dhe me te mėdha ėshtė begatia e Islamit. Sa popuj jetojnė ne kėtė toke, e qe nuk janė muslimane?! Kjo ėshtė begati, qe Allahu ia jep kujt te doje. Pastaj falėnderoje Allahun, se, pėrveē qė ke pėrkatėsi islame, je prej atyre qe ende nuk kane shkelur mėsimet e tij dhe nuk janė zhytur ne mėkate. Pra vetėm Allahut i takon falėnderimi!
Motėr! Ti jeton ne begatitė e Allahut, jeton e qete, ke pasuri, ke shėndet, andaj ti duhet ta falėnderosh Allahun edhe me fjale por edhe me vepra. Falėnderimi me i madh qė i behet Allahut ėshtė adhurimi dhe respekti pėr te si dhe largimi nga ndalesat e Tij, ngase begatitė nuk largohen nėse ti falėnderon Allahun pėr to. Thotė Allahu:
Nėse falėnderoni, do t'ua shtoj tė mirat, e nėse pėrbuzni". (Ibrahim, 7)
Dije se te drejtat e Allahut janė me te mėdha se sa ti t'i kryesh ato dhe se begatitė e Tij janė me te shumta se sa t'i numėrosh, por: "Zgjohuni te penduar dhe flini te penduar".
II
Prej begative te Allahut ėshtė edhe fakti se Ai ta dha jetėn, qe ta pėrjetosh edhe kėtė muaj te madh, muaj te shenjte, ngase sa shokun e te dashurin tashme i ka mbuluar dheu. Jeta e gjate ėshtė shanse pėr tu pajisur me vepra te mira, andaj mu pėr kėtė shfrytėzoje kohen ne gjera te mira dhe pėrkujto se ato, qe agjėruan me ty vitin e kaluar tanimė nuk janė, kane vdekur dhe me nuk kane shanse pėr te agjėruar dhe bere vepra te mira. Imagjino sikur ndonjėra prej shoqeve tua te vdekura te dilte tani nga varri ēfarė do te bėnte? Do te shėtiste? Do te shkonte ne treg? Do t'i vizitonte shoqet? Jo pasha Allahun, assesi, ajo do te mundohej qe te gjente ndonjė mėnyrė pėr te bere ndonjė vepėr te mire, ngase peshorja e vene nga Allahu pėr matjen e veprave ėshtė shume precize, Llogaritėsi nuk le gjė pa e llogaritur. Thotė Allahu:
E kush punoi ndonjė tė mirė, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė. 8. Dhe kush punoi ndonjė tė keqe, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė". (Zelzele, 7-8)
Hadithit te Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam gjeji vend ne jetėn tende. A e di se pėr cilin hadith po te flas? Ja pėr kėtė:
Shfrytėzoje rininė tende para pleqėrisė, shėndetin para vdekjes, kohen e lire para se te jesh i zėnė dhe jetėn para vdekjes".
Behu kureshtare qe te jesh prej njerėzve te zgjedhur siē ka thėnė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam kur e pat pyetur Ebu Bekreh:
"O i dėrguari i Allahut! Cili ėshtė njeriu me i mire? Tha: Kush ka jete te gjate dhe bėn vepra te mira. Tha: E kush ėshtė njeriu me i keq? Tha: Kush ka jete te gjate dhe bėn vepra te kėqija". (Muslimi)
III
Duhet te kesh sinqeritet pėr Allahun dhe ke kujdes nga syefaqesia ngase ajo ėshtė sėmundje e rrezikshme, e cila shkatėrron veprat. Fshihi te mirat tua ashtu siē i fsheh te kėqijat dhe te metat tua dhe be vepra te mira ne fshehtėsi, te cilat nuk do t'i dijė askush tjetėr pėrveē Allahut te Madhėruar, qofte namaz fakultativ, sadaka te fshehte, dhe dije se Allahu nuk pranon veprat pėrveēse prej te devotshmeve. Thotė Allahu:
All-llahu pranon vetėm prej tė sinqertėve". (maide, 27)
Mos u be prej atyre, qe refuzojnė hyrjen ne Xhennet, siē ka thėnė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
Tere ummeti im hyjnė ne Xhennet pėrveē atyre, qe refuzojnė. Thane: E kush refuzon o i dėrguari i Allahut? Tha: Kush me respekton mua, ai hyn ne Xhennet, ndėrsa kush me kundėrshton mua, ai refuzon hyrjen ne Xhennet". (Buhariu)
IV
Beja vetes shprehi pėrkujtimin dhe pėrmendjen e Allahut ēdoherė dhe ne ēfarėdo rrethane. Le te jete gjuha jote e lagur pėrherė me pėrmendjen e Allahut dhe pėrmbaju lutjeve te caktuara pėr kohet e caktuara. Thotė Allahu:
O ju qė besuat, pėrkujtoni All-llahun sa mė shpesh. 42. Dhe madhėrojeni Atė mėngjes e mbrėmje". (Ahzab, 42-43)
shumėpėrmendėsit e All-llahut e shumėpėrmendėset e All-llahut, All-llahu ka pėrgatitur falje (mėkatesh) dhe shpėrblim tė madh". (Ahzab, 35)
Ka thene Aisheja, Allau qofte I kenaqur me te: "Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam e perkujtonte Allahun cdohere". (Muslimi)
Ka thėnė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
Ua kane kaluar muferridunėt. Thane: Kush janė ata o i dėrguari i Allahut? Tha: Ata dhe ato, qe e pėrkujtojnė Allahun shume". (Muslimi)
Ka thėnė Ibnu'l Kajjimi: "Me njė fjale, kur njeriu t'i largohet rrugės se Allahut dhe te merret me mėkate, do t'i humbasin ditėt e vėrteta, dhimbjen dhe pikėllimin e te cilave do ta gjejnė atė dite kur do te thonė: "ķĒ Ah sikur te kisha bėrė diē pėr jetėn time".
Motėr dije se pas vdekjes sate njerėzit do te merren me vetveten kėshtu qe askush pėr ty nuk do ta falet, nuk do te agjėrojė, nuk do te punoj, kėshtu qe mbledh veten dhe puno pėr vete.
V
Behu kureshtare qe te lexosh Kur'an ēdo dite, dhe sikur t'ia beje veten njė orar, qe pas ēdo kohe te namazit te lexoje njė pjese (xhuz), do te lexoje pėr ēdo dite nga pese xhuz'e.
Disa motra ne fillim kane pasion pėr lexim por me pas nuk lexojnė asgjė. Ibni Mes'udi transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:
"Kush e lexon njė shkronje nga libri i Allahut, ai ka njė te mire, e cila vlerėsohet me dhjete. Nuk po them Eli Lam Mim nje shkronje, por po them elif njė shkronje, lam njė shkronje dhe mim njė shkronje". (Tirmidhiu)
Ibni Abbasi transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:
Ai, i cili nuk di asgjė nga Kur'ani ėshtė sikurse shtėpia e shkatėrruar (gėrmadha)". (Tirmidhiu)
Ebu Umame el Bahiliu transmeton se e ka dėgjuar Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam duke thėnė:
Lexojeni Kur'anin ngase ai, ne Ditėn e Kiametit do te vjen si ndėrmjetėsues pėr lexuesit e tij". (Muslimi)
Andaj motėr lexo Kur'an sa me shume, mundohu ta mbash pėrmendėsh diē nga ai, ngase te folurit e Allahut ėshtė pėrplot urtėsi, kėshilla, mėsime, edukate, shpėrblim
VI
Ramazani ėshtė shanse i volitshėm pėr te ftuar ne rruge te Allahut. Afrohu tek Allahu ne kėtė muaj duke i ftuar te afėrmit tu ne rrugėn e Tij, duke ua dhuruar ndonjė libėr, kasete me ligjėrate fetare, dhe mos lėsho dite pa kontribuar diē ne kėtė aspekt. Dije se kjo ishte detyra e Pejgamberėve, alejhimu's selam, njerėzve te devotshėm, dhe ti, mos lėsho rastin qe ne kėtė muaj te madh te veprosh e kėtė aspekt, ngase zemrat janė te hapura dhe shpėrblimi ėshtė shumėfish me i madh. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
Pasha Allahun! Sikur ta udhėzojė Allahu ndokėnd nėpėrmjet teje, ėshtė me mire pėr ty se sa devetė e kuqe (pasuria me e shtrenjte)". (Transmetim unanim)
Ka thėnė Hasani: Pozita e thirrjes ne rrugėn e Allahut ėshtė prej pozitave mė me vlere tek Ai.
VII
Kujdes nga ndejat e kota, ruaje gjuhen tende nga pėrgojimi dhe bartja e fjalėve, mundohu qe te flasėsh fjale te mira, qe e gėzojnė Allahun e jo qe e hidhėrojnė. Le te jete gjuha jote e lagur pėrherė me permendjen e Allahut.
Dije se ēdo dite, te cilėn e jeton ėshtė begati pėr ty. Transmeton Ebu Hurejre se dy burra te fisit beni kuda'ah kishin pranuar Islamin ne kohen e Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam. Njeri ra dėshmor ndėrsa tjetri jetoi deri vitin e ardhshėm. Tha Talha b. Ubejdil'lahu: E pashe kėtė te fundit hyri ne Xhennet para shehidit kėshtu qe u ēudita. U gdhiva ne mėngjes dhe ia pėrmenda kėtė Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam, ose ia pėrmendi dikush tjetėr ndėrsa ai tha: A nuk e ka agjėruar njė Ramazan pas tij dhe ka falur 6.000 rekate dhe kaq rekate namaz sunnet?!". (Ahmedi)
VIII
Shtėpia ėshtė starti yt pėr kėshilla, andaj fillo dhe edukoje veten tende se pari, pastaj te tjerėt rreth teje, burrė, vėlla, motėr, djem apo vajza qofshin, duke ua pėrkujtuar dobitė e kėtij muaji, dobitė e leximit te Kur'anit, etj.
Urdhėro pėr te mire dhe ndalo nga e keqja me butėsi dhe fjale te mira, si dhe lutu pėr familjen tende pėr te mire. Ky muaj ėshtė muaj i mire pėr kėshillimin e atyre, qe lėshojnė pe nė fe. Thotė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
Kush udhėzon pėr ne te mire, ai ka shpėrblimin sikurse te atij, qe punon". (Muslimi)
IX
Ke kujdes nga tregjet, ngase ato janė vende te sprovave dhe vende, ku nuk pėrkujtohet Allahu. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
Vendet me te dashura te Allahut janė xhamitė ndėrsa me te urryerat janė tregjet". (Muslimi)
Le te mos jete ky muaj i njėjtė me muajt tjerė. Ke kujdes qe te besh mėkate ne kėtė muaj pėr shkak se ke dėshirė qe te blesh ndonjė fustan apo kėpuca. ?farė dėmi ke nėse ti nuk bėn p[pazarllėqet ne kėtė muaj? T'ia kesh friken Allahut pėr veten tende dhe te rinjtė muslimanė!
X
Umreja, vizita e ?abese jashtė kohės se Haxhit, ka vlere te madhe, por ne kėtė muaj, ka njė vlere te veēante. Ibni Abbasi transmeton se kur Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam u kthye nga haxhi lamtumirės, i kishte thėnė njė gruaje, e cila quhej Ummu Sinan (nena e Sinanit):
?farė te pengoi qe ta besh haxhin? Tha: Babi i filanit, e ka pėr qellim burrin e saj. Ai kishte dy deve, kėshtu qe haxhin e bėri duke e marre me vete njė deve ndėrsa tjetrėn na e la qe ta ujisim token me te. Tha: Njė umre ne Ramazan kompenson njė haxh, ose (ka thėnė dyshon transmetuesi) njė haxh me mua". (Buhariu)
?do motėr qe dėshiron ta beje umren ne Ramazan, e kėshillojmė qe te bashkoje shenjtėrinė e kėtij muaji, shenjtėrinė e atij vend dhe largimin prej mėkati, ne mėnyrė qe atje te shkoje pėr shpėrblim e jo te kthehet nga atje me mėkate dhe pa shpėrblim.
Nėse Allahu ta mundėson umren, atėherė largohu nga mėkatet, mbulohu dhe qėndro larg shikimeve te meshkujve, shko ta vizitosh Shtėpinė e Allahut duke ndier ne shpirt shenjtėrinė e kėsaj shtėpie dhe kujto se sikur qe te mirat shpėrblehen shumėfish po ashtu edhe te kėqijat shpėrblehen shumėfish.
XI
Allahu na i ka hapur dyert e se mirės, na ka lėshuar begati dhe furnizim me bollėk, andaj behu kureshtare qe te japėsh lėmoshė nga pasuria, ushqimi, rrobat tua, etj, ngase Allahu i ka lėvduar robėrit e Tij te devotshėm dhe i ka pėrshkruar me disa cilėsi e ka thėnė:
"Ata qenė tė cilėt pak flinin natėn. 18. Dhe nė syfyr (kah mbarimi i natės) ata kėrkonin falje pėr mėkatet. 19. Dhe nė pasurinė e tyre kishin pėrcaktuar tė drejtė pėr lypėsin dhe pėr tė ngratin (qė ka nevojė por nuk lyp)". (Dharijat, 17-19)
Ne kėtė muaj te madh mundohu qe te tubosh vepra te mira, si: namaz nate, kėrkim falje te mėkateve (istigfar), dhėnie te lėmoshės-sadakasė, etj. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka nxitur pėr lėmoshė e ka thėnė:
Frikėsojuni zjarrit qofte edhe me njė gjysme hurmeje". (Muslimi)
Ne hadithin e Ebu Hurejre, nė tė cilin pėrmendėn ata, qe do te hyjnė nen hijen e Arshit te Allahut, ėshtė edhe personi:
I cili ka dhėnė sadaka, te cilėn e ka fshehur aq shume saqė edhe dora e majte nuk e di se ēfarė ka dhėnė dora e djathte". (Transmetim unanim)
Disa shoke te Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam kishin shpenzuar tere pasuritė e tyre ne rrugėn e Allahut te Madhėruar, disa te tjerė gjysmėn, andaj le te mos beje djalli koprrac, por, nxito, nxito qe te jesh prej atyre qe japin lėmoshė. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
Oj gra! Epni sadaka, shpeshtojeni istigfarin (kėrkimin falje pėr mėkate) ngase unė iu kam pare me se shumti juve (ne shifėr) ne Xhehennem". (Muslimi)
XII
Ramazani ėshtė rast i volitshėm edhe pėr llogarinė vetanake, pėr te pare lėshimet dhe gabimet, qe i kemi bere. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
Me te vėrtetė, i menēur ėshtė ai, qe llogarit veten e vet dhe punon pėr jetėn pas vdekjes, ndėrsa i dobėt ėshtė ai, qe veten e vet ia le ta pasoje epshin dhe shpreson tek Allahu shpresa (te kota)". (Tirmidhiu)
Hasani thoshte:
Allahu e mėshiroftė njeriun, i cili nuk mashtrohet nga ajo e shumte qe shef tek njerėzit
O njeri! Ti do te vdesėsh vetėm, do te hysh ne varr vetėm, do te ringjallesh vetėm dhe do te llogaritėsh vetėm.
Ka thėnė Ibni Avni:
"Mos i beso veprės sate te shumte, ngase ti nuk e di se a te janė pranuar apo jo. Mos u bė i sigurte nga mėkatet ngase ti nuk e di se a te janė shlyer apo jo. Tere vepra jote (rezultati pėrfundimtar i saj) te ėshtė e panjohur (andaj mos u mashtro)".
XIII
Allahu e ka obliguar bamirėsinė ndaj prindėrve dhe ka ndaluar nga arrogance sado e vogėl qe te jete. Thotė Allahu:
atėherė mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre". (Isra, 23)
Dhe nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues ". (Isra, 24)
Erdhi njė njeri tek Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam t'i kėrkonte leje pėr xhihad, qe ėshtė vepra me e pėlqyer dhe nė tė cilėn vepėr zakonisht, pėrveē lodhjeve dhe mundimeve, rrezikohet edhe jeta, por Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam i tha: A i ke gjalle prindėrit? Tha: Po. Tha: Shko dhe tek ata be xhihad (fito shpėrblim te madh duke u pėrkujdesur pėr ta)". (Buhariu)
Prej aspekteve te bamirėsisė ndaj prindėrve ėshtė mėshirimi i tyre, kujdesi pėr shėndetin e tyre, furnizimi me pasuri, gėzimi i tyre dhe lutja pėr ta.
Disa gra, fatkeqėsisht, nuk i kushtojnė rėndėsi kėsaj, kėshtu qe shef se me shume pėrparėsi i japin shoqes se sa nėnės se tyre.
Bamirėsia ndaj prindėrve ėshtė vepra me e mire. Ibni Mes'udi transmeton:
"E kam pyetur Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam se cila vepėr ėshtė me e dashura tek Allahu Me tha: namazi ne kohen e tij. Pastaj cila pyeta? Tha: Bamirėsia ndaj prindėrve. Pastaj cila? Tha: Xhihadi ne rrugėn e Allahut". (Transmetim unanim)
Kujdesu po ashtu edhe pėr mbajtjen e lidhjeve familjare me te afėrmit, por jo pėr ta kaluar kohen kot, jo pėr gjera te kėqija, por mjafton qe te pyesėsh pėr ta, t'i vizitosh pėr pak kohe, e kėshtu me radhe.
XIV
Pendimi, fjale, te cilėn e themi dhe e dėgjojmė por pak motra e praktikojnė. Madje jo vetėm kaq, por kane filluar haptazi te bėjnė mėkate dhe te mos interesohen fare se a ėshtė mėkat apo jo, si: dėgjimi i muzikės, shikimi i serialeve, etj.
Muslimanja e ka obligim qe te pendohet sinqerisht. Thotė Allahu duke nxitur pėr pendim te sinqerte:
Pendohuni tė gjithė te All-llahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim". (Nur, 31)
All-llahu i do ata qė pendohen dhe ata qė ruhen prej punėve tė ndyta e tė neveritshme". (Bekare, 222)
Ka thėnė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
?do njeri ėshtė mėkatar ndėrsa me te mirėt e mėkatarėve janė te penduarit". (Hakimi dhe irmidhiu)
Motėr shpejto qe te pendohesh sinqerisht, hap njė kapitull te ri ne jetėn tėnde dhe llogarite veten para se te llogaritėsh. Thotė Allahu:
Ditėn kur nuk bėn dobi as malli, as fėmijėt. 89. (bėn dobi) Vetėm kush i paraqitet Zotit me zemėr tė shėndoshė". (Shuara, 88-89)
Pėrkujto veten tende kur te pastrohesh me sidr (lotus) dhe te mbėshtjellėsh me qefinin pese palesh. Ja, kėto janė rrobat, me te cila do te dalėsh prej kėsaj dynjaje.
Thotė poeti:
Ah sikur ta dija se si do te jesh ti
Kur te pastrohesh me kafur dhe lotus
Apo sikur ta dija si je ti
Kur te hapet varri dhe ne errėsirė te tij
Motėr muslimane! Kėto pika i shkrova kalimthi pėr ty. Nėse te frikėson dynjaja, te brengos ahireti dhe ke dėshirė qe te punosh, atėherė mos le mangu asgjė, por qasiu derės se pendimit dhe trokit kthimin e sinqerte, dhe thuaj: Ndoshta ky ėshtė Ramazani i fundit ne jetėn time dhe ndoshta unė pas kėtij viti me nuk do te jetoj
Mos ia lejo vetes qe te anashkalosh shume gjera, por vendosu, pėrqendrohu dhe dije, se pasha Allahun, ti do te kesh nevoje edhe pėr njė te mire te vetme
Imagjinoje madhėrinė e Allahut, imagjinoje ditėn kur fėmiu thinjet, imagjinoje Xhennetin, gjerėsia e te cilit ėshtė sa qiejt dhe toka, i cili ėshtė pėrgatitur pėr te devotshmit. Pėrkujtoje njė zjarre, i cili quhet Ledh'dha dhe i cili:
?shtė qė heq kapakėt e kokės. 17. Qė e thėrret (tėrheq prej vetes) atė qė ėshtė zbrapsur e larguar (prej besimit)". (Mearixh, 16-17)
Paramendoji kėto e do te shohėsh se te gjitha kėto te ndihmojnė qe te vazhdosh ne vepra te mira. Nėse pjesėn e kaluar te jetės ia ke dhėnė lėmoshė dynjasė, e qe padyshim se ėshtė pjesa me e madhe e jetės sate, atėherė pjesėn e mbetur te jetės jepja lėmoshė ahiretit. Mos u be prej atyre, qe kur t'iu vjen vdekja thonė:
O Zoti im, mė kthe, 100. Qė tė bėj vepra tė mira e ta kompensoj atė qė lėshova". (Mu'minun, 99-100)
Fillo tani, ngulitu ne ēėshtjen tende ngase fundi ėshtė ose ne Xhennet ose ne Xhehennem, e qe nuk ka vend tjetėr pėrveē tyre.
E lusim Allahun me emrat dhe cilėsitė e Tij te larta, qe tė na mundėsojė ta pėrjetojmė kėtė muaj ashtu siē ėshtė me se miri dhe qe te mos jete Ramazani i fundit pėr ne.
O Allahu ynė! Na e prano agjėrimin tone, namazin tone, na i fal mėkatet ngase Ti je Falės dhe i Mėshirshėm.
O Zoti ynė! Dhurona evladė dhe bashkėshorte te hajrit, falna neve dhe prindėrit tanė si dhe te gjithė muslimanėt.
Pėrshėndetjet qofshin mbi zotėriun tone, Muhammedin, mėshirėn pėr mbare botėt!
Burimi: www.saaid.net
Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
14 shtator 2006, e enjte
Vushtrri, Kosovė