SABRI – DURIMI

Lavdëruar qoftë Zoti i Plotfuqishëm i Cili ka pushtet mbi çdo gjë dhe është i pastërt nga çdo e metë dhe nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet veç Tij.
E falënderojmë All-llahun dhe jemi mirënjohës e kërkojmë ndjesë e falje prej Tij.
Falënderimet janë vetëm për Zotin xh.sh., që i don ata që durojnë dhe i përkrahë ata që ruhen nga të ligat.
Dëshmojë se nuk ka Zot tjetër veç All-llahut që na bëri të dashur neve besimin dhe i zbukuroi shpirtërat tonë me te, dhe na bëri neve ta urrejmë mosbesimin dhe abuzimin e bërjen e veprave të liga.
Dëshmojë se Muhammedi është i dërguari i Zotit dhe robi i Tij, e dërgoi ate me fenë më të përsosur për njerëzit e mirë. O Zot bekoje Muhammedin a.s,., familjen e tij, shokët e tij dhe ata që e ndjeken rrugën e tij.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluari kemi folur….ndërsa në hytben e sotme do të flasim durimin – sabrin.
All-llahu xh.sh., në Kur’an thotë:
... إِنَّمَا يُوَفَّى الصَّابِرُونَ أَجْرَهُمْ بِغَيْرِ حِسَابٍ.
“…vetëm ata që janë të durueshëm do të shpërblehen pa hesap”.{Zumer, 10}.
Njeriun në këtë botë e ballafaqohet me pengesa e vështirësi, ndaj të cilave duhet të jetë i durueshëm, i matur dhe i qëndrueshëm. Njeriun në botë e përcjellin situata të ndryshme të lakmueshme por, edhe të palakmueshme, pra shpeshherë gjendet në situata që nuk i dëshiron.
Se çka është durimi- sabëri?
Durimi është frenim i shpirtit nga shqetësimi, gjuhës nga pikëllimi, duarve nga goditjet etj.
Durimi është virtyt i njeriut i cili nuk e lë që ta bëjë atë që nuk është e mirë. Ai është fuqi shpirtërore, i cili rregullon karakterin e individit.
Durimi është ikje nga e ndaluara dhe përmbajtja e vetes në fatkeqësi, mjerim, etj.
All-llahu i Lartësuar durimin e ka bërë mirësi të pafund, shpatë të pathyeshme, ushtri të pamposhtur, kështjellë të papushtuar, si dhe fitore të besimtarit.
All-llahu i Larësuar është Ai që i orienton durimtarët, i ndihmon me mbështetjen e tij, si dhe u jep fitore ashtu siç thotë në Kur’an:
.... وَاصْبِرُوا إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصَّابِرِين
“…Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit.”{Enfal, 46}.
Falë durimit, durimtarët arrijnë të mirën në këtë dhe botën tjetër. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar të sabërlinjëve  u ka besuar rolin e udhëheqjes në fe, për shkak të durimit dhe bindjes së tyre.
All-llahu i Larëtsuar i vë në dijeni durimtarët se durimi është më i mirë se sa hakmarrja për padrejtësi dhe thotë:
... وَلَئِنْ صَبَرْتُمْ لَهُوَ خَيْرٌ لِلصَّابِرِينَ
“... e nëse duroni, pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë”{Nahel, 126}.
 Nga këto ajete mësojmë se njeriu në këtë jetë provohet e sprovohet në shumë gjëra. Mund të sprovohet me frikë , me uri, me humbje të pasurisë,  me humbje të anëtarit të familjes. Si do të gjendemi në këto situata e në situata të ndryshme. 
All-llahu xh.sh., na mëson që t’i kapërcejmë këto situata me namaz dhe durim (sabër). Namazi dhe durimi janë faktorë kryesorë që e ndihmojnë njeriun në kapërcimin e vështirësive, sepse me to kujtojmë fuqinë dhe mëshirën e All-llahut xh.sh.
Po e cekim një hadith të Muhammedit a.s. se çka ka thënë për sabërlinjët (durimtarët). Kur ndonjë prind i vdes fëmiu All-llahu xh.sh., iu thotë melaikeve:”A ia morët shpirtin e fëmiut të robit tim?”. Ata thonë:”Po”.
Ai thotë:”A ia morët pemën e zemrës?”, ata thonë:”Po”. Ai thotë:”Çka tha robi im?”, ata thonë:”Të falënderojë dhe tha se edhe ne do të vdesim e do të shkojmë te Zoti”. Ai thotë:”Ndërtone për të një shtëpi në xhennet dhe vënia emrin shtëpia e lavdërimit”.{transmeton Tirmidhiu}.
Hadith tjetër ku Muhammedi a.s., thotë:”Askujt nuk i është dhënë asgjë më e mirë se durimi”
E lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë prej durimtarëve, fitimtarëve dhe të shpërblyer me xhenetet e Tij
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ


Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.