SAMIU DHE ARROGANCA NDAJ NENES
Tregimi jonė sot do tė jetė pėr njė grua e cila ka derdhur shumė mund e energji pėr ta edukuar tė birin e saj. Shumė ditė e net kaloi pa pushim vetėm e vetėm pėr ta zėvendėsuar babain e tij, tė cilin ai e humbi kur ishte i vogėl. Kjo grua pėr hirėė tė edukimit dhe qė askush tė mos ishte bashkėpjesmarrės nė butėsinė, bamirėsinė dhe dhembshurinė saj pėr djalin e saj, gjatė tėrė jetės refuzoi tė martohet. Sa shumė duroi e sa shumė u pėrpoq qė fėmijės sė saj tia siguroj njė kafshatė buke.
Me ju sot do tė jetė tregimi i nėnės sė Samiut...
Ajo tani e pret tė kthehet nga universiteti ngase sot Samiu do tė diplomoj. Pas pak ēastesh ajo dėgjon zėrin e Samiut, i cili ia ndėrpret kujtimet: Nėna ime! Diplomova me sukses tė lartė. Nėna nuk mundi ta pėrmbaj veten kėshtu qė filloi tė qajė.
Pėrse qanė moj nėnė?- e pyeti Samiu. Cdo mundim, lodhje e pėrpjekje qė ke bėrė unė do ti kompensoj,-shtoi ai pėr ta qetėsuar nėnėn.
Nėnė dua tė martohem- tha Samiu.
Mirė, vajza e fqiut tonė ėshtė e ndershme, fetare dhe e bukur- propozoi nėna.
Ajo nuk mė pėlqen. Ajo nuk ėshtė e nivelit tim. Mentaliteti i saj nuk ėshtė bashkėkohor dhe i hapur. Unė dua tė martohem me motrėn e shokut tim, Semirit, ngase ajo ėshtė vashė universiteti, ėshtė e kulturuar dhe ėshtė shumė e hapur-transparente.
Samiu ishte njoftuar me tė njė ditė kur kishte thirrur shokun e tij Semirin nė telefon dhe i qe pėrgjigjur ajo. Zėri i saj i kishte bėrė magji...
Pėrpjekjet e nėnės nuk patėn sukses kėshtu qė, pa dashjen e saj, ajo pajtoi qė Samiu tė martohej me atė vajzė. U martua Samiu dhe kaluan ditė por nėna asnjėherė nuk ishte e kėnaqur me sjelljet e gruas sė tij. Ajo nuk kishte preokupim tjetėr pėrveē telefonatave, shėtitjeve vetėm apo me shoqet e saj, dhe gjėja qė mė sė shumti e hidhėronte nėnėn e Samiut ishin rrobat e saj. I foli Samiut pėr rrobat e gruas sė tij djersa ai me plot gjakftohtėsi ia ktheu: Oj nėnė, ēdo kohė ka stilin e vet tė veshjes dhe zbukurimit.
Nėna e fshehu zemėrimin dhe vazhdoi tė heshtte. Ditėt vinin ndėrsa gruaja vetėm sa tejkalonte kufijtė normal nė veshje kėshtu qė nėna prapė i foli Samiu por pėrgjigja ishte: Oj nėnė, tė lutem mos u pėrziej nė jetėn e saj private, kėshtu qė nėna iu kthye heshtjes ndėrsa dhimbjet ia ēanin zemrėn.
Me kalimin e kohės gruaja filloi edhe ta akuzonte nėnėn e Samiu se kinse ajo po e anashkalon atė, ia lėndon ndjenjat dhe se e quan tė papjekur. I tėrė problemi ishte se Samiu i zinte besė shpifjeve tė saja. Problemet nė shtėpi sa vinin e shtoheshin mė tepėr. Samiu erdhi deri nė atė gjendje saqė ngriti zėrin lartė kundėr nėnės dhe e qortoi por durimin e saj assesi nuk e mposhti. Ajo ende ishte kureshtare pėr lumturinė e djalit tė saj e nė veēanti familjes qė tė mos shkatėrrohej.
Dashuria e Samiut pėr gruan u rrit edhe mė kur ajo lindi fėmijėn e parė. Shtėpia nuk na zė tė dyjave, ose mė zgjidh mua ose zgjidhe nėnėn tėnde- tha gruaja.
Zgjidhja nuk ishte e vėshtirė pėr Samiun. Ai zgjidhi qė gruaja tė mbetej nė shtėpi ndėrsa nėna tė dilte jashtė saj. Ekzekutimi i kėtij propozimi famėkeq tė nuses u realizua ditėn e enjte pas namazit tė sabahut kur Samiu erdhi te nėna e cila sapo kishte falur namazin dhe, jo si zakonisht, ai e puthi nė ballė. Sot do tė dalim pėr njė shėti tek deti sė bashku?- i tha Samiu. Nėna nuk pajtoi por kur Samiu insistoi ajo iu pėrgjigj kėrkesės sė tij. Dolėn nė shėti dhe pasi qė drekuan, Samiu i tha nėnės: Unė dhe gruaja po shkojmė ta pėrshėndesim njė shok nė njė tėndė afėr dhe ja numri i mobilit tim qė nėse vonohemi tė na thėrrasėsh prej ndonjė kabine kėtu afėr.
Nėnėn e mori gjumi dhe nuk u zgjua pėrveēse pas namazit tė ikindisė. Samiu dhe gruaja nuk u kthyen deri tash- tha e frikėsuar nė vete. I kėrkoi por nuk i gjeti kėshtu qė ia plasi vajit. Iu kujtua letra qė kishte numrin e Samiut nė tė. Kėrkoi ndonjė kabine telefonike por mė e afėrmja ishte 1.5 km. Meqė nuk i mbeti zgjidhje tjetėr ajo doli nė rrugėn kryesore ndoshta do ta gjej djalin e saj. Pas njė kėrkimi tė gjatė dhe pas njė lodhjeje, frikė e urie qė e kapėn, pranė saj kaloi njė veturė e njė njeriu tė devotshėm, i cili kur e pa duke qajtur ndaloi veturėn dhe e pyeti pėr hallin e saj. Ia tregoi tregimin nė pėrgjithėsi dhe ia dha letrėn nė tė cilin kishte numrin e Samiut. Kur njeriu e mori atė letėr nuk pa numėr por pa se nė tė shkruante: Lutet ēdokush qė takon kėtė plakė tė humbur ta dorėzoj nė shtėpinė mė tė afėrte tė tė moshuarve.
Ky njeri insistoi qė ajo tė shkonte nė shtėpinė e tij me tė dhe gruan e tij por plaka refuzoi kėshtu qė ai e dėrgoi nė shtėpinė e tė moshuarve. Kėshtu filloi jeta e re e nėnės nė kėtė shtėpi. Ajo pyeste veten: A mund ta marr me mend se ky ėshtė Samiu? A kėshtu shpėrblen ai mundin tim pėr tė? Derisa ishte nėna nė njė gjendje tė tillė, kujdestarja i tha: Na ka telefonuar Samiu dhe na ka dhėnė numrin e tij qė nėse kemi nevojė pėr diē ta thėrrasim. Thirreni kur tė vdes- tha nėna me njė tonė tė ashpėr.
U munduan ta thėrrasin kujdestarja dhe nėna Samiun disa herė por nuk ia dolėn. Njė ditė kur gjendja shėndetėsore e nėnės u keqėsua, kujdestarja kishte thirrur Samiun nė telefon dhe e kishte lajmėruar se ajo nuk ndihej mirė dhe se ai duhej ta vizitonte. Me vjen shumė keq por unė dhe gruaja ime sot do tė shkojmė pėr pushime nė Paris, kur tė kthehem do ta vizitoj atė- premtoi Samiu.
Shėndeti i nėnės sa vinte e keqėsohej dhe kur i kishte humbur vetėdija, kujdestarja kishte dėgjuar nėnėn tek thoshte: O Zoti im, hakmerru ndaj tij dhe gruas sė tij! O Zoti im, hakmerru ndaj tij dhe gruas sė tij!
Nė mbrėmje gjendja e saj u stabilizua. Ndiej se e kam vdekjen afėr- i tha kujdestares. Kur tė vjen biri im pėr ta marrė kufomėn time thuaja atij kėto fjalė nga nėna e tij: Allahu mos tė faltė! Allahu mos tė faltė as nė dunja dhe as nė ahiret! Filloi gjendja ti pėrkeqėsohej. Dhimbjet e vdekjes shtoheshin nga ēasti nė ēast. Pas shqiptimit tė shehadetit ajo dorėzoi shpirtin tek Allahu. Kujdestarja e mori nė telefon Samiun por ishte dikush tjetėr qe u pėrgjigj. Ku ėshtė Samiu, unė jam kujdestare nė shtėpinė e tė vjetėrve dhe dua ti flas pėr diē shumė me rėndėsi- kėrkoi kujdestarja. Samiu ka shkuar dhe mė nuk do tė kthehet- u pėrgjigj ai njeri. Nėna e Samiut ka vdekur dhe duhet tė vijė e ta marrė kufomėn e saj- sqaroi arsyen e telefonatės kujdestarja. Njeriu ia plasi vajit dhe tha: Unė jam vėllai i gruas sė Samiut, jam Semiri. Samiu dhe gruaja e tij morėn udhėn pėr nė Aeroport por gjatė rrugės derisa ishin nė shpejtėsi tė madhe shpėrtheu njė gomė dhe vetura u rrokullis disa herė kėshtu qė Samiu, gruaja dhe fėmija i tyre janė gjymtuar e bėrė copė-copė tė shkapėrderdhura. Ishte njė tragjedi e vėrtetė dhe trishtuese- rrėfeu Semiri.
Allahu iu pėrgjigj lutjes sė kėsaj nėne andaj a ka kush qė merr mėsim nga tregimi i kėtij djali tė pasjellshėm me nėnėn e tij?
***
Kėtė tregim e ka pėrmendur Hoxha Ali Al Jasin nė kasetėn me titull: Shekva umm (Ankesa e njė nėne)
Ebu Xhihad Sultan el Umerijj
Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
5 dhjetor 2007, e mėrkurė
Vushtrri, Kosovė