SISTEMI EKONOMIK NE ISLAM

Sistemi ekonomik islam dhe baza e tij ideore
Mundi i derdhur nga ēdo njeri pėr t'i realizuar kushtet e jetesės, qoftė ushqim, pije, veshje, banim, apo ēdo gjė tjetėr, tė domosdoshme pėr jetese, ėshtė tėrėsia, e cila quhet aktivitet ekonomik.
Sistemi ekonomik islam (SEI) nuk njeh lirinė absolute ne asnjė veprim, dhe as ne atė ekonomik, por, ka parapare rregulla, parime dhe norma legjislative, te cilat koordinojnė kėtė aktivitet ne pėrputhshmėri me fenė islame dhe me shoqėrinė, si dhe ne koncenzus te plote me dobinė apo interesin, te cilin e realizon si pėr shoqėri po ashtu edhe pėr individ. Kėto rregulla, dispozita dhe parime, te cilat organizojnė aktivitetin ekonomik te individit ne shoqėri, janė pikėrisht ato, prej te cilave formohet sistemi ekonomik islam.
Sistemi ekonomik islam (SEI) pėr baze ideore ka akiden (kredon) islame, e cila ruan natyrshmėrinė e njeriut dhe botėkuptimet e ndershme te moralit si dhe vėrteton nevojėn e patjetėrsueshme pėr mbulimin e kėrkesave te domosdoshme te individit pėr jete.
Prej botėkuptimeve te kredos islame, te cilat kane lidhshmėri me sistemin ekonomik islam janė:
   - Tere pasuria ėshtė e vetėm Allahut. Legjislacioni islam ka vėrtetuar se pronar i vėrtetė i kėtij kozmosi ėshtė Allahu, dhe mu pėr kėtė, sistemi ekonomik islam, pasurinė e njeriut e konsideron si pėrgjegjėsi apo pėrkujdesje (hilafet) e dhėnė nga Allahu, dhe e cila pėrgjegjėsi (hilafet) ėshtė e lidhur ngushtė me urdhėresat dhe ndalesat e Allahut. Kur'ani tėrhoqi vėmendjen pėr kėtė realitet bazorė e tha: "dhe jepuni nga pasuria qė ua ka dhėnė All-llahu juve". (Nur, 33)
Po ashtu ka thėnė: "Vetėm i All-llahut ėshtė sundimi ndaj qiejve e tokės dhe ēka ka nė to. Ai ėshtė i plotfuqishėm pėr ēdo send". (Maide, 120)
Nė njė vend tjetėr ka thėnė: "Ata, tė cilėt bėjnė koprraci me atė qė nga tė mirat e veta u dha All-llahu, tė mos mendojnė kurrsesi se ajo ėshtė nė dobi tė tyre. Jo, ajo ėshtė nė dėm tė tyre. Ajo e mirė me ēka bėnė koprraci, nė ditėn e kijametit do t'u mbėshtillet nė qafėn e tyre. All-llahut i mbesin trashėgim qiejt dhe toka, All-llahu ėshtė i njohur mirė mė atė qė veproni". (Ali Imran, 180)
   - Pronėsia formale i takon njeriut. Nėse tere pasuria i takon Allahut, atėherė njeriu konsiderohet si kujdestar i saj ne toke, pėr te mirėn e shoqėrisė. Kur'ani e ka vėrtetuar kėtė kujdestari hyjnore dhėnė njeriut e ka thėnė: "Besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij dhe jepni nga ajo qė Ai u bėri trashėgues nė tė, se ata qė besuan prej jush dhanė pėr hir tė Zotit, ata kanė shpėrblim tė madh". (Hadid, 7)
   - Allahu nėnshtroi te gjitha krijesat ne shėrbim te njeriut. Islami lejoi qe njeriu te ketė pronėsinė formale, ne mėnyrė qe te pėrfitojė dhe te ndėrtohet bota nėpėrmjet kėtij sistemi, duke ua mundėsuar edhe te tjerėve qe te bashkėpunojnė me te, por assesi te mos dėmtojė te tjerėt apo te ndjek metodat te paligjshme pėr pėrfitimin e saj. Pra, pronėsia ne Islam ėshtė e kushtėzuar dhe e lidhur ngushtė me urdhrat e Allahut, si p.sh urdhri pėr dhėnien e zekatit te pasurisė.
Thotė Allahu: "O ju qė besuat, jepni nga mė e mira e asaj qė e fituat dhe nga ajo qė u dhamė prej tokės, e mos nxitoni ta jepni atė mė tė pavlefshmen nga ajo, e qė ju nuk do ta pranonit pėr vete vetėm symbyllas. E, dijeni se All-llahu s'ka nevojė pėr ju, ėshtė i madhėruar". (Bekare, 267)
Kjo pronėsi po ashtu ėshtė e lidhur ngushtė edhe me ndalesat, si ndalimi pėr luajtjen e kumarit, siē qėndron ne Kur'an: "O ju qė besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetės (pėr fall) janė vepra tė ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre qė tė jeni tė shpėtuar". (Maide, 90)
   - Pasuria ėshtė mjet dhe nuk ėshtė qellim. Pasuria ne islam ėshtė mjet, pėr pėrfitim dhe ndėrtim te tokės,ngase ajo ėshtė e destinuar nga Allahu pėr kėtė qellim, por nuk ėshtė qellim i jetės dhe kurrsesi nuk bėn ta pengoje njeriun nga adhurimi pėr Zotin ose nga kryerja e ndonjė riti fetar, ngase jeta ka vlera me te mėdha sesa pasuria. Madje, ne islam njeriu han pėr te jetuar e nuk jeton pėr te ngrėnė".
Veēoritė e sistemit ekonomik islam
         Veēoritė e pėrgjithshme:
  1. Islami stimulon pėr pune.
  2. Qeverise i mbetet barre krijimi i kushteve pėr pune, madje nga arka shtetėrore duhen ndihmuar ata qe dėshirojnė te punojnė por qėndrojnė dobėt financiarisht.
  3. Nėse njeriu nuk mund t'i pėrmbushė nevojat e tij, pėr shkak te ndonjė sėmundje ose pleqėrisė se thelle, atėherė anėtarėt tjerė te familjes duhet ta bartin kėtė pėrgjegjėsi.
  4. Nėse i vjetri nuk gjen ndokėnd qe shpenzon pėr te, atėherė duhet ndihmuar nga te ardhurat e zekatit.
  5. Nėse nuk mjafton zekati, atėherė kėrkesat e tij pėrmbushen nga burimet tjera te arkės shtetėrore.
  6. Nėse as arka e shtetit nuk posedon sasi te mjaftueshme, atėherė udhėheqėsit i mbetet qe te caktoje masa (tatime) shtese ndaj te pasurve ne mėnyrė qe te pėrmbushen kėrkesat e nevojtareve. 
           Veēoritė e veēanta:
SEI posedon njė tėrėsi parimesh te pėrgjithshme, te cilat pėr baze kane kredon islame, natyrshmėrinė e njeriut dhe dobinė apo interesin e pėrgjithshėm. Kėto parime te pėrgjithshme mund t'i ndajmė ne disa grupe kryesore, si:
       A.        Parimi mbi te drejtėn e punės. Islami nxit pėr pune. Ne Kur'an qėndron: "E kur tė kryhet namazi, atėherė shpėrndahuni nė tokė dhe kėrkoni begatitė e All-llahut, por edhe pėrmendeni shpeshherė All-llahun, ashtu qė tė gjeni shpėtim". (Xhumuah, 10) Ndėrsa Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: "Askush nuk ka ngrėnė ushqim me te mire sesa te haje nga puna e dorės se tij". Puna ne islam pėrfshin dy domethėnie:
       1)        Domethėnien e gjere te punės. Kjo pėrfshin te gjitha gjerat e dobishme, qe i bėn njeriu. Kėtu hyjnė edhe adhurimet. Thotė Allahu: "Dhe thuaj: "Veproni, All-llahu do ta shohė veprėn tuaj, edhe i dėrguari i Tij e besimtarėt,". (Tewbe, 105)
Po ashtu thotė: "  E kush punoi ndonjė tė mirė, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė. 8. Dhe kush punoi ndonjė tė keqe, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė". (Zelzele, 7-8)
Cdo pune qe bėn njeriu, qofte namaz, qofte urdhėrim pėr te mire dhe ndalim nga e keqja, dhe te gjitha punėt dhe aktivitet tjera pėr pėrfitime materiale, hyjnė ne kuadėr te kėsaj domethėnieje.
        2)        Domethėnia e ngushte e punės. Me kėtė synohet vetėm aspekti ekonomik. Shevki Dunja kėtė e kishte definuar kėshtu: "Puna ėshtė derdhja e mundit dhe energjisė me qellim pėrfitimi, ne kuadėr te rregullave legjislative". Bazuar ne kėtė definicion, puna ne islam duhet t'i pėrmbajė kėta faktorė:
       B.        E drejta individuale pėr pronėsi. Edhe pse Allahu ėshtė Pronari i vėrtetė i pasurisė, megjithatė, pasurinė formalisht ua ka pėrshkruar edhe robėrve te Tij, si nder pėr ta dhe begati e Tij ndaj tyre.
Allahu ua dha kėtė epitet pėr arsye se njerėzit janė mekembesit e Tij ne toke, dhe mu pėr kėtė tha: " (Pėrkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjėjve: "Unė po krijoj (po pėrcaktoj) nė tokė njė zėvendės!" Ata thanė: "A do tė vėshė nė te atė qė bėnė ērregullime dhe qė derdh gjaqet, e ne tė madhėrojmė Ty me lavdėrimin Tėnd dhe plotėsisht tė adhurojmė!" Ai tha: "Unė di atė qė ju nuk e dini!". (Bekare, 30) Sipas ajetit, islami ia lejoi njeriut te drejtėn e pronėsisė individuale.
Ngjashėm me kėtė thotė Allahu: "Bonjakėve (jetimėve) jepuani pasurinė e tyre (kur tė rriten)". (Nisa, 2)
Po ashtu ka thėnė: "Ata qė e hanė pa tė drejtė pasurinė e jetimėve, nė tė vėrtetė ata hanė atė qė mbush barkun e tyre zjarr dhe do tė futen nė zjarrin e xhehennemit". (Nisa, 10)
Islami pėrcaktoi qe e drejta individuale pėr pronėsi te jete e shenjte. Thotė Pejgamberi, alejhi selam: "Vėrtet, gjaqet dhe pasuritė tuaja janė te shenjta pėr ju sikurse shenjtėria e kėsaj dite, ne kėtė muaj dhe ne kėtė vend".
Islami po ashtu ka parapare ndėshkim pėr atė, qe nuk respekton kėtė te drejte dhe shkel te drejtėn e tjetrit, dhe mu pėr kėtė ėshtė ligjėsuar edhe kodi penal pėr vjedhje. Thotė Allahu: "Vjedhėsit dhe vjedhėses prejuani duart, si shpagim i veprės qė bėnė, (kjo masė ėshtė) dėnim nga All-llahu. All-llahu ėshtė i fuqishėm, ligjdhėnės i urtė". (Maide, 38) Islami edhe pse pranon te drejtėn e pronėsisė, ai, megjithatė, e rregullon dhe sistematizon atė me njė mori kushtesh dhe normash, prej te cilave:
         I.        Mbizotėrimi mbi njė pasuri te lejuar, si: gjuetia, ringjallja e tokės se vdekur, etj.
        II.        Aktet dhe marrėveshjet, si: shitblerja, dhurata, qiradhėnia/marrja, etj.
       III.        Trashėgimia.
        C.        E drejta e trashėgimisė. Prej parimeve te aprovuara ne legjislacionin islam ėshtė edhe e drejta e trashėgimisė, e cila para se gjithash ėshtė e bazuar edhe ne natyrshmėri, drejtėsi dhe respektim te dėshirės se pronarit. Sistematizimi i trashėgimisė ne islam ėshtė bere ne mėnyrė perfekt dhe shume te drejte. P.sh.: djalit i ėshtė caktuar dyfishi i asaj qe i ėshtė caktuar vajzės, siē thotė Allahu: " All-llahu ju urdhėron pėr (ēėshtjen e trashėgimit) fėmijėt tuaj: pėr mashkullin hise sa pėr dy femra". (Nisa, 11)
Kjo pėr arsye se nevojat materiale te mashkullit janė me te mėdha sesa ato te femrės. Derisa femra e ka te sigurte furnizimin sa te jete ne shtėpi te babait, ndėrsa djali jo, ajo po ashtu e ka te sigurte edhe ne shtėpinė e burrit, ndėrsa mashkulli ėshtė ai, qe duhet te shpenzoje. Pra vetvetiu shihet se ėshtė drejtėsi qe mashkullit t'i caktohet njė dyfish i kėtillė.
Arka shtetėrore, burimet dhe sektorėt e saj shpenzues
Arka shtetėrore i ngjan njė depoje te pėrgjithshme, ku deponohen te gjitha te ardhurat materiale te shtetit, dhe nga e cila shpenzohet pėr te gjitha obligimet dhe detyrat e shtetit. Ai, i cili udhėheq kėto te ardhura dhe te dala ėshtė udhėheqėsi, i cili kėtė pasuri duhet ta trajtoje sikurse pasurinė e tij dhe atė ne baze te rregullave dhe parimeve fetare. Burimet e pasurisė janė te ndryshme, prej tyre:
        a.        Zekati. Zekati ėshtė burim, i cili ka njė tretman te veēante, qe e bėn te dalloje nga te gjitha te tjerat. Kjo pėr faktin se ai, ėshtė i caktuar si pėr nga burimi po ashtu edhe pėr kah shpenzimi i tij. Zekati iu obligohet katėr burimeve kryesore, te cilat janė: kafshėt, paratė, bujqėsia dhe pemėtaria si dhe mallrat e tregtisė.
Ndėrsa destinimet e tij janė te pėrmendura ne Kur'an: "All-llahu caktoi obligim qė lėmosha (zeqati etj.) t'ju takojnė vetėm: tė varfėrve (nevojtarėve), tė ngratėve (qė s'kanė fare), punonjėsve (qė e tubojnė), atyre qė duhet pėrfituar zemrat (tė dobtėve nė besim), e duhet dhėnė edhe pėr lirim nga robėria, tė mbyturve nė borxhe, (luftėtarėve), nė rrugėn e All-llahut dhe atij qė ka mbetur nė rrugė. All-llahu e di gjendjen e robėrve, punon sipas urtėsisė sė vet". (Tewbe, 60).
        b.        Xhizja, e cila ėshtė takse pėr koke njeriu, dhe e cila iu obligohet jomyslimaneve, te hyre nen mbrojtjen e shtetit islam.
        c.        Haraēi, i cili obligohet pėr toka, te cilat janė nen kontrollin e shtetit islam, dhe te cilat myslimanet, pas ēlirimit te tyre, ua lėnė ne dore pronareve te tyre jomuslimane qe t'i punojnė ato. I pari qe kishte obliguar haraēin ka qene Omer b. Hattabi, prijėsi i dyte i myslimaneve pas vdekjes se Muhammedit, alejhi selam.
       d.        1/10, e cila ėshtė takes e lidhur me kalimin e tregtisė neper shtetin islam, dhe e cila merret ne hyrje dhe dalje.
       e.        1/5 e plaēkave te luftės. Destinimet e tij janė te pėrcaktuara me ajet kur'anor: "Ju (besimtarė) ta dini se njė e pesta e asaj qė e fituat, nga ndonjė send, i takon (pėrkujtuesve tė) All-llahut, tė dėrguarit tė Tij, tė afėrmve tė tij (tė dėrguarit), jetimave, nevojtarėve dhe atyre nė mėrgim, (ky ėshtė pėrcaktimi i Zotit), nėse keni besuar All-llahun". (Enfal, 41)
Pejgamberi, alejhi selam te drejtėn e Allahut dhe te tij e shpenzonte pėr interesin islam ndėrsa pjesėt tjera i ndante sipas nevojės, qe kishin njerėzit e kėtyre kategorive, duke filluar nga me i rėndėsishmi e kėshtu me radhe dhe duke mos ndare barazi, por sipas nevojės.
         f.        Fej'i, i cili iu vie muslimaneve pa lufte. Ajetet, 7-10, te kaptinės Hashr(1) tregojnė se nga ky burim merret 1/5 e tij dhe ndahet pese sektorėve ne mėnyre te barabarte. Njė pjese i takonte Pejgamberit, alejhi selam, pjesa tjetėr te afėrmeve (bijve te Hashimit, bijve te Abdul Muttalibit, bijve te Menafit), pjesa e trete jetimeve dhe nevojtareve, pjesa e katėrt miskineve dhe pjesa e peste udhėtarėve, te cilėt mbesin ne rruge pa para. Ndėrsa sa iu pėrket 4/5 te mbetura, dijetareve kane ndare dy mendime:
       1)        iu ndahet ushtrisė,
        2)        shfrytėzohet pėr interes te pėrgjithshėm.
        g.        Burime tjera. Kėtu hyjnė pasuritė, te cilat nuk kane pronar te caktuar, si: ai qe vdes ndėrsa nuk ka trashėgimtar, sendet e gjetura, qe nuk dihet se te kujt janė, etj.

Marrė nga njė cikėl ligjėratash te "En Nudhum El islamijjeh", ne "University Brunei Darussalam".
10-7-2006, e hėnė
Vushtrri, Kosove
----------------------
(1) 7. Atė qė All-llahu nga banorėt e vendeve (jobesimtare) ia dha pa luftė tė dėrguarit tė vet, ajo i takon All-llahut, tė dėrguarit tė afėrmve, jetimėve, tė varfėrve, kurbetēinjve. (Kėshtu veprohet) Qė ajo tė mos ndahet ndėrmjet pasanikėve tuaj. Ēka t'ju japė Pejgamberi, atė merrnie, e ēka t'ju ndalojė, pėrmbanju dhe kini frikė All-llahun, se All-llahu ėshtė ndėshkues i ashpėr.
8. (Ajo pronė) U takon muhaxhirėve tė varfėr, tė cilėt u dėbuan prej shtėpive tė tyre dhe prej pasurisė sė tyre, duke kėrkuar mirėsinė dhe kėnaqėsinė prej All-llahut, dhe qė ndihmojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, tė tillėt janė ata tė sinqertit.
9. Edhe ata qė pėrgatitėn vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata qė shpėrnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnė nė gjoksat e tyre ndonjė nevojė (pėr zili a tjetėr) nga ajo qė u jepej atyre (muhaxhirėve), madje edhe sikur tė kishin vetė nevojė pėr te, ata u jepnin pėrparėsi atyre para vetvetes. Kush ėshtė i ruajtur prej lakmisė sė vet, tė tillėt janė tė shpėtuar.
10. Edhe ata qė kanė ardhur pas tyre e thonė: "Zoti ynė, falna neve dhe vėllezėrit tanė qė para nesh u pajisėn me besim dhe mos lejo nė zemrat tona farė urrejtjeje ndaj atyre qė besuan. Zoti ynė Ti je i butė, mėshirues!"