SISTEMI FAMILJAR NËN HIJEN E KUR’ANIT DHE SUNNETIT

 

 

Hyrje

 

Falėnderimet i takojnė Allahut ndėrsa pėrshėndetjet e pėrzemėrta qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe shokėt e tij.

Nuk ka dyshim se ligjėrimi rreth familjes dhe gjėrave pėrkitazi me tė ėshtė shumė me rėndėsi, si jo, kur ne, nė Kur’an dhe Sunnet, jemi tė urdhėruar ta ruajmė dhe tė kujdesemi pėr tė. 

Islami e ka konsideruar familjen si celulė tė shoqėrisė dhe mu pėr kėtė, Allahu solli ajete nė librin e Tij, Kur’an, tė cilat kėrcėnojnė atė, qė nuk e kryen me nder obligimin nė drejtim tė ruajtjes sė familjes sė tij. Thotė Allahu:

O ju qė besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt”. (Tahrim, 6)

Ndėrsa Pejgamberi, alejhi selam ka thėnė:

Ju tė gjithė jeni kujdestar (ēobanė) dhe secili ėshtė pėrgjegjės pėr kopenė e vet”.(Transmetim unanim)

Rėndėsia e Islamit kushtuar familjes ėshtė shumė e madhe, saqė nuk ka lėnė ēėshtje qė ka tė bėjė me tė, e tė mos ketė sjellur njė zgjidhje adekuate. Ndoshta interesimi i Islamit pėr familjen, edhe para formimit tė saj, qėndron pikėrisht kėtu, ngase pas formimit tė saj, vėshtirė se largohen parregullsitė e shkaktuara nga ngecjet nė porositė fetare islame.

Nisur nga ky parim, Islami ka urdhėruar mashkullin qė tė hulumtojė pėr njė grua fetare tė moralshme, e nuk e ka nxitur qė tė hulumtoje pėr njė bukuroshe, ngase kėto janė cilėsi kalimtare, qė ka gjasa ta dėshpėrojnė ithtarin e tyre menjėherė pas martesės([1]).

Nuk ka ēudi prej tėrė kėtij kujdesi tė Islamit pėr familjen, ngase roli i familjes nuk ndalet vetėm brenda mureve tė shtėpisė sė familjes, porse kalon edhe tek shoqėria, e nėse themi edhe tek ardhmėria e popullit nuk do tė gabonim aspak.

Familja, sipas urtėsisė sė Allahut tė Madhėruar, shoqėrinė e pasuron me pjesėtarė tė rinj, tė cilėt nėse nė periudhėn e parė tė tyre edukative nė familje, nuk edukohen siē duhet, atėherė mjerė pėr atė shoqėri!

Shfrytėzoj rastin kėtu qė t’iu drejtohem baballarėve dhe nėnave qė t’ia kanė frikėn Allahut nė fėmijėt e tyre dhe t’i edukojnė mirė, ngase ata mė pas do tėe pyeten pėr ta. Madje, siē na ka mėsuar Islami, ky fryt i ėmbėl ndodhė qė tė bėhet i hidhur nėse nuk edukohen siē duhet. Thotė Allahu:

O ju qė besuat, vėrtet, disa nga bashkėshortet tuaja dhe nga fėmijėt tuaj janė armiq tuaj”. (Tegabun, 14)

Nėse Allahu na ka ndaluar nga shkaktimi i trazirave dhe turbullirave nė tokė, nė pėrgjithėsi, atėherė ndalesa e shkaktimit tė tyre nė familje ėshtė edhe mė proritare.

Ky punim modest pėrmban kėto pika:

Kapitulli i I-rė: Fejesa

§         Fejesa nė kuptimin etimologjik, terminologjik, qėllimet dhe ligjėsimi i saj

§         Fejesa para Islamit, dhe

§         Gjėra, qė kanė tė bėjnė pėrkitazi me tė.

Kapitulli i II-tė: Martesa

§         Martesa para Islamit

§         Martesa nė Islam

§         Motivet pėr martesėn e gruas nė Islam

§         Bazat e organizimit tė lidhjes bashkėshortore

§         Tė drejtat e burrit ndaj gruas

§         Tė drejtat e gruas ndaj burrit

§         Tė drejtat e pėrbashkėta

§         Poligamia

§         Shkurorėzimi, dhe

§         Tė drejtat e fėmijėve ndaj prindėrve.

Nė tė vėrtetė, ligjėrata pėr familjen nuk pėrmbyllet me njė punim sikurse sy, ngase njė temė e tillė ka nevoje pėr njė libėr te madh, por meqė ambienti shkencor dhe koha kur e kam punuar kėtė punim, nuk mė lejonin pėr mė shumė (ngase rregullat universitare nuk lejojnė qė punimi seminarik tė jetė mbi 10 fletė tė formatit A4, duke pėrjashtuar parathėnien, pasthėnien dhe shėnimin e literaturės)([2]), unė mjaftova me kaq, me shpresė se Allahu do tė na begatojė me besim tė sinqertė, vepra tė mira dhe pasardhės tė hajrit.

O Allahu ynė! Na largo neve dhe familjet tona nga adhurimi i idhujve!!!

O Allahu znė! Na bė qė tė jemi pishtarė ndricues, na vdis si muslimanė dhe na bashko me robėrit Tu tė sinqertė!

Sedat G. Islami

22 korrik 2006, e shtunė

Vushtrri, Kosovė

 

Kapitulli i I-rė: Fejesa

 

Fejesa, nė kuptimin etimologjik dhe terminologjik

Fejesa (el hitbeh) d.t.th.: ofertė pėr martesė. Thuhet: hatabe fulaneten (e ka fejuar filanen) d.t.th.: ka kėrkuar prej saj qė tė martohen. Kjo fjalė rrjedh nga fjala el hitab (ĒįĪöŲĒČ shkresė, fjalim) ose el hatb (ĒįĪóŲČ ēėshtje). Hitabi ėshtė te folur, ndėrsa tehataba (ę ŹĪĒŲČĒ) d.t.th.: kane folur (dy palėt ndėrmjet vete) dhe kanė biseduar. Ve hatabehu fi emrin (ę ĪĒŲČå Żķ ĆćŃ): I ka folur pėr te[3]. Nėse ky tė folur ka t[ bėjė me ndonjė grua, atėherė domethėnia e cila tė shkon sė pari ndėrmend ėshtė fejesa, d.t.th.: tė folurit pėr martese. ([4])

Fejesa fetarisht nuk ėshtė larg domethėnies etimologjike, pėr tė mos thėnė se ėshtė identike. Ajo, nė legjislacionin islam, nuk do tė thotė premtim pėr martesė, ngase ajo ėshtė vetėm kėrkesė pėr martesė, dhe se kjo plotėsohet me kėtė kėrkesė (formale) pėrderisa akti martesor apo kurora nuk kryhet pa ofertė dhe pranim.

Fejesa nuk pėrcakton premtimin pėr martesė, ngase ajo, nė esencė, ėshtė vetėm rast pėr pėrzgjedhje tė bashkėshortit/bashkėshortes nė tė ardhmen, me dėshirėn e madhe pėr ta njohur njeri tjetrin dhe pėr t’u bindur sesa plotėsojnė njėri pėr tjetrin kėrkesat e tyre, pėr tė vendosur mė pas familja e vajzės se pranojnė martesėn e vajzės sė tyre me atė person apo jo([5]).

Do theksuar se fejesa nė kohėn tonė ka marrė tretman tė premtimit pėr martesė, qė zakonisht shoqėrohet edhe me unazė. Sido qė tė jetė, fejesa e tillė nuk pėrcakton domosdo martesėn, edhe pse nuk ėshtė mirė thyerja e saj, por, assesi, dhe nė asnjė mėnyrė, nuk lejon qė ata persona tė konsiderohen si ēift bashkėshortor dhe nė emėr tė kėsaj tė qėndrojnė vetėm dhe pa prezencė tė tė afėrmve tė gruas.

Vlen tė pėrmendim se disa dijetarė kanė lejuar qė fejesa tė jetė premtim pėr martesė, si Dr. Ammare Nexhibi, i cili thotė se “Fejesa ėshtė premtim reciprok nė mes  dy palėve pėr martese nė tė ardhmen”([6]). Njė mendim tė tillė e ka ndarė edhe Abdurrahman Sabuni, i cili thotė: “Fejesa nė legjislacionin islam do tė thotė premtim pėr martesė”, por mė pas, ai tregohet shumė i ashpėr dhe thotė: “por fejesa nuk ėshtė martese, edhe nėse ėshtė bėrė me pėlqimin e tė dy palėve (familjes sė mashkullit dhe femrės), sepse martesa bazike pėrmban pėlqimin dhe zgjedhjen e lire”([7]).

Synimet e fejesės: Synimet e fejesės janė tė shumta, si:

§         Lehtėsimi i rrugėve pėr tu njohur tė fejuarit nė mes vete dhe me familjet e njėri tjetrit.

§         Mbjellja e dashurisė sė ndėrsjellė ngase fejesa ndihmon dy tė fejuarit  pėr ambientim gradual me jetėn e pėrbashkėt.

§         Qetėsimi shpirtėror pėr njeri tjetrin.

Ligjėsimi i fejesės

Kur’ani, sunneti dhe ixhmai (konsensusi i dijetarėve islam) kanė argumentuar ligjshmėrinė e fejesės. Thotė Allahu ne Kur’an:

“Paraqitja juaj pėr martesė ndaj grave (qė kanė kryer afatin e tyre), nė mėnyrė tė tėrthortė, ose mbajtja fshehtė nė veten tuaj, nuk ėshtė mėkat pėr ju. All-llahu e di se ju do t'ua pėrmendni atyre (dėshirėn pėr martesė), por kurrsesi mos u premtoni atyre fshehtazi (diē tjetėr), pėrpos t'u thoni fjalė tė lejuara. Dhe mos vendosni lidhjen e kurorės derisa tė pėrfundojė afati i caktuar…”. (Bekare, 235)

Aspekti i argumentueshmėrisė nga ky ajet ėshtė se Allahu lejoi fejesėn e gruas sė vejė, tė cilės i ka vdekur burri, nė mėnyrė tė tėrthortė, qė vetvetiu tregon se fejesa e femrave tjera, qė nuk janė tė martuara fare, ėshtė edhe mė parėsore.

Ndėrsa sa i pėrket sunnetit, argumente pėr ligjshmėrinė e fejesės ka me bollėk. Sa pėr ilustrim, thotė Pejgamberi, alejhi selam:

Njeriu tė mos bėjė fejesė mbi tė fejuarėn e vėllait tė vet (nė fe)”. (Muslimi)

Kjo argumenton se fejesa ėshtė e ligjshme pėr burrin e parė dhe se tė tjerėt duhet ta respektojnė dhe t’ia njohin te drejtėn vėllait te vet.

Nė sunnetin praktik (fi’lijjeh) ėshtė vėrtetuar se Pejgamberi, alejhi selam ka fejuar gratė e veta, sikurse qė edhe nė sunnetitn aprovues (takririjjeh) ėshtė vėrtetuar se shokėt e tij, sahabet, praktikonin fejesėn nė tė gjallė tė Pejgamberit, alejhi selam. Pejgamberi, alejhi selam jo vetėm qė nuk ua kishte ndaluar porse edhe i kishte nxitur pėr tė, siē ėshtė rasti me Mugiren, te cilit me rastin e fejesės i pat thėnė:

Shikoje atė (tė fejuarėn) ngase kjo ėshtė me efektive ne bashkimin tuaj”([8]).  (Sahih, shih: Silsiletu’s sahiha, 1/150)

Fejesa para ardhjes sė Islamit

Tė gjithė pa dallim e dimė se Allahu e dėrgoi Muhammedin, alejhi selam, qe t’i nxjerr njerėzit nga errėsira e pabesimit pėr ne dritėn e Islamit, dhe nisur nga kėtu, e pashe si tė dobishme ta pėrmendi edhe fejesėn, si dukuri shoqėrore, para ardhjes se Islamit, edhe pse nuk do te thellohemi shume nė tė. Ajo, qė me shtyu ta trajtoje edhe kėtė aspekt te temės ėshtė njė krahasim nė mes Islamit dhe normave te tij dhe periudhės paraislamike dhe normave tė saj.

Arabet para ardhjes sė Islamit interesoheshin pėr bukurinė dhe prejardhjen e femrės, sikurse qe edhe femrat kishin njė dėshirė tė tillė, pra, mashkullin  e bukur. Madje ėshtė thėnė se femrat nuk pranonin tė martoheshin pėrveēse me meshkujt e gjallė dhe te forte. Durjed b. Simmeh (ĻŃķĻ Čä ĒįÕćÉ), njėri nga heronjtė dhe kalorėsit e rrallė te arabeve, i cili kishte jetuar ne periudhėn paraislamike dhe atė islame (por nuk ishte bėrė musliman), pasi qe kishte arritur pleqėrinė, kishte pare njė femėr tė bukur, e cila kishte zbuluar pak trupin e saj. I pėlqeu kėshtu qe vendosi ta fejonte. Babai i femrės e urdhėroi vajzėn qė tė martohej me te ndėrsa vajza iu drejtuar babait e i tha: A mendon o baba se unė do ta lė kushėririn tim, heshtar (hedhes i shigjetave) e tė martohem pėr njė plak te fisit beni xheshm, i cili sot apo nesėr vdes”.

Pėr njė arsye te ngjashme kishte refuzuar edhe Hind b. Sufjani martesėn me Sehl b. Amrin[9].

Disa gjėra pėrkitazi me fejesėn

Gjėrat, tė cilat kanė tė bėjnė me fejesėn mund t’i ndajmė nė dy grupe:

Ø      Gjėrat apo dispozitat, qė kanė tė bėjnė me fejesėn, tė fejuarin dhe tė fejuaren, dhe prej tė cilave veēuam:

§         Nuk preferohet qė fejesa tė shtyhet gjatė([10]).

§         Fejesa zakonisht bėhet nga mashkulli edhe pse lejohet edhe e kundėrta, ngase njė grua ia pat ofruar veten e saj Pejgamberit, alejhi selam pėr martesė. Pejgamberi, alejhi selam heshti derisa u ngrit njeri prej shokėve te tij, i ofroi asaj gruaje martese dhe u martua me te, me dhuratėn e kurorės (mehrin), ne prani tė Pejgamberit, alejhi selam([11]).

§         Lejohet qe i fejuari te shikoje nga femra, qe ka pėr qellim martesėn me te, atė, qe te tjerėt nuk lejohet ta shohin. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam:

Kur dikush prej jush ta fejoje ndonjė femėr, nėse ka mundėsi te shikoje nė tė gjėra, qe do ta nxisnin pėr martese me te, atėherė le ta shikoje”.

§         Te fejuarit nuk i lejohet tė shikojė nga femra asgjė pėrveē duarve dhe fytyrės, dhe kėtė, pasi qe ta ketė vendosur te martohet me te.

§         Lejohet qe shikimi te jete disa here, ne mėnyrė qe pamja e tyre te ngulitet ne kujtese.

§         Lejohet qe te flasin njeri me tjetrin gjate ndejės sė fejesės.

§         Nuk lejohet qe te pėrshėndeten dorėpėrdore para se ata ta lidhin kurorėn martesore([12]). Buhariu dhe Muslimi transmetojnė se Pejgamberi, alejhi selam ka thėnė:

Veni re! Le tė mos vetmohet askush me ndonjė grua, dhe te mos udhėtojė asnjė grua pa prezencėn e ndonjė te afėrmi te saj”.

§         Nuk lejohet ngutia nė martesė, ne mėnyrė qė njeriu te bindet pėr shėndoshmėrinė e gruas dhe pėrputhshmėrinė e natyrės se saj me kėrkesat e tij. Transmeton Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi selam i kishte thėnė njė njeriu, qe kishte martuar njė grua:

A e ke pare atė? Tha: Jo. Tha: Shko dhe shihe atė”. (Ahmedi dhe Ebu Davudi)

§         Lejohet dėrgimi i njė gruaje pėr ta pare vajzėn, nėse rrethanat nuk lejojnė qe burri ta sheh atė.

§         Gruaja ka liri tė plotė nė zgjedhjen e burrit([13]).

Ø      Dispozitat, qe kane te bėjnė me fejesėn dhe te tjerėt.

§         Nuk lejohet fejese mbi fejese. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam:

Le te mos blejė askush atė, qe e ka blere vėllai i tij si dhe te mos fejoje atė, qe ka fejuar i vėllai”.

Imam Shafiu nuk ndalon fejesėn e te fejuarės, nėse ende nuk dihet se a ka pranuar apo jo ajo te martohet me te fejuarin e pare. Kėtė mendim e pėrfaqėsojnė edhe njė grup dijetaresh, te cilėt argumentuan me hadithin e Fatime b. Kajsit, e cila ia kishte pėrmendur Pejgamberit, alejhi selam se Ebu Xhehm b. Hudhejfeja dhe Muavije b. Sufjani e kishin fejuar atė. Pejgamberi, alejhi selam i tha:

Sa i pėrket Ebu Xhehmit, ai kurrė nuk ua largon shkopin grave (i rrahė) ndėrsa Muaviu ėshtė sa’luk; nuk ka pasuri. Por, martohu me Usamen, djalin e Zejdit”. ([14])

Kapitulli i II-tė: Martesa

Martesa ėshtė epiqendra e familjes, dhe mu pėr kėtė, Islami nxiti pėr te dhe ftoi njerėzit qe te jetojnė nėn hijen e saj, sepse ajo ėshtė forma mė e mire e njė jete tė lumtur dhe te qete, dhe e cila plotėson dėshirat dhe pėrmbushė kėrkesat e njeriut.

Para se te flasim pėr martesėn ne Islam, dua qė ta pėrmendim kalimthi edhe martesėn nė periudhėn e para ardhjes sė Islamit.

Transmeton Buhariu ne Sahihun e tij nga Aisheja se:

“Martesa ne periudhėn paraislame ishte ne katėr forma, prej tyre edhe martesa e sotme, kur mashkullin fejon vajzėn e ndonjė njeriu, ia jep prikėn (dhuratėn martesore), e pastaj martohet me te.

Martesė tjetėr ishte edhe ajo kur burri i thoshte gruas pasi qe pastrohej nga cikli menstruacional: Shko tek filani dhe flejė me te. Burri largohej plotėsisht nga gruaja derisa te dihej qarte se ajo ka mbetur me barre. E kur te dihet kjo, atėherė burri i saj nėse donte flinte me te. Kėtė e bėn vetėm nga pasioni pėr  fėmiun (sikurse ai mashkulli, me te cilin fjeti gruaja e tij). Kjo martese quhej “Nikahu’l istibda’-martesa e marrėdhėnieve intime”.

Lloji tjetėr i martesės ishte bashkimi i disa burrave, me pak se dhjete, te cilėt kryenin marrėdhėnie me njė grua. Kur ajo mbetej me barre dhe lindte, atėherė pas kalimit te njė periudhe, ajo i thirrte te gjithė ata meshkuj, duke mos patur mundėsi asnjeri prej tyre pėr mosprezencė, e iu thoshte: Ju e dini se ēfarė keni bere dhe ja unė kam lindur. Ai ėshtė biri yt o filan, duke thirrur ke te donte me emėr. Foshnja e saj i mbetej atij burri, i cili nuk mund ta refuzonte kėtė.

Lloji i katėrt i martesės ishte bashkimi i shume njerėzve tek ndonjė grua, e cila nuk pengonte askėnd qe vinte. Ato ishin prostitute, te cilat vendosnin flamuj mbi dyert e tyre, si shenje pėr prezencėn e tyre. Kush dėshironte hynte (dhe bėnte marrėdhėnie intime me to), e pastaj kur lindte ndonjėra prej tyre, i tubonte ata meshkuj dhe e thėrrisnin njeriun, qe i njihte ngjasimet, dhe kujt mendonin se i ngjan me se shumti, ia jepnin fėmiun dhe quhej fėmiu i tij, duke mos patur mundėsi ta refuzoje kėtė. Kur Allahu e dėrgoi Muhammedin me te vėrtetėn, ai shkatėrroi martesat e injorancės, me pėrjashtim te martesės sė sotit”.

Martesa nė islam

Pėrmendėm mė parė se Islami i ka kushtuar rėndėsi te madhe familjes duke e konsideruar martesėn si ēelės te lumturisė apo dėshpėrimit te saj, duke e kėshilluar njeriun qe te jete syēelė gjate zgjedhjes se ēiftit bashkėshortor. Natyrisht qe sekreti i kėsaj qėndron ne atė se Islam me martese nuk synon vetėm dėfrimin seksual, jo, krahas kėsaj, islami synon edhe pėrmbushjen e kėrkesave shpirtėrore. Nisur nga kėtu, nuk lejohet qe zgjedhja e gruas te behet vetėm ne baze te bukurisė se saj dhe te anashkalohen aspektet tjera([15]), por duhet qe te gjitha aspektet e njė gruaje te ndershme te ngėrthehen ne vete dhe kėshtu te behet njė zgjedhje e pranuar.

Mu pėr kėtė, Islami nxiti pėr martese dhe ndaloi nga shkaqet, te cilat shpijnė ne braktisjen e martesės, si:

“Ne dėrguam edhe para teje tė dėrguar dhe atyre u mundėsuam tė kenė gra e fėmijė. Asnjė tė dėrguari nuk i takoi tė sjellė ndonjė mrekulli vetėm me lejen e All-llahut. Pėr secilin afat ekziston evidencė e caktuar”. (Rra’d, 38)

Mos martesa nuk do te thotė asketizėm. Ka thėnė Allahu:

“ndėrsa murgėsinė ata vetė e shpikėn”. (Hadid, 27)

Ndėrsa Pejgamberi, alejhi selam ka thėnė: “Nuk ka murgėri ne Islam”.

Osman b. Me’dhuni kishte kėrkuar leje nga Pejgamberi, alejhi selam qe te tridhej, por e ndaloi. Ai nuk ishte i vetmi qe kishte dėshire ta bėnte kėtė, kishte edhe shume te tjerė, por kur dėgjuan fjalėt e Pejgamberit, alejhi selam, u larguan prej kėsaj dukurie.

Pėr t’i nxitur pėr martese iu kishte thėnė sahabeve:

Nga bota juaj me janė bėrė tė dashura parfumi dhe gratė, ndėrsa qetėsia shpirtėrore mė ėshtė bėrė nė namaz”.

Po ashtu Pejgamberi, alejhi selam kishte refuzuar arsyet e atyre tre vetave, te cilėt nga dėshira pėr adhurim te shumte, kishin vendosur te largoheshin edhe nga disa gjera te kėsaj bote, prej te cilave ehe martesa, kėshtu qe kur u takuan me Muhammedin, alejhi selam, ai ua beri me dije se kjo nuk ėshtė zgjidhje, ngase njeriu edhe i martuar mund te jete i devotshėm, madje, edhe i kėrcėnoi ne rast se nuk pėrfillin martesėn me “largim nga rruga e tij”.

O turmė e tė rinjve! Kush ka mundėsi prej jush tė martohet, le tė martohet, ngase martesa ulė shikimin, ruan nderin, e kush nuk ka mundėsi, le tė agjėroj, ngase agjėrimi ėshtė mburojė pėr te”.

Kur t’iu vie ai, qe ia pėlqeni fetarizmin dhe moralin e tij, atėherė martojeni me vajzėn tuaj, ndryshe, do te shkaktoni sprova dhe trazira te mėdha ne toke”.

Gratė mė tė mira janė ato, qė kanė fytyrat mė tė bukura dhe qė kanė mehrin mė tė lirin”.

Shėnim: Lejohet qe mehr te jete mėsimi i Kur’anit, hadithit, gjerave qe duhet ditur patjetėr ne fe, apo edhe shkencave ekzakte te lejuara, pėr te cilat zakonisht merret shpėrblim pėr mundin e derdhur.

Argument pėr kėtė merret rasti i gruas, e cila ia kishte dhuruar veten e saj Pejgamberit, alejhi selam, por Pejgamberi, alejhi selam nuk deshi te martohej me te, pėr arsye, qė Allahu i di, kėshtu qe u martua me te njė sahabi. Me atė rast Pejgamberi, alejhi selam kur pat lidhur kurorėn e tyre pate thėnė:

Po e lidhe kėtė kurore mes jush me atė Kur’an qė ke (si dhurate martesore pėr gruan)” [16].

Motivet e martesės sė gruas nė Islam

Themelimi i familjes ne islam mbėshtetet ne baza te bashkimit, dashurisė se ndėrsjellė dhe realizimit te synimit fetar, i cili ėshtė adhurimi i Allahut dhe ndėrtimi i tokės. Mu pėr kėtė, Islami lejoi qe mashkulli te ketė femėr, sipas mėnyrės se ligjshme, qe t’i pėrmbushe kerkesat e tij gjinore, ashtu siē i pėrshtatet natyrshmėrisė se tij, e jo ashtu siē pėrmbushin kafshėt nevojat e tyre epsharake.  

Islami u kujdes pėr te gjitha animet e njeriut dhe dėshirat e tij, kėshtu qe e udhėzoi te riun, qe me rastin e fejesės te shikoje dhe hulumtoje pėr motivet me fisnike, te cilat do ta shtynin ta martonte ndonjė femėr, e cila do t’ia realizonte dėshirat e tij apo, te paktėn, do t’i ndihmonte ne kėtė drejtim. Ja disa nga ato motive:

Gruaja martohet pėr katėr gjera: pėr pasurinė e saj, pėr prejardhjen e saj, pėr bukurinė e saj dhe pėr fenė e saj. Zgjidhe atė, qė ka fenė te lumshin duart”.

Prejardhja e gruas, ose qe gruaja te jete nga njė ambient i pastėr dhe i moralshėm.

Martohuni me gra qe shtohen shume dhe janė shume te dashura”. (Ebu Davudi, Nesaiu dhe Ahmedi)

Jeta bashkėshortore

Pejgamberi, alejhi selam ka nxitur pėr jete te mire bashkėshortore e ka thėnė:

Mė i miri prej jush ėshtė ai, qe ėshtė me i miri pėr familjen e tij. Ndėrsa unė jam me i miri prej jush me familjen time”.

Aliu, kushėriri i Pejgamberit, alejhi selam, ka thėnė: “ŚŽį ĒįćŃĆÉ ĢćĒįåĒ ę  ĢćĒį ĒįŃĢį ŚŽįå Mendja e gruas ėshtė bukuria e saj ndėrsa bukuria e burrit ėshtė mendja e tij”. Mu pėr kėtė, myslimanit te menēur i mbetet obligim qe ta trajtoje gruan e tij njerėzisht dhe te mos ngutet pėr te madhe a te vogėl e ta mendoje shkurorėzimin si zgjedhje me te mire. Duhet bere durim ngase nuk dihet se sa te mira mund t’i ketė ajo grua. Thotė Allahu:

Çoni jetė tė mirė me to. Nėse i urreni ato, bėni durim pse ndodh qė All-llahu tė japė shumė tė mira nė njė send qė ju e urreni”. (Nisa, 19)

Se ēfarė rėndėsie i ėshtė kushtuar marrėdhėnieve ndėrmjet dy bashkėshortėve shihet edhe ne porosinė e fundit te Pejgamberit, alejhi selam, i cili pak para se te ndahej nga kjo bote pate thėnė:

“Namazi, namazi dhe robėrit tuaj (kujdesuni shume pėr ta), dhe mos i ngarkoni me ēka nuk munden. T’ia keni friken Allahut ne gratė tuaja, ngase ato janė nė duart tuaja, i keni marre me besėn e Zotit si dhe keni lejuar jetėn intime me to me fjalėn e Zotit”. (Transmetojne Nesaaiu dhe Ibni Maxhe)

Buhariu dhe Muslimi transmetojnė se Pejgamberi, alejhi selam ka thėnė:

“Kėshillohuni me gra nė tė mire, ngase ato janė te krijuara nga briri anėsor. Gjeja me e padrejte nė tė ėshtė pjesa e epėrme e tij; nėse mendon ta drejtosh, e thyen, e nėse e len ashtu nuk drejtohet, pra, kėshillohuni me gra”.

Pėr hire te njė jete me te lumtur, ėshtė mire qe burri deri diku ta duroje gruan e tij si dhe te behet kinse nuk po i sheh disa gabime te saj. Transmeton Muslimi nga njeri prej shokėve te Pejgamberit, alejhi selam, se:  Nuk kam pare askėnd me te mėshirshėm pėr familjen e vet se sa i dėrguari i Allahut”. 

Ne Tarih te Ibni Asakirit, qėndron se Enesi ka thėnė: “Pejgamberi, alejhi selam ishte njeriu mė i mėshirshėm pėr fėmijėt dhe familjen”.

Po ashtu, forme tjetėr e njė jetese te mire bashkėshortore ėshtė edhe shakaja me gruan. Hasen b. Sufjani transmeton ne musnedin e tij nga Enesi se: “Pejgamberi, alejhi selam ishte njeriu me shakaxhi me gratė e tij”.

Kjo ishte sa i pėrket raporteve tė burrit me gruan, ndėrsa sa i pėrket relacionit grua-burrė, jete e mire do te ishte nėse gruaja ėshtė bamirėse me burrin e saj, duke pėrparėsuar te drejtėn e tij ndaj te drejtės se saj.

Po ashtu ėshtė mire qe gruaja te mos ankohet shume tek burri, apo t’ia pėrmend ndonjė gjė, qe shpirtėrisht do ta lėndonte, ose do ta lėndonte ne prani te njerėzve.

Respekti i gruas pėr burrin ėshtė forma me e mire e pėrsosjen se jetės ndėrmjet tyre. Bezzari transmeton se njė grua i kishte thėnė Pejgamberit, alejhi selam: O i dėrguari i Allahut! Unė jam e dėrguara e grave tek ti...pastaj pėrmendi shpėrblimin dhe prenė e luftės, qe e fitojnė meshkujt ne lufte, e pastaj tha: Çfarė na takon neve? Pejgamberi, alejhi selam i tha: Kumtojua grave, qe i takon, se kush respekton burrin dhe ia njeh te drejtėn e tij, ajo e arrin vlerėn e asaj, qe e pėrmende, por te pakta janė ato, qe e bėjnė kėtė”.

Shenje e respektit te gruas pėr burrin ėshtė qe te mos dale nga shtėpia pa lejen e tij. Bejhekiu, Ebu davud Et Tajalisiu dhe Ibni Asakiri transmetojnė nga Ibni Omeri se Pejgamberi, alejhi selam, ne njė hadith, ne mes tjerash, ka thėnė:

“…dhe te mos dale nga shtėpia pėrveēse me lejen e tij. Nėse del pa leje, atėherė atė e mallkojnė  Allahu dhe melaiket e Tij derisa te pendohet ose kthehet ne shtėpi. U pyet: A edhe nėse burri ėshtė i padrejte? Tha: Edhe nėse ėshtė i padrejte”.

Respekt i gruas pėr burrin ehte edhe qe te mos agjėrojė kur burri te jete ne shtėpi, pėrveē nėse ai e lejon([18]).

Bazat e organizimit tė lidhjeve bashkėshortore

Shtėpia patjetėr se duhet ta ketė njė udhėheqės, i cili do ta merrte pėrsipėr rregullimin e saj, dhe tek i cili do te ktheheshin anėtarėt e familjes pėr konsultim,  kėshillon, udhėzon, urdhėron, ndalon, e ndonjėherė nėse ka nevoje edhe ndėshkon nga pak, detyron pėr pėrmirėsimin e ndonjė gjeje, shpenzon, e kėshtu me radhe.

Nėse Pejgamberi, alejhi selam ka urdhėruar dy veta, te cilėt marrin ndonjė udhėtim qe te caktojnė njėrin prej tyre udhėheqės([19]), atėherė udheheqesia ne shtėpi ėshtė edhe me prioritare, ngase shtėpia ėshtė njė shoqėri e vogėl.

Kur’ani ka folur pėr personalitetin e udhėheqėsit te familjes, e ka thėnė:

“Burrat janė pėrgjegjės pėr gratė, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa tė tjerėt dhe ngase ata kanė shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atė qė All-llahu i bėri tė ruajtura, gratė e mira janė respektuese, janė besnike ndaj tė fshehtės”. (Nisa, 34)

Njeriu bart pėrgjegjėsinė e udhėheqjes se familjes pėr hire tė veēorive, me te cilat tejkalon femrėn, dhe te cilat janė:

Ajeti nuk ka definuar kėtė superlativitet te mashkullit, me pėrjashtim te kėtyre dy cilėsive, por kur ta krahasojmė atė me gruan, do te gjejmė disa veēori, me te cilat veēohet burri, dhe te cilat janė shkaqe te kėtij favorizimi. Ato veēori janė:

Nuk kam pare me mendjeshkurtėr dhe fe me te dobėt sesa ndonjėra prej jush qe mund edhe atė, qė ėshtė i menēur ”. (Ebu Davudi)

Nė koment te kėtij hadithi ėshtė thėnė se gratė me mendjelehtėsinė qe kane dhe me joseriozitetin e tyre ndaj fesė kane mundėsi qe ta mashtrojnė edhe ndonjė njeri te menēur ta beje atė, qe s’duhet. Pra kėto, pėr kėtė shkak, bartin dy here barrėn e mėkatit; pėr shkak se e bėn njė mėkat dhe pėr shkak se e shtyn tjetrin ta beje njė mėkat. (Fet’hu’l bari)

Dhe namazi yt nė shtėpinė tėnde ėshtė mė i mirė se sa namazin nė xhaminė e lagjes sate”.

Çdo musliman e ka obligim ta falė xhumanė nė kolektiv, me pėrjashtim tė katėr personave: robit, gruas, fėmijės dhe tė sėmurit”. (Ebu Davudi)

“pėr mashkullin hise sa pėr dy femra”. (Nisa, 11)

Tė drejtat e bashkėshortėve

1.      Tė drejtat e burrit ndaj gruas:

§         Gruaja duhet ta respektoje burrin ne ēdo gjė qe e urdhėron, pėrveē ne gjera te ndaluara. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam:

Sikur ta urdhėroja ndokėnd qe te beje sexhde pėr ndokėnd, pėrveē Allahut, do ta urdhėroja gruan, qe t’i beje sexhde burrit, pėr hire te drejtės se madhe te tij ndaj saj”.

Po ashtu ka thėnė:

“Nėse gruaja fal pese namazet e obliguara, agjėron ramazanin, ruan nderin dhe respekton burrin, atėherė asaj do t’i thuhet: Hy ne Xhennet nga cila dere te duash”.

Buhariu dhe Muslimi transmetojnė se Pejgamberi, alejhi selam ka thėnė:

Nėse burri e thėrret gruan ne shtrat ndėrsa ajo refuzon, e ai flenė i hidhėruar nė tė, atėherė gruan e tille do ta mallkojnė melaiket derisa te zgjohet”.

§         Burri ka te drejte te beje shkak me gruan e tij, madje kjo edhe ėshtė njė prej formave te jetės bashkėshortore te mire, siē pėrmendėm me larte.

§         Ruajtja e nderit dhe pasurisė se burrit. Ka thėnė Allahu:

“ Prandaj, me atė qė All-llahu i bėri tė ruajtura, gratė e mira janė respektuese, janė besnike ndaj tė fshehtės... ”. (Nisa, 34)

Domethėnia e fjalės “besnike ndaj tė fshehtės” ėshtė: besnike te nderit dhe pasurisė se burrave.

Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam:

“A t’ua mėsoj gjėnė mė tė mirė, qė e depoziton muslimani?  Gruan e ndershme; nėse e shikon, e gėzon, nėse e urdhėron, e respekton, e nėse shkon larg shtėpie, ajo e ruan atė (nderin e tij) dhe pasurinė e tij”. (Ebu Davudi dhe Nesaiu)

§         Bamirėsia pėr familjen e burrit. Kjo ėshtė prej te drejtave me te rėndėsishme te burrit ndaj gruas, ėshtė prej rrugėve me te afėrta pėr pėrfitimin e zemrės se burrit; burri ka dėshirė qe gruaja e tij te sillet mire me prindėrit e tij, vėllezėrit dhe motrat e tij. Kjo forcon edhe me lidhjet bashkėshortore.

§         Gruaja nuk bėn qe te kėrkojė nga burri gjera te tepėrta, qe nuk mund t’i pėrballojė burri ose do ta mundonin shume, por ajo duhet te pajtoje me atė, qe Allahu ia ka caktuar.

§         Nėse burri ėshtė i varfėr, atėherė ajo e ka obligim qe ti jap gji femiut te tij. Nuk ka te drejte te kėrkojė shpėrblim, pėrveē, nėse ėshtė e lėshuar. Ka thėnė Allahu:

“I ati i fėmijės ėshtė i obliguar pėr furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si ėshtė rregull”. (Bekare, 233)

§         Te mos dale nga shtėpia e burrit pėrveēse me lejen e tij.

§         Te mos agjėrojė pa lejen e burrit.

§         T’i shėrbejė burrit. Nė realitet, dijetarėt kanė polemizuar rreth kėsaj ēėshtjeje. Prej tyre ka qė mendojnė se gruaja nuk e ka obligim t’i shėrbejė burrit. Disa tė tjerė mendojnė se pėrderisa burri te punoje jashtė shtėpisė, gruaja duhet t’i shėrbejė burrit, sepse ai shpenzon pėr te. Ky grup pėr argumentim solli disa tregime, te cilat argumentojnė pėlqyeshmėrinė e kėsaj vepre, pra shėrbimit. Ata sollėn tregimin e Esmasė, vajzės se Ebu Bekrit, e cila ka thėnė: “I shėrbeja Zubejrit, burrit tim, nė tė gjitha punėt e shtėpisė”. Ështė vėrtetuar se ajo ia bėnte bukėn Zubejrit, pėrkujdesej pėr kalin e tij si dhe barte farėn mbjellėse mbi kokė deri tek ara, e cila ishte larg sa 2/3 e fersehit([21]).

2.      Tė drejtat e gruas ndaj burrit:

§         Furnizimi i saj i mjaftueshėm, me gjerat e domosdoshme. Nėse burri ėshtė i pasur duhet te jete dorėēelur pėr familjen e jo te jete koprrac, por assesi nuk duhet shpenzuar pa kontrolle. Pejgamberi, alejhi selam ka porositur qe njeriu te filloje me furnizim se pari nga familja e tij, e ka thene:

Sadakaja me e mire ėshtė ajo, qe lė pas pasurinė. Dora e larte (dhėnėse) ėshtė me e mire se sa ajo e poshtmja (shtrėnguara), dhe fillo (tė shpenzosh) se pari nga ata qe i mban (familja)”. (Buhariu) Pejgamberi, alejhi selam siguronte furnizimin e familjes se tij pėr njė vit. Buhariu transmeton nga Omeri se:

Pejgamberi, alejhi selam ua shiste pallmat Beni Nedirėve dhe siguronte furnizimin e familjes pėr njė vit”.

Shpenzimin pėr familje Pejgamberi, alejhi selam e ka konsideruar si sadaka, edhe pse ajo ėshtė e obliguar. Ebu Mes’ud el Bedriu transmeton se Pejgamberi, alejhi selam ka thėnė:

Kur muslimani te shpenzoje diē, duke e llogaritur shpėrblimin tek Allahu, ajo i konsiderohet sadaka”. (Transmetim unanim) 

Pastaj, sipas Pejgamberit, alejhi selam, shpenzimi pėr familjen ka shpėrblim me shume se ēdo shpenzim tjetėr. Ebu Hurejre rrėfen se Pejgamberi, alejhi selam ka thėnė:

“ (Ti ke shpėrblim pėr) Dinarin, qe e shpenzon ne rruge te Allahut, dinarin, qe e shpenzon pėr lirimin e robit, dinarin, qe e shpenzon pėr te gjorin dhe dinarin, qe e shpenzon pėr mbajtjen e familjes, por ky i fundit, ka me se shumti shpėrblim”. (Muslimi)

Pejgamberi, alejhi selam ishte pyetur:

“Çfarė te drejte kane gratė ndaj nesh? Tha: Ta ushqesh kur hash, ta veshėsh kur te blesh pėr vete, mos e godit ne fytyre, mos e shėmto (mos i thuaj e shėmtuar) dhe mos e braktise pėrveēse ne shtėpi”. (Ebu Davudi) Domethėnia e “mos e braktise pėrveēse ne shtėpi”, ėshtė: mos u ndaj prej saj nga shtrati pėrveēse kur te jete ne shtėpi”.

§         Gruaja ka te drejte te veproje ne pasurisė e saj ēfarė te doje.

§         Nuk ka te drejte burri ta pengoje nga shkuarja ne xhami. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam:

Mos i pengoni robėreshat e Allahut nga xhamitė e Allahut”.

§         Burri duhet ta mbroje gruan nga zjarri i xhehennemit. Ka thėnė Allahu:

“O ju qė besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. Atė (zjarrin) e mbikėqyrin engjėjt e rreptė e tė ashpėr qė nuk e kundėrshtojnė All-llahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruar”. (Tahrim, 6) Ruajtja e saj behet duke e penguar nga ndalesat dhe duke ia pėrkujtuar urdhėresat. 

§         Qe te jete xheloz pėr nderin dhe fenė e saj. Islami e ka precizuar kėtė xhelozi sipas pikave vijuese:

a.       Ta urdhėrojė pėr veshjen e hixhabit,

b.      Ta urdhėrojė pėr uljen e shikimit,

c.       Ta ndaloje nga shfaqja e stolive trupore para meshkujve tjerė,

d.      Te mos e lejoje te pėrzihet me burra te huaj,

e.       Te mos ia prezantoje sprovave, duke qėndruar larg shtėpisė pėr kohe te gjate, ose te sjelle ne shtėpi kaseta me muzike, etj. 

§         Drejtėsia ne mes grave. Islami ka nxitur pėr drejtėsi ēdoherė dhe ne ēdo rast. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam:

“Kush i ka dy gra, nuk duhet qe te anoje kah njėra e ta lėrė tjetrėn, ndryshe, nė Ditėn e Kiametit, do te vie duke qene me njėrin krahė te rėnė apo te shtrembėr”.  Kjo drejtėsi nuk ėshtė drejtėsia ne dashuri por drejtėsia ne shpenzim pėr to.

§         Ta shkurorėzojė ne kohen kur ajo ėshtė e pastėr. Shkurorėzimi ėshtė prej dispozitave te urryera ne ligjin e Allahut, ngase ai shpėrbėn kurorėn e martesės, te cilėn e donė Allahu dhe i dėrguari i Tij, Muhammedi. Martesa ėshtė domosdoshmėri e jetės, pėr tė cilėn ka nxitur Allahu ne njėrėn ane dhe ka kėrcėnuar ne rast te braktisjes se saj ne anėn tjetėr. Qellim me martese ėshtė vazhdimėsia e jetės se atij ēifti, ne mėnyrė qe te realizohen qėllimet e saj, ndėrsa shkurorėzimi shkatėrron plotėsisht kėtė. Janė transmetuar disa argumente fetare rreth shkurorėzimit, domethėnia e te cilave aludon qarte ne urrejtjen e kėtij fenomeni. Ibni Omeri transmeton se Pejgamberi, alejhi selam ka thėnė: “Hallalli mė i urryer tek Allahu ėshtė shkurorėzimi”([22]). Qėllimi me lėshim ne kohen e pastėrtisė se saj ėshtė lėshimi nė kohen kur ajo nuk e ka ciklin mujor menstracional apo, nėse gruaja ėshtė shtatzėne te  dihet se ka mbetur shtatzėne. Kjo pėr arsye se nėse burri do ta lėshonte gruan e tij gjate ciklit menstracional, atėherė koha e pritjes se saj (idetit) do te zgjatej, ngase periudha e menstruacioneve nuk llogaritet pjese e idetit, kėshtu qe ideti fillon pas kryerjes se kėtyre menstruacioneve. Po kėshtu ngjan edhe nėse burri lėshon gruan gjate kohės kur ajo nuk i ka menstruacionet dhe ka kryer marrėdhėnie me tė ngase kėshtu nuk dihet se nėse ajo ėshtė e pastėr apo jo nga ai. Pra, nuk dihet se nėse ka mbete apo jo shtatzėne me te. Mu pėr kėtė, Allahu urdhėroi qe gratė, ne rast shkurorėzimi, te shkurorėzohen ne periudhėn e pas menstruacioneve si dhe urdhėroi qe te kihet ne hatėr periudha e pritjes se saj (ideti). Thotė Allahu:

O ti pejgamber, kur t'i lėshoni gratė, lėshoni ato nė vigjilje tė fillimit tė pritjes sė tyre (nė kohėn e pastėrtisė sė tyre)”([23]). (Talak, 1)

Pejgamberi, alejhi selam kishte urdhėruar t’i kthejnė gratė e tyre ata, qe i kishin shkurorėzuar gjate kohės se te pėrmuajshmeve, pėr t’i lėshuar kur te kryhen kėto te pėrmuajshme. Argument pėr kėtė ėshtė rasti i Ibni Omerit, i cili kishte lėshuar gruan gjate te pėrmuajshmeve. Kur Omeri shkoi dhe e pyeti Pejgamberin, alejhi selam pėr kėtė, i tha:

Urdhėroje qe ta ktheje atė, e pastaj ta mbaje derisa te pastrohet nga menstruacionet, pastaj t’i vijnė ato, e pastaj te pastrohet, ndėrsa pas kėsaj periudhe, nėse dėshiron  e mban, e nėse jo, e lėshon para se te kėtė marrėdhėnie intime me te. Ky ėshtė ideti, qe Allahu urdhėroi te lėshohen gratė nė tė”. Shkurorėzimi i gruas ne periudhėn e menjėhershme pas menstruacioneve ėshtė i lejuar tek disa dijetare, ndėrsa urtėsia e pritjes deri ne pastrimin e dyte ndoshta ėshtė bere me qellim qe burrit te ndėrrojė mend e ta mbaje gruan e tij.

3.      Te drejtat e pėrbashkėta:

§         Ndalimi i bashkėshortėve qe t’ia zbulojnė sekretet e njeri tjetrit njerėzve tjerė. Imam Muslimi transmeton nga Seid El Hudrijj se Pejgamberi, alejhi selam ka thėnė:

Vėrtet njeriu me pozite me te palakmueshme tek Allahu ne diten e kiametit ėshtė njeriu, i cili afrohet tek gruaja e tij dhe ajo afrohet tek ky (pėr marrėdhėnie intime) e me pas ia pėrhapė sekretet e saj (te njerėzit tjerė)”.

Nė njė hadith tjetėr, te cilin e ka regjistruar Imam Ahmedi dhe te tjerėt, nga Esma-ja thuhet ajo dhe njerėz te tjerė, bura e gra,  kishin qene tek Pejgamberi, alejhi selam, i cili kishte thėnė: Ndoshta ndonjė njeri ua tregon te tjerėve atė, qe e bėn me gruan e tij dhe ndoshta ndonjė grua ua tregon shoqeve atė, qe e bėn me burrin e saj. Heshtėn njerėzit ndėrsa unė thashė: Po pasha Allahun! O i dėrguari i Allahut! Edhe ata por edhe ato e bėjnė kėtė. Tha: Mos e bėni kėtė ngase ky ėshtė shembulli i djallit, i cili e takon shejtanen e tij ne rruge dhe kryen marrėdhėnie me te ndėrsa njerėzit e shikojnė”.

§         Qe njeri tjetrit t’ia ruajnė nderin dhe moralin.

§         Bashkėpunimi pėr sjelljen e lumturisė dhe largimin e pikėllimit dhe se keqes.

§         Ndjenja e obligimit reciprok pėr mbarėvajtjen e familjes dhe edukimin e fėmijėve.

4.      Poligamia. Thotė Allahu:

Nė qoftė se frikoheni se nuk do tė jeni tė drejtė ndaj bonjakeve, atėherė martohuni me ato gra qė ju pėlqejnė; me dy, me tri e me katra. E nėse i frikoheni padrejtėsisė (ndaj tyre), atėherė vetėm me njė, ose (martohuni) me ato qė i keni nėn pushtetin tuaj (robėreshat). Ky (pėrkufizim) ėshtė mė afėr qė tė mos gaboni”. (Nisa, 3)

Buhariu transmeton se Gajlan b. Seleme eth Thekafiu e pranoi Islamin ndėrsa nen kurore kishte dhjete gra. Pejgamberi, alejhi selam i tha: Zgjidh prej tyre katra (ndėrsa lėshoji tjerat)”.

Ebu Davudi transmeton nga Umejr El Esediu se: “E pranova Islamin ndėrsa isha i martuar me tetė gra. Pejgamberi, alejhi selam me tha: Zgjidhi katra prej tyre (ndėrsa tjerat lėshoji)”. Ajeti dhe hadithet argumentojnė obligueshmerine e pėrkufizimit te shifrės se grave ne martese. Kjo teme nuk ėshtė aktualitet i vetėm kohės sonė, ajo ishte edhe ne te kaluarėn. Meqė ne nuk e kemi ndėrmend te zgjerohemi me tepėr ne kėtė tematike, porse vetėm duam ta cekim atė, qe e pėrmendi Sejjid Kutbi ne librin e tij “Es Selamu El Alemijju Fil Islam”: “Njė polemikė dhe zhurme e madhe ėshtė shkaktuar rreth ēėshtjes se poligamisė andaj a thua se cili ėshtė realiteti i kėsaj “sėmundje” te rrezikshme pėr shoqėri?! Unė kur kam studiuar problemet shoqėrore, kam pare se te gjitha kane nevoje pėr njė ndėrhyrje ligjore, me pėrjashtim te poligamisė, e cila vetvetiu zgjedh problemin e saj. Poligamia ėshtė ēėshtje, nė tė cilėn gjykojnė shifrat e jo teoritė dhe legjislacionet. Ne ēdo vend dhe popull ka burra e gra dhe sa here qe shifra e burrave dhe grave te jete e njėjtė, atėherė vetvetiu kjo dukuri pushon, ngase njeriu nuk mund te gjej mė shume se njė grua. Por, kur shifrat te mos jene te njėjta, respektivisht kurse shifra e burrave te jete me e vogėl se sa ajo e grave, sikurse qe ndodhe ne raste luftėrash, atėherė vetvetiu lind nevoja pėr poligami ngase gratė janė me shume sesa burrat (dhe ato duhet te martohem me dike)”([24]).

5.      Shkurorėzimi. Ne mė pare pėrmendėm se martesa ėshtė ligjėsuar pėr lumturinė e dy ēifteve, por ndodhe qe ndonjėherė raportet te ndryshojnė, kėshtu qe familjen e godasin probleme te shumta, qe vėshtirėsojnė vazhdimin e jetės bashkėshortore te burrit dhe gruas. Ne kėto raste, Islami edhe pse e urren, e ka lejuar shkurorėzimin, ne mėnyrė qe t’iu jap shans te dy ēifteve pėr gjetjen e shokut te jetės te pėrshtatshėm.

6.      Obligimet e prindėrve ndaj fėmijėve. Te gjithė ne e dimė mire se prej begative me te ēmuara te Allahu dhuruar njeriut ėshtė fėmiu, dhe mu pėr kėtė, prindėrit duhet te kujdesen pėr ta ngase do te pyeten para Allahut ne Ditėn e Kiametit pėr fėmijėt e tyre. Obligimet e tyre ndaj fėmijėve janė te shumta por ne do te pėrmendim vetėm ato me te rėndėsishmet:

a)      Qe ta gjeje njė grua, e cila do te dinte t’i edukoje fėmijėt e saj

b)      T’i vė emėr te mire fėmiut. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam:

Nė ditėn e kiametit, ju thirreni me emrat tuaj de emrat e baballarėve tuaj, andaj emėrtoni fėmijėt me emra te mire”.

c)      Shpenzimi pėr fėmiun

d)      Mėshira dhe butėsia me ta. Transmetohet se njėherė Pejgamberi, alejhi selam kishte puthur dy nipat e tij, Hasanin dhe Husejnin. Aty ndodhej edhe el Akre’ b. Habis et Temimi, i cili tha: Unė kam disa fėmijė por nuk i kam puthur kurrė. Pejgamberi, alejhi selam e shikoi dhe i tha: “Kush nuk mėshiron nuk mėshirohet”.

e)      Edukimi i tyre i mire

f)        Gjidhenia([25]).

1/2/2004

Brunei Darussalam

Versioni shqip: 30-7-2006, e dielė

Vushtrri, KosovėĆÉ Ēä ŹÓĢĻ įŅęĢåĒ ćä ŚŁć ĶŽå ŚįķåĒ ".ģČĒŹČĒČĒČ       ķŌßĒŹäįĒßķČäĒķČŚķČķČČķĒߌŽķĶ   



([1])    Nė njė hadith, edhe pse tė dobėt, sqarohen mė mirė kėto ambicie. Thuhet se ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam:

        “Mos i martoni gratė pėr hire te bukurisė se tyre, ngase ka mundėsi, qe bukuria e tyre t’i shpije ne shkatėrrim (pėr shkak te pėlqimit te vetvetes dhe mendjemadhėsisė). Mos i martoni ato poashtu as pėr hire te pasurisė se tyre, ngase ndodhe qe pasuria e tyre t’i shpjer ne mėkate, por martoni pėr hire te fesė, sepse njė robėreshė zezake, me hunde te kėputur dhe veshe te shqyer (shpuar), por besimtare  denje, ėshtė mė e mire”. (Ibni Maxhe. Shejh Albani thote se hadithi ėshtė shume i  dobėt. Shih: Daiful xhamii, nr: 6216) Ngjashėm me kėtė transmetohet edhe nje hadith tjeter, i cili ėshtė:

       “Kush marton ndonjė grua pėr krenari (nam) te saj, Allahu nuk do t’i shtoje pėrveē poshtėrimit, kush e marton atė pėr pasuri, Allahu nuk do t’i shtoje tjetėr pėrveē varfėrisė, kush e marton atė pėr prejardhje te saj, Allahu do ta ule poshtė, ndėrsa kush e marton ndonjė grua, por qe nuk ka qellim tjetėr pėrveē qe ta ule shikimin, ta ruaje nderin dhe t’i mbaje lidhjet familjare, Allahu do ta bekoje qe te dy pėr njeri tjetrin”. Kėtė hadith e ka cituar Dr. Mustafa Abdul Vahid nė librin e tij El Islamu ve hukuku’z zevxhejni, Daru’l I’tisam, f: 30-31. Shejh Albani ne Silsiletu’d daifah ve’l mevduah, 3/168, thote se hadithi ehte shume i dobet.

([2])   Shėnim: Ky artikull ka qenė njė punim imi seminarik nė gjuhėn arabe. Meqė nevoja pėr ta patur edhe nė gjuhėn shqipe, pėr tė mos thėnė se ėshtė qenėsore, megjithatė ėshtė shumė e madhe, e solla edhe kėtė version, me shpresė se Allahu nuk do tė na privojė nga bereqeti i saj.

([3])  El Munxhid fi’l lugati ve’l a’lam, bot. 34, Daru’l mashrikm Bejrut, f: 186. Shih po ashtu: Mu’xhemu’t tul’lab, Dr. Jusuf Shukri Ferhat dhe Dr. Imel Bej’ Ja’kub, bot. 1, Daru’l kutub el ilmijje, 2000, f:

([4])    Pėr shkak tė disa defekteve n; kompjuter, me ē’rast kam humbur shume dokumentacione, ne mesin  e te cilave edhe kėtė teme, tema nuk pėrmban te gjitha fusnotat. Kjo pėr shkak se me rastin e kthyerjes se dokumentacioneve, njė sosh i tyre kthehej disi i pėrgjysmuar apo me ndonjė shlyerje te tekstit ose fusnotave.

([5])    Hitbetu’n nisa, Abdu’n Nasir Tevfik Atar, Muessesetu’l bustani, Kajro, f:6-7

([6])    El Usretu el muthla fi dav’i’l kur’an ve’s sunneh, Dr. Ammare Nexhib, bot. 2, Mektebetu’l mearif, Rijad, 1987, f: 68-69

([7])    Nidhamu’l usreti ve hal-lu mushkiletiha fi dav’i’l islami, Abdu’rr Rrahman es Sabuni, Mektebetu Vehbe, Kajro, 1983, f: 57

([8])    Shevkani, Nejlul evtar, vell” 6, f: 10

([9])   El usretu binauha ve seadetuha vefka’sh sheriati’l islamijjeh, Dr. Najif b. Hashim Ed Deis, bot. 1,Daru’s seudijje li’ neshr ve’t tevzi’, Xhidde, 1988, f: 16

([10])   Ibid,f: 48

([11])   Ibid, f: 49

([12])  Transmeton Buhariu nga Aisheja se: ”Dora e Pejgamberit, alejhi selam, me rastin e marrjes se besės nga gratė kur pranonin islamin, kurrė nuk ka prekur dorėn e tyre, por besatimi i tyre ishte te folurit e tyre”. Pėr me tepėr ktheu tek: Terbijjetu’l evladi fi’l islam, Abdullah Ulvan, Daru’s selam, Bejrut, bot. 2, 1978, f:509

([13])   Hadithi se njė vashe kishte shkuar tek Aisheja, gruaja e Pejgamberit, dhe i kishte thėnė: “Babai im mė ka martuar pėr nipin e tij, qė ta rrisė namin atij me mua, ndėrsa unė e urrej kėtė. I thashė (rrėfen Aisheja): Prit derisa te vije Pejgamberi, alejhi selam. Erdhi i dėrguari i Allahut dhe e njoftova pėr rastin. E dėrgoi dike qe ta thėrras babain e saj, e kur prezantoi, kėtė ēėshtje e la nė dorė tė nuses, e cila tha: O i dėrguari i Allahut! Unė e kam pranuar atė, qe ka bere babai im, por vetėm desha qe t’i njoftojė diē gratė pėr kėtė gjė”. (Nesaiu dhe Ibni Maxhe), ėshtė daif shadh (i dobėt). Shih: Sahih ve daif suneni’n Nesai dhe Sahih ve daif sunen ibni Maxhe.

([14])  Ebu Davudi ndėrsa Shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė sahih. Shih: Sahih ve daif sunen ebi Davud

([15])     Ez Zevaxhu fi’islam Ve Hukuku’Z Zevxhejni, f:27

([16])    El usretu, binauha ve seadetuha vefka’sh sheriati’l islamijje, f: 17-21

([17])   Ibid, f: 26-27

([18])     Edebu’l islam fi nidhami’l usre, Es Sejjid Muhammed b. Alevijj El Malikij El Hasenijj, f:18

([19])    Nė njė hadith hasen, tė cilin e ka transmetuar Ebu Davudi qėndron kėshtu: " ĒŠĒ ĪŃĢ ĖįĒĖÉ Żķ ÓŻŃ  ŻįķÄćŃęĒ ĆĶĻßć  Nėse tre veta dalin nė ndonjė udhėtim, atėherė le ta caktojnė ndonjėrin prej tyre   udhėheqės".

([20])   Edebul islam fi nidhamil usre, f:46-49

([21])    El usretu, binauha ve seadetuha vefka’sh sheriati’l islamijje, f: 64

([22])  Ebu Davudi dhe Ibni Maxhe. Shevkani dhe Albani mendojnė se ky hadith ėshtė daif Shih: Nejlul Evtar (6/248) dhe Irvaul Galil (7/106).

([23])  Ka thėnė Kurtubiu ne koment te: “įŚĻŹåä  nė vigjilje tė fillimit tė pritjes sė tyre (nė kohėn e pastėrtisė sė tyre)”,: ne kone, e cila vlen pėr pritjen e tyre. Sipas ixhmait, konsensusit te dijetarėve myslimane, shkurorėzimi nė te pėrmuajshmet ėshtė i ndaluar...Shih: El xhamiu li ahkami’l kur’an, 18/153

([24])    Cituar nga Edebu’l islam, f: 146-147

([25]) Literatura e konsultuar:

  1. El Atar, Abdun Nasir Tevfik, Hitbetu’n nisai fi’sh sheriati’l islamijje, Muessesetu’l bustani li’t tibaati, Kajro. 
  2. Nexhib, Ammare Dr., El usretu el muthla fi dav’i’l kur’ani ve’s sunneh, bot. i dyte, Mektebetu’l mearif, Rijad, 1987
  3. Es Sabuni, Abdu’rr Rrahman, Nidhamu’l usreti ve hal’lu mushkiletiha fi da’i’l islam, boti. I 9-te, Mektebetu vehbe, Kajro
  4. Ulvan, Abdullah, Terbijjetu’l evladi fi’l islam, bot. I 2-te, Darus selam, Bejrut, 1978
  5. Ed Deis, Najif b. Hashim Dr., El usretu, binauha ve seadetuha vefka’sh sheriati’l islamijje, bot. 1-re, Daru’s seudijje li’n neshri ve’t tevzi’, Xhidde, 1988
  6. El Hasenijj, Sejjid Muhammed b. Alevijj El Malikijj, Edebu’l Islami fi nidhami’l usre, bot. i 2-te, 1401 (sipas kalendarit te hixhrit)
  7. Ferid, Ahmed, Dusturu’l usreti fi dhilali’l kur’ani, Muessesetu’rr rrisale, bot. i 2-te, 1982
  8. Zejno, Muhammed b. Xhemil, Tevxhihatun islamijjetun li islahi’l ferdi ve’l muxhtemea’.
  9. Abdul Vahid, Mustafa, Ez zevaxhu fi’l Islami ve hukuku’z zevxhejni, Daru’l i’tisam, Kajro
  10. Mutevel-li, Abdul Hamid Mahmud, Ruhu’l emaneti ve’l adaleti fi’l kur’ani ve’s sunneti, ehemmijjetuha fi salahi’l insani ve’l muxtemea’, Daru’l mearif, Kajro
  11. Sha’lan, Mahmud Abdu’s Semiė, Nidhamu’l usreti bejne’l mesihijjetive’l islam, bot. 1-re, Daru’l ulum, Rijad, 1983
  12. El munxhid fi’l lugati ve’l a’lam, bot. 34-te, Daru’l mashrik, Bejrut
  13.  Ferhat, Jusuf Shukri Dr. & Ja’kub Imil Bej’ Dr., Mu’xhemu’t tul-lab, bot. 1-re, Daru’l kutub el ilmijje, 2000