SHARJA E TĖ
VDEKURVE
Pyetja:
Ēfarė gjykon feja pėr njeriun qė shan tė
vdekurit apo ua zbulon tė metat atyre?
Pėrgjigja:
Allahu caktoi qė shenjtėria apo dinjiteti
i muslimanit te jete prej shenjtėrimeve (gjerave qe nuk lejohen te nėpėrkėmbėn)
mė tė mėdha, duke ua obliguar muslimanėve dhe muslimaneve ruajtjen e saj. Kėtė e
kuptoi selefi para halefit dhe siē transmeton Ibni Hibbani dhe Tirmidhiu me
sened te mire nga Abdulah b. Omeri se ai njė dite kishte shikuar Qaben e
Madhėrishme dhe i kishte thėnė:
" ما أعظمَكِ و أعظمَ حُرمتِكِ ! و المؤمنُ أعظم
حُرْمةً مِنْكِ
Sa madhėshtore qe je
dhe sa shenjtėri te madhe qe ke por muslimani ėshtė me i shenjte se
ti".
Shenjtėria e muslimanit nuk ėshtė e lidhur
vetėm me jetėn e tij, ajo vazhdon edhe pas vdekjes se tij dhe duhet te ruhet e
mbrohet ēdoherė dhe ne ēdo mėnyrė.
Buhariu transmeton nga Ibni Abbasi, i cili
kishte pėrcjellur kufomėn e Mejmunes, nėnės se besimtareve, me ē'rast kishte
thėnė:
" هَذِهِ زَوْجَةُ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ
وَ سَلَّمَ فَإِذَا رَفَعْتُمْ نَعْشَهَا فَلا تُزَعْزِعُوهَا وَ لا تُزَلْزِلُوهَا
و ارْفُقُوا
Kjo ėshtė gruaja e Pejgamberit, alejhi's
salatu ve's selam. Kur ta ngritni arkivolin e saj mos e lėkundni dhe mos e
luhatni por silluni bute!".
Ibni Haxheri ne koment te kėtij hadithi ka
thėnė:
"Nga ky hadith pėrfitojmė parimin se
shenjtėria e muslimanit pas vdekjes se tij ėshtė sikurse ne te gjalle te tij.
Pėr kėtė ka hadith, si ai qe transmeton Ebu Davudi dhe Ibni Maxheh, dhe te cilin
e ka cilėsuar te sakte Ibni Hibbani: "
كسْرُ عَظْمِ
المؤمن ميْتاً كَكَسرِهِ حياً Thyerja e ashtit te muslimanit te vdekur ėshtė
sikurse thyerja te ishte gjalle". ([1])
Ėshtė e ditur se tekstet fetare ndalojnė
rreptėsishtė dhe ne pėrgjithėsi sharjen e muslimanit, duke mos bere dallim ne
mes te gjallit apo te vdekurit. Buhariu dhe Muslimi, e edhe te tjerėt,
transmetojnė nga Ibni Mes'udi se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka
thėnė:
" سِبَابُ الْمُسْلِمِ فُسُوقٌ وَ قِتَالُهُ
كُفْرٌ
Sharja e muslimanit
ėshtė vandalizėm (hipokrizi) ndėrsa luftimi i tij ėshtė pabesim".
Ibni Haxheri sinjalizon se hadithi ne
fjale flet pėr rėndėsinė e se drejtės sė besimtarit dhe se sharja e tij pa tė
drejte ėshtė hipokrizi, shkelje e normave fetare dhe vandalizėm.
Muslimi dhe Ebu Davudi
transmetojnė nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:
"
الْمُسْتَبَّانِ مَا قَالَا فَعَلَى
الْبَادِئِ مَا لَمْ يَعْتَدِ الْمَظْلُومُ
Fyesit janė ne atė qe thonė; barra i bie
atij qe ia ka filluar pėrveē nėse tjetri ia ka tepruar (dhe kthyer edhe me mė shume ofendime)".
Ka thėnė Imam Neveviu ne koment te kėtij
hadithi:
"Domethėnia e kėtij hadithi ėshtė se
mėkati i sharjes-ofendimit reciprok i bie atij qe ia fillon, pėrveē nėse tjetri
ia tejkalon ne ofendime dhe i thotė te parit me shume se sa qe ai i ka thėnė
atij. Nė kėtė hadith ka argument te lejimit te intisarit (kthimit te se keqes,
sharjes-ofendimit, me aq sa te ka ofenduar dikush), por me kusht qe te mos jete
me shume, te mos jete gėnjeshtėr apo shpifje apo sharje te paraardhėsve te tij.
Forma e lejimit te kthimit te ofendimit janė: O tiran! O torollak!, gjėra, prej
te cilave zakonisht njerėzit nuk mund te shpėtojnė.
Disa thanė se meqė njeriu po i hakmerret
me llafosje dhe fjalosje, atėherė te parit nuk i mbetet me mėkat por vetėm njė
qortim dhe pėrbuzje e asaj nisme te keqe. Disa kane thėnė se ai ka qene shkaktar
dhe atij i mbetet barra e fillimit te mėkatit
".
Kėto dhe tekste tjera ruajnė dinjitetin e
besimtarit duke mos bere dallim ne mes jetės apo vdekjes se tij, dhe ne mėnyrė
pėrmbledhėse mund te konkludojmė se sharja e besimtarit ėshtė, ne pėrgjithėsi, i
gjalle apo i vdekur, mėkat i madh. Nėse kėsaj ia shtojmė edhe tekstet e veēanta,
te cilat ne mėnyrė specifike ndalojnė sharjen e te vdekurit, atėherė ndalesa
behet edhe me e fuqishme.
Buhariu, Nesaiu dhe Imam Ahmedi
transmetojne nga Aisheja, nena e besimtareve, se Pejgamberi, alejhi's salatu
ve's selam ka thėnė:
" لَا تَسُبُّوا الْأَمْوَاتَ
فَإِنَّهُمْ قَدْ أَفْضَوْا إِلَى مَا قَدَّمُوا
Mos i shani te
vdekurit ngase ata tanimė kane shkuar atje ku e kane pėrgatitur vendin e
tyre".
Disa dijetare janė munduar ta arsyetojnė
ndalesėn e sharjes se te vdekurve pėr shkak te shqetėsimit tė tė gjallėve,
ndryshe te vdekurin nuk e gjen asgjė nga sharja apo ofendimi i tij. Ibni Hibbani
transmeton ne Sahihun e tij nga Mugire b. Shu'beja se Pejgamberi, alejhi's
salatu ve's selam ka thėnė:
" لا تسبوا الأموات فتؤذوا الأحياء
Mos i shani te vdekurit qe t'i shqetėsoni
te gjallėt". (Sahihul
xhamii, 7312)
Nėse sharja e besimtarit pėrdoret pėr
sharjen apo akuzimin me fjale te palės tjetėr, ndalimin e sharjes se besimtarit
pas vdekjes pak te paqarte e kane bere disa tekste, te cilat pėr disa njerėz-
ne fillimin janė te komplikuara. Pėrballė argumenteve qe pėrmendėm me pare, do
te pėrmendim njė hadith, qe e transmetojnė Buhariu, Muslimi dhe te tjerėt nga
Enes b. Maliku se kur njė xhenaze kishte kaluar pranė tyre, u lėvduar nga
njerėzit, ndėrsa Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam tha: وجبت وجبت وجبت U aprovua! U aprovua! U aprovua! Me pas kaloi njė tjetėr por u pėrmend pėr te keq,
dhe edhe me kėtė rast Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam tha:
وجبت وجبت
وجبت U aprovua! U aprovua! U
aprovua!
Omeri nga kureshtja qe ta mėsonte sekretin
dhe urtėsinė e kėsaj pėrgjigjeje profetike pyeti: Te qofshin fale babai dhe
nena ime! Kaloi njė xhenaze dhe u pėrmend pėr te mire ndėrsa ti the:
وجبت وجبت
وجبت U aprovua! U aprovua! U
aprovua! Pastaj kaloi
njė tjetėr dhe u pėrmend pėr te keq ndėrsa ti the: وجبت وجبت وجبت U aprovua! U aprovua! U aprovua!?
Tha Pejgamberi, alejhi's salatu ve's
selam:
" من أثنيتم عليه خيراً وجبت له الجنة و من أثنيتم
عليه شراً وجبت له النار ، أنتم شهداء الله في الأرض ، أنتم شهداء الله في الأرض ،
أنتم شهداء الله في الأرض
Kė ta lėvdoni pėr te mire, pėr te ėshtė
Xhenneti ndėrsa ke ta pėrmendni pėr te keq, pėr te ėshtė Xhehennemi. Ju jeni
dėshmitarėt e Allahut nė tokė! Ju jeni dėshmitarėt e Allahut nė tokė! Ju jeni
dėshmitarėt e Allahut nė tokė!".
Sipėrfaqėsisht ky hadith tregon se lejohet
pėrmendja pėr te keq e te vdekurit, gjė, e cila mund te quhet ofendim, ngase
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam e aprovoi atė qe dėgjoi ne prani te tij.
Kjo ėshtė shkak qe disave ndalesa e
pėrgjithshme iu pėshtjell pėr shkak te vėshtirėsisė se pėrputhjes se kėtyre
teksteve. Ndėrsa ata qe pėrputhen dhe bashkuan kuptimisht kėto tekste, ata
caktuan raste te veēanta te ofendimit te te vdekurit apo pėrgojimit te tij.
Ndoshta Buhariu ne Sahihun e tij kur vuri njė kre: "Kreu mbi atė, qe ndalohet
nga sharja e te vdekurve" (باب ما يُنْهى من سبِّ الأموات), ka aluduar ne kėtė, duke e shfrytėzuar pjesėzėn " من -nga", e cila shėrben pėr
diē te pjesėrishme.
Disa dijetare duke u munduar ta bėjnė
bashkimin e kėtyre teksteve, sipėrfaqėsisht te kundėrta, menduan se sharja
(السب) ėshtė diēka tjetėr dhe pėrmendja pėr te keq ėshtė diēka tjetėr,
kėshtu qe ndalohet sharja por jo edhe disa forma tė pėrmendjes se te keqes. Ka
thėnė Imam El Menavi: "Sebbi sharja- nuk ėshtė sikurse pėrmendja e se keqes,
dhe po te thoshim se nuk kane dallim, atėherė do te lejohej ofendimi i te
vdekurve te kėqij dhe do te ndalohej ofendimi i te vdekurve te
mire".
Pėrfundimisht do te mund te konkludonim se
dispozita e ndalimit te sharjes apo ofendimit te te vdekurve ėshtė e ngjashme me
dispozitėn e sharjes dhe ofendimit te te gjallėve; kush lejohet te pėrgojohet
ne te gjalle lejohet te pėrgojohet edhe pas vdekjes, si: pabesimtari,
hipokriti, mėkatari qe bėn mėkatet haptazi, thirrėsi pėr ndonjė rruge apo
lėvizje te devijuar, etj. Te kėqijat e tyre siē pėrmendėn ne te gjalle te tyre
pėrmenden edhe pas vdekjes se tyre, qe njerėzve t'iu behet e qarte puna e tyre,
te jete njė vėrejtje dhe mjet pėr t'i larguar prej tyre, por gjithsesi me argumente dhe dėshmi te
qarta, ndryshe ajo do te ishte njė shpifje dhe pėrgojim i ndaluar.
Ndėrsa sa iu pėrket besimtareve te tjerė,
pra atyre qe nuk janė hipokrite, ndalohet rreptėsishtė sharja, ofendimi,
pėrgojimi, pėrgjimi, etj, te gjalle apo te vdekur qene. Imam Neveviu ka thėnė:
"Nėse thuhet: Si e pėrmenden pėr te
keqe kur hadithi i vėrtet ne koleksionin e Buhariut e ndalon sharjen e te
vdekurve?, pėrgjigja ėshtė kjo: Ndalimi vlen pėr besimtarėt e sinqerte ndėrsa
pėr hipokritet, te gjithė pabesimtarėt, ata qe sheshazi bėjnė mėkate apo risi,
nuk ndalohet pėrmendja e tyre pėr te keq, ne mėnyrė qe njerėzve t'iu tėrhiqet
vėrejtja nga pasimi i rrugės se tyre, te mos pasojnė gjurmėt e tyre dhe te mos
stolisen me moral te tyre. Ky hadith, ku u pėrmend se kufoma ishte pėrmendur pėr
te keq, komentohet si sharje apo ofendim i njė njeriu, qe ka qene i njohur me
hipokrizi apo ngjashėm me kėtė. Kjo ėshtė pėrgjigja e qėlluar rreth kėsaj
koklavitje argumentesh pėr pėrputhjen e tyre pro dhe kundėr ofendimit-sharjes sė
tė vdekurit". (Sherhu sahihi muslim, 7/20)
Nuk ka te mbrojtur pėrveē atij qe Allahu e
mbron, dhe suksesi nuk vjen vetėm se prej Allahut!
Dr. Ahmed b.Abdul Kerim
Nexhib
Pėrshtati nė shqip: Sedat Gani
Islami
23-2-2007, e xhuma
Vushtrri, Kosovė
[1] Feth'ul barii, 9/113. Hadithin e fundit Shejh
Albani ne Sahihul xhamii, 4478, e ka cilėsuar
autentik