TË GJITHA SJELLJET TONA REGJISTROHEN

Lavdëruar qoftë Zoti i Plotfuqishëm i Cili ka pushtet mbi çdo gjë dhe është i pastërt nga çdo e metë dhe nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet veç Tij.
E falënderojmë All-llahun dhe jemi mirënjohës e kërkojmë ndjesë e falje prej Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç All-llahut që na bëri të dashur neve besimin dhe i zbukuroi shpirtërat tonë me te, dhe na bëri neve ta urrejmë mosbesimin dhe abuzimin e bërjen e veprave të liga.
Dëshmojm se Muhammedi është i dërguari i Zotit dhe robi i Tij, e dërgoi ate me fenë më të përsosur për njerëzit e mirë. O Zot bekoje Muhammedin a.s,., familjen e tij, shokët e tij dhe ata që e ndjeken rrugën e tij.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluari kemi folur….ndërsa në hytben e sotme do të flasim për të gjitha sjelljet tona që regjistrohen.
Për njeriun, i cili është zotëria i dunjasë dhe më i nderuari prej të gjitha krijesave, bota paraqet një vend pushimi disa ditësh, sepse është i bindur se kjo botë është e kufizuar dhe se një ditë do t’i vijë fundi dhe se do të dalë përpara All-llahut xh. sh. e të japë llogari për punët e kryera në këtë botë. Kjo botë është, siç thotë Pejgamberi a.s., ara (vendmbjellja) e Ahiretit dhe këtu regjistrohet çdo punë a sjellje që e bëjmë me apo pa vetëdije. Këtë regjistrim e bëjnë melekët e caktuar nga All-llahu xh. sh. për këtë detyrë.
Thotë All-llahu xh.sh., në Kur’an: 
اِذْ يَتَلَقَّى الْمُتَلَقِّيَانِ عَنِ الْيَمِينِ وَعَنِ الشِّمَالِ قَعِيدٌ . مَايَلْفِظُ مِنْ قَوْلٍ اِلاَّ لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ .
 “(Mbani mend) se dy marrësit (melekët shkrues të veprave tuaja) marrin (çdo njeri), të vendosur një në të djathtë dhe një në të majtë. Nuk ka fjalë që njeriu ta nxjerrë nga goja e që për të të mos ketë një vëzhgues pranë tij i gatshëm (për ta shënuar atë)” ,{Kaf,17-18}.
Pastaj ajeti tjetër ku thotë All-llahu xh.sh:
وَإِنَّ عَلَيْكُمْ لَحَافِظِينَ. كِرَاماً كَاتِبِينَ.
“Kurse ndaj jush kanë përcjellësit! Janë shkrues të ndershëm të All-llahu.”{Infitar, 10-11}.
Mbasi për këtë mbikëqyrje të veprave e sjelljeve tona na lajmëron All-llahu i Gjithfuqishëm që sheh e di gjithçka, atëherë me çfarë guximi i drejtohemi gjynahit, me çfarë guximi i afrohemi haramit, ku e marrim atë fuqi që po e shajmë dikë, po e nënçmojmë dikë, i bëjmë të padrejtë dikujt, i afrohemi nderit të huaj duke e pasur gruan në shtëpi po ndoshta edhe me fëmijë të rritur? Nga e marrim atë të drejtë të gabojmë me vetëdije e paramendim?
Si duket kjo vjen nga mungesa e besimit se Krijuesi ynë mund të na shohë e vrojtojë neve në çdo hap tonin. Pra, nuk besojmë se ky Zot, që na ka krijuar ne në këtë mënyrë e na ka lënë të lirë të veprojmë, mund të shohë çdo imtësi tonën dhe të jetë i informuar po bile edhe për idetë tona që na sillen nëpër mend, e lëre më për ato sjellje e lëvizje që i manifestojmë përjashta dhe që i sheh çdokush. Kurse për këtë shpërfillje e moskujdes, All-llahu xh. sh. ja se ç’na lajmëron në Kur’anin fisnik:
أَمْ يَحْسَبُونَ أَنَّا لا نَسْمَعُ سِرَّهُمْ وَنَجْوَاهُمْ بَلَى وَرُسُلُنَا لَدَيْهِمْ يَكْتُبُونَ.
 “A mendojnë se Ne nuk dëgjojmë ndjenjën e fshehtë të tyre dhe bisedën midis tyre? Po, e dëgjojmë dhe të dërguarit tanë (engjëjt përcjellës) që janë pranë tyre, shkruajnë”.{Zuhruf, 80}.
Pastaj ajeti tjetër.
وَيَوْمَ يُحْشَرُ أَعْدَاءُ اللَّهِ إِلَى النَّارِ فَهُمْ يُوزَعُونَ. حَتَّى إِذَا مَا جَاءُوهَا شَهِدَ عَلَيْهِمْ سَمْعُهُمْ وَأَبْصَارُهُمْ وَجُلُودُهُمْ بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ.
“E ditën kur armiqtë e All-llahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar. E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar”.{Fusilet, 19-20}.
Pastaj ajeti tjetër.
الْيَوْمَ نَخْتِمُ عَلَى أَفْوَاهِهِمْ وَتُكَلِّمُنَا أَيْدِيهِمْ وَتَشْهَدُ أَرْجُلُهُمْ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ.
“Sot Ne ua mbyllim gojët atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan.”{Jasin, 65}.
Pra, Ditën e llogarisë, kur ne do të ballafaqohemi me punët e sjelljet tona që i kemi kryer në këtë botë, për mëkatet tona kundër nesh do të flasin vetë gjymtyrët tona me të cilat i kemi kryer ato mëkate, do të flasin pra: veshët tanë, sytë tanë, duart tona, këmbët tona, mbi të gjitha, lëkura jonë që e kaplon gjithë trupin.
E tani, mbasi u informove për këtë të vërtetë të madhe, zotohu se nuk do të bësh mëkat, se nuk do t’i shkelësh porositë e Zotit e të Pejgamberit të Tij, se nuk do t’i shkelësh parimet e përgjithshme njerëzore që janë ruajtur e kultivuar me çmimin më të lartë, pra me jetën e dhënë për to! Zotohu se tani e tutje do ta respektosh Krijuesin tënd, vetveten tënde dhe çdo krijesë tjetër të Zotit! Zotohu se do ta kryesh misionin tënd që e ke mbi supet tua, e që është ‘të jesh rob i përkulur e i përkushtuar i Zotit dhe zëvendës e mëkëmbës i Tij në faqen e dheut’!
Apo mos pret ndonjë ditë më të përshtatshme për këtë zotim e betim?! Apo mos ndoshta edhe s’ke vendosur fare të zotohesh e ta japësh fjalën për pendim e rregullim të vetvetes?!
O All-llah, te Ti kërkoj strehim (mbrojtje) prej vështirësive e pikëllimeve, prej paaftësive e përtacive, prej frikës së pavend dhe koprracisë si dhe prej nënçmimit të njerëzve!”. Amin
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ


Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.