SISTEMI MORAL
NË ISLAM
Definicioni i moralit nė terminologji
Morali nė terminologji: Njė mori botėkuptimesh
dhe cilėsish, tė ngulitura nė shpirtin e njeriut, nėn dritėn e tė cilave vepra pėrshkruhet
si e mirė apo e keqe tek njeriu, e pastaj ose i qaset ose i largohet asaj
(vepre).
Pozita e moralit nė Kuran
dhe Sunnet
Allahu lėvdon Pejgamberin, alejhi
selam me moral tė mirė. Thotė Allahu:
Vėrtet, ti je nė njė shkallė tė lartė tė moralit !. (Kalem, 4)
Pastaj nė shume ajete
tjera, Allahu urdhėron te pajisemi me moral tė mirė, pastaj lėvdon njerėzit me
moral te larte, pėrbuzė njerėzit me moral te ulte, ku pėr te parėt ka caktuar shpėrblim
ndėrsa pėr kėta te fundit ndėshkim.
Pejgamberi, alejhi
selam, fenė e kishte definuar si moral i mire. Kur ishte pyetur: O i dėrguari i Allahut! Çka ėshtė feja? Tha: Morali
i mirė.
Pastaj, sipas rrugės profetike, besimtari mė i
mire ėshtė ai, qe ėshtė me i moralshmi. Kur Pejgamberi, alejhi
selam qe pyetur: Cilėt besimtare kane besimin me
te mire?, kishte thėnė: Ata, qe kane
moralin me te mire.
Pejgamberi, alejhi selam
tėrhoqi vėmendjen se morali i mire ėshtė kusht pėr shpėtimin prej zjarrit dhe
hyrjes ne xhennet. Pejgamberit, alejhi
selam i rrėfyen pėr njė grua, e cila falej natėn, agjėronte ditėn, por megjithatė
kishte moral te keq; shqetėsonte fqinjėt e saj me gjuhe. Pejgamberi, alejhi selam tha: Nuk ka hajr nė tė, ajo ėshtė prej banorėve te Xhehennemit.
Rėndėsia e moralit
Shtrohet pyetja: perse moralit ne fenė islame i
ėshtė kushtuar rėndėsi e veēante? Kjo ėshtė pėr dy shkaqe:
Ø Ngase morali ka ndikim te
madh ne jetėn praktike te njeriut dhe ne veprat, qe burojnė prej tij, dhe
Ø Ngase shendoshmeria
e veprave te njeriut ėshtė e lidhur ngushtė me shendoshmerine
e moralit te tij.
Veēoritė e sistemit moral nė Islam
Ø Pėrgjithėsimi i moralit. Islami ka ftuar ne virtyte te larta me njė
ftese te pėrgjithshme. Thotė Allahu:
All-llahu urdhėron drejtėsi, bamirėsi, ndihmė tė afėrmve, e
ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju kėshillon ashtu qė tė
merrni mėsim. (Nahl, 90)
Ndėrsa
Pejgamberi, alejhi selam ka thėnė:
Tia
kesh friken Allahut kudo qe te jesh, te keqen pasoje me te mire e fshin, dhe shoqėroji
njerėzit me moral te mire.
Ø Detajizimi i moralit.
§
Nga Kurani Fisnik:
·
Pėrmbushja e premtimit. Thotė Allahu: Premtimin zbatonie,
pse pėr premtimin ka pėrgjegjėsi. (Isra,
34)
·
Ndalimi nga ekstravaganca dhe shpenzimi i tepėrt. Thotė Allahu: po mos shpenzo tepėr e pa rrugė 27. Ata qė shpenzojnė tepėr
(mastrafxhinjtė) janė vėllezėr (nė veprim) tė djajve,
e djalli ėshtė pėrbuzės i madh i Zotit tė Tij. (Isra,
26-27)
·
Ndalimi nga koprracia. Thotė Allahu: Dhe mos e bėn dorėn tėnde tė
lidhur pėr qafe (mos u bė koprrac), e as mos e shtrij nė tėrėsi, e tė mbetesh i
qortuar dhe duarthatė (nga shpenzimi i tepėrt). (Isra, 29)
§
Nga Sunneti i Pastėr:
·
Ndalimi i hidhėrimit. Njė njeri e kishte pyetur Pejgamberi, alejhi
selam ta kėshillonte dhe i kishte thėnė: Mė kėshillo! Pejgamberi, alejhi
selam, i tha: Mos u hidhėro!
·
Nxitja dhe stimulimi pėr turp. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi
selam: I tėrė turpi ėshtė i mirė.
·
Ndalimi nga morali i munafikėve. Ka thene Pejgambri, alejhi selam: Shenjat e hipokritit janė tri: Kur te flet gėnjen, kur
premton nuk mban premtimin dhe kur ti besohet diē (amanet), ai tradhton. (Buhariu)
Ø Gjithėpėrfshirja e moralit. Morali ne Islam pėrfshin dy gjėra:
§
Te gjitha veprat, qe kane te bėjnė me vet njeriun, dhe
§
Te gjitha veprat e njeriut qe kane te bėjnė me te tjerėt; individ, shoqėri
apo shtet qofte.
Ø Pėrmbajtja gjerave, te parashtuara nga morali ėshtė obligim i kėrkuar si nė mjete
po ashtu edhe ne qėllime te ligjėsuara.
Ø Lidhshmėria e moralit me besimin
dhe devotshmėrinė.
Morali ne Islam ėshtė i lidhur ngushtė me besimin dhe devotshmėrinė. Thotė
Allahu: Pos atyre idhujtarėve me tė cilėt keni
lidhur marrėveshje, e tė cilėt nuk ju kanė shmangur asgjė dhe nuk e kanė
ndihmuar askėnd kundėr jush, pra, edhe ju pėrmbushni marrėveshjen e tyre deri
nė afatin e caktuar. S'ka dyshim se All-llahu i do tė devotshmit. (Tewbe, 4)
Ndėrsa
Pejgamberi, alejhi selam ka thėnė: Pasha Allahun nuk ka besuar! Pasha Allahun nuk ka besuar!
Pasha Allahun nuk ka besuar! U pyet: Kush o i dėrguari i Allahut? Tha: Ai, nga
te kėqijat e te cilit nuk ėshtė i sigurte fqiu i vet.
Hadithi tregon qarte se morali I keq bie ndesh me besimin dhe se ata nuk
bashkohen njeri me tjetrin.
Ø Shpėrblimi. Morali e keq, te cilin e ka ndaluar
feja, ėshtė shkak i ndėshkimit ndėrsa ai, pėr te cilin ka urdhėruar te
stolisemi me te, ėshtė shkak i shpėrblimit. Ndėshkimi pėr atė qė kundėrshton
moralin, mund te jete ne dunja, siē ishte rasti me
popullin e Lutit, te cilėt i shkatėrroi Allahu. Por,
ndodhe qe te jete edhe ne ahiret, ku do te hyjnė ne Xhehennem.
Argument pėr kėtė merret edhe fjala e Pejgamberit, alejhi
selam, pėr ata, qe lėshuan kėtė bote duke mos e besuar Allahun ashtu siē duhet:
Kush vdes duke i pėrshkruar Allahut shok ne diē,
ai hyn ne zjarre (pėrgjithmonė).
Morali a pėrfitohet dhe a pėrforcohet?
Njeriu ka mundėsi ta pėrfitoje moralin e mire nėpėrmjet
mėsimit dhe praktikimit te cilėsive te mira. Argument
pėr kėtė ėshtė fakti se Islami na ka urdhėruar qe te pajisemi me virtyte te
larta dhe na ka ndaluar nga ato te ulėtat, dhe sikur te mos kishte mundėsi te pėrfitoheshin
virtytet morale, atėherė urdhėrua islame do te ishte e pavend, ndėrsa njė gjė e
tille pėr fenė islame ėshtė e pamundur. Pra Islami urdhėron vetėm gjerat e mundshme
dhe te logjikshme.
Si realizohet pėrfitimi apo pėrforcimiiI
moralit?
Kėtė e sqaron edhe
Pejgamberi, alejhi selam, i cili thotė: I forti nuk ėshtė me mundje
luftarake, por i forte ėshtė ai, qe pėrmban veten gjate hidhėrimit. (Buhariu)
Mjetet pėr pėrmirėsimin e moralit
Ø
Njohja e moralit te mire, qe ta pasosh dhe njohja e
moralit te keq, qe ti shmangesh. Burimi i njohjes se kėtyre dy llojeve te
moralit ėshtė Kurani, Sunneti, tradita e shokėve te
Pejgamberit, alejhi selam, dijetareve te shquar, etj.
Ø
Pėrforcimi i botėkuptimeve te besimit ne zemėr, lidhjes
se besimit me moralin, ngase besimi i pastėr ėshtė baze e moralit te pastėr,
besimi i pastėr ėshtė mjet pėr zgjidhjen e shume problemeve te shoqėrisė.
Ø
Kryerja e veprave te mira, te cilat shpijnė ne moral te
mire.
Ø
Kryerja e adhurimeve, lutjeve dhe bamirėsive te ndryshme,
si: falja e namazit, i cili me garanci hyjnore, te largon nga te kėqijat, etj.
Ø
Kryerja e veprave, te ndryshme nga ato qe shquhen si
moral i keq. P.sh: pėr shėrimin e zilise duhet nxituar tek istigfari
(kėrkimi falje) i shpeshte, dhe duaja (lutja) pėr njeriun, te cilit i ke bere
zili. Kjo automatikisht ia largon zilinė.
Ø
Shoqėrimi me njerėz te mire.
Ø
Marrja shembull Muhammedin, alejhi selam, i cili ishte njeriu me i pėrsosur ne aspektin
moral.
Ø
Largimi nga shoqėria, ambienti dhe atmosfera e rishte dhe
kalimin ne njė ambient tjetėr te mire. Njė shembull pėr kėtė do te mund te
merrej rasti i njeriut, qe kishte vrare 99 veta, e pastaj edhe te 100-in. Kur
shkoi tek njeriu i mire e urdhėroi qe te shkonte ne njė vend tjetėr ngase vendi
i tij ishte i keq.
Ø
Kureshtja pėr stolisje te pėrhershme me virtyte te larta.
Ø
Ushtrimi i shpirtit pėr pranimin e kėshillės se sinqerte,
ngase feja ėshtė kėshillė.
Nga gjuha arabe:
Sedat Gani islami
Cikėl i ligjėratave
ne En Nudhum El Islamijje, Universiteti Brunei
Darussalam.
10-7-2006, e hėnė
Vushtrri, Kosovė