TENTIMI PER VJEDHJEN E
TRUPIT TE PEJGAMBERIT A.S
Historia shėnoi disa tentime
pėr ta sulmuar varrin e Pejgamberit a.s. Prej kėtyre tentimeve, veēojmė tentimin pėr ta vjedhur
trupin e Pejgamberit a.s.,
ne vitin 557 h. dhe 1513 m, si dhe pėrpjekjet pėr ta shkatėrruar ose zbuluar
varrin e Pejgamberit a.s.,
sikurse qe pėrpjekja e Rinodit ne vitin 578
h.
Gjithashtu edhe Hixhazi ishte kėrcėnuar dy here pėr pushtimin e dy xhamive
te shenjta nga portugezet ne mes viteve 1510-1513 dhe
1517-1520.
Pėrpjekja e cila ndodhi ne
vitin 1513 m. pėr vjedhjen e trupit te Pejgamberit
a.s., ishte operacioni me i madh, i cili dėshtoi nga
njė mrekulli hyjnore. Ajo qe te bėn te ēuditesh madje edhe ta ulesh kokėn nga
turpi, ėshtė se muslimanet nuk e regjistruan kėtė
pėrpjekje dhe dėshtimin e saj ne historinė e tyre. Kėtė pėrpjekje dhe dėshtimin
e saj e regjistruan vete portugezet, te cilėt edhe e organizuan. Ajo ishte
argument e dėshmi kundėr tyre madje
ajo qe ėshtė me e mira, se kėtė e vėrtetuan vete armiqtė. Ne, nė vijim, do te
shkėpusim disa momente te rėndėsishme gjate kėtij
operacioni:
Komandanti famėkeq Afonso de Alduquer pasi qė kishte
okupuar bregdetin perėndimor te Indisė kishte vendosur te ndėrmerrte njė
sulm(ofenzivė) ne token e Hixhazit ne pėrgjithėsi,e ne Medinėn e ndritshme ne veēanti
apo thėnė edhe me qarte ne varrin e Pejgamberit, Alejhi selam qe
ta nxirrte trupin e tij te pastėr ,ta merrte e pastaj t'ia kushtėzonte qeverise
se Metalikeve(te cilėt sundonin Egjiptin ,Shamin dhe Hixhazin)kthimin e trupit te Pejgamberit a.s me dy
kushte:
1-
qe kishėn e kiametit ne Bejti Lahm (qytet ne Palestine) tua jap atyre
dhe ata ta kenė ne prone e ta udhėheqin
2-
t'ia lejoje atij qe te sjelle 1
milion evropian vullnetare ne Sudan (e qėllimi i tij ishte i fshehur e dinak
sepse ai synonte ndėrrimin e rrjedhės se lumit Nil ,qe te derdhet ne detin e kuq
e kėshtu Egjipti do te vdiste nga uria e etja dhe do te dobėsohej fuqia e tij
ushtarake ,politike e fetare) dhe kėshtu ia hapin derėn Evropės ,qe ta luftoje
boten islame meqė Egjipti ishte njė pengese e madhe para
tyre.
Ndėrsa sa i pėrket
strategjisė pėr ndėrmarrjen e kėtij sulmi te fėlliqtė ,pėrmblidhet ne atė qe te
realizohet mbizotėrim ushtarak ne qytetin Jenbe'.
Ky ėshtė limani detar me i
afėrt me Medinėn e ndritshme. Dėshmitarėt okulare thonė se njeriu nga kulmi i
shtėpisė se tij ne Jenbe' ka mundėsi te shoh pjesėt e
larta te minareve te xhamisė se Pejgamberit a.s),e ne te njėjtėn nate ,te organizohet njė grup prej 400
kalorėsish te veshur me rroba hekuri ne udhėheqjen e Alduquer-it, te cilėt me njė sulm te fshehte e te shpejte ne
Medinėn e ndritshme,ku do te arrijnė natėn ,do te hyjnė ne xhaminė e Pejgamberit a.s ,ku ne atė kohe
ata qe falen janė pak,pastaj hapin varrin ,nxjerrin trupin e pastėr ,e marrin me
vete ne anijen luftarake me te cilėn do ta sulmojnė qytetin Jenbe'e e pastaj fillojnė ndėrrimin( e trupit te Pejgamberit a.s me gjerat qe i
cekem me pare) pėr t'i realizuar qėllimet e tyre te dobėta .Kjo ishte skema e
ndėrmarrjes se ekspeditės ne forme
te pėrgjithshme ndėrsa ne vijim do te shkoqisim detajet:
1-
Me 7 shkurt 1513,Afonso De Alduquer-i u nis prej
Indisė ne krye te njė ekspedite detare ,te pėrberė prej 20 anijeve luftarake,nen
komandėn e 20 kapitenėve. Ne radhėt e tyre numėronin 1700 ushtare portugale dhe 850 ushtare indiane. Kur arritėn anijet luftarake ne Saktara(ujdhese ne detin e Indisė),banoret e saj te
krishtere i furnizuan me ujė e ushqim ,e pastaj u drejtuan kah Adeni(Jemen) qe ta pushtojnė atė, ne mėnyrė qe baza e
ardhshme ushtarake te jete (ne gjendje)pėr ndėrmarrje te operacioneve te
ardhshme.
2-
Dėshtoi operacioni pėr pushtimin e
Adenit dhe forcat portugale humben njė numėr te madh
te ushtareve ndėrsa anijet luftarake u kthye prape ne Saktara,qe ta riradhis ushtrinė si dhe te kėrkoj forca
shtese nga India.(Ky ishte dėshtimi i pare ne operacionet
ushtarake).
3-
Anijet e mėdha luftarake u nisen ne
drejtim te Detit te Kuq pasi qe u forcuan e pastaj dogjėn portin (limanin detar)
te Jemenit, Babul Mendeb,
meqė atėbotė, atje nuk kishte ndonjė force detare qe do t'iu kundėrvihej. Forcat
e veta i zbarkoi ne njė ujdhese te vogėl pėrballė tokės se
Jemenit.
Aty gjeti 4
anije habeshije (etiopase) tregtare dhe gjeti njė
numėr pasagjeresh etiopas te cilėve urdhėroi t'iu priten veshėt e hundėt e
pastaj ashtu te plagosur i zbriti ne toke. Pastaj u drejtua ne te majte, ne
drejtim te ujdhesės Kameran, e cila ishte afėr tokės se Jemenit
qe ta ndėrmerrnin operacionin ushtarak.
Muslimanet u njoftuan pėr kėtė agresor
Portugal se kishte arritur ne Detin e Kuq, andaj
tubuan ushtrinė e tyre ne bregdetin pėrballė anijeve ushtarake. Meqė muslimanet nuk dinin realitetin e kėsaj lufte pėrveēse atė
formale, dėrguan nje lajmėtarė ne Mekke qe te merrte
forca te nevojshme pėr ta ruajtur qytetin e Xhiddes, e
pastaj udhėheqėsit te Misrit-Egjiptit, Sulltanit Kansut El-Gawri, t'ia dėrgojnė njė shkrese pėr ta informuar pėr
rastin.
4-
Ne ditėn e parapare te lėvizjeve pėr
sulm, ne fillim te muajit korrik, anijet luftarake ngritėn velat e tyre, ushtria
u armatos me shpatat e tyre, ndėrsa topat u pėrgatiten te gjuajnė. Alduquerit i erdhi vėrejtja qiellore se anija e tij ėshtė
bllokuar ne dhera dhe nuk ka lėvizur (ky ėshtė dėshtimi i dyte).
5-
Alduqueri vendosi ta vazhdonte
operacionin me anijet e mbetura, por ende pa e lėshuar ujdhesėn Kemeran, ndodhi mrekullia tjetėr hyjnore, ne forme te
erės se furishme, e cila frynte nga
Hixhazi. Kjo ere shqeu velat e anijeve, pastaj nga
fuqia e madhe e saj ndesheshin anijet njėra me tjetrėn, keshtuqe nuk patėn rrugėdalje tjetėr pėrveēse te kthehen
prape ne ujdhese. Alduquerin nuk e pengoi kjo ere qe
te organizonte njė ekspedite te menjėhershme, por te nesėrmen skenari tragjik u
pėrsėrite prape; era frynte sikurse ditėn e pare, e kėshtu ngjau gjate tere
korrikut ( ky ėshtė dėshtimi i trete, i cili u pėrsėrit disa
here).
6-
Ne natėn e fundit te muajit korrik,
derisa Alduqueri ishte mbledhur me kapitenet e tij pėr
te shqyrtuar mėnyrėn e kryerjes se operacionit ne ditėn e nesėrme, pa ne qiell,
ai dhe kapitenet e tij, njė shkėndije prushi-zjarri- dhe flake e cila pa vonuar
shume u be njė pjese e madhe flake.
Filloi te lėvizte ne qiell, pastaj u ndal mbi anijet portugeze, pastaj lėvizi ne
drejtim te Habeshit (Etiopisė) dhe u fsheh atje. (Kjo
ishte vėrejtja e fundit). Kėtu u binden Alduqueri,
kapitenet dhe ushtria e tij se ata janė duke luftuar Allahun dhe se qėllimet e
tyre janė kundėr Allahut s.w.t., andaj Allahu ua solli
kėtė vėrejtje se Ai do t'i djege nėse ngulin kėmbė ne kufr-pabesim. Alduquerit nuk i
mbeti tjetėr pėrveēse t'i nėnshtrohet vullnetit te Allahut, keshtuqe nxori urdhra pėr tu kthyer ne Indi duke tėrhequr
pas veti humbjet e dėshtimet.
Kėtė mrekulli askush prej
muslimaneve nuk e regjistroi ne librat e tyre, por kjo
ėshtė marre nga raportet portugeze pėr luftėn e tyre ne njė libėr i cili
titullohet: "QUE OSONHO DA INDIA AFONSO DE ALDUQUERE", faqe 378-379. Me vone kjo
mrekulli ėshtė pėrmendur edhe ne dy libra anglez.
Pėrktheu: Sedat Gani
Islami
31 Gusht
2003
Marre nga revista "El-Fetwa" nr. 100, faqe
20,2001