Hyrja nė faqen kryesore
 

Njė djalosh i ri udhėtoi larg vendit pėr tė mėsuar. Qėndroi njė kohe bukur tė gjatė dhe pasi qe u kthye ne shtėpi kėrkoi nga familja t'ia sjellin njė hoxhe, qe t'i pėrgjigjej tri pyetjeve "konfuze" te tij. Ia sollėn njė hoxhe dhe ne mes tyre u zhvillua kjo bisede:
Djaloshi: Kush je ti dhe a ke mundėsi t'i pėrgjigjesh tri pyetjeve te mia?
Hoxha: Unė jam rob prej robėrve te Allahut dhe me lejen e Tij do t'iu pėrgjigjem pyetjeve tua.
Djaloshi: A je i sigurte ngase shume te tjerė para teje kane dėshtuar ne pėrgjigje.
Hoxha: Do te mundohem dhe me ndihmėn e Allahut do te pėrgjigjem!
Djaloshi: Unė kam tri pyetje:
  1. A ekziston ne te vėrtetė Allahu, dhe nėse po, atėherė ma trego pamjen (formėn) e tij?
  2. Cfarė ėshtė Kadaja dhe Kaderi?
  3. Nėse djalli ėshtė i krijuar prej zjarrit atėherė perse ai te ndėshkohet ne te kur zjarri nuk ndikon ne te?
Hoxha i ra njė shuplake te forte ne fytyre.
Djaloshi duke fėrkuar faqen nga dhimbja i tha hoxhės: Perse me godite? Perse u hidhėrove prej meje?
Hoxha: Nuk jam hidhėruar por ajo e rene ėshtė pėrgjigje e tri pyetjeve tua.
Djaloshi: Si, nuk po te kuptoj.
Hoxha: ?farė ndjeve pas goditjes?
Djaloshi: Dhimbje natyrisht.
Hoxha: A beson se kjo dhimbje ekziston?
Djaloshi: Po.
Hoxha: Ma trego formėn e dhimbjes?
Djaloshi: Nuk kam mundėsi.
Hoxha: Kjo ėshtė pėrgjigja ime e pare. Ne te gjithė ndiejmė ekzistimin e Allahut por nuk mund ta shohim.
Hoxha vazhdoi ta pyesė: Mbrėmė a pe nė ėndėrr se unė do te godas ne fytyre?
Djaloshi: Jo.
Hoxha: A ke imagjinuar se unė sot do te bie shuplake ne fytyre?
Djaloshi: Jo.
Hoxha: Ky ėshtė Kadaja dhe Kaderi.
Hoxha: Dora me te cilėn te godita prej ēka ėshtė krijuar?
Djaloshi: Prej dheut.
Hoxha: Po fytyra jote?
Djaloshi: Prej dheut gjithashtu.
Hoxha: ?farė ndjeve pasi qe te godita?
Djaloshi: Dhimbje.
Hoxha: Mire, djalli edhe pse ėshtė i krijuar prej zjarrit ai do te ndieje dhimbje nė tė siē ndjeu fytyra jote prej dheut nga rėnia e dorės sime po ashtu e krijuar prej dheut.
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
18-7-2007, e mėrkurė
Vushtrri, Kosovė


Tri pyetje "konfuze"