ĒKA PAS HAXHIT?

 

Falėnderimi i takon Allahut ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi me te mirin njeri, Muhammedin, familjen, shokėt dhe mbare pasuesit e tij gjer ne amshim!

Ligjėrata jonė e sotme do tė fokusohet nė pėrhershmėrinė e adhurimit pėr Allahun, do tė fokusohemi nė gjėra me rėndėsi, tė cilat na bėjnė tė kuptojmė se Allahu nuk adhurohet vetėm nė Haxh, Allahu nuk adhurohet vetėm gjatė namazit, vetėm gjatė Ramazanit, jo, Allahu i Haxhit, i namazit, i Ramazanit ėshtė edhe Allah i ēdo sekonde, momenti, kohe dhe  i ēdo gjeje.

 

Jeta ėshtė e shkurtėr andaj nuk duhet mashtruar

 

Meqė njeriu nė kėtė bote nuk do te jetoje pėrgjithmonė, madje rralle here e arrin njė shekull te plote, natyrisht se adhurimi i pėrhershėm i tij pėr Allahun ėshtė mė se i nevojshėm. Kjo edhe pėr faktin se njeriu nuk e di kur do te shkoje prej kėsaj bote kėshtu qė thėnia: "Puno pėr kėtė bote sikur do te jetosh pėrgjithmonė ndėrsa pėr boten tjetėr sikur do tė vdesėsh nesėr" ėshtė me se e nevojshme pėr tu aktualizuar ne praktike. Te shohim diē nga urtėsitė hyjnore pėr kėtė:

" يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَلْتَنْظُرْ نَفْسٌ مَا قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ

18. O ju qė besuat, kini parasysh frikėn ndaj All-llahut dhe le tė shikojė njeriu se ēka ka bėrė pėr nesėr, dhe kini frikė All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu ėshtė qė e di nė detaje atė qė punoni!". (Hashr, 18)

" يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لا تُلْهِكُمْ أَمْوَالُكُمْ وَلا أَوْلادُكُمْ عَنْ ذِكْرِ اللَّهِ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ فَأُوْلَئِكَ هُمْ الْخَاسِرُونَ  وَأَنْفِقُوا مِنْ مَا رَزَقْنَاكُمْ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَ أَحَدَكُمْ الْمَوْتُ فَيَقُولَ رَبِّ لَوْلا أَخَّرْتَنِي إِلَى أَجَلٍ قَرِيبٍ فَأَصَّدَّقَ وَأَكُنْ مِنْ الصَّالِحِينَ  وَلَنْ يُؤَخِّرَ اللَّهُ نَفْسًا إِذَا جَاءَ أَجَلُهَا وَاللَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ

9. O ju qė besuat, as pasuria juaj e as fėmijėt tuaj tė mos u shmangin prej adhurimit tė All-llahut, e kush bėn ashtu tė tillėt janė mu ata tė humburit.

10. Dhe jepni nga ajo qė Ne u kemi dhėnė juve, para se ndonjėrit prej jush t'i vijė vdekja, e atėherė tė thotė: "O Zoti im, pėrse nuk mė shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), qė tė jepja lėmoshė e tė bėhesha prej tė mirėve!"

11. Po, All-llahu kurrsesi askė nuk e shtyn pėr mė vonė, kur atij t'i vijė afati i vet. All-llahu hollėsisht ėshtė i njohur me atė qė ju punoni". (Munafikun, 9-11)

" وَاعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّى يَأْتِيَكَ الْيَقِينُ

99. Dhe adhuroje Zotin tėnd deri tė vijė ty e vėrteta (vdekja)". (Hixhr, 99)

 

Mbajtja pėr udhėzimeve fetare rrugė qė sjell shpėtimin

 

Meqė njeriu pa besim te mirėfilltė, pa mėsime te qarta fetare dhe pa udhėzues te denje hyjnor nuk do tė mund ta mėsonte njė realitet te vėrtet, nuk do te dinte ta dallonte te mirėn esenciale nga e keqja esenciale, ne shohim Islamin te mos ketė lėnė njeriun te vetėm ne kėtė rrugėtim te largėt.

Ai, sikur edhe herėve tjera, prape i qėndroi pranė njeriut ne mėnyrėn me besnike duke kumtuar nėpėrmjet gjuhės se misionarit te tij:

" وَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ وَلا تَتَّبِعُوا السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَنْ سَبِيلِهِ

153. Dhe se kjo ėshtė rruga (feja) Ime e drejtė (qė e caktova pėr ju), pra pėrmbajuni kėsaj, e mos ndiqni rrugė tė tjera e t'ju ndajnė nga rruga e Tij". (En'am, 153)

" وَمَن يَعْتَصِم بِٱللَّهِ فَقَدْ هُدِىَ إِلَىٰ صِرٰطٍ مّسْتَقِيمٍ

E kush i pėrmbahet fesė sė All-llahut, ai pa dyshim ėshtė i udhėzuar nė rrugėn e drejtė". (Ali Imran, 101)

" تركتُ فيكم ما إن تمّسكتم به لن تضلّوا: كتاب اللهِ وسنّتي

Ua kam lėnė atė, qė nėse ju i pėrmbaheni nuk do te devijoni: Librin e Allahut dhe traditėn time".

" عليكم بسنّتي وسنّة الخلفاء الراشدين المهديِّين، تمسّكوا بها، وعضّوا عليها بالنواجِذ، وإيّاكم ومحدثاتِ الأمور؛ فإنّ كلَّ محدثة بدعة، وكل بدعة ضلالة

Pėrmbajuni traditės sime dhe te hulefave (prijėsve) te drejte dhe te udhėzuar. Kapuni pėr ta me dhėmballė e keni kujdes nga gjerat e shpikura nga ēdo e shpikur ėshtė risi e ēdo risi ėshtė humbje".

 

Veprat me tė mira janė ato qė janė nė rrjedh e sipėr

 

Meqė Islami ėshtė fe dhe sistem i pėrhershėm jete pėr njeriun, pranon natyrshmėrinė e njeriut pėr ēlodhje, pushim, argėtim, dėfrim dhe zbavitje te lejuar duke e mėsuar se ai nuk ėshtė robot, qe vetėm te falet ne xhami, vetėm te agjėrojė, vetėm te kryeje lutje e assesi te mos ushtroje funksione tjera([1]). Jo, Islami ndaloi njė gjė e tille ngase ajo mund te shkaktoje me kalimin e kohės monotoni tek njeriu dhe kėshtu ta lere tėrėsisht adhurimin. Islami mėson se:

" أَحَبُّ الأَعمَالِ إِلى اللهِ أَدوَمُها وَإِن قَلَّ

Veprat me te dashura tek Allahu janė ato, qe janė ne vazhdimėsi e sipėr edhe nėse janė pak".

Pastaj ne fe adhurim nuk quhet vetėm falja ne xhami, agjėrim ne ramazan, haxhi ne muajt e tij, etj,. Jo, adhurimi ne fe ėshtė shume me i gjere dhe me gjithėpėrfshirės. Ai, sipas Ibni Tejmijes, pėrfshin ēdo lėvizje te njeriut, me te cilėn synon arritjen e kėnaqėsisė sė Allahut tė Madhėruar…Mu pėr kėtė, rrėfehet se ai, Allahu e mėshiroftė, thoshte pėr gjumin e vet se ėshtė adhurim, duke e konsideruar atė si njė mjet pėrgatitjeje pėr adhurimet pas tij.

 

Adhurimi  ėshtė shenje krenarie pėr muslimanin

 

 Adhurimi i muslimanit pėr Allahun, Krijuesin e tij, qiejve dhe tokės, dhe ēdo gjej tjetėr, nuk pėrkufizohet me stine, kohe, vende apo mėnyra, dhe ne asnjė mėnyrė e forme, ai nuk ėshtė pėr tė vetėm "detyrim". Jo, besimtari adhuron Allahun me dashuri, sinqeritet, pasion, kėrshėri, ngase njė gjė e tille, nėnshtrimi, nėse ka qene nder pėr krijesėn me te zgjedhur, Muhammedin, alejhi's salatu ve's selam, ėshtė edhe pėr te.

Ebu Hurejre transmeton:

" جَلَسَ جِبْرِيلُ إِلَى النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَنَظَرَ إِلَى السَّمَاءِ فَإِذَا مَلَكٌ يَنْزِلُ فَقَالَ جِبْرِيلُ إِنَّ هَذَا الْمَلَكَ مَا نَزَلَ مُنْذُ يَوْمِ خُلِقَ قَبْلَ السَّاعَةِ فَلَمَّا نَزَلَ قَالَ يَا مُحَمَّدُ أَرْسَلَنِي إِلَيْكَ رَبُّكَ قَالَ أَفَمَلِكًا نَبِيًّا يَجْعَلُكَ أَوْ عَبْدًا رَسُولًا قَالَ جِبْرِيلُ تَوَاضَعْ لِرَبِّكَ يَا مُحَمَّدُ قَالَ بَلْ عَبْدًا رَسُولًا

U ul Xhirbili tek Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam dhe shikoi lart kah qielli kur ja njė melek zbriste. Ky melek, prej se ka krijuar Allahu para kataklizmės, nuk ka zbritur kurrė- shtoi Xhibrili. Kur zbriti tha: O Muhammed! Allahu me ka dėrguar tek ti pėr te ta dhėnė mundėsinė qe te bėhesh mbret lajmėtar apo rob pejgamber (i dėrguar-resul). Tregohu modest ndaj Zotit tėnd –sugjeroi Xhibrili, kėshtu qė Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam tha: Dua te mbetem rob i dėrguar". (Ahmedi me sened autentik)

 

Motivet e adhurimit tė pėrhershėm

 

Duhet adhuruar Allahun sepse pėrveē begatisė se kryerjes se haxhit na ka dhėnė edhe miliona begati te tjera andaj njė falėnderim 2-3 orėsh prej njerėzve me te sinqerte gjate ditės ne kryerjen e obligimeve fetare, si pese namazet, jo qe ėshtė pak, por nė krahasim ne te mirat qe na ka dhėnė nuk ėshtė asgjė. Unė po them 2-3 ore pėr njerėzit e devotshėm ngase shumica absolute adhurimit nuk i kushtojnė me shume se njė apo njė ore e gjysme. Ndėrsa Allahu thotė:

" وَمَا بِكُم مّن نّعْمَةٍ فَمِنَ ٱللَّهِ

53. Dhe ēdo tė mirė qė e keni, ajo ėshtė prej All-llahut". (Nahl, 53)

" وَإِن تَعُدُّواْ نِعْمَةَ ٱللَّهِ لاَ تُحْصُوهَا إِنَّ ٱللَّهَ لَغَفُورٌ رَّحِيمٌ

18. Po edhe nėse pėrpiqeni t'i numėroni dhuntitė (tė mirat) e All-llahut, nuk do tė mund tė arrini t'i pėrcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumė fal dhe shumė mėshiron.". (Nahl, 18)

 

Pėrhershmėria nė adhurim nuk ėshtė vetėm shkak i mėkateve

 

Ndonėse shumica e njerėzve, me apo pa dashje, para apo pas haxhit bėjnė mėkate ne njė apo formėn tjetėr, kjo vetvetiu na bėn te kuptojmė se adhurimi sistematik dhe i pėrhershėm ėshtė i nevojshėm ngase mjeti pėr t'i larguar kėto te liga ėshtė pikėrisht kėrkimi falje.

Paramendoni Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam, i janė falur te gjitha mėkatet ndėrsa ai bėnte 100 here istigfar (kėrkonte falje te mėkateve) gjate ditės. Madje ėshtė vėrtetuar se pas ēdo namaze thoshte nga tre here: Estagfirullah! (Kėrkoj nga Allahu faljen e mėkateve)

Allahu pasi qe pėrmendi ritualet e haxhit tha:

" ثُمَّ أَفِيضُوا مِن حَيثُ أَفَاضَ النَّاسُ وَاستَغفِرُوا اللهَ إِنَّ اللهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

199. Pastaj zdirgjuni andej kah zdirgjen njerėzit, kėrkoni All-llahut falje, se All-llahu fal e ėshtė mėshirues". (Bekare, 199)

Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam ėshtė urdhėruar qe jetėn e tij ta pėrfundoj me kėrkim falje te mėkateve:

" إِذَا جَاء نَصرُ اللهِ وَالفَتحُ  وَرَأَيتَ النَّاسَ يَدخُلُونَ في دِينِ اللهِ أَفوَاجًا  فَسَبِّحْ بِحَمدِ رَبِّكَ وَاستَغفِرْهُ إِنَّهُ كَانَ تَوَّابًا

1. Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe ēlirimi (ngadhėnjimi),

2. Dhe i pe njerėzit qė po hyjnė turma-turma nė fenė e All-llahut.

3. Ti, pra, lartėsoje Zotin tėnd duke falėnderuar dhe kėrko nga Ai falje. Ai vėrtet pranon shumė pendimin, ėshtė mėshirues i madh". (Nasr)

Pra nuk mund te themi se nuk kemi nevoje pėr kėtė gjė ngase mėkatit nuk mund t'i shpėtojmė por megjithatė, edhe po te thonim se jemi te pa mėkate, ndėrgjegjja jone sigurisht se do te na detyronte ta adhurojmė Allahun ashtu siē e shtyri edhe Muhammedin, alejhi's salatu ve's selam te bėnte njė gjė te tille. Atij nga adhurimi i shumte i ishin ēarė kėmbėt dhe i kishin plasur, dhe kur u pyet me mėnyrė ēuditėse se: "Si po adhuron kaq shume kur mėkatet, tė gjitha, te janė falur ty?!", ai u pėrgjigj:

" أفلا أكون عبدًا شكورًا

A te mos jem rob falėnderues?!".

Allahu urdhėron e thotė:

" وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

Pendohuni tė gjithė te All-llahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim". (Nur, 31)

" يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إِلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَصُوحًا عَسَى رَبُّكُمْ أَنْ يُكَفِّرَ عَنْكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَيُدْخِلَكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ يَوْمَ لا يُخْزِي اللَّهُ النَّبِيَّ وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ نُورُهُمْ يَسْعَى بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَبِأَيْمَانِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا أَتْمِمْ لَنَا نُورَنَا وَاغْفِرْ لَنَا إِنَّكَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

8. O ju qė keni besuar, pendohuni tek All-llahu me njė pendim tė sinqertė nė mėnyrė qė Zoti juaj t'i largojė prej jush tė kėqijat, t'ju shpie nė xhennete nėn tė cilėt rrjedhin lumenj ditėn kur All-llahu nuk e turpėron Pejgamberin, e sė bashku me tė as ata qė kanė besuar. Drita e tyre ndriēon para tyre dhe nė tė djathtė tė tyre, e ata thonė: "Zoti ynė, vazhdona dritėn tonė, falna neve. Vėrtet, Ti je i plotfuqishėm pėr ēdo send". (Tahrim, 8)

 

Ēka pas haxhit?

 

Edhe pse si vepra e obligime nuk mund t'i pėrkufizojmė te gjitha, fundja kjo nuk ėshtė as qėllimi ynė, megjithatė ne do t'ia pėrkujtojmė vetes sonė dhe vėllezėrve tanė disa nga gjerat, qe njeriu duhet t'i pėrkujtojė dhe veproje sistematikisht:

Ŗ     Mbetja nė besim ngase e kundėrta shkatėrron haxhin dhe te gjitha veprat tjera. Thotė Allahu:

"وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ

65. Pasha All-llahun, ty tė ėshtė shpallur, e edhe atyre para teje: "Nėse i bėn shok (All-llahut), veprat tua janė tė asgjėsuara". (Zumer, 65) 

Ndėrsa Pejgamberi, alejhi' s salatu ve's selam ka thėnė:

" إنما الأعمال بالخواتم

Veprat llogariten ne baze te pėrfundimit te tyre".

Ŗ     Namaze ngase ai ėshtė mė me rėndėsi se haxhi dhe kush nuk fal namazin ai veē ka shkatėrruar njė pjese te madhe te fesė, pėr te mos thėnė se e ka shkatėrruar atė tėrėsisht. Fetarisht namazi ėshtė cilėsuar si baze e fesė (imadud din), ėshtė konsideruar prej gjerave, qe dallojnė besimtarin nga jo besimtari dhe prej gjerave, pėr te cilat do te pyetet se pari tek Allahu i madhėruar.

Ŗ     Agjėrimi, zekati dhe kryerja e te gjitha obligimeve tjera me rėndėsi te madhe ne fe.

Ŗ     Dhikri-pėrkujtimi i Allahut ngas ai ka te mira te shumta, e qe mė me rėndėsi prej tyre janė pėrforcimi dhe krijimi i njė heroi stoik nga personaliteti i muslimanit. Thotė Allahu:

" فَإِذَا قَضَيْتُم مَّنَـٰسِكَكُمْ فَٱذْكُرُواْ ٱللَّهَ كَذِكْرِكُمْ ءابَاءكُمْ أَوْ أَشَدَّ ذِكْرًا فَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَقُولُ رَبَّنَا ءاتِنَا فِى ٱلدُّنْيَا وَمَا لَهُ فِى ٱلآخِرَةِ مِنْ خَلَـٰقٍ  وِمِنْهُم مَّن يَقُولُ رَبَّنَا ءاتِنَا فِى ٱلدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي ٱلآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ ٱلنَّارِ  أُولَـئِكَ لَهُمْ نَصِيبٌ مّمَّا كَسَبُواْ وَٱللَّهُ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ

200. E kur t'i kryeni detyrat tuaja, pėrmendeni All-llahun sikurse i pėrkujtoni prindėrit tuaj, bile pėrmendeni edhe mė fortė. Ka disa prej njerėzve qė thonė: "Zoti ynė, na jep Ti neve nė kėtė botė"! Pėr tė nuk ka asgjė nė botėn tjetėr. 201. E, ka prej tyre asish qė thotė: "Zoti ynė na jep tė mira nė kėtė jetė, tė mira edhe nė botėn tjetėr dhe na ruaj prej dėnimit me zjarr"! 202. Tė tillėt e kanė shpėrblimin nga ajo qė e fituan. All-llahu ėshtė i shpejtė nė llogari.". (Bekare, 200-202) 

" يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا لَقِيتُمْ فِئَةً فَاثْبُتُوا وَاذْكُرُوا اللَّهَ كَثِيرًا لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

45. O ju qė besuat, kur tė konfrontoheni me ndonjė grup, pėrqėndrohuni dhe pėrmendni ēdo herė All-llahun, qė ta arrini fitoren e dėshiruar". (Enfal, 45)

Sa i pėrket te mirės (el haseneh) ne kėtė bote, ajo pėrfshin shėndetin, idaren-furnizimin, gruan e ndershme, diturinė e dobishme, punėn-veprėn e sinqerte, mjetin udhėtues te qete dhe pėrmendjen ne mesin e njerėzve pėr te mire. Ndėrsa sa i pėrket te mirės (el haseneh) ne ahiret, shkalla me e larte e saj ėshtė hyrja ne Xhennet pas sigurimit nga frika ne Arasat (shesh te llogarisė) dhe lehtėsimit te llogarisė. Mu pėr kėtė ėshtė transmetuar se prej duave me te shpeshta te Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam ishte:

" اللهم ربنا آتنا في الدنيا حسنة وفي الآخرة حسنة وقنا عذاب النار

O Allahu ynė Zoti jone na dhuro te mira ne kėtė dhe ne boten tjetėr si dhe na ruaj nga dėnimi i Xhehennemit!".

Imam Ahmedi transmeton nga Enesi se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam kishte vizituar njė njeri qe ishte dobėsuar shume dhe ishte bere si njė zog i vogėl me ē'rast i kishte thėnė:

" أَمَا كُنْتَ تَدْعُو أَمَا كُنْتَ تَسْأَلُ رَبَّكَ الْعَافِيَةَ قَالَ كُنْتُ أَقُولُ اللَّهُمَّ مَا كُنْتَ مُعَاقِبِي بِهِ فِي الْآخِرَةِ فَعَجِّلْهُ لِي فِي الدُّنْيَا فَقَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ سُبْحَانَ اللَّهِ إِنَّكَ لَا تُطِيقُهُ أَوْ لَا تَسْتَطِيعُهُ أَفَلَا كُنْتَ تَقُولُ اللَّهُمَّ آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الْآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ

A nuk luteshe? A nuk kėrkoje nga Allahu shėndet? Tha: Thosha: O Allah nėse me ndėshkon me diē ne ahiret ndeshkam me te me parė ne kėtė bote (qe te mos ndėshkohem atje fare)! Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam tha: Subhanallah! Po ti nuk ke mundėsi ta pėrballosh atė. Pse nuk thoje: O Allahu ynė Zoti jone na dhuro te mira ne kėtė dhe ne boten tjetėr si dhe na ruaj nga dėnimi i Xhehennemit ". ([2])

Ŗ     Adhurimet tjera, krahas haxhit, janė pėrforcuese shpirtėrore, dhe shkase te te shume te mirave tjera, siē thotė Allahu:

" وَلَوْ أَنَّهُمْ فَعَلُوا مَا يُوعَظُونَ بِهِ لَكَانَ خَيْرًا لَهُمْ وَأَشَدَّ تَثْبِيتًا  وَإِذًا لآتَيْنَاهُمْ مِنْ لَدُنَّا أَجْرًا عَظِيمًا  وَلَهَدَيْنَاهُمْ صِرَاطًا مُسْتَقِيمًا

Po sikur tė zbatonin atė qė kėshilloheshin do tė ishte mė mirė pėr ta dhe do t'i pėrforconte mė shumė. 67. Dhe atėherė do t'u jepnim atyre nga ana Jonė shpėrblim tė madh. 68. Dhe do t'i udhėzonim nė rrugė tė drejtė". (Nisa, 66-68)

Kėtu janė pėrmendur katėr rezultate pozitive nga adhurimi: mirėsia, pėrforcimi, shpėrblimi dhe udhėzimi. Po ashtu thotė Allahu:

" إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمْ الْمَلائِكَةُ أَلاَّ تَخَافُوا وَلا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنْتُمْ تُوعَدُونَ  نَحْنُ أَوْلِيَاؤُكُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الآخِرَةِ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَشْتَهِي أَنفُسُكُمْ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَدَّعُونَ  نُزُلاً مِنْ غَفُورٍ رَحِيمٍ

30. E, s'ka dyshim se ata qė thanė: "All-llahu ėshtė Zoti ynė", dhe ishin tė paluhatshėm, atyre u vijnė engjėjt (nė prag tė vdekjes dhe u thonė): tė mos u frikėsoheni, tė mos pikėlloheni, keni myzhde xhennetin qė u premtohej. 31. (u thonė) Ne kujdesemi pėr ju, si nė jetėn e kėsaj bote, ashtu edhe nė botėn tjetėr, kudo tė keni atė qė dėshironi dhe gjithēka kėrkoni. 32. Pritje e nderuar prej Atij qė falė mėkatet dhe qė ėshtė mėshirues!". (Fussilet, 30-32)

Ŗ     Adhurimi i vazhdueshėm mjet pėr rritjen dhe shtimin e besimit. Thotė Allahu:

" وَيَزِيدُ اللَّهُ الَّذِينَ اهْتَدَوْا هُدًى

76. E All-llahu u shton besimin atyre qė u udhėzuan". (Merjem, 76),

" إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللَّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آياتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانًَا وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ

2. E, besimtarė tė vėrtetė janė vetėm ata, tė tė cilėve kur pėrmendet All-llahu u rrėqethen zemrat e tyre, tė cilėve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe qė janė tė mbėshtetur vetėm te Zoti i tyre". (Enfal, 2)

Ŗ     Vazhdimi ne adhurime dhe vepra te mira pėr fund ka Xhennetin. Thotė Allahu:

"قَدْ أَفْلَحَ الْمُؤْمِنُونَ  الَّذِينَ هُمْ فِي صَلاتِهِمْ خَاشِعُونَ  وَالَّذِينَ هُمْ عَنْ اللَّغْوِ مُعْرِضُونَ  وَالَّذِينَ هُمْ لِلزَّكَاةِ فَاعِلُونَ  وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ  إِلاَّ عَلَى أَزْوَاجِهِمْ أوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ  فَمَنْ ابْتَغَى وَرَاءَ ذَلِكَ فَأُوْلَئِكَ هُمْ الْعَادُونَ  وَالَّذِينَ هُمْ لأَمَانَاتِهِمْ وَعَهْدِهِمْ رَاعُونَ  وَالَّذِينَ هُمْ عَلَى صَلَوَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ  أُوْلَئِكَ هُمْ الْوَارِثُونَ  الَّذِينَ يَرِثُونَ الْفِرْدَوْسَ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ

1. Ėshtė e sigurt se kanė shpėtuar besimtarėt:

2. Ata tė cilėt janė tė pėrulur dhe tė kujdesshėm gjatė faljes sė namazit,

3. Ata tė cilėt i shmangen tė kotės (fjalė a punė),

4. Dhe ata tė cilėt rregullisht e japin zeqatin,

5. Dhe ata tė cilėt e ruajnė nderin e vet (sa i pėrket jetės intime),

6. Me pėrjashtim ndaj grave tė veta (me kurorė) dhe ndaj atyre (robėreshave) qė i kanė nė pronėsinė e vet, pėr tė cilat nuk janė tė qortuar,

7. E kush kėrkon pėrtej tyre (dėfrim nga tė ndaluarat), tė tillėt janė ata qė kanė shkelė normat e caktuara,

8. Dhe ata tė cilėt me kujdes i ruajnė ato qė u janė besuar (sende ose fjalė), e ruajnė edhe premtimin e dhėnė,

9. Dhe ata tė cilėt i kushtojnė kujdes kohės sė namazit tė tyre.

10. Tė tillėt janė mu ata trashėgimtarėt,

11. Tė cilėt e trashėgojnė Firdevsin dhe aty ata janė pėrgjithmonė". (Mu'minun, 1-11)

Ŗ     Duhet ndare mendime te mira dhe te drejta pėr Allahun. Nėse te ndodhe ndonjė fatkeqėsi, sprove, sėmundje, apo diē tjetėr pas haxhit, mos mendo keq pėr Allahun por dije se Ai, qe ta mundėsoi te shkoje ne haxh, dhe te Cilin e falėnderoje shume, Ai te sprovoi me diē, sigurisht pėr mirėsinė tende. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam na mėsoi:

" قال الله تعالى: أنا عند ظن عبدي بي

Thotė Allahu: Unė jam ne raport me robin Tim ashti si ai mendon pėr Mua". (Transmetim unanaim).

Xhabiri transmeton se kishte dėgjuar Muhammedin, alejhi's salatu ve's selam duke thėnė tri dite para se te vdiste:

" لا يموتن أحدكم إلا وهو يحسن الظن بالله عز وجل

Le te mos vdesė askush prej jush pa qene zemėrpastėr dhe mendim mirė pėr Allahun". (Muslimi)

Ŗ     Moszbehja e personalitetit islamik te muslimanit, i cili po ta kryente haxhin e me pas t'iu kthehej te kėqijave do t'i ngjante gruas marroqe, e cila posa tund leshin, bėn perin dhe behet gati ta punoje me te, ajo e shprish prape atė dhe mundohet ta ktheje siē ishte me pare. Allahu thotė:

" وَلاَ تَكُونُواْ كَٱلَّتِى نَقَضَتْ غَزْلَهَا مِن بَعْدِ قُوَّةٍ أَنكَـٰثًا

92. Mos u bėni (nė ēėshtjet e betimit) si ajo (grua) qė e prish tjerrin e saj pasi ta ketė dredhur fort". (Nahl, 92),

" تِلْكَ حُدُودُ ٱللَّهِ فَلاَ تَعْتَدُوهَا وَمَن يَتَعَدَّ حُدُودَ ٱللَّهِ فَأُوْلَـئِكَ هُمُ ٱلظَّـٰلِمُونَ

Kėto janė dispozita tė All-llahut, pra mos i kundėrshtoni, sepse kush i tejkalon dispozitat e All-llahut, pikėrisht tė tillėt janė zullumqarėt". (Bekare, 229),

Ŗ     Haxhiu duhet te frikėsohet pėr vete se a i ėshtė pranuar apo jo vepra e tij. Aisheja rrėfen se e ka pyetur Muhammedin, alejhi's salatu ve's selam pėr ajetin:

" وَٱلَّذِينَ يُؤْتُونَ مَا ءاتَواْ وَّقُلُوبُهُمْ وَجِلَةٌ

Dhe,ata tė cilėt japin (sadaka-zeqatė) nga ajo qė u ėshtė dhėnė, pse dinė se do tė kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanė tė frikėsuara". (Mu'minun, 60),: A janė kėta qe pine alkool dhe vjedhin? Ai i ishte pėrgjigjur:

" لا يا بنت الصديق، ولكنهم الذين يصومون ويصلون ويتصدقون وهم يخافون أن لا تقبل منهم أُوْلَـئِكَ يُسَـٰرِعُونَ فِى ٱلْخَيْرٰتِ وَهُمْ لَهَا سَـٰبِقُونَ

Jo moj vajza e Siddikut. Ata janė qe agjėrojnė, falen, japin lėmoshė dhe qe frikėsohen se nuk iu pranohen veprat. Ata nxitojnė ne te mira dhe janė te paret ne to". ([3]),

" إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ ٱللَّهُ مِنَ ٱلْمُتَّقِينَ

All-llahu pranon vetėm prej tė sinqertėve". (Maide, 27)

Ŗ     Allahu urdhėron qe t'ia kemi friken ēdoherė e thotė:

" يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلاَ تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنتُم مُسلِمُونَ

102. O ju qė besuat, kini frikė All-llahun me sinqeritet tė vėrtetė dhe mos vdisni, pos vetėm duke qenė muslimanė (besimtarė)!". (Ali Imran, 102),

" يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللهَ وَكُونُوا مَعَ الصَّادِقِينَ

119. O ju qė besuat! Ta keni nė kujdes All-llahun dhe tė jeni me ata tė drejtit". (Tewbe, 119),

"يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللهَ وَلتَنظُر نَفسٌ مَّا قَدَّمَت لِغَدٍ وَاتَّقُوا اللهَ إِنَّ اللهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعمَلُونَ  وَلا تَكُونُوا كَالَّذِينَ نَسُوا اللهَ فَأَنسَاهُم أَنفُسَهُم أُولَئِكَ هُمُ الفَاسِقُونَ  لا يَستَوِي أَصحَابُ النَّارِ وَأَصحَابُ الجَنَّةِ أَصحَابُ الجَنَّةِ هُمُ الفَائِزُونَ

18. O ju qė besuat, kini parasysh frikėn ndaj All-llahut dhe le tė shikojė njeriu se ēka ka bėrė pėr nesėr, dhe kini frikė All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu ėshtė qė e di nė detaje atė qė punoni!

19. E mos u bėni si ata qė e harruan All-llahun, e All-llahu bėri qė ata ta harrojnė vetveten! Tė tillėt janė ata tė prishurit.

20. Nuk janė tė barabartė ata tė xhennetit dhe ata tė xhehennemit. Banuesit e xhennetit janė ata fatbardhė qė ia kanė arritur qėllimit". (Hashr, 18-20 )

Ŗ     Haxhiu duhet te jete me i mire se sa qe ka qene dhe rreptėsishtė duhet t'iu largohet dukurive, qe njollosin personalitetin e tij prej muslimani. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:

" ليس المسلِم باللّعان ولا الطّعان ولا الفاحش البذيء

Besimtari nuk ėshtė mallkues, fyes (ne nder), fjalėkeq dhe as vulgar ". ([4])

Ŗ     Haxhiu duhet te pendohet pėr mėkatet e bėra. Edhe pse haxhiut me haxh te pranuar i falen mėkatet, siē ėshtė vėrtetuar nga hadithet e vėrteta, megjithatė ai prape duhet te pendohet dhe te kėrkoje falje, sidomos pas mėsimit te thėnieve te Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam se ai, edhe pse i ishin falur te gjitha mėkatet, kėrkonte falje pėr to 100 here ne dite.

Sedat Gani islami

11 janar 2007, e enjte

Vushtrri, Kosovė

 

 

 

 

 

 



[1] Ka thėnė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:

" إِنَّ الدِّينَ يُسْرٌ وَلَنْ يُشَادَّ الدِّينَ أَحَدٌ إِلَّا غَلَبَهُ فَسَدِّدُوا وَقَارِبُوا وَأَبْشِرُوا وَاسْتَعِينُوا بِالْغَدْوَةِ وَالرَّوْحَةِ وَشَيْءٍ مِنْ الدُّلْجَةِ

Me te vėrtetė feja ėshtė e lehte dhe askush nuk do te mundohet ta ngarkoje veten (me ibadet, qe nuk mundet) e te mos pėsojė disfate (mundet, t'i vie vėshtirė), andaj zini njė pozite mesatare (mos kaloni kufijtė), )e nėse nuk keni mundėsi ta bėni me te mirėn, atėherė te paktėn) afrohuni (afėr saj), pėrgėzohuni (me shpėrblim pėr veprėn sistematike, edhe nėse ėshtė e pakte) dhe ndihmohuni me kohen e mėngjesit te hershem, drekės dhe natės (ose njė pjese te saj)". (Buhariu)

Nė mėnyrė qė tė kuptohet hadithi siē duhet dhe t'i shmangemi ēdo keqkuptimi, po e sjellim edhe kėtė koment te shkurtėr, te huazuar nga Fet'hul Bari: "Ndihmohuni me kohen e mėngjesit" d.t.th: ndihmohuni pėr vazhdimėsi ne ibadete, meqė ato bien ne kohėra kur je aktiv (dhe jo i zėnė). Shprehja Gudve: d.t.th: ecja ne fillim te mėngjesit, agimit. Shprehja Revha d.t.th: ecja pas zenitit te diellit ndėrsa shprehja Dulxhe d.t.th ecja tere natėn ose njė pjese te saj. Kur jemi tek kjo shprehja e fundit, Duxhle, Pejgamberi, Alejhi selam, e solli te shoqėruar me pjesėzėn "min-prej", qe d.t.th njė pjese te natės, sepse angazhimi natėn ėshtė me i mundimshėm se sa ditėn.

Kėto kohe te cekura janė kohet me te mira pėr udhėtarin sepse Muhammedi, Alejhi selam ne kėtė hadith sikur i ėshtė drejtuar njė udhėtari, te cilit po ia tregon kohet, kur ai ėshtė me i relaksuar pėr udhėtim. Kjo pėr faktin se nėse mysafiri udhėton ditėn dhe natėn pa ndėrprerė, ai do te dobėsohet dhe nuk do te mund ta vazhdoje rrugėn, ndėrsa nėse udhėton ne kėto tri kohe te cekura, ai do te mund ta vazhdoje rrugėn pas asnjė vėshtirėsi. Kėtu ėshtė pėr qellim dunjaja, e cila ėshtė vatėr ose urėlidhėse me ahiretin, andaj kėto kohe janė kohet me fleksibile dhe me te pėrshtatshmet pėr trupin pėr te bere ibadet.

Ne fund po e sjell edhe njė sqarim timin: Ne kėtė pjese te fundit –sipas asaj qe unė kuptova prej komentit- ėshtė pėr qellim qe njeriu te mos angazhohet ēdoherė me adhurim sepse ndoshta nga adhurimi i shumte do te hase ne monotoni apo lodhje dhe dalėngadalė, ose do ta lere krejt, ose te paktėn nuk do te jete i koncentruar fare ne te, dhe mu pėr kėtė, cekur tri mundėsi te mira pėr ibadet, ne te cilat njeriu ėshtė me i pushueshem, me i lire dhe me i koncentruar pėr adhurim. Allahu e di mė sė miri!

 

 

[2] Transmetojnė Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu ndėrsa Shejh Albani kėtė hadith e ka cilėsuar si autentik

[3] Transmeton Tirmidhiu ndėrsa Shejh Albani e ka pėrmendur si autentik

[4] Transmeton Ahmedi ndėrsa Shejh Albani ka thėnė se ėshtė autentik