DESHMITARET
Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut ndėrsa pėrshėndetjet janė pėr Muhammedin, familjen, shokėt dhe pasuesit e tij!
Dėshmitarėt, temė, e cila nuk ka te beje me dėshmitarėt ne gjyqet tona, porse ka te beje me dėshmitarėt, te cilėt do te dėshmojnė kundėr nesh para Allahut, Gjykatėsit te gjykatėsve, atė dite kur pėrveē veprės se mire asgjė tjetėr nuk do te beje dobi.
Para se te pėrmendim se kush janė ata dėshmitarė kalimthi do te pėrmendim disa gjera pėrkitazi me mėkatet dhe rreziqet e tyre, ne mėnyrė qe kėta dėshmitarė te jene pėr e jo kundėr nesh.
- Mėkatet janė shkak i trazirave dhe skandaleve ne toke. Allahu i Madhėruar ne Kur'an thotė:
41. Pėr shkak tė veprave (tė kėqija) tė njerėzve, janė shfaqur nė tokė e nė det tė zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e pėr ta pėrjetuar ata njė pjesė tė asaj tė keqeje qė e bėnė, ashtu qė tė tėrhiqen (nga tė kėqijat)". (err Rrum, 41)
- Mėkatet janė shkak i tėrheqjes se ndėshkimit te Allahut. Thotė Allahu:
10. Ata kundėrshtuan tė dėrguarin e Zotit tė tyre, e Ai i dėnoi ata me njė dėnim edhe mė tė madh (prej dėnimeve tė mėparshme)". (el Hakkah, 10)(1)
- Mėkatet janė shkak i neglizhencės ndaj pendimit dhe mu pėr kėtė ndėshkimi i Allahut neglizhentėt i zė befas. Thotė Allahu:
Ti tėrhiqju atyre vėrejtjen pėr ditėn e dėshpėrimit, kur tė marrė fund ēėshtja (e pėrgjegjėsisė e dikush nė xhennet, dikush nė zjarr), se ata (sot) janė tė painformuar, dhe ata nuk janė duke besuar ". (Merjem, 39)
"31. Ata qė pėrgėnjeshtruan se do tė takohen me All-llahun (nė ditėn e gjykimit) kanė humbur pėrderisa t'u vijė momenti (kijameti) befas e tė thonė: "Tė mjerėt ne pėr atė qė lėshuam" (nga punėt e mira nė Dunja), e duke i bartur gabimet e veta nė shpinė, dhe, e shėmtuar ėshtė ajo qė bartin". (En'am, 31)
Vėllezėr dhe motra!
Mos bėni mėkate duke menduar se ato nuk janė te mėdha dhe nuk iu sjellin dem ngase nga mėkatet e vogla bėhen te mėdha sikurse nga gurėt e vegjėl behet kodra. Thotė Allahu:
15. Kur ju atė (shpifjen) e pėrcollėt me gjuhėn tuaj dhe pėr atė qė nuk kishin kurrfarė dije folėshit duke menduar se ajo ishte imtėsi e parėndėsishme, ndėrsa te All-llahu ajo ėshtė e madhe". (en Nur, 15)
Transmetojnė Buhariu ne Sahihun e tij dhe Imam Ahmedi ne Musnedin e tij nga Ebu Seid El Hudrijj, i cili ka thėnė:
Ju po i bėni disa gjera, qė nė sytė tuaj janė mė tė imta se sa fija e flokut ndėrsa ne nė kohėn e Pejgamberit, alejhi selam i konsideronim si mėkate shkatėrruese".
Dijeni se Allahu nuk ėshtė i padrejte ndaj robėrve te Tij; Ai ua dėshiron te mirėn te gjithėve; te bardhėve e te zinjve, arabeve e shqiptarėve, lindoreve e perėndimorėve. E mira ėshtė prej Tij, madje pėr njė te mire shpėrblen shumėfish, ndėrsa e keqja ėshtė prej nesh, dhe Ai, me drejtėsinė e Vet, pėr njė te keqe te llogarit me njė te keqe. Thotė Allahu:
?farėdo e mire qė tė vjen ėshtė nga All-llahu, e ēka tė ndodhė nga ndonjė e keqe ėshtė nga vetė ti". (en Nisa, 79)(2)
Madje jo vetėm kaq, vėlla i nderuar, mėso se sikur ne kurrė te mos bėnim mėkate e pastaj te kėrkonim tek Allahu qe te shpėrbleheshim vetėm pėr punėn tone, nuk do te arrinim te hynim ne Xhennet kurrė, madje as Pejgamberi, alejhi's selam. Kur kishte lajmėruar Muhammedi, alejhi's selam pėr kėtė parim, disa e pyeten: As ti o i dėrguari i Allahut? Tha: As unė, pėrveē nėse Allahu me mbulon me mėshirėn e Tij!
Andaj te punojmė e te shpresojmė ne mėshirėn e Allahut ngase ajo vjen duke falėnderuar Allahun dhe duke ia patur friken Atij. Thotė Allahu:
7. Dhe (pėrkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshėm: "Nėse falėnderoni, do t'ua shtoj tė mirat, e nėse pėrbuzni, s'ka dyshim, dėnimi Im ėshtė i vėshtirė!". (Ibrahim, 7)
156. Dhe cakto pėr ne (jetė) tė mirė nė Dunja dhe tė mirė nė botėn tjetėr, pse vėrtet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: "Dėnimi im ėshtė ai me tė cilin e godas cilin dua, e mėshira Ime ka pėrfshirė secilin send. Atė (Mėshirėn) do ta caktoj pėr ata tė cilėt u ruhen (mėkateve), e japin zeqatin dhe pėr ata qė i besojnė argumentet tona". (el A'raf, 156)
Dėshmitarėt
Allahu me urtėsinė e Tij ka caktuar qe te kemi dėshmitarė pro apo kundėr nesėr kur te dalim para Tij pėr te dhėnė llogari. Prej kėtyre dėshmitarėve janė:
1. Allahu i Madhėruar. Dėshmitari i pare, te Cilit nuk do te mund t'i fshehėsh asgjė ėshtė Allahu i Madhėruar, madje as atė qe e ndien ne vete e qe melaiket nuk e regjistrojnė ne regjistrat e tyre. Thotė Allahu:
All-llahu ėshtė dėshmues mbi ēdo send". (en Nisa, 33)
Thotė Pejgamberi, alejhi's selam:
"Njeriu i pare qe do te gjykohet ne Ahiret ėshtė njeriu, i cili ka rėnė dėshmor (shehid). Ai sillet (ne shesh) dhe i prezantohen dhuntitė ndėrsa ai i njeh ato. I thotė: ?farė ke bere me to? Thotė: Kam luftuar pėr Ty derisa edhe rashė dėshmor! Thotė: Gėnjeve, sepse ti luftove qe te flitej pėr ty se ishte guximtar, dhe ashtu u tha. Pastaj, urdhėron dhe ai zvarre per fytyre tėrhiqet derisa hidhet ne zjarr. 
Dhe (sillet me pas) njeriu, i cili ka mėsuar dituri dhe e ka shpėrndarė atė si dhe ka lexuar Kur'anin. Sillet edhe ky dhe i prezantohen dhuntitė, te cilat i njeh (pranon). ?farė bere me to- e pyet (Allahu)?  Mėsova dhe i mėsova te tjerėt pėr Ty sikurse qe edhe Kur'anin e lexova pėr hire Tėndin. Gėnjeve- ia kthen (Allahu). Ti mėsove dituri qe tė tė thuhej dijetar, e lexove Kur'anin qe tė tė thuhej lexues, dhe ashtu u tha. Urdhėron dhe ai zvarre pėr fytyre tėrhiqet derisa hidhet ne zjarr.
Dhe (sillet) njeriu, te cilit Allahu ia zgjeroi (furnizimin) dhe i dha nga pasuri nga te gjitha llojet. Erdhi ai dhe ia prezantoi pėrpara begatitė ndėrsa ai i pranoi. Tha (Allahu): ?farė bere me to? Tha: Nuk kam lėnė rruge, nė tė cilėn Ti ke dėshirė te shpenzohet e te mos kam shpenzuar pėr Ty. Gėnjeve - i thotė (Allahu). Ti e bere kėtė qe te thuhej se ishte bujar, dhe ashtu u tha. Pastaj urdhėron dhe ai tėrhiqet zvarre pėr fytyre derisa hidhet ne zjarrė". (Muslimi)
Pra kėta njerėz, edhe pse kane bere vepra, qe ne regjistėr te melaikeve kane figuruar si te mira, megjithatė tek Allahu nuk janė te tilla ngase Ai e di qėllimin e tyre. Pėrkitazi me kėtė thotė Allahu:
19. Ai di pėr shikimin me cep tė syve, e edhe pėr atė qė e fshehin nė zemra". (Gafir, 19)
23. Ty mos tė brengos mosbesimi i atij qė nuk beson, kthimi i tyre ėshtė vetėm tek Ne, e pėr atė qė vepruan, Ne do t'u tregojmė. All-llahu vėrtet ėshtė i dijshėm pėr atė qė mbajnė nė zemra. 24. Ne u japim tė jetojnė pak (nė kėtė botė), e pastaj i shtrėngojmė ata me njė dėnim tė rėndė ". (Llukman, 23-24)
Nėse je ne rrugėn e drejte dhe pėrgėnjeshtrohesh nga njerėzit mos u dėshpėro ngase Ai, qe dėshmon pėr ty ėshtė Allahu. Ja kėshtu Allahu e kishte forcuar shpirtėrisht Muhammedin, alejhi's selam kur pabesimtarėt e refuzonin:
Ne tė dėrguam ty Pejgamber pėr mbarė botėn. Mjafton qė All-llahu ėshtė dėshmues pėr kėtė". (en Nisa, 79)
166. (Jehuditė i thanė se nuk tė besojmė nė shpallje Muhammedit) Por All-llahu dėshmon pėr atė qė t'u zbrit ty, atė ta zbriti sipas dijes sė Vet, edhe engjėjtė dėshmojnė, po mjaft ėshtė All-llahu dėshmues". (en Nisa, 166)
Nėse ke bere mire apo keq, dije se vepra jote nuk i fshihet Allahut aspak. Po bere mire, qofte edhe sa grimca e atomit, do ta gjesh. Po kėshtu edhe pėr te keq. Thotė Allahu nėpėrmjet gjuhės se Llukmanit te urte:
16. O djali im, s'ka dyshim se edhe nėse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e tė jetė e fshehur nė rrasė guri, ose nė qiej apo nė tokė, All-llahu do ta sjellė atė, se All-llahu ėshtė i butė dhe hollėsisht i informuar". (Llukman, 16)
?elėsat e fshehtėsive janė vetėm te Ai, atė (fshehtėsinė) nuk e di kush pos Tij. Ai e di ēka ka nė tokė dhe nė det, Ai e di pėr ēdo gjeth qė bie dhe s'ka kokėrr nė thellėsi tė tokės, s'ka tė njomė dhe s'ka tė thatė qė nuk ėshtė (shėnuar) nė librin e qartė (Levhi - Mahfudh)". (el En'am, 59)
61. Ti nuk angazhohesh me asnjė ēėshtje, nuk lexon nga ai pjesė nga Kur'ani dhe nuk bėni ndonjė vepėr, vetėm se ne jemi prezentuesit tuaj, kur ju ndėrmerrni atė. Zotit tėnd nuk mund t'i fshihet as nė tokė e as nė qiell as sa grimca e as mė e vogėl se ajo e as mė e madhe, por vetėm sa ėshtė evidentuar nė librin e sigurt". (Junus, 61)
Nėse ke vendosur te falesh falu vetėm pėr Zotin ngase vepra jote i prezantohet Atij. Mos shko ne xhami pėr tė tė pare njerėzit por shko pėr Allahun, ose falu kudo qe te jesh ngase Allahu te sheh  kudo qe ti tė ndodhesh. Thotė Allahu:
217. Dhe mbėshtetu nė tė plotfuqishmin, mėshiruesin. 218. I cili tė sheh kur tė ngrihesh nė kėmbė. 219. (E tė sheh) Edhe lėvizjen tėnde nė mesin e atyre qė falen". (esh Shuara, 217-219)
Ajo qė dėshmon se Allahu ėshtė dėshmitar eshte edhe hadithi nė vijim?
Ebu Musa el Esh'ariu ka thėnė: Nė Ditėn e Kijametit besimtari thirret pėr llogari dhe Allahu, pa prezence te askujt, ia shfaq vepra e tij. Njeriu pranon mėkatet dhe thotė: Po o Zot, kėshtu kam bere, kėshtu kam bere, kėshtu kam bere. Allahu ia fale mėkatet dhe ia mbulon ato dhe i thotė: Asnjė krijese nuk do t'i sheh mėkatet tua. Pastaj ia shfaq vepra e tij te mira dhe ai, njeriu, dėshiron qe tere krijesat t'i shohin ato (3).
2. Muhammedi, alejhi's selam. Dėshmitari i dyte para Allahut do te jete Muhammedi, alejhi's selam. Kėtė e ka vėrtetuar Kur'ani ne shume vende, si:
Ai ju zgjodhi ju (ju pėrcaktoi pėr tė luftuar pėr rrugėn e Tij) dhe nuk ju obligoi nė fé me ndonjė vėshtirėsi, nė fenė e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe mė parė, e edhe ky (Kur'an) ju quajti myslimanė, e pėr tė qenė i dėrguari dėshmitar juaji dhe pėr tė qenė ju dėshmitarė ndaj njerėzve…". (el Haxh-xh, 78)
143. Dhe ashtu (siē ju udhėzuam nė fenė islame) Ne u bėmė juve njė pupull tė drejtė (njė mes tė zgjedhur) pėr tė qenė ju dėshmitarė (nė ditėn e gjykimit) ndaj njerėzve, dhe pėr tė qenė i dėrguari dėshmitar ndaj jush". (el Bekare, 143)
41. Dhe si do tė jetė gjendja e atyre (qė nuk besuan), kur Ne do tė sjellim dėshmitarė pėr ēdo popull, e ty do tė sjellim dėshmitarė mbi ata (qė nuk tė besuan)?". (en Nisa, 41)
Abdullah b. Mes'udi transmeton se Pejgamberi, alejhi's selam i kishte thėnė: Ma lexo Kur'anin! Thashė: O i dėrguari I Allahut! Ta lexoj unė Kur'anin ty ndėrsa ai te ėshtė shpallur ty?! Tha: Po. Ia lexova kaptinėn en Nisa derisa arrita tek ajeti (i lartpėrmendur) e ai me tha: Mjaft tani! Kur u ktheva pashe dy sytė e tij duke lotuar.
Vėlla puno qe sikur Muhammedi, alejhi's selam te kishte qene gjalle do te kishte qene i kėnaqur me ty. Ibni Mes'udi kishte takuar njė tabiin te devotshėm, Rebi' b. Huthejmin, pasues te Sunnetit te Muhammedit, alejhi's selam dhe i kishte thėnė: Vallahi o biri i Huthejmes, sikur tė tė kishte pare Muhammedi, alejhi's selam do te donte!
Po, do ta donte Muhammedi, alejhi's selam ngase ai pasonte traditėn, porosite dhe kėshillat e tij, kėshtu qe jo vetėm ai, por edhe ti vėlla, nėse pason ne mėnyrė dinjitoze Muhammedin, alejhi's selam do te jesh prej atyre qe ai i do. A nuk ke dėgjuar se ai ka thėnė:
"Tėrė ummeti im hyjnė ne Xhennet pėrveē atyre qe refuzojnė.
E kush refuzon?!- e pyeten me habi shokėt.
Tha: Kush me respekton mua hyn ne Xhennet e kush me kundėrshton ai ka refuzuar te hyje ne Xhennet".
3. Isai, alejhi's selam dėshmitar kundėr atyre qe glorifikuan atė. Thotė Allahu:
159. Nuk ka asnjė nga ithtarėt e librit vetėm se ka pėr t'i besuar atij (Isait) para vdekjes sė vet, e nė ditėn e gjykimit ai dėshmon kundėr tyre". (en Nisa, 159)
Ibni Kethiri ne koment te kėtij ajeti ka thėnė: Isai, alejhi's selam do te jete dėshmitar pėr veprat e tyre, sa ishte prezent ne mesin e tyre dhe pas zbritjes ne toke. Sipas Ibni Kethirit, edhe ata qe e kane komentuar ajetin se asnjė ithtarė i librit nuk do te vdes pa besuar ne Isain apo Muhammedin, alejhima's selam, kane te drejte ngase ne momentet e dhėnies shpirt, vdekjes, njeriut i zbulohet e vėrteta dhe ai beson por vone sepse besimi me nuk pranohet. Thotė Allahu:
18. Nuk ėshtė pendim (i pranueshėm) i atyre qė vazhdimisht bėjnė punė tė kėqia dhe vetėm atėherė kur t'i vjen vdekja ndonjėrit prej tyre, tė thotė: "Unė tash u pendova!" e as i atyre qė vdesin duke qenė jobesimtarė. Ndaj tyre kemi pėrgatitur dėnim tė ashpėr". (en Nisa, 18)
84. E kur e panė dėnimin tonė, thanė: "Ne i kemi besuar vetėm All-llahut dhe i kemi mohuar ata qė ia shoqėronin". 85. Por besimi i tyre, kur e vėrejtėn dėnimin tonė, nuk u bėri dobi. Ky ėshtė ligj i All-llahut (i kahershėm) ndaj robėrve tė Tij dhe aty, nė atė ēast, pėsuan disfatė jobesimtarėt". (Gafir, 84-85)
Buhariu transmeton nga Ebu Hurejre se Muhammedi, alejhi's selam ka thėnė:
Pasha Atė, ne dorėn e te Cilit ėshtė shpirti im, ka gjasa qe ne mesin tuaj te zbresė Isai, i biri Merjemes, gjykues i drejte; e thyen kryqin, e mbyt derrin dhe e vė xhizjen. Pasuria shtohet saqė nuk e pranon askush (lėmoshėn dhe nuk do te ketė vlere) saqė edhe njė sexhde e vetme pėr Allahun do te jete me e mire se sa tėrė dunjaja dhe ēka ka ne te"(4).
Ebu Hurejre pasi qe e pėrmendi kėtė hadith tha: Nėse dėshironi (te bindeni pėr kėtė atėherė) lexoni nga Kur'ani:
159. Nuk ka asnjė nga ithtarėt e librit vetėm se ka pėr t'i besuar atij (Isait) para vdekjes sė vet, e nė ditėn e gjykimit ai dėshmon kundėr tyre". (en Nisa, 159)
116. Dhe kur All-llahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerėzve u the: "Mė besoni mua dhe nėnėn time dy zota pos All-llahut!?" (Isai) Tha: "Larg asaj tė mete je Ti (o Zoti im). Nuk mė takon mua ta them atė qė s'ėshtė e vėrtetė. Ta kisha thėnė unė atė, ti do ta dije. Ti e di ē'ka ka nė mua, e unė nuk di ēka ka nė Ty. Ti je mė i dijshmi i tė fshehtave!" 117. Unė nuk u kam thėnė tjetėr atyre, pos asaj qė Ti mė urdhėrove; ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndėr ta, kam qenė pėrcjellės i tyre, e pasi qė mė more mua, Ti ishe roje (dhe dėshmues) i tyre. Ti je dėshmitar pėr ēdo send!". (el Maide, 116-117)
4. Melaiket. Thotė Allahu:
17. Dhe se kur dy engjėjt qėndrojnė pranė tij nė tė djathtė dhe nė tė majtė. 18. Qė ai nuk hedh ndonjė fjalė e tė mos jetė pranė tij pėrcjellėsi i gatshėm". (Kaf, 17-18)
10. Kurse ndaj jush kanė pėrcjellėsit! 11. Janė shkrues tė ndershėm te All-llahu. 12. Ata e dinė se ēka punoni". (el Infitar, 10-12)
Hasan el Basriu kur kishte lexuar ajetet e kaptinės Kaf, qe i pėrmendėm pak me pare, kishte thėnė:
O njeri! Fletushka e veprave tua ėshtė hapur, dy melekė te ndershėm janė kujdestare te saj, njeri ne tė djathte e tjetri ne tė majte. Ai ne tė djathte shkruan veprat e mira ndėrsa ky ne tė majte ato te kėqijat. Be ēka te duash, shto apo pakėso, derisa kur te vjen vdekja te mbyllet fletushka e te varet ne fyt me vete ne varre qe ta gjesh te hapur:
Lexo librin tėnd, mjafton tė jesh sot vetė llogaritės i vetvetes".
Pasha Allahun! Ai (Allahu) qe te beri gjykues te vetes sate ėshtė i drejte!(5)
Pejgamberi, alejhi's selam ka thene:
Allahu ka melaike qe shėtisin ne bote dhe m'i pėrcjellin selamet e ummetit tim". (6)
Madje melaiket edhe dėshmojnė pėr njerėzit nėpėrmjet gjuhėve te tyre. Pejgamberi, alejhi's selam ka thėnė:
Po o Ebu Bekir! Allahu ka melaike qe nėpėrmjet gjuhės se njerėzve e thonė te mirėn dhe te keqen pėr njerėzit". (Silsiletu's sahihah, 4/268)
Hadithi ėshtė pjese e nje hadithi te gjate, te transmetuar si autentik nga Hakimi, te aprovuar edhe nga Dhehebiu dhe Albani, nga Enesi, i cili thotė:
Ishim duke ndejtur me Pejgamberin, alejhi's selam ndėrsa njė xhenaze kaloi.
E kujt ėshtė kjo xhenaze?-pyeti.
Thamė: E filanit, e ka dashur Allahun dhe te dėrguarin e Tij, ka vepruar ne respekt te Zotit dhe ka qene aktiv ne kėtė.
Pejgamberi, alejhi's selam tha: U aprovua! U aprovua! U aprovua!
Pastaj kaloi njė xhenaze tjetėr e thane: Kjo ėshtė xhenazja e filanit, e ka rryer Allahun dhe te dėrguarin e Tij, ka bere mėkate dhe ka qene aktiv me kėto.
Ai prape tha: U aprovua! U aprovua! U aprovua!
Pejgamberi, alejhi's selam u pyet: Ne Xhenazen e pare, qe u lėvdua dhe ne tjetrėn qe u pėrmend pėr te keq, the: U aprovua! U aprovua! U aprovua! Pejgamberi, alejhi's selam tha: (pjesa e lartshėnuar e hadithit)".
Bezzari transmeton nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi's selam ka thėnė:
Allahu ka melaike, qe i njohin njerėzit, apo -mendoj se ka thėnė- i njohin veprat e njerėzve; kur te shikojnė njeriun qe bėn vepra te mira e pėrmendin ne mes vete dhe e emėrtojnė, thonė: Filani sonte shpėtoi! Ngadhėnjeu sonte filani! Ndėrsa kur ta shohin njeriun qe bėn mėkate, e pėrmendin atė ne mes vete dhe e emėrtojnė, thonė: Filani u shkatėrrua sonte!".
5. Kur'ani. Thotė Muhammedi, alejhi's selam:
Kur'ani ose ėshtė pėr ose kundėr teje". (Muslimi)
Nėse e ke lexuar dhe ke vepruar sipas tij, ai ėshtė pro teje ndėrsa nėse e ke kundėrshtuar, ai do te jete kundėr teje.
6. Libri i veprave. Thotė Allahu:
13. Secilit njeri ia kemi ngjeshur nė qafė fluturaken (shėnimin - pėr veprimin) e tij, e nė ditėn e gjykimit, Ne do t'ia prezentojmė atij libėr tė hapur, 14. "Lexo librin tėnd, mjafton tė jesh sot vetė llogaritės i vetvetes". (el Isra, 13-14)
7. Toka. Thotė Allahu:
1. Kur tė dridhet toka me dridhjen e saj tė fuqishme, 2. Dhe tė nxjerrė toka atė qė ka nė brendinė e saj (barrėn nga brenda), 3. Dhe njeriu tė thotė: "C'ka kjo (qė bėn kėtė dridhje)?" 4. Atė ditė ajo i rrėfen tregimet e veta,". (el Zelzele, 1-4)
Imam Muslimi transmeton nga Ebu Hurejre se:
Toka do te nxjerr gjerat pjesėt e mushkėrive te saj (gjerat qe i ka brenda ngase shprehja ėshtė vetėm alegorike) sikurse te jene shtylla ari apo argjendi. Vjen i vrari e thotė: Kėtu jam vrare, vjen ai qe shkėput lidhjet me familje e thotė: Kėtu i kam shkėputur lidhjet me familjen, vjen vjedhėsi e thotė: kėtu me ėshtė prere dora…".
Imam Ahmedi transmeton nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi's selam kur kishte lexuar ajetin:
Dhe tė nxjerrė toka atė qė ka nė brendinė e saj (barrėn nga brenda)"
…kishte thėnė: A e dini se ēfarė janė lajmet e saj? Thane njerėzit: Allahu dhe i dėrguari i Tij e dine me se miri! Tha:
Lajmet e saj janė te tregoje pėr ēdo mashkull dhe femėr atė qe ka bere ne sipėrfaqe te saj. Thotė: Ka bere kėshtu e kėshtu, ne kėtė e kėtė dite. Kėto janė lajmet e saj.
8. Tė gjithė njerėzit. Kjo ėshtė vėrtetuar ne hadithin e vėrtetė te Muhammedit, alejhi's selam ku pėrmendet kalimi i njė xhenazeje ndėrsa shokėt e tij e lavdėronin ndėrsa ai iu thoshte se kėshtu u caktua. Kur kaloi xhenazja tjetėr, pėr te cilėn nuk folėn mire, ai prape iu tha se ashtu u caktua. Ata e pyeten pėr urtėsinė e thėnies se kėtyre fjalėve ndėrsa ai iu pėrgjigj:
Ju pėr atė dėshmuat mire kėshtu qe u miratua Xhenneti pėr te ndėrsa pėr kėtė folėt keq kėshtu qe u miratua Xhehennemi pėr te. Ju jeni dėshmitarėt e Allahut ne toke". (Buhariu)
9. Gjymtyrėt e trupit. Thotė Allahu:
21. Ata lėkurave tė tyre u thonė: "Pėrse dėshmuat kundėr nesh?" Ato thonė: "All-llahu qė ēdo sendi ia ka dhėnė tė folurit na dha edhe neve, e Ai ėshtė qė ju krijoi juve herėn e parė dhe vetėm te Ai ktheheni". 22. Ju nuk fshiheshit (kur bėnit mėkate) se do tė dėshmojnė kundėr jush tė dėgjuarit tuaj, tė pamurit tuaj dhe lėkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di pėr shumė gjėra qė ju i bėnit. 23. Mendimi juaj i gabuar, tė cilin e patėt ndaj Zotit tuaj, ėshtė ai qė ju shkatėrroi dhe tani jeni mė tė dėshpėruarit. 24. Nėse bėjnė durim, zjarri ėshtė vend i tyre, e nėse kėrkojnė tė kthehen nė atė qė e dėshirojnė (nė kėnaqėsinė e Zotit), atė nuk do ta arrijnė". (Fussilet, 21-24)
Ibni Ebi Hatimi pėrmend Rafi'un, babain e Hasanit, tė kėtė pėrshkruar njė pabesimtar, ateist, qe Allahu i jep shenjte gjuhės se tij dhe ajo rritet saqė ai nuk mund te flas me e pastaj iu thotė pjesėve te trupit te tij: Flisni dhe dėshmoni kundėr tij! Dėshmon kundėr tij dėgjimi, shikimi, lėkura, organi seksual, duart dhe kėmbėt: Kemi bere, vepruar dhe punuar kėtė. (7)
***
65. Sot Ne ua mbyllim gojėt atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse kėmbėt e tyre dėshmojnė pėr atė qė punuan". (Jasin, 65)
Muslimi transmeton nga Enes b. Maliku se:
Ishim tek Pejgamberi, alejhi's selam dhe ai qeshi saqė edhe dhėmballėt iu duken. A e dini se perse qesha?- pyeti
Thamė: Allahu dhe i dėrguari i Tij e dine me se miri.
Tha: Qesha nga diskutimi njeriut me Zotin e vet ne Ditėn e Kiametit. Thotė: O Zoti im! A nuk me ke shpėtuar prej dhunės?! Po-ia kthen.Thotė: Sot nuk pranoj dėshmitar pėrveēse prej vetes sime.
Mjafton sot dėshmitar prej vetes sate dhe prej melaikeve -ia kthen Allahu. I lidhet goja dhe iu thuhet gjymtyrėve te tij: Dėshmoni! Ato dėshmojnė pėr veprat e tij. Pastaj i mundėsohet te folurit e ai iu thotė gjymtyrėve: Larguar dhe vetmuar! Po unė per ju diskutoja (arsyetohesha)".
Nė njė hadith tjetėr, te vėrtetuar ne Silsletu's sahihah nga Shejh Albani, (6/479), qėndron:
Nė Ditėn e Kiametit ju do te thirreni me goje te mbyllura. Gjeja e pare qe do te pyetet (dėshmojė) pėr ju ėshtė kofsha e kėmbės dhe krahu (supe-ja)".
Imam Ahmedi (4/151) transmeton edhe me mė shume detaje nga Ukbe b. Amiri, qe ka dėgjuar Muhammedin, alejhi's selam pėrkitazi me kėtė:
Ashti i pare qe do te flet ditėn kur njeriut i mbyllet goja ėshtė kofsha e kėmbės se majte".
Imam Muslimi ne njė hadithi te gjate transmeton se:
Pastaj e takon te tretin dhe edhe atij i thotė kėshtu (Kush je ti?). Ai i thotė: O Zot! Unė kam besuar ne Ty, librin tėnd, te dėrguarit Tu, jam falur, kam agjėruar dhe kam dhėnė lėmoshe pėr Ty. Flet mire sa te mundet. Thotė: Ndal kėtu, tash do te sjellim dėshmitarėt tanė kundėr teje. Mendon ne vete kush mund te dėshmojė kundėr meje. I mbyllet goja dhe i thuhet kofshės, mishit dhe eshtrave te tij: Dėshmoni ndėrsa ato dėshmojnė pėr veprėn e tij. Ai beri kėshtu qe ta arsyetonte veten, ai ėshtė hipokrit, ai ėshtė prej atyre, qe Allahu ėshtė i hidhėruar ne ta".
Ebu Musa el Esh'ariu ka thėnė:
Nė Ditėn e Kijametit besimtari thirret pėr llogari dhe Allahu, pa prezence te askujt, ia shfaq vepra e tij. Njeriu pranon mėkatet dhe thotė: Po o Zot, kėshtu kam bere, kėshtu kam bere, kėshtu kam bere. Allahu ia fale mėkatet dhe ia mbulon ato dhe i thotė: Asnjė krijese nuk do t'i sheh mėkatet tua. Pastaj ia shfaq vepra e tij te mira dhe ai, njeriu, dėshiron qe tere krijesat t'i shohin ato.
Pastaj thirret pabesimtari dhe hipokriti pėr llogari dhe iu dalin pėrpara vepra e bėra. Mohojnė t'i kenė bere ato dhe thonė, duke akuzuar melaiket,: O Zot, pasha Krenarinė Tende, kane shkruar atė qe nuk e kemi bere. Meleku i thotė: A nuk e ke bere kėtė ne kėtė dite. Ai betohet ne krenarinė e Allahut duke mohuar atė. Allahu ia mbyll gojėn, dhe mendoj- supozon Ebu Musai, se gjeja e pare qe flet ėshtė kofsha e tij. Pastaj lexoi ajetin:
65. Sot Ne ua mbyllim gojėt atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse kėmbėt e tyre dėshmojnė pėr atė qė punuan". (Jasin, 65) (8)
Ibni Ebi Hatimi transmeton nga Xhabir b. Abdil-lahu se kur emigrantet muslimanė u kthyen nga Etiopia, Pejgamberi, alejhi's selam iu kishte thėnė: A nuk po na rrėfeni pėr ndonjė gjė te ēuditshme, qe iu ka lėnė mbresa, qe keni pare ne Etiopi? Njė djalosh tha: Po, gjithsesi o i dėrguari i Allahut. Derisa ne ishim duke ndenjur kaloi pranė nesh njė murgeshe, e cila barte ujė mbi koke. Njė djalė e shtyu nga pas, e rrezoi ne gjunjė dhe ia theu ene, qe bartte me te ujė. U ngrit ne kėmbė, u drejtua kah ai dhe i tha:
O tradhtar! Nesėr kur Allahu ta ve kursinė, t'i bashkoje te paret dhe te fundit, kur do te flasin duart dhe kėmbėt pėr atė, qe kane bere, atė dite do ta dish punėn time dhe tėnden!
Pejgamberi, alejhi's selam tha:
Tė vėrtetėn e ka thėnė! Te vėrteten e ka thėnė! Si do ta shenjtėroje Allahu njė popull kur te drejtėn e te dobėtit nuk e marrin nga i forti?! (9)
Pas kėtyre fjalėve modeste, vėlla i nderuar kthehemi prape dhe pyesim veten tonė:
Dėshmitarėt a do tė jenė kundėr nesh?
A do tė kemi mundėsi ta gėnjejmė Allahun se kemi bere vepra te mira?
A do te mund tė shpėtojmė nga zjarri i Xhehennemit nėse nuk bėjmė mire?
Pėrgjigjen nuk do tua japim, mjafton qe ua kemi dhėnė rekomandimet dhe udhėzimet e nevojshme pėr to pak mė larte.
Allahu na beftė prej atyre, qe kane dėshmitarėt pro vetes e jo kundėr tyre!
Allahu na beftė prej atyre qė kane fletushkat pėrplot vepra tė mira e kur te dalin para Zotit dalin te gėzuar e tė sigurt!
Allahu na beftė tė vdesim si muslimanė dhe na bashkoftė me tė mirėt!
Sedat Gani Islami
9 maj 2007, e mėrkurė
Vushtrri, Kosovė
--------------------
(1) "40. Secilin prej tyre e kemi dėnuar pėr shkak tė mėkatit tė vet; disa prej tyre Ne i goditėm me furtunė plot rėrė, disa i shkatėrruam me krismė nga qielli, kurse disa tė tjerė i sharruam nė tokė dhe disa i pėrmbytėm nė ujė". (el Ankebut, 40)
?farėdo e keqe qė mund t'ju godasė, ajo ėshtė pasojė e veprave tuaja (tė kėqija), e pėr shumė tė tjera Ai u falė". (esh Shura, 30)
16. A nuk i kemi shkatėrruar Ne popujt mė tė hershėm? 17. Dhe pastaj pas tyre ua shoqėruam tė tjerė mė tė vonshėm. 18. Ne ashtu bėjmė me kriminelėt. 19. Atė ditė ėshtė mjerim i madh pėr ata qė pėrgėnjeshtruan". (el Murselate, 16-19)
59. Ato janė fshatra (vendbanime) qė kur bėnė zullum, Ne i shkatėrruam dhe pėr shkatėrrimin e tyre u patėm caktuar kohė tė sakta". (el Kehf, 59)
112. All-llahu sjell si shembull njė fshat (vendbanim) qė ishte i sigurt dhe i qetė, tė cilit i vinte furnizimi nga tė gjitha anėt me bollėk, kurse ata (banorėt) i pėrbuzėn tė mirat e All-llahut. Atėherė All-llahu, pėr shkak tė sjelljes sė tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisė dhe tė frikės". (en Nahl, 112)
(2) " 160. Kush vjen me njė (punė) tė mirė, ai (nė ditėn e gjykimit) shpėrblehet dhjetėfish, e kush vjen me (vepėr) tė keqe, ai ndėshkohet vetėm pėr tė. Atyre nuk u bėhet e padrejtė". (el En'am, 160)
… e Zoti yt nuk bėn padrejtė ndaj robėrve". (Fussilet, 46)
40. S'ka dyshim se All-llahu nuk bėn pa drejtė as sa grimca, e nėse ajo vepėr ėshtė e mirė, Ai e shumėfishon atė dhe Vetė Ai i jep shpėrblim tė madh". (en Nisa, 40)
182. Kjo ėshtė meritė e duarve tuaja, se All-llahu nuk ėshtė zullumqar ndaj robėve". (Ali Imran, 182)
Kushdo qė bėn keq, do tė ndėshkohet me te dhe…". (en Nisa, 123)
Shpėrbleheni vetėm me atė qė me veprat tuaja e merituat". (et Tur, 16)
(3)  Hadithin e ka permendur Imam Taberiu ne tefsirin e tij
(4) Udhėheqės, i drejte: Pris i drejte. Domethėnia ėshtė se ai zbret udhėheqės me ligjin e Muhammedit, Alejhi selam, sepse ligji (sheriati) i Muhammedit, Alejhi selam ėshtė i pėrhershėm dhe nuk anulohet gjer ne kiamet, madje vet Isau, Alejhi selam, siē pame, do te jete udhėheqės prej udhėheqėsve te kėtij Ummeti.
E thyen kryqin, e mbyt derrin,: E shpartallon dhe anulon njėherė e pėrgjithmonė fenė e krishtere, duke thyer kryqin dhe demantuar pretendimet e rrejshme te krishtere, ne baze tė tė cilave edhe e madhėronin Isaun, Alejhi selam.
E vė xhizjen (haraēin):
Ka thėnė Imam Neveiu :
E vėrteta rreth domethėnies se kėtij hadithi ėshtė se ai nuk e pranon xhizjen, dhe nuk pranon prej pabesimtareve vetėm se Islamin (nėse bėhen muslimane). Ata qe nuk pranojnė Islamin por pranojnė xhizjen ai nuk hjek dore prej tyre, por nuk i le te qete derisa ta pranojnė Islamin; ose Islam ose vdekje!
Kėshtu ka thėnė Imam Ebu Sulejman El Hitabi dhe shume te tjerė.
Shton pasurinė: Shkak i shtimit te pasurisė ėshtė zbritja e bereqeteve, ardhja e njėpasnjėshme e te mirave dhe tere kjo si rezultat i drejtėsisė. Atėbotė toka do t'i ve ne shesh thesaret e saja dhe dėshira pėr mbledhjen apo tubimin e pasurisė do te pakėsohet sepse njerėzit e dine se Kiameti ėshtė tepėr afėr.
(5) Nė njė hadith mursel nga Muxhahidi pėrmendet se Pejgamberi, alejhi's selam ka thėnė: "Nderoni melaiket e ndershme, qe nuk ndahen prej jush kurrė pėrveē ne dy raste: Ne rast te papastėrtisė pas marrėdhėnieve seksuale (xhunubllakut) dhe nė WC, kėshtu qe kur te pastrohet ndokush prej jush le te fshehėt pas murit, devesė apo le te mbuloje vėllai i tij".
(6) Transmeton Nesaiu ndėrsa hadithi, siē ka potencuar Shejh Albani, ėshtė sahih. Shih: Silsiletu's sahihah, 6/842
(7) Tefsiri i Ibni Kethirit
(8) Hadithin e ka pėrmendur Imam Taberiu ne tefsirin e tij
(9) Hadithin e ka pėrmendur Ibni Kethiri ne tefsirin e tij ndėrsa ne nuk e kemi gjetur shkallen e tij ne librat e Shejh Albanit, dhe ēdo hadith, me pėrjashtim te atyre, qe dihen qe janė te vėrteta, e qe ne nuk ua kemi shėnuar burimin me qellim, te gjitha te tjerat janė hulumtuar ne librat e Albanit por nuk janė gjetur rangjet e tyre