DITA E ASHURES
Falėnderimet i
takojnė Allahut ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi
Muhammedin,
zotėriun e njerėzimit, familjen, shokėt
dhe tėrė pasuesit
e tij gjer nė amshim!
Vlera e agjėrimit tė kėsaj
dite
Nuk ka dyshim se Allahu i Madhėruar ka
veēuar njerėz, kohė, ditė, muaj, vende, me veēori qė tė tjerėt, pėrkatėsisht tė
tjerat nuk i kane. Nė kėtė kontekst, Allahu veēoi edhe "Ditėn e Ashurasė", e
cila ka te mira te shumta. Ne me kėtė rast do te pėrmendim vetėm
disa:
² Dita e Ashurasė bie nė njė muaj, te shenjte, qe
ėshtė muaji Muharrem, siē thotė Allahu:
" إِنَّ عِدَّةَ
الشُّهُورِ عِنْدَ اللَّهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا فِي كِتَابِ اللَّهِ يَوْمَ
خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ذَلِكَ الدِّينُ
الْقَيِّمُ فَلَا تَظْلِمُوا فِيهِنَّ أَنْفُسَكُمْ وَقَاتِلُوا الْمُشْرِكِينَ
كَافَّةً كَمَا يُقَاتِلُونَكُمْ كَافَّةً وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ مَعَ
الْمُتَّقِينَ
Te All-llahu numri i muajve ėshtė
dymbėdhjetė (sipas hėnės), ashtu si ėshtė nė librin e All-llahut prej ditės kur
krijoi qiejt dhe tokėn. Prej tyre katėr janė tė shenjtė. Kjo ėshtė fe e drejtė.
Pra, mos e ngarkoni (me mėkat) veten tuaj nė ata (katėr muaj). Luftoni tė gjithė
idhujtarėt pa dallim, siē ju luftojnė ata juve pa dallim, e dijeni se All-llahu
ėshtė me ata qė ruhen (tė kėqijave)". (Tewbe, 36)
Kėta muaj te shenjte janė: Muharremi,
Rexhebi, Dhu'l Ka'deh dhe Dhu'l Hixh-xheh.
² Agjėrimi ne kete muaj, duke pėrfshirė kėtu edhe
Ditėn e Ashures, ėshtė prej agjėrimeve vullnetare me te preferuara. Ahmedi,
Muslimi dhe Ebu Davudi transmetojnė se:
"سُئِلَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى
اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَيُّ الصَّلَاةِ أَفْضَلُ بَعْدَ الْمَكْتُوبَةِ قَالَ
الصَّلَاةُ فِي جَوْفِ اللَّيْلِ قِيلَ أَيُّ الصِّيَامِ أَفْضَلُ بَعْدَ رَمَضَانَ
قَالَ شَهْرُ اللَّهِ الَّذِي تَدْعُونَهُ الْمُحَرَّمَ
Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam]
ishte pyetur:
Cili namaz ėshtė mė me vlere pas atyre te
obliguarave?
Tha: Namazi i
natės.
Cili agjėrim ėshtė me i miri pas atij te
Ramazanit?
Tha: Agjėrimi ne muajin e Allahut, te
cilin e quani: Muharrem".
² Agjėrimi i kėsaj dite ka qene prej agjėrimeve te
para te ligjėsuara ne fenė tone. Kėtė e sqaron shume mire edhe Aisheja, nena e
besimtareve, e cila transmeton:
"كَانَ يَوْمُ عَاشُورَاءَ
يَوْمًا تَصُومُهُ قُرَيْشٌ فِي الْجَاهِلِيَّةِ وَكَانَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ
عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَصُومُهُ فَلَمَّا قَدِمَ الْمَدِينَةَ صَامَهُ وَأَمَرَ
بِصِيَامِهِ فَلَمَّا نَزَلَ رَمَضَانُ كَانَ مَنْ شَاءَ صَامَهُ وَمَنْ شَاءَ لَا
يَصُومُهُ
Ashura ishte njė dite, qe e agjėronin
kurejshitėt edhe para ardhjes se Islamit. Edhe Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's
selam] e agjėronte por kur erdhi e Medine, pėrveē qe e agjėroi vete, i urdhėroi
edhe te tjerėt ta agjėrojnė. Kur erdhi obligimi pėr Ramazan, atėherė ēėshtja
mbeti vullnetare: Kush dėshironte e agjėronte e kush donte e
linte". (Buhariu dhe
Muslimi)
² Ka qene prej ditėve, qe Pejgamberi, [alejhi's
salatu ve's selam] shpresonte te ketė vlere me shume se ditėt tjera. Ibni Abbasi
rrėfen kur ishte pyetur pėr agjėrimin e Ashures:
" مَا عَلِمْتُ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ صَامَ
يَوْمًا يَتَحَرَّى فَضْلَهُ عَلَى الْأَيَّامِ إِلَّا هَذَا الْيَوْمَ يَعْنِي
شَهْرَ رَمَضَانَ وَيَوْمَ عَاشُورَاءَ
Nuk di te ketė agjėruar Pejgamberi,
[alejhi's salatu ve's selam] ndonjė dite, qe shpresonte te ketė vlere me shume
se sa ditėt e tjera, pėrveē kėtyre ditėve (te muajit Ramazan) dhe Ditėn e
Ashurės". ([1])
² Agjėrimi i kėsaj dite muslimanit, sa ia pėrkujton
globalitetin e kėsaj feje, ia tregon po ashtu edhe vjetėrsinė e saj, dhe se ajo,
duke filluar qysh nga njeriu i pare, ka qene, ėshtė dhe do te mbetet feja e
vetme e njerėzimit. Kėtė shume qarte e shpreh thėnia e Muhammedit, [alejhi's
salatu ve's selam], i cili kur pyeti pėr urtėsinė e agjėrimit te kėsaj dite nga
ēifutet, me c'rast e lajmėruan se e agjėrojnė pėr hire te shpėtimit te Musait
nga faraoni, ai iu tha se ne, muslimanėt kemi me shume pėrparėsi ne Musain se sa
vet ēifutet pėr arsye se ata nuk i besuan, e pėrgėnjeshtruan dhe mohuan
vazhdimėsinė e fesė se tij, Islamit, nga pejgamberi i fundi, Muhammedi,
[alejhi's salatu ve's selam]. Ja edhe teksti, pėr vėrtetėsinė e tė cilit janė
dakorduar Buhariu, Muslimi dhe Ebu Davudi:
"عنْ ابْنِ عَبَّاسٍ رَضِيَ
اللَّهُ عَنْهُمَا قَالَ قَدِمَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ
الْمَدِينَةَ فَرَأَى الْيَهُودَ تَصُومُ يَوْمَ عَاشُورَاءَ فَقَالَ مَا هَذَا
قَالُوا هَذَا يَوْمٌ صَالِحٌ هَذَا يَوْمٌ نَجَّى اللَّهُ بَنِي إِسْرَائِيلَ مِنْ
عَدُوِّهِمْ فَصَامَهُ مُوسَى قَالَ فَأَنَا أَحَقُّ بِمُوسَى مِنْكُمْ فَصَامَهُ
وَأَمَرَ بِصِيَامِهِ
Ibni Abbasi rrėfen: Erdhi Pejgamberi,
[alejhi's salatu ve's selam] ne Medine dhe pa ēifutet duke agjėruar Ditėn e
Ashurės.
Ē'ėshtė kjo?- pyeti?
Thane: Kjo ėshtė dite e mbare, dite, ne te
cilėn Allahu shpėtoi ēifutet nga armiku i tyre kėshtu qe e agjėroi kėtė dite
edhe Musai.
"Unė kam me shume te drejte ne Musain
se sa ju"- tha Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam kėshtu qe e agjėroi dhe
urdhėroi te agjėrohej".
² Agjėrimi i kėsaj dite, edhe pse ėshtė kryer edhe
nga ēifutet, megjithatė ėshtė njė segment, qe dallon besimtarin nga pabesimtari.
Pse e them kėtė? Pėr arsye se kur Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam] i
thane se ēifutet e shenjtėrojnė kėtė dite, e konsiderojnė si feste dhe stolisin
gratė e tyre me stoli e inxhi, ai, duke shprehur segmentin, qe neve na bėn te
dallojmė prej tyre tha:
"صُومُوهُ
أَنْتُمْ
Atėherė ju (mos bėni ashtu por)
agjėrojeni". (Buhariu dhe
Muslimi)
² Agjėrimi i kėsaj dite me gjase fale mėkatet e
vitit te kaluar. Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] ka thėnė:
" صِيَامُ يَوْمِ عَاشُورَاءَ إِنِّي أَحْتَسِبُ عَلَى اللَّهِ أَنْ
يُكَفِّرَ السَّنَةَ الَّتِي قَبْلَهُ
Kam shpresa se agjėrimi i Ditės sė Ashurės
fale mėkatet e vitit tė kaluar". ([2])
Si agjėrojmė nė kėtė
ditė?
Vlen tė pėrkujtojmė se agjėrimi i kėsaj
dite ka qene obligative para ligjėsimit te agjėrimit te Ramazanit. Buhariu dhe
Muslimi kane transmetuar se Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] Ditėn e
Ashurės kishte dėrguar njė telall (thirrės) qe te thėrras ne popull:
"Kush nuk ka
agjėruar le te agjėroj e kush ka ngrėnė le te mos haje deri ne
mbrėmje".
Nė njė transmetim tjetėr pėrmendet:
"Ne agjėronim dhe
mėsonim fėmijėt tanė ta agjėronin kėtė dite. Ne shkonim ne xhami dhe iu bėnim
lojėra nga leshi (i deleve apo ēfarėdo kafshe tjetėr). Kur dikush qante ne ia
jepnim lodrėn qe te luante e mos kėrkonte ushqim deri ne
mbrėmje".
Por kur u obliguar agjėrimi i Ramazanit,
ky agjėrim ra dhe mbeti fakultativ apo vullnetar. Pejgamberi, [alejhi's salatu
ve's selam], me rastin e obligimit te agjėrimit te Ramazanit, pėrkitazi me
agjėrimin e Ashures kishte thėnė:
"من شاء صامه و من شاء
تركه
Kush te do le te agjėron e kush te do le
te mos agjėron". (Buhariu
dhe Muslimi)
Ndėrsa sa i pėrket agjėrimit pas kėsaj,
dijetaret kane pėrmendur tri grada apo mėnyra te agjėrimit te kėsaj
dite:
i.Agjėrimi i tri ditėve dhe atė: Ditėn e 9-tė, tė
10-tėn dhe tė 11-tėn. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi, qe e transmeton Imam
Ahmedi nga Ibni Abbasi se Muhammedi, [alejhi's salatu ve's selam] ka thėnė:
" صُومُوا يَوْمَ عَاشُورَاءَ وَخَالِفُوا فِيهِ الْيَهُودَ صُومُوا
قَبْلَهُ يَوْمًا أَوْ بَعْدَهُ يَوْمًا
Agjėrojeni Ditėn e Ashurės dh dallohuni
nga ēifutet. Agjėrojeni njė dite para apo njė dite pas saj".
Me kėtė rast, dijetaret kane pėrmendur se
edhe pse Muhammedi, [alejhi's salatu ve's selam] tha qe ta agjėrojmė njė dite
para apo njė dite mbrapa, megjithatė lejohet qe te behet bashkimi i tyre. Pra,
te agjėrohet njė dite para dhe njė dite pas saj.
ii.Agjėrimi i ditės sė 9-tė dhe tė 10-tė. Kur
Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] agjėroi Ditėn e Ashurės dhe urdhėroi
njerėzit ta agjėrojnė, disa thane: O i dėrguari i Allahut! Kjo dite ėshtė dite,
te cilėn e madhėrojnė ēifutet dhe te krishterėt? Atėherė ai tha:
" فَإِذَا كَانَ
الْعَامُ الْمُقْبِلُ إِنْ شَاءَ اللَّهُ صُمْنَا الْيَوْمَ التَّاسِعَ قَالَ
فَلَمْ يَأْتِ الْعَامُ الْمُقْبِلُ حَتَّى تُوُفِّيَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى
اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ
Kur te vjen viti i ardhshėm -nėse do
Allahu- do ta agjėrojmė (edhe) ditėn e nėntė. Por kur erdhi viti tjetėr,
Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] kishte kaluar ne fqinjėsi te
Allahut". (Muslimi)
Ibni Abbasi pėrmend se ai ka thėnė:
" لَئِنْ بَقِيتُ
إِلَى قَابِلٍ لَأَصُومَنَّ التَّاسِعَ
Nėse mbetem gjalle deri ne vitin e
ardhshėm, do ta agjėroj te nėntėn". (Muslimi)
Domethėnia e kėtij hadithi ėshtė se nėse
jetoj vitin e ardhshėm, gjithsesi do ta agjėroj, krahas ditės se dhjete, edhe
ditėn e nėntė.
iii.Vetėm agjėrimi i ditės sė dhjete. Muaviu
transmeton se e ka dėgjuar Muhammedin, [alejhi's salatu ve's selam] duke thėnė:
"Kjo ėshtė Dita e Ashures, agjėrimi i
sė cilės nuk iu ėshtė obliguar, por unė jam agjėrueshėm dhe kushdo qe ka dėshirė
te agjėron le te agjėron e kush nuk ka dėshirė le tė haje". ([3])
Shpenzimi pėr kėtė
ditė
Preferohet shume agjėrimi i kėsaj dite,
ringjallja e saj me adhurime dhe lutje si dhe shpenzime pėr familje, te afėrm
dhe te varfėr, por pa e tepruar dhe pa e menduar se njė gjė e tille ėshtė
obligim.
Ndėrsa sa i pėrket shpenzimit te tepėrt
dhe ekstravagant, atė feja nuk e pėlqen fare, e sidomos prej atyre, qe
shpenzojnė me bindjen se kjo gjė ėshtė e kėrkuar, duke u mbėshtetur ne njė
thėnie te dobėt se kinse: "Kush shpenzon pėr familje shume ne Ditėn e Ashurasė,
edhe ndaj Tij do te jap me bollėk Allahu gjate tere viti". Kjo thėnie, e mveshur
Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam], ėshtė e dobėt dhe si e tille nuk
merret pėr baze.
Dita e Ashurės pėrkujton njė ngjarje te
dhimbshme historike
Kėtė dite, te cilėn e nderoi Muhammedi,
[alejhi's salatu ve's selam] me agjėrim dhe urdhėroi muslimanėt pėr kėtė gjė, me
vete bart edhe njė kujtim prekės. Nė kėtė dite, tere meshkujt e familjes se
Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam] u vranė ne Kerbela, pėrveē Ali Zejd
Abidinit, i cili ishte ende shume i vogėl. U vra Husejni, nipi i Pejgamberit,
[alejhi's salatu ve's selam]([4]).
Ēka NUK duhet bėrė nė kėtė
ditė?
T
Nuk duhet pastruar special pėr kėtė dite, pėrveē
nėse e ke zakon te pastrohesh ne kėtė dite. Ekzistojnė thėnie te cilat pėrmendin
ketė gjė porse janė te fabrikuara, shpifura dhe apokrife. Njė prej tyre ėshtė
edhe kjo: "Kush pastrohet ne Ditėn e Ashurasė, ai gjate atij vitit nuk
sėmuret fare pėrveē nėse sėmuret pėr vdekje". Kjo thėnie ėshtė e
shpifur.
T
Nuk ka dua te veēante ne kėtė
dite.
T
Zierja e hallvės dhe gatimi i ėmbėlsirės se
ashtuquajtur "ashure", qe tek njerėzit- ka zėnė vend si ėmbėlsire e veēante e
kėsaj dite, ėshtė diē e pavėrtetuar fetarisht. Ata gatuajnė kėtė ėmbėlsire e
pastaj ua japin fukarave me shprese se ka shpėrblim te madh. Por derisa nuk
ėshtė vėrtetuar kjo gjė fetarisht, atėherė ajo mbetet risi, prej se cilės duhet
ikur.
T
Ndalohet vizita e varrezave ne kėtė dite. Ėshtė
bere tradite ne disa vende qe burra dhe gra te vizitojnė se bashku te afėrmit e
tyre te vdekur.
T
Gratė kinse pėr ta bėrė sa mė "madhėshtor" kėtė
dite, vendosin kane te kuqe ne flokė. Kjo gjė fetarisht ėshtė e urryer.
T
Disa mendojnė se ėshtė mire pasi qe te pastrohesh
te dalėsh ne vizite te dijetarit, te sėmurit, ta lėmosh kokėn e jetimit, t'i
presh thonjte, te vizitosh te afėrmit dhe te kėndosh kaptinėn Ihlas 1000 here.
Kėto gjera edhe pse janė te kėrkuara pėrherė, megjithatė ne kėtė dite nuk janė
te veēanta, kėshtu qe nėse nuk ke kryer kėto gjera me pare por ke lėnė vetėm pėr
kėtė dite, ato janė te ndaluara.
T
Pėr vlerėn e kėsaj dite janė rrėfyer gjera, te
cilat nuk janė fare te sakta, si:
³
Allahu ia pranoi Ademit pendimin ne kėtė
dite,
³
Ibrahimi shpėtoi prej
zjarrit,
³
Ejjubi u shėrua ne kėtė
dite,
³
Junusi doli nga barku i
peshkut,
³
Ja'kubi u bashkua me Jusufin, etj.
Kėto gjera janė te pavėrteta dhe nuk duhet
besuar fare andaj neve ua pėrmendėm, jo pėr t'ua shtuar dyshimin, por nė rast se
i dėgjoni apo ndeshni me to gjate leximit, ta dini se janė te
pavėrteta.
***
Pėrshėndetjet
qofshin Mbi Muhammedin, alejhi' s salatu ve's selam
Lutja jone e
fundit ėshtė:
Falėnderimi i
takon Allahut, Zotit te botėve!
Zgjodhi dhe
pėrshtati ne shqip: Sedat Gani islami
Burimi: Ashura
bejne'l ittibai ve'l ibtida', Dr. Muhammed Ahmed Sahlul,
24-1-2007, e
mėrkurė
[1] Transmeton Nesaiu ndėrsa Shejh Albani ne Sahihu ve
daifu sunen'in Nesai, e ka cilėsuar si autentik nėn nr:
285
[2] Transmeton Tirmidhiu ndėrsa Shejh Albani ne
recensimin e Sunenit te Ibni Maxhes, 1738, ka thėnė se ėshtė
autentik
[3] Buhariu, Muslimi, Imam Maliku ne Muvetta dhe
Nesaiu. Kėtė hadith e kam kėrkuar ne kėto burime por nuk e kam gjetur. Ndoshta
tekstualisht ehste me ndryshe kėshtu qe unė mjaftova me pėrkthimin e tij pa
shėnuar tekstin origjinal. Pėr me shume referohu ne f: 13 te broshurės, nga e
cila po shkėpusim kėtė teme
[4] Ndonėse tregimi i betejės dhe
shkaqet e saj nuk janė tematike jona, megjithatė njė pėrshkrim i shkurtėr i
kėsaj nuk do te ishte e tepėrt. Pasi qe Muaviu, Allahu qofte i kėnaqur me te,
kishte nėnshkruar njė marrėveshje me Hasanin, vėllain e Husejnit, nipin e
Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam] pėr t'ia dhėnė pushtetin dhe pėr te
qene ai ne baze te shura-sė (parlamentit) e jo trashėgimisė pas tij. Sido qe te
jete, Husejni ishte kundėr kėsaj thyerje te marrėveshjes ngase Muaviu kishte
vendosur qe pushteti te kalonte ne trashėgimi, ai morri rrugėn pėr ne Irak, te
cilėt e mashtruan. Ai u rrethua nga irakiane, u sulmua dhe u detyruar te
luftoje, edhe pse fundi i luftės ishte vdekje pėr familjen e Pejgamberit,
[alejhi's salatu ve's selam].
Shiat edhe sot e kėsaj
dite e pėrkujtojnė me shume pikėllime dhe tradita antiislame kėtė dite, duke
qortuar veten dhe duke zėnė ne goje pėr te keq te paret e tyre, qe -kinse- nuk e
mbrojtėn Husejnin. Veprat e tyre nuk pėrkojnė aspak me traditėn islame.