EKSKURSIONET DHE MBREMJET E MATURAVE
Tė gjitha falėnderimet qofshin pėr Zotin e qiejve dhe tokės ndėrsa pėrshėndetjet me te sinqerta qofshin mbi krijesėn me te zgjedhur, Muhammed Mustafanė, familjen, shokėt dhe mbare pasuesit e tij gjer ne amshim!
Vėllezėr muslimanė!
Prej dukurive negative qė kanė zėnė vend nė shoqėrinė tonė janė edhe mbrėmjet e maturave, shėtitjet dhe ekskursionet me nxėnės te shkollave te cikleve te ndryshme. Them negative pėr arsye se nga kėto festime ka mbetur vetėm emri i tyre derisa esenca, qėllimi dhe synimet prej tyre tėrėsisht janė ndėrruar, devijuar dhe shtrembėruar; shėtitjet bėhen pėr qėllime komerciale, pėr dėfrim shtazarak, duke ua hapur rrugėn atyre qe kane zemrat e sėmura te shfrytėzojnė nxėnėset e tyre apo duke iu dhėnė vet nxėnėsve rastin te bėjnė marrėzira e shkelje nderi.
Si rezultat i zhveshjes se kėtyre manifestimeve, udhėtimeve dhe shėtitjeve nga qėllimi arsimor, edukativ dhe moral, jo rralle ndodhe qe nxėnėset pas kthimit ta humbin virgjinitetin e tyre, te kacafyten e rrahėn, te mbyten ne lumenj, e gjera te tjera, qe tregojnė qarte joseriozietetin e kėtyre manifestimeve me forma te kėtilla.
Pėr ēka merret udhėtim dhe kush vizitohet?
Tek ne muslimanėt edhe udhėtimet janė fetare, bėhen pėr qėllime te pastra fetare dhe me moral e edukate fetare. Thotė Pejgamberi, alejhi's selam:
Nuk merret udhėtim pėrveēse pėr tek tri xhami: Qabenė, xhaminė time dhe xhaminė Aksa".
Pėrse?
Njė namaz ne xhaminė time ėshtė mė i mirė se sa 1000 namaze ne vende tjera, pėrveē ne Qabe ngase namazi aty ėshtė me i mire se 100.000 namaze ne xhami tjera".
Udhėtimet, shėtitjet, vizitat, piknikėt, etj, tek ne kane karakter moral, ato bėhen pėr te arritur shpėrblimin e Allahut te Madhėruar. Nėse shkon pėr te vizituar njė vėlla, ke shpėrblim nga Allahu, siē transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi alejhi's selam ka thėnė:
"Njė njeri e vizitoi njė vėlla tė vetin nė njė fshat tjetėr. All-llahu i Madhėruar ia cakton njė engjėll pėr ta vėzhguar gjatė rrugės sė tij dhe kur erdhi tek ai (engjėlli) i tha: "Ku po do?" Tha: "Te njė vėlla imi nė kėtė fshat". Tha: "A mos ke ti tek ai ndonjė leverdi e donė ta fitosh atė prej tij?" Tha: "Jo, pėrpos qė unė atė e dua pėr All-llahun!" (Engjėlli) Tha: "Unė jam i dėrguar nga All-llahu te ti pėr tė njoftuar se All-llahu tė do ty ashtu siē e do ti atė njeri". (Muslimi)
Udhėtimet me qellim mėsimi janė me se te dashura tek Allahu dhe shpėrblimi pėr to ėshtė Xhenneti, siē thotė Pejgamberi alejhi's selam:
"Kush merr rruge pėr ta kėrkuar diturinė, Allahu ia lehtėson dhe e vė ne rruge te Xhennetit".
Udhėtimet bėhen pėr te siguruar kafshatėn e gojės, idaren e familjes dhe pėr te ruajtur nderin dhe dinjitetin qe kemi prej muslimani. Thotė Pejgamberi, alejhi's selam:
Pasha Atė, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, nėse dikush prej jush merr litarin, mbledh dru dhe i vė mbi shpinėn e tij e pastaj i shet ato qe tė blejė buke dhe tė jap lėmoshė, ėshtė me mire pėr te se sa te shkoje tek ndonjė njeri, qe Allahu i ka dhėnė pasuri e te kėrkojė; i jep apo nuk i jep gjė". (Transmetim unanim)
Udhėtimet dhe shėtitjet bėhen pėr te pare fundin e mėkatarėve, zullumqareve dhe te padrejtėve ne toke, se si Allahu i shkatėrroi, si Allahu i beri te mbeten ne harrese. Thotė Allahu e fjala e Tij ėshtė me e vėrteta:
36. Ne dėrguam nė ēdo popull tė dėrguar qė t'u thonė: "Adhuroni vetėm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit tė tyre)!" Por, pati nga ata qė All-llahu e udhėzoi dhe pati nga ata qė ishte i gjykuar me humbje, pra udhėtoni nėpėr botė dhe shihni se si ishte fundi i gėnjeshtarėve?". (en Nahl, 36)
98. Sa shumė brezni kemi shkatėrruar para tyre. A po vėren ndonjė prej tyre, ose a po dėgjon zėrin e ulėt tė tyre (nuk u ndihet zėri)?". (Merjem, 98)
Dhe aguan ashtu qė nuk shihej tjetėr pėrveē banesave tė tyre. Ashtu, Ne e ndėshkojmė popullin zullumqar. 26. Ne u patėm mundėsuar atyre (fuqi, pasuri, jetė tė gjatė), atė qė nuk ua mundėsuam juve, u patėm dhėnė tė dėgjuar, tė parė e edhe zemra (tė menduar), por atyre nuk u bėri dobi asgjė, as tė dėgjuarit e tyre, as tė parit e tyre e as zemrat e tyre, pse ata ishin qė i mohonin argumentet e All-llahut, andaj i pėrfshiu ajo me tė cilėn talleshin. 27. Ne i zhdukėm disa vendbanime pėrreth jush, u pėrsėritėm argumentet ashtu qė tė kthehen (nė rrugėn e drejtė)". (el Ahkaf, 25-27)
Se duhet te marrim mėsim nga kėto ngjarje na mėsojnė edhe ajete kur'anore:
A nuk u betuat ju mė parė se pėr ju nuk ka lėkundje (prej Dunjasė nė botėn tjetėr)? 45. Dhe ju u vendosėt nė vendbanimet e atyre qė e dėmtuan vetveten (e Ne i shkatėrruam) dhe e kishit tė qartė se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollėm shembuj edhe juve". (Ibrahim, 44-45)
100. Kėto janė disa nga lajmet e vendeve qė po t'i rrėfejmė ty; disa prej tyre ekzistojnė ende, e disa janė shkatėrruar. 101. Ne nuk u bėmė padrejtė atyre, por ata vetvetes i bėnė padrejtė ". (Hud, 100-101)
Pejgamberi, alejhi's selam kur kalonte pranė vendbanimit te ndonjė populli qe Allahu e kishte shkatėrruar ecte shpejt ngase kishte frike Allahun dhe fuqinė madhėshtore te Tij. Bindej edhe me pėr mundėsinė e Allahut pėr te shkatėrruar ata, qe bėjnė mėkate, trazira dhe dhune ne toke.
Pas kėsaj qe pame shkurtimisht pėr udhėtimet ne Islam, me thuani se cilin prej karaktereve te lartshėnuara e pėrmbajnė shėtitjet e shkollave tona?! A nuk pajtoheni se ato kane qėllime te ulta, dhe thėnė me mire:
- qėllime komerciale
- shfrytėzim te nxėnėseve
Para se te kalojmė ne piken vijuese, me lejoni qe drejtpėrdrejte t'iu drejtohem me njė ajet kur'anor ideologėve dhe projektuesve te kėtyre shėtitjeve dhe piknikėve:
19. Ata, tė cilėt dėshirojnė qė te besimtarėt tė pėrhapet imoraliteti, ata i pret dėnimi i dhembshėm nė kėtė dhe nė botėn tjetėr. All-llahu di (tė fshehtat) e ju nuk i dini". (en Nur, 19)
Rreziku i tubimit meshkuj e femra
Vallėzim, alkool, dehje, lakuriqėsi, kėngė, valle, harrim te Allahut, harrim te vdekjes, ēuarje dashuri (zina), ...Po te gjitha kėto bėhen me fėmijėt, vėllezėrit, djemtė, vajzat dhe motrat tona.
Meqė fėmijėt janė dhurata me e ēmuar pėr prindin, ai patjetėr duhet te pėrkujdeset pėr ta ngase rėnia e moralit te tyre ėshtė dem pėr te, familjen e tij, shoqėrinė dhe ardhmėrinė e vendit. Thotė Pejgamberi, alejhi's selam:
Le te mos vetmohet asnjė burrė me asnjė grua ngase i treti i tyre ėshtė djalli, dhe ke e gėzon e mira e tij dhe e shqetėson e keqja-mėkati i tij, ai ėshtė besimtar". (1)
Rreziku i kėsaj:
- Bėrja mėkat Allahut deri ne orėt e para te mėngjesit, madje edhe ne kohen kur Allahu zbret ne qiellin e kėsaj toke dhe thotė: A ka ndokush qe kėrkon falje e t'ia fali mėkatet!
- Sprovimi me sėmundje, si SIDA, ngase sa here qe ne njė popull pėrhapet amoraliteti Allahu i sprovon me njė sėmundje, -siē thotė Muhammedi, alejhi's selam-, qe te paret e atij populli nuk e kane njohur.
- Shtimi i fėmijėve te paligjshėm, dhe ndoshta ky ėshtė sekreti i shifrės trishtuese te fėmijėve te paligjshėm ne Evrope, te cilėt pėrbejnė 1/3 e fėmijėve te lindur.
Pėrpjekjet e ndryshme te pabesimtarėve pėr ta shuar Islamin
Te nderuar muslimanė!
Pėrpjekjet e pabesimtarėve pėr shukjen e dritės islame janė po si pėrpjekjet e djallit; nėse nuk mundet ne tėrėsi tė tė shkatėrrojė te paktėn mundohet te bej diē, dhe ata, nėse nuk munden ta shuajnė kėtė, e qe nuk do t'ia arrijnė qėllimit kurrė, mundohen te paktėn ta dobėsojnė personalitetin e muslimanit, ta bėjnė te padobishėm pėr shoqėrinė dhe vendin, dhe atė duke shfrytėzuar ardhmėrinė tone, rininė. Ata organizojnė piknikė te pėrbashkėt, meshkuj e femra, organizojnė koncerte, ku pėrveē iblisit te mallkuar moderatorė janė edhe djajtė e botes njerėzore, organizojnė kampe te pėrbashkėta dhe shėtitje ne natyre, duke patur vetėm njė qellim: Shkatėrrimin e konstruktit moral te kėsaj rinie. Meqė vet janė shkatėrruar, kane pėsuar moralisht, ata mundohen qe edhe neve te na shkatėrrojnė.
Shembull adekuat pėr kėtė ke sot pėrhapjen e kėngėve, klipeve, filmave, revistave e gazetave, qe pa asnjė turp emitojnė, publikojnė pornografi. Pėr Zotin do mahnitesh kur sheh ne Kosove gazeta qe pėr tu shitur dhe tėrhequr masėn e popullit pa fije turpi mbushin faqet e tyre me foto te femrave lakuriqe.
Ata mundohen t'i pėrhapin ne mesin tone kėto ngase shoqėritė e tyre tashme janė bere klientė te rregullte dhe pacient me terapi kronike te ideve te tyre famėkeqe. Sa pėr ilustrim, revista el Mustakbel el Islamijj, nr. 97, shtator 1999, f. 6, pėrmend se ne Amerike, vetėm gjate njė viti shpenzohen 400 miliardė $ pėr droge dhe lende tjera narkotike. Marihuanėn e kane provuar rreth 75% e popullsisė mbi moshėn 12 vjeēare.
Ta bėjmė se bashku njė analogji. Buxheti i konsoliduar i Kosovės ka diku 700 milionė euro dhe po tė mos ishin vjedhjet e pushtetarėve sigurisht se do t'ia dilnim mbanė. Tash krahasoni, 400 miliardė po ti pjesėtonim me 700 milionė do te na dilte afėrsisht buxheti i 570 vendeve te ngjashme me Kosovėn. Paramendoni sikur me kėto para te ushqeheshin te varfrit, qe pėr ēdo dite vdesin nga uria ne vendet afrikane, a nuk do te ishte me mire?! Por nėse njė gjė e tille nuk ndodhe, dhe nuk po ndodhe, mos u mahnitni ngase njė popull me 75% klient te drogės nuk ka si te ndieje dhimbje shpirtėrore pėr te varfrit. Pra kėta njerėz janė:
Degjenerues nė rrobat e reformatorėve
Thotė Allahu:
204. Ka ndonjė nga njerėzit qė fjala e tij tė mahnit, por vetėm nė kėtė botė (meqė nė botėn tjetėr gjykon Ai qė i di tė fshehtat), dhe pėr atė qė ka nė zemrėn e tij, e paraqet All-llahun dėshmues, e nė realitet ai ėshtė kundėrshtari mė i rreptė. 205. E posa tė kthehet ai nė tokė, vepron tė bėjė shkatėrrim nė tė, tė asgjėsojė tė korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do ērregullimin (fesadin)". (el Bekare, 204-205)
22. A pritet prej jush (hipokritėve) qė nėse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesė islame) tė bėni trazira nė tokė dhe tė ndėrpreni lidhjet e akraballėkut? 23. Tė tillėt janė qė All-llahu i mallkoi, i bėri tė shurdhėt dhe ua verboi tė parit e tyre". (Muhammed, 22-23)
Po t'ia thuash: Ndalni! Kėto nuk janė gjera te mira, te thonė se ne jemi reformatore. Ja se ēka thotė Allahu i madhėruar:
11. E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin nė tokė"! Ata thonė: "Ne jemi vetėm pėrmirėsues (paqtues)!" 12. Veni re, ata nė tė vėrtetė janė shkatėrruesit, por nuk e kuptojnė". (el Bekare, 11-12)
103. Thuaj: "A t'ju tregojmė pėr mė tė dėshpėruarit nė veprat e tyre?" 104. Ata janė veprimi i tė cilėve u asgjėsua nė jetėn e kėsaj bote, e megjithatė ata mendojnė se janė kah bėjnė mirė". (el Kehf, 103-104)
Injoranca e muslimanėve
Shkak i kėtyre dukurive negative, qe pėrhapen ne shoqėrinė tone ėshtė edhe mos mėsimi i fesė, largimi nga edukata dhe morali fetar, si dhe importimi i ideve dhe teorive (lexo: dukurive) te huaja pa shikuar pėrmbajtjen dhe rezultatet e tyre. Mu pėr kėtė Taberaniu transmeton se:
Njė dite Pejgamberi, alejhi's selam mbajti fjalim dhe lėvdoi disa grupe te muslimanėve e pastaj tha: ?farė ėshtė puna me disa njerėz, qe nuk ua mėsojnė fenė, nuk i mėsojnė fqinjėt e tyre, nuk i kėshillojnė, nuk i urdhėrojnė pėr te mire dhe nuk i ndalojnė nga e keqja? ?farė kane disa njerėz qe nuk mėsojnė fenė, nuk dhe kėshillohen prej fqinjėve te tyre? Pasha Allahun ose do t'i mėsojnė fqinjėt e tyre, do tua mėsojnė fenė dhe do t'i kėshillojnė, dhe ose (pala e dyte) do te mėsojnė, do ta mėsojnė fenė dhe do te kėshillohen ose do tua pėrshpejtoje dėnimin.
Muslimanė te nderuar! A e dini se Allahu ua ka obliguar pėrkujdesjen pėr familjen edhe ne aspektin moral? A e dini se ne rast se anashkaloni kėtė gjė do te jeni prej njerėzve me te urryer tek Allahu?! A e dini se Allahu ua pėlqen xhelozinė pėr nderin e familjes suaj?! Shikoni argumentet ne vijim dhe binduni pėr kėtė: Thotė Allahu:
6. O ju qė besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. Atė (zjarrin) e mbikėqyrin engjėjt e rreptė e tė ashpėr qė nuk e kundėrshtojnė All-llahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruar". (et Tahrim, 6)
Thotė Pejgamberi, alejhi's selam:
Ju te gjithė jeni barinj dhe secili prej jush do te jap pėrgjegjėsi pėr kopenė e vet".
Sa'di, njė shok i Muhammedit, alejhi's selam, njė here tha se sikur ta kisha pare ndonjė burrė me gruan time do ta godisja me shpate pa ndier aspak mėshire. Pejgamberi, alejhi's selam tha:
A ēuditeni nga xhelozia e Sa'dit?! Unė jam mė xheloz se sa ai ndėrsa Allahu ėshtė mė xheloz se sa unė". (Buhariu)
Perse edhe Allahu ėshtė xheloz? Pėrgjigjėn e gjejmė ne hadithet e Muhammedit, alejhi's selam:
Nuk ka kush qė ėshtė mė xheloz se sa Allahu. Pėr kėtė Ai ndaloi te kėqijat dhe te irituarat". (Buhariu)
O Ummeti i Muhammedit! Askush nuk ėshtė mė xheloz se sa Allahu kur sheh robin apo ummetin e Vet duke bere prostitucion. O Ummeti i Muhammedit! Sikur tė dinit atė qe di une do tė qeshnit pak e do tė qanit shume". (Buhariu)
Mu pėr kėtė i nderuar musliman, mos harro se atė qe bėn ose e bėn pėr vete ose kundėr vetes. Pejgamberi, alejhi's selam ka thėnė:
Tė gjithė njerėzit punojnė; ka qe e shpėtojnė veten por ka edhe qe e shkatėrrojnė". (Muslimi)
Nė Ditėn e Kiametit Allahu nuk do t'i shikoje tre pale njerėzish: Atė qe nuk respekton prindėrit, gruan, qe burrė-zohet dhe dejjuthin, atė, qe pajton me dukuritė e kėqija ne familje. Ndėrsa tri pale tjera nuk do te hyjnė ne Xhennet: ai qe kundėrshton prindėrit, konsumuesi i alkoolit dhe ai, qe kur jep ua pėrmend njerėzve". (2)
Imam Ahmedi transmeton edhe njė version tjetėr:
Tri pale njerėzve Allahu ua ka ndaluar hyrjen nė Xhennet: Konsumuesit tė alkoolit, kundėrshtarit tė prindėrve dhe dejjuthit, i cili pajton me te keqen nė shtėpi".
Ne njė transmetim te Bezzarit pėrmendet rezultati i mos shikimit te Allahut ne kėtė kategori njerėzish, e qe ėshtė: hyrja ne Xhehennem. Thotė Pejgamberi, alejhi's selam:
Tri pale njerėz nuk i shikon Allahu ne Ditėn e Kiametit: Atė qe nuk respekton prindėrit, konsumuesin e rakisė dhe atė qe jep e ua pėrmend njerėzve, ndėrsa tri pale njerėz nuk hyjnė ne Xhennet: Ai qe kundėrshton prindėrit, dejjuthi dhe gruaja qe iu ngjanė burrave". (3)
Urdhėroni pėr te mire dhe ndaloni nga e keqja!
Nuk mund te kaloj tutje pa tėrhequr vėrejtjen pėr rrezikun e paralizimit dhe shuarjes se rolit te kėtij organi shume te rėndėsishėm nė fe. Thotė Allahu:
78. Ata qė mohuan tė vėrtetėn nga beni israilėt, u mallkuan prej gjuhės sė Davudit dhe Isait, tė birit tė Merjemes. Kėshtu u veprua sepse kundėrshtuan dhe e tepruan. 79. Ata ishin qė nuk ndalonin njėri-tjetrin nga e keqja qė punonin. E ajo qė bėnin ishte e shėmtuar". (el Maide, 78-79)
25. Ruajuni nga e keqja (nga dėnimi) qė nuk i godet vetėm ata qė bėnė mizori prej jush, (por edhe tė mirėt), dhe ta dini se All-llahu ėshtė ndėshkues i rreptė". (el Enfal, 25)
Pejgamberi, alejhi's selam ka thėnė:
Pasha Atė, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, ose do tė urdhėroni pėr tė mirė dhe tė ndaloni nga e keqja ose Allahu do t'ua dėrgojė njė ndėshkim prej Tij, qė pastaj e lutni por nuk iu pėrgjigjėt".
Fenė duhet pranuar nė tėrėsi
Feja ka ardhur komplet dhe po te mos ishin te rrezikshme kėto vizita sigurisht se ajo do t'i lejonte. Thotė Allahu:
Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe". (el Maide, 3)
Meqė kjo nuk ėshtė pjese e fesė sonė atėherė rreziku i saj pėr fenė tone ėshtė i madh. Thotė Allahu duke na pėrkujtuar se si duhet respektuar fenė dhe cili ėshtė rreziku i anashkalimit te saj:
13. Kėto janė (dispozita) tė caktuara prej All-llahut. Kush i bindet All-llahut, (urdhėrave tė Tij) dhe tė dėrguarit tė Tij, atė e dėrgon nė xhennete nėn tė cilin burojnė lumenj. Aty do tė jenė pėrgjithmonė. E ky ėshtė shpėtim i madh. 14. Kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atė e shtie nė zjarr tė pėrjetėshėm. E pėr tė ėshtė njė dėnim i rėndė". (en Nisa, 13-14)
65. Pėr Zotin tėnd jo, ata nuk janė besimtarė (tė asaj qė tė zbriti ty as tė asaj para teje) derisa tė mos zgjedhin ty pėr tė gjykuar nė atė konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tėnd) tė mos ndiejnė pakėnaqėsi nga gjykimi yt dhe (derisa) tė mos binden sinqerisht". (en Nisa, 65)
...prandaj, le tė ruhen ata qė kundėrshtojnė rrugėn e tij (tė tė dėrguarit) se ata do t'i zė ndonjė telashe, ose do t'i godasė dėnimi i idhėt". (en Nur, 63)
Pejgamberi, alejhi's selam ka thėnė:
Tėrė ummeti im do tė hyjnė nė Xhennet pėrveē atyre qė refuzojnė.
E kush refuzon o i dėrguari i Allahut?-pyeten njerėzit.
Kush me respekton mua hyn ne Xhennet e kush me kundėrshton ai veē ka refuzuar te hyjė nė Xhennet". (Buhariu)
Prindėr bėhuni tė fortė!
Nėse e tere familja, te afėrmit, lagjja iu bėjnė presion qe te mos ndaloni fėmijėt tuaj nga kėto mbrėmje dhe shėtitje famėkeqe ku pėson morali, humb nderi dhe fiton e keqja, mos u dorėzoni por qėndroni te forte ngase kėshtu e ka e vėrteta; pak ithtarė e shume kundėrshtarė, dhe jo rastėsisht Aliu, Allahu qofte i kėnaqur me te pati thėnė: "E vėrteta nuk njihet me burra por burrat njihen me te vėrtetėn".
Edhe Ibni Mes'udi, Allahu qofte i kėnaqur me te, na ka lėnė njė kėshillė te ngjashme: "Xhemat (mazhorance, shumice) d.t.th. te jesh ne te vėrtetėn edhe nėse je vetėm njė person".
Pra mos lejoni qe pėr hatėr te njerėzve te shkelni kėnaqėsinė e Allahut dhe te tėrhiqni pas vetes hidhėrimin e Tij. Thotė Pejgamberi, alejhi's selam:
Kush e hidhėron Allahun duke kėnaqur njerėzit, Allahu hidhėrohet ne te dhe i bėn te hidhėrohen ndaj tije dhe ata, pėr kėnaqėsinė e te cilėve e hidhėroi Allahun. Ndėrsa kush e bėn te kėnaqur Allahun edhe nėse hidhėrohen njerėzit, Allahu e bėn te kėnaqur atė dhe ata, qe iu hidhėruan kur veproi ne kėnaqėsi te Allahut, duke e zbukuruar atė, fjalėt dhe veprat e tij ne sytė e tij".
***
Nėse kėrkoni lumturinė atėherė dijeni se lumturia ėshtė ne fenė e Allahut, ne Sunnetin e Muhammedit, alejhi's selam dhe ne pasimin e traditės se te parėve tuaj. Enes b. Maliku transmeton se Muhammedi, alejhi's selam ka thėnė:
Nė Ditėn e Kiametit do tė sillet banori i Xhehennemit qe ishte dėfryer mė sė shumti nė dynja, do tė zhytet njė herė nė zjarre e pastaj i thuhet: O njeri, a ke pėrjetuar ndonjėherė ndonjė tė mire? A ka patur ndonjėherė ndonjė te mire? Thotė: Jo, pasha Allahun o Zoti im kurrė nuk kam patur tė mira!
Pastaj sillet banori i Xhennetit qė nė dynja kishte pėrjetuar mė sė shumti fatkeqėsi, zhytet njė herė nė Xhennet e i thuhet: O njeri, a ke vuajtur ndonjėherė? A ke patur ndonjė bela ndonjėherė? Thotė: Jo, pasha Allahun o Zoti im kurre nuk kam vuajtur dhe kurrė nuk me ka ardhur asnjė bela". (Muslimi)
O Allahu im! Dėshmo se unė e kėshillova popullin tim!
Sedat Gani Islami
15 maj 2007, e marte
Vushtrri, Kosovė
----------------------------------------
1- Transmeton Ibni Maxhe ndėrsa Shejh Albani e ka cilėsuar autentik. Shih: Silsiletu's sahihah, 1/717
2- Transmeton Imam Ahmedi dhe Nesaiu ndėrsa Shejh Albani thotė se hadithi ka sened te mire-xhejjid. Shih: Silsiletu's sahihah, 2/289
3- Hadithi ėshtė i mire-hasen. Shih: Silsiletu's sahihah, 3/387