HAXHI, VLERA DHE DOBITĖ E TIJ

 

Falėnderimet i takojnė Allahut ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin, zotėriun e mbare njerėzimit!

Kjo ėshtė njė ligjėratė e shkurtėr mbi haxhin, vlerėn, dobitė dhe diē nga dispozitat e tij.

 

Kur ėshtė obliguar haxhi?

 

Haxhi ėshtė obliguar ne vitin e nėntė pas hixhrit, ne vitin e delegacioneve, ne te cilin zbriti kaptina Ali Imran, ku nder te tjera qėndron:

" ولله على الناس حج البيت من استطاع إليه سبيلا

vizita e shtėpisė (Qabes) ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk ėshtė i nevojshėm pėr (ibadetin qė e bėjnė) njerėzit". (Ajeti, 97)

 

Dispozita e haxhit

 

Ėshtė farz (obligim i detyruar), ėshtė njėra nga shtyllat e fesė. Pėrveē ajetit paraprak, qe na shėrben si argument pėr kėtė, po ashtu edhe hadithi vijues na shėrben argument. Ibni Omeri transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:

" بُني الإسلام على خمس : شهادة أن لا إله إلا الله وأن محمدا رسول الله وإقام الصلاة وإيتاء الزكاة والحج وصوم رمضان

Islami ėshtė ndėrtuar mbi pese shtylla: Dėshmia se nuk meriton te adhurohet askush me te drejte pėrveē Allahut dhe se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguari i Tij, falja e namazit, dhėnia e zekatit, haxhi dhe agjėrimi i Ramazanit". (Transmetim unanim)

 

Haxhi a ėshtė obligim i menjėhershėm?

 

Po, haxhi ėshtė obligim menjėherė si t'i bėhen njeriut mundėsitė. Ajeti i lartpėrmendur na shėrben argument pėr kėtė, por krahas tij kemi edhe kėto argumente:

Ebu Hurejre transmeton:

" خطبنا رسول الله صلى الله عليه وسلم فقال : " أيها الناس قد فرض الله عليكم الحج فحجوا

Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam na mbajti njė ligjėratė e tha: O ju njerėz! Allahu ua ka obliguar haxhin andaj kryejeni atė!". (Muslimi)

Ibni Abbasi transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:

" مَنْ أَرَادَ الْحَجَّ فَلْيَتَعَجَّلْ فَإِنَّهُ قَدْ يَمْرَضُ الْمَرِيضُ وَتَضِلُّ الضَّالَّةُ وَتَعْرِضُ الْحَاجَةُ

Kush dėshiron ta kryeje Haxhin le te nxitoje ngase ndodhe qe te sėmurėt i sėmuri, te humb gjeja e humbur dhe te lind ndonjė nevoje". ([1])

Nė njė version tjetėr te Ibni Abbasit te regjistruar nga Imam Ahmedi qėndron:

" تَعَجَّلُوا إِلَى الْحَجِّ يَعْنِي الْفَرِيضَةَ فَإِنَّ أَحَدَكُمْ لَا يَدْرِي مَا يَعْرِضُ لَهُ

Nxitoni pėr Haxh (e ka pėr qellim haxhin obligativ) ngase ju nuk dini se ēfarė iu ndodhe".

Drejtimi juridik shafiit mendon se Haxhi nuk ėshtė obligim i menjehershem ngase Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam e shtyri atė deri ne vitin e dhjete pas hixhrit, por kėtė mendim nuk e kane pranuar te tjerėt, dhe janė pėrgjigjur:

Ü     Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam nuk e ka shtyre me shume haxhin se njė vit ndėrsa shafiitet mendojnė se ai mund te shtyhet ne fat te pacaktuar kohor.

Ü     Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam e pati pėr qellim pastrimin e Qabesė nga idhujt dhe "haxhilerėt" lakuriq (jomusliman).

Ü     Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam nga kryerja e haxhit e preokupuan ardhjet e shume delegacioneve ne Medine pėr ta pranuar Islamin.

Ü     Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam i kishte zbritur urdhri pėr Haxh pasi qe koha e haxhit ne vitin e nėntė hixhrijj kishte kaluar kėshtu qe ai u detyrua ta shtyje atė deri ne vitin e ardhshėm. ([2])

 

Haxhi ėshtė obligim vetėm njėherė nė jetė

 

Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:

" خطبَنا رسول الله صلى الله عليه وسلم فقال : " أيها الناس إن الله عز وجل قد فرض عليكم الحج فحجوا ، فقال رجل : أكلَّ عام يا رسول الله فسكت حتى قالها ثلاثاً،  فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم : لو قلتُ نعم لوجبت ولما استطعتم ، ثم قال : ذروني ما تركتكم فإنما هلك من كان قبلكم بكثرة سؤالهم واختلافهم على أنبيائهم فإذا أمرتكم بأمر فأتوا منه ما استطعتم وإذا نهيتكم عن شيء فدعوه

Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam na mbajti njė ligjėratė e tha: O ju njerėz! Allahu ua obligoi haxhin andaj kryejeni atė. Tha njė njeri: A ēdo vit o i dėrguari i Allahut? Heshti derisa njeriu e pėrsėriti pyetjen tri here. Atėherė tha Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam: Po te them po juve iu obligohet ndėrsa ju nuk keni mundėsi ta bėni kėtė. Pastaj tha: Lėrmėni me kėto qe ua kam lėnė ngase ata qe ishin para jush u shkatėrruan si shkak i pyetjeve te shumta te tyre dhe mospajtimeve me pejgamberėt e tyre. Nėse iu urdhėroj me diē kryejeni sa te mundeni ndėrsa kur t'iu ndaloj nga diē largohuni (tėrėsisht) prej saj ". (Muslimi)

 

Vlera

 

Pėr vlerėn e haxhit janė rrėfyer argumente te shumta. Ja disa:

1.Ebu Hurejre rrėfen se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam u pyet:

" أي العمل أفضل ؟ فقال : إيمان بالله ورسوله ، قيل : ثم ماذا ؟ قال : الجهاد في سبيل الله ، قيل : ثم ماذا ؟ قال : حج مبرور

Cila vepėr ėshtė me e mira? Tha: Besimi ne Allahun dhe ne te dėrguarin e Tij. Pastaj cila? Tha: Xhihadi ne rrugėn e Allahut. Pastaj cila: Tha: Haxhi i pranuar". (Buhariu dhe Muslimi)

Haxhi i pranuar i ka kėto domethėnie:

4     Te jete nga pasuria hallall,

4     Te largohet nga hipokrizia, mėkati dhe grindja gjate haxhit,

4     Ta kryeje haxhin sipas porosive te Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam,

4     Qe ta kryeje haxhin sinqerisht e jo pėr sy e faqe.

2. Ebu Hurejre transmeton se ka dėgjuar Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam duke thėnė:

" مَن حجَّ لله فلم يرفث ولم يفسق رجع كيوم ولدته أمه

Kush kryen haxhin pa bere marrėdhėnie seksuale dhe pa shkelur dispozitat e tij, ai kthehet (i pastėr nga mėkatet) sikur atė dite kur e ka lindur nėna". (Buhariu dhe Muslimi)

3. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:

" العمرة إلى العمرة كفارة لما بينهما والحج المبرور ليس له جزاء إلا الجنة

Umreja deri ne umre shlyen mėkatet ndėrmjet tyre ndėrsa pėr haxhin e pranuar nuk ka shpėrblim tjetėr pėrveē Xhennetit". (Buhariu dhe Muslimi)

4. Transmeton Aisheja, nena e besimtareve se ajo ka thėnė:

" قلتُ يا رسول الله : ألا نغزو ونجاهد معكم ؟ فقال : لكُنّ أحسن الجهاد وأجمله الحج حج مبرور ، فقالت عائشة : فلا أدع الحج بعد إذ سمعت هذا من رسول الله صلى الله عليه وسلم

Thashė: O i dėrguari i Allahut! A te mos marrim pjese ne beteja dhe te luftojmė me ju? Tha: Xhihadi me i mire dhe me i bukur pėr ju eshte haxhi i pranuar. Aisheja tha: Kurrė me nuk do ta le haxhin pasi qe kėtė e dėgjova prej te dėrguarit te Allahut, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi te". (Buhariu)

5. Amr b. Asi transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:

" وأن الحج يهدم ما كان قبله …

Haxhi shkatėrron mėkatet e mėparshme". (Muslimi)

6. Abdullah b. Mes'udi transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:

" تَابِعُوا بَيْنَ الْحَجِّ وَالْعُمْرَةِ فَإِنَّهُمَا يَنْفِيَانِ الْفَقْرَ وَالذُّنُوبَ كَمَا يَنْفِي الْكِيرُ خَبَثَ الْحَدِيدِ وَالذَّهَبِ وَالْفِضَّةِ وَلَيْسَ لِلْحَجَّةِ الْمَبْرُورَةِ ثَوَابٌ إِلَّا الْجَنَّةُ

Kryejini haxhin dhe umren paralel ngase ato zhdukin varfėrinė dhe mėkatet ashtu sikur gjyryku  largon ndryshkun e hekurit, arit dhe argjendit, ndėrsa pėr haxhin e pranuar nuk ka shpėrblim tjetėr pėrveē Xhennetit". ([3])

7. Ibni Omeri transmeton se Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:

" الغازي في سبيل الله والحاج والمعتمر وفد الله دعاهم فأجابوه وسألوه فأعطاهم

Luftėtari ne rrugėn e Allahut, haxhiu dhe umrebėrėsi janė delegacion i Allahut; i ftoi dhe iu pėrgjigjėn, e luten dhe ua plotėsoi lutjen". ([4])

 

Dobitė e haxhit

 

Thotė Allahu i Madhėruar:

" ليشهدوا منافع لهم

(Vijnė) Pėr tė qenė tė pranishėm nė dobitė e tyre". (Haxh, 28)

Dobitė e haxhit janė edhe fetare por edhe dobi te kėsaj bote.

Sa iu pėrket atyre fetare mund te pėrmendim: Arritja e kėnaqėsisė se Allahut, falja e te gjitha mėkateve, shpėrblimi i madh pėr faljen e namazit ne Qabe qe llogaritet sa 100.000 namaze ne vende-xhami tjera, pastaj shpėrblimi pėr Tavafin, Sa'jin, etj, qe nuk mund te arrihen pėrveēse ne kėto vende.

Dobi tjera janė edhe takimi me muslimanėt, njohja me gjendjen e tyre, takimi i dijetareve dhe pėrfitimi prej tyre, etj.

Ndėrsa prej dobive qe kane te bėjnė me kėtė bote janė: tregtia dhe te gjitha aspektet tjera te pėrfitimi, te cilat lidhen pėr haxhit.

 

Urtėsitė e haxhit dhe ndikimi i tij ne shpirt

 

Ne kryerjen e riteve te Haxhit ka dobi dhe urtėsi te shumta, dhe kush bekohet pėr kuptimin dhe veprimin sipas tyre, ai ėshtė bekuar pėr njė te mire te madhe.

!        Udhėtimi i njeriut pėr kryerjen e haxhit pėrkujton udhėtimin pėr tek Allahu ne Ahiret, dhe sikur qe ne udhėtim njeriu ndahet nga te dashurit dhe duhet te ketė furnizim qe e dėrgon deri ne haxh, po kėshtu na jeta ndahet prej te afėrmėve dhe duhet te beje vepra te mira pėr pėrgatitjen pėr kėtė udhėtim. Thotė Allahu:

" وتزودوا فإن خير الزاد التقوى

Dhe pėrgatituni me furnizim (pėr rrugė), e furnizimi mė i mirė ėshtė devotshmėria". (Bekare, 197)

!        Sikur qe udhėtimi ne kėtė bote ėshtė njė lloj ndėshkimi, po ashtu edhe udhėtimi pėr ne boten tjetėr ėshtė ndėshkim, madje edhe shume me i madh. Njeriu para vetes ka vdekjen, varrin, ringjalljen, llogarinė, peshoren, siratin e pastaj ose Xhennetin ose Xhehennemin. I lumtur ėshtė ai, qe e shpėtoi Allahu.

!        Kur haxhiu vesh pelerinėn e bardhe ai pėrkujton qefinin e tij, me te cilin do te mbėshtillet. Kjo fton ne lėnien dhe braktisjen e mėkateve ngase sikur qe zhvishet nga rrobat e tij ai duhet te zhvishet po kėshtu nga mėkatet. Ai sikur qe vesh dy rroba te bardha te pastra po kėshtu edhe zemra dhe gjymtyrėt e tij duhet te jene te pastra nga njollat e mėkateve.  

!    Kur te thotė njeriu ne mikat (vendi ku haxhiu vesh pelerinėn dhe bėn nijjetin): " لبيك اللهم لبيك  (Lebejke Allahumme Lebbejke - Te pėrgjigjem o Allah te pėrgjigjem)", ai shpreh gatishmėrinė e tij pėr t'iu pėrgjigjur Allahut, Zotit te tij dhe ai, assesi, me kėtė pėrgjigje qe ia bėn Allahut, nuk mendon te vazhdoje ne mėkate. Ai sikur thotė: Te pėrgjigjem o Zot dhe nuk shkel ndalesat Tua!

!        Braktisja e gjerave te ndaluara gjate kohės sa ėshtė ne Ihram dhe pėrkujtimi i shpeshte i Allahut muslimanit ia pėrkujton gjendjen ne te cilėn ai duhet te jete. Kjo ėshtė njė lloj edukate pėr te dhe mėsim i shpirtit me kėtė gjė, qe duhet te jete rutine e tij. Ai e ushtron shpirtin e tij pėr t'i braktisur edhe gjerat e lejuara, te cilat Allahu ia ndaloi atij ne kėtė vend ndėrsa ia lejoi pas kėtij vendi. Ai derisa mėsohet t'iu largohet edhe gjerave te lejuara, gjithsesi se gjerave te ndaluara qe ndalohen si ne kėtė vend po ashtu edhe ne vendet tjera dhe si ne kohe te haxhit po ashtu edhe ne kohe te tjera, do t'iu largohet madje me mė shume lehtėsi.

!        Hyrja ne Qabe, e cila ėshtė bere strehim dhe siguri pėr njerėzit, muslimanit ia pėrkujton sigurinė qe do ta ketė ne Ditėn e Kiametit. Ajo qe me se shumti njeriut ia garanton sigurinė ėshtė besimi i sinqerte ne Allahun dhe shmangia politeizmit apo ēfarėdo forme te pabesimit. Thotė Allahu:

" الذين آمنوا ولم يلبسوا إيمانهم بظلم أولئك لهم الأمن وهم مهتدون

Ata qė besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatėrruan me besim tė kotė, atyre u takon tė jenė tė sigurt dhe ata janė nė rrugė tė drejtė". (En'am, 82)

!        Puthja e gurit te zi (haxheru'l esvedit), qe shėnon fillimin e kryerjeve te ritualit te haxhit, haxhiun e pėrgatit ne zbatimin e sunnetit-traditės se Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam dhe mos shkeljen e parimeve te fesė, vetėm pse mendja e tij nuk pranon me atė gjė. Ai e di-mėsohet se ēdo gjė qe e ka urdhėruar Allahu pėr njerėzit ka njė urtėsi dhe te mire.

Omeri, Allahu qofte i kėnaqur me te, ne lidhje me puthjen e gurit te zi kishte thėnė:

" إني أعلم أنك حجر لا تضر ولا تنفع ولولا أني رأيت النبي صلى الله عليه وسلم يقبِّلُك ما قبلتك

Unė e di se ti je guri, qe nuk bėn dem dhe as dobi, por sikur te mos e shihja Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam duke te puthur nuk do te puthja". (Transmetim unanim)

!        Gjate Tavafit (silljes rreth Qabese) njeriu pėrkujton babain e tij, Ibrahimin, alejhi's selam, i cili e ndėrtoi Qaben dhe ftoi pėr vizitėn e saj. Kėtė shtėpi e vizituan Musai, Junusi, isai, Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam, madje edhe vuri bazat dhe parimet e shėndosha te vizitės se saj, te zhveshura nga ēdo forme politeizmi.

!        Pirja e ujit te Zemzemit njeriut ia pėrkujton begatitė e Allahut dhuruar njerėzve, te cilin e pine miliona njerėz prej mijėra vitesh dhe ende nuk ėshtė thare.

!        Sa'ji (ecja e shpejte) ne mes Safasė dhe Merves haxhiut ia pėrkujton sprovimin e Haxheres, nėnės se Ismailit dhe gruas se Ibrahimit, alejhimu's selam. Nėse kjo grua ka duruar dhe ėshtė strehuar tek Allahu gjate sprovės se saj andaj edhe njeriu, e sidomos mashkulli, duhet ta beje kėtė. Burri pėrkujton pėrpjekjen e kėsaj gruaje te ndershme e kėshtu i lehtėsohet problemi, te cilin e vuan, ndėrsa gruaja pėrkujton njė paraardhėse te saj, te gjinisė se saj, dhe kėshtu behet me e forte ne pėrballimin e problemeve.

!        Qėndrimi ne Arafat njeriut ia pėrkujton kallaballėkun e krijesave ne Ditėn e Tubimit, dhe nėse haxhiu lodhet nga tollovia e me se shumti tre milion njerėzve atėherė si do te jete gjendja e tij ne ditėn kur tubohen te gjitha krijesat e kėsaj toke.

!        Ne gjuajtjen e gurėve njeriu e mėson vetveten pėr adhurim absolute, ngase ai edhe nėse nuk e di urtėsinė e hedhjes se gurėve dhe edhe nėse nuk mund t'i lidhe dispozitat pėr shkaqet e tyre (pse kjo kėshtu e ajo ashtu), ai megjithatė i kryen ato dhe kjo shpreh adhurimin absolute pėr Allahun e Madhėruar.

!        Therja e Kurbanit njeriut ia pėrkujton ndodhinė historike te Ibrahimit me Ismalin, alejhima's selam, i cili shprehu gatishmėrinė e tij pėr ta therur te birin, Ismailin, pas ėndrrės qe kishte pare. Kjo tregon se njeriun nuk duhet ta kap butėsia apo dhembshuria e te mos e zbatoj urdhrin e Allahut. Kjo ndodhi historike poashtu njeriut ia mėson edhe gatishmėrinė pėr t'iu pėrgjigjur urdhrit te Allahut siē beri Ismaili, alejhi's selam:

" يا أبت افعل ما تؤمر ستجدني إن شاء الله من الصابرين

O babai im, punoje atė qė urdhėrohesh, e ti do tė mė gjesh mua, nėse do All-llahu, prej tė durueshmėve!". (Saffat, 102)

!        Kur haxhiu te lirohet nga Ihrami dhe i lejohen gjerat e ndaluara gjate ihramit, ai bindet pėr shpėrblimin e durimit dhe se pas ēdo vėshtirėsie vie lehtėsimi.

!        Kur t'i kryeje dispozitat sipas parimeve fetare, atėherė ai e lut Allahun qe t'ia fale te gjitha mėkatet, siē ka premtuar Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:

" مَن حج لله فلم يرفث ولم يفسق رجع كيوم ولدته أمه

Kush kryen haxhin pėr Allahun dhe nuk bėn marrėdhėnie seksuale (gjate kohės sa ėshtė ne Ihram) dhe nuk shkel dispozitat, kthehet (nga haxhi i pastėr prej mėkateve) sikur atė dite kur e ka lindur nena". (Buhariu dhe Muslimi) Kjo pėr haxhiun hap njė faqe te re te jete se tij, te pastėr nga mėkatet dhe gjynahet.

!        Kur te kthehet ne shtėpi dhe te takohet me familjen e te gėzohet shume, kjo ia pėrkujton gėzimin e madh qe do ta ketė kur te takohet me ta ne Xhennet. Ai me kėtė bindet se humbje do te thotė humbja ne ahiret, siē thotė Allahu:

" قل إن الخاسرين الذين خسروا أنفسهم وأهليهم يوم القيامة ألا ذلك هو الخسران المبين

Thuaj: "Tė dėshtuar nė ditėn e kijametit janė ata qė e kanė humbur veten dhe familjen e vet. Vini re: ky ėshtė ai dėshtimi i njėmendtė". (Zumer, 15)

E lusim Allahun qe ten a bekoje pėr adhurimin e Tij, pėr vizitėn e shtėpisė se Tij dhe kryerjen e te gjitha urdhėresave tjera fetare.

Pėrshėndetjet qofshin mbi zotėriun tone, Muhammedin, familjen dhe shokėt!

Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani islami

Burimi: http://www.islam-qa.com/

13 dhjetor 2006, e mėrkurė

Vushtrri, Kosovė

 



[1] Transmetojnė Ibni Maxhe, Ebu Davudi dhe Ahmedi. Shejh Albani konstaton se hadithi ėshtė hasen. Shih: El mishkah, 990, El irva, 990, Sahihu ebi Davud, 1522

[2] Pese shtyllat e fesė islame, Fahruddin Ebibi, Irfan Abayi, Taxhedin Bislimi, Jusuf Zimeri, Shkup 2003, f: 569. Shėnim i pėrkthyesit.

[3] Transmetojnė Tirmidhiu dhe Nesaiu ndėrsa Shejh Albani e ka cilėsuar hadithin autentik-sahih

[4] Transmeton Ibni Maxheh ndėrsa Shejh Albani e ka cilėsuar si te mire-hasen