YJE RREZATUES NGA KURBAN BAJRAMI([1])
Falėnderimet i takojnė Allahut qė zgjodhi Islamin pėr fe tė njerėzimit ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin, qė rregulloi jetėn njerėzore nė baza tė shėndosha morali, shkence dhe kulture tė pastėr.
Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe il-la Allah, Vallahu Ekber, Allahu Ekber, ve lilahil hamd!
Allahu ėshtė mė i madhi, Allahu ėshtė mė i madhi, nuk ka tė adhuruar pėrveē Tij, Allahu ėshtė mė i madhi, Allahu ėshtė mė i madhi, Atij i takon falėnderimi!
Falėnderimi i takon Allahut qė na dhuroi Islamin, na zbriti Kuranin, na dėrgoi Muhammedin, na e ngarkoi amanetin (Islamin) dhe na e premtoi Xhennetin
Falėnderimet qofshin pėr Ty o Zoti ynė qė Kuranin e shpalle program jete, qė ligjet Tua i shpalle pėr pėrjetėsi, qė pėr tė mirin e tė edukuarin premtove shpėrblim dhe qė maskaranė, arrogantin dhe tė gjithė tė shthururit i kėrcėnove me ndėshkim.
Falėnderimi qoftė pėr Ty ashtu siē Ti meriton tė falėnderohesh, ashtu siē gjuha mė oratore tė falėnderon, ashtu siē Muhammedin, alejhis selam nėn Arsh me ato fjalė e inspiron!
Tė falėnderojmė Zoti ynė pėr begatitė qė na dhe, pėr dėfrimet dhe argėtimet qė na lejove, tė jemi mirėnjohės pėr begatitė e bajrameve, pėr kėto ditė qė Ti, Zoti ynė, falė mėkatet tona, pastron shpirtrat tanė, lidh zemrat tona, mbush me hare shtėpitė tona; vėllai viziton vėllamė, miku mikun, shoku shokun, fqiu fqiun, muslimani muslimanin
Ah! Sikur tė gjitha ditėt e vitit tė ishin kėshtu vėllazėrore!
Vėllezėr muslimanė!
Jemi tubuar sot nė kėtė shtėpi tė Allahut pėr tė shėnuar festėn mė madhėshtore tė njerėzimit. Jemi tubuar kėtu, plak e i ri, hoxhė e haxhi, profesor e studente, mėsues e nxėnės, pėr tė pėrkujtuar Allahun, Atė qė mė sė shumti meriton tė pėrkujtohet pėr ti shprehur njė falėnderim, bashkėrisht, pėr kėtė dhuratė tė madhe qė na dha, pėr shpėtimin e madh qė nėpėrmjet zbatimit tė fesė na e premtoi, pėr moralin e mirė me tė cilin na porositi. Sot, tė nderuar, pėrkujtojmė humanizmin e fesė islame, humanizmin dhe njerėzinė e kėsaj feje, e shpallur nga Krijuesi, e pėrcjellur nga Xhibrili, e kumtuar nga Muhammedi dhe e zbatuar nga njerėzimi.
Meqė koha ka ndėrruar shumė gjėra e mė sė shumti mentalitetin dhe vetėdijen fetare; Kurani ka mbetur dekorate vitrine, xhamia monument i sė kaluarės, muslimanėt e devotshėm tė huaj, fetarėt tė prapambetur, sot, mė shumė se kurdo mė parė, kemi shansin qė kėto bindje e besėtytni tė gabuara, kėto ide e mendime tė shėmtuara, kėto dukuri e marrėzira tė tepruara, ti flakim, zhdukim dhe shkatėrrojmė me energjinė pozitive tė mėsimeve islame tė vjelura vetėm nga kėto ditė tė kryerjes sė ritualit tė haxhit dhe pėrmbylljes sė tyre me kėto ditė festive. Ndaj, mė dhuroni zemrat tuaja, mė falni dėgjimin tuaj qė pėr ēaste tė caktuara, tė vjelim kėto mirėsi nga kopshti i gjelbėruar i Kurban bajramit!
Pėrmbushja e fesė!
Sa shumė akuza kanė ardhur nė adresė tė kėsaj feje ndėrsa ajo ėshtė e pastėr prej tyre! Sa shumė e rendė janė fyer mėsimet e saja dhe predikuesi i saj! Sa muslimani injorant ka rėnė viktimė e kėtyre shpifjeve! Sa e sa tė liga e fatkeqėsi i kanė ndodhur Islamit dhe muslimanėve vetėm pėr shkak se ata kanė keqkuptuar fenė e tyre dhe janė bėrė servilė tė armiqve tė Islamit! Mu pėr kėtė, sot, ne muslimanėt shėnojmė pėrmbushjen e fesė sonė, pėrmbylljen e pejgamberllėkut, plotėsimin e shtyllave tė Islamit nė praktike, dhe konfirmimin tekstual e pėrfundimtar tė parimeve pro njerėzore tė Islamit. Nėse Bajrami i Ramazanit, Fitėr Bajrami, shėnon fillimin e shpalljes hyjnore, Kurban Bajrami shėnon pėrmbylljen dhe pėrmbushjen e kėsaj feje. Thotė Allahu:
Ēįśķóęśćó ĆóßśćóįśŹõ įóßõćś Ļöķäóßõćś ęóĆóŹśćó朏õ Śóįóķśßõćś äöŚśćóŹöķ ęóŃóÖöķŹõ įóßõćõ ĒįśÅöÓśįĒćó ĻöķäĒš
... Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe... . ([2])
Njė ēifut i tha Omerit: O prijėsi i besimtarėve, ju muslimanėt e lexoni njė ajet kuranor qė po tė kishte zbritur tek ne do ta merrnim ditėn e zbritjes si festė. Cili ajet ėshtė ai?- pyeti Omeri. Ajeti: ... Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe...- u pėrgjigj ēifuti. Ne e dimė atė ditė dhe vend nė tė cilin i ka zbritur ky ajet Pejgamberit, alejhis selam. Ishte duke qėndruar nė Arafat nė Ditėn e Xhuma- tha Omeri([3]).
Ajo, qė ne nxjerrim dhe pėrfitojmė prej kėtij ajeti, fokusohet nė tri gjėra:
1. Plotėsimi i Islamit nė aspektin figurativ.
Deri nė kohėn e fundit tė jetės sė vet, Muhammedi, alejhis selam nuk pati mundėsinė ta kryente haxhin, dhe kur nė vitin e dhjetė sipas hixhrit, kreu haxhin, ai beri rrumbullakėsimin praktik tė pesė kushteve tė Islamit. Thotė Allahu:
ęóįöįųóåö Śóįóģ ĒįäųóĒÓö ĶöĢųõ ĒįśČóķśŹö ćóäö ĒÓśŹóŲóĒŚó Åöįóķśåö ÓóČöķįĒš
...Pėr hir tė All-llahut, vizita e shtėpisė (Qabes) ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo...t. ([4])
Muhammedi, alejhis selam ka thėnė:
Islami ėshtė ngritur mbi pesė (shtylla): dėshminė se nuk ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguar i All-llahut, kryerjen e namazit, dhėnien e zekatit, vizitėn Ka'bes dhe agjėrimin e Ramazanit. ([5])
Kush bėn haxhin pa bėrė marrėdhėnie seksuale (me gruan gjate kohės sa ėshtė ndalesa nė fuqi) dhe pa shkelur normat juridike, ai kthehet prej tij i pastėr nga mėkatet sikur atė ditė kur e ka lindur e ėma.([6])
Nėse kjo ėshtė rėndėsia e haxhit, pra shtylle islame, dhe ky ėshtė shpėrblimi i haxhit, pra falja e mėkateve, atėherė pėr kryerje te tij sigurisht se duhet te jene parapare ndėshkime. Nė Sahihul xhamii, 2957, transmetohet nga Ibni Abbasi se Pejgamberi, alejhis selam ka thėnė:
Nxitoni ta kryeni haxhin ngase dikush nuk di se ēfarė kėrkesash tė reja i lindin.
Po ashtu ka thėnė Muhammedi, alejhis selam:
Atė qė nuk e pengon sėmundja, ndonjė nevojė e qartė (arsyeshme) apo prijėsi i padrejtė dhe nuk e kryen haxhin le tė vdes nė dashtė ēifut nė dashtė krishterė([7]).
Edhe sot ka tė atille qė pėllasin nė media kundėr vizitės sė haxhit ngase po bėhen shpenzime tė shumta dhe mė humane do tė ishte nėse ato para derdhen nė ndonjė fond pėr skamnorė e tė varfėr...Kėta tė mjerė nxitojnė ta pengojnė zhvillimin e lirshėm tė riteve islame ndėrsa gjėrat qė shkatėrrojnė humanizmin e vėrtet, ata jo qė nuk flasin kundėr tyre, pėrkundrazi, krenohen me ta dhe ftojnė qė tiu bashkėngjitkemi edhe ne atyre. Mė konkretisht, pėr koncertin e disa kėngėtarėve tė shthurur, qė nė kėngėt e tyre pėrdorin shprehje banale mė shumė se shprehje tė zakonshme, e qė neve kinse kėta njerėz po na transmetuakan njė CV pozitive nė botė, siē ishte rasti me 50 cent, vetėm pėr 8 orė janė shitur 25 bileta. Kėshtu shkruajnė gazetat([8]).
2. Alternativa islame e vetmja pėr jete.
Allahu nė kėtė ajet na tregoi se ka pėlqyer qė vetėm Islami tė jetė fe jona. Ai, i madhėruar qoftė, edhe nė disa vende tjera nė Kuran na ka treguar se nuk ka zgjidhje tjetėr pėr njerėzimin, madje, zgjidhjet tjera, ēfarėdo qė tė jenė, cilėsohen tė devijuara dhe tė humbura. Thotė Allahu:
Åöäųó ĒįĻųöķäó ŚöäśĻó Ēįįųóåö ĒįśÅöÓśįĒćõ
Feja e pranueshme tek All-llahu ėshtė Islami.... ([9])
ęóćóäś ķóČśŹóŪö ŪóķśŃó ĒįśÅöÓśįĒćö ĻöķäĒš Żóįóäś ķõŽśČóįó ćöäśåõ ęóåõęó Żöķ ĒįśĀĪöŃóÉö ćöäó ĒįśĪóĒÓöŃöķäó
E kush kėrkon fe tjetėr pėrveē fesė islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė nga tė dėshėpruarit. ([10])
Pėr kėtė, nėse do, bindesh edhe praktikisht. Cdo largim nga ligjet islame botės i ka sjellur vetėm tė kėqija. Kėshtu, nė vitin 2007, shifra e viktimave tė SIDA-s ka arritur nė 33 milionė njerėz. Ndėrsa nė vendet islame, ku sado pak praktikohen ligjet islame, njė gjė e tillė ėshtė shume mė e vogėl. Profesori William Bejkers, i cili qėndroi pėr mė tepėr se 20 vite duke shėrbyer nė tokat arabe si mjek rrėfen e thotė: Organet gjenitale mė tė pastra janė ato qe i kam kontrolluar nė Arabinė Saudite. Ai kishte kontrolluar 30. 000 gra duke marrė mostra nga vagjina dhe qafa e mitrės. Tė gjitha ato mostra kanė treguar se janė tė pastra nga gonokoku (gonorrhoea) , nga klamidia, nga trikomonasi, nga kėrpudhat parazitare dhe nga kanceri i qafės sė mitrės. Profesori Bejkers thotė se shkak i njė gjendjeje te tille janė dy gjera: Prostitucioni i rrallė dhe synetimi i meshkujve([11]).
Nė Angli, kėtė vit, mė shumė se 50% e fėmijėve tė lindur, kanė lindur nga nėna tė pamartuara([12]).
Ja kėto janė rezultatet e largimit nga alternativa islame.
3. Pėrfundimi i pejgamberllėkut.
Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kur dėgjoi kėtė ajet qau. Ai tha se pas plotėsimit vie pakėsimi. D.t.th.: kur puna tė pėrfundojė, punėtori duhet tė shkoj. Muhammedit, alejhis selam i ėshtė afruar vdekja, gjė qė do tė jetė tragjike pėr muslimanėt. Kėtė e kishte kuptuar edhe Ummu Ejmeni. Njė ditė, pasi qė Pejgamberi, alejhis selam kishte vdekur, Ebu Bekri i kishte thėnė Omerit: Eja ta vizitojmė Ummu Ejmenin, kujdestaren e Pejgamberit nė vegjėli, siē bėnte Pejgamberi, alejhis selam! Shkuan por kur i pa qau shume. I tha Ebu Bekri: Cfarė tė bėn tė qashė kur Pejgamberi, alejhis selam, tani ėshtė nė fqinjėsi tė Allahut, subhanehu ve teala dhe ėshtė mė mirė se sa qė ka qenė nė dynja? Tha: Unė nuk qaj pėr kėtė, sepse e di se ajo qė ėshtė tek Allahu, subhanehu ve teala, ėshtė mė e mirė pėr tė, por po qajė sepse ėshtė shkėputur lajmi i qiellit (shpallja), e cila ka pėrfunduar me vdekjen e Pejgamberit, Alejhi selam([13]).
Thotė Muhammedi, alejhis selam:
ÅöŠóĒ ĆóÕóĒČó ĆóĶóĻóßõćś ćõÕöķČóÉń ŻóįśķóŠśßõŃś ćõÕóĒČóåõ Čöģ ” ŻóÅöäųóåóĒ ćöäś Ć󌜣óćö ĒįśćóÕóĒĘöČö
Kur dikė ta godet ndonjė fatkeqėsi le ta pėrkujtojė fatkeqėsinė qė e ka goditur nga vdekja ime ngase ajo ėshtė fatkeqėsia mė e madhe. ([14])
Sikur tė ishte gjalle Muhammedi, alejhis selam e do tė kishim patur mundėsi qė sot, moralisht, ta ftonim ta falte bajramin nė kėtė xhami. Po tė pyeste sa banorė ka ky vend, sa shtėpi ka ky vend, ku do tė jeni nesėr pėr xhuma, a vini me kėtė numėr...si do ti pėrgjigjeshim?
Nėnshtrimi absolut Allahut
Besimtarė tė nderuar!
Kjo feste nė vete ngėrthen edhe porosinė pėr nėnshtrimin maksimal urdhrave tė Allahut, pėr zbatimin mė perfekt tė mėsimeve tė Islamit, pėr pėrfilljen mė dinjtoze tė kėshillave tė Muhammedit, alejhis selam, dhe atė nėpėrmjet pėrkujtimit tė tregimit tė Ibrahimit, alejhis selam. E dini kush ėshtė Ibrahimi, alejhis selam? Ishte ēifut? Ishte i krishterė? Ishte Ibrahim apo Abraham? Ibrahimi, alejhis selam:
ćóĒ ßóĒäó ÅöČśŃóĒåöķćõ ķóåõęĻöķųĒš ęóįĒ äóÕśŃóĒäöķųĒš ęóįóßöäś ßóĒäó ĶóäöķŻĒš ćõÓśįöćĒš ęóćóĒ ßóĒäó ćöäó ĒįśćõŌśŃößöķäó
Ibrahimi nuk ka qenė as jehudi as i krishterė, por ai ishte larg besimeve tė kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarėve. ([15])
Cfarė bėri Ibrahimi, alejhis selam qė na ta marrim shembull nė kėtė ditė? Cila ishte ajo sakrificė qė ai kreu? Theri kurbanė tė shumtė, dha pasuri tė madhe nė ari e flori, ndėrtoi ndonjė xhami? Cila? Sakrifica e Ibrahimit, alejhis selam ishte shumė mė e madhe. Ai nė kėtė ditė, si respekt dhe nėnshtrim pėr urdhrin e Zotit, ofroi tė birin, Ismailin, frytin e shpirtit, djalin e madh, kurban pėr Allahun. Thotė Allahu:
ŻóČóŌųóŃśäóĒåõ ČöŪõįóĒćņ Ķóįöķćņ (101) ŻóįóćųóĒ ČóįóŪó ćóŚóåõ ĒįÓųóŚśķó ŽóĒįó ķóĒ Čõäóķųó Åöäųöķ ĆóŃóģ Żöķ ĒįśćóäóĒćö Ćóäųöķ ĆóŠśČóĶõßó ŻóĒäŁõŃś ćóĒŠóĒ ŹóŃóģ ŽóĒįó ķóĒ ĆóČóŹö ĒŻśŚóįś ćóĒ ŹõÄśćóŃõ ÓóŹóĢöĻõäöķ Åöä ŌóĒĮ Ēįįųóåõ ćöäó ĒįÕųóĒČöŃöķäó (102) ŻóįóćųóĒ ĆóÓśįóćóĒ ęóŹóįųóåõ įöįśĢóČöķäö (103) ęóäóĒĻóķśäóĒåõ Ćóäś ķóĒ ÅöČśŃóĒåöķćõ (104) ŽóĻś ÕóĻų󎜏ó ĒįŃųõÄśķóĒ ÅöäųóĒ ßóŠóįößó äóĢśŅöķ ĒįśćõĶśÓöäöķäó (105) Åöäųó åóŠóĒ įóåõęó ĒįśČóįóĒĮ ĒįśćõČöķäõ (106) ęóŻóĻóķśäóĒåõ ČöŠöČśĶņ ŚóŁöķćņ (107) ęóŹóŃóßśäóĒ Śóįóķśåö Żöķ ĒįśĀĪöŃöķäó (108) ÓóįóĒćń Śóįóģ ÅöČśŃóĒåöķćó (109) ßóŠóįößó äóĢśŅöķ ĒįśćõĶśÓöäöķäó (110) Åöäųóåõ ćöäś ŚöČóĒĻöäóĒ ĒįśćõÄśćöäöķäó
Ne e gėzuam atė me njė djalė qė do tė jetė i butė (i sjellshėm). 102. Dhe kur arriti ai (djali) qė sė bashku me tė (me Ibrahimin) tė angazhohet nė punė, ai (Ibrahimi) tha: "O djali im, unė kam parė (jam urdhėruar) nė ėndėrr tė tė pres ty. Shiko pra, ēka mendon ti?" Ai tha: "O babai im, punoje atė qė urdhėrohesh, e ti do tė mė gjesh mua, nėse do All-llahu, prej tė durueshmėve!" 103. E kur ata tė dy iu dorėzuan urdhrit tė Zotit dhe e pėrmbysi atė nė fytyrė (nė ballė). 104. Ne e thirrėm atė: "O Ibrahim!" 105. Ti tashmė e zbatove ėndrrėn! Ne kėshtu i shpėrblejmė tė mirėt! 106. Vėrtet, kjo ishte sprovė e qartė. 107. Ne e shpaguam atė me njė tė therur (kurban) tė rėndėsishėm. 108. Dhe ndaj tij Ne lamė pėrkujtim tė mirė ndėr popujt e ardhshėm. 109. Selam (shpėtim e paqe) pastė Ibrahimi! 110. Kėshtu, nė kėtė mėnyrė Ne i shpėrblejmė bamirėsit. 111. Vėrtet, ai ishte nga robėrit Tanė besimtarė. ([16])
O muslimanė!, pashė Zotin tuaj qė ju krijoi, mė thuani sikur juve tiu kėrkohej sot njė gjė e tillė, a do ta bėnit pėr Zotin? Ne nuk jemi nė gjendje qė sot ti nėnshtrohemi Allahut falas, pa dhėnė asgjė, nuk falim pesė kohėt e namazit edhe pse i kemi pa asnjė kompensim material, e lėre mė tė bėjmė njė gjė tė tillė. Nėse tė thuhet ty: Lėshoje shtėpinė pėr xhami, pėr shkollė, pėr spital, fjalėn e parė qė do ta thuash: Po pėrse filanin nuk po e lėshon? Ai dha djalin pėr Allahun ndėrsa ne, pėr shkak se iu vie era kėmbėve tė falėsve, pėr shkak se isha nė xhami por mi vodhėn kėpucėt mė nuk shkoj nė xhami. Bindu, musliman i nderuar, se pejgamberėt e Allahut janė sprovuar mė sė shumti. Thotė Muhammedi, alejhis selam:
Njerėzit qė mė sė shumti sprovohen janė pejgamberėt, pastaj ata qė janė mė afėr tyre, pastaj ata qė janė mė afėr tyre. Sprovohet njeriu aq sa ka fe, ai qė ka fe tė madhe i shtohet sprovimi, kurse ai qė ėshtė i dobėt nė fe, i lehtėsohet sprovimi. Sprovohet besimtari saqė ecė nė mesin e njerėzve, duke mos mbetur nė te asnjė mėkat. ([17]).
Nuk mund tė kaloj tutje pa pėrmendur se Allahu i Madhėruar, nė ajetin e lartcekur tė kaptinės el-Maide pėrmend, tėrthorazi, njė kuptim shumė tė qėlluar dhe tepėr domethėnės tė pėrmbushjes sė fesė, qė natyrisht hyn nė kuadėr tė nėnshtrimit maksimal ndaj Allahut. Ai kuptim dhe ajo domethėnies ėshtė: Veprimi konform urdhrave tė Allahut dhe tė Muhammedit, alejhis selam. Sot jemi tubuar pėr ta falur namazin e K. Bajramit e jo namazin e xhenazes e as namazin e teravive. Sot nuk mund tė kthehemi kah Aksaja por duhet tė kthehemi kah kibleja. Me njė fjalė,:
"Kush bėnė njė vepėr, te cilėn nuk e ka vepruar Muhamedi, alejhisselam, ajo ėshtė e refuzuar. ([18])
Kush shpik njė vepėr e cila nuk ėshtė nga ne ėshtė e refuzuar. ([19])
Humanizmi i Islamit
Islamofobia nuk ėshtė ambalazh e as bėrthamė e Islamit. Islami nuk identifikohet me arabė, edhe pse ne vendet e tyre ėshtė shpallur. Islami nuk identifikohet me kohė, edhe pse para mė shumė se njė milenium ėshtė shpallur. Islami ėshtė fe pėr tėrė njerėzimin dhe pėr tė gjitha kohėrat. Mu pėr kėtė qellim, nė kėtė ditė tė madhe, Muhammedi, alejhis selam pėrsėriti bazamentet dhe fondamentet e Islamit, tė cilat, ne do tua transmetojmė nė formė insertesh:
Ftesė nė respekt reciprok:
O Njerėz! Dėgjoni ēka do t'ju them, sepse nuk e di nese do t'ju takoj nė kėtė vend pas kėtij viti. O njerėz! Kini frikė Zotin dhe respektojeni Atė. Bėhuni tė njerėzishėm dhe tė drejtė ndaj vetes dhe ndaj tė tjerėve....
Ftesė kundėr vrasjeve:
Ruajeni, respektoni dhe nderojeni vlerėn e personalitetit dhe dinjitetit njerėzor. Njeriu ėshtė vepėr madhėshtore e Allahut dhe mjere ai qė e nėnēmon nderin dhe dinjitetin e veprės sė Allahut...Gjakmarrj a ėshtė e ndaluar. Tė gjitha akuzat e kėtilla qė rrjedhin nga koha para Islamit, anulohen. Akuza e parė e kėtillė qė anulohet ėshtė gjakmarja e xhaxhait tim, Amir b. Rebi`b. Harith b. Abdulmuttalibit, tė cilin pa kurrfarė faji e mbytėn njerėzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le tė harrohet dhe tė gjitha tė tjerat nė tė ardhmen le tė falen.
Ftesė nė dituri:
O besimdrejtė! Ta dini, ta mbani mend dhe tė jeni tė bindur se pėrfundoi koha e mosdijes dhe traditave tė kėqija, qė i sollėn fatkeqėsi tė shumta gjinisė njerėzore. Unė jua kam treguar rrugėn e shpėtimit, nėpėr tė cilėn duhet tė shkoni.
Ftesė pėr trajtim tė dinjitetshėm tė qytetarėve:
Fajdeja dhe kamata janė tė ndaluara. Huadhėnėsi nga huamarėsi duhet ta marrė vetėm atė qė vėrtet ia ka huazuar. Huatė e para qė i nėnshtrohen kėtij vendimi janė huatė e xhaxhait tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj. O besimdrejtė! Duhet t`ua falni kamatat borxhlinjve. Dėgjoni kėshillėn time dhe pasuria juaj do tė shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjėja pėr tregti dhe punė tė ndershme. Nėse nuk e bėni kėtė, duhet ta dini se do t`i zemėroni thellė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij. Nėse borxhliu juaj ėshtė nė vėshtirėsi, duhet t`ia vazhdoni afatin e pagimit, ndėrsa nėse jeni nė gjendje qė t`ia falni borxhin, kjo do tė ishte edhe mė mirė pėr ju.
Ftesė pėr trajtim njerėzor tė gruas:
O bashkėshortė! Silluni ndaj grave tuaja me shumė mirėsi dhe dashuri. O besimdrejtė! Largohuni nga ngatėresat dhe pėrgojimet! Ata qė shpifin pėr grate e ndershme, le tė jenė tė mallkuar nė tė dy botėt. Ata qė i akuzojne gratė e ndershme pėr tradhti nė martese ose pėr amoralitet, ndėrkaq qė nuk mund pėr kėtė t'i sjellin katėr dėshmitarė tė besueshėm, dėnoni me tetėdhjetė goditje, dhe asnjėherė nė tė ardhmen nė asgjė mos u besoni, sepse ata janė njerėz tė kėqij.
A ka guxim dikush tė dalė e tė thotė se kėtyre porosive iu ka kaluar koha, kėto nuk vlejnė pėr tash, janė tė vjetruara? A mund ta mohojė dikush se sot nė Kosovė vėllavrasjet janė tė pėrhapura, ndoshta, mė shumė se kurrė mė parė?
A mund ta mohojė sot dikush se nė Kosovė prostitucioni ėshtė bėrė tregti e njohur?
A mund ta mohojė dikush se sot nė Kosove droga pėrdoret mė shumė se kurrė mė parė? Prej vitit 2001 e deri nė vitin 2006, nga SHPK-ja janė konfiskuar 248 kg marihuanė dhe 125 kg heroinė([20]).
Thotė Allahu:
ķóĆśćõŃõåõćś ČöĒįśćóŚśŃõęŻö ęóķóäśåóĒåõćś Śóäö ĒįśćõäśßóŃö ęóķõĶöįųõ įóåõćõ ĒįŲųóķųöČóĒŹö ęóķõĶóŃųöćõ Śóįóķśåöćõ ĒįśĪóČóĒĘöĖó ęóķóÖóŚõ Śóäśåõćś ÅöÕśŃóåõćś ęóĒįśĆóŪśįĒįó ĒįųóŹöķ ßóĒäóŹś Śóįóķśåöćś
...e qė i urdhėron ata pėr ēdo tė mirė dhe i ndalon nga ēdo e keqe, u lejon ushqimet e kėndshme dhe u ndalon ato tė pakėndshmet, dhe heq nga ata barrėn e rėndė tė tyre dhe prangat qė ishin mbi ta.... ([21])
ķóĒ ĆóķųõåóĒ ĒįųóŠöķäó ĀćóäõęĒ ÅöäųóćóĒ ĒįśĪóćśŃõ ęóĒįśćóķśÓöŃõ ęóĒįśĆóäśÕóĒČõ ęóĒįśĆóŅśįĒćõ ŃöĢśÓń ćöäś Śóćóįö ĒįŌųóķśŲóĒäö ŻóĒĢśŹóäöČõęåõ įóŚóįųóßõćś ŹõŻśįöĶõęäó
O ju qė besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetės (pėr fall) janė vepra tė ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre qė tė jeni tė shpėtuar. ([22])
ĒįųóŠöķäó ķóĆśßõįõęäó ĒįŃųöČĒ įĒ ķóŽõęćõęäó ÅöįųóĒ ßóćóĒ ķóŽõęćõ ĒįųóŠöķ ķóŹóĪóČųóŲõåõ ĒįŌųóķśŲóĒäõ ćöäó ĒįśćóÓųö Šóįößó ČöĆóäųóåõćś ŽóĒįõęĒ ÅöäųóćóĒ ĒįśČóķśŚõ ćöĖśįõ ĒįŃųöČĒ ęóĆóĶóįųó Ēįįųóåõ ĒįśČóķśŚó ęóĶóŃųóćó ĒįŃųöČĒ Żóćóäś ĢóĒĮóåõ ćó꜌öŁóÉń ćöäś ŃóČųöåö ŻóĒ䜏óåóģ Żóįóåõ ćóĒ ÓóįóŻó ęóĆóćśŃõåõ Åöįóģ Ēįįųóåö ęóćóäś ŚóĒĻó ŻóĆõęįóĘößó ĆóÕśĶóĒČõ ĒįäųóĒŃö åõćś ŻöķåóĒ ĪóĒįöĻõęäó
Ata qė e hanė kamatėn, ata nuk ngrihen ndryshe vetėm se si ngrihet ai ēmenduri nga tė prekurit e djallit. (Bėjnė) kėshtu ngase thanė: "Edhe shitblerja nuk ėshtė tjetėr, por njėsoj sikurse edhe kamata"! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatėn. Atij qė i ka arritur kėshillė (udhėzim) prej Zotit tė tij dhe ėshtė ndalė (prej kamatės), atij i ka takuar e kaluara dhe ēėshtja e saj mbetet te All-llahu, e kush e pėrsėrit (pas ndalimit), ata janė banues tė zjarrit, ku do tė mbesin pėrgjithmonė. ([23])
ęóćóäś ķ󎜏õįś ćõÄśćöäĒš ćõŹóŚóćųöĻĒš ŻóĢóŅóĒÄõåõ Ģóåóäųóćõ ĪóĒįöĻĒš ŻöķåóĒ ęóŪóÖöČó Ēįįųóåõ Śóįóķśåö ęóįóŚóäóåõ ęóĆóŚóĻųó įóåõ ŚóŠóĒČĒš ŚóŁöķćĒš
Kush e mbytė njė besimtarė me qėllim, dėnimi i tij ėshtė xhehennemi, nė tė cilin do tė jetė pėrgjithmonė. All-llahu ėshtė i hidhėruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka pėrgaditur dėnim tė madh. ([24])
Ja, kėto gjėra dhe shumė tjera tė kėqija, Islami ia ndalon njerėzimit, dhe nėse, njė fe me ligje tė tilla meriton tė quhet antinjerėzore atėherė, ju lutem, na thuani se ēka ėshtė pronjerėzore? Vrasja, mbytja, kamata?
Respekti pėr prindėr
Kjo tematikė ka nevojė tė diskutohet shumė nė ambientet tona fetare ngase respekti pėr prindėr ka rėnė nė nivelet mė tė ulėta. Sikur Haxhi me porositė e tij i drejtohet njerėzimit se babai dhe nėna pėr ju janė tė shenjtė, respekti pėr Allahun kushtėzohet me respekt tė tyre, ai qė nuk i do prindėrit nuk e do as Allahun, por prapė, arroganca vazhdon. Nėse ndalemi dhe meditojmė pak tregimin e kurbanit, Ismailit, alejhis selam, do tė gjejmė njė buqetė porosish pėr respektim tė prindėrve dhe atė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Sikur Ismaili, alejhis selam ti shihte rininė e sotit dhe sjelljet e tyre ndaj prindėrve, do tė ēuditej, dhe Zoti e di se si do ti quante ata. Ndoshta do tiu drejtohej: O vėllezėr muslimanė, unė u pata sprovuar mė shumė se ju dhe prapė e respektova babain tim. Ai deshi tė mė ther kurban pėr Allahun dhe unė pranova, madje as qė shpreha, figurativisht, pakėnaqėsi ndaj kėsaj. Nėse doni tė bindeni, lexoni pėr mua nė Kuran:
ŻóįóćųóĒ ČóįóŪó ćóŚóåõ ĒįÓųóŚśķó ŽóĒįó ķóĒ Čõäóķųó Åöäųöķ ĆóŃóģ Żöķ ĒįśćóäóĒćö Ćóäųöķ ĆóŠśČóĶõßó ŻóĒ䜣õŃś ćóĒŠóĒ ŹóŃóģ ŽóĒįó ķóĒ ĆóČóŹö ĒŻśŚóįś ćóĒ ŹõÄśćóŃõ ÓóŹóĢöĻõäöķ Åöäś ŌóĒĮó Ēįįųóåõ ćöäó ĒįÕųóĒČöŃöķäó
Dhe kur arriti ai (djali) qė sė bashku me tė (me Ibrahimin) tė angazhohet nė punė, ai (Ibrahimi) tha: "O djali im, unė kam parė (jam urdhėruar) nė ėndėrr tė tė pres ty. Shiko pra, ēka mendon ti?" Ai tha: "O babai im, punoje atė qė urdhėrohesh, e ti do tė mė gjesh mua, nėse do All-llahu, prej tė durueshmėve!. ([25])
E shihni, unė nė kėto ēaste babait tim nuk iu drejtova me Baba!, por pėr ta bindur se e dua, e respektoj, i thashė: Babai im i dashur!, bėje atė qė Allahu te urdhėron!
Tregimi i Ismalit, alejhis selam vazhdon...
I nderuari musliman!
Cfarė sjelljesh ke ti me prindėrit tu? A ke harruar porositė qė Allahu ti ka dhėnė ty pėrkitazi me ta? A ke harruar se arroganca ndaj tyre ėshtė prej mėkateve mė tė mėdha? Si do ti pėrgjigjesh Allahut kur tė pyet pėr prindėr? Shiko se ēka thotė Allahu dhe prej sot nis njė jetė tė re me prindėr, njė jetė, ditėt e sė cilės do tė jenė vetėm respekt pėr ta. Thotė Allahu:
ęóęóÕųóķśäóĒ ĒįśÅöäśÓóĒäó ČöęóĒįöĻóķśåö ĶóćóįóŹśåõ Ćõćųõåõ ęóåśäĒš Śóįóģ ęóåśäņ ęóŻöÕóĒįõåõ Żöķ ŚóĒćóķśäö Ćóäö ĒŌśßõŃś įöķ ęóįöęóĒįöĻóķśßó Åöįóķųó ĒįśćóÕöķŃõ
Ne njeriun e kemi urdhėruar pėr (sjellje tė mira ndaj) prindit tė vet, sepse nėna e vet atė e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositėm) Tė jeshė mirėnjohės ndaj Meje dhe ndaj dy prindėrve tu, pse vetėm tek Unė ėshtė kthimi juaj. ([26])
ęóŽóÖóģ ŃóČųõßó ĆóįųóĒ ŹóŚśČõĻõęĒ ÅöįųóĒ ÅöķųóĒåõ ęóČöĒįśęóĒįöĻóķśäö ÅöĶśÓóĒäĒš ÅöćųóĒ ķóČśįõŪóäųó ŚöäśĻóßó ĒįśßöČóŃó ĆóĶóĻõåõćóĒ Ćóęś ßöįĒåõćóĒ ŻóįĒ ŹóŽõįś įóåõćóĒ ĆõŻųņ ęóįĒ ŹóäśåóŃśåõćóĒ ęóŽõįś įóåõćóĒ ŽóęśįĒš ßóŃöķćĒš ęóĒĪśŻöÖś įóåõćóĒ ĢóäóĒĶó ĒįŠųõįųö ćöäó ĒįŃųóĶśćóÉö ęóŽõįś ŃóČųö ĒŃśĶóćśåõćóĒ ßóćóĒ ŃóČųóķóĒäöķ ÕóŪöķŃĒš
Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve. Nėse njėrin prej tyre, ose qė tė dy, i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta, respektuese) . 24. Dhe nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mėshiroi ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl. ([27])
Nėse Muhammedi, alejhis selam ka paralajmėruar shpėrblime pėr ata qė kujdesen pėr prindėr, ai po kėshtu ka kėrcėnuar edhe ata qė nuk kujdesen pėr prindėr.
Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Mes'ud r.a. se ka thėnė: E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s.: Cila punė ėshtė mė e dashur tek All-llahu i Madhėruar? Tha: Namazi nė kohėn e vet. I thashė: Pastaj cila? Tha: Bamirėsia ndaj prindėrve.I thashė: Pastaj cila? Tha: Xhihadi (lufta) nė rrugė tė All-llahut. ([28])
Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a.se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: I pėrbuzur ėshtė, i pėrbuzur ėshtė, i pėrbuzur ėshtė ai qė e arrin pleqėrinė e njėrit apo tė dy prindėrve tė tij dhe (pėr shkak tė mospėrkujdesjes sė tij ndaj tyre) nuk hyn nė Xhennet. ([29])
Transmetohet nga Ebu Bekrete Nufej ibn el-Harith r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: A doni t'ju njoftoj pėr mėkatet mė tė mėdha? - tri herė - Ne i thamė: Gjithsesi, o i Dėrguari i All-llahut! Tha: All-llahut nėse i pėrshkruhet shok (shirk) dhe mosdėgjimi i prindėrve. Ishte (ulur) i mbėshtetur, pastaj u drejtua dhe tha: Veni re, edhe rrena, edhe dėshmia e rrejshme, dhe vazhdimisht e pėrsėriti kėtė saqė thamė: Ah, sikur tė heshtte! ([30])
Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-'As r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Mėkatet e mėdha janė: All-llahut nėse i pėrshkruhet shok (shirk); mosdėgjimi i prindėrve; vrasja e njeriut dhe betimi i rrejshėm (kur tė bėhet me qėllim dhe me vetėdije rrejshėm). ([31])
Vėlla dėgjoje kėtė tregim se ndoshta tė bėn dobi!
Tregimi jonė sot do tė jetė pėr njė grua e cila ka derdhur shumė mund e energji pėr ta edukuar tė birin e saj. Shumė ditė e net kaloi pa pushim vetėm e vetėm pėr ta zėvendėsuar babain e tij, tė cilin ai e humbi kur ishte i vogėl. Kjo grua pėr hirė tė edukimit dhe qė askush tė mos ishte bashkėpjesmarrė s nė butėsinė, bamirėsinė dhe dhembshurinė saj pėr djalin e saj, gjatė tėrė jetės refuzoi tė martohet. Sa shumė duroi e sa shumė u pėrpoq qė fėmijės sė saj tia siguroj njė kafshatė buke...Ajo tani e pret tė kthehet nga universiteti ngase sot Samiu do tė diplomoj. Pas pak ēastesh ajo dėgjon zėrin e Samiut, i cili ia ndėrpret kujtimet: Nėna ime! Diplomova me sukses tė lartė. Nėna nuk mundi ta pėrmbaj veten kėshtu qė filloi tė qajė.
Pėrse qanė moj nėnė?- e pyeti Samiu. Cdo mundim, lodhje e pėrpjekje qė ke bėrė unė do ti kompensoj,-shtoi ai pėr ta qetėsuar nėnėn.
Nėnė dua tė martohem- tha Samiu. Mirė, vajza e fqiut tonė ėshtė e ndershme, fetare dhe e bukur- propozoi nena. Ajo nuk mė pėlqen. Ajo nuk ėshtė e nivelit tim. Mentaliteti i saj nuk ėshtė bashkėkohor dhe i hapur. Unė dua tė martohem me motrėn e shokut tim, Semirit, ngase ajo ėshtė vashė universiteti, ėshtė e kulturuar dhe ėshtė shumė e hapur-transparente.
Samiu ishte njoftuar me tė njė ditė kur kishte thirrur shokun e tij Semirin nė telefon dhe i qe pėrgjigjur ajo. Zėri i saj i kishte bėrė magji...
Pėrpjekjet e nėnės nuk patėn sukses kėshtu qė, pa dashjen e saj, ajo pajtoi qė Samiu tė martohej me atė vajzė. U martua Samiu dhe kaluan ditė por nėna asnjėherė nuk ishte e kėnaqur me sjelljet e gruas sė tij. Ajo nuk kishte preokupim tjetėr pėrveē telefonatave, shėtitjeve vetėm apo me shoqet e saj, dhe gjėja qė mė sė shumti e hidhėronte nėnėn e Samiut ishin rrobat e saj. I foli Samiut pėr rrobat e gruas sė tij djersa ai me plot gjakftohtėsi ia ktheu: Oj nėnė, ēdo kohė ka stilin e vet tė veshjes dhe zbukurimit.
Nėna e fshehu zemėrimin dhe vazhdoi tė heshtte. Ditėt vinin ndėrsa gruaja vetėm sa tejkalonte kufijtė normal nė veshje kėshtu qė nėna prapė i foli Samiu por pėrgjigja ishte: Oj nėnė, tė lutem mos u pėrziej nė jetėn e saj private, kėshtu qė nena iu kthye heshtjes ndėrsa dhimbjet ia ēanin zemrėn.
Me kalimin e kohės gruaja filloi edhe ta akuzonte nėnėn e Samiu se kinse ajo po e anashkalon atė, ia lėndon ndjenjat dhe se e quan tė papjekur. I tėrė problemi ishte se Samiu i zinte besė shpifjeve tė saja. Problemet nė shtėpi sa vinin e shtoheshin mė tepėr. Samiu erdhi deri nė atė gjendje saqė ngriti zėrin lartė kundėr nėnės dhe e qortoi por durimin e saj assesi nuk e mposhti. Ajo ende ishte kureshtare pėr lumturinė e djalit tė saj e nė veēanti familjes qė tė mos shkatėrrohej.
Dashuria e Samiut pėr gruan u rrit edhe mė kur ajo lindi fėmijėn e parė. Shtėpia nuk na zė tė dyjave, ose mė zgjidh mua ose zgjidhe nėnėn tende- tha gruaja.
Zgjidhja nuk ishte e vėshtirė pėr Samiun. Ai zgjidhi qė gruaja tė mbetej nė shtėpi ndėrsa nėna tė dilte jashtė saj. Ekzekutimi i kėtij propozimi famėkeq tė nuses u realizua ditėn e enjte pas namazit tė sabahut kur Samiu erdhi te nėna e cila sapo kishte falur namazin dhe, jo si zakonisht, ai e puthi nė ballė. Sot do tė dalim pėr njė shėti tek deti sė bashku?- i tha Samiu. Nena nuk pajtoi por kur Samiu insistoi ajo iu pėrgjigj kėrkesės sė tij. Dolėn nė shėti dhe pasi qė drekuan, Samiu i tha nėnės: Unė dhe gruaja po shkojmė ta pėrshėndesim njė shok nė njė tendė afėr dhe ja numri i mobilit tim qė nėse vonohemi tė na thėrrasėsh prej ndonjė kabine kėtu afėr.
Nėnėn e mori gjumi dhe nuk u zgjua pėrveēse pas namazit tė ikindisė. Samiu dhe gruaja nuk u kthyen deri tash- tha e frikėsuar nė vete. I kėrkoi por nuk i gjeti kėshtu qė ia plasi vajit. Iu kujtua letra qė kishte numrin e Samiut nė tė. Kėrkoi ndonjė kabine telefonike por mė e afėrmja ishte 1.5 km. Meqė nuk i mbeti zgjidhje tjetėr ajo doli nė rrugėn kryesore ndoshta do ta gjej djalin e saj. Pas njė kėrkimi tė gjatė dhe pas njė lodhjeje, frike e urie qė e kapėn, pranė saj kaloi njė veturė e njė njeriu tė devotshėm, i cili kur e pa duke qajtur ndaloi veturėn dhe e pyeti pėr hallin e saj. Ia tregoi tregimin nė pėrgjithėsi dhe ia dha letrėn nė tė cilin kishte numrin e Samiut. Kur njeriu e mori atė letėr nuk pa numėr por pa se nė tė shkruante: Lutet ēdokush qė takon kėtė plakė tė humbur ta dorėzoj nė shtėpinė mė tė afėrte tė tė moshuarve.
Ky njeri insistoi qė ajo tė shkonte nė shtėpinė e tij me tė dhe gruan e tij por plaka refuzoi kėshtu qė ai e dėrgoi nė shtėpinė e tė moshuarve. Kėshtu filloi jeta e re e nėnės nė kėtė shtėpi. Ajo pyeste veten: A mund ta marr me mend se ky ėshtė Samiu? A kėshtu shpėrblen ai mundin tim pėr tė? Derisa ishte nėna nė njė gjendje tė tillė, kujdestarja i tha: Na ka telefonuar Samiu dhe na ka dhėnė numrin e tij qė nėse kemi nevoje pėr diē ta thėrrasim. Thirreni kur tė vdes- tha nėna me njė tonė tė ashpėr.
U munduan ta thėrrasin kujdestarja dhe nėna Samiun disa herė por nuk ia dolėn. Njė ditė kur gjendja shėndetėsore e nėnės u keqėsua, kujdestarja kishte thirrur Samiun nė telefon dhe e kishte lajmėruar se ajo nuk ndihej mirė dhe se ai duhej ta vizitonte. Me vjen shumė keq por unė dhe gruaja ime sot do tė shkojmė pėr pushime nė Paris, kur tė kthehem do ta vizitoj atė- premtoi Samiu.
Shėndeti i nėnės sa vinte e keqėsohej dhe kur i kishte humbur vetėdija, kujdestarja kishte dėgjuar nėnėn tek thoshte: O Zoti im, hakmerru ndaj tij dhe gruas sė tij! O Zoti im, hakmerru ndaj tij dhe gruas sė tij!
Nė mbrėmje gjendja e saj u stabilizua. Ndiej se e kam vdekjen afėr- i tha kujdestares. Kur tė vjen biri im pėr ta marrė kufomėn time thuaja atij kėto fjalė nga nėna e tij: Allahu mos tė faltė! Allahu mos tė faltė as nė dunja dhe as nė ahiret! Filloi gjendja ti pėrkeqėsohej. Dhimbjet e vdekjes shtoheshin nga ēasti nė ēast. Pas shqiptimit tė shehadetit ajo dorėzoi shpirtin tek Allahu. Kujdestarja e mori nė telefon Samiun por ishte dikush tjetėr qe u pėrgjigj. Ku ėshtė Samiu, unė jam kujdestare nė shtėpinė e tė vjetėrve dhe dua ti flas pėr diē shumė me rėndėsi- kėrkoi kujdestarja. Samiu ka shkuar dhe mė nuk do tė kthehet- u pėrgjigj ai njeri. Nėna e Samiut ka vdekur dhe duhet tė vijė e ta marrė kufomėn e saj- sqaroi arsyen e telefonatės kujdestarja. Njeriu ia plasi vajit dhe tha: Unė jam vėllai i gruas sė Samiut, jam Semiri. Samiu dhe gruaja e tij morėn udhėn pėr nė Aeroport por gjatė rrugės derisa ishin nė shpejtėsi tė madhe shpėrtheu njė gomė dhe vetura u rrokullis disa herė kėshtu qė Samiu, gruaja dhe fėmija i tyre janė gjymtuar e bėrė copė-copė tė shkapėrderdhura. Ishte njė tragjedi e vėrtetė dhe trishtuese- rrėfeu Semiri.
Allahu iu pėrgjigj lutjes sė kėsaj nėne andaj a ka kush qė merr mėsim nga tregimi i kėtij djali tė pasjellshėm me nėnėn e tij?([32])
Kurbani
Kurbani, me kuptim tė sakrificės pėr hire tė Allahut, siē na mėson Kurani, ėshtė njė rit qė daton shumė moti, madje qysh nga fillet e para tė jetės njerėzore. Nė lidhje me dy bijtė e Ademit, alejhis selam, Kabilin dhe Habilin, Allahu rrėfen se njėrit ia kishte pranuar kurbanin ndėrsa tjetrit jo. Thotė Allahu:
ęóĒŹśįõ Śóįóķśåöćś äóČóĆó ĒČśäóķś ĀĻóćó ČöĒįśĶóŽųö ÅöŠś ŽóŃųóČóĒ ŽõŃśČóĒäĒš ŻóŹõŽõČųöįó ćöäś ĆóĶóĻöåöćóĒ ęóįóćś ķõŹóŽóČųóįś ćöäó ĒįśĀĪóŃö ŽóĒįó įóĆ󎜏õįóäųóßó ŽóĒįó ÅöäųóćóĒ ķóŹóŽóČųóįõ Ēįįųóåõ ćöäó ĒįśćõŹųóŽöķäó
Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e tė tjerėve) ngjarjen e vėrtetė tė dy djemve tė Ademit, kur tė dy flijuan kurbanė, nga tė cilėt njėrit iu pranua. Ai (qė nuk iu pranua) tha: "Unė do tė tė mbys ty" (Kabili i tha Habilit). E ai (qė iu pranua) tha: "All-llahu pranon vetėm prej tė sinqertėve. ([33])
Kabili, nga mėria dhe smira qė kishte pėr vėllanė, e mbyti...
Tregimi i kurbanit vazhdon nėpėr etapat historike derisa arrin nė kohėn e Ibrahimit, alejhis selam prej kur edhe merr formėn pėrfundimtare qė e ka sot e do ta ketė deri nė amshim. Ajetet kuranore pėrkitazi me kėtė i cituam pak mė lartė.
Ajo qė neve na intereson kėtu, nė ligjėratėn tonė, janė dy gjėra:
Kurbani, si adhurim, duhet tė theret vetėm pėr Allahun siē duhet te kryhet edhe ēdo adhurim tjetėr. Thotė Allahu:
Žõįś Åöäųó ÕóįĒóŹöķ ęóäõÓõßöķ ęóćóĶśķóĒķó ęóćóćóĒŹöķ įöįųåö ŃóČųö ĒįśŚóĒįóćöķäó
Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr All-llahun, Zotin e botėve. ([34])
Kurbani, si rit fetar, nė vete a ngėrthen ndonjė urtėsi apo ėshtė vrazhdėsi dhe pashpirtės ndaj botės shtazarake? Kėtė e themi pėr arsye se nė media ndonjėherė tė rastis tė dėgjosh e lexosh edhe pėr pamėshirėn e muslimanėve ndaj kafshėve ku gjatė sezones sė haxhit theren qindra mijėra kafshė pėr kurbana, gjė qė me mentalitetin modern nuk pėrshtatet.
Po ta shikosh mendimin e tyre, sipėrfaqėsisht, tė duket shumė human. Paska njerėz qė vuajtkan pėr gjendjen e botės shtazarake por kur tė ndalesh dhe tė shikosh raportet e tyre me botėn njerėzore, ndalesh dhe hutohesh, e pas pak bindesh se kėta, mė shumė qenkan shtazarak se sa njerėzor. Po, e kam fjalėn pikėrisht pėr ata qė nuk ndiejnė dhimbje pėr vdekjen nga uria e mijėra njerėzve gjatė viti, pėr ata qė vetėm nė Irak, qė nga pushtimi i tij nė vitin 2003, kanė vrarė afėr 1 milionė njerėz tė pafajshėm([35]), pėr ata qė djegin e masakrojnė botėn njerėzore. Vėrtet ēudi!
Xhamia
Haxhi, pėrkthyer me fjalorin fetar, ka domethėnien e vizitės sė shtėpisė sė Allahut dhe kryerjen e ritualeve pėrkatėse. Allahu ka thėnė nė Kuran:
ęóįöįųóåö Śóįóģ ĒįäųóĒÓö ĶöĢųõ ĒįśČóķśŹö ćóäö ĒÓśŹóŲóĒŚó Åöįóķśåö ÓóČöķįĒš
... Pėr hir tė All-llahut, vizita e shtėpisė (Qabes) ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo.... ([36])
Shumica prej nesh ėndėrrojmė shkuarjen nė Haxh, madje edhe pėr ēdo vit po tė kishim mundėsi. Pėrse? Pėr ta vizituar shtėpinė e Allahut...
Subhanllah! Endėrrojmė ta vizitojmė shtėpinė e Allahut nė Mekke njė herė nė vit dhe ti pėrgjigjemi ftesės sė Allahut ndėrsa shtėpive tjera tė Allahut, tė shpėrndara anekėnd botes, nuk kemi as kureshtjen mė tė vogėl ti vizitojmė dhe tiu pėrgjigjemi thirrjeve tė tyre. A mos vallė Allahu urdhėroi qė vetėm nė Haxh tė falemi, a mos Allahu xhamitė tjera nuk i konsideroi shtėpi tė Tij? Pėrse nuk mbushim ēdo ditė kėto shtėpi tė Allahut qė, mjerisht, hapen vetėm njė herė nė javė? Pėrse nuk i pėrgjigjemi urdhrit tė Allahut qė tė falemi pesė herė nė ditė? Nėse ende nuk ke shkuar ta vizitosh shtėpinė e Allahut, Qabenė, atėherė mos harro se ke mundėsi pesė herė nė ditė ta bėsh kėtė nė vendin tėnd. Kjo xhami, e madhe a e vogėl, ėshtė shtėpi e Allahut. Muslimi transmeton nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:
" ĆóĶóČųõ ĒįśČöįóĒĻö Åöįóģ Ēįįųóåö ćóÓóĒĢöĻõåóĒ ęóĆóČśŪóÖõ ĒįśČöįóĒĻö Åöįóģ Ēįįųóåö ĆóÓśęóĒŽõåóĒ
Vendet mė tė dashura tek Allahu janė xhamitė ndėrsa me te urryerat janė tregjet".
A e di se sa herė qė vjen nė xhami je mysafir tek Allahu. Thotė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
" ćóäś ŪóĻóĒ Åöįóģ ĒįśćóÓśĢöĻö Ćóęś ŃóĒĶó ĆóŚóĻųó Ēįįųóåõ įóåõ Żöķ ĒįśĢóäųóÉö äõŅõįšĒ ßõįųóćóĒ ŪóĻóĒ Ćóęś ŃóĒĶó
Kush shkon ne Xhami, Allahu ia pėrgatit njė konak (ashtu siē i behet mysafirit) ne Xhennet sa here qe te shkoje". ([37])
A e di se sikur qe mos pėrgjigja Allahut pėr haxh ėshtė mėkat po kėshtu edhe mos prezantimi ne xhami ėshtė mėkat? Madje, ata qė nuk prezantojnė nė namaz me qellim ka gjasa tė jenė prej mynafikėve. Ebu Hurejre rrėfen se Pejgamberi a.s ka thėnė.:
"Namazi mė i rėndė pėr mynafikėt ėshtė namazi i Jacisė dhe Sabahut por po ta dinin se ēfarė (vlere) ka nė to do tė vinin madje edhe duke u zhargitur (ecur zvarrė). Vėrtet desha ta urdhėroj muezzinin (tė thėrret pėr namaz) pastaj ta urdhėroj njė njeri t'ua falė njerėzve (namazin) pastaj tė marre me vete njerėz, tė cilėt kanė me vete grumbuj drurėsh, tė shkojmė tek njerėzit qė nuk e falin namazin (me xhemat) dhe t'ua djegė shtėpitė e tyre me zjarrė".([38]).
A e di se po nuk prezantove nė xhami nuk vlen dėshmia jote? As sulltanėve mė tė njohur, kur dijetarėt ishin nė rrugė tė drejtė, nuk iu pranohej dėshmia nėse nuk prezantonin nė xhami([39]).
Njėri nga mbretėrit kishte ftuar nė pallat njė hoxhė dy herė por hoxha nuk i qe pėrgjigjur thirrjes se tij. Ai vendosi vet tė shkonte tek hoxha. Pėrse nuk vjen tek unė? Tė kam thirrur dy herė!- i tha mbreti. Po, zotėri, ashtu ėshtė. Mė keni thirrur dy herė ndėrsa unė po iu thėrras pėr ēdo ditė nga pesė herė dhe ju nuk mė pėrgjigjeni e si ti pėrgjigjem unė thirrjes sate?!
Sot krahas tjerash mė duhet tė dėrgoj njė lutje tek i Madhi Zot pėr hoxhėn tonė, tashmė rahmetli, Mulla Jakup Hasipin, i cili muslimanėt e kohės moderne i quante me emra tė qėlluar: xhumali, bajramli, emra qė vėrtet i pėrshtaten natyrės sonė
Pas bajramit kemi xhumanė, qė, parimisht, ėshtė mė obligative se sa namazi i bajramit, andaj, le tė jetė pėr ne ky njė start rreth rigjallėrimit tė shtėpive tė Allahut me namaz, pėrkujdesje e rregullim!
Solidarizimi
Nuk mund ta ketė domethėnien e vet bajrami nėse tėrė shoqėria nuk ndihen tė lumtur. Shoqėria jonė kosovare ka mungesė pėr ēdo gjė. E dini se sot nė Kosove ka familje tė varfra mė shumė se kurrė mė parė. Ka shumė familje qė sot kanė zemrat me plagė e lėndime. Kanė humbur mė tė dashurit e tyre ndėrsa jetimėt kanė pėrreth dhe vetėm me 50 euro duhet tė mendojnė pėr bukė, dru e edhe pėr bajram. Andaj lehtėsoni gjendjen e tyre materiale dhe luteni Allahun qė tua lehtėsoje edhe gjendjen e tyre shpirtėrore. Tė mirat e kėtyre ndihmave, qė sado solide tė jenė, janė tė shumta. Bėhuni prej atyre qė edhe pse e duan pasurinė, tė cilėn e kanė fituar me mund dhe djersė, megjithatė pėr Allahun e japin pa hezitim, pa pėrtesė dhe me dashuri. Allahu nė lidhje me ta thotė:
"ęóķõŲśŚöćõęäó ĒįŲųóŚóĒćó Śóįóģ ĶõČųöåö ćöÓśßöķäšĒ ęóķóŹöķćšĒ ęóĆóÓöķŃšĒ (8) ÅöäųóćóĒ äõŲśŚöćõßõćś įöęóĢśåö Ēįįųóåö įóĒ äõŃöķĻõ ćöäśßõćś ĢóŅóĒĮš ęóįóĒ ŌõßõęŃšĒ (9) ÅöäųóĒ äóĪóĒŻõ ćöäś ŃóČųöäóĒ ķóęśćšĒ ŚóČõęÓšĒ ŽóćśŲóŃöķŃšĒ
8. Ata janė qė pėr hir tė Tij u japin ushqim tė varfėrve, jetimėve dhe tė zėnėve robėr. 9. Ne po ju ushqejmė vetėm pėr hir tė All-llahut dhe prej jush nuk kėrkojmė ndonjė shpėrblim e as falėnderim. 10. Ne i frikėsohemi (dėnimit tė) Zotit tonė nė njė ditė qė fytyrat i bėn tė zymta dhe ėshtė shumė e vėshtirė". ([40])
Fqiu yt, qytetari yt, rrethi yt, kanė tė drejtė qė ti tė pėrkujdesesh pėr ta. Transmetohet nga Ibni Umeri dhe Aisheja r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė:
Vazhdimisht mė porositė Xhibrili pėr fqinjin, saqė kam menduar se edhe do t'i jep tė drejtė nė trashėgimi. ([41])
Mu pėr kėtė, transmetohet se Ebu Dherri r.a. ka thėnė:
Mė ka thėnė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s.: O Ebu Dherr, kur tė ziesh ēorbė, shto nė tė ujė dhe kujdesu pėr fqinjin. ([42])
Nė njė transmetim tjetėr, po ashtu nga Ebu Dherri, thuhet: Vėrtet, miku im sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem mė ka porositur: Kur tė ziesh ēorbė, shtoja pak ujin, e pastaj shikoi familjet e fqinjve dhe ndaj njė pjesė prej saj.
Allahu Ekber ėshtė fjala me tė cilin fillojmė jetėn, fillojmė namazin, fillojmė punėn dhe pėrfundojmė atė, si dhe pėrfundojmė jetėn tonė me kėtė fjalė, andaj sot le tė ushtojė kjo xhami nga tekbirit tona.
Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe il-la Allah, Vallahu Ekber, Allahu Ekber, ve lilahil hamd!
Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe il-la Allah, Vallahu Ekber, Allahu Ekber, ve lilahil hamd!
Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe il-la Allah, Vallahu Ekber, Allahu Ekber, ve lilahil hamd!
19-12-2007, e mėrkurė
Vushtrri, Kosovė
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Hutbeja e K.Bajramit. 20-12-2007, e enjte
[2] el-Maide, 3
[3] Transmeton Buhariu.
[4] Ali Imran, 97
[5] Muttefekun alejhi
[6] Muttefekun alejhi
[7] Ky hadith ka sened tė dobėt por ka rrugė tjera transmetimi qė njėra pėrforcon tjetrėn dhe pėrgjithėsisht ai ngritėt nė shkallen e hadithit hasen li gajrihi me tė cilin dėshmohet tek shumica e dijetarėve.
[8] Gazeta ekspress, data: 18-12-2007, e martė, Kosovė, f.: 21
[9] Ali Imran, 19
[10] Ali Imran, 85
([11]) Sėmundjet gjenitale, Prostitucioni, Muhammed Ali El Barr, Ibrahim Treginjac, f: 9
[12] http://www.islamlig ht.net/index. php?option= content&task=view&id=7569&Itemid=25
Letaif Min Sireti Err Rresuli, Sal-La Allahu Alejhi Ve Sel-Leme Ves Selefi Es Salihi, Hasen Muhammed Adem & Xhemal Izzuddin Ferid, Darul I'tisam, Kajro, f:12
[14] Transmeton Daremiu ne Sunenin e tij dhe Ibni Sadi. Shejh Albani, pasi qe sjell dėshmi pėr kėtė hadith, thotė se ai ėshtė autentik. Shih: Silsiletus sahihah, 1106.
[15] Ali Imran, 67
[16] es-Saffat, 101-111
[17] Buhariu
[18] Muslimi
[19] Buhariu dhe Muslimi
[20] http://www.zemershq iptare.com/ index.php? ind=reviews&op=entry_view&iden=140
[21] el-Arafė, 157
[22] el-Maide, 90
[23] el-Bekare, 275
[24] en-Nisa, 93
[25] es-Saffat, 102
[26] Llukman, 14
[27] el-Isra, 23-24
[28] Muttefekun alejhi
[29] Muslimi
[30] Muttefekun alejhi
[31] Buhariu
[32] Kėtė tregim e ka pėrmendur Hoxha Ali Al Jasin nė kasetėn me titull: Shekva umm (Ankesa e njė nėne), Ebu Xhihad Sultan el Umerijj, Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami, www.kbi-vushtrri. com
[33] el-Maide, 27
[34] el-Enam, 162
[35] http://www.alb- net.com/pipermai l/art-cafe/ Week-of-Mon- 20070507/ 016344.html
[36] Ali Imran, 97
[37] Muslimi
[38] Muttefekun alejhi
[39] Nė qytetin e Bursės, respektivisht nė periudhėn e sundimit tė Sulltanit Otoman, Pajazitit, i cili mbiquhej "Es Saikatu" (Bėrtitma)
Cliruesit tė madh
Cliruesit tė vendeve bullgare, Bosnės, Selanikut, Shqipėrisė
Sultanit, fitoret e tė cilit ndaj ushtrive krishtere i regjistroi historia, nė tė cilat thirrte papa, pėr t'i larguar muslimanėt nga Evropa. Nė kėto luftėra merrnin pjesė 15 shtete evropiane, nė mesin e tė cilave edhe Anglia, Franca, Hungaria, pėr ta zhvilluar betejėn e pėrgjakur, tė njohur historikisht si "Beteja e Vitit 1396". Njė ditė prej ditėsh, kėtij Sultani Clirues, i erdhi ftesa pėr tė dėshmuar nė gjyq para dijetarit dhe gjykatėsit tė njohur, Shemsuddin Fenari. Hyri sulltani nė gjyq dhe u ul para gjykatėsit. I kishte lidhur duart pėrpara tij si ēdo dėshmitar i zakonshėm. E ngriti kokėn gjykatėsi kah sulltani dhe filloi ta shikonte ashpėr, para se ti thoshte: Dėshmia jote nuk pranohet sepse ti nuk i fal namazet nė xhemat dhe se personi i cili nuk i fal namazet me xhemat, duke mos patur arsye ligjore, ka mundėsi tė dėshmoje rrejshėm. Fjalėt e gjykatėsit depėrtuan nė veshėt e tė pranishmeve si te ishin vetėtimė
Ishte vėrtet njė akuzė e madhe, madje ishte njė nėnēmim i madh pėr Sulltanin Pajazid...U shtangėn tė pranishmit nė vendet e tyre saqė edhe frymė merrnin ngadalė. Pritnin se sulltani me njė lėvizje do tė urdhėronte qė t'i fluturoje koka gjykatėsit, por sulltani nuk foli asgjė; u ngrit me qetėsi dhe doli prej gjyqit. Po atė dite sulltani urdhėroi qe t'i ndėrtohej njė xhami afėr pallatit dhe vėrtetė kur pėrfunduan punimet, sulltani falej rregullisht me xhemat. Kėto te vėrteta para qindra viteve i regjistroi historiani turk, Uthman Nezar, ne librin e tij" Hadikatus Selatin (Kopshti i Sulltanėve). Sedat G. Islami, Islami shkėndijė qė sfiket 1, f. 353
[40] el-Insan, 8-10
[41] Muttefekun alejhi
[42] Muslimi