Tema

ISLAMI NXIT PER BASHKEPUNIM

Autor: Abdu’l Vehhab b. Lutf ed-Dejlemiu
Recensues: Abdu’l Vehhab Mehjub Murshid esh-SHERIBIJJ
Titulli nė origjinal: El-edil-letu ala hath-thi’l islami ala’t teavun
Burimi: http://www.jameataleman.org/msah/delame/delame108.htm
Pėrgatiti nė shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 28-11-2007, e mėrkurė, Vushtrri, Kosovė
***
Falėnderimet i takojnė Allahut ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokėt dhe pasuesit e tij!

Islami ka nxitur pėr bashkėpunim nė ajete tė shumta kur’anore, tė cilat do t’i pėrmendim mė poshtėė. Thotė Allahu:

...Ndihmohuni mes vete me tė mira dhe nė tė mbara, e mosni nė mėkate e armiqėsi. Kini dro dėnimit tė All-llahut, se me tė vėrtetė All-llahu ėshtė ndėshkues i fortė”. (el-Maide, 2)
Kur tė prezentojnė nė pjesėtimin e pasurisė qė ka lėnė i vdekuri tė afėrmė, bonjak dhe varfnjak (qė nuk janė pjestarė nė trashėgim), jepuani nga ajo (pasuri e lėnė) dhe atyre thuajuni fjalė tė mira”. (en-Nisa, 8)
Kur ndonjėrit prej jush i ėshtė afruar vdekja, nėse lė pasuri pas vete, testamenti (vasijeti) pėr prindėrit dhe pėr tė afėrmit u ėshtė bėrė juve obligim, por ashtu siē ėshtė drejt. Pėr ata qė janė tė devotshėm kjo ėshtė detyrė qė lypet kryer”. (el-Bekare, 180)
Po nė qoftė se ai (borxhliu) ėshtė nė gjendje tė vėshtirė, atėherė bėni njė pritje derisa tė vijė nė njė ēlirim. E t'ia falni (borxhin) nė emėr tė lėmoshės, ajo, nėse e dini, ėshtė shumė mė e mirė pėr ju”. (el-Bekare, 280)

Bashkėpunim dhe ndihmė reciproke konsiderohet edhe ndalimi i kamatės, e cila dėmton tė varfrit, dhe ligjėsimin e borxhėdhėnies. Thotė Allahu:

O ju tė cilėt besuat, mos e hani kamatėn qė po e shumėfishoni dhe kini frikė (dėnimin e) All-llahut ashtu qė tė gjeni shpėtim”. (Ali Imran, 130)
O ju qė besuat, kini frikė All-llahun dhe nėse jeni besimtarė tė sinqert , hiqni dorė prej asaj qė ka mbetur nga kamata”. (el-Bekare, 278)
O besimtarė, kur merrni hua prej njėri-tjetrit pėr njė afat tė caktuar, shkruajeni atė. Dhe nga gjiu juaj le tė shkruajė njė shkrues i drejtė dhe tė mos ngurrojė nga tė shkruarit ashtu siē e ka mėsuar All-llahu. Le tė shkruajė, e atij le t'i diktojė ai qė pranon borxhin, le t'i frikėsohet All-llahut, Zotit tė tij e tė mos lėre mangut asnjė send nga ai. E nė qoftė se ai qė ngarkohet me borxh ėshtė i paaftė mentalisht, ėshtė i mitur ose nuk ėshtė nė gjendje tė diktojė, atėherė le tė diktojė drejt kujdestari i tij. Kėrkoni tė dėshmojnė dy dėshmitarė burra nga mesi juaj, e nė qoftė se nuk janė dy burra, atėherė njė burrė e dy gra, nga dėshmitarėt qė i pėlqeni. (Dy gra nė vend tė njė burri) Pėr atė se nėse njėra prej tyre gabon, t'ia pėrkujtojė tjetra. Dėshmitarėt tė mos refuzojnė kur tė thirren. Dhe mos pėrtoni pėr ta shkruar atė dhe afatin e tij, i vogėl qoftė ose i madh, sepse kjo ėshtė mė e drejtė tek All-llahu, mė e fortė pėr dėshmi dhe mė afėr mosdyshimit. Vetėm nėse ėshtė tregti e menjėhershme (dora-doras) qė e praktikoni midis jush, atėherė nuk ėshtė ndonjė mėkat tė mos e shėnoni. Por, kur bėni shitblerje, dėshmojnie. E ai (pronari i pasurisė) nuk dėmton as shkruesit as dėshmitarėt, e nėse bėni (dėmtimin), ai ėshtė mosrespekt juaji (ndaj dispozitave tė All-llahut). Kini frikė All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (tė jashtėzakonshme), All-llahu ėshtė i gjithėdijshėm pėr ēdo send”. (el-Bekare, 282)

Bashkėpunim konsiderohet edhe  ndalimi i ēdo gjėje qė dėmton tjetrin dhe shkatėrron lidhjet vėllazėrore. Thotė Allahu:

Ata qė e hanė pa tė drejtė pasurinė e jetimėve, nė tė vėrtetė ata hanė atė qė mbush barkun e tyre zjarr dhe do tė futen nė zjarrin e xhehennemit”. (en-Nisa, 10)
O ju qė besuat, mos e hani mallin e njėri-tjetrit nė mėnyrė tė palejuar...”. (en-Nisa, 29)
Dhe mos e hani pasurinė e njėri-tjetrit nė mėnyrė tė palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatėsit pėr tė grabitur nė mėnyrė tė padrejtė njė pjesė tė pasurisė sė njerėzve, kur ju e dini (se pa tė drejtė po e hani atė)”. (el-Bekare, 188)
Bonjakėve (jetimėve) jepuani pasurinė e tyre (kur tė rriten), dhe mos e ndėrroni tė pastėrtin (mallin tuaj qė e keni hallall) me tė ndytin (me haramin) edhe mos e hani pasurinė e tyre (tė pėrzier) me pasurinė tuaj, se ky ėshtė mėkat i madh”. (en-Nisa, 2)
Mos iu afroni pasurisė sė jetimit derisa ai tė arrijė pjekurinė, (mund t'i afroheni) vetėm nė mėnyrė mė tė mirė...”. (el-En’am, 152)

Nė kuadėr tė kėsaj hyjnė edhe tregimet e tė parėve tė rrėfyera nė Kur’an. Krimi i popullit tė Shuajbit ishte mashtrimi nė peshore. Mashtrim i tillė konsiderohet nėse njeriu shet diē me shumicė, pemė apo perime qofshin ato duke vėnė pėrmbi tė mirat ndėrsa nėn to tė dėmtuarat apo prishurat. Kjo konsiderohet mashtrim ashtu siē konsiderohet edhe mbėshtjellja (ambalazhi) i artikujve te konservuar qoftė nė pako letreje apo tjera qė prodhohen nė fabrika por qė fshehin nėn to tė metat e artikullit, qumėsht, ėmbėlsira apo ēka do tjetėr qoftė. Thotė Allahu:

Mos iu afroni pasurisė sė jetimit derisa ai tė arrijė pjekurinė, (mund t'i afroheni) vetėm nė mėnyrė mė tė mirė, zbatoni me drejtėsi masėn dhe peshojėn...“. (el-En’am, 152)
Masėn mbusheni kur matni (me enė) dhe peshoni me peshojė tė drejtė (precize). Kjo ėshtė mė e dobishme dhe ka pėrfundim mė tė mirė“. (el-Isra, 35)
Tė mjerėt ata qė mangu masin e peshojnė. 2. Ata qė kur matin prej njerėzve, pėr vete e plotėsojnė, 3. E kur u matin tė tjerėve ose u peshojnė, u lėnė mangu“. (el-Mutaffifine, 1-3)
Edhe Medjenit (i dėrguam) vėllain e tyre Shuajbin qė ju tha: "O popull im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni zot tjetėr pos Tij, mos matni as mos peshoni mangut, unė po shoh se jeni nė gjendje tė mirė jetėsore, pra unė po frikėsohem pėr ju nga dėnimi qė do t'ju pėrfshijė njė ditė!" 85. O populli im, veproni drejt gjatė matjes dhe peshimit, e mos i dėmtoni njerėzit nė asgjė dhe mos shkaktoni rrėmujė nė tokė!" 86. Atė pjesė qė ua lejoi All-llahu ėshtė shumė mė e mirė pėr ju, nėse jeni besimtarė, e unė nuk jamė roje juaj!" 87. Ata thanė: "O Shuajb, a namazi yt po tė thotė tė na urdhėrosh qė ta braktisim atė qė e adhuruan prindėrit tanė, ose (po tė urdhėron) pėr tė punuar nė pasurinė tonė ashtu si tė dėshirojmė? Vėrtet, ti qenke i butė e i menēur". (Kjo ishte tallje e tyre). 88. "O populli im, mė thuani pra nėse unė kam argumenta tė sigurta nga Zoti im dhe nga ana e Tij, Ai mė furnizoi mua me tė mira (si mund tė mos ju udhėzoj nė rrugė tė drejtė?) Unė nuk dua t'ju kundėrshtoj (duke punuar) pėr atė nga e cila po ju ndaloj, unė nuk dua tjetėr vetėm tė pėrmirėsoj aq sa mundem, por kėtė mund ta arrij vetėm me ndihmėn e All-llahut, vetėm Atij iu kam mbėshtetur dhe vetėm te Ai jam i drejtuar!" 89. O populli im, kundėrshtimi ndaj meje tė mos u shpie (nė mosbesim) qė tė ju gjejė ajo qė e gjeti popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut. E populli i Lutit nuk ėshtė larg prej jush. 90. Kėrkoni falje Zotit tuaj dhe sinqerisht pendohuni ndaj Tij. Vėrtet, Zoti im ėshtė mėshirues, shumė i dashur. 91. Ata thanė: "O Shuajb, ne nuk po e kuptojmė shumicėn nga ajo qė thua dhe ne tė konsiderojmė ty tė dobėt nė mesin tonė, dhe sikur tė mos ishte ai grup yti, ne do tė gurėzonim ty, ngase ti nuk je i ēmuar ndėr ne". 92. Ai tha: "O populli im, a ėshtė mė i ēmuar te ju farefisi im se All-llahu, qė e keni hedhur Atė pas shpine? Nuk ka dyshim, Zoti im i di tė gjitha ato qė veproni". 93. "O populli im, veproni sa tė mundeni, unė veproj, e mė vonė do ta kuptoni se kush do ta pėsojė atė dėnim qė e poshtėėron dhe kush ėshtė ai rrenacak. Pritni se edhe unė sė bashku me ju jam duke pritur". 94. E kur erdhi urdhri Ynė, Ne me mėshirėn tonė e shpėtuam Shuajbin dhe bashkė me tė edhe ata qė besuan, ndėrsa zullumqarėt i kapi britma e tmerri, duke gėdhirė nė vendin e tyre kufoma tė gjunjėzuara“. (Hud, 84-94)
...Kur tė flitni (tė dėshmoni), duhet tė jeni tė drejtė edhe nėse ėshtė ēėshtja pėr (kundėr) tė afėrmit...“. (el-En’am, 152)
... dhe njerėzve u thuani fjalė tė mira...“. (el-Bekare, 83)
Atij i thuani fjalė tė buta, ndoshta ai mendohet a frikėsohet“. (Taha, 44)
... e sikur tė ishe i vrazhdė e zemėrfortė, ata do shkapėrderdheshin prej teje...“. (Ali Imran, 159)
E ti robve tė Mi thuaju: "Le ta thonė atė qė ėshtė mė e mira, pse djalli ndėrsen mes tyre, e ėshtė e ditur se djalli ėshtė armik i hapėt i njeriut“. (el-Isra, 53)
E tė jeshė i butė ndaj besimtarėve qė tė pranuan ty“. (esh-Shuara, 215)
Nuk ėshtė e barabartė e mira dhe e keqja. Andaj, (tė keqen) ktheje nė mėnyrėn mė tė mirė, se atėherė ai, me tė cilin kishit njėfarė armiqėsie, do tė bėhet mik i afėrt“. (Fussilet, 34)
E robėrit e Zotit janė ata qė ecin nėpėr tokė tė qetė, e kur atyre me fjalė u drejtohen injorantėt, ata thonė: "Paqe!".“ (el-Furkan, 63)
(Robėrit e Zotit janė) Edhe ata qė nuk dėshmojnė rrejshėm dhe kur (rastėsisht) kalojnė pranė tė keqes, kalojnė duke e ruajtur karakterin e vet“. (el-Furkan, 72)
Dhe kur e dėgjojnė ndonjė llomotitje marrėzie, i kthejnė shpinėn dhe thonė: "Ne kemi veprat tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen injorantėt!“. (el-Kasas, 55)
Ata tė cilėt i shmangen tė kotės (fjalė a punė)“. (el-Mu’minune, 3)
...dhe u thoni fjalė tė mira“. (en-Nisa, 5)
Njė fjalė e mirė dhe njė lehtėsim (qė i bėhet lypėsit) ėshtė mė e dobishme se njė lėmoshė qė pėrcillet me tė keqe...“. (el-Bekare, 263)
Nė shumė biseda tė tyre tė fshehta nuk ka kurrfarė dobie, pėrveē (bisedės) kush kėshillon pėr lėmoshė, pėr ndonjė tė mirė ose pajtim mes njerėzve...“. (en-Nisa, 114)
O ju besimtarė, pėmbajuni mėsimeve tė All-llahut dhe thuani fjalė tė drejta“. (el-Ahzab, 70)
...andaj mos u llastoni nė tė folur e tė lakmojė ai qė ka sėmundje nė zemrėn e tij, po thuani fjalė tė matura“. (el-Ahzab, 32)
Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve. Nėse njėrin prej tyre, ose qė tė dy, i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta, respektuese)“. (el-Isra, 23)
Nėse detyrohesh t'ua kthesh shpinėn atyre (tė afėrmve etj.), duke kėrkuar mėshirėn tė cilėn e shpreson nga Zoti yt (furnizim pėr t'i ndihmuar ata), atėherė thuaju atyre fjalė tė mira (tė lehta)“. (el-Isra, 28)
Ti (Muhammed) merre tė lehtėn, urdhėro pėr mirė dhe hiqu prej tė padijshmėve“. (el-A’rafe, 199)
...Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe pėrgjegjėsia nė bashkėshortėsi...“. (el-Bekare, 228)
Lėshimi (pas tė cilit mund tė bėhet rikthimi) ėshtė dy herė, e (pastaj) ose jetė e njerėzishme (bashkėshortore) ose shkurorėzim me mirėkuptim...“. (el-Bekare, 229)
E kur t'i keni lėshuar gratė dhe ato i afrohen afatit tė tyre, atėherė ose mbani si duhet ose i lėni si duhet (tė kryejnė afatin...“. (el-Bekare, 231)
... I ati i fėmijės ėshtė i obliguar pėr furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si ėshtė rregull...“. (el-Bekare, 233)
Pėr tė devotshmit ėshtė obligim qė edhe pėr gratė e lėshuara tė bėjnė njė furnizim tė zakonshėm“. (el-Bekare, 241)
...Coni jetė tė mirė me to...“. (en-Nisa, 19)

Bamirėsia ndaj prindėrve dhe tė afėrmeve. Thotė Allahu:

Adhurojeni All-llahun e mos i shoqėroni Atij asnjė send, silluni mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmve...”. (en-Nisa, 36)
Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve. Nėse njėrin prej tyre, ose qė tė dy, i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta, respektuese). 24. Dhe nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mėshiroi ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl”. (el-Isra, 23-24)
Dhe jepi ēdo tė afėrmi tė drejtėn qė i takon, edhe tė varfėrit, edhe atij nė gurbet...”. (el-Isra, 26)
Ne njeriun e kemi urdhėruar pėr (sjellje tė mira ndaj) prindit tė vet, sepse nėna e vet atė e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositėm) Tė jeshė mirėnjohės ndaj Meje dhe ndaj dy prindėrve tu, pse vetėm tek Unė ėshtė kthimi juaj. 15. E nėse ata tė dy tentojnė qė ti tė mė pėrshkruash Mua shok, pėr ēka ti nuk ke kurrfarė fakti, atėherė mos i respekto ata, po nė ēėshtjet e jetės sė kėsaj botė tė keshė mirėkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugėn e atij qė ėshtė i kthyer kah Unė, mandej kthimi juaj ėshtė tek Unė, e Unė do t'ju njoftoj pėr atė qė keni punuar”. (Llukman, 14-15)
Ne e kemi obliguar njeriun me punė tė mira ndaj prindėrve tė vet....”. (el-Ankebut, 8)
Ne e urdhėruam njeriun t'u bėjė mirė prindėrve tė vet, ngase nėna e vet me mundim e barti dhe me vėshtirėsi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhėnia e tij zgjat tridhjetė muaj (e ai vazhdon tė jetojė) derisa ta arrijė pjekurinė e vet dhe kur t'i mbush dyzet vjet ai thotė: "Zoti im, mė inspiro mua qė tė falėnderoj pėr tė mirėn Tėnde qė ma dhurove mua dhe prindėrve tė mij...”. (el-Ahkaf, 15)

Dėshmimi i sė vėrtetės. Thotė Allahu:

(Robėrit e Zotit janė) Edhe ata qė nuk dėshmojnė rrejshėm dhe kur (rastėsisht) kalojnė pranė tė keqes, kalojnė duke e ruajtur karakterin e vet”. (el-Furkan, 72)
... dhe dėshminė zbatojeni pėr hirė tė All-llahut...”. (et-Talak, 2)
O ju qė besuat, vazhdimisht tė jeni dėshmues tė drejtė pėr hirėė tė All-llahut edhe nėse ėshtė kundėr (interesit) vetvetes suaj, kundėr prindėrve ose kundėr tė afėrmve, le tė jetė ai (pėr tė cilin dėshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di mė mirė pėr ta. Mos ndiqni pra emocionin e t'i shmangeni drejtėsisė. Nėse shtrėmbėroni ose tėrhiqeni, All-llahu hollėsisht di ē'ka punoni”. (en-Nisa, 135)
O ju qė besuat! Bėhuni plotėsisht tė vendosur pėr hirė tė All-llahut, duke dėshmuar tė drejtėn, dhe tė mos u shtyjė urrejtja ndaj njė populli e t'i shmangeni drejtėsisė; bėhuni tė drejtė, sepse ajo ėshtė mė afėr devotshmėrisė. Kini dro All-llahun se All-llahu di hollėsisht pėr atė qė veproni”. (el-Maide, 8)
... Kush ėshtė mė mizor se ai, qė e ka dėshminė e All-llahut pranė vetes dhe e fshehė. All-llahu nuk ėshtė i panjoftuar me veprimet tuaja”. (el-Bekare, 140)
... Mos e fshehni dėshminė, sepse ai qė e fsheh atė, ai ėshtė mėkatar me zemrėn e vet...”. (el-Bekare, 283)
Edhe ata qė dėshminė e vet e zbatojnė (nuk e mohojnė, nuk e fshehin)”. (el-Mearixh, 33)
Jo, (nuk ėshtė ashtu si thonė ata) po kush e pėrmbush amanetin e vet (ėshtė besnik) dhe ruhet nga mėkatet, s'ka dyshim, All-llahu i do ata qė ruhen”. (Ali Imran, 76)
...e kush e zbaton atė qė i ėshtė zotuar All-llahut, Ai do t'i japė atij shpėrblim tė madh”. (el-Fet’h, 10)
...dhe zbatoni premtimin qė ma keni dhėnė Mua. Unė e zbatoj atė qė u premtova dhe tė mė keni frikė vetėm Mua”. (el-Bekare, 40)
Pastaj le ta heqin papastėrtinė e tyre, le t'i zbatojnė premtimet e veta dhe le tė sillen (bėjnė tavaf) rreth shtėpisė sė lashtė”. (el-Haxh-xh, 29)
Ata janė qė i zbatojnė premtimet e tyre dhe i frikėsohen njė ditė dėmi i sė cilės ka pėrmasa tė mėdha”. (el-Insan, 7)
...Vetėm njerėzit e arsyeshėm qė kanė mendje tė shėndoshė e kuptojnė tė vėrtetėn. 20. Ata janė, tė cilėt e zbatojnė besėn e dhėnė All-llahut dhe nuk e thyejnė zotimin”. (err-Rra’du, 19-20)
O ju qė besuat! Zbatoni premtimet (obligimet)...”. (el-Maide, 1)
...zbatoni me drejtėsi masėn dhe peshojėn...”. (el-En’am, 152)
... Kur tė flitni (tė dėshmoni), duhet tė jeni tė drejtė edhe nėse ėshtė ēėshtja pėr (kundėr) tė afėrmit, dhe zotimin e dhėnė All-llahut plotėsonie...”. (el-En’am, 152)
... pra zbatojeni premtimin e dhėnė ndaj All-llahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vėrtetuar ato...”. (en-Nahl, 91)
...Premtimin zbatonie, pse pėr premtimin ka pėrgjegjėsi”. (el-Isra, 34)
... dhe ata qė kur premtojnė e zbatojnė...”. (el-Bekare, 177)
Ata qė pėr njė vlerė tė paktė e shesin besėn e dhėnė All-llahut, ndryshojnė edhe zotimet e tyre, tė tillėt nuk kanė pjesė (mėshirė) nė botėn tjetėr, dhe nė ditėn e kijametit All-llahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe nuk i pastron (prej barrės sė gabimeve), ata kanė njė dėnim tė dhembshėm”. (Ali Imran, 77)
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thėnė:
Shenjat e munafikut (hipokritit) janė tri: kur flet, gėnjen; kur premton, ndryshon dhe kur i besohet diēka, tradhton”. (Buhariu)
Nė versionin e Muslimit ėshtė edhe kjo shtesė:
Edhe nėse falet, agjėron dhe pretendon se ėshtė musliman“.
Imam Muslimi ka shėnuar nė sahihun e tij rrėfimin e Ibni Mes’udit, i cili thotė se ka dėgjuar Pejgamberin, alejhi’s selam duke thėnė:
Kush betohet rrejshėm pėr marrjen e pasurisė sė muslimanit pa tė drejtė do ta takojė Allahun duke qenė Allahu i hidhėruar nė tė.
Pastaj Abdullahu tha se Pejgamberi, alejhi’s selam, si vėrtetim tė thėnies sė tij, na lexoi nga Kur’ani kėtė ajet:
Ata qė pėr njė vlerė tė paktė e shesin besėn e dhėnė All-llahut, ndryshojnė edhe zotimet e tyre, tė tillėt nuk kanė pjesė (mėshirė) nė botėn tjetėr, dhe nė ditėn e kijametit All-llahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe nuk i pastron (prej barrės sė gabimeve), ata kanė njė dėnim tė dhembshėm”. (Ali Imran, 77)
Pasojat e shpifjes:
?   Humbja e besės ndėrmjet vete,
?   Lindja e paragjykimeve dhe supozimeve,
?   Njerėzit sillen ndėrmjet vete me metodė tė njėjtė; e mashtron e tė mashtron, pra hakmerren,
?   Shkelen tė drejtat elementare tė njeriut, derdhen gjaqe dhe paralizohen njė sėrė rregullash e vendimesh.

Mu pėr kėtė, Islami gėnjeshtrėn e bėrė shprehi, mos pėrmbushjen e premtimit dhe tradhtinė e amanetit i ka cilėsuar hipokrizi. Kjo pėr faktin se ai qė ushtron kėto tipare ai shpreh atė qė nuk e ka nė zemėr, dhe nė ditėn e kiametit, sikur qė nuk do t’i bėjnė dobi prejardhja, farefisi e miqtė, po kėshtu nuk do t’i bėjė dobi as pasuria, pushteti dhe djemtė. Thotė Allahu:

O ju njerėz, kini kujdes ndaj Zotit tuaj dhe kini frikė ditės kur prindi nuk mund t'i bėjė dobi fėmijės sė vet, e as fėmija nuk mund t'i bėjė dobi asnjė send prindit tė vet...“. (Llukman, 33)

Pasuria e madhe dhe djemtė e shumtė njeriut qė nuk ka besim nuk i shtojnė gjė tjetėr pos largimit nga Allahu i madhėruar. Thotė Allahu:

...ata shkuan pas atyre (pasanikėve), tė cilėve pasuria dhe fėmijėt e tyre vetėm ua shtuan dėshpėrimin“. (Nuh, 21)
Nuk ėshtė as pasuria juaj, e as fėmijėt tuaj ajo qė ju afron pranė Nesh...“. (Sebe’, 37)
...e nuk do t'ju bėjnė dobi as tė afėrmit tuaj e as fėmijėt tuaj...“. (el-Mumtehine, 3)
Eshtė e vėrtetė se atyre qė nuk besuan nuk do t'u vlejė asgjė para All-llahut, as pasuria e as fėmijėt e tyre...“. (Ali Imran, 10)
Atyre nuk do t'u bėjė kurrfarė dobie pasuria e tyre e as fėmijėt e tyre para All-llahut...“. (el-Muxhadele, 17)
Robėrve tė Mi, tė cilėt besuan thuaju: "Ta falin rregullisht namazin dhe me atė qė i furnizuam ata, tė japin fshehtas e haptas, para se tė vijė njė ditė qė nė te nuk ka as kompensim as miqėsi“. (Ibrahim, 31)
O ju qė keni besuar, para se tė vijė njė ditė kur nuk do tė ketė as shitblerje, as miqėsi, e as ndėrmjetėsim, jepni nga ajo me ēka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarėt janė mizorė“. (el-Bekare, 254)

Dėshpėrimi i njeriut nga pasuesit e tij tė cilėve ua humbi rrugėn e drejtė dhe armiqėsia e tyre ndaj tij atė ditė. Thotė Allahu:

Atė ditė zullumqari do t'i kafshojė duart e veta dhe do tė thotė: "I mjeri unė, ta kisha marrė rrugėn e Pejgamberit!" 28. O shkatėrrimi im, ah tė mos e kisha bėrė filanin mik! 29. Nė tė vėrtetė, pasi e gjeta rrugėn e drejė, ai mė largoi mua prej asaj, e djalli ėshtė ai qė njeriun e humb dhe e lė tė vetmuar“. (el-Furkan, 27-29)
Atė ditė shokėt e ngushtė do tė jenė armiq tė njėri-tjetrit, pėrveē atyre qė ishin tė sinqertė nė miqėsi“. (ez-Zuhruf, 67)

Lidhjet nė baza tjera pėrveē asaj tė besimit nė Ditėn e Kiametit marrin fund. Thotė Allahu:

O ju njerėz, ruajuni dėnimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranė katastrofės sė kijametit ėshtė njė llahtari e madhe. 2. Atė ditė, kur ta pėrjetoni atė, secila gjidhėnėse braktis atė qė ka pėr gjiri dhe secila shtatėzėnė e hedh para kohe barrėn e vet, ndėrsa njerėzit duken tė dehur, po ata nuk janė tė dehur, por dėnimi i All-llahut ėshtė i ashpėr“. (el-Haxh-xh, 1-2)
Dhe (sikur tė shihnin) kur do tė largohen ata qė u prinin prej atyre qė i ndiqnin (paria largohet prej atyre qė u shkuan pas), e tė gjithė e shohin dėnimin dhe kėputen lidhjet e tyre. 167. E Ata, tė cilėt u patėn shkuar pas do tė thonė: "Ah, sikur tė na lejohej njė kthim (nė Dunja) e tė largohemi prej tyre (prijėsve) siē u larguan ata tash prej nesh"! Kėshtu All-llahu do t'ju paraqesė veprat qė janė dėshpėrim pėr ta, e ata nuk kanė tė dalė prej zjarrit“. (el-Bekare, 166-167)
E tė gjithė (njerėzit) sheshas i paraqiten All-llahut. Ata tė dobėtit (masa e nėnshtruar) i thonė parisė (udhėheqėse): "Ne ishim pasuesit tuaj, andaj a mund tė na lehtėsoni diē nga dėnimi i All-llahut?". Ata (paria) thonė: "Sukur tė na kishte udhėzuar All-llahu, ne do t'ju udhėzonim juve. Pėr ne tash ėshtė njėsoj, u pikėlluam thellė ose duruam, pėr ne nuk ka ikje (shpėtim)". 22. E pasi tė kryhet ēėshtja (tė hyjnė ata tė xhennetit dhe tė xhehennemit nė tė, xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjėratėn e shėmtuar), dhe u thotė: "Vėrtet, All-llahu ju pat premtuar premtim tė vėrtetė, e unė ju pata premtuar dhe, qe, nuk e zbatova premtimin ndaj jush. Po unė nuk pata kurrfarė pushteti ndaj jush (qė t'ju detyroj), pėrpos qė ju thirra (nė rrugė tė gabuar), e ju m'u pėrgjigjėt; atėherė pra mos mė qortoni mua, po qortojeni veten. Unė nuk mund t'ju shpėtoj juve, e as ju nuk mund tė mė shpėtoni mua. Unė mohoj shoqėrimin tuaj qė ma bėtė mua mė parė (mė adhuruat nė vend tė Zotit)". S'ka dyshim, jobesimtarėt kanė dėnim tė dhembshėm“. (Ibrahim, 21-22)

Familja dhe fėmijėt pa devotshmėri dhe vepėr tė mirė nuk janė tjetėr veēse njė kėnaqėsi kalimtare e kėsaj botė tė shkurtėr. Thotė Allahu:

Njerėzve u ėshtė zbukuruar dashuria ndaj tė kėndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisė sė grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve tė stolisur, bagėtisė e bujqėsisė. Kėto janė kėnaqėsi tė kėsaj botė, po tek All-llahu ėshtė e ardhmja mė e mirė“. (Ali Imran, 14)

Allahu ka tėrhequr vėrejtjen qė tė mos mashtrohemi me pasuri dhe fėmijė tė shumtė deri nė atė masė saqė tė largohemi nga adhurimi pėr Allahun. Thotė Allahu:

Ata thoshin: "Ne kemi mė shumė pasuri e fėmijė, e ne nuk do tė jemi tė ndėshkuar". 36. Thuaj: "All-llahu ia shumon begatinė atij qė do, e edhe ia pakėson, por shumica e njerėzve nuk e dinė". 37. Nuk ėshtė as pasuria juaj, e as fėmijėt tuaj ajo qė ju afron pranė Nesh, ėshtė vetėm besimi dhe veprat e mira; tė tillėt shpėrblehen shumėfish pėr atė qė vepruan dhe ata janė nė dhoma tė larta tė shpėtuar“. (Sebe’, 35-37)

Allahu ka lajmėruar se ajo me ēka sprovohet njeriu nė kėtė botė ėshtė qė tė dallohet sinqeriteti i besimit tė tij ėshtė pasuria dhe fėmijėt. Thotė Allahu:

Dhe, dijeni se pasuria e juaj dhe fėmijėt tuaj janė vetėm njė sprovė, dhe se te All-llahu ėshtė shpėrblimi i madh“. (el-Enfale, 28)
O ju qė besuat, as pasuria juaj e as fėmijėt tuaj tė mos u shmangin prej adhurimit tė All-llahut, e kush bėn ashtu tė tillėt janė mu ata tė humburit“. (el-Munafikune, 9)

Besimtari nuk duhet tė mahnitet nga pasuria dhe dhuntitė qė ua janė dhėnė jobesimtarėve ngase kjo gjė bėhet qė vetėm t’iu shtohet dėshpėrimi dhe sprova si dhe mashtrimi me kėtė botė. Thotė Allahu:

Prandaj, mos tė mahnitė (mos e shih tė mirė) pasuria e tyre e as fėmijėt e tyre, All-llahu do vetėm t'i dėnojė me to nė jetėn e kėsaj botė e t'ua nxjerrė shpirtrat duke qenė ashtu qafira“. (et-Teubeh, 55)
E ty tė mos shkojnė kurrėsesi sytė nė atė me ēka Ne i pajisėm disa prej tyre, as mos u brengos pėr ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtarėve jij i pėrulur e i butė“. (el-Hixhr, 88)
Dhe mos ia ngul sytė bukurisė sė kėsaj jetė me tė cilėn i bėmė tė kėnaqen disa prej tyre (mosbesimtarė), e pėr t'i sprovuar me tė, sepse shpėrbimi i Zotit tėnd ėshtė mė i mirė dhe ėshtė i pėrjetshėm. 132. Urdhėro familjen tėnde tė falė namaz, e edhe ti vetė zbatoje atė, ngase Ne nuk kėrkojmė prej teje ndonjė furnizim (pėr ty as pėr familjen tėnde), Ne tė furnizojmė ty (dhe ata), ardhmėria e mirė ėshtė e atij qė ruhet“. (Taha, 131-132)
Tė mos mashtrojė bredhja nėpėr qytete e atyre qė nuk besuan“. (Ali Imran, 196)
A mos mendojnė ata se me atė qė jemi duke u dhėnė atyre nga pasuria dhe fėmijėt, 56. Nxitojmė t'ua ofrojmė atyre tė mirat? Jo, kurrėsesi, por ata nuk janė kah e kuptojnė“. (el-Mu’minune, 55-56)
Tė mosmendojnė ata qė nuk besuan se afatin qė u dhamė Ne atyre tė jetojnė, ėshtė nė dobi tė tyre. Ne i lamė tė jetojnė vetėm qė shtojnė edhe mė shumė mėkate, se ata i pret dėnim nėnēmues“. (Ali Imran, 178)

Ai qė pos Allahut merr pėr zot dikė tjetėr, nė Ditėn e Kiametit do tė dėshpėrohet shumė kur shef se lidhjet ndėrpriten. Thotė Allahu:

S'ka dyshim se dita e kijametit ku kryhet gjykimi, ėshtė caktim i tė gjithė atyre. 41. Nė atė ditė nuk bėn dobi asgjė miku pėr mikun, e as nuk mund tė ndihmohen. 42. Pėrjashtim bėn ai qė e mėshiron All-llahu, se Ai ėshtė ngadhėnjyesi, i mėshirshmi“. (ed-Duhan, 40-42)
Eshtė dita kur askush, askujt nuk do tė mund t'i ndihmojė asgjė; atė ditė e tėrė ēėshtja i takon vetėm All-llahut!“. (el-Infitar, 19)
(Pėrkujto) Ditėn qė vjen kur secili njeri do tė pėrpiqet pėr vetveten dhe secilit njeri do t'i plotėsohet ajo qė e meriton, e nuk u bėhet padrejt“. (en-Nahl, 111)
Ditėn kur fytyrat e tyre do tė pėrmbysen nė zjarr e thonė: "Tė mjerėt ne, ta kishim adhuruar All-llahun e respektuar tė dėrguarin!" 67. Dhe thonė: "Zoti ynė, ne i dėgjuam udhėheqėsit tanė dhe tė parėt tanė, por ata na shmangėn nga rruga e drejtė". 68. Zoti ynė, jepu atyre dėnim tė dyfishtė dhe mallkoi ata si ėshtė mė sė keqi!“. (el-Ahzab, 66-68)
Kur punojnė ata (idhujtarėt) diēka tė shėmtuar, thonė: "Ne i gjetėm qė kėshtu prindėrit tanė, edhe All-llahu na urdhėroi kėtė (vizitėn reth Qabes lakuriq). Thuaju: "All-llahu nuk urdhėron tė shėmtuarėn, a thoni pėr All-llahun ēka nuk dini?" 29. Thuaj: "All-llahu ma urdhėroi mua drejtėsinė dhe nė tėrėsi kthejuni Atij nė ēdo namaz (lutje) dhe adhurojeni Atė duke qenė tė sinqertė nė lutje vetėm pėr tė. Ashtu sikur qė ju filloi (krijoi) sė pari, do tė ktheheni te Ai“. (el-A’rafe, 28-29)
Ata qė nuk besuan u thanė atyre qė besuan: "Ejani nė rrugėn (nė fenė) tonė, e ne po i bartim mėkatet tuaja (po qe se ėshtė mėkat rruga jonė). Po ata nuk do tė bartin asgjė nga mėkatet e tyre, nė tė vėrtetė ata janė gėnjeshtarė. 13. Ata patjetėr do tė bartin barrėn e vet, e me atė tė veten edhe barrė tė tjera, e nė ditėn e kijametit do tė merren nė pėrgjegjėsi pėr atė qė kanė trilluar“. (el-Ankebut, 12-13)
(E thonė atė shpifje) Sa pėr t'i bartur nė ditėn e gjykimit mėkatet e veta tė plota dhe njė pjesė tė mėkateve tė atyre qė, pa farė arsye i mashtruan dhe i humbėn. Sa e keqe ėshtė ajo me ēka ngarkohen“. (en-Nahl, 25)
Dhe asnjė mėkatar nuk do ta bartė mėkatin e tjetrit, po edhe nėse mėkatari thėrret ndonjė pėr t'ia bartur atė, ajo nuk do t'i bartet atij, edhe nėse (ai qė thėrret) ėshtė i afėrt i tij...“. (Fatir, 18)
Pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin ndėrsa lutja jonė e parė dhe e fundit ėshtė: Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve!