MORALI I MUSLIMANIT ME ALLAHUN,SUBHANEHU VE TEALA
Adhurimi i sinqerte per Te dhe mosadhurimi i te tjereve.Thote Allahu " وما أمروا إلا ليعبدوا الله مخلصين له الدين E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij,…".( Bejjine 5)
Largimi nga idhujtaria,shkaqet dhe cdo gje qe te afrohen tek ajo.
Miqesimi me te dashurit e Tij dhe armiqesia me armiqet e Tij
Te qenurit ne dijeni se Allahu n'a vezhgon ne cdo moment dhe se Ai perhere eshte me ne me diturine e Tij.Thote Allahu " وهو معكم أينما كنتم Ai është me ju kudo që të jeni…".(Hadid 4)
Largimi nga ndalesat e Tij sepse neperkembja e ndalesave te tij është shkak per hidherimin e Tij.
Perkujtimi i shpeshte i Tij.Thote Allahu " واذكر ربك كثيراًe ti përmende shumë Zotin tënd…".(Ali Imran 41) Pejgamberi Alejhi selam e perkujtonte Allahun,subhanehu ve teala, cdohere".( Muslimi)
Ngulitja dhe paluhatshemria ne fene e Tij dhe mos largimi prej fese se Tij sado qe te jene te medha dhe te shumta sprovat.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " فاستقم كما أمرت   Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar…".(Hud 112)
Mbeshtetja ne Allahun,subhanehu ve teala,.Thote Allahu " وعلى الله فتوكلوا إن كنتم مؤمنين Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë.".(Maide 23)
Durimi ne caktimet e Allahut,Subhanehu ve teala dhe moshidherimi.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " واصبر على ما أصابك përballo me durim çdo gjë që të godet,…".(Llukman 17)
Pendimi dhe kerkimi sistematik i faljes se mekateve.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " وتوبوا إلى الله جميعاً أيها المؤمنون لعلكم تفلحون Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.".(Nur 31)
Perkujdesja per obligimet e domosdoshme.Ne hadithin kudsijj qendron" وما تقرب عبدي بشيء أحب إلي مما افترضته عليه Robi Im nuk afrohet me dic me te dashur tek Une sesa atë qe ia kam obliguar".( Buhariu)
Nxitimi ne ibadete.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " وسارعوا إلى مغفرة من ربكم   Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj …".(Ali Imran 133)
Pendimi per shkak te ibadetit te pakte dhe renies ne mekate si dhe vendosmeria per te mos iu kthyer mekateve.
Dhenia perparesi fjales se Allahut,Subhanehu ve teala ndaj fjales se njerzve dhe mosmohimi i saj per shkak se kinse nuk po u pajtojka me mendjen ( e prishte te ndonje te humburi) apo me mendimin e tij.Thote Allahu " يا أيها الذين آمنوا لا تقدموا بين يدي الله ورسوله O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të dërguarit të Tij,…".(Huxhurat 1)
Pregaditja me vepra te mira per t'a takuar Allahun,subhanehu ve teala.Thote Allahu " واتقوا يوماً ترجعون فيه إلى الله Dhe ruajuni ditës kur do të ktheheni te All-llahu,…".(Bekare 281)
Mosleshimi pe në fe asgje per hire te (epsheve te ) njerzve
Pastrimi i zemres nga dashuria per dike tjeter perveq Tij,ose shenjterimi i dikujt tjeter perveq Tij.
Shenjterimi i librit te Tij dhe te punuarit sipas tij.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " ومن يعظم شعائر الله فإنها من تقوى القلوبE kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.".(Haxh 32)
Shenjterimi vendeve ,te cilat Allahu,subhanehu ve teala, i shenjteroi,si: Mekkeja,Medineja,xhamite.
Respektimi apo shenjterimi i njerzve,te cilet Allahu,subhanehu ve teala, i shenjteroi, si: Pejgamberet,dijetaret,prinderit.Ketu me shenjterim e kemi per qellim respektimin Brenda kornizave te asaj qe parashef sheriati islam dhe jo kalimi i kufijve,siç ben te krishteret duke i atribuar Allahut,Subhanehu ve teala femije.Qofte i paster Allahu,subhanehu ve teala, nga ajo qe ia pershkruajne pabesimtaret!
Braktisja e joseriozitetit ne mekatet e vogla,sepse mekatet e vogla jane si hyrje ne te medhate.Enesi,Allahu qofte ndare i knaqur prej tij,shoku i Pejgamberit,Alejhi selam, iu kishte thënë tabiineve,gjenerates se dyte pas sahabeve" إنكم لتعملون أعمالاً هي في أعينكم أدق من الشعر كنا نعدها على عهد الرسول صلى الله عليه وسلم من الموبقات Ju vertet poi  beni disa vepra(mekate) qe ne syte tuaj jane me te vogla sesa qimeja e flokut ndersa ne në kohen e Pejgamberit,Alejhi selam, i llogaritnim prej shkaterrueseve(mekateve te medha,qe te shpiejne ne zjarre) Nese keto fjale iu jane perkushtuar tabiineve te sinqerte,atehere cfare mendoni se do te thoshte Enesi pot e na shifte neve?
Urrjetja e risive dhe gjerave te shemtuara sepse Allahu,subhanehu ve teala, i urren ato.
Te mos menduarit ne qenien e Allahut,Subhanehu ve teala por te menduarit dhe studiuarit ne krijesat e Tij.Thote Pejgamberi Alejhi selam " تفكروا في خلق الله ولاتفكروا في الله Mendoni ne krijesat e Allahut,Subhanehu ve teala e mos mendoni ne Allahun,subhanehu ve teala,".( Sahihul Xhamii 2974)
Marre nga www.denana.com
Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami
20/2/2005,e diele,para namazit te drekes
Brunei Darussalam



 
MORAL