MORALI I MUSLIMANIT ME KUR'ANIN

Dashuria per te sepse ai eshte te folur te Allahut,Subhanehu ve teala.
Besimi ne vleren dhe poziten e larte te tij.
Besimi se eshte prej librave me te mira qiellore.
Punimi sipas tij,te edukuarit me mesimet e tij,largimi nga ndalesat e tij.Pejgamberi yne shquhej se خلقه القرآن Morali i tij ishte Kur'ani.
Leximi i tij cdohere.
Mosleximi i Kur'anit duke qene i papaster.
Kendimi i Kur'anit.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " ورتّل القرآن ترتيلاً dhe Kur'anin lexoje me vëmendje."(Muzzemmil 4) Zbukurimi i zerit gjate leximit ia rrite vleren Kur'anit.
Droja me rastin e degjimit te Kur'anit.Thote Allahu " ويخرّون للأذقان يبكون ويزيدهم خشوعاً   Dhe duke qarë hudhen me fytyra (kur dëgjojnë Kur'anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj All-llahut).".(Isra 109)
Frika nga kercenimi i tij dhe shpresa ne premtimin e tij.
Heshtja me rastin e degjimit te tij.Thote Allahu " وإذا قرئ القرآن فاستمعوا له وأنصتوا   Kur lexohet Kur'ani, ju dëgjoni atë (me vëmendje) dhe heshtni,…"(A'raf 204)
Dashuria per ata qe zbatojne Kur'anin.
Armiqesia ndaj atyre qe fyejne Kur'anin apo nuk i kushtojne rendesi.
Bindja se Kur'ani ehste te folurit me te sakte.Thote Allahu"ومن أصدق من الله قيلاً   E kush mund të jetë më saktë në fjalë se All-llahu?"(Nisa 122)
Te sheruarit me te dhe leximi i tij te semurit.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " قل هو للذين آمنوا هدى وشفاء  Thuaj: "Ai është për besimtarët udhëzues e shërues.…"( Fussilet 44).Prej tradites se Pejgamberit,Alejhi selam, ishte qe para se te flinte lexonte dy suret e fundit te Kur'anit dhe ne shume vende na udhezoi qe te sherohemi me Kur'an.
Leximi i tij cdo dite dhe mosbraktisja e tij.Po te shiqoje disa njerez,lexojne gazeta cdo dite.Nese i thua:Perse nuk lexon Kur'an? Te thote: Jam i zene.Jo por pasha Allahun ti je i penguar nga kjo e mire dhe veshtire se do t'a arrish.
Studimi i citateve te tij dhe persiatja per kuptimin e domethenieve te tij.Thote Allahu " أفلا يتدبرون القرآنA nuk e përfillin ata (me vëmndje) Kur'anin?…"(Nisa 82)
Bindja se Kur'ani është i ruajtur nga shtimi apo mangimi.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " إنا نحن نزلنا الذكر وإنا له لحافظون Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.…"(Hixhr 9)
Mosvenia e Kur'anit ne toke.Thote Allahu,subhanehu ve teala," مرفوعةٍ مُطهّرةMe vlerë të lartë e të ruajtur."(Abese 14)
Perdorimi i misvakut (lloj bime per pastrimin e dhembeve).Ka thënë Pejgamberi Alejhi selam" طيبوا أفواهكم بالسواك فإنها طرق القرآن Zbukuroni gojet tuaja me misvak sepse gojerat jane rruge te Kur'anit.( Sahihul xhamii 3939)
Kerkimi nga Allahu,subhanehu ve teala, mbrojtje prej djallit te mallkuar para leximit te tij.Thote Allahu,subhanehu ve teala," وإذا قرأت القرآن فاستعذ بالله من الشيطان الرجيم Kur të lexosh Kur'anin, kërko mbrojtjen e All-llahut prej djallit të mallkuar.."(Nahl 98)
Leximi ne librat e tefsirit (komentet e Kur'anit) qe t'i njohish per se afermi dometheniet e Kur'anit.
T'ua mesojme njerzve Kur'anin.Thote Pejgamberi" خيركم من تعلم القرآن وعلّمه Me i miri prej jush është ai qe e ka mesuar Kur'anin dhe ua meson tjereve".( Buhariu).


 
MORAL