MORALI I MUSLIMANIT ME PEJGAMBERIN,ALEJHI SELAM

Dhenia perparesi dashurise per të ndaj cdo gjeje.Kjo dashuri arrihet me zbatimin dhe respektimin e thenieve te tij.Thote Allahu "أطيعوا الله وأطيعوا الرسول   Binduni All-llahut dhe të dërguarit,…".(Ali Imran 32) Ne hadith qendron " لا يؤمن أحدكم حتى أكون أحب إليه من ولده ووالده والناس أجمعين Nuk ka besuar askush prej jush derisa te jem me i dashur tek ai sesa femiu i tij,prindi i tij dhe tere njerzit.( Buhariu)
Dergimi i shumte i salavateve ne cdo kohe,e ne vecanti Diten e Xhuma.
Duhet rënë salavat mbi të cdo here qe permendet emri i tij.Ne hadith qendron " البخيل من ذكرت عنده فلم يصل عليKoprrac është ai,ne prezencen e te cilit permendem dhe nuk bie salavat mbi mua".( Sahihul xhamii 8278)
Dhenia perparesi fjaleve dhe tradites se tij ndaj mendimit te cdo njeriu.
Te analizuarit vertetesine e thenieve,te cilat i adresohen Pejgamberit,Alejhi selam, sepse " من يقل علي مالم أقل فليتبؤ مقعده من النار Kush thote diç per mua qe nuk e kam thënë le t'a pregadisë ulësen e tij prej zjarrit (ose le t'a prêt ulësen e tij prej zjarri).( Buhariu 106)
Te vepruarit sipas sunnetit-tradites se tij aq sa ke mundesi.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " فاتقوا الله ما استطعتمAndaj, sa të keni mundësi ruanu prej dënimit të All-llahut, …".(Tegabun 12) Ndersa ne hadith qendron "ما نهيتكم عنه فاجتنبوه و ما أمرتكم به فأتوا منه ماستطعتم فإنما أهلك الذين من قبلكم كثرةُ مسائلهم و اختلافُهم على أنبيائهم Shmangiuni asaj që ua kam ndaluar dhe kryeni aq sa mundeni atë qe ua kam urdheruar dhe ( mos harroni) se popujt para jush jane shkaterruar per shkak te pyetjeve te shumta dhe kundershtimit te pejgamberve"( ).( Buhariu dhe Muslimi).Kjo realizohet duke pasuar dhe zbatuar theniet e tij ne cdo sfere,qofte atë te adhurimit,moralit,etj.
Perhapja e sunneteve te tij tek njerzit me metode te mire.Ne hadith qendron " بلغوا عني ولو آية Kumtoni nga une qofte edhe nje ajet".( Buhariu)
Mbrojtja e sunnetit te tij ne rast kercenimi ose fyerje nga ndonje i pandere. Eshte cudi se disa njerzve po t'iu fyhej fisi ose prejardhja e tyre shef se si hidherohen por kur dikush fyen Pejgamberin ose traditen e tij,e cila eshte frymezim nga Allahu ,shef se nuk reagon fare.Nuk ka dyshim se kjo eshte shenje e dashurise se pakte ndaj Pejgamberit.
Vertetimi i lajmeve me te cilat na njofton per gjera sekrete (gajbijjate).
Largimi nga cdo gje qe ndaloi apo urreu,sepse kjo është rrugë jona per ne Xhennet.Thote Pejgamberi Alejhi selam " كلكم يدخل الجنة إلامن أبى ، قالوا : ومن يأبى يارسول الله ، قال : من أطاعني دخل الجنة ، ومن عصاني فقد أبى Te gjithe ju do te hyni ne Xhennet perveq atij qe refuzon.Thane: Po kush refuzon o i derguari i Allahut? Tha: Ai qe me respekton mua hyn ne Xhennet ndersa ai qe nuk me respekton ai veq ka refuzuar (hyrjen  ne Xhennet).( Buhariu)
Ndalimi i teprimit ne lavdimin e tij apo atribuimi i disa cilesive hyjnore,qofte ne dua,betim apo gjera tjera qe kane te bejne me adhurim e te cilat nuk i takojne askujt perveq Allahut.Thote Allahu,subhanehu ve teala, duke sqaruar njerzishmerine e Pejgamberit" قل إنما أنا بشر مثلكمThuaj: "Unë jam vetëm njeri, sikurse ju,…".( Kehf 110)
Marrja si reference apo burim sunnetin e tij ne rast polemike.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " فإن تنازعتم في شيء فردوه إلى الله والرسول Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtojuni All-llahut dhe të dërguarit…"(Nisa 59),dtth Kur'anit dhe sunnetit. Fatkeqesisht shef njerez se kete burim e krahasojne me tradita e zakone,te tjeret e polemizojne këtë burim bazor te Islamit me epshet e tyre,apo me fjale a mendime te njerzve,ndersa obligim eshte kthyerja tek Kur'ani dhe sunneti ne cdo gje.
Dorezimi i plote urdheresave dhe ndalesave te tij dhe mos luhatshmeria ne këtë.Thote Allahu,subhanehu ve teala," يا أيها الذين آمنوا استجيبوا لله وللرسول إذا دعاكم لما يحييكم O ju që besuat, përgjigjuni All-llahut dhe të dërguarit kur ju ftojnë për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë), …"(Enfal 24) Po t'a analizoje nenshtrimin e sahabeve do te gjeje realitetin e besimit dhe sinqeritetin e dashurise ndaj Pejgamberit,Alejhi selam,.
Te besuarit se ai eshte krijesa me e mire e Allahut,Subhanehu ve teala.
Studimi i jetes se tij dhe marrja mesime,keshilla e urtesi nga jetepershkrimi i tij.
Mos ngritja e zerit kur t'a degjosh fjalen e tij.Thote Allahu " لا ترفعوا أصواتكم فوق صوت النبي mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit …".(Huxhurat)
Mos marrja rruge per t'a vizituar (vetem) varrin e tij sepse kjo gje eshte e ndaluar.
Dashuria per shoket e tij dhe miqesia me ta.
Pastrimi i sunnetit te tij nga theniet e kota,te cilat i jane pervjedhur librave te hadithit gjate shekujve apo jane shpifur nga armiqte e Islamit.
Dashuria per ata qe mbahen per sunnetit te tij.
Urrejtja e shpikesve dhe risimtareve si dhe urrejtja e kundershtareve te hadithit te Pejgamberit,Alejhi selam,.
Cdo thenia apo mendim qe ne start bie ndesh me hadithet e Pejgamberit duhet te gjykohet si i deshtuar.
Mos ngritja e zerit tek varri i tij.
Besimi se Pejgamberi nuk ka vdekur vetem se pasi qe e ka permbushur apo kumtuar misionin e tij.Thote Allahu " اليوم أكملتُ لكم دينكم Sot përsosa për ju fenë tuaj,…".(Maide)
Dashuria per familjen e tij por pa teprim.




 
MORAL