MORALI I MUSLIMANIT ME NJEREZ

Perhapja e selamit tek ata qe i njef dhe qe nuk i njef.
Buzeqeshja e sinqerte.Thote Pejgamberi Alejhi selam " وتبسمك في وجه أخيك صدقة Buzeqeshja ne fytyren e vellaut tend është sadaka".( Hadith i vertete)
Te folur te mire.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " وقولوا للناس حُسناً dhe njerëzve u thuani fjalë të mira;…".(Bekare 83)
Modestia ne raport me ta.Thote Pejgamberi Alejhi selam " من تواضع لله رفعه Kush behet modest per Allahun,Allahu do t'a ngrise atë". (Hadith sahih)
Thirrja me emrat me te dashur tek ta sepse keshtu vepronte Pejgamberi Alejhi selam .
Butesia me ta ne cdo aspekt.Thote Pejgamberi Alejhi selam " إن الله يعطي على الرفق ما لا يعطي على العنف Allahu shperblen per butesine atë qe nuk shperblen-jep per vrazhdesine".
Ftesa per t'iu permbajtur fese.Kjo ftese duhet bere me urtesi dhe fjale te buta.Thote Allahu,subhanehu ve teala," ادعُ إلي سبيل ربك بالحكمة والموعظة الحسنة Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë…".(Nahl 125)
Ndihma aq sa ke mundesi.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " وتعاونوا على البرّ والتقوى Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara,…".(Maide 2)
Mendimi i mire per ta.Thote Allahu " يأيها الذين آمنوا اجتنبوا كثيرا من الظن O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, …".(Huxhurat 12)
Perballimi i gabimeve te tyre.
Kerkimi falje atyre qe i ke shqetesuar apo iu ke bere keq.Omeri kishte thene" التمس لأخيك سبعين عذراًKerko falje nga vellau yt 70 here".
Shakaja me ta por jo shaka e tepert dhe e pakontrolle.Pejgamberi bente shaka por nuk e thoshte perveqse te verteten.
T'ua mesojme vepra e mira dhe fene,aq sa n'a toleron kalibri i tyre mendor.
Sinqeriteti ne te folur me ta.Thote Allahu " اتقوا الله وكونوا مع الصادقين O ju që besuat! Ta keni në kujdes All-llahun dhe të jeni me ata të drejtit".(Tewbe 119)
Permbushja e premtimeve.
Pergjigja fteses se tyre perveq nese ke arsye ose ne ftese ka gjera qe bien ndesh me parimet islame.
Keshilimi i atyre qe bejne mekate me metodat me te mira.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " ادعُ إلى سبيل ربك بالحكمة والموعظة الحسنة Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë …".(Nahl 125)
Mosperbuzja e njeriut te dobet.Thote Allahu,subhanehu ve teala," إن أكرمكم عند الله أتقاكم e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat)…".(Huxhurat 13)
Biseda me ta sipas gradave dhe pregaditjeve te tyre shkencore.Thote Pejgamberi Alejhi selam" أنزلوا الناس منازلهم Respektoni njerzit sipas pozitave te tyre".
Permiresimi i sjelljeve ne menyre qe te jesh shembelltyre per ta ne te mire.Thote Allahu duke i drejtuar Pejgamberit" إنك لعلى خلق عظيم Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!".(Kalem 4)
Thote Pejgamberi Alejhi selam" تهادوا تحابّواShkembeni dhurata qe te duheni".
Vizita e tyre vetem per hire te Allahut,Subhanehu ve teala e jo per dic tjeter.Thote Pejgamberi Alejhi selam " إنما الأعمال بالنيات Vertet veprat shperblehen sipas qellimeve".
T'ua duash te miren ashtu sic ia don vetes.
Behu shembull ne te miren qe të të pasojne.
Gjate bisedes dhe polemikave,paisu me edukaten perkatese per secilen prej tyre.
Bashkoji zemrat per ne fe dhe ne hajr-gjera te mira.
Nderoi te gjithe njerzit sepse njerzit e duan ate qe i respekton.
Nese je duke ngahur veturen mos ua ngushto rrugen por mundohu qe rruga e gjere t'iu takoje atyre.
Nese te arrin prej ndokujt ndonje lajm,mos u ngut te gjykosh por verteto rastin pastaj gjyko.
Mos shpeshto shume ndejen me njerez qe te te prishet zemra jote dhe as mos u ndaje prej tyre por merr nje mestare.
Vishu mire dhe vë erëra te mira sepse " إن الله جميل يحب الجمال Allahu është i mire dhe e don te miren" dhe se njerzit e urrejne eren e keqe.
Vë parfum qe te jete era jote e mire-kendshme sepse Pejgamberi Alejhi selam kur prezentonte njihej nga larg me eren e mire qe kishte.
Shmangiu armiqesive dhe ngritjes se zerit gjate te folurit.
Beju mire me pasurine tende,kohen,autoritetin tend,qe te jete kjo bemiresi per hire te Allahut,Subhanehu ve teala e jo per te te falenderuar e lavduar.



 
MORAL