MORALI I MUSLIMANIT ME VETEN APO SHPIRTIN E TIJ

Kureshtja per pastrimin e fese sate prej idhujtarise,risive dhe mekateve.
Pastrimi i zemres prej semundjeve,si: zilia dhe urrejtja.
Largimi nga vendet e sprovave ne menyre qe te shpetosh prej tyre.
Llogaritja e vetes sate cdo dite qe t'i zbulosh te metata tua.
Perpjekja per pune te mira.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " والذين جاهدوا فينا لنهدينهم سبلنا وإن الله لمع المحسنين E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e besimtarëve.".(Ankebut 69)
Durimi per adhurime-ibadete. Thote Allahu " والله يحب الصابرين  All-llahu i do durimtarët.".(Ali Imran 146)
Durimi per t'iu shmangur mekateve,me dijen se per nje gje te tille te prêt shperblim i madh tek Allahu,subhanehu ve teala,.
Leximi i jetepershkrimeve te Pejgambereve dhe njerzve te mire,qe t'i pasosh ata.
Leximi sistematik i Kur'anit.Thote Pejgamberi " اقرأوا القرآن فإنه يأتي يوم القيامة شفيعاً لأصحابه Lexojeni Kur'anin sepse ne Diten e Gjykimit ai do te jete ndermjetesues per lexuesit e tij".( Muslimi).
Duaja qe te te permiresoje Allahu,subhanehu ve teala,.Thote Allahu,subhanehu ve teala" ادعوني استجب لكم  Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem,…".(Gafir 60)
Zgjedhja e shokut,i cili ia ka friken Allahut,Subhanehu ve teala sepse والمرء على دين خليله Njeriu është ne fene e shokut te tij ( njeriu vleresohet sipas moralit te shokut te tij).
Qortimi i vetvtes me rastin e berjes se mekateve.
Mosmahnitja me veprat tua te mira,sepse tere e mira i takon Allahut,Subhanehu ve teala .Thote Allahu,subhanehu ve teala," ولولا فضل الله عليكم ورحمته لاتبعتم الشيطان إلا قليلا Por sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, u, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit.".(Nisa 83)
Ndjenjat e perhershme se ibadeti yt eshte i pakte dhe duhet t'a shtosh sa me shume.
Perkujtimi i vdekjes dhe vizita e varrezave qe te marresh keshilla dhe mesime.
Largimi nga vesveset dhe mendimet e keqia.
Bindja se permiresimi eshte me bekimin e Allahut.
Bindja se nefsi (shpirti) ka sherre-gjera te liga.Ne hadith te vertete qendron" ونعوذ بك من شرور أنفسنا Dhe kerkojme mbrojtje nga te keqiat e shpirterave tane",andaj largohu nga te ligat e nefsit -shpirtit tend.
Mos u be pesimist nga permiresimi i vetes sate dhe udhezimi ne rruge te vertete.
Shpirti nuk permiresohet perveqse me adhurim per Zotin e tij dhe respekt per Të.
Shpirti ka nevoje per ushqim,i cili shprehet ne Kur'an dhe besim.
Shpirti ndien dhimbje nga mekatet dhe gabimet.
Shpirti ndien knaqesi kur t'a adhuroje Allahun.
Shpirti ka derte dhe brenga ,te cilat nuk eliminohen perveqse me renien ne sexhde per Allahun,subhanehu ve teala.
Shpiri ndodhe te kete shqetesime,te cilat nuk largohen perveqse me lutje Krijuesin famelarte.
Shpirti ka nevoje per Allahun ne cdo moment.Thote Allahu, subhanehu ve teala," أنتم الفقراء إلى الله  ju keni nevojë për All-llahun…".(Fatir 15)
Permiresimi i shpirtit ka nevoje per kohe te madhe.Thote Pejgamberi Alejhi selam " ومن يتصبر يصبره اللهE kush mundohet te beje saber-durim,Allahu,subhanehu ve teala, do t'i jap saber ". (Buhariu)
Dituria fetare t'a meson menyren e sherimit te shpirtit andaj mbahu per te!
Perkujto cdohere perkohshmerine e dunjase dhe kalimin e saj.
Perkujto cdohere Ahiretin-boten tjeter dhe perhershmerine e tij.
Shpirti ka nevoje per defrime te lejuara,qe te mos ndieje monotoni prej ibadeteve,apo thënë me mire qe te freskohet per ibadete.
Ibadetet e llojllojshme permiresojne zemren.
Molisja dhe plogeshtia eshte cilesi e cdo shpirti, por ke kujdes qe te mos jete ne rrjedhshmeri te perhershme.
Sheroje shpirtin tend me dhikr-perkujtimin e Allahut,dua dhe llogaritje te vetes sate.
Nese ke bere mekat,shpejto me kerkim falje dhe pendim.
Shoqeroji ata qe jane me te mire se ti ne fe,qe te te shtohet aktiviteti yt.
Nese ke bere mekat atehere ndihu keq dhe behu pishman shume.Thote Pejgamberi" الندم توبة Pishmanlleku eshte pendim".( Sahihul xhamii 6806)



 
MORAL