MORALI I MUSLIMANIT ME XHAMINE

Dashuria per xhamite sepse ato jane vendet me te dashura te Allahut,Subhanehu ve teala.
Dashuria e atyre qe shkojne ne xhami per hire te Allahut, Subhanehu ve teala.
Falja e dy rekateve (Tehijetul Mesxhid) para se te ulemi.
Mosbisedimi per ceshtje te dunjase derisa ti je ne xhami.
Mospeshtyerja ne xhami ose hedhja e leckave te ndyta.
Shkuarja heret ne xhami.
Kureshtja gjate hyrjes per duane si dhe hyrja me kembe te djathte.Duaja është sic vijon" بسم الله والصلاة والسلام على رسول الله اللهم افتح لي أبواب رحمتك Me emrin e Allahut dhe duke i derguar Pejgamberit pershendetje.O Allahu im! M'i hap dyert e meshires sate!
Moszbukurimi i tepert i xhamijave sepse kjo eshte veper e jehudeve dhe te krishtereve,madje është prej shenjave te Kijametit.
Kureshtja per duane e daljes si dhe dalja me kembe te majte.Duaja është sic vijon" بسم الله والصلاة والسلام على رسول الله اللهم إني أسألك من فضلك Me emrin e Allahut dhe pershendetjet mbi te derguarin tone.O Allahu im! Une te lus per begatine Tende!
Ndertimi i xhamive apo solidarizimi ne ndertimin e tyre.
Mbajtja e ligjeratave dhe mesimeve fetare ne xhamia.Kjo njeherit llogaritet si hapi i pare ne Islam.
Qendrimi ne xhami( i'tikafi) gjate muajit Ramazan apo edhe jashte tij duke i perfillur rregullat perkatese per te.
Nuk ka dert nese njeriu flen ne xhami,nese nuk ka ku te flej.
Nuk prish pune nese han ne xhami por patjeter duhet pastruar vendi pas ngrenies ushqim.
Pastrimi i xhamise nga varja e disa emrave ose ajeteve,ne menyre qe te mos e mashtrojne gjate namazit falesin.
Nuk merret udhetimi perveqse ne tri xhami: Mekke,Medine dhe Aksa.
Mosngritja e zerit ne xhami.
Nese prezentojne grate ne xhami atehere nuk iu lejohet te parfumosen.
Mosmarrja ne xhami femijet e vegjel,te cilet i pengojne falesit me lojerat,zerin apo te qarit e tyre.
Sa te qendrosh ne xhami lexo Kur'an,kerko falje(istigfar) dhe bë dhikr ( perkujtoje Allahun)
Zbukurimi me rastin e shkuarjes ne xhami,duke veshur rrobat me te mira dhe duke vene parfum.Thote Allahu,subhanehu ve teala," يابني آدم خذوا زينتكم عند كل مسجد O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje),…"(A'raf 31)
Para shkuarjes ne xhami urrehet ngrenia e hudhrave ose qepëve ose cdo gjeje tjeter qe ka ere te keqe,ne menyre qe te mos i pengosh falesit dhe melaiket.Nese kjo eshte keshtu atehere lenia e duhanit eshte edhe me prioritare.
Fikja e telefonave celular.
Parfumosja e xhamive.
Mosngritja e zerit duke lexuar Kur'an ne menyre,qe te mos i pengosh te tjeret.
Mosnxitimi gjate shkuarjes ne xhami por shkurja me qetesi.
Bashkepunimi me xhematlinjte per pune te mira.
Perkujtimi,malli dhe merzitja per ndonje xhematli nese mungon per shkaqe te caktuara nje kohe te gjate.
Varja e fetvave apo ceshtjeve me rendesi ne dyert e xhamise.


 
MORAL