NDËRTUESIT E XHAMIVE
Falënderimi
i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët
dhe mbarë pasuesit e tij gjer në amshim!
Ndërtimi
i xhamisë ka kuptim te ndërtimit konkret dhe abstrakt. Kjo përfshin ndërtimin
dhe themelimin e tyre, shërbimin ne to, pastrimin e tyre, faljen ne to,
caktimin e imamëve, muezzinëve, mbajtjen e ligjëratave, mësimin e Kur'anit,
fik'hut, tefsirit, hadithit, pagimin e punëtorëve ne to, shtruarja e tyre me
qilima apo tepihë, lenia vakf ne o gjera te dobishme, ndriçimi me llamba
elektrike, etj. Imam Kurtubiu ne koment te ajetit:
"öÅäøóãóÇ íóÚúãõÑõ ãóÓóÇÌöÏó Çááøóåö ãóäú Âãóäó
ÈöÇááøóåö æóÇáúíóæúãö ÇáúÂÎöÑö
18. E
drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka
besuar All-llahut dhe ditës së mbramë" (Tewbe, 18),
…ka
thënë: "Allahu e ka përshkruar me besim atë qe ndërton xhaminë
(kuptimisht) me namaz, (konkretisht) pastrim dhe rregullim te gjerave te
dobishme (ujë, rryme, etj), si dhe krahas këtyre beson ne Allahun…".
Allahu
ka caktuar shpërblim te madh për atë qe ndërton xhaminë, me te gjitha kuptimet,
apo merr pjese ne ndërtimin e saj. Thotë Allahu:
" ÅöäøóãóÇ íóÚúãõÑõ ãóÓóÇÌöÏó
Çááøåö ãóäú Âãóäó ÈöÇááøåö æóÇáúíóæúãö ÇáÂÎöÑö æóÃóÞóÇãó ÇáÕøóáÇóÉó æóÂÊóì
ÇáÒøóßóÇÉó æóáóãú íóÎúÔó ÅöáÇøó Çááøåó ÝóÚóÓóì ÃõæúáóÆößó Ãóä íóßõæäõæÇú ãöäó
ÇáúãõåúÊóÏöíäó
18. E
drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka
besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i
frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën
e drejtë)". (Tewbe,
18)
Nga
ky ajet kur'anor kuptojmë se ndërtimi bën fjale për te dy kuptimet, atë abstrakt
dhe konkret, ngase njeriu qe ndërton xhaminë e ndërton për tu afruar tek Allahu,
si adhurim për Të. Ai pra ndërton xhaminë si respekt ndaj Allahut, gjë qe
kuptohet edhe nga ajeti:
"æóãóäú ÃóÙúáóãõ ãöãøóä ãøóäóÚó ãóÓóÇÌöÏó Çááøåö
Ãóä íõÐúßóÑó ÝöíåóÇ ÇÓúãõåõ æóÓóÚóì Ýöí ÎóÑóÇÈöåóÇ ÃõæúáóÆößó ãóÇ ßóÇäó áóåõãú
Ãóä íóÏúÎõáõæåóÇ ÅöáÇøó ÎóÂÆöÝöíäó áåõãú Ýöí ÇáÏøõäúíóÇ ÎöÒúíñ æóáóåõãú Ýöí
ÇáÂÎöÑóÉö ÚóÐóÇÈñ ÚóÙöíãñ
114. E
kush mund të jetë më mizor se ai që në xhamitë e All-llahut pengon të përmendet
emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre. Atyre
ndryshe nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm duke qenë respektues (të tyre e
jo rrënues). Ata në këtë jetë kanë nënçmim e në botën tjetër dënim të madh". (Bekare, 114)
Nga
domethënia e kundërt e këtij ajeti kuptojmë se ai qe ndërton xhaminë dhe
insiston ne rregullimin e saj, ai ka shpërblim tek Allahu dhe se vepra e tij është
vepër e mire, qe meriton lëvdate ne dynja dhe ahiret.
Argumentet nga Kur'ani për ligjësimin e ndërtimin e xhamive
Argumentet
fetare për ndërtimin e xhamive kane ardhur ne kuptime te përgjithshme, ne kuadër
te dhënies për hire te Allahut, dhe te veçanta, me tekste specifike qe trajtojnë
ndërtimin e xhamive.
Tekstet e përgjithshme:
1.
Thotë Allahu:
"áä ÊóäóÇáõæÇú ÇáúÈöÑøó ÍóÊøóì ÊõäÝöÞõæÇú ãöãøóÇ
ÊõÍöÈøõæäó æóãóÇ ÊõäÝöÞõæÇú ãöä ÔóíúÁò ÝóÅöäøó Çááøåó Èöåö Úóáöíãñ
92. Kurrë
nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në
xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë
suaj. Çkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e
di". (Ali Imran, 92)
Ky
ajet nxit dhe stimulon për dhënie ne nisma te mbara për hire te Allahut. Ai
ngrit vullnetin e njeriut për te dhënë edhe me te shtrenjtën për Allahun, siç bëri
Ebu Talhaja, Allahu qofte i kënaqur me te, i cili kur dëgjoi këtë ajet, dha për
hire te Allahut pasurinë me te shtrenjte qe kishte, kopshtin Bejreha.
2.
Thotë Allahu:
" æóãóÇ íóÝúÚóáõæÇú ãöäú ÎóíúÑò
Ýóáóä íõßúÝóÑõæúåõ æóÇááøåõ Úóáöíãñ ÈöÇáúãõÊøóÞöíäó
115. E
çfarëdo të mire që bëjnë, ajo nuk u mohohet. All-llahu i di shumë mirë të
devotshmit". (Ali
Imran, 115)
Tekstet të drejtpërdrejta për ndërtimin e xhamive
1.
Thotë Allahu:
" Ýöí ÈõíõæÊò ÃóÐöäó Çááøóåõ Ãóä
ÊõÑúÝóÚó æóíõÐúßóÑó ÝöíåóÇ ÇÓúãõå
36. (ajo
dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në
to të përmendet emri i Tij". (Nur, 36)
Qëllimi
me shtëpi këtu janë xhamitë. Kurtubiu përcjell se Muxhahidi dhe Ikrimeja ne
koment te : " Ãóä ÊõÑúÝóÚó æóíõÐúßóÑó ÝöíåóÇ ÇÓúãõå
All-llahu lejoi të
ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij", kane thënë: Te ngrihen -ndërtohen- dhe lartësohen.
Ndërsa
Ibni Sa'di ka thënë: "Këtu hyjnë disa norma dhe rregulla për xhaminë si: ndërtimi,
pastrimi nga papastërtitë dhe gjerat neveritëse, ruajtja nga te çmendurit dhe fëmijët,
qe nuk kane kujdes nga papastërtitë, nga pabesimtarët, nga fjalët e kota, nga
ngritja e zërit pa përmendur Allahun ngase Allahu ka urdhëruar dhe porositur për
ndërtimin e xhamive, mbikëqyrjen dhe ruajtjen e tyre".
2.
Ndërtimi i xhamive ishte pune pejgamberësh. Thotë Allahu:
" æóÅöÐú íóÑúÝóÚõ ÅöÈúÑóÇåöíãõ
ÇáúÞóæóÇÚöÏó ãöäó ÇáúÈóíúÊö æóÅöÓúãóÇÚöíáõ ÑóÈøóäóÇ ÊóÞóÈøóáú ãöäøóÇ Åöäøóßó
ÃóäÊó ÇáÓøóãöíÚõ ÇáúÚóáöíãõ
127. Edhe
kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes -
luteshin): "Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon
dhe di". (Bekare,
127)
Ky
ajet përveç qe tregon se Qabeja është ndërtuar nga Ibrahimi dhe Ismaili,
alejhima's selam, tregon po ashtu se ndërtimi i xhamive është prej veprave bamirëse,
për te cilat njeriu shpërblehet. Kjo vërehet qarte ne fund te ajetit ku
Ibrahimi dhe Ismaili, alejhima's selam luten tek Allahu për ta pranuar veprën (ndërtimin)
e tyre.
3.
Thotë Allahu:
" ÅöäøóãóÇ íóÚúãõÑõ ãóÓóÇÌöÏó
Çááøåö ãóäú Âãóäó ÈöÇááøåö æóÇáúíóæúãö ÇáÂÎöÑö æóÃóÞóÇãó ÇáÕøóáÇóÉó æóÂÊóì
ÇáÒøóßóÇÉó æóáóãú íóÎúÔó ÅöáÇøó Çááøåó ÝóÚóÓóì ÃõæúáóÆößó Ãóä íóßõæäõæÇú ãöäó
ÇáúãõåúÊóÏöíäó
18. E
drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka
besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i
frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën
e drejtë)". (Tewbe,
18)
Ky ajet
kur'anor është një dëshmi për ndërtuesit e xhamive ngase ndërtimi i xhamive është
pune e besimtareve, te cilët kane me se shumti te drejte ne ndërtimin e xhamisë,
qofte me kuptim abstrakt –ibadet apo edhe konkret.
Argumente
nga sunneti
Janë
transmetuar hadithe te shumta përkitazi me ndërtimin e xhamive dhe faljen në
to:
1.
Transmeton Uthmani, r.a., se e ka degjuar Pejgamberin, alejhi's salatu ve's
selam duke thënë:
" ãóäú Èóäóì ãóÓúÌöÏðÇ, íóÈúÊóÛöí
Èöåö æóÌúåó Çááøóåö Èóäóì Çááøóåõ áóåõ ãöËúáóåõ Ýöí ÇáúÌóäøóÉö
Kush ndërton një xhami, duke e kërkuar kënaqësinë e Allahut, Allahu ia
ndërton atij një te ngjashme ne Xhennet". (Buhariu dhe Muslimi)
2.
Umeri, r.a., transmeton se e ka dëgjuar Muhammedin, alejhi's salatu ve's selam
duke thënë:
" ãóäú Èóäóì ãóÓúÌöÏðÇ íõÐúßóÑõ
Ýöíåö ÇÓúãõ Çááøóåö Èóäóì Çááøóåõ áóåõ ÈóíúÊðÇ Ýöí ÇáúÌóäøóÉö
Kush ndërton një xhami, ne te cilën përmendet emri i Allahut, Allahu ia
ndërton atij një shtëpi ne Xhennet". ([1])
3.
Xhabir b. Abdil-lahu transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" ãóäú Èóäóì ãóÓúÌöÏðÇ áöáøóåö
ßóãóÝúÍóÕö ÞóØóÇÉò Ãóæú ÃóÕúÛóÑó Èóäóì Çááøóåõ áóåõ ÈóíúÊðÇ Ýöí ÇáúÌóäøóÉö
Kush ndërton për Allahn një xhami, qofte sa strehimorja e thëllëzës apo
edhe me e vogël, Allahu do t'ia ndërtoj atij një shtëpi ne Xhennet". (Sahihul xhamii, 6129)
4.
Ebu Hurejre rrëfen se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
"Åöäøó ãöãøóÇ íóáúÍóÞõ ÇáúãõÄúãöäó ãöäú Úóãóáöåö
æóÍóÓóäóÇÊöåö ÈóÚúÏó ãóæúÊöåö ÚöáúãðÇ Úóáøóãóåõ æóäóÔóÑóåõ æóæóáóÏðÇ ÕóÇáöÍðÇ
ÊóÑóßóåõ æóãõÕúÍóÝðÇ æóÑøóËóåõ Ãóæú ãóÓúÌöÏðÇ ÈóäóÇåõ Ãóæú ÈóíúÊðÇ áöÇÈúäö
ÇáÓøóÈöíáö ÈóäóÇåõ Ãóæú äóåúÑðÇ ÃóÌúÑóÇåõ Ãóæú ÕóÏóÞóÉð ÃóÎúÑóÌóåóÇ ãöäú
ãóÇáöåö Ýöí ÕöÍøóÊöåö æóÍóíóÇÊöåö íóáúÍóÞõåõ ãöäú ÈóÚúÏö ãóæúÊöåö
Veprat dhe te mirat, qe i rrjedhin besimtarit edhe pas vdekjes se tij janë:
dituria, te cilën e ka mësuar dhe shpërndarë, evlatin e mire qe e ka lënë pas,
mus'hafi, qe e ka lënë si trashëgimi, xhaminë, qe e ka ndërtuar, shtëpinë për udhëtarë,
kanal uji qe ka lënë, apo sadakanë, qe e ka dhënë prej pasurisë kur ka qene i shëndoshë
dhe gjalle. Te gjitha këto i bëjnë dobi njeriut edhe pas vdekjes se tij". (Sahihut tergib vet terhib, 77)
5.
Buhariu dhe te tjerët transmetojnë nga Enesi, r.a., se kur erdhi Muhammedi,
alejhi's salatu ve's selam ne Medine urdhëroi për ndërtimin e xhamisë dhe tha:
" íóÇ Èóäöí ÇáäøóÌøóÇÑö
ËóÇãöäõæäöí ÈöÍóÇÆöØößõãú åóÐóÇ ÞóÇáõæÇ: áóÇ æóÇááøóåö áóÇ äóØúáõÈõ Ëóãóäóåõ
ÅöáøóÇ Åöáóì Çááøóåö
O bijtë e Nexh-xharit! Ma shitni këtë toke! Thane: Jo pasha Allahun!
Çmimin e saj e kërkojmë prej Allahut!".
Pejgamberi,
alejhi's salatu ve's selam ishte një model i sinqerte për sahabet kështu qe kur
ai filloi te ndërtonte xhaminë, ata nuk iu ndanë por kontribuuan shume. Thëniet
e Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam për ndërtimin e xhamive kishin një
vend shume me rëndësi ne jetën e tyre dhe si rezultat, ata ndërtuan xhami te
shumta kudo qe shkuan. Ne këtu do te veçonim kontributin e disa sahabeve dhe
tabiinëve:
Ebu
Bekri para se ta bënte hixhretin kishte ndërtuar një xhami ne oborr te shtëpisë
se tij, dhe kështu llogaritet i pari qe ndërtoi xhami ne Islam. Aisheja, vajza
e tij dhe gruaja e Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam, transmeton se:
"... Ëõãøó
ÈóÏóÇ áöÃóÈöí ÈóßúÑò ÝóÇÈúÊóäóì ãóÓúÌöÏðÇ ÈöÝöäóÇÁö ÏóÇÑöåö, ÝóßóÇäó íõÕóáøöí
Ýöíåö æóíóÞúÑóÃõ ÇáúÞõÑúÂäó ÝóíóÞöÝõ Úóáóíúåö äöÓóÇÁõ ÇáúãõÔúÑößöíäó
æóÃóÈúäóÇÄõåõãú íóÚúÌóÈõæäó ãöäúåõ æóíóäúÙõÑõæäó Åöáóíúåö, æóßóÇäó ÃóÈõæ ÈóßúÑò
ÑóÌõáðÇ ÈóßøóÇÁð áóÇ íóãúáößõ Úóíúäóíúåö ÅöÐóÇ ÞóÑóÃó ÇáúÞõÑúÂäó, ÝóÃóÝúÒóÚó
Ðóáößó ÃóÔúÑóÇÝó ÞõÑóíúÔò ãöäú ÇáúãõÔúÑößöíäó
...babait tim, Ebu Bekrit, i erdhi ndërmend ta ndërtonte një Xhami ne oborr
te shtëpisë, ku falej dhe këndonte kur[an. Bijtë dhe gratë e pabesimtarëve
ndaleshin dhe dëfreheshin me dëgjimin e këndimit dhe shikimit ne të. Ebu Bekri
ishte njeri, qe qante shume, kështu qe kur këndonte kur'an nuk mund ta
përmbante veten dot. Kjo frikësoi parinë pabesimtare të kurejshitëve...". (Buhariu)
Ammar
b. Jasiri kishte ndërtuar një xhami ne te cilën falej. Ai ishte i pari qe ndërtoi
xhami ne Medine. Bazuar ne disa transmetime, Ammari është muslimani i pare qe
ne shtëpi ka bere një xhami, ne te cilën falej.
Pjesëmarrja
e sahabeve ne ndërtimin e xhamisë se Kuba-se, xhami, e cila është themeluar e dertuar
ne baza devotshmërie, siç thotë Allahu:
" áøóãóÓúÌöÏñ ÃõÓøöÓó Úóáóì
ÇáÊøóÞúæóì ãöäú Ãóæøóáö íóæúãò ÃóÍóÞøõ Ãóä ÊóÞõæãó Ýöíåö Ýöíåö ÑöÌóÇáñ
íõÍöÈøõæäó Ãóä íóÊóØóåøóÑõæÇú æóÇááøåõ íõÍöÈøõ ÇáúãõØøóåøöÑöíäó
108. Ti
mos u fal aty kurrë! Një xhami e cila që prej ditës së parë është themeluar në
respekt ndaj All-llahut (pa hile), është më e drejtë të falesh në të, aty ka
burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastrit". (Tewbe, 108)
Kjo
xhami është ndërtuar po atë dite, qe Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam mbërriti
ne Medine dhe është ndërtuar para xhamisë se Pejgamberit, alejhi's salatu ve's
selam.
Pjesmarrja
ne ndërtimin e xhamisë se Pejgamberit,alejhi's salatu ve's selam. Enes b.
Maliku rrëfen se kur Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam erdhi ne Medine qëndroi
dy jave ne një lagje, qe njihej lagjja e Benu Amr b. Avf-ve. Pastaj dërgoi disa
njerëz te fisi benu Nexh-xhar, te cilët erdhën me shpata te lidhura. Sikur po e
shoh tash te dërguarin e Allahut hipur mbi kafshe, Ebu Bekrin pas tij ndërsa bijtë
e fisit benu Nexh-xhar rreth tij…Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam falej
kudo qe e zinte koha e namazit. O beni Nexh-xhar! Ma shitni token tuaj (për
ndërtimin e xhamisë)! Jo pasha Allahun, ne çmimin e saj e kërkojmë prej Allahut
– iu përgjigjen ata. Aty kishte palma hurmeje, varreza te disa pabesimtareve
dhe disa gërmadha. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam urdhëroi qe palmat te
priten, varrezat te nxirren prej aty dhe gërmadhat te rrafshohen. Ata recitonin
e edhe Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam bashke me ta. Ata thoshin:
" Çááøóåõãøó Åöäøóåõ áóÇ ÎóíúÑó
ÅöáøóÇ ÎóíúÑõ ÇáÂÎÑÉ... ÝóÇäúÕõÑú ÇáúÃóäúÕóÇÑó æóÇáúãõåóÇÌöÑóÉú
O Zoti jone! Nuk ka te mirë përveç te mirës se Ahiretit andaj ndihmoji
ensarët dhe muhaxhirët".
(Buhariu dhe Muslimi)
Omeri
nuk mjaftoi me ndërtimin e xhamive por krahas kësaj urdhëroi qe pranë çdo kishe
te ndërtohet një xhami.
Kjo
vlere e ndërtimit te xhamive nuk është për tjetër vetëm se ato kane rëndësi te
madhe ne jetën e muslimanëve. Te paret -selefi- kur çlironin ndonjë vend ndërtonin
xhamia shume dhe ua linin disa imamë, si mësues te tyre.
Ndërtimin
e xhamive nuk ben ta kryeje askush përveç muslimaneve sikur qe plani i ndërtimit
duhet te jete prej muslimaneve. Thotë Allahu:
"ãóÇ ßóÇäó áöáúãõÔúÑößöíäó Ãóä íóÚúãõÑõæÇú
ãóÓóÇÌöÏó Çááå ÔóÇåöÏöíäó Úóáóì ÃóäÝõÓöåöãú ÈöÇáúßõÝúÑö ÃõæúáóÆößó ÍóÈöØóÊú ÃóÚúãóÇáõåõãú
æóÝöí ÇáäøóÇÑö åõãú ÎóÇáöÏõæäó* ÅöäøóãóÇ íóÚúãõÑõ ãóÓóÇÌöÏó Çááøåö ãóäú Âãóäó
ÈöÇááøåö æóÇáúíóæúãö ÇáÂÎöÑö æóÃóÞóÇãó ÇáÕøóáÇóÉó æóÂÊóì ÇáÒøóßóÇÉó æóáóãú
íóÎúÔó ÅöáÇøó Çááøåó ÝóÚóÓóì ÃõæúáóÆößó Ãóä íóßõæäõæÇú ãöäó ÇáúãõåúÊóÏöíäó
17. Nuk
është e drejtë e idhujtarëve të kujdesen për xhamitë e All-llahut, duke qenë se
vetë dëshmojnë për veten e tyre se janë mohues. Të tillëve u shkuan kot veprat
e tyre dhe ata janë përgjithmonë në zjarr.
18. E
drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka
besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i
frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën
e drejtë)". (Tewbe,
17-18)
Allahu
ne ajetin e pare mohoi qe pabesimtarët te ndërtojnë xhami. Ata, ne periudhën
paraislame, mendonin se shërbimet rreth Qabesë dhe haxhilereve janë vepër shume
e mire e tyre ndërsa Allahu ua ktheu:
"ÃóÌóÚóáúÊõãú ÓöÞóÇíóÉó ÇáúÍóÇÌøö æóÚöãóÇÑóÉó
ÇáúãóÓúÌöÏö ÇáúÍóÑóÇãö ßóãóäú Âãóäó ÈöÇááøåö æóÇáúíóæúãö ÇáÂÎöÑö æóÌóÇåóÏó Ýöí
ÓóÈöíáö Çááøåö áÇó íóÓúÊóæõæäó ÚöäÏó Çááøåö æóÇááøåõ áÇó íóåúÏöí ÇáúÞóæúãó
ÇáÙøóÇáöãöíäó
19. A mos
e konsideruat dhënien e ujit haxhinjve dhe kujdestarinë ndaj xhamisë së
shenjtë, si besimin e atij që i besoi All-llahut dhe ditës së fundit dhe që
luftoi në rrugën e All-llahut? Jo, ato nuk janë të barabarta te All-llahu.
Popullin mizor All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë". (Tewbe, 19)
Me
konkretisht, ata mendonin se kjo vepër e tyre është me e mire se sa besimi i
muslimaneve, te cilët ndërtojnë xhami dhe e adhurojnë ne to vetëm Allahun. Si
mund ta besojnë këtë kur ata për veten e tyre dëshmojnë me pabesim. Këto vepra,
qe i imagjinuan si te vërteta, nuk janë te tilla, ngase për te qene vepra e
pranuar tek Allahu patjetër duhet te jete vetëm për Te, e jo te jete e përzier
me pabesim, siç ishin veprat e tyre.
Xhamitë
e Allahut i ndërtojnë ata, qe kane përmbushur pese cilësi, te përmendura ne
ajetin e dyte, dhe te cilat janë: besimi ne Allahun sinqerisht dhe pa asnjë
njolle politeizmi, besimi ne ditën e fundit dhe gjerat, qe kane te bëjnë me te,
si: llogaria, shpërblimi, ndëshkimi, falja e namazit, qe është shtylle e fesë
dhe adhurim kryesor ne Islam, dhënia e zekatit, dhe përveç Allahut, askujt nuk
ia ka friken.
Edhe
pse frika është prej gjurmëve dhe rezultateve te besimit, megjithatë është përmendur
si e pavarur për ta zhveshur zemrën e njeriut nga çdo lloj Madhërimi për dikë tjetër
përveç Allahut. Kjo për arsye se shkaku kryesor qe i ka shtyre pabesimaret te anojnë
ne polioteizem është frika jo prej Allahut por prej te tjerëve. Ata te mjere
menduan se putat dhe idhujt mund te bëjnë dem kështu qe ua kishin friken atyre.
Besimtaret,
me cilësitë e përmendura me larte, janë ata, qe Allahu ia ka bekuar për udhëzim
ne rrugën e drejte, e cila shpie ne kënaqësinë dhe Xhennetet e Allahut te Madhëruar.
Nisur nga këtu, ndërtimi i xhamive ne Islam nuk përkufizohet vetëm ne ndërtimin
konkret, jo, ai tejkalon këtë suaze te ngushte dhe përfshin edhe ndërtimin abstrakt,
e qe është adhurimi, falje, lutja dhe përulja ne to. Xhamitë janë shtëpi
adhurimi dhe faljeje për musliamnët, kështu qe ata janë kureshtar për te shkuar
atje dhe për t'i falur namazet ne to. Ndoshta nxitës dhe stimulues për këtë është
edhe një premise profetike se:
" ãóäú ÛóÏóÇ Åöáóì ÇáúãóÓúÌöÏö
Ãóæú ÑóÇÍó ÃóÚóÏøó Çááøóåõ áóåõ Ýöí ÇáúÌóäøóÉö äõÒõáðÇ ßõáøóãóÇ ÛóÏóÇ Ãóæú
ÑóÇÍó
Kush shkon ne Xhami, Allahu ia përgatit një konak (ashtu siç i behet
mysafirit) ne Xhennet sa here qe te shkoje". (Muslimi)
" ãóäú ÊóØóåøóÑó Ýöí ÈóíúÊöåö
Ëõãøó ãóÔóì Åöáóì ÈóíúÊò ãöäú ÈõíõæÊö Çááøóåö áöíóÞúÖöíó ÝóÑöíÖóÉð ãöäú
ÝóÑóÇÆöÖö Çááøóåö ßóÇäóÊú ÎóØúæóÊóÇåõ ÅöÍúÏóÇåõãóÇ ÊóÍõØøõ ÎóØöíÆóÉð
æóÇáúÃõÎúÑóì ÊóÑúÝóÚõ ÏóÑóÌóÉð
Kush pastrohet ne shtëpi pastaj shkon ne ndonjë xhami për ta falur ndonjë
farz prej farzeve te Allahut, hapat e këmbëve te tij do te jene njeri shlyerës
i mëkatit e tjetri rritje e gradës ne Xhennet". (Muslimi)
Kush
vazhdon te falet rregullisht ne to, ai është prej atyre shtate vetave, te cilëve
Allahu do t'iu beje hije me hijen e Vet ne Ditën e Kiametit, kur nuk do te ketë
hije tjetër përveç hijes se Tij.
E
lusim Allahun, qe me begatinë dhe fisnikërinë e Tij te na beje prej tyre ngase
Ai është me bujari.
Përshëndetjet
qofshin mbi Muhammedin, alejhi's salatu ve's selam, familjen, shokët dhe mbarë
pasuesit e tij gjer ne amshim. Lutja jone e fundit është: Falënderimi i takon
Allahut, Zotit të botëve!
Burimi:
www.alimam.ws
Përshtati
ne shqip: Sedat Gani Islami
26-2-2007,
e hënë
Vushtrri,
Kosove
[1] Ibni Maxheh ndërsa Shejh Albani ne Sahihu ve daifu
suneni'bni Maxheh, 735, e ka cilësuar si autentik