PREDIKUESI NE MISION
Thirrja nė fenė e Allahut mbase ėshtė edhe art. Tė thėrrasėsh nė fenė e Allahut, pėrveē qė ėshtė pėrgjegjėsi, si urdhėr hyjnor, po kėshtu, edhe pėrgatitja profesionale dhe adekuate pėr tė mbetet pėrgjegjėsi, ndryshe, dėmi do tė ishte mė i madh se sa dobia. Ajo, qė neve do ta trajtojmė kėtu, nė fakt, ėshtė njė trendėsh parimor i pėrfituar nga njė ajet kuranor, e qė padyshim, ėshtė shumė racional dhe efektiv, sidomos nėse kihet parasysh thanėsi i tij, i cili ishte vetėm njė misionar (besimtar) nga koha e Musait, alejhis selam. Fjala ėshtė pėr ajetin qė Allahu na e solli nėpėrmjet gjuhės sė kėtij besimtari: Juve do t'ju bie ndėr mend ēka po ju them, e ēėshtjen time ia besoj All-llahut; vėrtet, All-llahu mbikėqyr robėrit!. ([1])
Ajo qė, nė shikim tė parė dhe sipėrfaqėsor, pėrfitojmė nga ky ajet, ėshtė njė metodologji mahnitėse dhe shumė efikase nė fushėn e predikimit islam. Allahu i Madhėruar pėrshkroi rrugėn e misionarit drejt kumtimit me sukses tė detyrės sė tij. Ai, gjithnjė sipas ajetit, duhet:
- Te kėshilloj, sė pari,
- Tua bėj me dije se unė vetėm kaq jam i obliguar, dhe
- Takimi im me ju, besuat a mohuat, ėshtė tek Allahu. Ai pėrcjell veprat tuaja. Pra, prape tė kėshilloj.
Ibni Kethiri, nė koment tė ajetit nė fjalė, ka thėnė: Juve do tiu bie ndėrmend vėrtetėsia e urdhėresave dhe ndalesave qė ua kumtova, do tiu kujtohen kėshillat dh sqarimet, do ti kujtoni e do tė ndieni keqardhje por kjo aspak nuk do tiu ndihmojė. Unė mbėshtetem nė Allahun, kėrkoj mbrojtje tek Ai dhe iki-largohem prej jush ndėrsa Ai iu shikon ju, e udhėzon atė qė do dhe e humb atė qė e meriton humbjen
([2]).
Cka nėnkuptojmė me fjalėn misionar?
Fjala Hoxhė nė popull pėrdoret pėr njė mėsues fetar, puna e tė cilit, pėrgjatė kohės mė tė madhe tė historisė, ka qenė e reduktuar vetėm nė objekte fetare, gjė qė nuk do tė duhej tė ishte ashtu. Hoxha, qė si term ėshtė huazuar nga turqishtja([3]), nė sferėn e predikimit islam, pėrfshin njė rreth mė tė gjerė. Puna e tij nuk ėshtė e pėrkufizuar vetėm brenda mureve tė xhamisė apo ndonjė objekti fetar, jo, ai duhet tė jete nė shėrbim tė ithtarėve tė fesė sė tij kudo qė ata tė jenė. Nisur nga kėtu, me ēallmė apo pa tė,: Misionari nuk ėshtė vetėm hatib([4]). Misionari ėshtė njeri, i cili beson nė njė parim a ide dhe nė tė cilėn fton me shkrim, ligjėrim, biseda tė zakonta, punė tė palodhur nė pėrditshmėrinė e tij, qoftė private a publike, dhe atė, me tė gjitha mjetet e mundshme tė predikimit([5]). Me njė fjalė, ai qė nė orar e pas orari tė punės, nė vikende e ditė pune, ditėn e natėn, fton dhe thėrret nė fenė e Allahut.
1. Kėshilla
Kėshilla ėshtė fjale me tė cilėn shprehet dėshira pėr ndonjė tė mirė pėr atė qė e kėshillon([6]). Kėshilla, nė rrafshin praktik, do tė thotė: Korrigjim i gabimtarėve, mėshirė ndaj tyre dhe pėrmbushje (plotėsim) tė kėrkesave (nevojave) tė tyre([7]).
Se ajo ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė, tregojnė citate tė ndryshme kuranore dhe profetike, ku Allahu urdhėron Muhammedin, alejhis selam tė kėshilloje njerėzimin. Ka thėnė Allahu: "Ti (Muhammed) thirr pėr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi e kėshillė tė mirė dhe polemizo me ata (kundėrshtarėt) me atė mėnyrė qė ėshtė mė e mira". ([8]), "Vazhdo me kėshillė, sepse kėshilla besimtarėve u bėn dobi". ([9])
Nga ajetet e sipėrshėnuara, pėrveē urdhrit pėr kėshillė e qortim, ne po kėshtu, vėrejmė edhe ndikimin e saj: Ajo iu bėn dobi njerėzimit, ēfarėdo shtrese qofshin, e nė veēanti besimtarėve. Njė rast shumė interesant tė ndikimit tė kėshillės e pėrshkruan edhe hadithi nė vijim. Muhammedi, alejhis selam ia arriti qė nėpėrmjet kėshillės ta zbus zemrėn e njė beduini tė paarsimuar. Imam Muslimi transmeton ne Sahihun e tij nga Enes b. Maliku se: "Derisa ishim duke ndejtur nė xhami, erdhi njė malėsor dhe urinoi nė xhami. Ndal! Ndal!- thanė shokėt e tė dėrguarit te Allahut por i dėrguari i Allahu tha: Mos e pengoni por lėreni (ta kryej atė), kėshtu qė ata nuk e penguan. Pastaj e thirri atė Pejgamberi, alejhi's selam dhe i tha: Kėto xhami nuk janė pėr urinė dhe hedhurina (ndyrėsi tjera), por janė pėr pėrkujtimin e Allahut, namazin, leximin e Kur'anit. Ose (dyshon nė rrėfimin tekstual transmetuesi) siē ka thėnė Pejgamberi, alejhi's selam. Pastaj urdhėroi njė njeri qė tė sillte njė kove ujė, qė e derdhi mbi vendin e urinuar".([10])
Se sa rėndėsi ka kėshilla tregon edhe fakti se kur muslimanėt ia jepnin besėn Muhammedit, alejhis selam pėr Islam, pjesė pėrbėrėse e besės ishte edhe kėshilla. Xhabiri transmeton: Ia dhashė besėn Muhammedit, alejhis selam pėr faljen e namazit, dhėnien e zekatit dhe kėshillėn pėr ēdo musliman. ([11])
Madje, e vėrteta ėshtė se, feja jone e tėra ėshtė kėshillė. Muhammedi, alejhis selam ka thėnė: Feja ėshtė sinqeriteti. Thamė: Ndaj kujt? Tha: Ndaj All-llahut, Librit tė Tij, Pejgamberit tė Tij, udhėheqėsve tė muslimanėve dhe njerėzve tjerė prej tyre. ([12])
Si jepet kėshilla?
Pėr ta kryer rolin e saj ashtu siē duhet, kėshilla duhet tė jepet nė pėrputhshmėri me disa parime edukative, ndryshe, ajo dėshton. Ajo, qė ėshtė paraparė si masė parapėrgatitėse pėr kėshillėn, zakonisht pėrmblidhet nė kėto qė do ti shėnojmė mė poshtė:
a) Tė mos nxitojė njeriu nė vėrtetimin e asaj qė i thuhet pėr ndonjė tė afėrm, shok, a fqinj, para se ta vėrtetojė atė. Allahu i Madhėruar dhe Muhammedi, alejhis selam ngutin dhe paragjykimin i kanė cilėsuar si gabime. Allahu i Madhėruar ka thėnė: Ata nuk dinė asgjė pėr atė (emėrtim), ata nuk ndjekin tjetėr vetėm paragjykime, e paragjykimi nuk ėshtė asgjė ndaj sė vėrtetės. ([13])
Kėtė parim e ka vėrtetuar nė teori e praktikė edhe vet Muhammedi, alejhis selam, i cili ka thėnė: Keni kujdes nga supozimet ngase ato janė thėnia mė e rrejshme ([14]).
Kėtu hyn edhe rasti nėse fjala qė i transmetohet pėrmban dy kuptime, me ērast besimtari i sinqertė, do ti jepte kahje pozitive. Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė ka thėnė: Fjalėn qė ka dalė prej vėllait tėnd musliman mos e mendo ndryshe vetėm se si tė mirė derisa asaj mund tia japėsh njė domethėnie tė tillė ([15]).
Vajza e Abdullah b. el-Mutiut i kishte thėnė burrit tė saj, Talha b. Abdurrahman b. Aufit, i cili ishte mė bujari i kohės sė tij: Nuk kam parė njerėz mė mosmirėnjohės se shokėt tu. E pėrse? e pyeti. Kur kishe para vinin ndėrsa tani kur ke mbetur pa para tė kanė harruar. Pėr Zotin, kjo ėshtė mirėsi e tyre ndaj nesh- u pėrgjigj njeriu. Ata vinin tek ne kur kishim me ēka ti nderonim ndėrsa tani kur kemi mbetur pa pasuri, ata nuk vine tė na ngushtojnė fare ngase nuk kemi me ēka ti presim- sqaroi Talha([16]).
b) Ta ketė tė freskėt pėrherė nė kujtesė se njerėzit nuk janė tė pamėkate. Ata gabojnė nė gėzime e hidhėrime ngase nė asnjėrin rast nuk mund ta pėrmbajnė veten.
c) Ēėshtjen duhet ta shikosh nga kėndvėshtrimi yt por edhe nga kėndvėshtrimi i tjetrit. Ndodhe qė, nė baze tė pėrpjekjeve, ta besoj ndonjė teori a mendim tjetėr, andaj nuk duhet nxituar qė tia mohosh apo cilėsosh si mendim tė gabuar pėrderisa ajo ēėshtje mund ta pėrmbajė edhe atė kuptim qė ofron tjetri([17]).
d) Kėshilla nuk duhet tė sjellė dėm mė tė madh se sa heshtja. Ndodhė qė njeriu nė ndonjė rast sheh ndonjė gjė tė keqe dhe dėshiron ta mohojė, largoj e zhdukė atė por nga ambienti dhe atmosfera ku gjendet, ėshtė i bllokuar. Nė kėtė rast, mė mirė ėshtė tė heshtet se sa tė kėshillohet. E kėsaj natyre ėshtė edhe kėshilla dhėnė njeriut nė publik, qė dijetarėt e kanė quajtur: Poshtėrim dhe nėnēmim([18]). Imam Shafiu ka thėnė: Ai qė e kėshillon vėllain e vet nė heshtje, ai e ka kėshilluar dhe ruajtur, ndėrsa ai qė e kėshillon nė publik, ai e ka zbuluar dhe nėnēmuar([19]).
e) Qė kėshilla tė jetė kohe pas kohe e jo tė kalojė nė monotoni. Ibni Mes'udi transmeton: "Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam na vinte kohė pas kohe pėr kėshilla nga droja qė tė mos krijohej monotoni"([20]).
f) Qė kėshillėn ta jap vetėm pėr hirė tė Allahut, ngase e kundėrta do tė shkaktojė urrejtje dhe dėnim nga Allahu i Madhėruar.
g) Qė vet tė jetė shembull, ndryshe, i verbėri nuk mund tė dhurojė sy.
h) Qė tia shfaq dashurinė dhe dėshirėn qė ka pėr mirėqenien dhe udhėzimin e tij([21]).
Kujdes!
Kėshilla ndonjėherė del jashtė pozitivitetit dhe nxit pėr tė kėqija([22]). Allahu i Madhėruar nė Kuranin Famėlartė na ka sjellur shembuj tė kėshillės sė keqe dhe mashtruese. P.sh.: pėrkitazi me vėllezėrit e Jusufit, alejhis selam, Allahu rrėfen nėpėrmjet gjuhės sė tyre e thotė: Ata thanė: "O babai ynė, ē'ke qė nuk na beson pėr Jusufin, e ne ia duam tė mirėn atij?. ([23])
Ata, nė tė vėrtetė, e morėn qė ta mbysin e jo ta kėshillojnė e ruajnė. Prapėseprapė, kėshilla mashtruese dhe tradhtare mė e madhe mbetet ajo e Iblisit tė mallkuar, i cili mashtroi Ademin dhe Havvanė duke i kėshilluar rrejshėm:
Dhe ju bėri be atyre (duke u thėnė) se: Unė jam kėshillues pėr ju. 22. Atėherė me mashtrim i zbriti (nė nivel tė palakmueshėm). E kur e shijuan pemėn u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan ta mbulojnė atė (duke vėnė gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemėve tė) xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thėnė): "A nuk ua ndalova ju dyve atė pemė dhe a nuk ju thashė ju dyve se shejtani ėshtė armik i hapėt pėr ju?!. ([24])
2. Shfajėsimi i vetvetes
Shfajėsimi i vetvetes ėshtė, nė njė mėnyrė, pėrkthimi i pikės sė dytė tė temės sonė, tė pėrmendur mė lartė. Ajo qė neve synojmė me kėtė pikė kėtu ėshtė deklarimi i misionarit se detyra ime ka njė kufi; unė thėrras, sqaroj, lehtėsoj, shpjegoj por udhėzimi vjen prej Allahut. Nėse njė zemėr pranon ta largojė pluhurin e injorancės dhe mėkateve, udhėzimi i Allahut depėrton nė tė, ndryshe, vrazhdėsia e saj vetėm sa shtohet. Misionari musliman duhet tė jetė ai qė pėrgėzon me Xhennet ata qė veprojnė mirė dhe kėrcėnon me Xhehennem ata qė veprojnė keq. As ai dhe askush tjetėr nuk mund ta dijė fundin e askujt por feja kėshtu na mėson: Shpresojmė pėr tė mirin Xhennetin ndėrsa pėr shkelėsin e rregullave kemi frikė Xhehennemin. Nisur nga kėtu, nėse njeriu sheh ndonjė tė afėrm apo familjar tė misionarit qė nuk zbaton rregullat fetare, ai nuk guxon assesi qė ta akuzojė predikuesin se nuk ėshtė i sinqertė. Ėshtė shumė e qartė se ai duhet tė fillojė nga shtėpia e tij por nėse ata nuk i pėrgjigjen kėtu nuk ka vend pėr asnjė akuzė, ndryshe, Ademin pėr djalė, Nuhun pėr djalė dhe grua, Ibrahimin pėr baba, Lutin pėr grua, dhe Muhammedin, alejhimus selam, pėr axhallarė, tė tillėt do ti akuzonin mė parė ngase ata ishin pejgamber dhe megjithatė nuk ia dolėn tė udhėzonin tė permendurit.
Kjo nuk qėndron. Allahu ka sqaruar se udhėzimi i tyre ėshtė vetėm nė duart e Tij. Kėtė, parimisht dhe shumė qartė, e gjejmė nė Kuran dhe nė hadithe. Udhėzimi i njerėzve nė Kuran kur i ėshtė atribuuar Muhammedit, alejhis selam, ka qene me kuptim tė vetėm predikimit dhe mėsimit e assesi tė udhėzimit. Ja argumentet qė dėshmojnė se udhėzimi vjen vetėm prej Allahut. Duke filluar nga kaptina e parė e Kuranit, el Fatiha-ja, Allahu na pėrkujton kėtė parim e thotė: Udhėzona (pėrforcona) nė rrugėn e drejtė!. ([25]), ...All-llahu e vė nė rrugė tė drejtė atė qė dėshiron. ([26])
Ndėrsa ajetet tjera ku ky rol i ėshtė pėrmendur Muhammedit, alejhis selam dhe pejgamberėve tjerė, alejhimus selam, apo edhe Kuranit Fisnik([27]), zakonisht kanė domethėnien e kumtimit, qortimit, pėrgėzimit, dhe assesi jo se ata udhėzojnė dikė([28]). Pėrkitazi me pejgamberėt tjerė, Allahu ka thėnė: Tė dėrguar qė ishin lajmgėzues e kėrcėnues, ashtu qė pas dėrgimit tė dėrguarve njerėzit tė mos kenė fakt (arsyetim) para All-llahut. All-llahu ėshtė i pavarur nė sundimin e vet dhe di si tė veprojė. ([29])
Ndėrsa pėrkitazi me Muhammedin, alejhis selam, Allahu, edhe pse ia ka pėrshkruar udhėzimin nė disa ajete, nė ajetet tjera e ka sqaruar se ai ėshtė vetėm kumtim. Thotė Allahu: ...Nė tė vėrtetė, edhe ti udhėzon pėr nė rrugėn e drejtė. ([30])
Nė ajetet tjera sqarohet domethėnia dhe esenca e kėsaj ēėshtjeje: Ngrihu dhe tėrhiqu vėrejtjen (duke i thirrur). ([31]), "E ti pra kėshillo, se je vetėm pėrkujtues. Ti ndaj tyre nuk je mbizotėrues!". ([32]), Ėshtė e vėrtetė se ti nuk mund ta udhėzosh atė qė do ti, por All-llahu udhėzon kė tė dojė dhe Ai ėshtė qė di mė sė miri pėr tė udhėzuarit. ([33])
Nė koment tė kėtij ajeti, Ibni Kethiri, ka thėnė: Allahu i Madhėruar i drejtohet tė dėrguarit tė Vet, paqja dhe mėshira qofshin mbi tė: Ti nuk e ke obligim udhėzimin e tyre, ti vetėm kumtoje fjalėn Time. Allahu udhėzon kė tė do([34])
siē ka thėnė:Nuk ėshtė obligim yti (Muhammed) udhėzimi i tyre (nė rrugė tė drejtė), All-llahu e shpie nė rrugė tė drejtė atė qė do.... ([35])
Buhariu dhe Muslimi kanė transmetuar se ajeti nė fjalė ka zbritur pėrkitazi me xhaxhain e Muhammedit, alejhis selam, Ebu Talibin, i cili e mbronte dhe e ndihmonte. Kur i erdhi vdekja, Muhammedi, alejhis selam dėshironte qė edhe nga frymėmarrjet e fundit tė tij tė nxirrte tė paktėn shqiptimin e shehadetit por nuk ia doli mbanė. Pejgamberi, alejhis selam i tha: O xhaxhai im, thuaje shehadetin qė tė dėshmoj me tė tek Allahu pėr ty!
Ai deshi ta thoshte por insistimi i Ebu Xhehlit dhe pabesimtarėve tjerė, sipas njė versioni tė Muslimit, apo burrėria idhujtare e kurejshėve, qė tė mos tregohej i dobėt nė prag tė vdekjes, sipas versionit tė Muslimit dhe Tirmidhiut([36]), kėshtu qė, pėrfundimisht, vdiq si pabesimtar. Allahu i shpalli Muhammedit, alejhis selam:Ėshtė e vėrtetė se ti nuk mund ta udhėzosh atė qė do ti, por All-llahu udhėzon kė tė dojė dhe Ai ėshtė qė di mė sė miri pėr tė udhėzuarit. ([37])
Obligimi i misionarit
Misionari musliman, nė pozitė tė trashėgimtarit tė Muhammedit, alejhis selam, ka detyrat e kumtimit dhe transmetimit tė mėsimeve tė kėsaj feje. Allahu i Madhėruar nė Kuranin Famėlartė, nė disa vende, ka potencuar nevojėn e ekzistimit tė njė grupi qė thėrret nė kėtė fe([38]) duke sqaruar se kjo, pėrveē tjerash, ėshtė edhe detyrė e pėrbashkėt e vėllazėrisė([39]). Detyrat e njė misionari musliman fokusohen nė kėto pika, si mė tė rėndėsishmet:
1) Kumtimi i fesė, gjė e cila konsiderohet si besė e marrur prej nesh. Allahu kėtė e ka pėrmendur nė Kuran: Ne ua ofruam amanetin (obligimet) qiejve, tokės dhe maleve, e ato nuk deshėn ta marrin pėrsipėr atė dhe u frikėsuan prej tij, ndėrsa njeriu atė e mori mbi vete; dhe ai i bėri padrejt vetes, dhe ishte i padijshėm. ([40])
Muhammedi, alejhis selam ka pėrmendur njė dėnim tė rėndė pėr atė qė e di tė vėrtetėn e nuk e kumton atė. Tirmidhiu transmeton nga Ebu Hurejre se Muhammedi, alejhis selam ka thėnė: Kush pyetet pėr ndonjė dituri qė e di dhe e fsheh, ai, nė Ditėn e Kijametit, do tė lidhet me njė fre tė zjarrte (nė gojė). ([41])
Nisur nga kėtu, misionari musliman, kumton fenė e Allahut pa marrė parasysh se ajo bie apo jo ndesh me doket, zakonet dhe traditat e njerėzve. Misionari ėshtė i obliguar ta thotė tė vėrtetėn dhe tė mos ēajė kokėn pėr tjetėr gjė. Kėshtu na ka mėsuar Allahu: Dhe kurrsesi ata tė mos shmangin ty nga ajetet e All-llahut meqė ato t'u kanė shpallur ty, dhe ti thirr te Zoti yt e kurrsesi mos u bėn pasues i dėshirave tė idhujtarėve. ([42])
Misionari duhet tiu thotė njerėzve se: Kjo ėshtė e lejuar e kjo ėshtė e ndaluar, ne nuk jemi ata qė lejojmė apo ndalojmė, ne ua mėsojmė fenė, dhe aspak nuk duhet tė bezdiset nėse ndonjėrit prej masės (audiencės, spektatorėve, xhematit) nuk i pėlqen kjo. Aliu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kishte kundėrshtuar Uthmanin nė njė ēėshtje rreth haxhit me arsyetimin se fjalėn e Muhammedit, alejhis selam nuk e braktise pėr asnjė ēmim([43]). Ngjashėm me Aliun vepruan Ibni Omeri(([44]) dhe Ibni Abbasi([45]).
Megjithatė, kjo nuk do tė thotė qė tė vėrtetėn ta prezantoj pa ndonjė stil a metodė tė bukur prezantimi. Njė model ia ka sjellur Allahu nė Kuran. Ai, i Madhėruar qoftė, ka thėnė: " Ti (Muhammed) thirr pėr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi e kėshillė tė mirė dhe polemizo me ata (kundėrshtarėt) me atė mėnyrė qė ėshtė mė e mira". ([46])
Pra, metodologjia e misionarit musliman fokusohet nė tri elemente themelore:
· Urtėsinė,
· Kėshillėn e mirė, dhe
· Dialogu i ndėrsjellė dhe qėllimmirė.
Se kjo gjė vėrtetė ėshtė e nevojshme rrėfen edhe fakti nė vijim se, kur Allahu urdhėroi Musain dhe Harunin, alejhimas selam, tė shkojnė tek Faraoni pėr ta thirrur nė besim, i mėsoi qė tė sillen butė.
"Shko me argumentet e Mia, ti dhe vėllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit tė pėrmendurit ndaj Meje. 43. Shkoni qė tė dy te faraoni, se ai vėrtet e ka tepruar. 44. Atij i thuani fjalė tė buta, ndoshta ai mendohet a frikėsohet". ([47])
2) Mėsimi i gjėrave fetare dhe gjėrave tė kėsaj bote. Misionari musliman e ka obligim qė njerėzve tua mėsoj gjėrat pėrkitazi me fe, duke filluar nga pika mė e rėndėsishme besimi, e pastaj edhe tek gjėrat tjera, si: hallalli, harami, edukata, etj.
3) Nxitja e njerėzve pėr vepra tė mira. Allahu kėtė e ka pėrmendur nė Kuran: O ju qė besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetėm Zotin tuaj adhurojeni. Bėni punė tė mira (tė dobishme), se do tė gjeni shpėtim. ([48])
4) Mbjellja e ndjenjės nė shpirt pėr tė qenė krenar me kėtė fe. Misionari musliman pas vete nuk duhet tė rreshtojė shifra, ai duhet tė nxisė njerėzit qė, krahas zbatimit e pėrfilljes sė detyrave fetare, ata duhet tė mburren dhe tė jenė krenar me kėtė fe([49]).
3. Prapė kėshillė
Misionari musliman kėshillėn nuk duhet ta lėrė anash asnjėherė. Ai, edhe pasi tė ketė dhėnė kėshillė, ta ketė shfajėsuar veten se pėrveē kumtimit diē tjetėr nuk ka mbi supe, ai prapė duhet tė kėshilloj njerėzit. Por, kėsaj radhe kėshilla ėshtė pakėz mė ndryshe. Ajo, nė njė forme ėshtė sikur njė kėrcenim. Nėse ju nuk i pėrfillni urdhrat e Allahut, Allahu e di se ēka bėni dhe do tiu dėnoj ėshtė njė lloj qortimi-kėrcėnimi. Ndoshta kėtu qėndron edhe sekreti i ardhjes nė fund tė kėsaj forme tė kėshillės. Ajetet dhe hadithet e kėsaj natyre janė tė shumta. Allahu ka thėnė: Ti tėrhiqju atyre vėrejtjen pėr ditėn e kijametit, kur zemrat, tė mllefosura arrijnė nė fyt. Pėr zullumqarėt nuk ka as mik e as ndėrmjetėsues qė i shkon fjala. 19. Ai di pėr shikimin me cep tė syve, e edhe pėr atė qė e fshehin nė zemra. ([50])
Enes b. Maliku transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė: " Nė Ditėn e Kiametit, nga Xhehennemi thirret njeriu qė ishte dėfryer mė sė shumti nė dynja dhe zhytet njė herė nė zjarre e i thuhet: O njeri! A ke parė ndonjė tė mirė ndonjėherė? A ke kaluar pranė ndonjė tė mire ndonjėherė? Thotė: Jo, pasha Allahun, o Zot, (nuk kam parė tė mirė nė dynja). Pastaj sillet njeriu prej banorėve tė Xhennetit, qė kishte vuajtur mė sė shumti nė dynja dhe zhytet njėherė nė Xhennet e pastaj i thuhet: O njeri! A ke parė ndonjė tė ligė ndonjėherė? A tė ka goditur ndonjė vėshtirėsi ndonjėherė? Thotė: Jo, pasha Allahu, o Zot, kurrė nuk mė ka goditur fatkeqėsi dhe as nuk kam parė tė ligė (keqe) kurrė". ([51])
Pėrfundim
Misioni i predikuesit musliman nuk kufizohet vetėm nė kėto alternativa e mundėsi qė ofruam, edhe pse kėto janė bosht i punės sė tij. Ajo qė neve synuam kėtu nuk ėshtė hiq mė shumė se njė mund modest pėr njė kėshillė tė sinqertė. Kjo pėr faktin se mundi i derdhur vend e pa vend, nevojė e pa nevojė, rrallė herė jep fryte tė dėshiruara, pėr tė mos thėnė se dėshton gjithmonė. Misionari musliman, duke u nisur nga koha qė jeton, duhet ta di se dita e tij duhet tė jetė mė e gjatė se 24 orė, jave me mė shumė se shtatė ditė, muaji me mė shume se 31 ditė dhe viti me mė shumė se 12 muaj. Ai, duhet tė punoj ēdoherė, gjithkund dhe me ēdokėnd, andaj njė njeri me njė mision kaq tė madh e kaq gjithėpėrfshirės, patjetėr se duhet ta ketė njė plan tė punės sė tij. Dhashtė Zoti e kjo temė deri diku i ofron njė opsione pėr njė plan tė suksesshėm!
Sedat G. Islami
28-1-2008, e hėnė
Vushtrri, Kosovė
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Gafir, 44
[2] Tefsirul kuranil adhim, Ibni Kethir, b. 1, boton: Esh-Sheriketud devlijjetu lit tibaah, distributor: El-Mektebuth thekafijj, Kajro, Egjpt, 2001, pj. 4, f.: 81
[3] Fjala Hoxhe ėshtė titull qė i jepet klerikėve muslimanė; ai qė ka kėtė titull, qė vishet me xhybe e me ēallmė dhe kryen shėrbimet fetare. Fjalor i fjalėve tė huaja, Hartues: grup autorėsh, Rilindja, Prishtinė, 1988, f. 246.
[4] Ligjėrues i sė premtes.
[5] Ed-Duatu ilaAllahi teala fi davil kitabi ves sunneh, Dr. Sabir Ahmed Taha, b. 1, 2001, Egjipt, f. 40
[6] El vafi fi sherhil erbeinen nevevijjeh, Dr. Mustafa Buga & Muhjiddin Misto, Darubnu Kethir, Damask & Bejrut, b. 10, 1998, f.: 42
[7] http://alminbar.net/alkhutab/khutbaa.asp?mediaURL=2650
[8] en-Nahl, 125
[9] edh-Dharijat, 55
[10] Muslimi.
[11] Buhariu
[12] Muslimi
[13] en-Nexhm, 28
[14] Transmetim unanim
[15] http://alminbar.net/alkhutab/khutbaa.asp?mediaURL=1327
[16] Mevaridudh dhaman li durusiz zeman, Abdul Aziz el-Muhammed es-Selman, b. 30, 2004, Saudi, pj. 4, f. 23
[17] Mevaridudh dhaman li durusiz zeman, Abdul Aziz el-Muhammed es-Selman, f. 22-23.
[18] El vafi fi sherhil erbeinen nevevijjeh, Dr. Mustafa Buga & Muhjiddin Misto, f.: 46
[19] http://www.islamonline.net/arabic/Daawa/2002/08/article09.shtml
[20] Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu
[21] http://www.islamonline.net/arabic/Daawa/2002/08/article09.shtml
[22] http://alminbar.net/alkhutab/khutbaa.asp?mediaURL=2730
[23] Jusuf, 11
[24] el-Arafė, 21-22
[25] el-Fatiha, 6
[26] el-Bekare, 213
[27] Ajete qe flasin per vecimin e Kuranit me kete gje, jane: Ky ėshtė libri qė nuk ka dyshim nė te (sepse ėshtė prej All-llahut) ėshtė udhėzues pėr ata qė janė tė devotshėm. (el-Bekare, 2), Eshtė e vėrtetė se ky Kur'an udhėzon pėr atė rrugė qė ėshtė mė se e vėrteta, e besimtarėt qė bėjnė vepra tė mira i pėrgėzon se ata pa dyshim do tė kenė shpėrblim tė madh. (el-Isra, 9), All-llahu e vė me atė (me Kur'anin) nė rrugėt e shpėtimit atė qė ndjek kėnaqėsinė e tij dhe me ndihmėn e Tij i nxjerr ata prej errėsirave nė dritė dhe i udhėzon nė njė rrugė qė ėshtė e drejtė (el-Maide, 16).
[28] El islam ve kadajal hivar 2, Dirasatun fi davIl kuranil kerim, Muhammed Hamdi Zakzuk, Vizaretul evkaf, El mexhlis elalalish shuunil islamijjeh, f. 27, 30
[29] en-Nisa, 165
[30] esh-Shura, 52
[31] el-Muddeth-thir, 2
[32] el-Gashije, 21-22
[33] el-Kasas, 56
[34] Tefsirul kuranil adhim, Ibni Kethir, el-Mektebetush shamileh.
[35] el-Bekare, 272
[36] Hadithi, bazuar nė Sahihu ve daifu sunenit Tirmidhijj, 3188, te Albanit, ėshtė autentik. Kėtė ngjashėm e transmeton edhe vet Muslimi.
[37] el-Kasas, 56
[38] Ali Imran, 104
[39] et-Teube, 71
[40] el-Ahzab, 72
[41] Albani kėtė hadith nė Sahihu ve daifu sunenit Tirmidhijj, 2649, e ka cilėsuar autentik.
[42] el-Kasas, 87
[43] Transmeton Buhariu ne Sahihun e tij, kap.: Et-Temet-tuu vel ikran vel ifrad, pj. 5, f.: 466.
[44] Zadul mead fi hedji hajril ibad, Ibni Kajjim el-Xhevzijje, Darul menar, b. 1, Kajro, Egjipt, 2003, vell:1, pj. 1, f.: 285.
[45] http://www.saaid.net/Doat/assuhaim/fatwa/90.htm
[46] en-Nahl, 125
[47] Taha, 42-44
[48] el-Haxh, 77
[49] Ed-Duatu ilaAllahi teala fi davil kitabi ves sunneh, Dr. Sabir Ahmed Taha, f. : 43
[50] Gafir, 18-19
[51] Muslimi