SHEN GJERGJI
Falėnderimet i takojnė Allahut ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi zotėriun tone, Muhammed Mustafanė, njeriun, qe nxori njerėzimin nga errėsira e injorancės ne dritėn e diturisė, nga arenat e pabesimit ne fushėn e besimit, nga lufta ne paqe, nga armiqėsia ne miqėsi, nga vetmia ne shoqėri, nga urrejtja ne dashuri
Meqė jemi ne vigjilje te njė feste te ashtuquajtur "Shėn Gjergji", e cila festohet ne mbare Kosovėn dhe e cila nuk ka te beje aspak me fenė e muslimanėve, madje edhe si feste shėnon ngjarje e ndodhi, lidhet me personalitete, qe kane luftuar fenė e muslimanėve, e kemi pare te udhės qe ne shenje pėrkujtimi t'ua sqarojmė vėllezėrve dhe motrave myslimane realitetin e kėsaj feste; A ėshtė feste e muslimanėve? A lejohet te festohet? Nėse jo pėr ē'arsye?, dhe gjera tjera pėrkitazi me te.
Ajo qė na ka shtyrė t'i qasemi kėsaj teme ka qene pikėrisht fakti se kjo feste, ndryshe nga te tjerat, paraqet njė rrezik shumė here me te madh pėr besimin e besimtarit. Derisa festat tjera janė te dėmshme pėr moralin, personalitetin dhe dinjitetin e muslimanit, kjo feste ne mėnyrė te drejtpėrdrejtė prek besimin e muslimanit, dhe mu pėr kėtė, kėtė dite e kam konsideruar ditėn, qe Allahut i behet mėkat dhe pėrkujtohet fillimi i mėkatit me te madh, shirkut-idhujtarisė.
Historia e festes se Shėn Gjergji-t
Shėn Gjergji edhe pse si feste njihet me kėtė emėr, ai ishte njė kalores, i cili u vra si martir ne vitin 303 te erės sonė (pas lindjes se Isaut, alejhi's selam) ne mbrojtje te pėrhapjes se fesė se krishtere.
Te krishterėt te pasionuar pas kėtij njeriu "te madh" emėrtonin fėmijėt e tyre me kėtė emėr, madje gjate luftėrave te kryqėzatave, lufta kundėr fesė islame, njeri nga "heronjtė" e tyre njihej me emrin Gjergj, dhe pėr ta vėrtetuar me njė fakt shume modest se si kjo feste bie ndesh me parimet e fesė se muslimanit dhe shėnon datat e atyre qe luftuan kundėr fesė se Allahut, shohim se ne Skoci deri ne shek. XX neper fshatra organizoheshin lojėra me rastin e kėsaj feste ku zakonisht dy kalores luftonin pėrballė njeri tjetrit, por njeri ishte Shėn Gjergji e tjetri TURK (musliman).
Para se te kalon ne piken tjetėr te temės, vėlla musliman me lejo te te pyes: Tani a e di se ēfarė ke festuar dhe feston?
Shėn Gjergji, nga vet emri i saj kuptohet se nuk ėshtė islame
Shėn Gjergji apo Gjergji i Shenjte nga vet emri nga bėn tė kuptojmė se nuk ėshtė islame ngase ne Islam nuk ka Gjergj, nuk ka te shenjte, nuk ka feste me emėr apo date te tille. Dhe derisa nuk ėshtė feste islame, atėherė perse muslimani ta festoje festen e huaj?! A thua valle nuk ka festa te tij?!
Tek ne muslimanėt festat janė shėnime fetare te caktuara nga Ligjvėnėsi, Allahu, e te kumtuara nga Pejgamberi, Muhammedi, alejhi's selam. Kur Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam shkoi ne Medine, kishte pare se muslimanėt festonin dy dite, ne te cilat argėtoheshin. Kur i pyeti pėr urtėsinė e atyre ditėve, ata i thane se ato ishin nga tradita e periudhės paraislame te tyre. Ai i ndaloi qe t'i festojnė ato ditė dhe iu tha shume qarte:
Allahu ua ka ndėrruar kėto dy ditė me dy mė tė mira: Ditėn e Fitėr Bajramit dhe Ditėn e Kurban Bajramit". (1)
Madje, edhe ne rast se ndonjė feste fetare ndėrlidhet me ndonjė fe tjetėr, prapėseprapė, ne kemi segmente, qe na bėjnė te dallohemi prej tyre. P.sh: Agjėrimi i Ditės sė Ashurės, edhe pse ėshtė feste, qe e shėnojnė edhe ēifutet, megjithatė, ata lozin, stolisen, zbukurohen, ndėrsa ne vetėm agjėrojmė. Kur Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam] i thane se ēifutet e shenjtėrojnė kėtė dite, e konsiderojnė si feste dhe stolisin gratė e tyre me stoli e inxhi, ai, duke shprehur segmentin, qe neve na bėn te dallojmė prej tyre tha:
Atėherė ju (mos bėni ashtu por) agjėrojeni". (Buhariu dhe Muslimi)
Shėn Gjergji bie ndesh me emrin e muslimanit
Fjala MUSLIMAN rrjedh nga folja e gjuhės arabe Esleme, qe ka kuptim: dorėzim, nėnshtrim, siē ėshtė pėrmendur ne ajete kur'anore:
111. Ata edhe thanė: "Kurrsesi nuk ka pėr tė hyrė kush nė xhennet, pėrveē atij qė ėshtė jehudi ose i krishter! Ato janė fantazi tė tyre"! Thuaju: "Sillni argumentin tuaj (ēka thoni) po qe se jeni tė drejtė"? 112. Nuk ėshtė ashtu (si thonė ata), po ai qė i ėshtė dorėzuar All-llahut dhe ėshtė bamirės, ai e ka shpėrblimin e vet te Zoti i tij, pėr ata nuk ka frikė, as nuk kanė pse tė mėrziten". (el Bekare, 111-112)
19. Feja e pranueshme tek All-llahu ėshtė Islami, e atyre qė u ėshtė dhėnė libri, pasi mėsuan pėr tė vėrtetėn, vetėm nga zilia mes vete kundėrshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijė se All-llahu shpejtė do t'i japė llogarinė. 20. E nėse ata polemizojnė me ty, ti thuaj: "Unė me tėrė qenien time i jam dorėzuar All-llahut, e edhe ithtarėt e mij"! E thuaju edhe atyre qė u ėshtė dhėnė libri dhe injorantėve: "A pranuat fenė islame"? Nėse e pranuan islamin, atėherė e kanė gjetur tė vėrtetėn, e nėse refuzojnė, ti ke pėr obligim vetėm t'u kumunikosh; All-llahu i di shumė mirė punėt e robėrve". (Ali Imran, 19-20)
125. Kush ka fe mė tė mirė se ai qė sinqerisht i ėshtė bindur (dorezuar) All-llahut dhe, duke qenė bamirės, e ndjek fenė e drejtė tė Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin tė dashurin mė tė ngushtė". (en Nisa, 125)
Pra derisa emri musliman parqet dorėzimin e plote Allahut dhe pasimin e vetėm atyre gjerave qe Ai ka shpallur ne Kur'an dhe nėpėrmjet gjuhės se te dėrguarit te Tij, Muhammedit, alejhi's selam, te pyes tani: Shėn Gjergji a ėshtė feste fetare islame? Nėse jo, e qe nuk ka aspak dyshim ne kėtė, atėherė largohu prej saj qe te mos e njollosesh besimin tėnd.
Shėn Gjergji dhe shenjtėrimi i njerėzve
Thamė me pare se Shėn Gjergji ka kuptimin Gjergji i Shenjte dhe ne baze te parimeve kishtare, jo krishtere, mund te besh ēka tė duash; shenjtėro e mallko, ndero e poshtėro, nuk ka dert
Papa ka te drejtėn e shenjtėrimit te atyre qe do. Kemi pare kohėve te fundit lajmin nga Papa Benedikti XVI pėr shenjtėrimin e paraardhėsit te tij, Papės Gjon Pali II. Ndėrsa ne Islam hoxha nuk ka statutin e shenjtėrimit te askujt, madje jo vetėm hoxha, porse as Pejgamberėt nuk kane patur te drejtėn qe te cilėsojnė diē te shenjte pa leje paraprake nga Allahu i Madhėruar. Tek ne njeriu sado qe te jete i devotshėm, adhurues, bamirės, besnik, ai meriton respekt, lėvdate, nder, por assesi dhe nė asnjė mėnyrė shenjtėrim. Na mjafton shembull personaliteti i njeriut me te dalluar ne faqen e dheut, Pejgamberit me te nderuar, Muhammedit, alejhi's selam, i cili nuk pranonte njė gjė te tille pėr vete. Ja se si e konsideronte veten ai:
110. Thuaj: "Unė jam vetėm njeri, sikurse edhe ju, mua mė shpallet se vetėm njė Zot ėshtė Zoti juaj, e kush ėshtė qė e shpreson takimin e Zotit tė vet, le tė bėjė vepėr tė mirė, e nė adhurimin ndaj Zotit tė tij tė mos e pėrziejė askė".(Kehf 110)
Imam Ahmed transmeton nga Enesi se njė njeri kishte thėnė:
O Muhammed, o zotėriu ynė dhe biri i zotėriut tone, mė i miri prej nesh dhe biri i mė tė mirit prej nesh.
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam i tha: Mbahuni pėr fjalės suaj (keni kujdes se ēka flisni) dhe le te mos mbizotėrojė djalli mbi ju. Unė jam Muhammedi, i biri Abdullahut, rob dhe i dėrguar i Allahut. Pasha Allahun! Unė nuk dua tė mė ngritni mbi pozitėn qe ma ka dhėnė Zoti im!".
Buhariu transmeton nga Ibni Omeri:
Mos mė glorifikoni (shenjtėroni) mua siē glorifikuan (shenjtėruan) tė krishterėt me Isain, te birin e Merjemes, ngase unė jam rob. Thuani: Rob dhe i dėrguar i Allahut".
Imam Ahmedi nga Ibni Abbasi pėrmend se njė njeri i kishte thėnė Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam:
Cka tė do Allahu dhe tė duash ti!
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam i tha: A mė bėre tė ngjashėm me Allahun, jo ēka tė dua unė por ēka tė do vetėm Allahu".
Tė krishterėt qe ngritėn Isain, alejhi's selam dhe e konsideruan zot ose djalė te Zotit, do te pendohen keq nesėr para Allahut ngase Isai, alejhi's salatu ve's selam shfajėson veten e tij dhe nėnėn e tij nga adhurimi qe ua kane bere njerėzit. Thotė Allahu:
Dhe kur All-llahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerėzve u the: "Mė besoni mua dhe nėnėn time dy zota pos All-llahut!?" (Isai) Tha: "Larg asaj tė mete je Ti (o Zoti im). Nuk mė takon mua ta them atė qė s'ėshtė e vėrtetė. Ta kisha thėnė unė atė, ti do ta dije. Ti e di ē'ka ka nė mua, e unė nuk di ēka ka nė Ty. Ti je mė i dijshmi i tė fshehtave!" 117. Unė nuk u kam thėnė tjetėr atyre, pos asaj qė Ti mė urdhėrove; ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndėr ta, kam qenė pėrcjellės i tyre, e pasi qė mė more mua, Ti ishe roje (dhe dėshmues) i tyre. Ti je dėshmitar pėr ēdo send!". (Maide, 116-117)
Kėtė qe thamė e pėrmbledhin disa ajete nga kaptina el Isra, ku shume qarte demantohet teori e shenjtėrimit, te mbinatyrshmėrisė se profetėve, dhe vėrtetohet njerėzia e tyre, ngase sikur ne toke te kishte melaike qe jetojnė lirshėm si njerėzit, Allahu edhe atyre do t'ua dėrgonte njė melek profet. Thotė Allahu:
90. Ata thanė: "Nuk tė besojmė ty derisa qė tė na nxjerrėsh prej tokės burime". 91. Ose, (nuk tė besojmė deri qė) tė kesh kopshte me hurma e me rrush, e tė bėsh tė rrjedhin vazhdimisht lumenj nė mesin e tyre. 92. Ose, (nuk tė besojmė derisa) tė bie mbi ne qielli copa - copa, ashtu si po mendon ti (se do tė na dėnojė Zoti), apo tė na sjellish All-llahun dhe engjėjt pranė nesh. 93. Ose tė kesh njė shtėpi prej ari, apo tė ngjitesh lart nė qiell, po ne nuk tė besojmė pėr ngjitjen tėnde derisa tė na sjellėsh njė libėr qė ta lexojmė?!" Thuaj: "Subhanallah - i Madhėrishėm ėshtė Zoti im, a mos jam unė tjetėr vetėm se njeri, pejgamber?" 94. Po njerėzit nuk i pengoi tjetėr qė tė besojnė, kur u erdhi atyre shpallja, vetėm se thoshin: "A thua All-llahu e dėrgoi njeriun pejgamber?" 95. Thuaj: "Sikur tė kishte nė tokė engjėj qė ecin qetė (si njerėzit), Ne do t'u ēonim atyre nga qielli engjėj pejgamberė!" 96. Thuaj: "All-llahu mė mjafton pėr dėshmitar mes meje dhe mes jush, Ai hollėsisht i njeh dhe i sheh robtė e vet". (el Isra, 93-96)
Shėn Gjergji ripėrtėrin kujtimin e luftimit te Islamit nga armiqtė te jashtėm e te brendshėm
Me pare pėrmendėm se kjo feste ndėrlidhet edhe me kryqėzatat apo luftėrat kundėr Islamit, dhe se Islami luftohet ne baza, parime dhe norma nga kjo feste do te shohim pak me vone porse ajo qe dua ta them kėtu janė disa fjali, qe nuk mu kane shlyer nga kujtesa edhe sot e kėsaj dite. Mbaj mend se disa pjesėtarė te komunitetit rome e ashkali, qe pėr vete pretendonin pėrkatėsi islame, gjate kėsaj feste sikur e harronin kėtė dhe me gojėn plot vrer sulmonin fenė e "tyre" me: "Bajrami me pula Shin Gjergji me lula", "Bajrami pallavra Shin Gjergji sagllama". Kėtu nuk kam qellim te nxisė urrejtje ndėretnike porse dua tua bej me dije se si pa dituri luftohet eja dhe se ēfarė ne te vėrtetė na qenka kjo feste.
Festimi i kėsaj feste dhe rreziku pėr pėrkatėsinė tone islame
a- Natyra e kėsaj feste
Kjo feste zakonisht festohet me datėn 6 maj te ēdo viti. Shume njerėz, me dije e pa dije, mblidhen tek teqe, tyrbe, varrezave te "evlijave", pėr te kėrkuar shėrim nga te vdekurit. Therin kurbane, vėzhgojnė-fėrkojnė trupin pėr gurėve te varrezave, spėrkasin veten dhe familjet herėt ne mėngjes me ujė me hithra, vene dege pemesh (shelnje) neper shtėpi kinse pėr t'i mbrojtur nga magjitė, fėmijėve iu vene penj te kuq e te bardhe ne duar, e marrėzira te shumta.
Festimi i kėsaj feste tanimė ka marre edhe njė karakter tjetėr. Shume te rinj e te reja mblidhen ne vende te ndryshme, pėrgatisin ushqime, lozin, kėndojnė, harrojnė Allahun, harrojnė fenė, bien ne prostitucion, vjedhin, kacafyten e ndoshta edhe vriten ndėrmjet vete, e kėshtu me radhe.
b- Rreziku i shėnimit te kėsaj feste
- Kjo feste ne mes tjerash shėnon edhe kryqėzatat, dhe fetarisht, ēdokush qe gėzohet pėr disfatėn e muslimanėve, ai ėshtė mynafik.
- Kjo feste me kėto ritet na pėrkujton fillimin e shirkut-pabesimit. Ja se si na e pėrkujton njė gjė te tille. Thotė Allahu:
23. Dhe u thanė: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-nė, as Suvva-nė, e as Jeguth-in, Jeukė-n e Nesre-n". (Nuh, 23)
Ibni Kethiri, Allahu e mėshiroftė, ne koment te kėtij ajeti ka pėrmendur se Vedd, Suva', Jeguth, Jeuk dhe Nesr ishin njerėz te devotshėm prej popullit te Nuhut. Kur vdiqėn ata, djalli i mallkuar shkoi tek populli dhe i inspiroi t'ua ndėrtonin disa puta ne ato vende ku ata kishin ndenjur. Dhe djalli, me plot dinakėri, nuk i mėsoi qe t'i adhurojnė ata ngase besimi i pastėr ende ishte prezent por kur kjo gjenerate vdiq dhe erdhėn pasardhėsit e tyre, dituria e pastėr humbi dhe ata filluan t'i adhurojnė ata puta.
Imam Taberiu pėrmend edhe njė version tjetėr. Sipas tij, kėta njerėz jetuan ne periudhėn ne mes Ademit, alejhi's selam dhe Nuhut, alejhi's selam. Kėta kishin pasues, qe i pasonin traditat dhe fjalėt e tyre. Kur vdiqėn pasuesit e tyre thane: Sikur te bėnim ndonjė skulpture (gdhendje te fotografive) te tyre ne mėnyrė qe sa here t'i shikojmė te freskohemi dhe jemi te pasionuar pėr adhurim! Kur vdiqėn kėta, Iblisi iu erdhi bijve te tyre dhe iu tha: Te paret tuaj i adhuronin kėta dhe i lutnin pėr shi, kėshtu qe kėta te fundit i adhuruan ata.
- Kjo feste me ritet e saja ngėrthen ne vete pabesimin, ngase lutja te vdekurin, kėrkimi ndihme prej tij, kėrkimi shėrim, kėrkimi fėmijė, e gjera tjera, te cilat kėrkohen vetėm prej Allahut ėshtė idhujtari-Shirk. Se ēka ėshtė shirku do te mėsojmė shume qarte nga disa citate fetare:
- Eshtė shume i fshehte kėshtu qe ndodhe te mendosh se njė gjė ėshtė e thjeshte ndėrsa ajo ta shkatėrron fenė. Thotė Pejgamberi, alejhis selam: "O ju njerėz frikėsohuni nga shirku sepse ai ėshtė me i fshehte sesa te ecurit e buburrecit. I thane: Si te frikėsohemi kur ai ėshtė me i fshehte se te ecurit e buburrecit? Tha: Thuani: O Zot na ruaj nėse te bėjmė shirk me dije dhe te kėrkojė falje nėse e bej pa dije ".
- Ta shkatėrron fenė dhe tere veprat qe ke bere. Thotė Allahu: E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjėsuar veprėn e vet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė prej tė shkatėrruarve
"(Maide 5).
- Eshtė prej mėkateve qe nuk falen. Thotė Allahu: Eshtė e vėrtetė se All-llahu nuk falė (mėkatin) t'i bėhet Atij shok, pos kėtij (mėkati), tė tjerat i falė atij qė dėshiron". (Nisa 116).
- Sipas normave fetare ai qe kthehet ne pabesim duhet mbytur. Pejgamberi, alejhi's selam ka thėnė: " Kush e ndėrron fenė mbyteni ".
- Nuk arsyetohet ai edhe nėse pretendon se i ka konsideruar ata tė vdekur si ndėrmjetėsues tek Allahu. Thotė Allahu: Ne nuk i adhurojmė ata pėr tjetėr, vetėm qė tė na afrojnė sa mė afėr All-llahut,...". (ez Zumer, 3)
- Ata edhe pse i marrin sit e tille megjithatė nuk do t'iu bėjnė aspak dobi. Kjo pėr arsye se Islami ndalon pabesimin me tė gjitha ngjyrat dhe format e tij. Thotė Allahu: "Ata i konsideruan "ahbarėt" (priftėr jehudi) tė tyre, "ruhbanėt" (murgjit e krishterė) tė tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, pėr zota pos All-llahut, ndėrsa ata nuk janė urdhėruar pėr tjetėr (nga pejgamberėt) pos pėr adhurimin ndaj All-llahut njė, e qė nuk ka tė adhuruar tjetėr pos Tij. I lartė ėshtė Ai nga ēka i shoqėrojnė". (Tewbe, 31) Adij b. Hatimi, i cili me pare ishte i krishtere, kur e dėgjoi kėtė tha: O i dėrguari i Allahut! Ata nuk i kane adhuruar? Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam i tha: Po a nuk ua kanė ndaluar hallallin dhe a nuk ua kane lejuar haramin ndėrsa ata, populli, i respektuan ne te gjitha kėto gjera? Tha: Po. Tha: Ky ėshtė adhurimi i tyre.
- Pėrfundimisht vend te tyre kane Xhehennemin, siē thotė Allahu: A mos menduan ata qė nuk besuan se pėrkundėr Meje mund tė marrin zota (mbrojtės) robtė e Mi? Ne e kemi pėrgatitur pėr jobesimtarėt xhehennemin vendpritje". (Kehf, 102)
- Dashuria e tepėrt ndaj njerėzve duke i ngritur ne kult, duke i madhėruar me fjale dhe me zemėr ėshtė konsideruar pabesim-shirk. Prej kėsaj dukurie famėkeqe ndaloi Kur'ani dhe sunneti. Thotė Allahu s.w.t:
O ithtarėt e librit, mos teproni nė fenė tuaj dhe mos thuani tjetėr gjė pėr All-llahun, pėrveē asaj qė ėshtė e vėrtetė. Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetėm i dėrguar i All-llahut. Ishte fjalė e Tij (bėhu) qė ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymė (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij e mos thoni: "Tre" (trini). Pushoni (sė thėni), se ėshtė mė mirė pėr ju. All-llahu ėshtė vetėm njė All-llah;larg qoftė asaj qė Ai tė ketė fėmijė. ?ka nė qiej dhe ēka nė tokė ėshtė vetėm e Tij. Mjafton qė All-llahu ėshtė planifikues i pavarur.(Nisa 171).
- Kotėsia e adhurimit te varreve dhe njerėzve te vdekur. Allahu i madhėruar ka lajmėruar ne Kur'an se nuk ėshtė e logjikshme te adhurosh te vdekurin, qe nuk mund te te sjell dem dhe as dobi. Thotė Allahu: Thuaj: "Ftoni ata, tė cilėt i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund ta heqin prej jush mjerimin, as nuk mund ta mėnjanojnė". (Isra, 56)
- Formalitetet jo rralle janė fatale pėr besimin e njeriut. Vėnia e patkonjve ne dere, spėrkatja me ujė, rruazat kundėr mėsyshit, penjte ne dore, regjja me hithra, e gjera tjera, fatkeqėsisht te pėrhapura tek ne, janė gjera qe ardhmėrinė e Ahiretit ta shkatėrrojnė. Pejgamberi, alejhi's selam kishte pare njė shok te tij me njė pe nė dore dhe e kishte pyetur perse e mbante atė. Pėr te me mbrojtur!-iu kishte pėrgjigjur. Duke ia sqaruar rrezikun e tij peri, respektivisht, besimit ne ndikimin e atij peri, Pejgamberi, alejhi's selam i tha: Nėse vdes ne njė gjendje te tille, ai kurrė nuk do te shpėtojė!
Kėtu dua ta bej edhe njė sugjerim. Nuk preferohet aspak varja e Kur'anit ne format te vogėl ne veture, vendosja ne vitrina ne shtėpi, me bindjen se nėse e kam Kur'anin me vete nuk do te me ndodhe asgjė e keqe. Kjo ėshtė gabim dhe duhet pėrmirėsuar ngase ndodhe qe ti tė besh mėkat ne veture, duke pire alkool, bere marrėzira, apo ne dhome duke shkelur ligjet e Allahut, e kėshtu hyn ne listėn e atyre, pėr te cilėt thotė Pejgamberi, alejkhis selam: "Ndodhe qe njeriu ta lexoje Kur'anin ndėrsa Kur'ani e mallkon atė".
- Therja e kurbaneve behet vetėm pėr Zotin, dhe unanimisht, kush therė ndonjė kurban pėr varr, put, ose njeri, ai ka dalur prej feje dhe ka bere shirk te madh. Thotė Allahu:
161. Thuaj: "Vėrtet Zoti im mė udhėzoi nė rrugė tė drejtė, qė ėshtė fé e drejtė, fé e Ibrahimit, qė ishte larg besimeve tė kota. Ai (Ibrahimi) nuk ishte idhujtar! 162. Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr All-llahun, Zotin e botėve. 163. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetėr). Me kėtė (thjeshtėsi tė adhurimit vetėm pėr Zotin) jam i urdhėruar dhe jam i pari i muslimanėve (i pari qė pranoj dhe bindem)!". (el En'am, 161-163)
Ne kėto ajete shume qarte vihen ne pah elementet kyēe tė Islamit, e qė janė: adhurimi, therja, jeta dhe vdekja vetėm pėr Allahun.
- Varri i Muhammedit, alejhi's selam nuk adhurohet. Pejgamberi, alejhi's selam ishte shume i ashpėr ne kėtė aspekt dhe kishte thėnė:
"O Zoti im mos lejo qe varri im te behet idhull, ku do te luten net e. Allahu hidhėrohet prej njė populli, te cilėt varet e pejgamberėve te tyre i shndėrrojnė ne xhami".
Nė njė rast tjetėr ka thėnė: "Mos e merrni varrin tim pėr vendvizitė por me dėrgoni salavat kudo qe te jeni ngase salavati juaj me arrin mua".
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam, pak para se te vdiste i mallkoi te krishterėt dhe ēifutėt, te cilėt shndėrruan varrezat e profetėve te tyre ne xhami. Aisheja, Allahu qofte i kėnaqur me tė, pate thėnė: "Sikur te mos e thoshte kėtė, njerėzit do ta bėnin kult varrin e tij, por ai urrente qe varri i tij te merrej pėr xhami".
Kishte lajmėruar se: "Njerėzit me te kėqij, qe Kiameti do t'i zė janė ata, qe varrezat i shndėrrojnė ne xhami".
Te gjithė dijetaret islamė njėzėri kane pohuar se ndalohet puthja apo fėrkimi i gurėve te varreve te pejgamberėve apo dėshmorėve, me pėrjashtim te gurit te zi, haxheru'l esvedit, nė Qabe, pėr te cilin Omeri, Allahu qofte i kėnaqur me te, me rastin e puthjes se tij tha: "Ti je guri, nuk bėn dhe as dobi, dhe sikur te mos e kisha pare Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam duke te puthur, nuk do te puthja as unė ty".
- Kjo feste sikur na pėrkujton dredhitė, mashtrimet dhe malverzimet e disa njerėzve te prishte, te cilėt pėr qėllime komerciale janė ne gjendje te bėjnė ēdo gjė. Njeri prej tyre kishte qene ne njė udhėtim me gomar dhe gjate rrugės gomari i ngordhe. Nuk kishte para ta vazhdonte rrugėn dhe ēfarė beri, pėr t'i mashtruar shtresėn e paarsimuar te shoqėrisė, e varrosi gomarin dhe rrinte buze varrit. Kur njerėzit kalonin pranė tij e pyesnin: Cfarė ke? Perse mėrzitesh kaq shume?, ngase ai shtirej se mėrzitet, ai ua kthente: Kėtu ėshtė varri i njė evlijaje. Njerėzit fillonin te linin para dhe kėshtu ai u pasurua. Me vone e kuptuan se aty nuk kishte njeri te varrosur porse ishte njė gomar i ngordhur dhe se njeriu i kishte mashtruar.
- Tyrbja e Sulltan Muratit ne Mazgit, komuna e Prishtinės, nuk ėshtė ashtu siē mendojnė njerėzit se aty gjendet varri i tij. Mua nuk me ka rene te lexoje se aty ėshtė varrosur Sulltan Murati dhe se shkojnė atje kinse tek varri i tij. Ka prej tyre qe besojnė se atje ėshtė gjak i tij, kur ėshtė therur nga armiqtė e tij porse kėto nuk janė aspak te vėrteta. Jam i bindur se sikur Sulltan Murati I te kishte mundėsi te ringjallej sot do t'ua hiqte kokat atyre qe atė tyrbe e kane bere te shenjte. Kam dėgjuar se Sulltan Murati I kur ka ardhur ne Kosove ka ardhur pėr hire te Allahut dhe pėrhapjes se fesė se Tij dhe prej atje, Turqisė, ka ecur kėmbė derisa ka arritur kėtu. Kėshtu qe nėse dėshironi te mira prej tij, pasojeni fenė, te cilėn ai ėshtė munduar ta pėrhapė, e mos shkoni ne ato vende ku i bėni vetes suaj dėm tė madh.
- Nėse shkon ne tyrbe apo tek ndonjė varr pėr te kėrkuar fėmijė dije se ke gabuar shume ngase ajo qe te ka ndodhur ty iu ka ndodhur edhe pejgamberėve te Allahut. Thotė Allahu:
Vetėm i All-llahut ėshtė pushteti i qiejve e i tokės; Ai krijon ēka tė dojė; Ai i falė vetėm femra atij qė do; e i falė vetėm meshkuj atij qė do. 50. Ose u falė ēift, meshkuj e femra, por atė qė do e lė pa fėmijė (steril); Ai ėshtė i dijshėm, i fuqishėm". (Shura, 49-50)
Para se te shohim komentin e kėtij, dhe i cili lidhet nė njė mėnyrė edhe me jetėn private te disa pejgamberėve, iu bej me dije se pejgamberėt ishin njerėzit qe me se shumti sprovoheshin. Nėse nuk ke fėmijė pėrkujto se edhe prej pejgamberėve kishte qe nuk kishin fėmijė. Nėse ke vetėm vajza pėrkujto se edhe prej pejgamberėve kishte qe nuk kishin vajza dhe anasjelltas. Pėr me shume shih se si Ibni Kethiri, Allahu e mėshiroftė, ne koment te kėtij ajeti ka dhėnė njė mund te lėvduar. Ai duke komentuar ne mes tjerash pėrmend: "
Ai i jep kujt te doje dhe nuk i jep kujt te do; nuk ka pengues pėr atė qe donė ta jap sikurse qe nuk ka marres pėr atė qe nuk e jep. Ai krijoi ēdo gjė,
"I jep kujt te doje vajza", d.t.th: I dhuron vetėm fėmijė vajza. Ka thėnė Begaviu: Prej njerėzve te tille ėshtė edhe pejgamberi i Allahut, Luti, (i cili nuk kishte fare djem).
"I jep kujt te doje meshkuj", d.t.th: I jep vetėm fėmijė meshkuj. Ka thėnė Begaviu: Sikurse Ibrahimi, Alejhi selam, i cili kishte djem dhe nuk kishte vajza.
"ose i jep ēifte: meshkuj e femra", d.t.th: kujt te do prej njerėzve i dhuron fėmijė te pėrzier, meshkuj e femra. Ka thėnė Begaviu: Sikurse Muhammedi, alejhi selam, i cili kishte djem dhe vajza.
"e ke te do e le steril", d.t.th: nuk i lindin fėmijė fare. Ka thėnė Begaviu: Sikurse pejagmberėt e Allahut, Jahjaja dhe Isai, te cilėt nuk patėn fėmijė fare.
- Kjo feste e rrėnon mision e te gjithė Pejgamberėve, alejhimu's selam ngase te gjithė thirrnin: Adhurojeni vetėm Allahun! Thotė Allahu:
Ne nuk dėrguam asnjė tė dėrguar para teje e tė mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetėr pėrveē Meje, pra mė adhuroni!". (Enbija, 25)(2)
- Edhe nėse nuk shkon ne tyrbe por e feston ne shtėpi ke bere mėkat te madh. Ngase njeriu te pajtoje me te keqen kudo qe te jete ajo ėshtė sikur te jete pjesėmarrės i drejtpėrdrejtė ne te. Pejgamberi, alejhi's selam ka thėnė:
"Nėse njė njeri e mbyt njė tjetėr ne lindje e tjetri ne perėndim pajton me tė qė tė dy janė te njėjtė ne mėkat".
***
Vėlla dhe motėr!
Pas kėtij prezantimi te shkurtėr qe ia bėmė kėsaj feste dhe rrezikut te festimit te saj pėr muslimanin, me lejo qe ta shfrytezoj rastin dhe te te pėrkujtojė dhe diē shume me rėndėsi: Kujdesin nga mėkatet, edhe nėse janė te vogla. Kjo pėr arsye se mėkatet e vogla janė paraardhes te mėkateve te mėdha, janė mure te shtėpisė se madhe, qe quhet Mėkat i madh, janė parashenja te tyre.
Fatkeqėsisht, shef disa njerėz te injorojnė disa mėkate edhe pse ato si tė tilla janė prej mėkateve te mėdha, madje, i kryejnė ato mėkate duke mos ndier fare se ata janė duke bere mėkate dhe as qe i mundon ndėrgjegjja. Transmetojnė Buhariu ne Sahihun e tij dhe Imam Ahmedi ne Musnedin e tij nga Ebu Seid El Hudrijj, i cili ka thėnė:
Ju po i bėni disa gjera, qė nė sytė tuaj janė mė tė imta se sa fija e flokut ndėrsa ne nė kohėn e Pejgamberit, alejhi selam i konsideronim si mėkate shkatėrruese".
Dijeni se nėse djalli iu ka mashtruar me mėkate sot, ai nesėr para Allahut do ta shfajėsojė veten. Thotė Allahu:
16. Ata (hipokritėt) janė shembull si djalli, kur i thotė njeriut: "Refuzo besimin!", e kur ai ta ketė refuzuar, ai (djalli) tėrhiqet e thotė: "Unė tėrhiqem prej teje; unė i frikohem All-llahut, Zotit tė gjithėsisė!". (Hashr, 16)
E pasi tė kryhet ēėshtja (tė hyjnė ata tė xhennetit dhe tė xhehennemit nė tė, xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjėratėn e shėmtuar), dhe u thotė: "Vėrtet, All-llahu ju pat premtuar premtim tė vėrtetė, e unė ju pata premtuar dhe, qe, nuk e zbatova premtimin ndaj jush. Po unė nuk pata kurrfarė pushteti ndaj jush (qė t'ju detyroj), pėrpos qė ju thirra (nė rrugė tė gabuar), e ju m'u pėrgjigjėt; atėherė pra mos mė qortoni mua, po qortojeni veten. Unė nuk mund t'ju shpėtoj juve, e as ju nuk mund tė mė shpėtoni mua. Unė mohoj shoqėrimin tuaj qė ma bėtė mua mė parė (mė adhuruat nė vend tė Zotit)". S'ka dyshim, jobesimtarėt kanė dėnim tė dhembshėm". (Ibrahim, 22)
Allahu na befte prej atyre qe bėjnė vepra te mira gjithmonė! Allahu na befte prej atyre qe nėse gabojnė pendohen, nėse nuk dine mėsojnė, nėse iu behet padrejtėsi falin, nėse iu ndodhe diē durojnė, dhe pėr ēdo te mire Allahun e falėnderojnė!
Me respekt nga vėllai juaj ne fe,
Sedat Gani Islami
4 maj 2007, e xhuma
Vushtrri, Kosove
-------------------------------
(1) Shejh Albani nė Sunen Ebi Davud, nr: 1134, thotė se hadithi ėshtė autentik
(2) Pejgamberi i pare, Nuhu, i kishte thėnė popullit te tij:
Ne e patėm dėrguar Nuhun te populli i vet, e ai tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun, nuk keni zot tjetėr pos Tij. Unė kam frikė pėr dėnimin tuaj nė njė ditė tė madhe!". (A'raf, 59)
Hudi, alejhi selam, i kishte thėnė popullit te vet:
Edhe te (populli) Ad-i (dėrguam) vėllain e tyre Hudin, e ai tha: "O populli im, adhurojeni (njė Zot) All-llahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikėsoheni?!". (A'raf, 65)
Shuajbi, alejhi selam i kishte thėnė popullit te vet:
E nė Medjen (dėrguam) vėllain e tyre Shuajbin. Ai tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun (Njė), ju nuk keni zot tjetėr pos Tij". (A'raf, 85)
Musai, alejhi selam, i kishte thėnė popullit te vet:
I adhuruari juaj ėshtė vetėm All-llahu, qė pėrveē Tij nuk ka zot tjetėr, e dituria e Tij ka pėrfshirė ēdo send". (Taha, 98)
Isai, alejhi selam i kishte thėnė popullit te vet:
Dhe kur All-llahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerėzve u the: "Mė besoni mua dhe nėnėn time dy zota pos All-llahut!?" (Isai) Tha: "Larg asaj tė mete je Ti (o Zoti im). Nuk mė takon mua ta them atė qė s'ėshtė e vėrtetė. Ta kisha thėnė unė atė, ti do ta dije. Ti e di ē'ka ka nė mua, e unė nuk di ēka ka nė Ty. Ti je mė i dijshmi i tė fshehtave!" 117. Unė nuk u kam thėnė tjetėr atyre, pos asaj qė Ti mė urdhėrove; ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndėr ta, kam qenė pėrcjellės i tyre, e pasi qė mė more mua, Ti ishe roje (dhe dėshmues) i tyre. Ti je dėshmitar pėr ēdo send!". (Maide, 116-117)