SINQERITETI NE BESIM
Prej bazave mė tė rėndėsishme fetare ėshtė adhurimi i sinqerte pėr Allahun duke mos i pėrshkruar shok ne asgjė, dhe njėkohėsisht, sqarimin e opozitit te kėtij adhurimi, i cili ėshtė politeizmi apo bėrja Allahut shok nė adhurim.
Sinqeriteti pėr Allahun d.t.th: "Qė njeriu me adhurimin e tij ta ketė pėr qellim afrimin tek Allahu dhe arritjen ne Xhennetin e Tij". Kjo arrihet me tė qenurit e njeriut i sinqerte nė dashurinė, respektin, madhėrimin dhe shenjtėrinė pėr Allahun, nė brendėsinė dhe jashtėsinė e tij, duke mos synuar me adhurimin e tij tjetėr pėrveē kėnaqėsisė sė Allahut dhe hyrjen ne Xhennet.
Sinqeriteti d.t.th: nėnshtrim absolut Allahut. Thotė Allahu: "162. Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr All-llahun, Zotin e botėve. 163. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetėr). Me kėtė (thjeshtėsi tė adhurimit vetėm pėr Zotin) jam i urdhėruar dhe jam i pari i muslimanėve (i pari qė pranoj dhe bindem)!". (En'am, 162-163)
Po ashtu thotė: " 54. Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe pėruljuni Atij ". (Zumer, 54)
Pastaj thotė: "163. Zoti juaj (qė meriton adhurim) ėshtė Njė, All-llahu, nuk ka zot pos Atij qė ėshtė mėshirėplotė, gjithnjė mėshiron". (Bekare, 163)
Po ashtu thotė: "Zoti juaj ėshtė njė Zot, andaj vetėm Atij dorėzohuni, ". (Haxh, 34)
Allahu dėrgoi te gjithė pejgamberėt me kėtė parim. Thotė Allahu: "25. Ne nuk dėrguam asnjė tė dėrguar para teje e tė mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetėr pėrveē Meje, pra mė adhuroni!". (Enbija, 25)
Kėtė baze nuk e sqaroi vetėm Kur'ani Fisnik, por e sqaroi edhe Sunneti, duke e pastruar nga ēdo njollė evntuale, nga ēdo keqkuptim i gabuar apo keqinterpretim i qėllimshėm, duke mbyllur ēdo vrime, e cila te shpie nė tė kundėrtėn e kėsaj baze. Njė njeri i pat thėnė Pejgamberit, alejhi selam: "Cka tė dojė Allahu dhe ēka te duash. Pejgamberi, alejhi selam, ia refuzoi kėtė thėnie duke iu pėrgjigjur: "A me bere shok te Zotit? Jo, (ēka te doje Allahu dhe ēka te dua unė), por vetėm ēka te doje Allahu i Vetėm!". (Ahmedi)
Me njė domethėnie te tille ėshtė edhe ndalimi i Pejgamberit, alejhi selam, pėr tu betuar ne dikė tjetėr pėrveē Allahut, madje jo vetėm kaq, por kėtė e ka konsideruar prej shirkut, politeizmit. Ka thėnė: Kush betohet ne dikė tjetėr pėrveē Allahut ai veē ka bėrė kufer (ka rėnė ne mosbesim) apo ka rėnė ne politeizėm". (Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu)
Kur Pejgamberit, alejhi selam, i erdhi njė delegacion, i tha njeri prej tyre: O Muhammed! O me i miri ynė dhe biri i mė tė mirit tone! O zotėriu ynė dhe biri i zotėriut tone! Tha Pejgamberi, alejhi selam: O ju njerėz! Mbahuni pėr devotshmėrisė suaj dhe te mos ndikoje ne ju djalli. Unė jam Muhammedi, i biri i Abdullahut, rob dhe i dėrguar i Zotit. Unė nuk kam dėshirė qe ju te me ngritni mbi pozitėn, ne te cilėn me ka ngritur Allahu i madhėruar!". (Ahmedi)
Ja kėshtu, Muhammedi, alejhi selam, mbyll ēdo dere te politeizmit, sado e vogėl qė tė jetė.
Kur'ani dhe Sunneti, krahas sqarimit konkret te kėtij parimi, pra duke e cekur atė qarte, e sqaruan edhe nėpėrmjet shpjegimit te opozitit te kėtij parimi, qė siē thamė ėshtė politeizmi, dhe atė:
Politeizmi ėshtė mėkat qė nuk falet, dhe derisa ėshtė kėshtu, sinqeriteti ne adhurimin pėr Allahun duhet te jete prezent ēdoherė. Thotė Allahu: " Eshtė e vėrtetė se All-llahu nuk falė (mėkatin) t'i bėhet Atij shok, e pos kėtij (mėkati), tė tjerat i falė atij qė dėshiron. Ai qė i pėrshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bėrė njė largim tė madh (prej tė vėrtetės)". (Nisa, 116)
Urdhri i rrepte pėr t'iu shmangur politeizmit. Thotė Allahu: "36. Adhurojeni All-llahun e mos i shoqėroni Atij asnjė send, ". (Nisa, 36)
Largimi nga politeizmi moto e ēdo pejgamberi. Thotė Allahu: "Ne dėrguam nė ēdo popull tė dėrguar qė t'u thonė: "Adhuroni vetėm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit tė tyre)!".(Nahl, 36)
Vdekja duke qene i pastėr nga politeizmi te shpie ne Xhennet. Thotė Muhammedi, alejhi selam: "Kush e takon Allahun duke mos i pėrshkruar shok ne asgjė, ai hyn ne Xhennet. Ndėrsa, kush e takon Atė por duke i bėrė shok, atėherė ai hyn ne zjarr". (Muslimi)
Shirku ose politeizmi ėshtė dy lloje:
Shirku i madh, i cili te nxjerr prej feje. Ne kėtė lloj hyn ēdo lloj shirku, i cili bie ndesh tėrėsisht me Njėshmėrinė e Allahut. P.sh: kur njeriu njė pjese te adhurimit t'ia kushtoje dikujt tjetėr pėrveē Allahut, ose te falet pe dike tjetėr, te there kurban jo ne emėr te Allahut, t'i lutet dikujt tjetėr pėrveē Allahut, ta lus ndokėnd qe ta shpėtojė prej ndonjė gjėje, qė, pėrveē Allahut askush nuk mund ta shpėtoj.
Shirku i vogėl ėshtė ēdo pune apo fjale, te cilėn feja e ka pėrshkruar si shirk, por qe nuk bie ndesh tėrėsisht me Njėshmėrinė e Allahut. P.sh: betimi ne dike tjetėr pėrveē Allahut duke mos besuar se ai send apo person nuk i ngjason Allahut ne asgjė, nuk gėzon respektin e Allahut tek ky njeri, e kėshtu me radhe. E kėsaj natyre ėshtė edhe syefaqėsia, pėr te cilėn ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam: "Vėrtetė, gjėja, nga e cila kam frikė mė sė shumti pėr ju ėshtė shirku i vogėl. Thane: O i dėrguari i Allahut! Po ēka ėshtė shirku i vogėl? Tha: Syefaqesia. Allahu, te tillėve, iu thotė ne Ditėn e Kiametit, kur njerėzit te shpėrblehen pėr veprat e tyre: Shkoni tek ata, qe shtireshit para tyre ne dunja dhe shikoni nėse kane mundėsi t'iu shpėrblejnė!". (Ahmedi) Megjithatė, duhet patur kujdes nga syefaqesia ngase Ibnul Kajjimi potencon se pėr qellim ėshtė njė dozė e vogėl e kėtij mėkati, ndryshe, syefaqesia e shumte, hyn ne kuadėr te shirkut te madh, sipas Ibnul Kajjimit. Madje disa dijetare ne koment te ajetit: S'ka dyshim se All-llahu nuk falė (mėkatin) t'i pėrshkruhet Atij shok (idhujtarinė), e pėrpos kėtij (mėkati) i falė kujt do. Kush pėrshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar njė mėkat tė madh". (Nisa, 48) kane thėnė: Ky shirk pėrfshin shirkun e madh dhe te vogėl. Pra mbetet obligim yni i patjetėrsuar qe te largohemi nga te gjitha llojet dhe ngjyrat e shirkut.
Vet humbja e Xhennetit konsiderohet mbetje pėrgjithmonė e mushrikut (politeistit) ne Xhehennem. Kjo pėr faktin se dėnimi i politeistit sipas Kur'anit dhe Sunnetit ėshtė xhehennemi. Thotė Allahu: "sepse ai qė i pėrshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bėrė haram) atij xhennetin dhe vendi i tij ėshtė zjarri. Pėr mizorėt nuk ka ndihmės". (Maide, 72)
Dije se shirku ėshtė shume i fshehur. Prej tij kane kėrkuar mbrojtje edhe te dashurit e Allahut. Ja, prej tyre edhe Ibrahimi, alejhi selam, qe siē rrėfen Kur'ani ka thėnė: "(Pėrkujto) Kur Ibrahimi tha: "Zoti im! Bėje kėtė qytet tė sigurt dhe mė mbro mua e bijtė e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurėsh)". (Ibrahim, 35) Ibrahimi, alejhi selam, nuk tha: Mė pengo! Por tha: Me shmang, largo! Ngase kjo fjale d.t.th qe adhurimi pėr Allahun te jete ne njė ane ndėrsa shirku ne anėn tjetėr, pra tėrėsisht te kundėrta dhe shumė larg ndėrmjet vete, derisa shprehja: Mė pengo! Nuk e ka kėtė domethėnie.
Kėshtu ishte edhe gjendja e sahabeve te Pejgamberit, alejhi selam. Ibni Ebi Melike transmeton se kishte takuar 30 shoke te Pejgamberit, alejhi selam, dhe ēdonjėri prej tyre kishte frike munafikllėkun". (Buhariu)
Omeri, prijėsi i besimtareve, i kishte thėnė Hudhjefe b. Jemanit,: "Tė bėj be nė Allahun! A me ka emėrtuar edhe mua Pejgamberi, alejhi selam, ne mesin e atyre qe i ka emėrtuar me hipokrizi?". Omeri frikėsohej nga hipokrizia edhe pse Pejgamberi, alejhi selam, mė parė e kishte paralajmėruar me Xhennet.
Hipokrizisė nuk ia ka frikėn askush pėrveē besimtarit ndėrsa nuk ndihet i sigurte prej saj askush pėrveē hipokritit.
Njė njeri nga selefi pat thėnė: "Nuk e kam lodhur shpirtin tim pėr asgjė mė shumė se sa qe e kam lodhur pėr sinqeritet".
Allahu na bėftė prej tė sinqertėve!
6-6-2006, e martė
Pėrshtati nė shqip: Sedat Gani Islami
Vushtrri, Kosovė