MOS MERR PER TE VOGEL ASNJE MEKAT!
Falėnderimet i takojnė Allahut ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi zotėriun tonė, Muhammed Mustafanė, familjen, shokėt dhe tėrė pasuesit e tij, mė pas:
Transmetojnė Buhariu ne Sahihun e tij dhe Imam Ahmedi ne Musnedin e tij nga Ebu Seid El Hudrijj, i cili ka thėnė: "Ju po i bėni disa gjera, qė nė sytė tuaj janė mė tė imta se sa fija e flokut ndėrsa ne nė kohėn e Pejgamberit, alejhi selam i konsideronim si mėkate shkatėrruese".
Ky hadith na pėrshkruan qarte gjendjen e kohės sonė, ku mėkati i vogėl nuk llogaritet fare pėr mėkat, madje, njė shumicė e madhe e njerėzve nuk interesohen fare pėr mėkatet dhe gabimet te cilat i bėjnė pėrditė.
Fatkeqėsisht, shef disa njerėz te injorojnė disa mėkate edhe pse ato si tė tilla janė prej mėkateve te mėdha, madje, i kryejnė ato mėkate duke mos ndier fare se ata janė duke bere mėkate dhe as qe i mundon ndėrgjegjja ndėrsa pėr keqardhje pėr bėrjen e atij mėkati as qė iu bie ndėrmend, kurse keqardhja ėshtė prej kushteve te pendimit, siē thotė Muhammedi, alejhi selam: "Keqardhja ėshtė pendim". (Sahihul Xhamii)
Kjo tradite e shėmtuar njeriut ia humb shansin e pendimit dhe kėrkimit falje, qe siē thotė Pejgamberi, alejhi selam ėshtė shume e shanse e mire. Nė njė hadith tė vėrtetė thotė: "Meleku, i cili shėnon veprat e kėqija e ngrit lapsin e tij gjashte ore nga njeriu gabimtar; nėse ndien keqardhje pėr mėkat dhe kėrkon falje pėr mėkat, atėherė ai e hedh lapsin (dhe nuk e shkruan mėkatin), nė tė kundėrtėn, i shkruhet njė mėkat". (Sahihul Xhamii)
Mu pėr kėtė tė nderuar vėllezėr dhe tė nderuara motra, ne, pasi qe te bėjmė mėkat, duhet qe te mos e zhytim kokėn tonė ne dhe sikurse struci (shpend), por nė vend te kėsaj, duhet ta pranojmė mėkatin dhe te ndiejmė keqardhje (pishmanllėk) pėr tė.
Le ta dije ēdokush se marrja e mėkatit pėr te vogėl njeriu nuk i sjell njeriut dobi dhe as qe ia lehtėson barrėn, pėrkundrazi, ia shton atė ngase ai ka marre si tė parėndėsishme ndalesat e Allahut te Madhėrishėm si dhe ka shkelur ato.
Rruga e vėrtet pėr faljen e tyre ėshtė keqardhja dhe pendimi, ne mėnyrė qe muslimani te pėrfitojė nga gjerėsia e mėshirės se Allahut te Madhėruar, madje pasimi i kėsaj rruge, atij ia garanton shpėtimin prej dėnimit te Allahut Fuqiplote.
E lusim Allahun me emrat e Tij te bukur dhe me cilėsitė e Tij te pėrkryera qe ta pranoj pendimin tone dhe tė na sjell dobi ne tė gjithė muslimanėve nga kėto fjale modeste, te na bashkoj ne Xhennetin e Tij si dhe tė na fusė nė Xhennet pa llogari!!!
Shkroi: Ahmed El Aradi
Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
Burimi: www.twbh.com
10-6-2006, e shtunė
Vushtrri, Kosovė