SUNNETI
S. Islami 

Sunneti ėshtė burimi i i dytė i fesė islame ngase ai sqaron dhe shtjellon parimet kur'anore. Sunneti ėshtė term qė emėrton thėniet, veprat dhe pėlqimet e Pejgamberit, alejhi's selam. Dr. Muhammed Muhammed Ebu Zehv ka cekur se shumica e (xhumhuri i) dijetarėve tė hadithit kanė definuar Sunnetin si:
"Thėniet e Pejganmberit, alejhi selam, veprat, miratimet, cilėsitė natyrore (nė aspektin biologjik) dhe virtytet morale, ekspeditat guerile, betejat dhe disa lajme para pejgamberisė, si: adhurimi i tij nė shpellėn Hira, pastaj biografia e tij e mirė, sepse nga kjo pėrfitohen virtytet e larta morale dhe veprat e tij shembullore, me tė cilat dispononte edhe para dėrgimit si pejgamber. Kėtė e shpreh qartė edhe thėnia e Hatixhes, gruas se tij dhe nėnės sonė,:
"Jo, assesi. Pasha Allahun! Allahu nuk tė dėshpėron ty kurrė sepse ti mban lidhjet familjare, ndihmon tė varfėrin, kompenson tė humburen, respekton musafirin si dhe kontribuon nė raste fatkeqėsish"(1). Pastaj si ai ishte analfabet, nuk dinte as shkrim dhe as lexim, si ai u shqua pėr besnikėri, emanet dhe virtytet tjera tė larta tė mioralit. Me kėto gjėra ne vėrtetojmė pejgamberinė e tij sikurse qė edhe Herkali, nė tregimin e njohur me Ebu Sufjanin, patė vėrtetuar njė gjė tė tillė… "(2).
Sunneti ose sqaron atė qė ka ardhur nė formėn e pėrgjithshme nė Kur'an, ose e vėrteton ndonjė dispozitė ose vjen me ndonjė dispozitė tė re, e cila nuk ėshtė pėrmendur nė Kur'an, siē ėshtė p.sh.: ndalimi i ngrėnies sė mishit tė gomarėve shtėpiak.
Rėndėsi qė i ėshtė kushtuar Sunnetit mė sė miri do ta kuptonim nga disa prej citateve tė shumta kur'anore dhe profetike pėrkitazi me tė:
Allahu na ka urdhėruar qė tė veprojmė sipas asaj qė e solli Pejgamberi, alejhi's selam. Thotė Allahu:
"Cka t'ju japė Pejgamberi, atė merrnie, e ēka t'ju ndalojė, pėrmbanju dhe kini frikė All-llahun, se All-llahu ėshtė ndėshkues i ashpėr". (el Hashr, 7)
Moskonfuzioni apo mėdyshja rreth njė ēėshtjėje, pėr tė cilėn ka gjykuar Allahu dhe i dėrguari i Tij. Thotė Allahu:
"Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare. E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės". (Ahzab, 36)
Vėrejtje e ashpėr pėr atė, qė kundėrshton Pejgamberin, alejhi selam. Thotė Allahu:
"prandaj, le tė ruhen ata qė kundėrshtojnė rrugėn e tij (tė tė dėrguarit) se ata do t'i zė ndonjė telashe, ose do t'i godasė dėnimi i idhėt". (Nur, 63)
Allahu urdhėron nė mėnyrė tė prerė qė tė mos e kundėrshtojmė tė dėrguarin e Tij e thotė:
"O ju qė besuat, respektojeni All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, e mos e braktisni atė se ju po e dėgjoni (Kur'anin).  21. Dhe mos u bėni si ata qė thanė: "Dėgjuam", e nė tė vėrtetė ata nuk dėgjojnė". (Enfal, 20-21)
Shpėtimi dhe ngadhėnjimi me Xhennete arrihen nėpėrmjet respektit pėr Allahun dhe tė dėrguarin e Tij. Thotė Allahu:
õKur thirren besimtarėt pėr gjykim ndėrmjet tyre te All-llahu dhe te i dėrguari i Tij, e vetmja fjalė e tyre ėshtė tė thonė: "Dėgjuam dhe respektuam!" Tė tillėt janė ata tė shpėtuarit. Kush respekton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ia ka frikėn All-llahut dhe i pėrmbahet udhėzimit tė Tij, tė tillėt janė ata qė do ta arrijnė atė qė dėshirojnė". (Nur, 51-52)
Nuk ka mundėsi tė realizohet dashuria pėr Allahun e Madhėrishėm nėse paraprakisht nuk ekziston edhe dashuria pėr Muhammedin, alejhi selam. Thotė Allahu:
"Thuaj: "Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu t'ju dojė, t'ju falė mėkatet tuaja, se All-llahu ėshtė qė fal shumė, mėshiron shumė". (Ali Imran, 31)
Ata qė e respektojnė Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam do tė jenė nė pozita tė larta nė Xhennet, respektivisht do tė jenė me njerėzit me tė graduar. Thotė Allahu:
"E kush do qė i bindet All-llahut dhe tė dėrguarit, tė tillėt do tė jenė sė bashku me ata qė All-llahu i shpėrbleu: (me) pejgamberėt, besnikėt e dalluar, dėshmorėt dhe me tė mirėt. Sa shokė tė mirė janė ata!". (Nisa, 69)
Besimi komplet nuk mund tė realizohet assesi derisa Pejgamberi, alejhi selam tė mos jetė gjykatėsi dhe vlerėsuesi i veprave tona si dhe derisa nė tė mos pajtojmė me kėtė gjykim. Thotė Allahu:
"Pėr Zotin tėnd jo, ata nuk janė besimtarė (tė asaj qė tė zbriti ty as tė asaj para teje) derisa tė mos zgjedhin ty pėr tė gjykuar nė atė konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tėnd) tė mos ndiejnė pakėnaqėsi nga gjykimi yt dhe (derisa) tė mos binden sinqerisht". (Nisa, 65)
Allahu kur urdhėroi tė respektojmė Pejgamberin, alejhi selam, kėtė respekt e solli paralel me respektin pėr Tė kėshtu qė tha:
óO ju qė besuat, bindjuni All-llahut, respektoni tė dėrguarin dhe pėrgjegjėsit nga ju. Nėse nuk pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, atėherė parashtrojeni atė te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dėrguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditės sė fundit. Kjo ėshtė mė e dobishmja dhe pėrfundimi mė i mirė". (Nisa, 59)
Allahu urdhėroi pėr tė pranuar nga Pejgamberi, alejhi selam ēdo gjė qė kumtoi, e tha:
"Cka t'ju japė Pejgamberi, atė merrnie, e ēka t'ju ndalojė, pėrmbanju dhe kini frikė All-llahun, se All-llahu ėshtė ndėshkues i ashpėr". (Hashr, 7)
Allahu urdhėroi qė t'i pėrgjigjemi Atij dhe tė dėrguarit tė Tij ēdoherė dhe nė ēdo rrethanė apo gjendje. Thotė Allahu:
"O ju qė besuat, pėrgjigjjuni (thirrjes sė) All-llahut dhe tė tė dėrguarit kur ai (i dėrguari) ju fton pėr atė qė ju jep jetė, (pėr fenė e drejtė) dhe ta dini se All-llahu ndėrhyn ndėrmjet njeriut dhe zemrės sė tij, dhe se ju do tė tuboheni te Ai". (Enfal, 24)
Pejgamberi, alejhi's selam ka thėnė:
ś"Vėni re! Mua mė ėshtė dhėnė Kur'ani dhe i ngjashmi me tė (Sunneti). Ndodhė qė njeriu tė ulet nė ndonjė kolltuk e tė thotė: Mbahuni pėr kėtė Kur'an dhe ēka te gjeni nė tė hallall lejojeni e ēka te gjeni nė tė haram ndalojeni...". (3)
Vepra nuk pranohet nėse nuk ėshtė nė pėrputhje me Sunnetin. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam:
"Kushdo qė shpik diē nė ēėshtjen tonė, e qė nuk ėshtė prej saj, ajo automatikisht ėshtė e refuzuar"(4). Nė versionin e Muslimit qėndron:
"Kush bėn ndonjė vepėr, qė ēėshtja jonė nuk ėshtė sipas saj, atėherė ajo ėshtė e refuzuar"(5).
Mbajtja pėr Sunnetit tė sjell shpėtimin pėrherė, e nė veēanti nė kohen kur sprovat (fitnet) tė shtohen. Kėtė e argumenton hadithi i Irbadit, i cili ėshtė siē vijon:
"Njė ditė Pejgamberi, alejhi selam na e fali namazin pastaj u kthye kah ne dhe na kėshilloi me njė kėshillė tė denjė, nga e cila lotuan sytė dhe u rrėqethėn zemrat. Tha njė njeri: O i dėrguari i Allahut! Sikur kjo kėshillė ėshtė kėshillė e lamtumirė thanėsit andaj me ēka na porosit? Tha: Iu porosis pėr devotshmėri pėr Allahun, dėgjim dhe respekt (pėr prijėsin), edhe nėse ėshtė rob etiopias, ngase prej jush, ata qė jetojnė pas meje do tė shohin kundėrshtim tė madh. Mbahuni pėr Sunnetin tim dhe sunnetin e prijėsve tė udhėzuar, tė drejtė; mbahuni pėr tė dhe kapuni pėr tė me dhėmballė, si dhe keni kujdes nga gjėrat e inovuara ngase ēdo e tillė ėshtė risi ndėrsa ēdo risi ėshtė humbje(6).
Me praktikimin e Sunnetit ne arrijmė qė tė jemi vėllezėrit e Pejgamberit, alejhi' salatu ve's selam. Ebu Hurejre transmeton se:
"Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam shkoi tek varrezat dhe tha: Paqja qoftė mbi ju o banorė tė shtėpisė sė besimtarėve, edhe ne, nėse do Allahu, do tė vijmė pas jush. Do tė dėshiroja sikur t'i shihja vėllezėrit tanė. Thanė (shokėt e tij): O i dėrguari i Allahut! Po a nuk jemi ne vėllezėrit tu?! Tha: Ju jeni shokėt e mi ndėrsa vėllezėrit e mi janė ata, qė ende nuk kanė ardhur (nė kėtė botė). Si i njeh ata pjesėtarė tė ummetit tėnd, qė ende nuk kanė ardhur- e pyeten. Tha: ?farė mendoni, sikur ndokush prej jush ta kishte njė kalė me kokė dhe kėmbė tė bardha, a thua nuk do ta njihte kalin e tij nė mesin e kuajve tė zi?! Thanė: Po, gjithsesi, ai do ta njihte atė. Tha: Po kėshtu edhe ummeti im, do tė vijnė me fytyra dhe kėmbė tė bardha nga gjurmėt e abdesit". (7)
Ai, qė mban sunnetin, ai ka shpėrblimin e pesėdhjetė sahabėve. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
"Pas jush janė ditėt e durimit; ai qė mbahet pėr asaj, qė ju jeni sot (duke u mbajtur) ka shpėrblimin e 50 vetave prej jush. Thanė: O pejgamber i Allahut! A mos prej tyre?! Tha: Jo, por prej jush". (8)
Mbajtja pėr Kur'anit dhe Sunnetit tė ruan pėrherė dhe pėrgjithmonė nga humbja. Ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam:
"O ju njerėz! Unė kam lėnė nė mesin tuaj atė, qė nėse ju mbaheni pėr tij kurrė nuk do tė humbni: librin e Allahut dhe sunnetin e pejgamberit tė Tij".
Po ashtu ka thėnė: Unė nė mesin tuaj kam lėnė dy gjėra, pas sė cilave ju nuk do tė devijoni: librin e Allahut dhe sunnetin tim"(9).

------------------------------------
 
(1)  Transmetojne Buhariu nė Sahihun e tij, libri Bid'ul Vahji, kapitulli Bid'ul Vahj, hadithi nr: 3, Muslimi nė Sahihun e tij, nė librin e El Iman,nr: 231 dhe 232, Tirmidhiu nė Sunenin e tij, nė librin El Menakib An Resulil-lah, nr: 3565, Ahmedi nė Musnedin e tij, nė librin Baki Musnedi El Mukthirine, nr:14.502 dhe ne Baki Musnedi El Ensar,nr:24. 046, 24.681 dhe 27.768
(2)  Ebu Zehv, Muhammed Muhammed, El Hadithu Vel Muhaddithune, pa vit botimi, Bejrut, Liban, Darul Kutub El Arebijj, 1984,f: 10
(3)  Transmeton Ebu Davudi ndėrsa Shejh Albani nė Sahihu ve daifu suneni ebi davud, 12, e ka cilėsuar autentik
(4)  Buhariu nė Sahihun e tij, libri Es Sulh, kapitulli Idha Istalahu Ala Sulhi Xhurin Fes Sulhu Merdudun, h. nr: 2499
(5)  Muslimi nė Sahihun e tij, libri El Akdije, kapitulli Nakdul Ahkam El Batile Ve Reddu Muhdethatil Umur,h. nr: 3243
(6)  Transmeton Ebu Davudi nė Sunenin e tij, libri Es Sunneh, kapitulli Fi Luzumi-s-Sunneh, h. nr: 3991, Daremiu nė Sunenin e tij,Parathėnia (El Mukaddimeh), h. nr: 95
(7)  Muslimi, nr: 367, Nesaiu, 150, Ibni Maxhe, nr: 4296
(8)  Shejh Albani nė Silsiletu's sahihah, 1/812 e ka cilėsuar si tė vėrtetė-sahih
(9)  Tė dy hadithet i transmeton Hakimi nė Mustedrek, 1/93, cituar nga: El Bedr, Abdul Muhsin b. Hamd El Ibad,El Haththu Ala-t-Tibai-s-Sunneti Vet Tahdhiri Minel Bidei Ve Bejanu Hatariha, f: 10
TEMA
Hyrja nė faqen kryesore