TEWHIDI, ĒELĖS I MISIONIT TĖ PEJGAMBERĖVE

 

Uthman Xhumuah Damirijjeh

 

Allahu e ka nderuar njeriun dhe i ka dhuruar dhunti dhe begati te shumta kur atij ia dėrgoi te dėrguarit, profetėt, dhe zbriti librat dhe legjislacionet hyjnore me ta, te cilat pėrputhen me natyrėn e tij, nė tė cilėn e ka krijuar Allahu: Besimin nė Tė, si Zot dhe Krijues i adhuruar, pos te Cilit askush nuk meriton te adhurohet.

Njeriu prape u nderua por kėsaj radhe me pėrmbylljen e misioneve qiellore, revelatave qiellore, me revelatėn apo dėrgimin e Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam, ruajtjen e legjislacionin te te cilit e morri pėrsipėr Allahu i Madhėruar, siē thotė:

" إنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وإنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ

9. Ne me madhėrinė Tonė e shpallėm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtės tė tij". (Hixhr, 9)

Me kėtė, revelata e pejgamberit tone, Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam,  mbetet revelata e vetme, qe me bazat dhe fundamentet e saja i ka bere balle dhėmbėve te kohės dhe furtunave te shekujve, duke mos ndryshuar, shtrembėruar apo ndėrruar aspak. Me kėtė, po ashtu u realizuar edhe ruajtja e thirrjes pėr ne Tewhid –Njėjėsi te Allahut, e pastėr, e ēiltėr, mu ashtu siē ishte prej fillimit, jo vetėm te Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam, por edhe te te gjithė pejgamberėve tjerė, alejhimu's selam, vule e te ēileve ėshtė pejgamberi ynė, Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam. Qe te gjithė pejgamberėt, pa asnjė dallim, ne revealatat e tyre kishin kėtė maksime: Tewhidin.

Tewhidi apo Njėjėsia e Allahut ėshtė rregull i ēdo feje, me te cilėn erdhi ndonjė i dėrguar prej Allahut te Madhėruar. Allahu e ka vėrtetuar kėtė realitet dhe e ka pėrsėritur ne Kur'an sa here qe ka folur pėr ndonjė pejgamber sikurse qe e ka aprovuar apo vėrtetuar edhe kur flet pėrgjithėsisht pėr pejgamberėt. Thotė Allahu:

" ولَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحاً إلَى قَوْمِهِ فَقَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إلَهٍ غَيْرُهُ

23. Ne e patėm dėrguar Nuhun te populli i tij, e ai u tha: "O populli im, adhurojeni vetėm All-llahun, se nuk ka zot tjetėr pos Tij; a nuk i frikėsoheni (dėnimit)?". (Mu'minun, 23)

" وإلَى عَادٍ أَخَاهُمْ هُوداً قَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إلَهٍ غَيْرُهُ

65. Edhe te (populli) Ad-i (dėrguam) vėllain e tyre Hudin, e ai tha: "O populli im, adhurojeni (njė Zot) All-llahun, ju nuk keni zot pos Tij". (A'raf, 65)

" وإلَى ثَمُودَ أَخَاهُمْ صَالِحاً قَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إلَهٍ غَيْرُهُ

73. Edhe te (populli) Themud ua dėrguam vėllain e tyre, Salihun, e ai u tha: "O populli im, besojeni All-llahun (Njė) nuk keni zot tjetėr pos Tij". (A'raf, 73)

Tewhidi ėshtė fjale, qe ėshtė shprehur shume ne gjuhen e Shuajbit, Musait, Isait, alejhimu's selam, saqe ajo ėshtė bere rregull e pėrgjithshme, te cilėn e miratoi Allahu e tha:

" ومَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رَّسُولٍ إلاَّ نُوحِي إلَيْهِ أَنَّهُ لا إلَهَ إلاَّ أَنَا فَاعْبدُونِ

25. Ne nuk dėrguam asnjė tė dėrguar para teje e tė mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetėr pėrveē Meje, pra mė adhuroni!". (Enbija, 25)

" ولَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ واجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ

36. Ne dėrguam nė ēdo popull tė dėrguar qė t'u thonė: "Adhuroni vetėm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit tė tyre". (Nahl, 36)

Pra Tewhidi ėshtė ēelės I misioneve te pejgamberėve, ėshtė gjė e pare me te cilėn njeriu behet musliman dhe hyn ne kėtė fe, sikur qe ėshtė njėherit gjėja e fundit, me te cilėn duhet te dale prej kėsaj bote. Ai ėshtė obligimi i pare dhe i fundit.

Mu pėr kėtė, kėshilla apo porosia e  Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam dhėnė Muadhit me rastin e dėrgimit te tij ne Jemen si gjykatės ishte:

" إنك تأتى قوماً أهل كتاب، فليكن أول ما تدعوهم إليه: عبادة الله وحده، وفي رواية: فادعهم إلى شهادة أن لا إله إلا الله، وأني رسول الله، فإن هم أطاعوا لذلك فأعلمهم أن الله، - عز وجل -، افترض عليهم خمس صلوات في كل يوم وليلة، فإن هم أطاعوا لذلك فأعلمهم أن الله - تعالى -، افترض عليهم صدقة في أموالهم، تؤخذ من أغنيائهم وتُردُّ إلى فقرائهم، فإن هم أطاعوا لذلك فإيّاك وكرائم أموالهم، واتق دعوة المظلوم، فإنه ليس بينها وبين الله حجاب

Ti je duke shkuar tek njė popull, ithtarė te librit, (te krishtere), andaj le te jete gjeja e pare, ne te cilėn do t'i thėrrasėsh: Adhurimi i vetėm pėr Allahun. Ne njė transmetim: Dėshmia La ilahe il-la Allah ve Enni Muhammedun Resulullah (Se nuk ka zot pėrveē Allahut dhe se unė jam i dėrguari i Tij). Nėse te respektojnė ne kėtė, mėsoji se Allahu ua ka obliguar pese namaze gjate ditės dhe natės. Nėse edhe ne kėtė te respektojnė, atėherė mėsoji se Allahu ua ka obliguar njė lėmoshė ne pasuritė e tyre, e cila merret prej te pasurve te tyre dhe iu jepet te varfėrve te tyre. Nėse pajtojnė pėr kėtė atėherė ti ke kujdes qe t[ua marrėsh pasuritė e ēmuara te tyre (mos e bė kėtė) dhe ruaju nga lutja e atij qe i ėshtė bere padrejtėsi ngase mes saj dhe Allahu nuk ka pengese (nuk refuzohet)". (Buhariu dhe Muslimi)

Po ashtu ka thėnė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:

" أمرت أن أقاتل الناس حتى يشهدوا أن لا إله إلا الله، وأن محمداً رسول الله، ويقيموا الصلاة، ويؤتوا الزكاة، فإذا فعلوا ذلك عصموا مني دماءهم وأموالهم إلا بحق الإسلام وحسابهم على الله - عز وجل –

Jam urdhėruar t'i luftoj njerėzit derisa te dėshmojnė se nuk ka zot pėrveē Allahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguari i Tij, ta falin namazin, ta japin zekatin, e nėse e bėjnė kėtė, atėherė gjaqet (jetėt) dhe pasuritė e tyre janė te mbrojtura prej meje, pėrveē asaj qe parasheh ligji islam ndėrsa llogaria e tyre ėshtė tek Allahu i Madhėruar". (Buhariu dhe Muslimi)

Ky hadith ėshtė koment i ajetit:

" فَإن تَابُوا وأَقَامُوا الصَّلاةَ وآتَوُا الزَّكَاةَ فَخَلُّوا سَبِيلَهُمْ

Nė qoftė se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atėherė ua lėshoni rrugėn," (Tewbe, 5)

Te gjithė pejgamberet e kane kuptuar esencės e Tewhidit dhe te gjithė ishin dėrguar me te. Te gjithė ata ftuan ne adhurimin e vetėm Allahut, ftuan ne realitetin, te cilin, siē u urdhėruan ta besojnė, u urdhėruan edhe ta kumtojnė. Si rezultat i besimit stoik te tyre pėr kėtė realitet, ata u ngritėn dhe ftuan ne te, duke e ditur se ajo buron nga njė burim i vetėm, prej te cilit njerėzimi fiton pėrshtypjen dhe mendimin e vėrtet pėr realitetin e ekzistencės. Pikėrisht prej kėtij burimi, Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam, vulės sė pejgamberėve, iu zbrit Kur'ani nga Allahu qe te jete gjykues ne mes njerėzve pėr mospajtimet e tyre.

Kur'ani ėshtė libėr i unifikuar ne esence-realitet tė tij, i unifikuar ne parim dhe rregull te tij: Njė Zot, njė te adhuruar, njė ligj pėr tere njerėzimin. Pra, Allahu ėshtė Ai, qe krijon, Ai qe urdhėron dhe ndalon, Ai, prej te Cilit vijnė te gjitha dispozitat, lejim apo ndalim qofshin.

" أَلا لَهُ الخَلْقُ والأَمْرُ

Ja, vetėm Atij i takon krijimi dhe sundimi." (A'raf, 54)

"يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِن قَبْلِكُم لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ * الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الأَرْضَ فِرَاشاً وَالسَّمَاءَ بِنَاءً وَأَنزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقاً لَّكُمْ فَلا تَجْعَلُوا لِلَّهِ أَندَاداً وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ

21. O njerėz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata qė ishin para jush ashtu qė tė jeni tė devotshėm (tė shpėtuar).

22. Ai, i cili pėr ju bėri tokėn shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lėshoi shi me tė cilin ju siguroi lloje tė frutave si ushqim pėr ju, pra mos i pėrshkruani All-llahut shokė, duke qenė se ju e dini (qė Ai nuk ka shokė)." (Bekare, 21-22)

Njėjėsia e Allahut percakton qe edhe feja e Tij te jete njė, me te cilėn Ai dėrgoi te gjithė pejgamberėt pėr tere njerėzimin, e po kėshtu edhe njėjėsimin e te dėrguarve te Tij, te cilėt u dėrguan si kumtues te kėtij realitetit. Mu pėr kėtė, Allahu pėr ata, qe dėshiruan te bėnin ndarje nė mes Allahut dhe te dėrguarve te Tij, apo ne mes pejgamberėve ndėrmjet vete, u shpreh se ata janė "pabesimtarė me rrėnjė":

"إنَّ الَذِينَ يَكْفُرُونَ بِاللَّهِ ورُسُلِهِ ويُرِيدُونَ أَن يُفَرِّقُوا بَيْنَ اللَّهِ ورُسُلِهِ ويَقُولُونَ نُؤْمِنُ بِبَعْضٍ ونَكْفُرُ بِبَعْضٍ ويُرِيدُونَ أَن يَتَّخِذُوا بَيْنَ ذَلِكَ سَبِيلاً * أُوْلَئِكَ هُمُ الكَافِرُونَ حَقاً وأَعْتَدْنَا لِلْكَافِرِينَ عَذَاباً مُّهِيناً

150. S'ka dyshim se ata qė nuk besojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, dėhirojnė tė bėjnė dallim mes All-llahut dhe tė dėrguarve tė Tij e thonė: "Ne i besojmė disa e nuk i besojmė disa tė tjerė" e mes kėtij duam tė marrin njė rrugė.

151. Tė tillėt lanė jobesimtarėt e vėrtetė; e Ne kemi pėrgatitur dėnim tė fortė e nėnēmues pėr jobesimtarėt." (Nisa, 150-151)

Kjo jo pėr tjetėr pėrveē se Tewhidi ėshtė baza adekuate pėr konceptin e besimtarit pėr Allahun, sikur qe ėshtė baze adekuate pėr ekzistimin e Sistematizuesit, qe nuk pranon shumėsi (njė Zot dhe jo shume zota) apo ndeshje (probleme me zotat tjerė), skandale dhe veprime te pa matura, dhe se ky ėshtė besimi adekuat pėr njeriun, qe sheh unifikimin e ligjeve te kėsaj natyre, kudo dhe kurdo qe shtrin shikimin e tij nė tė. Kjo po ashtu ėshtė koncept, qe garanton pėrfshirjen e te gjithė besimtareve nė njė karvan te vetėm pėrballė safave (rendeve) te shumta te pabesimtarėve, dhe nė njė parti (grup) pėrballė partive te shumta te djallit…

Ky saf i vetėm, apo karvan, ėshtė saf i besimtarėve tė vėrtetė dhe te sinqerte, ne besimin e te cilėve shtrembėrimi, devijimi, politeizmi, nuk kane vend.

Kjo ėshtė kredoja (besimi-akideja) e Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam, ruajtjen e se cilės e morri pėrsipėr Allahu. Dhe mu pėr kėtė, feja islame ėshtė fe e tewhidit, pos se cilės Allahu nuk pranon tjetėr nga njerėzimi, ngase ėshtė fe e drejte:

" ومَن يَبْتَغِ غَيْرَ الإسْلامِ دِيناً فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الخَاسِرِينَ

85. E kush kėrkon fe tjetėr pėrveē fesė islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė nga tė dėshėpruarit". (Ali Imran, 85)

Burimi: http://www.islamselect.com/

Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

10-3-2007, e shtunė

Vushtrri, Kosovė