THENIE TE PAVDEKSHME

Erdhi Zejd El Hajri tek Pejgamberi, alejhi selam dhe e pranoi Islamin. Pejgamberi, alejhi selam i tha: O Zejd! Nuk mė ėshtė pėrshkruar ndokush, e qė pasi ta kem parė tė mos mė ketė dalur pak mė ndryshe pėrveē teje. Zejdi u kthye kah Pejgamberi, alejhi selam dhe i tha: O i dėrguari i Allahut! M'i jep 300 kalorės ndėrsa unė tė garantoj se do te shkoj ne vendet romake dhe do te luftoj me ta. Pejgamberi, alejhi selam tha: Pėr Zotin o Zejd! ?farė njeriu je ti?!
***
Kur Amr b. El Asi kėrkoi ndihmė dhe pėrforcime ushtarake me 4.000 ushtarė pėr ta ēliruar Egjiptin, Omeri, Allahu qofte i kėnaqur me te, ia dėrgoi vetėm katėr veta dhe i shkroi: Njė prej tyre vlen pėr njėmijė, kėshtuqė u plotėsua shifra e kėrkuar. Ata katėr veta ishin:
Zubejr b. Avvam,
Mikdad b. Amr,
Ubadetu b. Samit, dhe
Mesleme b. Halid
***
Kaloi njė ēifut me njė qenė pranė Ibrahim b. Ed'hemit dhe i tha: Cila ėshtė me e ndyte: Bishti i qenit apo mjekra jote? Mjekra ime nėse unė do te hyj ne Xhehennem- ia ktheu Ibrahimi. ?ifuti pa njė pa dy e pranoi Islamin.
***
Sahabiu i verbėr, i cekur ne kaptinėn Abese, Abdullah b. Ummi Mektum, i cili ishte muxhahid dhe njėherit shehid (dėshmor), kishte thėnė:
"Mė vendosni ne mes dy rreshtave, ma epni flamurin qe ta bart ngase unė e barti atė dhe e ruaj. Unė jam i verbėr, nuk mund te iki!". Vėrtet, ai e mbrojti flamurin e muslimaneve derisa ra edhe shehid.
***
Njė njeri hyri ne shtėpinė e sahabiut te ndritur, Ebu Dherrit dhe meqė nuk pa orendi shtėpiake tha: Ku i keni orenditė tuaja?!
Ne kemi njė shtėpi tjetėr pak me larg, atje i dėrgojmė orenditė tona- ia ktheu Ebu Dherri. Njeriu e kuptoi se ishte fjala pėr shtėpinė e tij ne Ahiret, por iu drejtua: Megjithatė, edhe nė kėtė bote duhet patur ca rendi. Ebu Dherri iu pėrgjigj: Po, por i Zoti i shtėpisė (dunjasė) (Allahu) nuk po na lė kėtu. 
***
Njė njeri i urtė kishte thėnė: ?donjėri prej nesh e di se si vdiset ne rrugėn e Allahut por shumica jonė nuk e dinė se si jetohet nė rrugėn e Allahut".

Marre nga: www.twbh.com
Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
2 qershor 2006, e xhuma
Vushtrri, Kosove