TI JE AI QE E VONON FITOREN E UMMETIT!

Derisa isha i interesuar me pėrcjellje tė lajmeve pėr fatkeqėsitė qė po iu ndodhin muslimanėve mendova nė vete dhe ju drejtova vetes me: O, i mjere! Ti je ai qė e vonon fitoren e kėtij ummeti, madje ti je shkaktar kryesor i tė gjitha fatkeqėsive qė na kanė goditur!
Mendova prap si mund tė ndodhė kjo kur une jam njė njeri i dobėt e nuk zoterojė asgjė, po t'i urdhėroja pėr diē muslimanėt nuk do tė mė respektonin e po t'i kėshilloja nuk do kėshilloheshin.
Ndalova duke mu kujtuar se: shkaku janė mėkatet, tė cilat e kanė mbuluar zemrėn, mėkate me tė cilat e lufton Allahun, subahnehu ve teala, ditėn e natėn…shkak ėshtė braktisja e obligimeve dhe dhėnia pas tė ndaluarave…
Po ēfarė kam bėrė unė apo ti qė tė qortohesh me vonimin e fitores?
Ah, o rob i Allahut! Vallahi po u ula e t'i numėroje tash se cka je duke bėrė do tė kalonte kohė e gjate, por ja; a je ti prej atyre qė e falin namazin e sabahut nė xhami?
Paj, ndonjėherė. E ndonjėherė mė kalon…
Mė nderprehet fjala me: Mu ky ėshtė problemi! Si pretendon xhihad kundėr armiqėve tė tu, ndėrsa ke dėshtuar nė xhihadin e nefsit tėnd sė pari? Ke dėshtuar nė njė ēėshtje e cila nuk tė obligon as dhėnie tė pasurisė e as gjak, nė njė gjė qė nuk tė merr mė shumė se disa minuta tė paktė; nė faljen e dy rekateve pėr Allahun.
Si kėrkon xhihad kur ti je ai i cili nuk i kryen namazet farze me kohė, i lėshon sunnnetet, nuk lexon asgjė nga Kur'ani gjatė tėrė ditės, ke harruar lutjet e mbrėmjes dhe mėngjesit, nuk ke ruajtur shiqimin, nuk je bėmires ndaj prindėrve, nuk mban lidhjet familjare?
Kėrkon qė ligji i Allahut tė sundojė nė vendin tėnd ndėrsa ai si i tillė ende s'ka zėnė vend nė zemrėn tėnde e as nė mesin e familjes tėnde, nuk ke frikė Allahut pėr familjen tėnde, nuk i ke ftuar nė udhėzim, nuk je i interesuar t'i ushqesh nga hallalli, e ndoshta une ose ti bile jemi je prej atyre pėr tė cilėt thotė Allahu: "..dhe pasurinė e doni sė tepėrmi" (Fexhr 20)
Gėnjeshtra, mashtrime, mospėrmbushje premtimi ja kėshtu meritohet kėrcėnimi…
Prap u ndala: Po ku jam une e ku vonimi i fitores? A vonohet fitorja e njė ummeti tė tėrė pėr shkak tė njė personi tė vetėm, njė nė njė miliardė?
Po u shikua nė tėrė dunjanė, ka qindra miliona si ti…Tė gjithė nė kėtė rrugė, nuk interesohen pėr vepra tė mira, e as nuk iu frikėsohen mėkateve.
Tė gjithė argumentohen se janė duke e kėrkuar fitoren, sepse nė ummet ka tė tillė qė janė mė tė mirė se kėta…por, realiteti i hidhur ėshtė se tė gjithė janė tė njėjtė pėrveē atyre qė Allahu i ka mėshiruar.
A nuk e din o rob i Allahut se sahabeve, radijallahu anhu, nėse iu vonohej fitorja e nuk iu vinte e kuptonin se nė atė ushtri ka dikush qė ka bėrė mėkate? E ēfare mendon ti pėr ummetin i cili ka rėnė nė mėkate tė mėdha e tė vogla…a nuk po e sheh se ēfarė po ndodhė nė lindje e nė perėndim?
Filluan lotėt tė mė rrjedhin nė fytyrėn time, nuk kisha paramenduar madje as njė ditė tė vetme se une, i cili e kam dashur Allahun dhe tė Derguarin e Tij, e kam dashur fene e Tij dhe ithtarėt e fesė sė Tij, tė jam shkak prej shkaqeve tė pėsimit tė kėtij ummeti…tė jam shkak i lumenjve tė lotėve tė derdhur, tė muslimanėve anekėnd botės…
Ka qenė lehtė pėr mua ta qortoj njė gjykatės ose udheheqės, pėrgjegjės ose ministėr, por nuk e kam menduar sė pari tė metat e mija dhe gabimin tim…nuk kam logjikuar mbi fjalėn e Allahut, subahnehu ve teala: "Sigurisht qė Allahu nuk do tė ndryshojė gjendjen e njė populli pėrderisa ata vet ta ndryshojnė vetveten" (Err-Rra'd 11)
Falenderimi i takon Allahut qė mė ka dhėnė tė kem nga "Nefsi Levvame" (shpirti qortues), me tė cilin Allahu ėshtė betuar nė Kur'an deri nė Ditėn e Kijametit…
Cfarė do ishte kėshilla:
Fillo me veten tėnde, fali namazet e obliguara nė kohėt e tyre, jipe zekatin, ke kujdes arrogancėn ndaj prindėrve, afrohu tek Allahu me nafile, mos lėsho shansėn e cila tė afron tek Allahu pa e berė edhe nese ėshtė ndonjė gjė e vogėl.
Pėrkujto se tė buzėqeshurit vėllaut tėnd ėshtė sadaka-lėmoshė.
Mos fto nė diēka e ti tė jesh nė tė kundėrtėn e saj!
Mos kėrko pasimin e sheriatit nga dikush pėrveē nėse je shembull i gjallė nė pasimin e tij nė shtėpi dhe veprat tua!
Mos kėrko ngritjen e flamurit tė xhihadit, derisa ti ke dėshtuar nė xhihadin e nefsit tėnd!
Mos e qorto askend se nuk janė tė ndėrgjegjshėm nė pėrgjegjėsinė qė e kanė, por pėrmiresoje veten e tė tjerėt permirėsohen…behu shembull kudo qė tė shkosh…nese e kalon kohėn duke polemizuar pėr tė metat e njerėzve, ndalu se tė tillėt janė tė shumtė, por fillo me permirėsimin e vetes tėnde…e pastaj lute Allahun me sinqeritet se do tė vij fitorja ty dhe atyre qė janė me ty dhe tė gjithe atyre qė ecin gjurmės tėnde…!
Mundohu tė jesh prej atyre pėr tė cilėt thotė Allahu: "Nėse ju e ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojė juve" (Muhammed 7)
Dije se ēdo mėkat tė cilin e bėn apo ēdo vepėr tė mirė tė cilėn e le pa bėrė, ėshtė argument i deponuar kundėr teje nė gjykatėn pėr gjakun e muslimanėve tė pastėr…!
Pastaj ngrita kokėn i penduar tek Allahu pėr ate qė kam bėrė, i fshiva lotėt e thashė: "O Zoti im ky ėshtė pendimi im pėr Ty, jam penduar tek Ti...".
Tash le tė hapim faqe tė re tė jetės … fillova me dy rekate nė mesnate duke e lutur Allahun qė tė m'a bėjė tė pėrhershėm begatinė e tyre…
Pėrktheu nga origjinali nė arabisht:
Sedat Islami
Brunei
Darus-salam