UJI (SHIU) DHE RENDESIA E TIJ
Falėnderimet i takojnė Allahut ndėrsa pėrshėndetjet mė tė sinqerta qofshin pėr Muhammedin, familjen, shokėt dhe pasuesit e tij!
Vlera e shiut
Vlera e shiut ėshtė shumėdimensionale; ajo nuk kufizohet vetėm nė njeriun porse edhe nė ēdo gjė tjetėr qė i hyn nė shėrbim njeriut, qoftė kafshė, bimė, tokė, madje si dhunti do tė jetė pėr besimtarin edhe nė Xhennet derisa pėr mėkatarin dhe pabesimtarin nė ferr nuk do tė jetė. Tė shohim di[ nga Kur'ani pėrkitazi me kėtė:
Uji ėshtė prej gjėrave tė para qė Allahu ka krijuar, siē thotė:
Ai ėshtė i cili krijoi qiejt e tokėn brenda gjashtė ditėve (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenė (mė parė) mbi ujė...". (Hud, 7)
Pejgamberi, alejhi's selam ka thėnė:
Allahu ishte kur askush nuk ishte, dhe Arshi i Tij ishte mbi ujė". (Buhariu)
Njeriu, sikurse krijesat tjera tokėsore, ėshtė krijuar prej ujit, siē thotė Allahu:
Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bėri atė tė ketė fis dhe tė ketė miqėsi. Zoti yt ka mundėsi tė jashtėzakonshme". (el-Furkan, 54)
All-llahu krijoi secilėn gjallesė prej njė uji, e prej tyre ka qė ecin rrėshqanas nė barkun e vet, ka qė ecin nė tė dy kėmbėt e edhe asosh qė ecin nė tė katėr kėmbėt. All-llahu krijon ēka tė dojė, pse vėrtet All-llahu ka mundėsi pėr ēdo gjė". (en-Nur, 45)
Shiu ėshtė jete pėr ēdo gjė; pėr njeriun, pėr tokėn, pėr kafshėn, pėr bimėn dhe pėr ēdo gjė tjetėr. Thotė Allahu:
A nuk e dinė ata, tė cilėt nuk besuan se qiejt e toka ishin tė ngjitura, e Ne i ndamė ato tė dyja dhe ujin e bėmė bazė tė jetės sė ēdo sendi; a nuk besojnė?". (el-Enbija, 30)
Ai ėshtė qė pėr ju lėshoi nga (lart) qielli ujė, qė prej tij tė keni pėr tė pirė dhe prej tij tė keni bimė qė nė to do t'i kullotni (bagėtinė)". (en-Nahl, 10)
Ai ėshtė qė i lėshon erėrat si myzhde pranė mėshirės (shiut) sė Tij. E kur ato (erėrat) bartin re tė mėdha, Ne i sjellim mbi njė tokė tė vdekur dhe lėshojmė nė tė ujin (shiun), dhe me tė (me ujin) nxjerrim tė gjithė frutat. Kėshtu i nxjerrim (i ngjallim) tė vdekurit, ashtu qė ta pėrkujtoni (fuqinė e Zotit)". (el-A'rafe, 57)
Si nuk kanė parė ata se Ne e sjellim ujin nė tokėn e thatė dhe me tė nxjerrim bimė qė prej tyre ushqehen kafshėt e tyre, bile edhe ata vetė. A nuk janė duke parė (e tė kuptojnė)?". (es-Sexhdeh, 27)
Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni, e nė tokė vendosi kodra tė rėnda qė tė mos luajė vendi bashkė me ju, e nėpėr tė shpėrndau nga tė gjitha gjallesat, dhe nga qielli Ne kemi lėshuar shi e kemi bėrė tė mbijnė nė tė nga tė gjitha llojet mė tė dobishme". (Llukman, 10)
Ringjallja e tokės sė vdekur nėpėrmjet shiut ėshtė argument prej argumenteve tė ekzistimit tė Allahut, siē thuhet nė Kur'an:
Nga argumentet e Tij ėshtė edhe toka qė ti e sheh atė tė thatė (shkretėtirė), e kur Ne i lėshojmė asaj shiun, ajo gjallėrohet e shtohet. E s'ka dyshim se Ai qė e ngjalli atė, do t'i ngjallė tė vdekurit, pse Ai ka mundėsi pėr ēdo gjė". (Fussilet, 39)
?shtė fakt se nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndėrrimin e natės e tė ditės, tė anijes qė lundron nė det qė u sjell dobi njerėzve, nė atė shi qė e lėshon All-llahu prej sė larti e me tė ngjall tokėn pas vdekjes sė saj dhe pėrhapė nė te nga ēdo lloj gjallese, nė qarkullimin e erėrave dhe reve tė nėnshtruara mes qiellit e tokės, (nė tė gjitha kėto), pėr njė popull qė ka mend ka argumente". (el-Bekare, 164)
Nga argumentet e Tij ėshtė edhe ajo qė ua dėfton vetėtimėn edhe si frikė edhe si shpresė, dhe nga qielli lėshon shi e me tė e ngjall tokėn pas vdekjes sė saj. Nė kėtė ka argumente pėr njė popull qė di tė mendojė". (err-Rrum, 24)
Kjo ringjallje e tokės shėrben si njė shembull se si nė kėtė mėnyrė ringjallet edhe njeriut.
Dhe Ai qė lėshon nga qielli ujė (shi) me masė. Ne i japim me tė jetė njė vendi tė vdekur. Ja, kėshtu edhe ju do tė nxirreni (tė gjallė nga varrezat).". (ez-Zuhruf, 11)
Pabesimtarėt nė ferr nuk do tė kenė ujė normal. Thotė Allahu:
Banuesit e zjarrit i thėrrasin (dhe i lusin) ata nė xhennet (duke ju thėnė): "Na qitni diē nga ju apo nga ajo qė u ka furnizuar All-llahu (se mbaruam nga etja)!" Ata (nė xhennet) thonė: "All-llahu i ka ndaluar qė tė dyja kėto pėr jobesimtarėt!". (el-A'rafe, 50)
Shembulli i xhennetit, i cili u ėshtė premtuar atyre qė janė ruajtur (tė devotshėm), nė tė cilin ka lumenj me ujė tė mirė pėr pije, lumenj nga qumėshti me shije tė paprishur, lumenj nga vera e shijshme pėr njerėz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanė aty edhe gjithfarė lloj pemėsh, kanė edhe falje nga Zoti i tyre (a ėshtė i njėjtė) a si ai qė ėshtė pėrgjithmonė nė zjarr dhe u shuhet etja me ujė tė valė qė ua copėton zorrėt e tyre?". (Muhammed, 15)
Uji zbret dhe ngritėt me lejen dhe caktimin e Allahut. Nė Kur'an qėndron:
A ju e lėshoni atė prej reve, apo Ne jemi qė e lėshojmė?". (el-Vakiah, 69)
Ne lėshuam me masė ujė nga qielli dhe atė e pėrqėndrojmė nė tokė. Po Ne kemi mundėsi edhe ta humbim atė (ujin)". (el-Mu'minune, 18)
Ne i lėshojmė erėrat mbarėsuese, e nga qielli (retė) lėshojmė shi dhe atė ua japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atė". (el-Hixhr, 22)
Uji ėshtė prej begative qė neve moralisht na detyron ta adhurojmė Allahun dhe assesi tė mos i bėjmė shok. Ja se ēfarė thotė Allahu:
Ai, i cili pėr ju bėri tokėn shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lėshoi shi me tė cilin ju siguroi lloje tė frutave si ushqim pėr ju, pra mos i pėrshkruani All-llahut shokė, duke qenė se ju e dini (qė Ai nuk ka shokė)". (el-Bekare, 22)
A nuk e sheh se All-llahu lėshon ujė nga qielli dhe atė e shpėrndanė nė tokė nėpėr burime, mandej me tė mbijnė bimė tė llojeve dhe tė ngjyrave tė ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh atė tė zverdhur dhe pastaj e bėn atė tė llomitur. S'ka dyshim se nė kėtė ka argument pėr tė zotėt e mendjes". (ez-Zumer, 21)
Nėse edhe pabesimtarėt pranojnė se shiu na vjen prej Allahut atėherė pėrse ne muslimanėt tė mos e falėnderojmė pėr tė. Thotė Allahu:
Dhe nėse ti i pyet ata: "Kush e lėshon shiun nga qielli dhe me tė e ngjall tokėn pas vdekjes sė saj?" Ata thonė: "All-llahu!" Thuaj: "Falėnderimi i qoftė All-llahut, por shumica e tyre nuk mendojnė". (el-Ankebut, 63)
Thuaj: "Mė tregoni, nėse uji juaj humbet nė thellėsi, kush do t'ju sjell ujė mbitokėsor (burimor)?". (el-Mulk, 30)
Uji shėrben pėr tu pastruar nga gjėrat qė njeriut shumė do t'ia ulnin vlerėn sikur tė mos pastrohej me ujė. Thotė Allahu:
O ju qė besuat, mos iu afroni namazit duke qenė tė dehur, derisa tė dini se ē'flitni, e as duke qenė xhuhubė (tė papastėr) derisa tė laheni, pėrpos kur jeni udhėtarė. Nėse jeni tė sėmurė, jeni nė ndonjė udhėtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultėsira (nevojtorja), ose keni takuar gratė, e nuk gjeni ujė, atėherė mėsyjeni dheun dhe fėrkoni me tė fytyrat dhe duart (tejemmum). All-llahu shlyen e falė mėkatet". (en-Nisa, 43)
Dhe kur Ai ju kaploi me njė kotje (gjumė) qė ishte siguri pėr ju nga ana e Tij, ju lėshoi shi nga qielli pėr t'ju pastruar me tė, largoi prej jush tė shtimet e shejtanit, e qė tė fuqizojė bindjen nė zemrat tuaja dhe t'ju pėrforcojė me tė (me shi) kėmbėt tuaja". (el-Enfale, 11)
Meqė uji ėshtė begati e madhe prej Allahut atėherė vet Allahu na ka treguar se kusht pėr sjelljen e tij nė tokė ėshtė morali dhe nderi jone. Thotė Allahu:
Sikur ata (idhujtarėt) t'i pėrmbaheshin rrugės sė drejtė, Ne do t'iu lėshonim atyre ujė me bollėk". (el-Xhinn, 16)
Kjo ishte njė pėrmbledhje e rėndėsisė sė ujit nga Kur'ani Famėlartė ndėrsa tani do te shohim diē nga shkenca pėr rėndėsinė e ujit:
Uji pėrbėn 85% e gjakut tė njeriut, 82% tė veshkave tė tij, 75% tė muskujve tė tij, 74% tė trurit tė tij, 69 % tė mėlēisė sė tij dhe 22% tė eshtrave tė tij.
Diku 65% ( ) e trupit tė njeriut, nė tėrėsi, pėrbėhet nga uji dhe ne pėr ēdo ditė, nėse dėshirojmė ta mbajmė ekuilibrin e trupit tonė, duhet tė pimė sė paku nga njė litėr e gjysmė ujė, e mire ėshtė 2.4 litra, edhe nėse nuk ndiejmė etje. Kjo i bie diku 8-9 gota me 160 ml ujė ne dite. Uji nuk shton peshe por ndihmon ne jashtėqitjet prej trupit.
Ndoshta kėto janė sekretet qė kanė shtyrė OKB-nė tė caktojė 22 Marsin e ēdo viti si Ditėn Botėrore tė Ujit e sidomos kur kihet parasysh fakti se toka edhe pse konsiderohet si vend i ujit megjithatė 97%( ) e kėtij uji ėshtė i njelmėt dhe nuk shėrben pėr pije ( ).
Sido qė tė jetė, uji edhe pse i ka kėto tė mira, nuk duhet tė teprohet ngase ai, nėse konsumohet jashtė asaj qė pėrmendėm, shpie nė:
Cka e pengon shiun
Meqė shiu-uji paska kėtė rėndėsi tė madhe, dhe ne tani jemi nė njė kohė kur po mbretėron thatėsi, do tė kishte qenė mirė sikur ta shqyrtonim problematikėn e thatėsisė, jo nga kėndvėshtrime shkencore, ngase natyra dhe ligjet e saja janė nė dorėn e Allahut; I ndėrron si tė dojė Ai, por nga kėndvėshtrimi fetar pėr tė parė se si veprat e njerėzve ndikojnė nė ndalimin e shiut. Nuk di pėrse ne muslimanėt kėto tragjedi, thatėsi, sėmundje, varfėri, luftėra, nuk i konsiderojmė si ndėshkime prej Allahut pėr shkak tė mėkateve tona tė shumta derisa tė krishterėt, zyrtarisht, pohojnė se ato qė po iu ndodhin atyre janė pikėrisht dėnim prej Allahut. Gazeta Sunday Telegraph, nė numrin e saj tė 2 korrikut 2007 pėrcjell konkludimin e priftėrinjve tė mėdhenj tė Kishės Britanike se vėrshimet e mėdha tė cilat goditėn disa vende tė Britanisė duke lėnė pa kulm mbi kokė dhjetėra mijėra njerėz janė dėnim prej Allahut pėr shkak tė shthurjes, prishjes dhe ligjeve qė shpijnė ne zhvetėnim dhe devijim. Ne jemi duke vjelur frytet e rėnies sonė morale- shtuan ata( ).
Pėrse edhe ne tė mos themi se mėkatet tona, morali jonė i ulėt, lakuriqėsia e vajzave tona, pirja e madhe e alkoolit dhe pijeve tjera dehėse, janė shkaqe tė kėtyre qė po na ndodhin. Ja se ēka thotė Allahu:
Pėr shkak tė veprave (tė kėqija) tė njerėzve, janė shfaqur nė tokė e nė det tė zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e pėr ta pėrjetuar ata njė pjesė tė asaj tė keqeje qė e bėnė, ashtu qė tė tėrhiqen (nga tė kėqijat)". (err-Rrum, 41)
?farėdo e keqe qė mund t'ju godasė, ajo ėshtė pasojė e veprave tuaja (tė kėqija), e pėr shumė tė tjera Ai u falė". (esh-Shura, 30)
Ndoshta mėkati i njė njeriu behet shkak qė shiu tė mos bie, siē ndodhi nė kohėn e Musait, alejhi's selam, dhe siē transmetojnė Buhariu dhe Muslimi, Pejgamberi, alejhi's selam ka thėnė:
Prej (largimit, burgimit, mbytjes sė) robit tė keq shpėtojnė (qetėsohen) njerėzit, vendet, pemėt dhe kafshėt".
Po qetėsohen pėr arsye se mėkatet e tij shkaktojnė edhe ndėshkimin e tė tjerėve, siē thotė Allahu:
Ruajuni nga e keqja (nga dėnimi) qė nuk i godet vetėm ata qė bėnė mizori prej jush, (por edhe tė mirėt)...". (el-Enfalė, 25)
Nėse tė ka goditur ndonjė e keqe sė pari ndalu dhe mendoje gjendjen tėnde e pastaj pyet : Prej nga kjo? Thotė Allahu:
E kur juve u goditi njė dėshtim (nė Uhud) e qė ju ia patėt dhėnė atė dyfish (armikut nė Bedr), thatė: "Prej nga kjo"? Thuaj: "Ajo ėshtė nga vetė ju"! ...". (Ali Imran, 165)
Sahabet, shokėt e Pejgamberit, alejhi's selam, kur pėsonin ndonjė disfate, ndaleshin dhe llogaritnin veten se ku kanė bėrė mėkate qė Allahu nuk ua mundėsoi fitoren. Ka thėnė Ibni'l Mu'tezzi:
Lėri mėkatet, tė voglat e tė mėdhatė
ngase kjo ėshtė ruajtje
dhe vepro sikur ai qė ec mbi ferra
e kujdeset pėr atė qė sheh
mos nėnēmo asnjė mėkat tė vogėl
ngase kodra ėshtė formuar prej gurėve tė vegjėl
Dhe kėshtu, pėrfundimisht do tė vini nė gjykimin e duhur se:
... All-llahu nuk e prish gjendjen e njė populli (nuk ua largon tė mirat) pėrderisa ata ta ndryshojnė veten e tyre...". (err-Rra'du, 11)
Mėkatet qė shumė ndikojnė nė mos lėshimin e shiut janė:
Cka e sjell shiun?
1. Nėse mėkatet ndikojnė nė ndalimin e shiut atėherė veprat e mira ndikojnė nė lėshimin e tij.
2. Mosdhėnia e zekatit, nėse ėshtė shkak pėr ndalimin e shiut, atėherė dhėnia e tij ėshtė shkak pėr lėshimin e tij.
3. Istigfari-kėrkimi falje mundėson lėshimin e shiut. Allahu thotė nėpėrmjet gjuhės sė Nuhut, alejhi's selam:
Unė u thashė: "Kėrkoni falje Zotit tuaj, se Ai vėrtet falė shumė; 11. Ai ju lėshon nga qielli shi me bollėk, 12. Ju shumon pasurinė dhe fėmijėt, ju bėn tė keni kopshte dhe ju jep lumenj". (Nuh, 10-12)
Edhe Hudi, alejhi's selam i kishte thėnė kėshtu popullit tė tij:
O populli im, kėrkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju lėshon shi me bollėk, dhe fuqisė suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e tė bėheni mėkatarė!". (Hud, 52)
4. Morali, nderi dhe udhėzimi jonė nė rrugėn e drejtė. Thotė Allahu:
Sikur ata (idhujtarėt) t'i pėrmbaheshin rrugės sė drejtė, Ne do t'iu lėshonim atyre ujė me bollėk,". (el-Xhinn, 16)
5. Falėnderimi pėr begatitė qė Allahu na i ka dhėnė ngase ēdo pėrbuzje e tė mirės bėhet shkak qė ajo e mirė tė tė ikė prej dore. Thotė Allahu:
All-llahu sjell si shembull njė fshat (vendbanim) qė ishte i sigurt dhe i qetė, tė cilit i vinte furnizimi nga tė gjitha anėt me bollėk, kurse ata (banorėt) i pėrbuzėn tė mirat e All-llahut. Atėherė All-llahu, pėr shkak tė sjelljes sė tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisė dhe tė frikės". (en-Nahl, 112)
Sa bukur ka thėnė poeti:
Nėse disponon me ndonjė begati ruaje
ngase mėkatet zhdukin tė mirat
Mbaje atė me adhurim pėr Zotin e robėrve
ngase Zoti i robėrve ėshtė Ndėshkues i shpejtė
6. Namazi istiska' (lutja pėr shi), e cila ka qenė traditė e Pejgamberit, alejhi's selam, sahabeve dhe dijetarėve nė pėrgjithėsi.

Sedat G. ISLAMI
4 gusht 2007, e shtunė
Vushtrri, Kosovė

Uji dhe rėndėsia e tij