VITI I RI HIXHRIJJ DHE LLOGARIA E BESIMTARIT

 

Falėnderimet qofshin pėr Allahun ndėrsa pėrshėndetjet pėr Muhammedin, alejhi's salatu ve's selam, familjen, shokėt dhe tėrė pasuesit e tij gjer nė amshim!

Meqė Allahu i Madhėruar na mundėsoi neve ta presim edhe kėtė vit tė ri hixhrijj apo themi mė mirė islamik, ne, edhe kėsaj radhe, vendosėm qe vėllezėrve dhe motrave tona t'ua pėrkujtojmė disa gjera me rėndėsi pėrkitazi me kėtė vit te ri islam: A ėshtė ky sikur viti i ri "ndėrkombėtar"? A duhet festuar kėtė vit tė ri me cakėrrimin e gotave nė orėn 12, nė mesnate? A duhet ta presim me kėngė e muzike? Apo duhet ta presim me ndryshe?

Pėr kėto dhe te tjera ne – me lejen e Allahut – do te mundohemi te japim disa pėrgjigje modeste por qe gjithsesi do te jene ne dobi te besimtarėve.

 

Vlera e muajit muharrem

 

Ų      Ėshtė prej muajve te shenjte, ne te cilėt ndalohet lufta dhe mėkatet.

Ų      Agjėrimi ka njė tretman te veēante. Thotė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:

" أفضل الصّيامِ بعد رمضان شهرُ الله المحرَّم،

Agjėrimi mė i mirė pas Ramazanit, agjėrimi ne muajin Muharrem te Allahut". (Muslimi) Mu pėr kėtė kane thėnė dijetaret se agjėrimi fakultativ me i miri ėshtė ai i Muharremit.

Ų      Nė kėtė muaj ėshtė edhe "Dita  Ashures", e cila eshte dita e dhjete e kėtij muaji. Pėr vlerėn e agjėrimit te kėsaj dite Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:

" إني أحتسِب على الله أن يكفِّرَ السّنةَ التي قبله

Shpresoj tek Allahu qe t'i fal mėkatet e vitit te kaluar". (Muslimi)

 

Festimi i vitit tė ri islam

 

Nė islam, edhe festat janė adhurime. Besimtari Allahun e Madhėruar e adhuron edhe ne dite gėzimi, madje assesi nuk duhet te mendoje se nė ditėt festive nuk duhet falur, nuk duhet bere mire, nuk duhet ndihmuar te varfrit, e kėshtu me radhe. Jo, tere jeta e njeriut ėshtė adhurim dhe mu pėr kėtė, ai, as pėr njė ēast te vetėm, nuk duhet te dal jashtė kėtij parimi. Pėr ta sqaruar me mire kėtė, pėrgjigjen do ta fokusojmė ne pikat vijuese:

     Muslimanėt festat e tyre i kane te caktuara me fe, dhe pėr asnjė arsye apo qellim nuk duhet dalur jashtė programit fetar. Kur Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam shkoi ne Medine, pikėrisht me rastin e hixhretit, rreth te cilit ne shkėputėm njė shkėndije, pėr ta ndriēuar atė dhe pėr te ndriēuar me te, kishte pare se muslimanėt festonin dy dite, ne te cilat argėtoheshin. Kur i pyeti pėr urtėsinė e atyre ditėve, ata i thane se ato ishin nga tradita e periudhės paraislame te tyre. Ai i ndaloi qe t'i festojnė ato ditė dhe iu tha shume qarte:

"إِنَّ اللَّهَ قَدْ أَبْدَلَكُمْ بِهِمَا خَيْرًا مِنْهُمَا يَوْمَ الْأَضْحَى وَيَوْمَ الْفِطْرِ

Allahu ua ka ndėrruar kėto dy ditė me dy mė tė mira: Ditėn e Fitėr Bajramit dhe Ditėn e Kurban Bajramit". ([1])

Pra, bazuar ne kėtė, viti i ri i muslimanėve nuk ėshtė feste, qe duhet shėnuar me dėfrim e argėtim, siē janė dy bajramet.

Madje, edhe ne rast se ndonjė feste fetare ndėrlidhet me ndonjė fe tjetėr, prapėseprapė, ne kemi segmente, qe na bėjnė te dallohemi prej tyre. P.sh: Agjėrimi i Ditės sė Ashurės, edhe pse ėshtė feste, qe e shėnojnė edhe ēifutet, megjithatė, ata lozin, stolisen, zbukurohen, ndėrsa ne vetėm agjėrojmė. Kur Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam] i thane se ēifutet e shenjtėrojnė kėtė dite, e konsiderojnė si feste dhe stolisin gratė e tyre me stoli e inxhi, ai, duke shprehur segmentin, qe neve na bėn te dallojmė prej tyre tha:

"صُومُوهُ أَنْتُمْ

Atėherė ju (mos bėni ashtu por) agjėrojeni". (Buhariu dhe Muslimi)

     Viti i ri i muslimanėve, nė fakt, ėshtė adhurim. Mbaron dhe fillon me adhurim, madje ai, ne renditjen tabelore te muajve te vitit, bėn pjese ne muajt e shenjte.

Pse thamė se ky muaj mbaron dhe fillon me adhurim?

Pėr arsye se fundi i tij pėrmbyllet me Kurban bajramin, i cili ėshtė Bajrami i madh, nė tė cilin Allahu shėnon pėrmbylljen dhe pėrkryerjen e fesė sonė.

Ndėrsa sa i pėrket fillimit te tij me adhurim, kėtė e themi pėr arsye se agjėrimi ne kėtė muaj, siē thotė Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam, dhe pėr ēka ne do te flasim me poshtė, nuk krahasohet me asnjė agjėrim, pėrveē atij te Ramazanit. Gėzimi dhe dėfrimi janė pjese e natyrės se njeriut, te cilat asnjėherė Islami nuk i ka mohuar dhe nuk ka synuar kėtė gjė, por tėrė ajo qe Islami ka patur pėr qellim ka qene kontrolli mbi epshet, teket, kėnaqėsitė, dėfrimet dhe zbavitjet e njeriut. Sa bukur Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam kishte pėrshkruar ditėt e bajramit:

" ألا و إن هذه الأيام أيام أكل و شرب و ذكرالله عز وجل

Ato janė dite ngrėnie, pije dhe pėrmendje te Allahut te Madhėruar". ([2])

Pra, krahas gėzimit dhe paralel me te, duhet te jete edhe pėrmendja dhe pėrkujtimi i Allahut. Andaj, vėllezėr besimtar ėshtė mėkat qe njeriu ta prese mesnatėn e pastaj, ne emėr te fesė te thotė duke cakėrruar gotat: "Urime viti iri islam". Po, ėshtė mėkat, dhe askush nuk guxon ta lejoje njė gjė te tille. Ne nuk iu ngjasojmė te krishterėve. Kėtė e kemi te ndaluar me fe: "Kush i ngjason njė populli ai ėshtė prej tyre" – thoshte Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam, dhe vėllait apo motrės qe kane festuar apo ngulin kėmbė pėr kėtė gjė, iu them: Thotė Pejgamberi,alejhi's salatu ve's selam:

" إِذَا مَضَى شَطْرُ اللَّيْلِ أَوْ ثُلُثَاهُ يَنْزِلُ اللَّهُ تَبَارَكَ وَتَعَالَى إِلَى السَّمَاءِ الدُّنْيَا فَيَقُولُ هَلْ مِنْ سَائِلٍ يُعْطَى هَلْ مِنْ دَاعٍ يُسْتَجَابُ لَهُ هَلْ مِنْ مُسْتَغْفِرٍ يُغْفَرُ لَهُ حَتَّى يَنْفَجِرَ الصُّبْحُ

Kur te kaloja gjysma e natės apo te mbetet njė e treta (1/3),  zbret Allahu – ashtu siē i ka hije Madhėrisė se Tij- ne qiellin e kėsaj toke dhe thotė: A ka ndonjė kėrkues, qe t'ia pėrmbush kėrkesėn, a ka ndonjė lutės qe t'ia pėrmbush lutjen, a ka ndonjė qe kėrkon falje e t'ia fali mėkatet, dhe kėshtu derisa te shndrite agimi". (Muslimi)

Mendo vėlla dhe motėr se ti nė kėto momente jo qe nuk kėrkon falje pėr mėkatet, por ne xhirollogarinė famėkeqe te mėkateve t'i shton edhe dhjetėra sosh. Andaj le te jete kjo njė pėrkujtim pėr ne.

Ne vend te kėsaj do te ishte me mire pėr njeriun, qe argėtimin ta shndėrrojė ne njė llogari te tij dhe veprave te tij, te shikoje se ēfarė ka bere pėr Allahun e ēfarė nuk ka bere? Sa urdhrave iu ėshtė pėrgjigjur e sa obligimet ka lėshuar? Sa namaze ka falur, sa lėmoshė ka dhėnė, sa jetimin e ke ndihmuar?

Dispozita  e urimit tė festės

Sa i pėrket festimit ne vetėm folėm me pare por kėtu duam te ndalemi tek urimi:

A lejohet qė muslimani t'ia uroj muslimanit vitin e ri?

Kur Shejh Muhammed Salih Uthejmini ishte pyetur pėr kėtė gjė kishte thėnė:

"Nėse dikush ta uron ti ktheja uratėn por mos ia paraprij askujt me kėtė. Kjo ėshtė forma e qėlluar ne kėtė mes'ele -problematike-. Nėse dikush te thotė: Ua urojme kėtė vit te ri!, thuaji ti: Allahu te uroftė me hajr dhe ta befte vit te hajrit e bereqetit, por mos ua uro ti i pari, ngase ne nuk dimė ndonjė prej dijetareve te pare te ketė bere diē si kjo. Madje, te paret, vitin e ri nuk e llogarisnin nga muaji muharrem. Kjo ėshtė bere ne kohen e Omerit, Allahu qofte i kėnaqur me te". ([3])

 

Viti i ri argument se dynjaja ėshtė kalimtare

 

Vėllezėr besimtare! Ndėrrimi i motmoteve ėshtė shenje e pleqėrisė sė kėsaj bote, e cila i ėshtė afruar aq shume fundit te saj, saqė ėshtė bere sikur njė plakė, qė ka humbur fuqinė dhe asgjė tjetėr pėrveē vdekjes nuk prźt.

Ēudi me njeriun, e di realitetin e dunjase ndėrsa prape mashtrohet me te. Babai, nėna, gjyshėrit, dajallarėt, te paret e tij, qe te gjithė kane vdekur, e ndoshta edhe janė harruar, ndėrsa ky mendon se nuk do te vdesė. Pėr te mos u mashtruar me kėtė shprese te rreme, me kėtė dėshirė te kote, ne do te vejmė ne pah kotėsinė e kėsaj dunjaje, me shprese qe vėllai dhe motra te mos mashtrohen.

Thotė Allahu:

" يَا قَوْمِ إِنَّمَا هَذِهِ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا مَتَاعٌ وَإِنَّ الآخِرَةَ هِيَ دَارُ الْقَرَارِ

39. O populli im, kjo jetė e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr vetėm se njė pėrjetim i pėrkohshėm, ndėrsa bota tjetėr ėshtė ajo e pėrhershmja". (Gafir, 39)

"وَاضْرِبْ لَهُمْ مَثَلَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا كَمَاءٍ أَنزَلْنَاهُ مِنْ السَّمَاءِ فَاخْتَلَطَ بِهِ نَبَاتُ الأَرْضِ فَأَصْبَحَ هَشِيمًا تَذْرُوهُ الرِّيَاحُ وَكَانَ اللَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ مُقْتَدِرًا

45. E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kėsaj bote qė ėshtė si njė ujė (shi) qė Ne e lėshojmė nga qielli, e prej tij bima e tokės zhvillohet e shpeshtohet saqė pėrzihet mes vete, e pas pak ajo bėhet byk (pas tharjes) qė e shpėrndajnė erėrat. All-llahu ka fuqi pėr ēdo send". (Kehf, 45)

" كَأَنَّهُمْ يَوْمَ يَرَوْنَ مَا يُوعَدُونَ لَمْ يَلْبَثُوا إِلاَّ سَاعَةً مِنْ نَهَارٍ

atyre u duket sikur nuk kanė jetuar vetėm se nė njė moment tė shkurtėr tė ditės". (Ahkaf, 35)

" قَالَ كَمْ لَبِثْتُمْ فِي الأَرْضِ عَدَدَ سِنِينَ  قَالُوا لَبِثْنَا يَوْمًا أَوْ بَعْضَ يَوْمٍ فَاسْأَلْ الْعَادِّينَ  قَالَ إِنْ لَبِثْتُمْ إِلاَّ قَلِيلاً لَوْ أَنَّكُمْ كُنتُمْ تَعْلَمُونَ

112. Ai thotė: "E sa vjet keni kaluar nė tokė?"

113. Ata thonė: "Kemi qėndruar njė ditė ose njė pjesė tė ditės, pyeti ata qė dinė numėrimin!"

114. Ai thotė: "Mirė e keni, sikur ta dishit, njėmend pak keni qėndruar!". (Mu'minun, 112-114)

"يَوْمَ يُنْفَخُ فِي الصُّورِ وَنَحْشُرُ الْمُجْرِمِينَ يَوْمَئِذٍ زُرْقًا  يَتَخَافَتُونَ بَيْنَهُمْ إِنْ لَبِثْتُمْ إِلاَّ عَشْرًا  نَحْنُ أَعْلَمُ بِمَا يَقُولُونَ إِذْ يَقُولُ أَمْثَلُهُمْ طَرِيقَةً إِنْ لَبِثْتُمْ إِلاَّ يَوْمًا

102. Ditėn kur i fryhet surit (bririt), atė ditė Ne i tubojmė mėkatarėt symavijosur (tė verbėr, tė shėmtuar).

103. E ata pėshpėrisin mes vete: Nuk qėndruat (nė Dunja) mė shumė se nja dhjetė ditė.

104. Ne mė sė miri e dimė se ēka flasin ata, e edhe atė kur mė i menēuri prej tyre u tha: "Nuk qėndruat mė shumė se njė ditė!". (Taha, 102-104)

Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:

" إنّ الدنيا حلوةٌ خضِرة، وإن اللهَ مستخلِفُكم فيها فينظُر كيف تَعملون، فاتّقوا الدنيا واتّقوا النساء، فإنَّ أوّلَ فِتنةِ بني إسرائيل في النساء

Dynjaja ėshtė sikurse njė ėmbėlsire e gjelbėr. Allahu iu ka caktuar udhėheqės ne te andaj shikon se si punoni. Keni frike dynjanė dhe keni frike gratė ngase sprova e para e ēifuteve ishte gruaja".

Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ligjėroi njė dite kur dielli ishte mbi kodra dhe afėr perėndimit e tha:

" إنه لم يبق من الدنيا فيما مضى إلا كما بقي من يومكم هذا فيما مضى منه

Vėrtet, dunjase nuk i ka mbetur jete me shume se sa qe i ka mbetur ditės suaj".

Enes b. Maliku transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:

" يُؤْتَى بِأَنْعَمِ أَهْلِ الدُّنْيَا مِنْ أَهْلِ النَّارِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فَيُصْبَغُ فِي النَّارِ صَبْغَةً ثُمَّ يُقَالُ يَا ابْنَ آدَمَ هَلْ رَأَيْتَ خَيْرًا قَطُّ هَلْ مَرَّ بِكَ نَعِيمٌ قَطُّ فَيَقُولُ لَا وَاللَّهِ يَا رَبِّ وَيُؤْتَى بِأَشَدِّ النَّاسِ بُؤْسًا فِي الدُّنْيَا مِنْ أَهْلِ الْجَنَّةِ فَيُصْبَغُ صَبْغَةً فِي الْجَنَّةِ فَيُقَالُ لَهُ يَا ابْنَ آدَمَ هَلْ رَأَيْتَ بُؤْسًا قَطُّ هَلْ مَرَّ بِكَ شِدَّةٌ قَطُّ فَيَقُولُ لَا وَاللَّهِ يَا رَبِّ مَا مَرَّ بِي بُؤْسٌ قَطُّ وَلَا رَأَيْتُ شِدَّةً قَطُّ

Nė Ditėn e Kiametit, nga Xhehennemi thirret njeriu qe ishte dėfryer me se shumti ne dynja dhe zhytet njė here ne zjarre e i thuhet: O njeri! A ke pare ndonjė te mire ndonjėherė? A ke kaluar pranė ndonjė te mire ndonjėherė? Thotė: Jo, pasha Allahun, o Zot, (nuk kam pare te mirė ne dynja).

Pastaj sillet njeriu prej Xhennetit, qe kishte vuajtur me se shumti ne dynja dhe zhytet njėherė ne Xhennet e pastaj i thuhet O njeri! A ke pare ndonjė te lige ndonjėherė? A te ka goditur ndonjė vėshtirėsi ndonjėherė? Thotė: Jo, pasha Allahu, o Zot, kurrė nuk me ka goditur fatkeqėsi dhe as  nuk kam pare te lige (keqe) kurrė". (Muslimi)

Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:

" أترون هذه الشاة هيّنة على أهلها؟)) قالوا: من هوانها ألقوها، قال: ((والذي نفسي بيده، للدنيا أهون على الله من هذه الشاة على أهلها، ولو كانت الدنيا تعدل عند الله جناح بعوضة ما سقى منها كافرًا شربة ماء

A ėshtė kjo dele (e ngordhur) e pavlere pėr pronaret e saj?

Pėr shkak se ishte e pavlere, e gjuajtėn pronaret e saj –thane.

Pasha Atė, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im! Dynjaja pėr Allahun ėshtė me e pavlere sesa kjo dele (e ngordhur) pėr pronaret e saj, dhe sikur dynjaja te vlente tek Allahu vetėm sa njė krah milingone, atėherė asnjė pabesimtari (qe nuk e beson Allahun) nuk do t'i jepte asnjė gėllėnkė ujė pėr ta pire". (Ahmedi dhe te tjerėt)

Pas tere kėsaj qe dėgjove pėr dynjanė te porosis siē porositi Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:

" كن في الدنيا كأنك غريب أو عابر سبيل

Bėhu nė dunja sikur i huaj apo udhėtar".

 

Llogaria dhe rėndėsia e saj

 

Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam njė dite ligjėroi e tha:

"أيها الناس، إن لكم معالم فانتهوا إلى معالمكم، وإن لكم نهاية فانتهوا إلى نهايتكم، إن المؤمن بين مخافتين: أجلٍ قد مضى لا يدري ما الله صانع فيه، وأجلٍ قد بقي لا يدري ما الله قاضٍ فيه، فليأخذ العبد من نفسه لنفسه، ومن دنياه لآخرته، ومن الشبيبة قبل الهرم، ومن الحياة قبل الموت

O ju njerėz! Ju keni norma andaj mjaftoni me normat tuaja, ju keni nje cak (shteg pėrmbyllės) andaj pėrfundoni te caku juaj. Besimtari ėshtė ne mes dy frikėve: Exhelit (caktimit) qe k shkuar, qe nuk di se ēfarė ka bere Allahu ne te, dhe exhelit, qe nuk di se ēfarė do te bej Allahu ne te. Andaj le te pėrgatitet njeriu nga vetja pėr veten, nga dynjaja pėr ahiretin, nga rinia pėr pleqėrinė dhe nga jeta pėr vdekjen".

Omeri, Allahu qofte i kėnaqur me te, ka thėnė:

" حاسبوا أنفسكم قبل أن تحاسبوا، وزنوها قبل أن توزنوا، وتأهبوا للعرض الأكبر على الله

Llogariteni veten para se te llogariteni, peshoni (veprat tuaja) para se te peshohen dhe pėrgatituni pėr paraqitjen e madhe (para Allahut)", ngase:

" يَوْمَئِذٍ تُعْرَضُونَ لاَ تَخْفَىٰ مِنكُمْ خَافِيَةٌ

 Atė ditė ju do tė ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtė asnjė sekret juaji". (Hakkah, 18)".

Ka thėnė Aliu, Allahu qofte i kėnaqur me te, :

"Dunjaja ėshtė nisur pėr te shkruar ndėrsa Ahireti ėshtė nisur pėr te ardhur. Qe te dyja kanė ithtarė andaj bėhuni prej ithtarėve te ahiretit e mos u bėni prej ithtarėve te dunjasė ngase sot ka pune e nuk ka llogari ndėrsa nesėr, ne ahiret, ka llogari e nuk ka pune".

Ka thėnė Hasan Basriu:

" إنّ العبدَ لا يزال بخيرٍ ما كان له واعظٌ من نفسِه وكانت المحاسبةُ من هِمَّته

Njeriu vazhdon ne te mbare pėrderisa ka njė kėshilltar prej vetvetes dhe pėrderisa llogaria e vetvetes ėshtė prioritet i tij".

" المؤمِنُ قوّام على نفسه لله، وإنما يخفُّ الحساب يومَ القيامة على قومٍ حاسبوا أنفسَهم في هذه الدنيا

Besimtari, pėr hire te Allahut, ėshtė mbizotėrues mbi veten (epshin e tij dhe ėshtė i vetėpėrmbajtur). Ne Ditėn e Kiametit, llogaria i lehtėsohet vetėm atyre, qe kane llogaritur veten ne kėtė dunja".

Mejmun b. Mihrani ka thėnė:

" إنّ التّقيَّ أشدُّ محاسبةً لنفسِه من سلطانٍ قاضٍ ومِن شريكٍ شَحيح

Njeriu i devotshme e llogarit veten e tij me shume se njė udhėheqės gjykues apo bashkėpunėtor lakmitar".

Omer b. Abdul Azizi ka thėnė:

"أيّها الناس، لكلِّ سَفَرٍ زادٌ، فتزوَّدوا لسفَرِكم من الدّنيا إلى الآخرة بالتّقوى، وكونوا كمَن عايَنَ ما أعدَّ الله له من العَذاب، فترَغَّبوا وترهَّبوا، ولا يطولَنَّ فيكم الأمَد فتقسوَ قلوبكم وتنقادوا لعدوِّكم، فإنّه والله ما بُسِط أمَلُ من لا يدرِي لعلّه لا يمسي بعدَ صباحِه ولا يصبِح بعد مسائه

O njerėz! Ēdo rruge ka furnizim kėshtu qe furnizohuni me devotshmėri pėr udhėtimin tuaj nga dynjaja ne ahiret. Bėhuni sikur keni pare ndėshkimin e pėrgatitur nga Allahu kėshtu qe frikėsohuni. Le te mos iu kaloje kohe pa bere kėtė ngase me pas ndodhe te vrazhdėsohen zemrat tuaja dhe t'i nėnshtroheni armikut tuaj. Pėr Zotin, nuk shpreson shume ai, qe nuk e di se a ngryset pas mėngjesit te tij dhe e gdhihet pas mbrėmjes se tij".

Njeriu duhet ta llogarisė veten e tij para se te vije dita kur do te pendohet dhe do te dėshiroje kthim mbrapa por assesi nuk do te ketė mundėsi.

 Thotė Allahu:

" حَتَّى إِذَا جَاءَ أَحَدَهُمُ الْمَوْتُ قَالَ رَبِّ ارْجِعُونِ (99) لَعَلِّي أَعْمَلُ صَالِحًا فِيمَا تَرَكْتُ كَلَّا إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَائِلُهَا وَمِنْ وَرَائِهِمْ بَرْزَخٌ إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ

99. E kur ndonjėrit prej tyre i vjen vdekja, ai thotė: "O Zoti im, mė kthe,

100. Qė tė bėj vepra tė mira e ta kompensoj atė qė lėshova!" Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo ėshtė vetėm fjalė qė e thotė ai, e ata kanė para tyre njė perde (distancė periodike) deri nė ditėn kur ringjallen". (Mu'minun, 99-100)

" رَبِّ لَوْلا أَخَّرْتَنِي إِلَى أَجَلٍ قَرِيبٍ فَأَصَّدَّقَ وَأَكُنْ مِنْ الصَّالِحِينَ  وَلَنْ يُؤَخِّرَ اللَّهُ نَفْسًا إِذَا جَاءَ أَجَلُهَا وَاللَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ

10. Dhe jepni nga ajo qė Ne u kemi dhėnė juve, para se ndonjėrit prej jush t'i vijė vdekja, e atėherė tė thotė: "O Zoti im, pėrse nuk mė shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), qė tė jepja lėmoshė e tė bėhesha prej tė mirėve!"

11. Po, All-llahu kurrsesi askė nuk e shtyn pėr mė vonė, kur atij t'i vijė afati i vet. All-llahu hollėsisht ėshtė i njohur me atė qė ju punoni". (Munafikun, 10-11)

" وَأَنِيبُوا إِلَى رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُوا لَهُ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَكُمُ الْعَذَابُ ثُمَّ لَا تُنْصَرُونَ (54) وَاتَّبِعُوا أَحْسَنَ مَا أُنْزِلَ إِلَيْكُمْ مِنْ رَبِّكُمْ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَكُمُ الْعَذَابُ بَغْتَةً وَأَنْتُمْ لَا تَشْعُرُونَ (55) أَنْ تَقُولَ نَفْسٌ يَا حَسْرَتَا عَلَى مَا فَرَّطْتُ فِي جَنْبِ اللَّهِ وَإِنْ كُنْتُ لَمِنَ السَّاخِرِينَ وْ تَقُولَ لَوْ أَنَّ اللَّهَ هَدَانِي لَكُنْتُ مِنَ الْمُتَّقِينَ (57) أَوْ تَقُولَ حِينَ تَرَى الْعَذَابَ لَوْ أَنَّ لِي كَرَّةً فَأَكُونَ مِنَ الْمُحْسِنِينَ (58) بَلَى قَدْ جَاءَتْكَ آَيَاتِي فَكَذَّبْتَ بِهَا وَاسْتَكْبَرْتَ وَكُنْتَ مِنَ الْكَافِرِينَ (59) وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ تَرَى الَّذِينَ كَذَبُوا عَلَى اللَّهِ وُجُوهُهُمْ مُسْوَدَّةٌ أَلَيْسَ فِي جَهَنَّمَ مَثْوًى لِلْمُتَكَبِّرِينَ (60) وَيُنَجِّي اللَّهُ الَّذِينَ اتَّقَوْا بِمَفَازَتِهِمْ لَا يَمَسُّهُمُ السُّوءُ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ

54. Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe pėruljuni Atij para se t'u vijė dėnimi, se pastaj nuk do tė ketė kush t'ju ndihmojė.

55. Dhe pėrmbajuni asaj mė tė mirės qė u ėshtė shpallur nga Zoti juaj, para se t'ju vijė dėnimi befas e ju tė mos dini.

56. Dhe tė mos thotė ndokush: "O i mjeri unė qė kam lėnė mangu respektimin ndaj All-llahut dhe qė kam qenė prej atyre qė talleshin!"

57. Ose tė mos thotė: "Ah, sikur tė mė kishte udhėzuar All-llahu (nė rrugė tė drejtė) e tė kisha qenė prej atyre qė janė tė ruajtur!"

58. Apo, kur ta shohė dėnimin tė thotė: "Sikur tė isha kthyer edhe njė herė e tė isha bėrė prej atyre bamirėsve!"

59. Jo, ty tė patėn ardhur argumentet e Mia, e ti i pėrgėnjeshtrove ato, u bėre kryeneē dhe ishe prej atyre qė nuk besuan.

60. E ata qė bėnė gėnjeshtėr ndaj All-llahut, do t'i shohėsh nė ditėn e kijametit, fytyrat e tyre tė nxira. A nuk ėshtė nė xhehennem vendi i arrogantėve?

61. Ndėrsa All-llahu do t'i shpėtojė me atė suksesin e tyre ata qė kishin qenė tė ruajtur. Ata nuk do t'i kapė e keqja e as nuk do tė jenė tė shqetėsuar".  (Zumer, 54-61)

Llogaria ėshtė e pashmangshme andaj njeriu duhet te pėrgatitėt pėr te.

Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:

" لا تزال قدَما عبدٍ يوم القيامة حتى يُسأَل عن عمره: فيم أفناه؟ وعن شبابه: فيم أبلاه؟ وعن ماله: من أين اكتسبه؟ وفيم أنفقه؟ وعن عمره: ما عمل فيه؟

Njeriu nuk do te kaloje ne Ditėn e Kiametit pėr pa u pyetur pėr jetėn e tij se ne ēfarė e kaloi, rininė e tij ne ēka e treti, pasurinė e tij si e fitoi dhe nė ēka e shpenzoi dhe pėr jetėn e tij se ēka punoi ne te". ([4])

" اغتنم خمسا قبل خمس: شبابك قبل هرمك، وصحتك قبل سقمك، وغناك قبل فقرك، وفراغك قبل شغلك، وحياتك قبل موتك

Shfrytėzoji pese gjera para se te vijnė pese te tjera: Rininė para pleqėrisė, shėndetin para sėmurjes, pasurinė para varfėrisė, kohen e lire para se te bėhesh i zėnė, dhe jetėn para vdekjes". ([5])

Mu pėr kėtė thotė Allahu:

" وَتَزَوَّدُوا فَإِنَّ خَيْرَ الزَّادِ التَّقْوَى

Dhe pėrgatituni me furnizim (pėr rrugė), e furnizimi mė i mirė ėshtė devotshmėria, e ju tė zotėt e mendjes kini dronė Time". (Bekare, 197)

 

Vlera e llogarisė

 

R     Kush e llogarit veten e tij shpėton, siē thotė Allahu:

" وَأَمَّا مَنْ خَافَ مَقَامَ رَبّهِ وَنَهَى ٱلنَّفْسَ عَنِ ٱلْهَوَىٰ  فَإِنَّ ٱلْجَنَّةَ هِىَ ٱلْمَأْوَىٰ

40. E kush iu frikėsua paraqitjes para Zotit tė vet dhe ndaloi veten prej epsheve, 41. Xhenneti ėshtė vendi i tij". (Naziat, 40-41)

R     Kush nuk e llogarit veten ai ka humbur, siē thotė Allahu i Madhėruar:

"فَأَمَّا مَن طَغَىٰ  وَءاثَرَ ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَا  فَإِنَّ ٱلْجَحِيمَ هِىَ ٱلْمَأْوَىٰ

37. E pėr sa i pėrket atij qė ka tepruar. 38. Dhe i dha pėrparėsi jetės sė kėsaj bote, 39. Xhehennemi do tė jetė vendi i tij". (Naziat, 37-39),

" وَلاَ تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَن ذِكْرِنَا وَٱتَّبَعَ هَوَاهُ وَكَانَ أَمْرُهُ فُرُطًا

dhe mos iu bind atij qė ia kemi shmangur zemrėn e tij prej pėrkujtimit ndaj Nesh dhe i ėshtė dhėnė epshit tė vet, pse puna e tij ka mbaruar". (Kehf, 28),

" وَمَا كُنتُمْ تَسْتَتِرُونَ أَن يَشْهَدَ عَلَيْكُمْ سَمْعُكُمْ وَلاَ أَبْصَـٰرُكُمْ وَلاَ جُلُودُكُمْ وَلَـٰكِن ظَنَنتُمْ أَنَّ ٱللَّهَ لاَ يَعْلَمُ كَثِيرًا مّمَّا تَعْمَلُونَ  وَذَلِكُمْ ظَنُّكُمُ ٱلَّذِى ظَنَنتُم بِرَبّكُمْ أَرْدَاكُمْ فَأَصْبَحْتُمْ مّنَ ٱلُخَـٰسِرِينَ  فَإِن يَصْبِرُواْ فَٱلنَّارُ مَثْوًى لَّهُمْ وَإِن يَسْتَعْتِبُواْ فَمَا هُم مّنَ ٱلْمُعْتَبِينَ

22. Ju nuk fshiheshit (kur bėnit mėkate) se do tė dėshmojnė kundėr jush tė dėgjuarit tuaj, tė pamurit tuaj dhe lėkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di pėr shumė gjėra qė ju i bėnit. 23. Mendimi juaj i gabuar, tė cilin e patėt ndaj Zotit tuaj, ėshtė ai qė ju shkatėrroi dhe tani jeni mė tė dėshpėruarit. 24. Nėse bėjnė durim, zjarri ėshtė vend i tyre, e nėse kėrkojnė tė kthehen nė atė qė e dėshirojnė (nė kėnaqėsinė e Zotit), atė nuk do ta arrijnė". (Fussilet, 22-24)

R     Llogaria ėshtė anije shpėtimi, siē thotė Allahu:

" يٰأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَلْتَنظُرْ نَفْسٌ مَّا قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ

18. O ju qė besuat, kini parasysh frikėn ndaj All-llahut dhe le tė shikojė njeriu se ēka ka bėrė pėr nesėr, dhe kini frikė All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu ėshtė qė e di nė detaje atė qė punoni!". (Hashr, 18)

R     Llogaria menēuri ngase, siē thotė Enesi, Allahu qofte i kėnaqur me te:

" إنكم لتعملون أعمالاً هي أدقّ في أعيُنكم من الشعر كنّا نعدُّها على عهد رسول الله  من الكبائر

Ju do te bėni ca vepra, qe pėr ju janė me te vogla se sa qimja e flokut ndėrsa ne, ne kohen e Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam, i llogarisnim si mėkate te mėdha". ([6])

R     Ata, qe nuk mendojnė se do te japin llogari janė:

" إِنَّهُمْ كَانُواْ لاَ يَرْجُونَ حِسَاباً وَكَذَّبُواْ بِـئَايَـٰتِنَا كِذَّاباً

27. Ata ishin qė nuk pritnin se do tė japin llogari. 28. Dhe argumentet Tona i pėrgėnjeshtruan me kėmbėngulje". (Nebe', 27-28)

R     Njeriu mėson te metat e veta dhe siē thotė Ebu Derda:

" لا يفقه الرجل كلّ الفقه حتى يمقت الناس في جنب الله، ثم يرجع إلى نفسه فيكون لها أشدَّ  مقتاً

Njeriu nuk ėshtė i menēur derisa te mos urreje njerėzit  pėr hire te Allahut (pėr shkak te veprave te tyre te kėqija), e pastaj te kthehet dhe ta urreje veten e tij edhe me shume".

Malik b. Dinari thoshte:

" رحم الله عبداً قال لنفسه: ألستِ صاحبة كذا؟ ألستِ صاحبة كذا؟ ثم ذمّها، ثم خطمها، ثم ألزمها كتاب الله ـ عز وجل ـ فكان لها قائداً

Allahu e mėshiroftė njeriun, qe i drejtohet shpirtit te vet: A nuk ke bere kėtė? A nuk ke bere kėtė?, e pastaj e pėrbuze dhe nėnēmon atė, e vė nėn kontrollin e tij dhe e detyron ta praktikoje Kur'anin, kėshtu qe behet udhėheqės i tij (shpirtit –epsheve- dhe kėshtu shpėton)".

R     Pastrimi i shpirtit, pėr ēka thotė Allahu i Madhėruar:

" قَدْ أَفْلَحَ مَن زَكَّـٰهَا وَقَدْ خَابَ مَن دَسَّـٰهَا

Pra, ka shpėtuar ai qė e pastroi vetveten. 10. E ka dėshtuar ai qė e poshtėroi vetveten". (Shems, 9-10)

R     Besimtar i menēur ėshtė ai, qe llogarit veten duke konsideruar harresėn pėr kėtė gjė si lufte prej djallit, siē thotė Allahu:

" إنَّ الَذِينَ اتَّقَوْا إذَا مَسَّهُمْ طَائِفٌ مِّنَ الشَّيْطَانِ تَذَكَّرُوا فَإذَا هُم مُّبْصِرُونَ

201. Vėrtet, ata qė janė tė ruajtur, kur i prek ndonjė iluzion nga djalli, ata pėrkujtojnė (All-llahun), dhe atėherė shohin (tė vėrtetėn)". (A'raf, 201)

 

Njeriu duhet ta llogarisė veten e tij ngase:

 

Ü     Allahu urdhėron te kujdesemi pėr veten tone, e thotė:

" يٰأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءامَنُواْ عَلَيْكُمْ أَنْفُسَكُمْ

O ju qė besuat, ruajeni veten tuaj!". (Maide, 105),

" يٰأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَلْتَنظُرْ نَفْسٌ مَّا قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ

18. O ju qė besuat, kini parasysh frikėn ndaj All-llahut dhe le tė shikojė njeriu se ēka ka bėrė pėr nesėr, dhe kini frikė All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu ėshtė qė e di nė detaje atė qė punoni!". (Hashr, 18)

Ü     Allahu do te tuboje njerėzit pėr llogari, gjė pėr te cilėn nuk ka dyshim, siē thotė:

" رَبَّنَا إِنَّكَ جَامِعُ النَّاسِ لِيَوْمٍ لا رَيْبَ فِيهِ إِنَّ اللَّهَ لا يُخْلِفُ الْمِيعَادَ

Zoti ynė Ti je ai qė nė njė ditė do t'i tubosh njerėzit, ditė qė pėr tė cilėn nuk ka dyshim. All-llahu nuk e shkelė premtimin e vet". (Ali Imran, 9)

Ü     Ahireti ėshtė vendshpėrblim:

" لِيَجْزِيَ الَّذِينَ أَسَاءُوا بِمَا عَمِلُوا وَيَجْزِيَ الَّذِينَ أَحْسَنُوا بِالْحُسْنَى

Dhe vetėm tė All-llahut janė ē'ka nė qiej dhe nė tokė - pėr t'i shpėrblyer ata qė bėnė keq me tė keqen e tyre dhe pėr t'i shpėrblyer ata qė bėnė mirė me tė mirėn e tyre". (Nexhm, 31)

" وَكُلَّ إِنسَانٍ أَلْزَمْنَاهُ طَائِرَهُ فِي عُنُقِهِ وَنُخْرِجُ لَهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ كِتَابًا يَلْقَاهُ مَنشُورًا  اقْرَأْ كِتَابَكَ كَفَى بِنَفْسِكَ الْيَوْمَ عَلَيْكَ حَسِيبًا

13. Secilit njeri ia kemi ngjeshur nė qafė fluturaken (shėnimin - pėr veprimin) e tij, e nė ditėn e gjykimit, Ne do t'ia prezentojmė atij libėr tė hapur, 14. "Lexo librin tėnd, mjafton tė jesh sot vetė llogaritės i vetvetes". (Isra, 13-14)

" وَنَضَعُ الْمَوَازِينَ الْقِسْطَ لِيَوْمِ الْقِيَامَةِ فَلا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئًا وَإِنْ كَانَ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِنْ خَرْدَلٍ أَتَيْنَا بِهَا وَكَفَى بِنَا حَاسِبِينَ

47. Nė ditėn e gjykimit Ne do tė vėmė peshoja tė drejta, e askujt nuk i bėhet e padrejtė asgjė, edhe nėse ėshtė (vepra) sa pesha e njė kokrre tė melit Ne do ta sjellim atė. E mjafton qė Ne jemi llogaritės". (Enbija, 47)

" يَوْمَ تَجِدُ كُلُّ نَفْسٍ مَا عَمِلَتْ مِنْ خَيْرٍ مُحْضَرًا وَمَا عَمِلَتْ مِنْ سُوءٍ تَوَدُّ لَوْ أَنَّ بَيْنَهَا وَبَيْنَهُ أَمَدًا بَعِيدًا

30. Ditėn kur ēdo njeri e gjen pranė vete atė qė veproi mirė ose keq, e pėr atė tė keqe qė bėri, do tė dėshirojė qė nė mes tij dhe nė mes tė asaj tė jetė njė distancė shumė e madhe (e mos ta shohė)". (Ali Imran, 30)

Ü     Ahireti ėshtė aq i vrazhde dhe i frikshėm saqė po ta dinte njeriu te vėrtetėn e tij nuk do te pushonte se qari kurrė. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:

" لَوْ تَعْلَمُونَ مَا أَعْلَمُ لَبَكَيْتُمْ كَثِيرًا وَلَضَحِكْتُمْ قَلِيلًا أَلَا هَلْ بَلَّغْتُ

Sikur ta dinit atė, qe di unė, do te qanit shume e do te qeshnit pak. A nuk dėshmova". ([7])

Ü     Ngase pendohet shume kur te dal para Allahut ndėrsa ne dunja nuk ka punuar asgjė pėr Te.

"وَلَوْ تَرَى إِذْ وُقِفُوا عَلَى النَّارِ فَقَالُوا يَا لَيْتَنَا نُرَدُّ وَلا نُكَذِّبَ بِآيَاتِ رَبِّنَا وَنَكُونَ مِنْ الْمُؤْمِنِينَ  بَلْ بَدَا لَهُمْ مَا كَانُوا يُخْفُونَ مِنْ قَبْلُ وَلَوْ رُدُّوا لَعَادُوا لِمَا نُهُوا عَنْهُ وَإِنَّهُمْ لَكَاذِبُونَ

27. E sikur t'i shihje ata kur janė ndalur pranė zjarrit e thonė: "Ah sikur tė ktheheshim (nė Dunja), tė mos gėnjejmė faktet e Zotit tonė e tė bėhemi nga besimtarėt!" 28. Jo, (s'ėshtė ashtu) po atyre u doli nė shesh ajo qė e mbanin fshehtė mė parė, prandaj edhe sikur tė ktheheshin ata, do ta pėrsėritnin atė qė e kishin tė ndaluar, e s'ka dyshim, ata janė gėnjeshtarė". (En'am, 27-28)

Ü     Zoti e di se ēfarė bėn ai, siē thotė:

" فَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَهُ  وَمَن يَعْـمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَهُ

7. E kush punoi ndonjė tė mirė, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė. 8. Dhe kush punoi ndonjė tė keqe, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė". (Zelezele, 7-8)

Ü     Ngase ēdo kohe qe vjen ėshtė shume e vėshtirė pėr ta ruajtur besimin kėshtu qe nėse njė kohe nuk e shfrytėzon ka gjasa, qe e nesėrmja te jete pendim pėr ty. Imam Muslimi transmeton:

" بادِروا بالأعمال فتنًا كقِطَع الليل المظلم، يصبح الرجل مؤمنا ويمسي كافرا، أو يمسي مؤمنًا ويصبح كافرًا، يبيع دينه بعرض من الدنيا

Paraprijuani me vepra sprovave, qe do te vijnė (me radhe) sikur pjesėt e errėta te natės, ne te cilat njeriu gdhin besimtari ndėrsa ngryset pabesimtar, dhe anasjelltas, duke shitur fenė e tij pėr pak send te dunjasė ".

Ü     Ngase fatkeqėsitė qe i ndodhin janė shkak i mėkateve te tij, siē thotė Allahu:

" وَمَا أَصَابَكُمْ مِنْ مُصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ

Ēfarėdo e keqe qė mund t'ju godasė, ajo ėshtė pasojė e veprave tuaja (tė kėqija)". (Shura, 30)

Madje ēka ėshtė me e keqja se ndodhe qe njeriu t'i dėftohet vepra e tij apo ndonjė ligj i Allahut si i mire por de facto ai ėshtė ndėshkim pėr te. Koha e mire, qe mbretėron kėtė dimėr ne Kosove dhe ne mbare Evropėn, natyrisht se sa ėshtė mire, ne njė aspekt ngase nuk mbretėron te ftohte ėshtė edhe keqe ne aspektin tjetėr, ngase sipas mjekeve ne Qendrėn Klinike Universitare, pėr ēdo dite ne spital shtrohen deri ne 15 persona me infarkt apo gjakderdhje ne tru. ([8]) Ngjashėm me kėtė kishte ndodhur edhe me njė popull, para nesh, qe nuk pranonin ftesėn e pejgamberit te tyre. Ata, ne njė dite me vape, panė njė re qe bėnte hije, kėshtu qe shkuan hynė nen te ndėrsa ajo iu lėshoi gurė dhe i mbyti qe te gjithė.

Ü     Nėse ai nuk llogarit veprat e veta, dikush tjetėr bėn regjistrimin e tyre, pėr ēka do te bindet para Allahut. Andaj, nėse dėshiron pastrimin e atij regjistri nga te kėqijat, pendohu dhe llogarite veten para se te llogaritėsh. Thotė Allahu:

" وَإِنَّ عَلَيْكُمْ لَحَافِظِينَ  كِرَامًا كَاتِبِينَ  يَعْلَمُونَ مَا تَفْعَلُونَ

10. Kurse ndaj jush kanė pėrcjellėsit! 11. Janė shkrues tė ndershėm te All-llahu. 12. Ata e dinė se ēka punoni". (Infitar, 10-12),

" فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ فَيَقُولُ هَاؤُمْ اقْرَءُوا كِتَابِيَهْ  إِنِّي ظَنَنتُ أَنِّي مُلاقٍ حِسَابِيَهْ  فَهُوَ فِي عِيشَةٍ رَاضِيَةٍ  فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٍ

19. Kujt t'i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do tė thotė: "O ju, qe, lexojeni librin tim!" 20. Unė kam qenė i bindur se do tė jap llogarinė time. 21. Dhe ai atėherė ėshtė nė njė jetė tė kėnaqshme. 22. Nė njė xhennet tė lartė". (Hakkah, 19-22),

" يَا لَيْتَنِي لَمْ أُوتَ كِتَابِيَهْ  وَلَمْ أَدْرِ مَا حِسَابِيَهْ  يَا لَيْتَهَا كَانَتْ الْقَاضِيَةَ  مَا أَغْنَى عَنِّي مَالِيَهْ

25. Ndėrkaq, kujt i jepen librat e vet nga e majta e tij, ai thotė: "O i mjeri unė, tė mos mė jepej fare libri im. 26. Dhe tė mos dijsha fare se ēka ėshtė llogaria ime. 27. Ah, sikur tė kishte qenė ajo (vdekja e parė) mbarim i amshueshėm pėr mua. 28. Pasuria ime nuk mė bėri fare dobi". (Hakkah, 25-28)

Ü     Ngase dėshmitaret pėr krimet tona do te jene te shumte. Ne mesin e tyre:

·        " وَإِنَّ عَلَيْكُمْ لَحَافِظِينَ  كِرَامًا كَاتِبِينَ  يَعْلَمُونَ مَا تَفْعَلُونَ

10. Kurse ndaj jush kanė pėrcjellėsit! 11. Janė shkrues tė ndershėm te All-llahu. 12. Ata e dinė se ēka punoni". (Infitar, 10-12)

·        " وَقَالُواْ لِجُلُودِهِمْ لِمَ شَهِدتُّمْ عَلَيْنَا قَالُواْ أَنطَقَنَا ٱللَّهُ ٱلَّذِى أَنطَقَ كُلَّ شَىْء

21. Ata lėkurave tė tyre u thonė: "Pėrse dėshmuat kundėr nesh?" Ato thonė: "All-llahu qė ēdo sendi ia ka dhėnė tė folurit na dha edhe neve". (Fussilet, 21),

·        " مَّا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلاَّ لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ  

8. (I bėmė ashtu) Dėshmi tė dukshme dhe pėrkujtuese pėr secilin njeri qė ka drejtuar mendjen (te Zoti)". (Kaf, 8)

·        " يَوْمَئِذٍ تُحَدّثُ أَخْبَارَهَا

4. Atė ditė ajo i rrėfen tregimet e veta". (Zelzele, 4)

Sahabet pyetėn: " يا رسول الله، وما أخبارها؟ O i dėrguari i Allahut! Po si janė lajmet e saj?".

Tha: " أن تشهد على كل عبد أو أمة بما عمل على ظهرها، تقول: عملت كذا وكذا، وفي يوم كذا وكذا Qe te dėshmojė pėr ēdo burrė apo grua se ēfarė ka bere ne sipėrfaqe te saj. Thotė: Ke bere kėshtu e kėshtu ne filan ditėn". (Ahmedi dhe te tjeret)

 

Si ta llogarisėsh veten?

 

Llogaria ėshtė dy llojesh:

  1. Para veprės. Ka thėnė Hasan Basriu:

" كان أحدهم إذا أراد أن يتصدّق بصدقة تثبّت؛ فإن كانت لله أمضاها، وإن كانت لغيره توقّف

Ndonjėri prej te pareve tanė -selefit- kur dėshironte te jepte lėmoshė, ndalej pėr tu vėrtetuar: nėse ishte pėr Allahun e jepte ndryshe nuk e jepte".

Nafi b. Xhubejrit i ishte thėnė:

" ألا تشهد الجنازة؟ فقال: "كما أنت حتى أنوي، ففكر هنيهة، ثم قال: امض

A nuk prezanton ne faljen e namazit te kėsaj xhenazeje? Tha: Ndal derisa ta bej nijjet (vendosi), por kur mendoi pak (e pa se kjo vepėr ndoshta nuk ėshtė tėrėsisht pėr Allahun,) i tha njeriut: Shko (se unė nuk mund te vi)".

  1. Pas veprės. Kjo ėshtė tri llojesh:
    1. Llogaria pėr lėshimin pe nė adhurim pėr Allahun, dhe kėtė duke pyetur ēdoherė veten: A kam kryer obligim ashtu siē duhet? A kam qene i sinqerte ne kėtė adhurim?
    2. Llogaria pėr ndonjė mėkat, qė ke bere. Ka thėnė Ibnul Kajjimi:

" وبداية المحاسبة أن تقايس بين نعمته - عز وجل - وجنايتك؛ فحينئذٍ يظهـر لك التفاوت، وتعلم أنه ليس إلا عفوه ورحمتُه أو الهلاكُ والعطب

Fillimi i llogarisė ėshtė ta krahasosh te mirėn e Allahu ndaj teje dhe mėkatin tėnd ndaj Tij. Nėse vepron kėshtu do ta kesh te qarte dallimin dhe se pas kėsaj nuk ka gjė tjetėr pėrveē mėshirės dhe faljes se Tij ose shkatėrrimit dhe humbjes".

Pas llogarisė se kėsaj natyre, njeriu duhet te beje vepėr, qe shlyen kėtė mėkat, ngase Allahu thotė:

" إِنَّ ٱلْحَسَنَـٰتِ يُذْهِبْنَ ٱلسَّـيّئَـٰتِ ذٰلِكَ ذِكْرَىٰ لِلذكِرِينَ

S'ka dyshim se veprat e mira i shlyejnė ato tė kėqijat. Kjo ėshtė njė kėshillė pėr ata qė pranojnė kėshillat". (Hud, 114) Ndryshe nėse nuk pendohesh nga mėkati, do te shijosh dėnimin e Xhehennemit, ku:

" إن أهون أهل النار عذاباً رجل انتعل نعلين يغلي منهما دماغه

Dėnimi me i lehte pėr banoret e Xhehennemit ėshtė ndezja e shputave (thembrave) nga te cilat vlojnė trutė".

    1. Llogaria pėr ndonjė gjė, qe lėnia e saj ishte me mire se sa kryerja e saj. Ai i drejton vetes pyetje tė shumta: Perse e bėra kėtė? A nuk ishte me mire ta lija? Ēfarė dobie me solli kjo?, etj.

 

Aspekte tė llogarisė

 

Njeriu pyetet pėr ēdo gjė qe ka bere, por si me kryesoret janė:

²    Besimi. Sa ka qene i sinqerte ne besimin e tij, a ia ka shoqėruar dike Allahut ne adhurim, a ka shkuar tek falltaret, sihirbazėt, a ka bartur nuska, "ēkrola", a ka lutur ndonjė te vdekur, a ka lutur te vdekurit neper tyrbe, etj. 

²    Namazi. Meqė namazi ėshtė shtylle e fesė, ėshtė prej gjerave qe njeriu pyetet se pari pėr te kur te dale para Allahut. Mu pėr kėtė, ėshtė mire qe kėtė namaz ta kryeje me sinqeritet dhe vetėm pėr Allahut, ta kryeje sipas rregullave dhe parimeve.

²    Zekati. Kur te jemi te zekati, muslimani nėse dėshiron ta llogarisė veten e tij, le te mendon njė here se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam kishte thėnė se ishte urdhėruar te luftonte ata, qe nuk kryejnė kėtė obligim ndėrsa Ebu Bekri, kishte pėrgatitur ushtri te tere pėr luftimin e atyre, qe nuk japin zekatin. 

²    Prindėrit. Sa kam qene i respektueshėm ndaj prindėrve? A kam qene bamirės ndaj tyre? A ua kam kthyer fjalėn dhe a i kam ofenduar? A jam pėrkujdesur pėr shėndetin e tyre?, etj. 

²    Jetėn e tij se si e ka kaluar, dhe mu pėr kėtė Allahu ka tėrhequr vėrejtėn:

" أَوَلَمْ نُعَمِّرْكُمْ مَا يَتَذَكَّرُ فِيهِ مَنْ تَذَكَّرَ وَجَاءَكُمْ النَّذِيرُ

Po a nuk u dhamė juve jetė aq saqė ai qė ka dashur tė mendojė, ka mundur tė mendojė gjatė asaj kohe, madje juve juve u ka ardhur edhe pejgamberi". (Fatir, 37),

Pejgamberi, alejhi' s salatu ve's selam ka thene:

" لا تزول قدما عبدٍ حتى يسأل عن أربع: عن عمره فيم أفناه؟ وعن علمه ما فعل فيه؟ وعن ماله من أين اكتسبه؟ وفيم أنفقه؟ وعن جسمه فيم أبلاه؟

Njeriu nuk do te kaloje ne Ditėn e Kiametit pėr pa u pyetur pėr jetėn e tij se ne ēfarė e kaloi, rininė e tij ne ēka e treti, pasurinė e tij si e fitoi dhe nė ēka e shpenzoi dhe pėr jetėn e tij se ēka punoi ne te". ([9])

Pejgamberi, alejhi' s salatu ve's selam lutej:

"اللهمَّ اجعَل الحياةَ زيادةً لي في كلِّ خير

O Zoti im! Ma bė jetėn shtim pėr ēdo te mirė",

Pejgamberi, alejhi' s salatu ve's selam ka thėnė:

"خيرُكم من طالَ عُمره وحسُن عملُه

Me i miri prej jush ėshtė ai, qe jeton me gjate dhe bėn vepra te mira",

Buhariu transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:

" أعذَرَ الله إلى رجلٍ أخَّر أجلَه حتى بلَغَ السّتّين

Allahu nuk i jep arsye njeriut qe i ka dhėnė jete deri ne moshėn 60 vjeēare (ndėrsa ai nuk ėshtė penduar)".

Imam Neveviu ka thėnė: " معناه: لم يترك له عذرًا؛ إذ أمهَلَه هذه المدّةَ Domethėnia e kėsaj ėshtė se Allahu nuk i lė arsye njeriut kur e la te jetoi deri ne kėtė moshe".

Mu pėr kėtė, mos shfrytėzimi i jetės ėshtė konsideruar begati e humbur, dhe siq thote Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:

" نعمتان مغبون فيهما كثير من الناس: الصحة والفراغ

Dy dhuntive shume njerėz nuk ua dine vlerėn: Shėndetit dhe kohės se lire".

²    Pasurinė e tij se si e ka fituar dhe ne ēka e ka shpenzuar. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam thotė:

" لا تزول قدما عبدٍ حتى يسأل عن أربع: عن عمره فيم أفناه؟ وعن علمه ما فعل فيه؟ وعن ماله من أين اكتسبه؟ وفيم أنفقه؟ وعن جسمه فيم أبلاه؟

Njeriu nuk do te kaloje ne Ditėn e Kiametit pėr pa u pyetur pėr jetėn e tij se ne ēfarė e kaloi, rininė e tij ne ēka e treti, pasurinė e tij si e fitoi dhe nė ēka e shpenzoi dhe pėr jetėn e tij se ēka punoi ne te". ([10]) Ndėrsa Allahu thotė:

" إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا يُنْفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ لِيَصُدُّوا عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ فَسَيُنفِقُونَهَا ثُمَّ تَكُونُ عَلَيْهِمْ حَسْرَةً ثُمَّ يُغْلَبُونَ وَالَّذِينَ كَفَرُوا إِلَى جَهَنَّمَ يُحْشَرُونَ

36. Ata qė nuk besuan, shpenzojnė pasurinė e tyre pėr tė penguar nga rruga e All-llahut. Ata do ta shpenzojnė atė dhe ajo do tė bėhet dėshpėrim i tyre, madje ata do tė mposhten. E ata qė mohuan, do tė pėrmblidhen vetėm nė xhehennem". (Enfal, 36)

²    Diturinė e tij se a a ia ka patur friken Allahut me te apo jo apo vetėm ka synuar famėn dhe jo kėnaqėsinė e Allahut. Hadithi qe tre vetat e pare qe hyjnė ne zjarre ėshtė i qartė…([11])

²    Sa ke dhėnė pėr Allahun? Se pari dije se atė, qe e ke dhėnė pėr Allahun nuk e ke harxhuar por e ke deponuar. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam e theri njė dele e pastaj, pas pak kohe, e pyeti gruan: " ما بقي منها؟A ka mbetur diē prej saj?". Tha: " مَا بَقِيَ مِنْهَا إِلَّا كَتِفُهَا Pėrveē krahut te saj, asgjė nuk ka mbetur". Tha: " بَقِيَ كُلُّهَا غَيْرَ كَتِفِهَا Ka mbetur e tera pėrveē krahut te saj".([12]) D.t.th.: atė, qe e kemi dhėnė pėr Zotin, ajo na ka mbetur sepse pėr te shpėrblehemi shume. Transmeton Imam Muslimi nga Mutarr-rrifi e ky nga babai i tij se:

" أَتَيْتُ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَهُوَ يَقْرَأُ أَلْهَاكُمْ التَّكَاثُرُ قَالَ يَقُولُ ابْنُ آدَمَ مَالِي مَالِي قَالَ وَهَلْ لَكَ يَا ابْنَ آدَمَ مِنْ مَالِكَ إِلَّا مَا أَكَلْتَ فَأَفْنَيْتَ أَوْ لَبِسْتَ فَأَبْلَيْتَ أَوْ تَصَدَّقْتَ فَأَمْضَيْتَ

Shkova tek Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ndersa ai lexonte: Juve u preokupoi pėrpjekja pėr shumimin (e pasurisė, tė fėmijėve, tė pozitės)!, pastaj tha: Thotė njeriu: Pasuria ime! Pasuria ime!, ndėrsa nuk e di se njeriu nuk ka pasuri pėrveē asaj, qe e han dhe harxhon, vesh dhe vjetėrson dhe jep lėmoshė dhe e zbatondeponon".

Po ashtu Imam Muslimi transmeton nga Ebu Hurejres se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:

" يَقُولُ الْعَبْدُ مَالِي مَالِي إِنَّمَا لَهُ مِنْ مَالِهِ ثَلَاثٌ مَا أَكَلَ فَأَفْنَى أَوْ لَبِسَ فَأَبْلَى أَوْ أَعْطَى فَاقْتَنَى وَمَا سِوَى ذَلِكَ فَهُوَ ذَاهِبٌ وَتَارِكُهُ لِلنَّاسِ

Thotė njeriu: Pasuria ime! Pasuria ime! Ndėrsa ai prej pasurisė se tij ka tri gjera: Atė, qe e ngrėni dhe harxhoi, veshi dhe vjetėrsoi dhe e dha (lėmoshė) e e deponoi. Ndėrsa tjetra (pjesa e mbetur) shkon dhe iu mbetet njerėzve".

Vėlla dielli i kėtij qielli pėr 356 dite te ka bere drite ndėrsa Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thėnė:

" يُصْبِحُ عَلَى كُلِّ سُلَامَى مِنْ أَحَدِكُمْ صَدَقَةٌ فَكُلُّ تَسْبِيحَةٍ صَدَقَةٌ وَكُلُّ تَحْمِيدَةٍ صَدَقَةٌ وَكُلُّ تَهْلِيلَةٍ صَدَقَةٌ وَكُلُّ تَكْبِيرَةٍ صَدَقَةٌ وَأَمْرٌ بِالْمَعْرُوفِ صَدَقَةٌ وَنَهْيٌ عَنْ الْمُنْكَرِ صَدَقَةٌ وَيُجْزِئُ مِنْ ذَلِكَ رَكْعَتَانِ يَرْكَعُهُمَا مِنْ الضُّحَى

Njeriu (pėr ēdo dite) pėr ēdo nyje (te trupit) ka nevoje pėr dhėnie lėmoshė, (por) ēdo tesbih (Subhanallah) ėshtė lėmoshė, ēdo tahmin (Elhamdulil-lah) ėshtė lemoshė, ēdo tehlil (La ilahe Il-la Allah) ėshtė lėmoshė, ēdo tekbir (Allahu Ekber) ėshtė lėmoshė. Urdhėrimi pėr te mire ėshtė lėmoshė, ndalimi nga e keqja ėshtė lėmoshė, ndėrsa te gjitha kėto i mbulojnė (kompensojnė) dy regate te namazit te Duhasė (para dreke)". (Muslimi)

²    Sa here ke lexuar Kur'anin? Viti i ka 12 muaj, a e ke lexuar 12 here? A e ke lexuar 6 here, a e ke lexuar te paktėn njė here? A e di se pėr ēdo shkronje te tij ke nga dhjete sevape?!. Ne nuk kemi dėshirė qe ti vetėm ta lexosh Kur'anin, jo, ne krahas kėsaj duam qe ti ta meditosh atė. Thotė Allahu:

" أَفَلا يَتَدَبَّرُونَ الْقُرْآنَ أَمْ عَلَى قُلُوبٍ أَقْفَالُهَا

23. Tė tillėt janė qė All-llahu i mallkoi, i bėri tė shurdhėt dhe ua verboi tė parit e tyre". (Muhammed, 24),

" أَفَلا يَتَدَبَّرُونَ الْقُرْآنَ وَلَوْ كَانَ مِنْ عِنْدِ غَيْرِ اللَّهِ لَوَجَدُوا فِيهِ اخْتِلافًا كَثِيرًا

82. A nuk e pėrfillin ata (me vėmendje) Kur'anin? Sikur tė ishte prej dikujt tjetėr, pėrveē prej All-llahut, do tė gjenin nė te shumė kundėrthėnie". (Nisa, 82)

Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thene:

" والقرآنُ حجّة لك أو حجة عليك

Kur'ani ose ėshtė argument pėr ty ose ėshtė kundėr teje". (Muslimi),

"Ndodhe qe njeriu ta lexoje Kur'anin ndėrsa Kur'ani e mallkon atė". E vėrtetė, Kur'ani te mallkon nėse ti e lexon ndėrsa vepron ndryshe nga porosite e tij. E lusim Allahun qe ne te mos jemi prej atyre, pėr te cilėt u ankua Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam tek Allahu:

" يَا رَبِّ إِنَّ قَوْمِي اتَّخَذُوا هَذَا الْقُرْآنَ مَهْجُورًا

30. E i dėrguari tha: "O Zot im, vėrtet populli im e konsideroi kėtė Kur'an si (diē) tė hedhur!". (Furkan, 30)

"أَلَمْ يَأْنِ لِلَّذِينَ آمَنُوا أَنْ تَخْشَعَ قُلُوبُهُمْ لِذِكْرِ اللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنْ الْحَقِّ وَلا يَكُونُوا كَالَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِنْ قَبْلُ فَطَالَ عَلَيْهِمْ الأَمَدُ فَقَسَتْ قُلُوبُهُمْ وَكَثِيرٌ مِنْهُمْ فَاسِقُونَ

16. A nuk ėshtė koha qė zemrat e atyre qė besuan tė zbuten me kėshillat e All-llahut dhe me atė tė vėrtetėn qė zbriti (me Kur'an), e tė mos bėhen si ata, tė cilėve u ėshtė dhėnė libri mė parė e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangėn e shumė prej tyre janė jashtė rrugės". (Hadid, 16)

²    A ke medituar krijimin e qiejve dhe tokes, per te cilat thote Allahu:

" إِنَّ فِي خَلْقِ السَّمَوَاتِ وَالأَرْضِ وَاخْتِلافِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ لآيَاتٍ لأُولِي الأَلْبَابِ

190. Nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndryshimin e natės dhe tė ditės, ka argumente tė qarta pėr ata qė kanė arsye dhe intelekt". (Ali Imran, 190)

 

Shembuj nga llogaria e selefit pėr veten e tyre

 

Ka thėnė Enesi: Njė dite dola me Omerin por na ndau njė mur ndėrsa ai thoshte:

" عمر!! أمير المؤمنين!! بخٍ بخٍ، واللهِ بُنَيّ الخطاب لتتقينّ الله أو ليعذبنّك

Omer! Prijės i besimtareve! Ndal! Ndal! (Gjė e madhe qė je bėrė prijės) Pasha Allahun! O biri i Hattabit! Ose do t'ia kesh friken Allahut ose do te ndėshkojė".

Erdhi njė njeri te ankohej tek Omeri ndėrsa ky ishte i zėnė dhe i tha njeriut:

A po e lini Halifen te lire kur ka kohe djersa kur ėshtė i zėnė me pune te muslimanėve ju po i vini?! Omeri i ra me shkop ndėrsa njeriu i pikėlluar u largua. Omeri pėrkujtoi se i beri te padrejte njeriut kėshtu qe e thirri, ia dha shkopin dhe i tha:

Me godit siē te godita.

Njeriu refuzoi dhe i tha: Tė drejtėn time ia kam lėnė Allahun dhe ty.

Omeri i tha: Ose do t'ia lesh vetėm Allahut ose do ta marrėsh te drejtėn (hakun) tende.

Po ia le Allahut – tha njeriu.

Omeri u nis ne shtėpi, fali dy regate e pastaj u ul dhe i fliste vetes:

"O i biri Hattabit! Ishe i ulet ndėrsa te ngriti Allahu, ishe i humbur ndėrsa Allahu te udhėzoi, ishte i dobėt ndėrsa Allahu te beri krenar, te beri hafife te myslimaneve...Te erdhi njė njeri te kėrkonte ndihme qe t'ia largoje padrejtėsinė djersa ti i bere padrejtėsi. Ēka do t'i thuash Zotit tėnd nesėr kur te dalėsh para Tij?".

 Vazhdoi ta llogariste veten derisa njerėzit kishin frike pėr te..."

Ka thėnė Ibrahim et Tejmi:

"Iu paramendova vetes sime ne Xhennet duke ngrėnė nga frutat e tij, duke pire nga lumenjtė e tij dhe duke pėrqafuar virgjėreshat e tij. Pastaj iu parafytyrova ne Xhehennem, duke ngrėnė nga zekkumi i tij, duke pire nga qelbėsirat e tij dhe duke kaluar jetėn me zingjire e pranga. I thashė vetes sime:

O shpirti im! Zgjidh se ēfarė dėshiron: Tha: Dua te kthehem ne dynja e te bej vepra te mira. Po ti ende je ne dynja kėshtu qė puno!

Shoku i Ahnef b. Kajsit rrėfen:

"E shoqėroja Ahnefin ndėrsa ai me se shumti falte namaz natėn. Kur vinte tek qiriu, e fikte me gisht qe ta ndiente nxehtėsinė e zjarrit e pastaj thoshte: O Ahnef! Ēfarė te shtyri te besh filan ditėn kėshtu? Ēfarė te shtyri te besh filan ditėn kėshtu?".

Ėshtė rrėfyer pėr Tewbe . Sammeh se:

Njė dite ai u ul ta llogariste veten kėshtu qe numėroi vitet e veta, qe kishin arritur ne 60-te. Numėroi ditėt e kėtyre viteve, qe arrinin shifrėn prej 21.500 dite. Bėrtiti dhe tha: Mjere pėr mua! Do ta takoj Allahun me 21.000 mėkate?! E si do te jete puna kur pėr ēdo dite (kam[13]) nga dhjete mije mėkate?!

 

Pendimi dhe rėndėsia e tij

 

Vėlla besimtar! Motėr fisnike!

Me lejoni qe ne fund te kėsaj ligjėrate modeste t'iu ftoj ne parajsėn e shpirtrave tone, ne kopshtin e lumturisė sonė pėr te dy botėt, ne pendim. Se ēka te sjell pendim shiko mė poshtė:

Ü     Allahu fal mėkatet atij qe pendohet, siē thotė:

" وَمَنْ يَعْمَلْ سُوءًا أَوْ يَظْلِمْ نَفْسَهُ ثُمَّ يَسْتَغْفِرْ اللَّهَ يَجِدْ اللَّهَ غَفُورًا رَحِيمًا

110. Kush bėn ndonjė tė keqe ose e ngarkon veten, pastaj kėrkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falės dhe mėshirues". (Nisa, 110)

Ü     Fal madje edhe pabesimin, siē thotė:

" قُلْ لِلَّذِينَ كَفَرُوا إِنْ يَنتَهُوا يُغْفَرْ لَهُمْ مَا قَدْ سَلَفَ

38. Thuaju atyre qė nuk besuan, nėse heqin dorė (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnė) do t'u falet e kaluara". (Enfal, 38)

Ü     Allahu fton ne pendim e thotė:

" أَفَلا يَتُوبُونَ إِلَى اللَّهِ وَيَسْتَغْفِرُونَهُ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ

74. E pse tė mos pendohen dhe tė kėrkojnė te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falė shumė, ėshtė mėshirues?". (Maide, 74)

Ü     Allahu pranon pendimin:

" وَهُوَ الَّذِي يَقْبَلُ التَّوْبَةَ عَنْ عِبَادِهِ وَيَعْفُو عَنْ السَّيِّئَاتِ

25. Ai ėshtė qė pranon pendimin e robėrve tė vet dhe shlyen tė kėqijat". (Shura, 25)

Ü     Allahu me pendim, te kėqijat i shndėrron nė tė mira, siē thotė:

" إِلاَّ مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلاً صَالِحًا فَأُوْلَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا وَمَنْ تَابَ وَعَمِلَ صَالِحًا فَإِنَّهُ يَتُوبُ إِلَى اللَّهِ مَتَابًا

70. Pėrveē atij qė ėshtė penduar dhe ka bėrė vepėr tė mirė, tė tillėve All-llahu tė kėqijat ua shndėrron nė tė mira. All-llahu ėshtė mėshirues, ndaj Ai falė shumė. 71. Ai qė ėshtė penduar dhe ka bėrė mirė, nė tė vėrtetė, ai ėshtė kthyer tek All-llahu dhe ėshtė i pranishėm". (Furkan, 70-71)

***

Pėrshėndetjet qofshin mbi zotėriun tone, Muhammedin, ndėrsa lutja jonė e fundit ėshtė:

Falėnderimi i takon vetėm Allahut, Zotit tė botėve!!!

Sedat Gani Islami

25-1-2007, e enjte

Vushtrri, Kosovė

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



[1] Shejh Albani nė Sunen Ebi Davud, nr: 1134, thotė se hadithi ėshtė autentik

[2] Transmeton Ebu Davudi ndėrsa Shejh Albani ka thėnė se ėshtė autentik. Shih: Silsiletu's sahihah, 4/289

[3] www.denana.com

 

[4] Shih: Silsletu's sahihah, 946

[5] Transmeton Hakimi duke e cilėsuar njėherit kėtė hadith si te vėrtetė, pėr ēka ka pajtuar edhe Dhehebiu

[6] Transmeton Buhariu nga Enesi, Allahu qofte i kėnaqur me te

[7] Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi ndėrsa teksti ėshtė i Muslimit

[8] Gazeta e perditshme kosvare Lajm, numri: Janar, 2007

[9] Shih: Silsletu's sahihah, 946

[10] Shih: Silsletu's sahihah, 946

[11] Aludim nė hadithin: Njeriu i pare qe do te gjykohet ne Ahiret ėshtė njeriu, i cili ka rėnė dėshmor (shehid). Ai sillet (ne shesh) dhe i prezantohen dhuntitė ndėrsa ai i njeh ato. I thotė: Ēfarė ke bere me to? Thotė: Kam luftuar pėr Ty derisa edhe rashė dėshmor! Thotė: Gėnjeve, sepse ti luftove qe te flitej pėr ty se ishte guximtar, dhe ashtu u tha. Pastaj, urdhėron dhe ai zvarre per fytyre tėrhiqet derisa hidhet ne zjarr. 

Dhe (sillet me pas) njeriu, i cili ka mėsuar dituri dhe e ka shpėrndarė atė si dhe ka lexuar Kur’anin. Sillet edhe ky dhe i prezantohen dhuntitė, te cilat i njeh (pranon). Ēfarė bere me to- e pyet (Allahu)?  Mėsova dhe i mėsova te tjerėt pėr Ty sikurse qe edhe Kur’anin e lexova pėr hire Tėndin. Gėnjeve- ia kthen (Allahu). Ti mėsove dituri qe tė tė thuhej dijetar, e lexove Kur’anin qe tė tė thuhej lexues, dhe ashtu u tha. Urdhėron dhe ai zvarre pėr fytyre tėrhiqet derisa hidhet ne zjarr.

Dhe (sillet) njeriu, te cilit Allahu ia zgjeroi (furnizimin) dhe i dha nga pasuri nga te gjitha llojet. Erdhi ai dhe ia prezantoi pėrpara begatitė ndėrsa ai i pranoi. Tha (Allahu): Ēfarė bere me to? Tha: Nuk kam lėnė rruge, nė tė cilėn Ti ke dėshirė te shpenzohet e te mos kam shpenzuar pėr Ty. Gėnjeve – i thotė (Allahu). Ti e bere kėtė qe te thuhej se ishte bujar, dhe ashtu u tha. Pastaj urdhėron dhe ai tėrhiqet zvarre pėr fytyre derisa hidhet ne zjarrė”. (Muslimi)

[12] Transmeton Tirmidhiu ndėrsa Shejh Albani ne Sahihu ve daiu suneni't Tirmidhijj, 2544, thotė se hadithi ėshtė autentik

[13] Tewbe-ja nuk ka bere pėr ēdo dite nga 10.000 mėkate, porse muslimani i sinqerte, sado qe te jene te pakta mėkatet i llogarite si te shumta