VRASJA E HUSEJNIT, Allahu qoftė i kėnaqur me tė

Falėnderimet i takojnė Allahut ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi zotėriun tonė, Muhammedin, familjen, shoke dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim!

Husejni ėshtė i biri Aliut, te birit te Ebu Talibit. Ėshtė djali i vajzės se Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam, Fatimes. Ka lindur dy vjet pas Hasanit, ne muajin Sha'ban, te viti te IV-tė hixhrijj ndėrsa ėshtė vrare ditėn e xhuma, ditėn e Ashures, nė muajin muharrem, ne vitin 61 sipas hixhretit.

Jetoi pese vite me Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam, respektivisht jetoi me te derisa vdiq. Ebu Bekri, Omeri dhe Uthmani, e nderonin pa mase. E shoqėroi babain si dhe transmetoi thėnie te gjyshit, Muammedit, alejhi's salatu ve's selam prej tij. Morri pjese me ten e te gjitha betejat, dhe vazhdoi te jete pasues i denje dhe respektues pėr babain derisa u vra.

Kur hilafeti iu besua Hasanit pas vdekjes se babait, Aliut, ndėrsa ai ia lėshoi atė Muaviut, Husejni nuk u pajtua pėr kėtė, por megjithatė heshti. Kur vdiq Hasani, Husejni ishte duke marre pjese ne betejėn pėr ēlirimin e Konstantinpojes (Istanbullit te sotėm), por kur iu dha besa Jezidit, te birit te Muaviut, gjate jetės se vet Muaviut,  Husejni nuk pranoi dhe nuk ia dha besėn, me arsye se ka me te drejte qe e meritojnė hilafetin se sa Jezidi.

E lėshoi Medinėn dhe u nis pėr ne Mekke, dhe ne atė kohe, ne faqen e dheut nuk ka patur njeri me te mire se sa ai. I arrin letra dhe shkresa nga Iraku, qe e ftonin t'ia jepnin besėn pėr hilafet. Ai e dėrgoi kushėririn, Muslim b. Akil b. Ebi Talibin ne Irak qe ta shihte nga afėr kėtė gjė; a ishte apo nuk ishte e sinqerte, ne mėnyrė qe me familje te shkonte atje.  

Kur shkoi Muslimi ne Kufe, njerėzit dėgjuan pėr ardhjen e tij kėshtu qe erdhėn dhe ia dhanė besėn pėr hilafetin e Husejnit. U tubuan se pari 12.000 veta, e me pas 18.000 veta, gjė qe e shtyri Muslimin t'i shkruante Husejnit se besa i ėshtė dhėnė dhe te vij ne Irak.

U pėrhap lajmi ndėrsa Jezidi i shkroi mėkėmbėsit te tij ne Kufe, Ibni Zijadit, qe ose ta vras Muslimin ose ta largoj prej Kufės.

Muslimi dėgjoi pėr lajmin kėshtu qe tuboi afėr vetes 4.000 kufasė (banore te Kufės) dhe iu drejtua pallatit te Ibni Zijadit. Ibni Zijadi hyri ne pallat dhe u mbyll, por i erdhėn liderėt e fiseve dhe shpalosen idetė pėr largimin e njerėzve nga Muslimi, dhe ia arritėn kėsaj. Vinte gruaja tek i biri apo vėllai dhe i thoshte: kthehu ne shtėpi ngase njerėzit munden edhe pa ty. Ēfarė do te bėsh nesėr kur te vijnė ushtritė e Shamit?

Filluan njerėzit te largohen prej tij saqė nuk mbeten hiq me shume se 500 veta. Vazhduan ta ndahen prej tij gradualisht duke mbetur 300, e me pas 30, me te cilėt e fali namazin e akshamit. Por pas namazit nuk i mbeti askush. Mbeti vetėm ne errėsirė duke mos ditur kah t'ia mbante. U fsheh ne njė tende por Ibni Zijadi e mėsoi se ku ėshtė kėshtu qe i dėrgoi 70 kalorės, te cilėt e rrethuan Muslimin ndėrsa ky nuk dinte asgjė. Hynė tek ai por me shpate i largoi tri here. E plagosen ne buzėn e poshtme, pastaj e gjuanin me gurė nga jashtė qe t'iu dilte, dhe ashtu ndodhi: Ai doli dhe luftoi me ta. Njeri prej tyre e morri ne siguri derisa e futen ne dore, e pastaj e hipėn ne njė mushke dhe ia morrėn shpatėn.

Muslimi aty pa njė njeri qe quhej Muhammed b. El Esh'ath dhe i tha: Husejni sot ėshtė nisur pėr tek ju andaj dėrgojė dikė ne emėr timin qe t'i thotė te kthehet. Muhammedi e beri kėtė porse Husejni nuk i besoi.

Muslimin e dėrguan tek Ibni Zijadi, i cili urdhėroi ta hipnin ne pjesėn me te larte te kalasė, e pastaj t'ia presin kokėn. Ata ia prenė kokėn dhe se bashku me trup i hodhėn poshtė. Kjo ndodhi ne ditėn e tervijjes apo ditėn e tete te muajit Dhu'l Hixh-xheh. Ibni Zijadi mbyti edhe disa njerėz te tjerė de kokat e tyre ia dėrgoi Jezidit ne Sham.

Husejni doli nga Mekka ne drejtim te Irakut duke mos ditur fare pėr vrasjen e kushėririt, djalit te axhės, Muslimit. Para se ta lėshonte Mekken, Ibni Abbasi i tha:

"Sikur njerėzit te mos thoshin se janė pėrēare ndėrmjet vete, do ta kapja me dore, me force, qe te mos shkosh".

Husejni ia ktheu:

"Qe te vritem ne kėtė e kėtė vend ėshtė me e dashur pėr mua se sa te vritem ne Mekke".

Nė mbrėmje Ibni Abbasi erdhi prape tek Husejni dhe i tha:

O biri i xhaxhait tim! Unė paraqitem si durimtar por nuk mund te duroj. Kam frike se do te pėrfundosh keq ne kėtė udhėtim. Irakianet janė tradhtare kėshtu qe mos u mashtro me ta. Rri ne kėtė vend ose shko ne Jemen dhe mbyllu ne kala e izolohu nga njerėzit.

Husejni: O kushėriri im! Pėr Zotin, unė e di se ti je kėshilltar i mire por unė kam vendosur te udhėtoj.

Nėse e ke patjetėr, -shtoi Ibni Abbasi-, atėherė mos i merr me vete familjen, gratė dhe fėmijėt, ngase kam frike te vritesh siē u vra Uthmani duke shikuar nė tė  gratė dhe fėmijėt e tij. 

Ibni Omeri ishte ne Mekke kėshtu qe e lajmėruan se Husejni ėshtė nisur ne drejtim te Irakut. Udhėtoi pas tij dhe pas tri ditėsh u takua me te e i tha:

Kah je nisur?

Ne Irak. Ja kėto janė letrat dhe shkresat e tyre, qe vėrtetojnė se me janė besatuar pėr hilafet.

Mos shko atje – sugjeroi Ibni Omeri.

Husejni refuzoi.

Do ta tregoj njė hadith –propozoi Ibni Omeri-, qe ta nxiste pėr kthim Husejnin. "Erdhi Xhibrili dhe ia dha mundėsinė Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam, qe te zgjidhte ne mes dunjasė dhe ahiretit. Ai e zgjodhi ahiretin dhe nuk e deshi dynjanė. Ti je pjese e familjes se Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam. Askush pėrveē jush, familjes se Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam, nuk mund ta marre udhėheqėsinė, por nėse Allahu ia ka dhėnė dikujt tjetėr, dije se ėshtė pėr te mirėn tuaj"- pėrfundoi Ibni Omeri.

Husejni refuzoi te kthehej ndėrsa Ibni Omeri, e pėrqafoi dhe duke qare i tha: "Po e le Allahun mbrojtės tėndin nga vrasėsit".

U nis Husejni me familjen e tij dhe me 60 banore te Kufės. Thuhet se Husejni gjate rrugės e takoi Ferzedekun, te cilin e pyeti pėr situatėn e krijuar atje. Zemrat e njerėzve janė me ty ndėrsa shpatat e tyre janė me emevitėt-i kishte thėnė.

Husejni vazhdoi te ecte drejte Kufės duke mos ditur ende pėr vrasjen e Muslimit. Nuk kalonte pranė ndonjė burimi te ujit te arabeve e te mos e pasonin njerėzit. Arriti te Kerbelaja e pyeti: Si quhet ky vend? Thane: Kerbela. Tha: Kerb (Pikėllim-brenge) dhe Bela (Fatkeqėsi). Ne mesnate iu tha djemve: Mbushni ujė dhe rezervoni.

Iu arritėn kalorėsit e Ibni Zijadit nen komandėn e Harr b. Jezidit. Ishin 1000 veta. Husejni urdhėroi qe t'iu japin ujė kuajve te vet dhe t'i lėnė te lire edhe kuajt e armiqve te pine ujė. Kur erdhi koha e drekės, Husejni urdhėroi njė njeri qe ta thirrte ezanin pėr namaz. Doli pa shpate dhe e fali dreken. Iu foli pasuesve te tij dhe armiqve te tij duke iu kėrkuar falje pėr ardhjen e tij porse banoret e Kufės i kishin shkruar se nuk kane imam. Husejni iu drejtua komandantit te armiqve: A dėshiron tė falesh me njerėzi tu? Tha: Jo, falu ti. Husejni u fal me te gjithė e pastaj hyri ne tende deri ne ikindi. Doli dhe u fal. Harre-ja, komandanti, e pyeti pėr letrat qe i kane shkruar? Husejni ia solli pėrpara ndėrsa ai i lexoi disa.

Ne nuk jemi prej atyre qe te kane shkruar dhe ne, jemi urdhėruar qe kur te takojmė, te mos lėshojmė derisa te shpijmė tek Ibni Zijadi.

Vdekja ėshtė me afėr se kjo, - ia ktheu Husejni.

Nėse lufton do te vritesh – ia kėrcėnua Harr-rreja.

A me vdekje me frikėson?!- pyeti I habitur Husejni.

Pas namazit te Ikindise, Husejni u ul para tendės dhe u kot. Motra e zgjoi ndėrsa ai ia ktheu: E pashe ne ėndėrr Muhammedin, alejhi's salatu ve's selam e me tha:

إنك تروح إلينا

Sot do tė vish tek ne!

Edhen 20 kalorės nga ushtria e Ibni Zijadit dhe thane: Emiri urdhėron qe ose t'i nėnshtroheni ligjit te tij ose t'iu luftojmė.

Sa njerėz te kėqij jeni ju. Dėshironi t'i vrisni pasardhėsit e familjes se Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam, - shtuan disa meshkuj nga radhėt e Husejnit.

Kthehuni te mendojmė sonte pėr kėtė pune. Pėr qellim kishte qe kėtė nate te falej, te lutej dhe te kėrkonte falje. Madje vet tha: Allahu e di se unė kėtė dua qe te falem, te lutem, te kėrkoj falje mėkatesh si dhe t'ia le trashėgiminė familjes sime.

Ne fillim te natės iu ligjėroi shokėve te vet dhe iu tha: Kush ka dėshire te kthehet ne Mekke tek familja le te kthehet, unė iu jap leje, ngase kėta me duan mua, kėshtu qe ju shkoni.

Vėllezėrit i thane: Ne nuk duam te mbesim pas teje dhe Allahu mos na befte te shohim diē te keqe nė ty!

O bijtė e Akilit! Le te mjaftoje pėr ju vrasja e Muslimit andaj kthehuni se unė po iu jap leje.

Si tė tė lėmė te vetmuar e pastaj te thonė njerėzit se e lanė zotėriun e tyre vetėm. Ne nuk do te luftojmė me shpatat tona pėr hire te dunjasė. Jo, pasha Allahun, ne nuk do te shkojmė. Ne do te luftojmė me ty derisa te arrijmė atje ku arrin ti, dhe Allahu e shėmtoftė jetėn pėr ne pas teje.

Tėrė natėn Husejni dhe shokėt e tij u falen, u luten dhe kėrkuan falje pėr mėkate ndėrsa kuajt e armiqve te tyre iu silleshin pėrreth.

Kur e fali sabahun, kishte me vete 32 kalores dhe katėr kėmbėsorė. Flamurin ia dha vėllait te vet, Abbasit, ndėrsa tendat me gra dhe fėmijė i vunė prapa tyre. Husejni hyri ne tende, u pastrua, u parfumos e pastaj hipi mbi kalė, morri Kur'anin dhe e vendosi pėrpara. Iu drejtua njerėzve duke u lutur dhe duke i bėrtitur kalit e te ecte. U grumbulluan rreth tij duke hedhur shigjeta ne drejtim te njeri tjetri. Pati shume dyluftime ne mes te dy palėve dhe ne shumicėn e rasteve pala e Husejnit fitonte. Ushtria e Ibni Zijadit kėrkoi pėrforcime me 500 ushtare. Kur erdhi koha e drekes, Husejni iu ta: Urdhėroni qe te ndalen nga lufta derisa te falemi por pala tjetėr refuzoi. Husejni dhe shokėt e tij falen namazin e frikės e pastaj luftuan ashpėr. Ushtaret e palės se kundėrt iu afruan Husejnit, dhe kur panė kėtė shokėt e tij, garonin se kush do ta mbronte me shume, kėshtu qe si rezultat u vra Abdullah b. Muslim b. Akili, pastaj Avniu dhe Muhammedi, bijtė e Abdullah b. Xha'ferit, pastaj Abdurrahmani dhe Xha'feri, te bijtė e Akilit, te birit te Ebu talibit, pastaj Kasim b.Hasani, djali i vėllait te Husejnit, pastaj u vranė Abdullahu, Abbasi, Uthmani, Xha'feri dhe Muhammedi, qe te gjithė vėllezėr te Husejnit.

Mbeti Husejni vetėm por stoik dhe i pathyeshėm. Tere ditėn luftoi vetėm dhe ēdo kush qe i vinte afėr, largohej prej tij ngase nuk dėshironte ta mbyste si respekt pėr pozitėn e tij tek Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam. Pastaj e rrethuan dhe njė njeri qe quhej Shemr, i nxiste te tjerėt qe ta vrisnin. Njė ushtar ia ktheu: Po ēka te pengon ty qe ta vrasėsh?! Zur'a b. Shurejk e goditi ne krahun e majte ndėrsa Sinan b. Ebi Amr e plagosi me shtize, kėshtu qe ai u rrezua. Sinani zbriti, ia preu kokėn dhe e morri me vete. Ushtria i morri gratė dhe fėmijėt dhe i dėrguan ne Kufe. Ibni Zijadit ia sollėn kokėn e Husejnit ne njė ene ndėrsa Ibni Zijadi ftoi qe njerėzit te tuboheshin, ku me pas ai u ngrit dhe ligjėroi e tha:

Allahu sot na ka mundėsuar qe te "ngadhėnjejmė" mbi Husejnin…

Abdullah Ezdiu i tha: Mjere pėr ty o Ibni Zijad! Po i vrisni fėmijėt e profetėve ndėrsa po flisni me fjale te sinqertėve.

I sollėn gratė dhe fėmijėt brenda tek Ibni Zijadi. Hyri Zjenebi, ebija e Fatimes.

Kush ėshtė kjo?- pyeti Ibni Zijadi.

Ajo nuk foli.

Disa shėrbėtore thane se kjo ėshtė vajza e Fatimes, e motra e Husejnit.

Ibni Zijadi tha: Allahu qofte falėnderuar qe iu zbuloi dhe vrau juve.

Zejnebi tha: Jo, jo, por falėnderimi qofte pėr Allahun, qe na nderoi me Muhammedin, dhe qe na pastroi, e jo siē po thua ti. Zbulohet hipokriti dhe gėnjen dyfytyrėshi.

Si e komenton kėtė qe i ndodhi familjes sate? –pyeti Ibni Zijadi.

Allahu ua shkroi luftėn e ata dolėn ne fushėbetejė ndėrsa Allahu do te bashkoje ty dhe ata, qe do te jene kundėr teje- iu pėrgjigj Zejnebi.

Abdu'l Melik b. Umejri rrėfen: Hyra tek Ibni Zijadi ku ishte koka e Husejnit, por pasha Allahun, pas pak kohe shkova tek Muhtar b. Ebi Abidi dhe aty pashe kokėn e prere e Ibni Zijadit.

Pastaj koka e prere e Husejnit iu dėrgua ne Sham Jezidit, i cili qau kur e pa dhe tha: Do te kisha qene pajtuar me respektin tuaj edhe sikur te mos e vrisnit Husejnin, dhe pasha Allahun, sikur unė te isha atje nuk do te kisha mbytur.

Vrasja e tij ndodhi ditėn e premte, qe qėlloi te jete Dita e  Ashures, dita e dhjete e muajit Muharrem, viti 61 hixhrijj, ne Kerbela, ne kohen kur Husejni kishte mbushur  58 vjet te jetės se tij. ([1])

***

Nga tregimi i vrasjes se Husejnit ne mėsojmė disa gjera:

³    Betejat, qe kane ndodhur ne mes myslimanėve janė sprove, me te cilėn Allahu ka sprovuar kėtė ummet. Ne, sunnitet, pėr pėrēarjet qe kane ndodhur ne mes tyre, heshtim. Ata janė njerėz, qe kane shkuar. Do ta kenė tere atė, qe kane bere; si te mirėn ashtu edhe te keqen.

Ka thene Ibni Tejmije ne librin "El akidetu'l vasitijje",:

"Prej bazave te sunnitėve ėshtė qe zemrat dhe gjuhet e tyre te jene te pastra pėr shokėt e Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam, siē i ka pėrshkruar Allahu nė Kur'an:

" وَالَّذِينَ جَاءُوا مِنْ بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِلَّذِينَ آَمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ

10. Edhe ata qė kanė ardhur pas tyre e thonė: "Zoti ynė, falna neve dhe vėllezėrit tanė qė para nesh u pajisėn me besim dhe mos lejo nė zemrat tona farė urrejtjeje ndaj atyre qė besuan. Zoti ynė Ti je i butė, mėshirues!". (Hashr, 10)

Ata nuk flasin pėr pėrēarjet ne mes tyre. Sahabet kane vlere dhe prioritet, qe pėrcakton faljen e asaj, qe rrjedh prej tyre, nėse rrjedh diē. Atyre iu falen te kėqijat ne atė mase, qe te tjerėve nuk iu falen, ngase ata kane te mira, me te cilat shlyejnė te kėqijat, qe te tjerėt nuk i kane (kėto te mira)…Nėse kjo ėshtė pėr mėkatet e ditura, atėherė si ėshtė puna me gjerat, qe ata i kane bere ne saje te pėrpjekjes (ixhtihdit) te tyre, qe nėse ia kane qėlluar kane dy shpėrblime (pėr mund dhe pėr te qėlluarėn) dhe njė shpėrblim pėr mund, nėse nuk ia kane qėlluar te vėrtetės, ndėrsa gabimi iu falet. Ne nuk flasim pėr sprovat, qe kane ndodhur ne mes muslimanėve. Ēėshtjen e tyre ia lėmė Allahut. Kjo ėshtė baze e fesė sonė, qe ėshtė ne kundėrshtim me bazat e ithtarėve tė risive.  

³    Agjėrimi i Ditės se Ashures nga muslimanėt nuk ka lidhje aspak me vrasjen e Husejnit, siē pretendojnė disa fraksione te devijuara nga tradita e sunniteve. Agjėrimi jone ėshtė pėr diē tjetėr, qe na e sqarojnė shume hadithe te vėrteta, si ky nga Ibni Abbasi se Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam erdhi ne Medine dhe pa njerėzit duke agjėruar kėtė dite:

" ما هذا اليوم الذي تصومونه؟

Ē'ėshtė kjo dite, qe o e agjėroni?

Thane: هذا يوم عظيم أنجى الله فيه موسى وقومه وأغرق فرعون وقومه، فصامه موسى شكراً فنحن نصومه فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم: فنحن أحق وأولى بموسى منكم، فصامه رسول الله صلى الله عليه وسلم وأمر بصيامه

Kjo ėshtė dite e madhe, nė tė cilėn Allahu shpėtoi Musain dhe popullin e tij ndėrsa e fundosi faraonin kėshtu qe e agjėroi Musai si falėnderim (pėr Allahun) dhe ja ne po e agjėrojmė. Ne kemi me shume te drejte ne Musain dhe jemi me prioritar pėr te se sa ju kėshtu qe e agjėroi dhe urdhėroi te agjėrohet".  (Buhariu)

³    Nėse lejohet pikėllimi pėr vdekjen e njė muslimani te rėndomtė atėherė si tė mos pikėllohemi pėr vdekjen e Husejnit, njeriut me vlere te madhe, nipit te Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam, djalit te Aliut dhe Fatimes, por nuk lejohet mbajtja e zisė, goditja e vetes, shqyerja e rrobave, si bėjnė disa njerėz te devijuar te fraksioneve shiite. Ėshtė ēudi me ta, si nuk bėjnė kėshtu pėr babain e Husejnit, qe ishte me i mirė se ky, qe ishte vrare me 17 Ramazan, ne namazin e sabahut dhe atė ditėn e xhuma, ne vitin e 40 hixhrijj?!

Pastaj perse nuk vajtojnė pėr Uthmanin, i cili u vra i rrethuar ne shtėpinė e tij ne ditėt e bajramit te kurbanit ne vitin 36 hixhrijj?!

Perse nuk merret dite vajtimi edhe dita e vrasjes se Omerit, i cili ishte me i mire se Husejni, Aliu dhe Uthmani, dhe i cili u vra duke e falur namazin e sabahut si imam dhe duke kėnduar Kur'an?!

³    Rafidėt kane shkuar aq larg pėr Ditėn e Ashures saqė kane shpifur hadithe apokrife dhe te fabrikuara se kinse ėshtė zėnė dielli atė dite dhe janė pare yjet, nen ēdo guri qe ėshtė ngritur ka dale gjak, anėt e qiellit janė skuqur, planetėt kane goditur njėra tjetrėn, rrezet e diellit kane lindur sikur te ishin te spėrkatura me gjak, toka ka mbetur ne errėsirė tri dite, mishi i deveve te Husejnit kur janė therur dhe janė zier ėshtė bere sikurse handhali (bime me shije te hidhur). Te gjitha kėto dhe te ngjashmet janė thėnie te shpifura dhe te pavėrteta.

Ka thėnė Ibni Tejmije: Njė grup injorantesh, ose ateiste hipokrite ose te humbur e te pėrdalur, te cilėt kane shprehur njė "miqėsi" ndaj familjes se Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam, duke e marre Ditėn e Ashures si dite zie, pikėllimi dhe vajtimi, duke bere gjera antiislame, si: goditja e vetes ne fytyre, shqyerja e rrobave, vajtimi i injorancės, ndėrsa ajo qe Allahu urdhėroi te dėrguarin e Vet ne raste te tilla ėshtė durimi, llogaria (se Allahu te shpėrblen) dhe istirxha-ja (thėnia: Ne jemi te Allahut dhe tek Ai kthehemi)

Ka thėnė Ibni Rexhebi: Ata, qe bėjnė siē bėjnė rafidėt, duke marrė kėtė dite si dite zie, janė prej atyre, qe bėjnė keq ne dynja ndėrsa mendojnė se janė duke bere mire. Nėse Allahu dhe i dėrguari i Tij nuk kane urdhėruar qe fatkeqėsitė e pejgambereve te merren si dite zie, atėherė si merren fatkeqėsitė e te tjerėve?!

³    Shteti fatimit, i cili ka sunduar Egjiptin prej viteve 400-600 hixhrijj, ka pretenduar se koka e Husejnit ėshtė varrosur ne Egjipt dhe i ėshtė ndėrtuar njė pėrmendore e njohur si "Kurora e Husejnit". Shume dijetare kane tėrhequr vėrejtjen se kjo gjė nuk ėshtė e vėrtetė porse kjo gjė ėshtė njė dinakėri e shtetit fatimit, qe te realizoj synimet e tij se kinse kane prejardhje te ndershme nga familja e Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam, gjė, qe nuk ėshtė e vėrtetė.

³    Agjėrimi i ditės se ashures ka shpėrblime te mėdha, siē thuhet ne hadithe te vėrteta:

" يكفر السنة الماضية

I shlyen mėkatet e viti te kaluar". (Muslimi),

dhe:

" أحتسب على الله أن يكفر السنة التي قبله

Kam shprese ne Allahun se shlyen mėkatet e vitit para tij". (Muslimi)

Ka thėnė Bejhekiu: "Kjo sa i pėrket atij, qe ka mėkate te vogla, ndėrsa nėse agjėrimi i tij ėshtė realizuar ndėrsa ai nuk ka asnjė mėkat tė vogėl, agjėrimi i tij shndėrrohet ne shtim tė tė mirave-sevapeve"([2]).

Se ēfarė rėndėsie te madhe ka Ashura na e sqarojnė edhe qėndrimet e shume dijetareve, si Ibni Abbasi, Ebu Is'haku. Sebiiu, Zuhrijju, etj, se: "Ramazani mund te kompensohet ndėrsa  Ashura jo". Madje Ahmedi ka nėnvizuar se Ashura agjėrohet  dhe ne udhėtim([3]).

 

Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

Burimi: http://www.alminbar.net/

31-1-2007, e mėrkurė

Vushtrri, Kosovė

 



[1] Tregimi ėshtė marrė nga El Bidaje ven Nihaje, Ibni kethir, 8/149-212

 

[2] Fedailu'l evkat, 439

[3] Letaif el mearif, Ibni rexheb, 110