ÇKA THONË TË TJERËT PËR MUHAMMEDIN a.s
Lavdërimet janë vetëm për All-llahun, Zotin e Gjithësisë që i jemi mirënjohës dhe kërkojmë ndihmë e udhëheqje prej Tij. Besojmë e mbështetemi në Te dhe e Madhërojmë dhe jemi falënderues për të mirat që na ka dhënë.
Dëshmojmë se nuk ka zot tjetër veç All-llahut të Vetëm dhe të pashokë, dëshmojmë se Muhammedi a.s. është robi dhe i dërguari i Zotit. O Zot i Madh, lëshoi bekimet Tuaja mbi Pejgamberin a.s., familjen e shokët e tij të cilët e trasuan rrugën e tij deri në ditën e Gjykimit.
Vëllezër të nderuar në hytbet e kaluara kemi folur .... por në hytben e sotme do të flasim se çka thonë të tjerët për Muhammedin a.s.
Personalitetin e Muhammedit a.s., idetë e tij përparimtare, porositë e tij për moralin, unitetin, solidaritetin i vlerësojnë edhe jobesimtarët, ndikimi i tij në njerëzimin është fakt i pamohueshëm, prandaj në vazhdim do t’i japim mendimet e shkenctarëve dhe njerëzve eminent botëror.
Enciklopedia Angleze thotë:
“Një shumë detajesh nga burimet të hershme tregojnë se ai ishte njeri i drejtë dhe i ndershëm, i cili kish fituar respektin dhe besnikërinë e të tjerëve që ishin po njerëz të ndershëm dhe të drejtë.”
Bernard Sho për Muhammedin a.s. thotë:”Ai duhet të quhet Shpëtimtari i Njerëzimit. Besoj se nëse një njeri si ai do të merrte përsipër drejtimin e botës moderne, ai do t’ia dilte mbanë në zgjidhjen e problemeve të tij rrugës që do të sillte paqen dhe lumturinë e nevojshme.
Ai predikoi një fe, krijoi një shtet, ndërtoi një komb, shtroi një kod moral, filloi një numër reformash sociale e politike, vendosi një shoqëri të fuqishme dhe dinamike, që të praktikonte dhe paraqiste mësimet e tij dhe në mënyrë të plotë i civilizoi botën e mendimit dhe sjelljes njerëzore për çdo kohë që vinte.
Muhammedi a.s. ishte një mësues fetar, një reformator shoqëror, një udhëheqës moral, një kalorës administrativ, një mik besnik, një shokë i mrekullueshëm, një burrë i devotëshëm (bashkëshort), një baba i dashur – gjithçka ishte ai. Asnjë njeri tjetër në histori se kaloi dhe s’u barazua me të në çdo aspekt të ndryshëm të jetës, pasi ishte vetëm qëndresa e personalitetit të Muhammedit a.s. që arriti kaq përkryerje të pabesueshme.
Mahatma Gandi, duke folur për moralin e Muhammedit a.s. thotë:”Do të dëshiroja të njihja nga më të mirët e atyre që mbajnë sot pushtet të padiskutueshëm mbi miliona zemrash të njerëzimit. Unë u binda se nuk ishte shpata ajo që fitoi një vend për Islamin në këto ditë intriga të jetës. Ishte thjeshtësia e plotë e Të Dërguarit, devocioni i fortë i tij për miqët e vet dhe ithtarët, guximi i tij, besimi i tij absolut tek Zoti dhe misioni i tij. Kjo dhe shpata mbajtën çdo gjë lart përpara tyre dhe kapërcyen çdo pengesë.
Divën Çend Sharmë shkruan: Muhammedi ishte shpirti i mirësisë dhe ndikimi i tij u ndie dhe kurrë nuk do të harrohet nga njerëzit e tij.
Michael Hart në veprën e tij për njerëzit e famshëm që kontribuan në dobinë dhe ngritjen morale të njerëzimit, shkruan:”Zgjedhja ime për Muhamedin si kryesor i listës së personave më me ndikim në botë, do të habisë ndoshta disa lexues dhe do të pyetem nga të tjerët, por ai ishte i vetmi njeri në histori që në mënyrë madhështore ishte i suksesshëm njëkohësisht në besimet fetare dhe nivelet shekullore.
Sot, pas një intervali prej 14 shekujsh, jeta dhe mësimet e Muhammedit a.s., kanë mbijetuar pa humbje më të vogla, pa ndryshime ose interpohime.
Së fundi, ju do të mund të ndaleni një çast së menduari për qenien njerëzore dhe t’i thoni vetvetes,”A munden këto pohime të tingëllojnë në mënyrë të jashtëzakonshme dhe të jenë të vërteta? Dhe mendoni, nëse ato janë të vërteta dhe ju nuk e njihni Muhammedin a.s., ose nuk keni dëgjuar për të, a nuk është koha që ju t’i përgjigjeni kësaj sfide dhe të bëni përpjekje për ta njohur atë? Nuk do t’ju kushtojë asgjë, por duhet të provoni që të jeni në fillim të një epoke të re në jetën tuaj.
Ne ju ftojmë që të bëni një njohje ndaj këtij njeriu të mrekullueshëm, Muhammedit (paqja qoftë mbi të), ngjashmëria e të cilit kurrë s’ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë në periudhat e zhvillimit të kësaj bote.
O i Madhi Zot na mundëso që model i jetës tonë të jetë Muhammedi a.s. dhe veprat e tij.
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ