MBËSHTETJA NË ZOTIN XH.SH. DHE PËRPJEKJET E NJERIUT

Falënderimet i takojnë vetëm All-llahu, në duart e të cilit është Sundimi i gjithësisë, vetëm Ai ka fuqi të plotë, dhe Ai ka pushtetin mbi të gjitha krijesat.”Ai është All-llahu, Zoti i juaj. Nuk ka Zot tjetër veç Atij, Ai është krijuesi i çdo gjëje. Adhurojeni Ate se Ai kujdeset për çdo gjë.”{Enam, 102}.
Dëshmojë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahu, i vetëm dhe i pa shoq; sikurse dëshmoj që Muhammedi, a.s., është rob dhe i dërguari i Tij, i cili kërkoi mbrojtje nga Zotit dhe e ruajti, u mbështet ne Te dhe i mjaftoi, kërkoi te Ai dhe Ai e strehoi e e ndihmoi.
O Zot i Madh, bekoje profetin tonë familjen dhe shokët e tij të cilët u mbështeten te Ti.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluar kemi folur ... ndërsa në hytben sotme do të flasim për mbështetjen në  All-llahut xh.sh.
Thotë All-llahu në Kur’an:
ذَلِكُمُ اللّهُ رَبُّكُمْ لا إِلَـهَ إِلاَّ هُوَ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ فَاعْبُدُوهُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ وَكِيلٌ
“Ai është All-llahu, Zoti i juaj. Nuk ka Zot tjetër veç Atij, Ai është krijuesi i çdo gjëje. Adhurojeni Ate se Ai kujdeset për çdo gjë.”{Enam, 102}.
Prej bazave të fesë sonë është mbështetja në Zotin xh.sh., dhe të presim suksese prej Tij pasi që të kemi vepruar dhe të kemi marrë të gjitha masat që na duhen dhe mandej t’i lutemi Atij që të na ndihmoj, duke patur besim të plote dhe të pa luhatshëm se Ai është Zoti ynë, dhe se Ai ka pushtet mbi çdo gjë. Pra mbështetja në Zotin është një furnizim, inkurajim në jetë, sepse e forcon ate në fatkeqësi e e obligon ta falënderoi në qetësi, e shtyn të punoj e mbush shpirtin e tij me fuqi, durim e shpresë.
Besimtarët me mbështetjen te Zoti gjejnë qetësi shpirtërore e rahati mendore; kur ju vjen ndonjë e mirë e dijnë se ju vjen nga Zoti i Cili ka pushtet mbi çdo gje, prandaj e falënderojnë dhe i janë mirënjohës; dhe kur i perkë ndonjë fatkeqëai, durojnë e nuk dyshojnë se është nga Zoti për t’i provuar ose për të mirën e tyre, por që ata nuk mund ta kuptojnë, prandaj i luten që t’ia u lehtësojë dhe tu japi kurajo.
Kur’ani thotë:
قُل لَّن يُصِيبَنَا إِلاَّ مَا كَتَبَ اللّهُ لَنَا هُوَ مَوْلاَنَا وَعَلَى اللّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُؤْمِنُونَ
” Nuk na përket asgjë veç asaj që na ka shkruajtur Zoti. Ai është Zoti ynë. Vetëm të Zoti të mbështeten besimtarët.” {Tevbe, 51}. Nga kjo kuptohet se ne duhet të mbështetemi vetëm në Zotin xh.sh., ta lidhim shpirtin ne Te, të kërkojmë ndihmë e suksese prej Tij, T’i lutemi të na ndihmoj që të bëjmë ballë vështersive të jetës, që kështu të jemi gjithmon në mëshirën dhe vështrimin e Tij.
... وَمَن يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ إِنَّ اللَّهَ بَالِغُ أَمْرِهِ قَدْ جَعَلَ اللَّهُ لِكُلِّ شَيْءٍ قَدْرًا
” Kush mbështeten në Zotin, Ai është i mjaftueshëm për te, pa dyshim Zoti do ta bëjë ti arrijë qëllimet, Zoti ka caktuar çdo gjë” {Talak, 3}. 
Kur njeriu nuk ka përkrahjen e Zotit, atij nuk i mjafton as fuqia, as zgjuarësia e as prirja e tij. Besimtarët në momentet më të vështira gjejnë qetësin shpirtnor nuk ju lutur Atij, i Cili ka në dorë lehtësimin e vështërsivedhe largimin e fatkeqësive për këtë Kur’ani thotë:
...وَلِلَّهِ خَزَائِنُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَلَكِنَّ الْمُنَافِقِينَ لَا يَفْقَهُونَ
” Të Zotit janë thesarët e qiejve dhe të tokës, por hipokritet nuk kuptojnë”.{Munafikun, 7}.
Mbështetja në Zotin bëhet kur të kesh besim në Te. Tregohet se një ditë një njeri shkonte të vizitonte Profetin në xhami. Pasi e përshendeti Profeti e pyeti:”Ku e le deven”? Ai ju përgjegj:”E lash në dorë të Zotit”. Muhammedi a.s., i tha:” Shko e lidhe pastaj lere në dorë të Zotit”. Prej kësaj kuptohet se neve duhet të bejmë detyren tonë pastaj të mbështetemi në Zotin.
Zoti na bëftë prej atyre që kanë besim të plotë në Te dhe përpiqen të jetojnë në bazë të mësimëve të Kur’anit dhe udhëzimeve të pejgamberit Muhammedi dhe na dhuroftë lumturin në të dy botërat.
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ.


Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.