VETITË E BESIMTARIT MUSLIMAN
Vëllezër besimtarë, ligjërimi i sotem ka për qellimi t’i sqaroj cilësitë apo vetitë e besimatërve muslimanë.
All-llahu xh.sh., na ka dhënë shumë të mira, por me e bukuara është ajo që na bëri prej fesë Islame për të cilën në Kur’anin fisnik ka thënë: إِنَّ الدِّينَ عِنْدَ اللَّهِ الْإِسْلَامُ
“Fe e vetme e pranuar te All-llahu është Islami...” {Ali Imran, 19}.
Prandaj e lusim All-llahun xh.sh., që të na ruaj në këtë bindje, këtë fe të pastërt më tëpër se dritën e syve tanë. Dhe e lusim All-llahun xh.sh., të na nxitë dashurinë sa më të madhë, për këtë dhuratë të çmueshme e të na largoj nga mëkatet, nga kufri dhe nga të gjitha ato gjëra që i ndalon feja Islame.
Vëllezër besimtarë, ky besim që e kemi në zemrat tona i ka gjashtë kushte:
1.Besimi në Zotin Një, 2. Besimi në melekët e Tij, 3. Besimi në librat e Tij, 4. Besimi në Pejgamberët e Tij, 5. Besimi në ditën e fundit, dhe 6. Besimi ne kadanë dhe kaderin e Tij.
Pejgamberi ynë ka thënë: “Imani është mbi 70 ose mbi 60 degë, më e larta nga ato është fjala La ilahe il-lallah, dhe më e ulta është largimi i qfarëdo pengese nga rruga, edhe turpi është pjesë e Imanit”{Buhariu dhe Muslimi}.
All-llahu xh.sh., përmes ajeteve Kur’anore i thërret besimatërt muslimanë për vepra të mira dhe i ndalon nga punët e liga. Andaj ai përson që thotë me gjuhën e vet: jam mumin!, E në anënë tjetër nuk i zbaton urdhërat e Zotit xh.sh., dhe nuk largohet nga ajo që Zoti e ka ndaluarë, përsoni i tillë është gënjeshtarë me deklarimin e tij për Iman.
Lidhur më këtë All-llahu xh.sh., thotë:
وَمِنْ النَّاسِ مَنْ يَقُولُ آمَنَّا بِاللَّهِ وَبِالْيَوْمِ الْآخِرِ وَمَا هُمْ بِمُؤْمِنِينَ
“Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë.”{El-Bekare, 8}.
Për këta njerzë të luhatshëm bëjnë fjalë edhe shumë ajete të tjera po ne po i cekim vetëm edhe dy ajete ku All-llahu xh.sh., thotë:
يُخَادِعُونَ اللَّهَ وَالَّذِينَ آمَنُوا وَمَا يَخْدَعُونَ إِلَّا أَنفُسَهُمْ وَمَا يَشْعُرُونَ. فِي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ فَزَادَهُمْ اللَّهُ مَرَضًا وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ بِمَا كَانُوا يَكْذِبُونَ
“Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë. Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm.”{El-Bekare, 9-10}.
Vëllezër të nderuar, me siguri në kohen e sotme ka njerëz që paraqiten si muslimanë, por vetëm me emër, ata dëshirojnë Iman pa amel, Iman pa namaz, Iman pa zeqat, Iman pa agjërim, Iman pa haxhi, Iman pa tevhid dhe Iman pa besim- runa Zot.
Xhemat i nderuar njeriu para së të flasë duhet të mendoj mirë se çka do të thotë, kjo për shkak së mund të rrëshqasë e të bjerë në një humnerë nga e cila nuk mund të dalë! Këtë e thëmi duke e menduar fjalën e Pejgamberit a.s., i cili thotë:
“Vërtetë njeriu me një fjalë të folur për të cilen ai deklarohet pa e menduar, mund të rrëshqasë drejt zjarrit më shumë se që është distanca ndërmjet lindjes dhe perëndimit.
Lidhur me këtë All-llahu xh.sh., thotë:
مَا يَلْفِظُ مِنْ قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ
“Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.”{Kaf, 18}.
Pasi është kështu ne duhet të largohemi nga mëkatet, nga gënjeshtrat, nga armiqësit, nga tradhtia, nga shpifjet, nga përgojimi, e nga shumë gjëra të tjera që nuk i lejon feja Islame. Pra, ai person te i cili gjendet njëra nga këto vese të këqija mund të jetë munafik. Muhammedi a.s., ka thënë:”Shenjat e hipokritit janë tri: Kur flet gënjen, kur të premton nuk e zbaton premtimin, dhe kur beson të tradhton e humb besën.”
Në kohën e Resulullahut, ishin mbledhur disa munafik, në krye me Abdullah Ibni Ubejin, i cili ishte prijës i tyre dhe kuvendonin kundër muslimanëve. Papritmas kalojnë katër shokët e Pejgamberit. Munafikët u frikuan. Prijësi i tyre u tha:”Mos u frikoni, unë do të flas me ta”. Kur arritën, u ngritëm në këmbë dhe e kapi për dore të parin , hazdreti, Ebu Bekrin dhe i tha:”Mirë se erdhe, o i madhi i kabiles Beni Temim! Ti je tepër i fortë në fe, ti je ai që e jep tërë pasurin për Pejgamberin.” Pastaj e kapi për dore hz, Omeri e i tha:” Mirë se erdhe, o i madhi i kabiles Beni Adijj! Ti je tepër i fortë në fe, ti je faruk që e ndanë të keqën nga e mira, ti je ai që e jep edhe shpirtin për Pejgamberin”. Pastaj e kapi për dore hz. Osmanin:” O”mirë se erdhe dhëndrri i Resulullahut! Ti je tepër i fortë në fe, je ai që e jep tërë pasurin për Pejgamberi a.s.” Në fund e kapi për dore hz. Aliun e i tha:”Mirë se erdhe, o i madhi i kabiles Beni Hashim, pas Muhammedit! Ti je që e jep jetën për Pejgamberin, ti je dhëndër i Resulillahit”.
Aliu i tha:” O Abdullah, frikohu Zotit, mos u bën munafik se munafiku është më i keqë se çdo kush”. Abdullahi i tha:” O me korite, o babai i Hasanit! Për besë, besmi im është si i juaji”. “Mos bën munafik”., i tha sërish Aliu dhe u ndanë e shkuan te Pejgamberi a.s., dhe ia treguan ngjarjen. Atëherë Pejgamberit a.s., i zbriti ky ajet:
وَإِذَا لَقُوا الَّذِينَ آمَنُوا قَالُوا آمَنَّا وَإِذَا خَلَوْا إِلَى شَيَاطِينِهِمْ قَالُوا إِنَّا مَعَكُمْ إِنَّمَا نَحْنُ مُسْتَهْزِئُونَ
“E kur i takojnë ata që besuan thonë: "Ne kemi besuar!" Por kur veçohen me djajt (parinë) e vet u thonë: "Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur (me besimtarët)".{El-Bekare, 14}.
Në fund e lusim All-llahu xh.sh., t’i pastrojë zemrat tona, t;i mbrojë gjymtyrët tona nga çdo vepër e keqe që se lejoh feja dhe e lusim All-llahun xh.sh., të na përqëndroj të gjithve në rrugën e drejtë dhe që përfundimin e jetës ta bëjmë me Kelimei shehadetin. Amin
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ