TRI GJËRA TË CILAT JANË SHKATËRRIMTARE PËR NJERËZIT
Lavdëruar qoftë Zoti i Plotfuqishëm i Cili ka pushtet mbi çdo gjë dhe është i pastërt nga çdo e metë dhe nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet veç Tij.
E falënderojmë All-llahun dhe jemi mirënjohës e kërkojmë ndjesë e falje prej Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç All-llahut që na bëri të dashur neve besimin dhe i zbukuroi shpirtërat tonë me te, dhe na bëri neve ta urrejmë mosbesimin dhe abuzimin e bërjen e veprave të liga.
Dëshmojm se Muhammedi është i dërguari i Zotit dhe robi i Tij, e dërgoi ate me fenë më të përsosur për njerëzit e mirë. O Zot bekoje Muhammedin a.s,., familjen e tij, shokët e tij dhe ata që e ndjeken rrugën e tij.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluari kemi folur….ndërsa në hytben e sotme do të flasim për tri gjëra (çështje) të cilat janë shkatërrimëtare për njerëzimin, e ato janë:
1. T’i nënshtrohesh koprracisë, të jesh koprrac.
2. Të pasosh epshin.
3. Të të pëlqej vetja e kjo është më e rënda prej tyre.
Çështja e parë: Të jesh koprrac, t’i nënshtrohesh koprracisë, besimatri nuk është dorështërnguar e as koprrac. Për këtë All-llahu xh.sh, në Kur’an thotë:
.... وَمَنْ يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُولَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ.
“…e kush i ruhet koprracisë së shpirtit të tij, të tillët janë të shpëtuar”. {El-Tegabun, 16}.
Edhe Pejgamberi a.s., në një hadith ka thënë:
“Ruajuni koprracisë, sepse koprracia i ka shkatërruar ata që ishin para jush sa që i nxite ta derdhin gjakun e njëri – tjetrit dhe e bënë të lejuar edhe nëpërkëmbë nderin e njëri – tjetrit”. (transmeton Muslimi}.
Çështja e dytë: Është ta pasosh epshin.
Ta pasosh epshin do të thotë t’i ndjekësh ato dhe të anosh pas lakmive dhe pasioneve në çdo gjë. All-llahu xh.sh., në Kur’an thotë:
.... وَلَا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَنْ ذِكْرِنَا وَاتَّبَعَ هَوَاهُ وَكَانَ أَمْرُهُ فُرُطًا.
“… e mos ju bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar”. {El-Kehf, 18}.
Pastaj ajeti tjetër lu All-llahu xh.sh., thotë në Kur’an:
.... وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّنَ اتَّبَعَ هَوَاهُ بِغَيْرِ هُدًى مِنَ اللَّهِ....
“…e kush është ma i humbur se ai i cili e pason (e ndjek) epshin e vet pa kurrfarë udhëzimi nga All-llahu xh.sh.,…”.{El-Kasas, 28}.
ثُمَّ جَعَلْنَاكَ عَلَى شَرِيعَةٍ مِنَ الْأَمْرِ فَاتَّبِعْهَا وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَاءَ الَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ.
“ Pastaj, Ne të vumë ty në rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë”.{El-Xhathije}.
قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لَا تَغْلُوا فِي دِينِكُمْ غَيْرَ الْحَقِّ وَلَا تَتَّبِعُوا أَهْوَاءَ قَوْمٍ قَدْ ضَلُّوا مِنْ قَبْلُ وَأَضَلُّوا كَثِيرًا وَضَلُّوا عَنْ سَوَاءِ السَّبِيلِ.
“Thuaju: "O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë".{El-Maide, 77}.
Dihet se nënshtrimi ndaj epshit e ka shaktërruar njerëz dhe vendbamine te shumta dhe i ka kthyer njerëzit prapa për shkak se u hyri vetja ne qejf.
Çështja e tretë:Të të pëlqejë vetaj, e kjo është më e rënda prej të gjithave.
Të të hyjë vetja në qejf dhe të jesh mendjemadh është prej gjërave më shkatërruese. Për këtë arsye All-llahu xh.sh., në Kur’an ka thënë:
تِلْكَ الدَّارُ الْآَخِرَةُ نَجْعَلُهَا لِلَّذِينَ لَا يُرِيدُونَ عُلُوًّا فِي الْأَرْضِ وَلَا فَسَادًا وَالْعَاقِبَةُ لِلْمُتَّقِينَ.
“Atë vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut.”{El-Kasas, 83}.
Pastaj ajeti tjetër ku thotë All-llahu xh.sh.
وَلَا تُصَعِّرْ خَدَّكَ لِلنَّاسِ وَلَا تَمْشِ فِي الْأَرْضِ مَرَحًا إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍ فَخُورٍ.
“Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet”.{Llukman, 18}.
All-llahu xh.sh., thotë:
إِنَّ قَارُونَ كَانَ مِنْ قَوْمِ مُوسَى فَبَغَى عَلَيْهِمْ وَآَتَيْنَاهُ مِنَ الْكُنُوزِ مَا إِنَّ مَفَاتِحَهُ لَتَنُوءُ بِالْعُصْبَةِ أُولِي الْقُوَّةِ إِذْ قَالَ لَهُ قَوْمُهُ لَا تَفْرَحْ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْفَرِحِينَ.
“Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai e shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri saqë një grup i fuqishëm mezi bartnin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: "Mos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuarit!"{El-kasas, 76}.
Pra, ajo që e shkatërroi Karunin është se atij i hyri në qejf vetja dhe arroganca mbi të tjerët. Prandaj All-llahu xh.sh., e fundosi në tokë që të jetë mësim për të tjerët deri në Ditën e Kijametit. I Dërguari i All-llahut Muhammedi a.s., ka thënë:” Nuk do të hyjë në xhennet ai që në zemrën e tij ka mendjemadhësi sa grimca e atomit” {transmeton Muslimi}.
I Dërguari i All-llahut (M.a.s.,) gjithashtu ka thënë duke na treguar për gjendjen e një njreiur në kohën e mëparshme, të cilit i kishte hyrë vetja në qejf:
“Derisa një njeri ishte duke ecur me kostumet e tij duke i përlqyer vetja i kishte krehur flokët dhe mburrej duke ecur, All-llahu xh.sh., e fundosi në tokë. E ai tanimë është duke u valëvitur dhe lëkundur në brendësi të tokës, e kështu do të valëvitet deri në Ditën e Kijametit”.(transmeton: Buhariu dhe Muslimi).
Ky është përfundimi i atyre që u ka hyrë vetja ne qejf. Kjo është prej gjërave më shkatërrimtare për njeriun, ashtu siç e cilësoi i Dërguari i All-llahut.
All-llahu xh.sh., na ruajtë prej pëlqimit të vetes dhe mendjemadhësisë dhe na dhëntë sukses që të jemi modestë, sepse me modesti na ka ardhur Muhammedi a.s., dhe modestia ishte ahlaku (morali) i tij. Ai ka thënë:
“Ai që bëhet modest për hir të All-llahut, atë All-llahu do ta ngritë lartë”.(transmeton, Muslimi).
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ