TRI GJËRA TË CILAT JANË SHPËTIM PËR NJERËZIT
Lavdëruar qoftë Zoti i Plotfuqishëm i Cili ka pushtet mbi çdo gjë dhe është i pastërt nga çdo e metë dhe nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet veç Tij.
E falënderojmë All-llahun dhe jemi mirënjohës e kërkojmë ndjesë e falje prej Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç All-llahut që na bëri të dashur neve besimin dhe i zbukuroi shpirtërat tonë me te, dhe na bëri neve ta urrejmë mosbesimin dhe abuzimin e bërjen e veprave të liga.
Dëshmojm se Muhammedi është i dërguari i Zotit dhe robi i Tij, e dërgoi ate me fenë më të përsosur për njerëzit e mirë. O Zot bekoje Muhammedin a.s,., familjen e tij, shokët e tij dhe ata që e ndjeken rrugën e tij.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluari kemi folur….ndërsa në hytben e sotme do të flasim për tri gjëra (çështje) të cilat janë shpëtim për njerëzimin, e ato janë:
1. Takëvallaku (të kesh frikërespekt) nga All-llahu i Lartë në vetëmi dhe në prani të njerëzve.
2. Të thuash të vërtetën ne gëzim dhe në hidhërim.
3. Të jesh mesatar në skamje dhe në bollëk.
Çështja e parë: Devotshmëria (Takëvallëk) është të kesh në hatër frikën nga All-llahu xh.sh., fshehtazi dhe haptazi, t’ia kesh frikën All-llahut do të thotë t’i bindesh urdhërave të Tij dhe të largohesh nga ndaleshat e Tij, të kesh takva do të thotë të ndalesh në kufijtë e All-llahut xh.sh.
I Dërguari i All-llahut ka thënë:”All-llahu xh.sh., i ka bërë të detyrueshme disa obligime, dhe mos i humbni ato, dhe ka caktuar disa kufijë e mos i shkelni ato”.
Takva do të thotë ruajtje, ngase ajo e ruan njeriun nga zjarri i xhehennemit.
All-llahu xh.sh., në Kur’an thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ.
“ O ju që keni besuar, kini frikë All-llahun me një sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)”{Ali Imran, 102}.
Abdullah Ibn Mesudi në komentim të këtij ajeti tha:”…kini frikë All-llahun xh.sh., me një takvallëk të njëmendtë, d.m.th t’i bindesh All-llahu xh.sh., e të mos bëshë mëkat ndaj Tij, ta përmendësh e mos ta harrosh, ta falënderosh e mos ta mohosh”. All-llahu i Lartësuar në Kur’an thotë:
فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ.....
“Frikësohuni All-llahut xh.sh., sa të keni mundësi….”{Et-Tegabun, 16}.
All-llahu xh.sh., në Kur’an thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا
“O ju besimtarë, përmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta”.{El-Ahzab, 70}.
Ajeti tjetër i Kur;ani ku thotë:
.... وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجًا.
“…e kush i përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë”.{Et-Talakë}.
Pastaj ajetit tjetër ku thotë All-llahu xh.sh., në Kur’an:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا إِنْ تَتَّقُوا اللَّهَ يَجْعَلْ لَكُمْ فُرْقَانًا وَيُكَفِّرْ عَنْكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ
“O ju që keni besuat, nëse keni frikë All-llahun,ai do të vërë udhëzim (ne zemrat tuaja) për ju, do t’ua mbulojë të këqijat, do t’ua falë mëkatet. All-llahu xh.sh., është dhurues i madh.”{El-Enfal, 29}.
Çështja e dytë: është të thuash të vërtetën në gëzim dhe në hidhërim.
Muslimani duhet të thotë të vërtetën, qoftë edhe kundër vetes së tij, kur është i gëzuar po i hidhruar, i kënaqur apo i mërzitur, kështu që, nëse pyetet për ndonjë njeri, ta thotë të vërtetën pavarësisht se a është i hidhruar ndaj tij apo i kënaqur me të e sidomos në çështje si martesa, partneriteti, bashkëpunimi me njerëzit në tregti, industri, etj. Që gjithnjë edhe në ☼do situat ta thotë të vërtetën dhe të mos ndryshoj tek ai e vërteta me ndryshimin e epshit dhe shijes së tij.
Çështja e tretë: mesatarja ne skamje dhe në bollëk.
Të jeshi mesatar do të thotë të jesh i ekuilibruar në shpenzimekur të jesh i pasur dhe i varfër. Thotë All-llahu xh.sh., në Kur’an:
وَالَّذِينَ إِذَا أَنْفَقُوا لَمْ يُسْرِفُوا وَلَمْ يَقْتُرُوا وَكَانَ بَيْنَ ذَلِكَ قَوَامًا.
“Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.”{El-furkan, 67}.
Pra, besimatri duhet të largohet nga teprimi dhe mangësimi dhe duhet të punojë me ekuilibër dhe me mes në çdo punë prej çështjeve të jetës së tij. Sa prej pasanikëve kishin pasuri të mëdha, shpenzuan pa masë dhe mbetën pa pasuri dhe sa prej të varfërve, të cilët edhe atë pak pasuri që e patën, e harxhuan dhe mbetën parazit në kurriz të njerëzve.
E lusmi All-llahu xh.sh., që të jenë falënderues në të mira e durues e të çëndrueshën në vështërsi dhe sporva. Amin
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ