VESHJA DHE STOLIT NË ISLAM
Falënderuar dhe lavdëruar qoftë Zoti, Mëshira e të Cilit nuk ka kufij dhe nuk numrohen dot të mira që na i ka dhuruar, Mëshira e Tij e kalon zemrimin dhe ndjesa e Tij e përfshinë tërë njerëzimin.” "Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falju atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde, e edhe ruaj ata nga dënimi i xhehennemit!”.
Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, dhe se Muhammedi është profet dhe i dërguari i Tij i fundit.
Vëllezër të nderuar hytben e sotme do të flasim për rreth qështjes së hixhabit për femra dhe stolive për mëshkuj pra, kini frikë nga All-llahu duke i zbatuar urdhërat e Tij në tërësi dhe duke u larguar nga të gjitha gjerat që i ka ndaluar. Vetëm Mëshira e Tij është afër nesh. Përndryshe, xhehennemi është i gatshëm për ata të cilët nuk janë të devotshëm dhe nuk përfillin ligjin e All-llahut. Krijuesi i Gjithësisë, na ka dhënë shumë të mira në këtë botë dhe dhuntitë e Tija s’është e mundur të numrohen kursesi. Këtë na e bënë të qartë All-llahut i Madhërueshem duke thënë në Kur’an:
وَإِنْ تَعُدُّوا نِعْمَةَ اللَّهِ لَا تُحْصُوهَا إِنَّ اللَّهَ لَغَفُورٌ رَحِيمٌ
“Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron.”{En-Nahel, 18}.
Prej dhuntive të All-llahu xh,sh., është edhe petku – veshja që i mbulon vendet e turpit. Lidhur me këtë All-llahu xh.sh., thotë:
يَابَنِي آدَمَ قَدْ أَنزَلْنَا عَلَيْكُمْ لِبَاسًا يُوَارِي سَوْآتِكُمْ وَرِيشًا وَلِبَاسُ التَّقْوَى ذَلِكَ خَيْرٌ
“O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri….”{El-Araf, 26}.
Me këtë ajet kuptohet s emuslimani dhe muslimanja neës janë të dëvotshëm nuk duhet të anojnë nga veshja e kohëse jo Islame, por pikrishtë të bartin veshje Islame, duke u bazuar në hadithin e të dërguarit.
“Kush përpiqet t’i përnqajë një populli ai është prej tyre”.
Por, duhet ditur siq është e ndaluar ngjajshmëria me jomuslimanët, njësoj është e ndaluar edhe veshja e mëshkujve për femra dhe anasjelltas. Për këtë Pejgamberi a.s., ka thënë:”I dërguari i All-llahut e ka mallkuar njeriun (mashkullin) i cili bartë rroga të femrave dhe e ka mallkuar femren e cila bartë rroba të mëshkujve.”
Islam mëshkujve ju ka ndaluar dy lloje veshje, kurse femrave jo ato janë: ari dhe mendafshi.
Aliu r.a., transmeton se Muahmmedi a.s., “Kishte marrë ari në dorën e djathtë dhe mendafshin në dorën e majtë dhe kishte deklaruar këto janë të ndaluar për mëshkujt e ummeti tim”.
Hadithi tjetër;”Kjo veshje është për atë që nuk ka karakter (moral)”.
Fermat Islami i përjashton nga këto ndalesa. Kjo, ngase e respekton femrën, natyren e saj të brishtë, bukurin e saj, por me kusht që bukuria e saj të mos i përvokoj mëshkujt. E për këtë të fundit në një hadith thuhet:”Çdo femër që farimoset dhe kalon pran mëshkujve të tjerë që të ndijnë erën e saj, konsiderohet lavire dhe secili mashkull që e shikon atë konsiderohet lavir”.
Transmeton Nesaiu, Ibn Hazmi, dhe Ibn Hiban.
Muhammedi a.s., pohon se shikimi me sy epshi qoftë për mëshkuj apo për femra , konsiderohet amoralitet i syrit, në këtë kontekst ai deklaron:”Dy sytë bëjnë imoralitet, e imoraliteti i tyre është shikimi”. Transmeton Muslimi.
Thotë All-llahu xh.sh., në Kur’an:
يَابَنِي آدَمَ لَا يَفْتِنَنَّكُمْ الشَّيْطَانُ كَمَا أَخْرَجَ أَبَوَيْكُمْ مِنْ الْجَنَّةِ يَنزِعُ عَنْهُمَا لِبَاسَهُمَا لِيُرِيَهُمَا سَوْآتِهِمَا....
“O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t'ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre….”{El-araf, 27}.
Do të thotë, djali i mallkuar është shkaktarë i daljes së lakuriqësisë së tyre në shesh dhe i dëbimit të tyre nga xhenneti, këtu duhet marrë shëmbull motrat dhe bijat tona të cilat sot, me shumicë ecin gjysëm lakuriqe, e veshje të holla të mashtruara nga djalli i mallkuar, lidhur me hixhabin ka zbritur ajeti vijues.
يَاأَيُّهَا النَّبِيُّ قُلْ لِأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاءِ الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِنْ جَلَابِيبِهِنَّ ذَلِكَ أَدْنَى أَنْ يُعْرَفْنَ فَلَا يُؤْذَيْنَ...
“O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t'i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen….”{El-Ahzab, 59}.
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ