VITI I RI ISLAM
Falënderimet tona i takojnë vetëm All-llahut të Plotfuqishëm, vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, i lutemi Atij që të gjithë ata që e kanë humbë rrugën e drejtë t’i udhëzoi, e atyre që janë në rrugë të drejtë tu ndihmojë. Ndërsa salavatet dhe përshendetjet tona qofshin për të Dërguarin e Tij, Muhammmedin a.s., i cili ishte njeriu më i ditur i të gjitha kohërave. Deri në ditën e Gjykimit.
الَّذِينَ آمَنُواْ وَهَاجَرُواْ وَجَاهَدُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ أَعْظَمُ دَرَجَةً عِندَ اللّهِ وَأُوْلَئِكَ هُمُ الْفَائِزُونَ
“Ata të cilët besuan, migruan dhe luftuan me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut, ata kanë pozitë më të lartë te All-llahu dhe vetëm ata janë fatlumë.”{Tevbe, 20}.
Hytbeja e sotme ka të bëjë me vitin e ri Islam- Hixhretin. Viti i ri i muslimanëve fillon në muajin shkurt, viti i ri i muslimanëve është me 1, muharrem këtë vitë muslimanët hyjnë në vitin kalendarik 1428 hixhri. E ky, në të vërtetë është viti i jonë, e jo viti 2008 kalendarik juljan të cilin e patëm para një muaji e sa ditëve. Viti i ri Islam llogaritet sipas sistemit hënorë, që ka njëmbdhjet ditë më pakë se viti kalendarik sipas sistemit diellor.
Viti i ri Islam llogaritet nga shpërngulja e Muhammedit a.s., prej Mekës në Medine. Dhe filloi të punohet sipas këtij kalendari në kohën e hazdreti Omerit i cili ishte i pari që vendosi që ky vit ta ketë fillimin e tij në kohën e shpërnguljes së Muhammedit a.s., prej Mekës në Medine.
Prandaj, vëllezë të nderuar ky vit i ri meriton të festohet dhe të veçohet, edhe ate festat në Islam festohen duke përkujtuar jetën e të dërguarit të Tij, duke ju lutur dhe afëruar All-llahut xh.sh., me vepra, punë të mira, me ibadete, namaze vullnetare dhe punë tjera të dobishme, e jo sikurse festohen festat jo Islame të cilat kanë për qëllim vetëm dëfrimin, shfrenimin, dehjen, dhe shpenzimin e pasurisë së tyre në vende të ndryshme  të cila nuk janë në dobi të vet individit dhe shoqërisë.
Viti i ri Islam fillon me muajin e parë muharrem të cilin All-llahu xh.sh., e ka veçue në librin e Tij të shenjët. 
Ndërsa Muhammedi a.s. thotë: “All-llahu xh.sh.,i ka dalluar tri dhjetshe e ato janë:
1. Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit për arsye se në ato gjendet nata e kadrit.
2. Dhjetë ditët e para të muajit muajit Dhul-hixhe (apo ditët e haxhit).
3. Dhjetë ditët e para të muajit muharrem (apo fillimin e vitit të ri hixhri). Në ditën e dhjetë gjendet dita e ashureve për të cilën do të flasim në hytben e ardhshme.
Është obligim i çdo njërit prej nesh që me fillimin e vitit të bëjmë programin tonë se si do ta kalojmë jetën tonë, se sa do t’i afërohemi All-llahut me vepra dhe punë të mira, ku dhe sit a hargjojmë pasurin tonë, të pendohemi përt punët dhe fjalët e pa dobishemqë i kemi bërë gjatë këtij viti e në vitin vijues të bëjmë përmirësime në sjelljet tona, të bëjmë përmirësime në raportet tona ndaj njerëzore.
E lusim All-llahun xh.sh., që ky vit të jetë i begatshëm për muslimanët, të jetë një vit që në muslimanët t’i kthehemi fjalëve të All-llahut dhe të Pejgamberit a.s., sepse i vetmi shpëtim i joni është kapja për fenë e All-llahut xh.sh.
All-llahu në librin e Tij thotë:
وَاعْتَصِمُواْ بِحَبْلِ اللّهِ جَمِيعًا وَلاَ تَفَرَّقُواْ وَاذْكُرُواْ نِعْمَتَ اللّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ كُنتُمْ أَعْدَاء فَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِكُمْ فَأَصْبَحْتُم بِنِعْمَتِهِ إِخْوَانًا وَكُنتُمْ عَلَىَ شَفَا حُفْرَةٍ مِّنَ النَّارِ فَأَنقَذَكُم مِّنْهَا كَذَلِكَ يُبَيِّنُ اللّهُ لَكُمْ آيَاتِهِ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ
“Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur.”{Ali Imran, 103}.
E lusim All-llahu xh.sh., që në këtë vit të na sjellë fat, lumturi, dashuri, dhe harmoni në familjet tonë.

اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ.


Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.