VLERA E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT
Falënderimi i qoftë All-llahut, Krijuesit të Gjithësisë, bekimi dhe paqja qoftë mbi të Dërguarin e All-llahut, Muhammedi a.s., mbi familjen dhe shokët e tij.
Vëllezër të nderuar, kjo temë ka të bëjë me vlerën dhe rëndësin e agjërimit të muajit Ramazan si dhe dobitë e tij.
Agjërimi është një nga pesë kushtet kryesore të Islamit. All-llahu i madhërishëm ka thënë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
”O ju që keni besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”.{bekare, 183}
Muhammedi a.s. ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia që nuk ka zot për veç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zeqatit, agjërimi i Ramazanit, dhe vizita e Qabesë për atë që ka mundësi”.
All-llahu i madhëruar me ajetin e përmendur i njoftoi muslimanët për obligimin e agjërimit dhe njëkohësisht i bëri me dije se kanë qenë të obliguar edhe popujt e mëparshëm të agjërojnë, bie fjala: Çifutët, egjiptasit e vjetër, grekët, romakët, hindusit dhe kinezët.
Është e njohur se Musa a.s. agjëronte 40 ditë, aq sa zgjati shpallja e Tevratit nga Zoti i madhëruar. Çifutët agjërojnë një javë, në shenjë të kujtimit ndaj rrënimit të tempullit të Sulejmanit në Jerusalem dhe marrjes së tyre skllevër nga persianët. Ata agjërojnë edhe ditën e dhjetë të muajit Muharrem, për arsye se Zoti i Madhëruar në këtë ditë e shpëtoi Musain a.s. me popullin e tij nga faraoni dhe ushtria e tij, duke mbytur këtë të fundit në det. Gjithashtu edhe krishterët agjërojnë, përkatësisht kreshmojnë 6 a 7 javë para krishlindjeve, duke mos ngrën mish dhe yndyrë bagëtish.
Agjërim në Islam ndryshon nga të gjitha agjërimet e lartpërmendura, si për nga forma njashtu edhe për nga përmbajtja. Ai ka formë të natyrshme dhe qëllim të lartë fisnik, ngase bëhet thjesht për hir të Zotit të Madhërishëm dhe për dobi të njeriut në këtë jetë dhe për jetën gjithmonshme. All-llahu xh.sh. përfundoi këtë ajet me fjalë “që të bëheni të devotshëm “, nga të cilat kuptohet qartë se rezultati përfundimtar i agjërimit është arritja e devotshmërisë.
Kjo është cilësia më e lartë morale-njerëzore, e cila njeriun e nxit për vepra të mira dhe e ndalon nga punët e këqija.
All-llahu i Madhëruar, pasi i njoftoi muslimanët për obligimin e agjërimit, ua sqaroi kohën e tij, përkatësisht ditët dhe muajin që duhet agjëruar si dhe për çfarë arsyeje njeriu mund të lirohet nga agjërimi, duke thënë:
أَيَّامًا مَّعْدُودَاتٍ فَمَن كَانَ مِنكُم مَّرِيضًا أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ وَعَلَى الَّذِينَ يُطِيقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ مِسْكِينٍ فَمَن تَطَوَّعَ خَيْرًا فَهُوَ خَيْرٌ لَّهُ وَأَن تَصُومُواْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ
شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِيَ أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ وَمَن كَانَ مَرِيضًا أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ يُرِيدُ اللّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلاَ يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْرَ وَلِتُكْمِلُواْ الْعِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُواْ اللّهَ عَلَى مَا هَدَاكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
“Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompenzim, ushqim (ditor), i një të varfëri ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aqë më mirë për te. Mirëpo, po që se dini, agjërimi është më i mirë për ju.(ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aqë ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni”.{bekare 184-185}
Në ajetin e lartpërmendur kuptohet se ditët e agjërimit janë të caktuara dhe se ato janë ditët e muajit Ramazan, i cili përbëhet prej 29-30 ditësh. All-llahu i Madhërishëm këtë muaj e dalloi nga muajt e tjerë, sepse në të filloi për t’i shpallë Muhammedi a.s. Kur’anin me qëllim që të nxirrte njerëzimin nga errësira e idhujtarisë dhe injorancës në dritën e besimit të vërtetë dhe të virtyteve të larta njerëzore. Për këtë shkak All-llahu xh.sh., urdhëroi agjërimin e ditëve të këtij muaji, shumëfishohet shpërmblimi nga Zoti i Mashërueshëm.
Agjërimi është obligim për secilin musliman e muslimane të rritur- (mosha e pjekurisë) dhe që është i shëndoshë psiqikisht dhe fizikisht. Meqense ajeti është i gjërë për komentim dhe spjegim atë do ta bëjmë në ligjëratat tona këto ditë se kush lirohet e kush obligohet.
Vlera e muajit Ramazan është shumë e lartë. Muhamedi a.s., në prag të Ramazanit i përgëzonte muslimanët për ardhjen e tij dhe duke u shpjeguar për vlerën dhe dobitë e tij, i nxiste ata për të bërë sa më tepër vepra të mira në këtë muaj të bekuar. Lidhur me këtë, shoku i tij i ngushtë Selman Farisiu r.a., ka thënë:
“Na mbajti një ligjiratë i Dërguari i All-llahut (Muhammedi a. s.) në ditën e fundit të muajit Shaban (natën e Ramazanit ) dhe tha:
“O ju njerëz! Ju arriti një muaj i madhërueshëm, i bekuar, në të cilën është një natë më e vlefshme se njëmijë muaj. All-llahu i Madhërueshëm e ka bërë borxh agjërimin e ditëve të tij, ndërsa faljen (e taravive ) netve të tij synet. Ai që i afrohet (All-llahut)me një vepër nafile-vullnetare në këtë muaj, vlerësohet sikur të kishte zbatuar një farz jashtë këtij muaji, ndërsa ai që zbaton një farz në të, vlersohet sikur të kishte zbatuar 70 farze jashtë tij. Ai është muaj i sabrit-durimit, kurse shpërblimi i durimit është xhenneti.
Me një rast tjetër Pejgamberi a.s. ka thënë:” Kush gëzohet me hyrjen e muajit të Ramazanit , Zoti i Madhërishëm ia ka ndaluar zjarrit të xhehennemit (të djeg) trupin e tij”.
Agjërimi i Ramazanit do të jetë mjet i faljes së mëkateve (të vogla). Kjo përputhet plotësisht me fjalën e Kur’anore:”Bismilahi Rrahmani Rrahim S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqiat....”. {Hud,114} FARE NË FUND E LUSIM All-llahun xh.sh. ta pranoj këtë ditë të madhe të xhumasë e njëherit ju urojë muajin e Ramazanit.
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ