Vlera e shoqërimit me njerëz të mirë
Përjetshmëria, lutjet e mirësitë janë për All-llahun xh.sh. Paqja, mirësia e mbarësitë e Tij qofshin për ty, o Profeti ynë. Paqja qoftë edhe mbi ne e të gjithë robërit e mirë të Zotit. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut e se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluar keni folur për pasojat e shoqërimit me njerëz të kqinjë (mëkatar), ndërsa ne këtë hytbe do të flasim për dobit që kemi në shoqërimin me njerëz të mirë, me njerëz besimtarë, dhe me njerëz të devotshëm: Ka thënë Muhammedi a.s.:
“All-llahu ka disa Melaike që kanë për detyrë t’i vizitojnë tubimet e muslimanve. E nëse gjejn ndonjë mexhlis ku përmendet All-llahu ulen me ta dhe i mbulojnë me krahet e tyre derisa të mbulojnë tërë qiellin. Pasi që shpërndahen dhe ngjiten tek All-llahu, All-llahu i pyet edhe pse Ai e din më së miri. Prej nga po vini. Thojnë Melaiket: Vijmë prej disa robëve të tu, të cilët të madhronin, të falënderonin dhe të bënin dua. All-llahu u thotë: E çka kërkojnë prej Meje. Thonë: Kërkojnë xhennetin Tënd. Thotë All-llahu: A e kanë parë atë? Thonë melaiket: Jo, o Zot. Thotë All-llahu: E si do të vepronin sikur do ta shohin. Thonë melaiket dhe kërkojnë mbrojtje prej teje. Thotë All-llahu prej çka kërkojnë mbrojtje? Thojnë: kërkojn mbrojtje prej zjarrit tënd. Thotë All-llahu: A e kanë parë atë? Thonë melaiket: Jo, o Zot. Thotë e si do te vepronin sikur ta shohnin atë. Thonë melaiket: Edhe kërkojnë falje prej Teje. Thotë All-llahu ua kam falur atyre dhe u kam dhënë atë që e kanë kërkuar dhe i kam mbrojtur nga ajo që kërkojnë mbrojtje. Thonë Melaiket: O Zot, me ta është filani, rob gabimtar, i cili ka kaluar aty dhe është ulur me ta. Thotë All-llahu: Ia kam falur edhe atij. Ata janë disa njerëz që nuk i bie pishmanit ai që ulet me ta asnjëherë.”
Transmetohet nga Enes ibën Malik se një njeri erdhi te Pejgamberi a.s dhe e pyeti:
Ja resulallah, kur është Kijameti? Tha Pejgamberi a.s.: Ç’farë ke pregaditur për të. Tha: Ja Resulallah, nuk kam pregaditë për të shumë namaz e as shumë agjërim e as shumë zeqat, por veç se e dua All-llahun dhe të Dërguarin e Tij. I tha: "Ti do të jesh me atë që e don"
Prej dobisë së shoqërimit me nejrëz të mirë është se njeriu përfiton prej tyre dije, përmirësim, moral, ibadet dhe dhikër (të përmendurit e All-llahut xh.sh.).
Shoku i mirë gjithmonë ta përkujton All-llahun, në çdo moment. A nuk e din se kur Ebu Bekrin e kaploi frika në hixhretin që ishte me Pjegamberin a.s. jo për vete por për Pejgamberin a.s. Kur ata ishin në shpellë, Pejgamberi a.s. e qetësoi me fjalët e tij: All-llahu xh.sh. thotë:
لاَ تَحْزَنْ إِنَّ اللّهَ مَعَنَا
“Mos u pikëllo se All-llahu është me ne".{Et-Tevbe, 40}.
Gjithashtu kur Musau iku nga Faraoni dhe u afruan detit, panë Faraonin me ushtrin e tij duke i ndjekur. Këtu i kaploi besimtarët e Musës frika dhe tha Musau:
قَالَ كَلَّا إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهْدِينِ) الشعراء الآية (62,
“Ai (Musai) tha: Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë”. {Esh-Shuarau, 62}.
Shoku i mirë t’i përkujton punët e mira.
Të përkujton mirësin ndaj prindërve, lidhjen farefisnore, bëmirësinë ndaj fukarave, ndërton në ty virtytet morale, trimërinë, thënijën e të vërtetës gjithmonë. Shoku i mirë të ndalon nga bisedat e padobishme, te ndalon nga thellimi ne nderin e të tjerëve, të ndalon nga përgojimi. Ai nuk dëshiron që në prezencën e tij të përgojohen muslimanët e as të hahet mishi i vëllezërve të vet.
Shoku yt përmallohet për ty. Pyet për ty, përcjell gjendjen tënde. Për këtë transmetohet ne sahihun e Buhariut se Pejgamberi a.s. ka kaluar pranë një xhenaze dhe tha:
أن رسول الله صلى الله عليه وسلم مر عليه بجنازة فقال مستريح ومستراح منه قالوا يا رسول الله ما المستريح والمستراح منه فقال العبد المؤمن يستريح من نصب الدنيا والعبد الفاجر يستريح منه العباد والبلاد والشجر والدواب
“Është rehatuar dhe janë rahatuar prej tij. I thanë shokët e kush është rehatuar edhe kush janë rehatuar prej tij. Tha Pejgamberi a.s: Besimtari nëse vdesë rahatohet prej lodhjes së kësaj bote dhe të këqijat e saj, ndërsa mëkatari nëse vdesë rahatohen prej tij njerëzit, vendi, lisat edhe shtazët.”
Prej dobive të shoqërimit me njerëz të mirë është që shejtani largohet dhe ikë dhe u frikohet tubimeve të tilla. Thotë Pejgamberi a.s:
أن نبي الله صلى الله عليه وسلم قال إن الشيطان ذئب الإنسان كذئب الغنم يأخذ الشاة القاصية والناحية فإياكم والشعاب وعليكم بالجماعة والعامة والمسجد
“Shejtani është ujku i njerëzve sikur ujku i delëve. Dhe ujku i ha ato dele që ndahen prej tubës dhe nuk hyn në tubën e deleve. Kapuni për xhematin dhe xhamit!”
Gjithashtu prej shokëve te jetës që duhet t’i zgjedhësh janë edhe gruaja, fqiu i mirë udhëtari i rrugës etj.
Muslimani duhet ta zgjedhë gruan e mirë, që është muslimane, është e devotshme dhe ia ka frikën Allahut sepse ajo është ndihmtari më i mirë në jetën tënde. All-llahu na ka tërhequr vërejtjen në lidhje me këtë. Thotë All-llahu në Kur’an:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ وَأَوْلَادِكُمْ عَدُوّاً لَّكُمْ فَاحْذَرُوهُمْ
“O ju që besuat, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga fëmijët tuaj janë armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre!”
Gruaja e keqe të nxitë në punë të këqija, t’i zbukuron ato. Ndërsa gruaja e mirë të ndihmon në punë të mira dhe të jep moral dhe forcë që te vazhdosh edhe me tutje. Shiqo se si ishte Hadixhja, gruaja e Pejgamberit a.s. Kur Pejgamberin a.s. e mundonin mushrikët e Mekës ajo i dilte në ndihmë, i jepte moral dhe e forconte. Pejgamberi a.s. kur kthehej në shtëpin e tij nga torturat që i bënin mushrikët ai gjente prehje dhe qetësim te gruaja e tij. Mu për këtë Pejgamberi a.s gjithmonë sa ishte gjallë e përmendte Hadixhën edhe në mesin e grave tjera.
Gjithashtu muslimani duhet të kujdesët që ta zgjedhë shokun e rrugës të mirë. Është thënë: “zgjidhe shokun e mirë para se ta merrësh rrugën!"
Muslimani duhet që shoqërinë e tij që e ka pas të keqe të i thërras në islam dhe ti këshillojë ata. Por, duhet të ketë kujdes që mos të bie në ndikimin e tyre. Për këtë nëse një vëlla don të shkojë dhe të iu bëjë davet shokëve të vet, që i ka pas në injorancën e vet duhet patjetër t’i marrë me vete disa shokë musliman, në mënyrë që ta ndihmojnë atë e jo të shkojë vetëm sepse ka ndodhm shumm raste kur ndonjë vëlla musliman ka shkuar që ti këshilloj shokët e tij që i ka pas në injorancë pastaj ka ra nënë ndikimin e tyre dhe kështu është kthyer prap edhe ky në injorancën e vet të kaluar. Gjithashtu muslimani duhet të ketë kujdes edhe nëse shkon me i këshilluar këta të mos e zgjas uljen tek ata shumë sepse ndal nga dal shejtani ia zbukuron punën e tyre dhe kështu bjen në harame.
“Do të vij një kohë që pasuria më e mirë e muslimanit do të jenë delet e tij me të cilat shkon nëpër male me to dhe ik duke mbrojtur fenë e tij prej fitneve".
Pra, muslimani duhet të ketë kujdes se kë po e shoqëron, dhe me kë po ulet. Ta zgjedhë atë që ka dobi prej tij dhe të largohet nga ata që nuk i sjellin dobi por veç dëm.
E lusim All-llahun që të na bëjë të mundur që mos ta shoqërojmë vetëm se njeriun e mirë dhe muslimanin e mirë dhe e lusim All-llahun që të na bashkojë ne xhennet me Pejgamberët a.s., shehidat me të sinqertit, me të mirët, e sa shoqërim i mirë është ky.